IKSHPK rekomandon Ministrinë e Shëndetësisë për mbylljen e disa sektorëve

Periskopi.com Lajme

Ka shkuar në 1 mijë e 486 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 49 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 1 mijë e 486 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Duke e parë rritjen e rasteve të reja me COVID-19 gjatë ditëve të fundit, IKSHPK-ja, i ka rekomanduar Minsitrisë së Shëndetësisë që të bëj mbylljen e disa sektorëve.

IKSHPK-ja iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vendosin maska dhe se kjo gjë sipas Institutit është obligative.

“Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet krahasohen me mesin e muajit prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, si Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeria e Arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private, rekomandojmë Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, për shkak të lehtësimit të masave, edhe fluksi i qytetarëve është shtuar kudo nëpër Kosovë dhe ky fluks është një sjelle e rrezikshme.

“Këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajtjen e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike”, theksohet në njoftimin e IKSHPK-së.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

NJËZET E PESË TË SHËRUAR DHE KATËRDHJETË E NËNTË RASTE ME COVID-19!

Sot më 14 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 265 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 49 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 22 raste (sipas vendbanimit: 17 raste Vushtrri, 2 raste Dumnicë e Poshtme,1 rast Reznik, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Begaj), komuna e Pejës 7 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Pejë dhe 1 rast Nabërgjan), komuna e Prishtinës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prishtinë), komuna e Gjilanit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Gjilan), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Lubizhdë), komuna e Istogut 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Staradaran dhe 1 rast Vrellë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit 2 raste Mitrovicë) dhe nga 1 rast nga vendbanimet: Fushë Kosovë, Mamushë, Lubovec-Skenderaj, Zhiti-Viti dhe Suharekë.

Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punonjësve në institucione publike dhe private, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private.

Sot më 14 qershor 2020, janë shëruar 25 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 953 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 14 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.512 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.486 raste, nga të cilët janë 33 raste të vdekjes që kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 14 qershor 2020 sipas Ëorldometers janë raportuar gjithsej 7.919.591 raste të COVID-19 dhe 433.219 raste të vdekjes.

Të nderuar qytetarë!

Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës dhe në institucione e degë të ekonomisë, për shkak të mosmbajtjes së distancës dhe mosmbajtjes së maskave.

Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet krahasohen me mesin e muajit prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, si Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeria e Arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private, rekomandojmë Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajten e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike.

Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre lëvizjeve dhe aktiviteteve, shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve.

Si pasojë e mos bartjes së maskave nga ju, qytetarë të nderuar, po rrezikohet shëndeti i juaj dhe i qytetarëve të tjerë dhe po rëndohet situata e përgjithshme epidemiologjike që po mbahet nën kontroll me mund të madh të ekipeve të profesionistëve të Institutit Kombëtar.

Bazuar në këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme sipas planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve.

IKSHPK e kupton shqetësimin e secilit qytetar për statusin e gjendjes së tij shëndetësore kur ata rezultojnë pozitiv në SARS CoV-2, por qytetarët duhet ta marrin seriozisht apelin tonë për t’i zbatuar me përpikëri rekomandimet dhe bartjen e maskave në vende ku ka grumbuj njerëzish dhe nuk mund të mbahet distanca nën 2 m.

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Duke marrë parasysh nevojat e qytetarëve për shërbime shëndetësore, bëjmë apel te punëtorët shëndetësor t’iu përmbahen rekomandimeve të IKSHPK në aplikimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacientëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit.

Përpjekja e madhe e përbashkët e derisotme mund të na shkojë huq për shkak të pakujdesisë së mos përmbajtes së tri rregullave themelore, të cilat duhet të jenë përditshmëri e jona edhe pa pandemi, e që nënkupton: mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve me kujdes disa herë në ditë, për 20-30 sekonda.

Këta numra të këtyre ditëve flasin shumëçka. Këta numra tregojnë përkeqësim të situatës epidemiologjike me rrezik të shkuarjes drejt humbjes së kontrollit, si dhe drejt mbingarkimit pastaj të institucioneve shëndetësore, gjegjësisht të Klinikës Infektive ku fatkeqësisht personat me sëmundje shoqëruese dhe të moshuarit mund të përfundojnë fatalisht.

