Bazaj përpiu fjalët e tij, Drenori ende po kërkon vota nëpër oda (Foto)

Derisa Naim Bazaj i përpiu fjalët e tij, dhe u kthye sërish pranë Kadri Veselit në PDK, edhe pse u kandidua si i pavarur për kryetar të Drenasit, fjalët ende nuk i ka ndryshuar XHavit Drenori.

Periskopi.com Lajme

Me kapacitet e tij, ai po shkon odë më odë.

“Konsultime në Sankoc. Ne nuk ndalemi, sepse jemi në rrugë të drejtë”, ka shkruar ai.

15095724_10154262201818772_8849966998739626920_n

Ditë më parë në një intervistë për Periksopi ai ka akuzuar Ramiz Lladrovin, kandidatë i PDK-së për Drenas, se ka vjedhur para të dedikuara për UÇK-në.

Ramiz Lladrovci akuzohet për keqpërdorim të parave të UÇK-së

E Bazaj që tentonte të merrte elektoratin e PDK-së, u pendua sot. Mësohet se pas presionit që iu bë dhe ofertave të ndryshme për poste./ Periskopi

Bazaj fikë telefonin, kishte presion për t’u larguar nga gara për Drenasin

Bazaj ‘ndryshon’ mendje, sërish në krahët e Kadri Veselit (Foto)

Naim Bazaj i është rikthyer Partisë Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i kësaj partie, Kadri Veseli, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Periskopi.com Lajme

Veseli e ka kthyer në bazë Bazajn – që ditë më parë u paraqit si kandidat i pavarur për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, para se të tërhiqte kandidaturën e tij sot – për ta mbështetur bashkë Ramiz Lladrovcin për Kryetar të Drenasit.

“Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme pritja dhe përkrahja që na dhanë sonte qytetarët e Drenasit për kandidaturën tonë të përbashkët Ramiz Lladrovci. Bashkë me Naim Bazajn, i cili na u bashkua sot, vazhdojmë për t’i garantuar Drenasit perspektivë”, ka shkruar Veseli në rrjetin social.

“Zgjedhjet në Drenas më 4 dhjetor do të konfirmojnë fuqinë dhe unitetin e PDK-së në gjithë Kosovën”, është shprehur i bindur Veseli.

kadri-bazaj1 kadri-bazaj 15129479_680299395478603_740908935975221482_o-1 15069152_680299388811937_7417581768984446154_o 15025161_680299335478609_3354554123823669033_o 15123430_680299475478595_3768563679479941020_o 15128936_680299472145262_1361285660458062712_o

Bazaj fikë telefonin, kishte presion për t’u larguar nga gara për Drenasin

Me shumë entuziazëm i hyri garës për të parin e Drenasit, por Naim Bazaj e la rrugën në gjysmë, duke u tërhequr nga kjo garë.

Periskopi.com Lajme

Ai sot ka dorëzuar në KQZ dorëheqjen e tij, pa dhënë ndonjë arsyetim.

Periskopi ka provuar disa herë që të marrë një arsyetim nga Bazaj për tërheqejn nga kjo garë, por që nga momenti që u bë e ditur se e tërhoqi kandidaturën, ai e ka të fikur telefonin.

Burime të Periskopit bëjnë të ditur se ai prej disa ditësh ka pasur presion të madh nga udhëheqësitë e PDK-së që të tërhiqet nga gara. Madje të njëtjata burime bëjnë të ditur se atij ia janë ofruar poste nga më të ndryshme.

Mbetet të shihet se cila ishte oferta që Bazajn e bindi të tërhiqet nga kjo garë./Periskopi/

Përçahet PDK-ja në Drenas, revoltohet Bazaj kandidati më serioz

Tashmë është një njeri që i kundërshton Kadri Veselit. Ai ia braktisi mbledhjen, i tha fjalë nga më të rëndat dhe që nga nesër do të jetë kandidat i pavarur por synon elektoratin e PDK-së në Drenas.

Teuta GASHI Lajme

Ky është Naim Bazaj që këto i bëri të martën. Ai për Periskopi.com bënë të ditur se që nga nesër do të jetë kandidat i pavarur dhe synon që pas vetës të ketë elektoratin e partisë në të cilën ishte deri tash, PDK.

Në një takim që u mbajt sot në PDK në Drenas, për zgjedhjen e 4 dhjetorit në këtë komunë, kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka propozuar Ramiz Lladrovcin për kandidat të kësaj partie, e i menjëhershëm ka qenë kundërshtimi i Bazajt.

Ai edhe ditë më parë paralajmëroi largimin nëse nuk e kandidojnë, e sot thotë se pati përkrahje të shumë kolegëve brenda.

Bazaj tregon për Periskopi.com se çfarë foli me Veselin dhe si ia tha troç gjërat.

“Pati pakënaqësi të shumë anëtarëve të tjerë, vlerësimi që Lladrovci të jetë kandidat është i gabuar. Nuk shkon kështu që për gjithçka të vendos Qendra. Nga nesër do të jem kandidat i pavarur, do të shfrytëzojë të gjithë elektoratin e PDK-së që të mos e votojnë Lladrovcin”, thotë Bazaj.

“Kadri Veselit i thamë fillimisht ‘përthekoje’ Mitroivcën, e pastaj edhe Lipjan puno e mos e humb edhe Drenasin duke na përçarë. Kur pa që kemi kundërshtime disa persona tha se të propozohet një emër nga brenda por këto lojëra bëhen moti. Vendos një grup-plan me imponime nga Qendra e që janë Veseli me bashkëpunëtorët e tij të gjithë e dimë kush janë. Nuk do të shkojë më kështu, populli është mbushur mend e di kë duhet ta votojë”, tha  ai për Periskopi.com

Bazaj e sheh veten sigurt në balotazh, madje thotë se mund të jetë fitues qysh në votimin e parë.

“Banda nga lartë, Veseli me bashkëpunëtorët e tij, po shantazhojnë njerëz, po na përçajnë. Ai donë familjarë dhe grupet e veta në krye. I thash me këta zarfe boll është, nuk duhet me na përça popullin, duhet me na pyet neve në Drenas. Ia thash që kjo është politikë e mbrapsht, tash le të merren me pasojat”, tha Bazaj./ Periskopi