KEDS rrit sigurinë e furnizimit me rrymë të Mitrovicës

Periskopi.com Lajme

Një objekt i ri në hyrje të Mitrovicës nga ana e Vushtrrisë tashmë ka ndryshuar për të mirë jetën e mitrovicasve.

Aty, janë vendosur komplet stabilimente të reja dhe moderne për të mundësuar operimin shumë më efikas të distribuimit të energjisë elektrike. Gjithçka është e digjitalizuar.

Më herët, prishjet eventuale në rrjet duhet të lajmëroheshin nga dikush, përderisa intervenimi merrte kohë si pasojë e këtyre procedurave mekanike. Por, tashmë Nënstacioni i Shupkovcit reagon në mënyrë automatike në secilën të papritur dhe çdo gjë merret vesh në çastin që ndodh. Kjo mundëson që intervenimi të jetë shumë më i shpejtë dhe sanimi i secilës të papritur të merr kohë shumë më të shkurtër dhe më të shpejtë.

Ky investim qindra-mijë eurosh i kryer nga KEDS, ka sjellë siguri më të madhe të furnizimit me energji elektrike përnjëherë për gjysmën e qytetit të Mitrovicës. Paralel me modernizimin e kthinave është bërë edhe vendosja e sistemit të SCADA-s, pra me komandim digjital nga distanca.

Modernizimi i këtij nënstacioni është në vazhdën e misionit të KEDS-it për digjitalizimin e rrjetit distributiv. Tashmë, pjesa më e madhe e rrjetit është e inkorporuar në sistemin SCADA, me komandim nga distanca. Pra, përmes një zyre të vogël në objektin e Elektrokosovës monitorohet dhe komandohet thuajse komplet me rrjetin e Tensionit të Mesëm, pra mbi 90 për qind. Deri në fund të këtij viti parashihet të përfshihet edhe pjesa tjetër e mbetur.

 

Vetëvritet një polic në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Dyshohet se një polic ka bërë vetëvrasje me armë zjarri sot rreth orës 18:00 në banesën e tij, që ndodhet në rrugën e “Kolashinit” në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.

Sipas këtyre burimeve, viktima me inicialet D.ZH. rreth 50 vjeçar, ka qenë polic i dalluar dhe ka pasur sjellje të mira.

Nuk dihet motivi i kësaj ngjarje, ndërsa viktima ka përdorur armën zyrtare për kryerjen e këtij akti.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, por pa sukses.

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Nadakovcë.

Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar dhe kanë kërkuar tretman mjekësor.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Avni Zahiti nga Policia e Kosovës.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 17:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor zona e fshatit Nadakovce.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara, tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka konfirmuar Zahiti.

Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Sipas Policisë, viktima është gjetur dje paradite nga një person. Ndërkohë, nuk janë dhënë më shumë detaje.

Mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Një vajzë nga Mitrovica largohet nga shtëpia, gjyshi kërkon mbesën e tij

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një vajzë është zhdukur në Komunën e Mitrovicës.

Sipas policisë, vajza është larguar nga shtëpia dje. Si të zhdukur e ka lajmëruar në polici, gjyshi i saj.

I njëjti ka deklaruar se nuk dijnë asgjë për vendodhjen e vajzës.

“Me datën 08.01.2020 ankuesi mashkull /K Shqiptar raporton se mbesa e tij viktima femër K /Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj”, shkruhet në raport të policisë.

Familja Saraçi apelon për ndihmë: Të gjithë së bashku për Norën

Periskopi.com Lajme

Është bërë një thirrje për ti dal në ndihmë 27 vjeçarës nga Komuna e Mitrovicës, Nora Saraçi e cila është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë të leukemisë akute.

Ajo momentalisht është duke u trajtuar në spitalin e Stambolli në Turqi, mirëpo, për të vazhduar trajtimin jashtë vendit i duhet ndihmë urgjente.

Familja Saraçi kanë kërkuar nga njerëzit e vullnetit të mirë ndihmë, pasi që për të vazhduar shërimin e vajzës iu duhen edhe 200 mijë euro.

Mitrovicë: Del në takim me një femër nga Shqipëria, kanoset me jetë

Periskopi.com Lajme

Një mitrovicas e kishte njoftuar Policinë e Kosovën se ai ishte kërcënuar nga disa persona, për shkak që ai kishte dalë me një femër, shtetasë e Shqipërisë.

Sipas Policisë, të njëjtit, të dyshuarit i’a kishin kërkuar edhe 500 euro.

 

 

Mitrovicë 27.12.2019-21:07. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar i kanë kërkuar pesëqind (500) euro para  për shkak se ai kishte dalë  me një femër nga Shqipëria e cila kishte punuar në një kafiteri në Mitrovicë. Sipas viktimës të dyshuarit e kishin kanosë me jetë atë nëse nuk e përmbush obligimin që ja kishin kërkuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka cilësuar rastin i cili vazhdon të  hetohet nga kompetentët.