Kjo ndodhë për shkak të grumbullimit të madh të njerëzve, për shkak të përfshirjes pastaj të njerëzve të moshave të ndjeshme të moshuara, për shkak të përfshirjes së njerëzve me sëmundje kronike të cilët nuk janë të mbrojtur, sepse fatkeqësisht për këtë sëmundje ende nuk ka terapi dhe parandalim me vaksinë dhe e vetmja mundësi e parandalimit është përmbajtja e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa

përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Çdo hap që bëjmë përpara, bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në mesin tonë. Të kujdesimi dhe ta ruajmë këtë situatë të qëndrueshme duke pasur parasysh situatën më të rënduar epidemiologjike në shumë shtete të botës.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

IKSHPK do të vazhdojë të jetë i përkushtuar në zbatimin e Planit të Veprimit të Planit të Gatishmërisë dhe Reagimit kundër koronavirusit Covid-19, dhe të ruaj shëndetin publik të popullatës.

Të dashur qytetarë!

Ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike.

Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!.

MSH dhe MKRS marrin vendim shumë të rëndësishëm për sportet në Kosovë

Periskopi.com Sporti

Vjen lajmi i shumëpritur për sportistët e Kosovës.

Në takimin e sotëm të zhvilluar në mes të ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Vlora Dumoshi, në prezencën e drejtorit të IKSHPK-së, Naser ramadani, Presidentit të KOK, z. Besim Hasani dhe Drejtorit për Sport të MKRS, Ibër Alaj, u shqyrtua mundësia e lirimit të klubeve për stërvitje dhe për fillim të garave (Kampionate dhe Liga).

Ndërsa u mor vendim që secili klub sportiv të rifillojë stërvitjet, kurse për rinisjen e liga vendimi u takon federatave përkatëse.

Kjo është komunikata e plotë:

Komunikatë për media

Prishtinë, 8 qershor 2020

Në takimin e sotëm të zhvilluar në mes të ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Vlora Dumoshi, në prezencën e drejtorit të IKSHPK-së, Naser ramadani, Presidentit të KOK, z. Besim Hasani dhe Drejtorit për Sport të MKRS, Ibër Alaj, u shqyrtua mundësia e lirimit të klubeve për stërvitje dhe për fillim të garave (Kampionate dhe Liga).

Pas diskutimeve të hollësishme u vendos si në vijim:

PËR STËRVITJE:

1. Mund të fillojnë me stërvitje secili klub sportiv nëse me shkrim trajnerët, sportistët, zyrtarët e tjerë dhe prindërit marrin përgjegjësinë për zbatimin strikt të Udhëzimeve të OBSH-së, Udhëzimeve të IKSHPK-së, Manualin e MSH-së që do të hyjnë në fuqi më 12 qershor 2020 dhe instruksionet e Federatave Ndërkombëtare;
2. Mbetet në përgjegjësi të federatave, MKRS, Inspektoratit të MSH-së që të vizitojnë klubet për mbikëqyrje të zbatimit të këtyre përgjegjësive.

Për mbikëqyrësit e objekteve sportive publike dhe private (palestra, stadiume, fusha sporti, etj.)

1. Mbikëqyrësit e objekteve të lartpërmendura marrin përgjegjësinë për dezinfektimin e hapësirave ku luhet, korridoret, zhveshtoret, toaletet dhe çdo hapësirë tjetër si dhe
2. Pranimin e letrave me shkrim nga prindërit, sportistët, trajnerët dhe zyrtarët e tjerë me të cilën dëshmohet përgjegjësia për zbatimin strikt të masave dhe instruksioneve të OBSH, MSH, IKSHP dhe FN.

