Ndeshja Moldavi – Kosovë luhet në stadiumin e klubit të famshëm italian?

Periskopi.com Sporti

Moldavia do të jetë kundërshtarja e parë e Kombëtares së Kosovës në sezonin e dytë të Ligës së Kombeve, në Ligën C.

Kjo ndeshje, e paraparë të luhet më 3 shtator, nuk do të zhvillohet në Moldavi.

Moldavia është në mesin e shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, dhe ka marrë leje nga FIFA që ndeshja të luhet jashtë territorit të tyre.

Andaj është vendosur që kjo ndeshje të luhet në Itali, saktësisht në stadiumin e Parmës, ‘Ennio Tardini’.

Deri më tani, nuk ka ndonjë informacion nëse tifozët do të mund të rikthehen në stadiume, por nëse ndodh një gjë e tillë, stadiumi me mundësi të mëdha do të jetë i mbushur me tifozë shqiptarë.

Një histori e njëjtë për Kosovën kishte ndodhur edhe në kualifikimet për Kupën e Botës së vitit 2018, në përballjen kundër Ukrainës.

Ukraina kishte kërkuar që ndeshjen kundër Kosovës ta luajë në Poloni.

Vrau brutalisht 21-vjeçarin, kush është shqiptari që i mori jetën moldavit në Itali

Periskopi.com Lajme

Krimi i rëndë i ndodhur në Treviso të Italisë me protagonist një shqiptar dhe një rumun, ka tronditur opinionin publik.

E shtuna duhej të ishte një ditë festimi për një martesë që pritej të finalizohej pas dy javësh, por festa e beqarisë së Giovani, 24-vjeçarit moldav i cili gjithashtu mbeti i plagosur në sulm u shndërrua në një përleshje masive që çoi në vrasjen e një djali 21-vjeçar.

Viktima, një 21-vjeçar moldav, rezident në Treviso, ishte një student-punëtor dhe i apasionuar pas lojërave elektronike. Është mësuar se shqiptari i cili vrau të riun 21-vjeçar Igor Ojovani gjatë festës së beqarisë, është 28-vjeçari Rubin Xhika. Së bashku me mikun rumun të dhomës Florin Ionut Stingaciu, 26 vjeç, kanë rënë në pranga pas ngjarjes makabre.

Një goditje me thikë i shkaktoi 21-vjeçarit një plagë të thellë që e bëri të shembej në tokë. 7 miqtë e tij u lanë të gjakosur në rrugë deri në momentin që erdhi ambulanca për t’i transportuar për në spital. Dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.