Fshati në Mitrovicë qe dhjetë ditë s’ka rrymë

Periskopi.com Lajme

Ka 10 ditë që banorët e fshatit Vidomiriq të Komunës së Mitrovicës së Veriut kanë mbetur pa energji elektrike.

Krejt kjo, si pasojë e prishjes së trafastacionit që është në këtë fshat.

Banorët thonë se i kanë shterur të gjitha mundësitë për ta zgjidhur këtë çështje, pasi shtojnë se që nga paslufta, e kanë këtë problem.

Ata thonë se që nga paslufta, vetë e kanë mirëmbajtur trafostacionin, pasi KEDS-i ka thënë se nuk ka qasje në pjesën veriore të vendit.

Trafostacionin në këtë fshat e kishte vendosur UNMIK-u dhe banorët thonë se disa herë i ka ndërruar, e të fundit e kishte vendosur para një muaji.

Përderisa zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, nuk është përgjigjur nëse kanë apo jo qasje në atë pjesë të vendit.

Buzhala vetëm ka thënë se prona ku është i vendosur trafostacioni është private dhe se në të tilla raste, nuk u lejohet të intervenojnë.

Nëntë persona të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Mitrovicë, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë marrë lëndime trupore

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Doberllukë të Mitrovicës, ndërkaq policia në raportin 24 orësh bën të ditur se lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe shtatë pasagjerë, në mesin e tyre dy fëmijë.

Të lënduarit janë dërguar në QKMF në Vushtrri për trajtim mjekësor, e më pas në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Në varrezat myslimane në Mitrovicë të Veriut gjenden mbetje mortore

Periskopi.com Lajme

Autoritetet e Kosovës konfirmuan se gjatë gërmimeve në brendësi të hapësirës së varrezave të komunitetit mysliman në Mitrovicë të Veriut kanë gjetur të mërkurën mbetjet mortore të së paku dy personave, që dyshohet se janë viktima të luftës së fundit në Kosovë dhe janë në listën e personave të pagjetur deri më tash.

Lajmin e bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur

“Në zbatim të urdhëresës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë realizuar gërmimet e nevojshme, të cilat kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e pjesëve kockoree të se paku dy personave. Në procedurën e mëtutjeshme, në kuptimin e ekzaminimeve mjeko-ligjore, përfshirë edhe identifikimin përmes analizës së ADN-së, do të mund të përcaktohet numri i personave të zhvarrosur, si dhe identiteti i tyre”, tha Gara.

Në vendin ku janë gjetur këto mbetjet kockore, ekipe të caktuara të Mjekësisë Ligjore të Kosovës edhe dy herë më parë kanë bërë gërmime, duke gjetur mbetjet mortore të një personi.

Autoritetet e Kosovës, gjatë vitit 2019, kanë kryer gërmime në 26 lokacione brenda territorit të Kosovës, të dyshuara për varreza masive.

Gërmimet, javën e kaluar, në kampusin universitar në Prishtinë, të cilat kanë përfunduar pa ndonjë gjetje, nuk janë të fundit për këtë vit, kanë thënë zyrtarët e Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur.

Rreth 6,500 persona kanë rezultuar si të pagjetur në përfundim të luftës në Kosovë, në vitin 1999.

Në varrezat masive në Kosovë dhe në Serbi tashmë janë gjetur rreth 70 për qind e tyre.

Ndërkaq, fati dhe vendndodhja e rreth 1,600 personave të tjerë nuk dihen ende.

U zgjatet orari i punës dyqaneve në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Tani në Mitrovicë banorët do të kenë më shumë kohë për të blerë në markete dhe në furra buke.

Kjo meqë këto biznese arritën marrëveshje me kryetarin e komunës Agim Bahtirin për kthimin e orarit të vjetër të punës.

Pas Kampusit të UP-së, javën e ardhshme fillojnë gërmimet në Mitrovicë për gjetjen e mbetjeve mortore

Periskopi.com Lajme

Kanë përfunduar gërmimet në oborrin e Universiteti të Prishtinës, në të cilin lokacion u dyshua se mund të kishte mbetje mortore të të vrarëve nga lufta e fundit në Kosovë.

Udhëheqësi i zyrës së Komisionit për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, tha se gërmimet kanë përfunduar dhe nuk ka gjetje të mbetjeve mortore dhe as pjesëve kockore.

“Jemi po thuajse në përfundim dhe puna që ka filluar të martën pastaj për të vazhduar edhe ditëve që janë diku 3 ditë punë veç se është duke përfunduar dhe rezultati është po i njëjti dhe nuk ka gjetje të mbetjeve mortore as pjesë kockore. Është bërë një punë e madhe personale nga ana kolegëve të policisë nga përkrahja e komisionit qeveritar e shumë të tjerë. Ka qenë një punë dhe përpjekje e përbashkët që të trajtohen më së miri. Mbi bazën e informacionet është një hapësirë diku rreth 2000 metra katrorë dhe janë diku rreth 12 kanale që janë hapur gjatë gërmimeve të realizuara gjatë tri ditëve”.