PËR FILLIMIN E GARAVE

Federatat Sportive të Kosovës në bashkëpunim me Klubet sportive përkatëse marrin tërë përgjegjësinë si në vijim:

1. Përcaktimin e kohës optimale për fillimin që duhet të jetë në harmoni edhe me udhëzimet e federatave Ndërkombëtare përkatëse;
2. Marrin përgjegjësinë për zbatimin strikt të Udhëzimeve të OBSH, Udhëzimeve të IKSHP, Manualin e MSH që do të hyjnë në fuqi me 12 qershor 2020 dhe instruksionet e Federatave Ndërkombëtare;
3. Mbetet në përgjegjësi të federatave, MKRS, Inspektoratit të MSH që të vizitojnë klubet për mbikëqyrje të zbatimit të këtyre përgjegjësive;
4. Secila federatë Sportive e Kosovës duhet të bëjë kërkesë, përjashtuar ato që tashmë i kanë dërguar dhe përshkrim të detajuar për masat e sigurisë dhe të njëjtën ta dërgoj në MKRS dhe KOK e pastaj këto dy institucione në bashkëpunim me MSH dhe IKSHPK marrin vendimin përfundimtar bazuar në rrethanat e sigurisë për çdo federatë veç e veç.

Lista e barnatoreve që do të punojnë sot pas orës 17:00

Periskopi.com Lajme

Qeveria në detyrë në muajin mars kishte marrë vendim të kufizonte edhe veprimtarinë e barnatoreve brenda orarit të caktuar 06:00-17:00.

Sipas të njëjtit vendimit, pas orës 17:00 veprimtaria e barnatoreve organizohet nëpërmjet kujdestarive të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës dhe komunat përkatëse.

Procesi i caktimit të kujdestarive po bëhet nëpërmjet rotacionit nga 680 barnatore të licencuara që ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Republikës së Kosovës.

Për sot, e shtunë 4 prill, janë publikuar edhe barnatoret kujdestare të cilat do të punojnë pas orës 17:00 e deri në mëngjesin e nesërm.

Lista e barnatoreve kujdestare për 4 prill 2020

Gepostet von Ministria e Shëndetësisë am Freitag, 3. April 2020

Një mijë teste janë për koronavirusin, MSH porositë edhe shtatë mijë tjera

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se nga 22 personat që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, vetëm 13 prej tyre janë të hospitalizuar.

Ai ka thënë se 15 persona të tjerë janë në mbikëqyrje.

Hoti thotë se dy pacientët më të moshuar janë në gjendje pak më të rëndë por të qëndrueshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë ka thënë në Rtv Dukagjini se pacientët e shtrirë janë duke u trajtuar me terapitë mbështetëse siç përdoren në gjithë botën.

Hoti thotë se për testimin e qytetarëve vendos IKSHP duke u bazuar në disa parime.

Ai thotë se në dispozicion janë një mijë teste ndërsa janë porositur edhe shtatë mijë të tjera.

“Synimi është që të testohen personat që kanë kontaktuar me të prekurit dhe kontaktet e kontakteve”.

Hoti ka bërë thirrje që të kufizohen lëvizjet e panevojshme dhe të mos dalin në parqe në mënyrë që të evitohet shtimi i rasteve, përcjellkii

“Është e pafalshme që të neglizhohet situata sikurse nuk ka ndodhur asgjë”, tha mes tjerash Faik Hoti.

Kryetari i Vitisë thotë se ende nuk kanë pranuar mjetet mbrojtëse nga MSH

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka deklaruar se kanë mungesë të mjeteve mbrojtëse për personelin mjekësor, derisa ka theksuar se ende nuk kanë marrë mjetet mbrojtëse të premtuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Ai për KosovaPress deklaroi se kanë mungesë të mjeteve mbrojtëse dhe se gjatë ditës ka arritur t’i sigurojë 30 palë mjete mbrojtëse për personelin që kanë kontakte me të infektuarit me virusin COVID-19.

“Shumë pak kemi, sot i kam siguruar 30 palë nga Gjilani, i kam marrë hua, mi kanë sjell drejtori i Shëndetësisë dhe kryetari i Komunës, 30 palë mjete mbrojtëse për shëndetësi, për vijën e parë që kanë kontakte me të infektuarit. Ato janë shumë pak e hiç”, tha ai.

Haliti potencoi se nga Ministria e Shëndetësisë kanë marrë premtime se do të marrin jete mbrojtëse, por që tha se një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

“Ka premtuar që do të na bin, edhe sot na kanë premtuar, ndoshta këtyre ditëve na bin. Ende jo, veç premtime na kanë dhënë se do të na bin tashmë”, tha ai.

Përderisa kjo komunë është në karantinë, pasi disa persona janë identifikuar me virusin COVID-19, Haliti tha se gjendjen po mundohen ta mbajnë të qetë në këtë komunë.

“Po mundohemi me e mbajt qetë, për fat të mirë nuk ka pasur raste që 24 orët e fundit asnjë pacient. Sot kemi vazhduar me dezinfektimin në fshatin Stubëll atje tek shkolla, hapësirat publike, tek kisha. Nesër vazhdojmë me rrugët”, tha ai.

Deri më tani në Kosovë janë 20 raste me virusin COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë mban konferencë për koronavirusin në orën 12:00

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë sot do të mbajë konferencë për media, ku do të njoftohet lidhur me situatën në Kosovë rreth koronavirusit, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, është bërë e ditur se konferenca do të mbahet në ora 12:00, në objektin e MSH’së.

“Me qëllim që ta mbajmë të informuar opinionin lidhur me situatën në Kosovë rreth Koronavirusit, në Ministrinë e Shëndetësisë mbahet sot, e shtunë, 14 mars 2020 një konferencë për media”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, dje rreth orës 17 e 30 janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme.

Sipas ministrit Arben Vitia, bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20-vjeçare, shtetase e Italisë, dhe një burrë të moshës 77-vjeçare nga Komuna e Vitisë.

Në konferencën ku u konfirmuan këto dy raste, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, të qëndrojnë mbi 1 metër larg kur takohen dhe që t’i pastrojnë duart me ujë të ngrohtë mbi 30 sekonda.

‘Parandalimi është gjithcka. Le ta ruajmë veten dhe njëri-tjetrin që dy rastet e konfirmuara të mos shtohen. Të bëjmë kujdes maksimal që të mos iu bashkangjitemi vendeve të tjera që po raportojnë për mortalitet”, ka thënë Kurti në konferencë.

MSH’ja konfirmon se në Shqipëri nuk ka asnjë rast me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë informon se në mbrëmjen e sotme ka përfunduar testimi i pesë rasteve të dyshuara për koronavirusin COVID-19, të cilat kanë rezultuar negative.

Kjo ministri konfirmon se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID-19 në Shqipëri dhe janë testuar gjithsej 13 raste të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimet komunitare të koronavirusit.

Ndër të tjera, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

Ministria informon qytetarët se do të ofrojë informacione të përditshme, ashtu siç ka bërë deri më tani, në funksion të transparencës dhe informimit të publikut.

 

Dy vjet pa specializantë të rinj, konkursi nuk pritet të hapet as sivjet

Periskopi.com Lajme

Janë bërë gati dy vite prej kur Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur konkurs për specializantë të ri. Zyrtarët e MSH-së deklarojnë se janë duke bërë një plan, por ende nuk e dinë se kur do të hapet konkursi, ndërsa profesorët tërheqin vërejtjen për mungesë të specialistëve. E madje nuk kanë lënë të shpresohet se do të hapet edhe këtë vit

Institucionet në Kosovë prej disa vitesh janë alarmuar për mungesë të specialistëve të anesteziologjisë. Kjo për faktin se shumica e mjekëve të rinj të kësaj lëmie po e lënë Kosovën për kushte më të mira në vendet evropiane. Por kjo nuk është e vetmja arsye. Mungesës së anesteziologëve po i kontribuon edhe mos hapja e konkursit për specializim nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.

Drejtori i Klinikës së Anestezionit në QKUK, Prof. Asc. Dr. Nehat Baftiu, thotë se kanë nevojë të madhe për specializantë në këtë lëmi. “Nevoja është e madhe duke pas parasyshë edhe faktin se vetëm në muajt e fundit nga Kosova kanë ikur 10 anesteziologë të rinj, 5 specialistë dhe 5 specializantë. Tash llogariteni që neve na duhen 5 vite për ta formuar një specialistë të ri të anestezionit. Është shumë keq që janë bërë pothuajse dy vite pa hapur konkurs”, ka deklaruar Baftiu.

Por rreth 400 mjekëve të rinj sa janë aktualisht në Kosovë duket se do t’iu shkojë huq edhe ky vit. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në krye me ministrin Uran Ismaili, nuk e dinë se kur do të hapet ky konkurs. E madje nuk kanë lënë të shpresohet se do të hapet edhe këtë vit. Ata thonë se janë duke bërë një plan të resurseve humane dhe profesionale për shëndetësi për dy vitet e ardhshme në bazë të të cilit do të tregohen nevojat dhe shpërndarja e specializimeve të reja.

“Plani pritet të përfundojë shumë shpejt dhe pastaj mbi bazën e tij do të hapen edhe konkurset për specializime. Pra është duke u punuar që gjatë këtij viti të ketë specializime të reja”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të MSH-së.

Mungesa e specializantëve jo vetëm lë boshllëk në shërbimet shëndetësore, por edhe rrezikon zbrazjen e Kosovës nga mjekët e rinj. Por nga MSH thonë se janë rritur pagat dhe janë përmirësuar kushtet në mënyrë që ata ta gjejnë veten me profesionin e tyre në vend. MSH ka konfirmuar se është duke u punuar plotësim-ndryshimi i Udhëzimit Administrativ për Shkollimin Specialistik, ndërsa kanë deklaruar se kompetencat për këtë çështje do të barten tek Oda e Mjekëve kur të jenë gati t’i ushtrojnë.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka deklaruar se grupi i përbashkët MSH-OMK kanë bërë analizat dhe propozimin tek ministri Ismaili për bartjen e kompetencave dhe kjo pritet të vendoset pas një analize nga kabineti i tij.

“OMK konsideron se është e gatshme që të filloj me marrjen e kompetencave edhe në këtë fushë, në mënyrë graduale dhe periodike. Kjo pasi edhe brenda këtij procesi janë komponentë përbërëse të procesit”.

“Bartja e këtyre komponentëve ne mënyrë graduale do ishte e mire dhe besoj se procesi i nënshtruar i mbikëqyrjes ligjore nga ana e MSh do te ishte i suksesshëm dhe do rriste kualitetin. Ne çdo proces, decentralizimi rrit përgjegjësinë dhe përgjegjësia kualitetin”, ka deklaruar Sejdiu.

Para 2 javësh në OMK ka qëndruar një përfaqësues i Odës së Mjekëve të Gjermanisë, Domen Podnar. Sejdiu ka thënë se nga praktikat e prezantuara nga Podnar për specializime, del se janë pothuajse të njëjta ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës. Sejdiu në fund ka deklaruar se spitalet rajonale kanë më së shumti nevojë për specialistë të rinj.

 

Kosova këtë vit bëhet me Klinikë të re të Emergjencës

Periskopi.com Lajme

Brenda këtij viti pritet të përfundojë ndërtimi i objektit të ri të Klinikës Emergjente në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën Albatrit Matoshi, këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili. Sipas tij, klinika me pajisjet moderne, do të plotësojë nevojat e shumta të qytetarëve që kërkojnë trajtime emergjente.

Klinika Emergjente në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës brenda një viti trajton mbi 60 mijë pacientë, prandaj ishte paraqitur nevoja për ndërtimin e një klinike të re.

Albatrit Matoshi, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha për Radio Kosovën se brenda vitit pritet që Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar t’i shtohet edhe klinika emergjente e re, si klinika më moderne në vend. Sipas tij, kjo klinikë, me një hapësirë më të gjerë, do t’i plotësojë nevojat e qytetarëve, të cilët kërkojnë trajtim mjekësor brenda një viti.

”Me lëshimin e klinikës së re emergjente kjo klinikë pritet që të jetë në dispozicion të shumë qytetarëve të cilët kanë nevoja të tilla. Po ashtu, kjo klinikë do të jetë e pajisur me aparatura moderne dhe staf të mirë trajnuar që të jenë në dispozicion të qytetarëve tanë 24 orë në ditë”, tha Matoshi.

Ndërkaq, drejtori i Klinikës Emergjente në SHSKUK, Basri Lenjani, tha se Klinika Emergjente e re do të ketë shtatë departamente.

”Departamentin e Diagnostikës – Laboratorike – Radiologjike, Departamenti i Triazhimit, Departamenti i Reanimacionit, Departamenti për goditje në zemër, Departamenti për goditje në tru, Departamenti për lëndimet neuro – sipnale, Departamenti për traumatologji, Departamenti për qendrën nacionale të djegieve dhe departamenti për toksikologji”, tha Lenjani.

Klinika Emergjente e re do të ketë 20 salla operative. Lenjani ka vënë në dukje se krahas kësaj, kanë kërkuar të bëhen mbi 60 specializime të kuadrit të ri, si staf i nevojshëm për klinikën e re./Periskopi

Ushtarët e Kosovës si babadimra, iu dërgojnë dhurata dhe letra fëmijëve të sëmurë në QKUK (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me gjeneralin e FSK-së, Rrahman Rama dhe pjesëtarë të ushtrisë së Kosovës, sot kanë vizituar klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Ismaili i shoqëruar nga ushtria e Kosovës, kanë bërë edhe shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e shtrirë në këtë klinikë me rastin e festave të fundvitit.

Me këtë rast një ushtar i FSK-së i ka dedikuar letër motivuese një fëmiu në këtë klinikë.

Letra e plotë:

I dashur fëmijë,

Unë Alban Shyti, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, të dëshiroj shërim sa më të shpejtë.
Shpresoj që ti një ditë të jesh përkrah meje në mbrojtje të vendit dhe me të gjitha detyrat tjera si pjesëtar i FSK-së.
Andaj, shërohu sa më shpejt dhe bëhu gati sepse Kosova ka nevojë për ty dhe shokët e tu.
Urime festat e fundvitit t’u plotësofshin të gjitha dëshirat.
Me shumë respekt dhe dashuri
Tetar Alban Shyti.

Pezullohet një inspektor shëndetësor

Periskopi.com Lajme

Është pezulluar nga puna një inspektor shëndetësor, pasi që dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Vendim e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media.

“Vendimin për pezullimin parandalues, MSH e ka marrë duke iu referuar inicimit të procedurës hetimore në organet e rendit lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, bazuar në kërkesën e udhëheqësit të drejtpërdrejt për marrjen e masës parandaluese duke u bazuar në nenin 67 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk do të ketë kompromis në luftën kundër korrupsionit me qëllimin për ta goditur ҫdo dyshim për krim të organizuar dhe korrupsion.

Alarmante: Vetëm për tre muaj, Kosovës i ikën mbi 90 mjekë

Periskopi.com Lajme

Vetëm brenda tre muajve, më shumë se 90 mjekë kanë ikur nga Kosova. Të shqetësuar për këtë dukuri, profesionistë shëndetësor kërkojnë nga institucionet e vendit që të krijojnë kushte të punës. Përndryshe, sipas tyre, Kosova rrezikohet të mbetet pa kuadër.

Largimi i kuadrit profesionit shëndetësor çdo ditë e më shumë nga Kosova, për të punuar në vendet Evropiane, po merr përmasa serioze. Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu, i tha televizionit publik se kjo do të këtë pasoja për vendin.

“Brenda tre muajve më shumë se 90 mjekë kanë shkua në perëndim. Kjo është tejet shqetësuese, kjo është me të gjitha barrierat që ekzistojnë për udhëtim të lirë edhe ne kemi frik se do të arrijmë kur një mjekë në dit, do të largohet nga Kosova”, tha ai.

Të njëjtin shqetësim e ngreh edhe kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës Blerim Syla. Ai thekson se nëse institucionet e vendit nuk punojnë seriozisht në këtë drejtim, atëherë Kosova do të ketë probleme serioze.

“Kemi shumë problem. Ne jemi duke punuar në një strategji të përbashkët edhe më ministrin e shëndetësisë, qe ikjen e mjekeve ta kthejmë në problem nacional. Në coftë se ne mund ta arrijmë këtë, atëherë ne mund ta ndalim këtë dukuri, përndryshe fluksi është dukë shkua në rritje”, tha ai.

Por, sa humb një shtet kur kuadri i përgatitur mjekësor largohet nga vendi, Dr Pleurat Sejdiu shpjegon.

“Një mjek i duhet minimum 14-të vjet të përgatitet që të ofroj një shërbim si duhet specialistit. Janë qindra mijëra euro, po flas vetëm në anën monetare dhe ai (mjeku) “të zhduket”, e pastaj do të duhet edhe aq vite me e zëvendësua atë. E, a kemi kohë, jo nuk e besoj qe kemi”, tha Sejdiu.

Ndërsa, për dr. Haxhi Avdylin, njëherësh anëtar i komisionit parlamentar për shëndetësi nga radhët e LDK-së, kjo situatë ka ardhur si pasojë e keq menaxhimit në sistemin shëndetësor.

“ Edhe pse ne jemi me numrin me të voglin të mjekeve, mjek ka pa punë. Kjo tregon se ne nuk po dimë se cili mjek na duhet, cilët specializime duhet të ndahen dhe kjo po na kushton shumë me humbjen e një potenciali të madh të mjekeve të rinj, por edhe ikjes së pjesës më vitale të shoqërisë”.

Projektligji i cili garanton rritjen e pagave për profesionistët shëndetësor ka kaluar në Qeveri, dhe në momentin e votimit në Kuvend, mantelbardhët do të marrin pagat me rritje.

Kjo pritet të rrisë mirëqenien dhe dinjitetin e tyre, thuhet në përgjigjet e Zyrës për Komunikim me Publikun në Ministrin së Shëndetësisë, dërguar televizionit publik.

MSH: Të gjitha QKMF’të janë furnizuar me insulina

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë me anë të një komunikate për media njofton se dje të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare janë furnizuar me insulina të të gjitha llojeve.

Sipas MSH këto institucione janë furnizuar me insulina:

QKMF Podujevë

QKMF Kastriot

QKMF Prishtinë

QKMF Malishevë

QKMF Prizren

QKMF Gjakovë

QKMF Viti

QKMF Novobërdë

QKMF Gjilan

QKMF Therandë

QKMF Vushtrri

QKMF Mamushë

QKMF Kaçanik

QKMF Dardanë dhe

QKMF Drenas

Ndërsa ato që pritet të furnizohen janë:

QKMF Rahovec

QKMF Ferizaj

QKMF Dragash

QKMF Fushë-Kosovë

QKMF Partesh

QKMF Hani i Elezit

QKMF Mitrovicë

QKMF Skenderaj

QKMF Deçan

QKMF Istog

QKMF Pejë

QKMF Junik

QMF  Brod

QKMF Klina

QKMF Graçanicë

“Institucionet të cilat nuk e bëjnë tërheqjen e insulinave gjatë ditës së sotme, do të furnizohen në ditët në vijim, përndryshe Depoja Qendrore e MSh-së i ka bërë të gjitha përgatitjet dhe daljet për furnizim me insulinë të qendrave në fjalë”, thuhet në njoftimin e MSH-së

 

Ministria i jep kompetenca të jashtëligjshme Sindikatës së Shëndetësisë

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë jashtëligjshëm u ka dhënë kompetenca që nuk i takojnë me ligj Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK).

Javë me parë, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka nënshkruar Kontratën Sektoriale Kolektive me kryetarin e FSShK-së, Blerim Syla, shkruan sot Koha Ditore.

Përveç rritjes së pagesës për kujdestari, Kryesia e kësaj sindikate ka siguruar edhe “përfitime” të tjera. Mes tjerash MSH-ja ka marrë për obligim t’u sigurojë hapësirën për zyrë, ndonëse sindikata vite më parë ka blerë një banesë me mbi 100 metra katrorë në qendër të Prishtinës, po për këtë arsye.

Kryesia e Sindikatës, po ashtu, sipas kësaj kontrate, nuk do të ketë nevojë të punojë në spitale gjatë kohës sa udhëheqin me organizatën. Ky pezullim i punës do të bëhet me pagesë. Kësisoj Kryesia e kësaj sindikate përveç që do të marrin pagat në sindikatë ata do të paguhen edhe nga puna e tyre profesionale mjekësore.

Përveç Kryesisë qendrore të FSSHK-së, “përfitime” kanë edhe degët e Sindikatës. Kryetarët e tyre kanë të drejtë që çdo muaj të kenë nga 5 ditë punë shkëputje me pagesë.