“Edhe te rasti në fjalë varësisht prej zhvillimeve sigurisht që institucionet e Kosovës mbesin në gatishmëri për t’i trajtuar me profesionalizëm dhe pastaj nga përmbajtja e informatave ne do të shohim se si do të vazhdojmë më tutje”, tha ai.

Gara ka përmendur edhe një rast në Mitrovicë ku nga java e ardhshme edhe aty do të fillojnë gërmimet dhe ato mund të zgjasin një deri në dy ditë.

“Kjo nuk do të thotë që do të përfundojmë punën vetëm në këtë lokacion pritet që në javën e ardhshme të vazhdojmë me gërmime në Mitrovicë dhe po shpresojmë shumë që të kemi edhe kushte të përshtatshme atmosferike që edhe javën e ardhshme të vazhdojmë me gërmimet. Të paktën gërmimet në Mitrovicë mund të zgjasin 1 deri në 2 ditë. Po gërmimet shumë herë edhe varen nga rrethanat e lokacionit. Rastin në Mitrovicë është për dy persona të zhdukur dhe më e rëndësishmja është që të gjenden mbetje mortore”, ka thënë Gara për Ekonomia Online.

Gërmimet në Kampusin e UP-së nisën të martën pas urdhrit të Prokurorisë Speciale se në bazë të dëshmitarëve në këto pjesë mund të kishte mbetje mortore të të vrarëve gjatë luftës.

Për tri ditë radhazi sa u gërmua në dy lokacione nuk u gjenden mbetje mortore.

Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes 83-vjeçari

Periskopi.com Lajme

Sot rreth orës 17:15 në rrugën rajonale Mitrovicë-Bajgorë në segmentin rrugor zona “Tunel i parë” ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar (vozitësi) dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor”.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, N.O., 83 vjeçar, shtetas i Kosovës, i cili nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra i njëjti ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”.

“I dyshuari drejtuesi i automjetit , F. Sh , mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të rastit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.

4 mijë euro për 28 Nëntorin ndahen nga Komuna e Mitrovicës

Periskopi.com Lajme

Qytetet e Kosovës para festës së 28 nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë, marrin pamje kuq e zi.

Në çdo cep të qyteteve dhe rrugëve të Republikës shihen kudo flamuj për shtetit fqinj.

E komuna e Mitrovicës për nder të kësaj feste do të shpenzoi 4 mijë euro.

Kështu ka thënë për Indeksonline, Sofije Rushiti, zëdhënëse në këtë institucion.

Në Mitrovicë të enjtën do të ketë aktivitete të ndryshme për të veçuar këtë ditë.

“Për nder të festës së 28 nëntorit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka organizuar ekspozitën mbarëkombëtare të arteve figurative Çmimi “Kadri Kadriu”, shfaqja e premieres teatrore “Kur treni vonohet” si dhe stolisjen e qytetit me flamuj kombëtar në gjithë qytetin e Mitrovicës.

Buxheti i paraparë për këto aktivitete është rreth 4000 mijë euro”

 

Aksion i madh policor në Vushtrri

Periskopi.com Lajme

Një aksion policor është aktualisht në operacion e sipër në Komunën e Vushtrrisë.

Këtë e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i PK –së.

Ai ka thënë se në këtë aksion janë duke u bastisur disa lokale të qytetit ku dyshohet se po ushtrohen vepra të ndryshme penale, përfshirë edhe lojërat e fatit.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka punuar dhe po punon me përkushtim ne parandalimin dhe luftimin e dukurive negative ne vend, veprave të ndryshme penale, përfshirë edhe lojërat e fatit. Ju konfirmoj se ne këtë fazë është duke u implementuar një plan operativ në disa lokacione ne Vushtrri, ndërsa detaje tjera tani për tani nuk mund te bëhen te ditura deri ne implementimin e plotë të këtij plani policor”, ka thënë ai për Indeksonline.

Mbi 12 milionë euro për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë

Periskopi.com Sporti

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim drejtorin e Departamentit të Sportit në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Iber Alaj, me të cilin kanë biseduar rreth projektit për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Në këtë takim ishin të pranishëm nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Hysen Muzliukaj, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, zyrtarë nga drejtoria e Urbanizmit dhe Shërbimeve Publike, përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe hartues të këtij projektit.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit nga MKRS-ja dhe hartuesit e projektit kanë prezantuar projektin madhor për renovimin e stadiumit “Adem Jashari”, i cili do të kushtojë mbi 12 milionë euro. Projekti parasheh renovimin e tërësishëm të stadiumit, të ketë parking publik, parkingun për VIP, parkingun për media, park rekreativ, fushat tjera ndihmëse si dhe hapësirën për tifozët mysafir.

Sipas drejtorit të Departamentit të Sportit, Iber Alaj, stadiumi “Adem Jashari” nga kategoria 2 do të kalojë në kategorinë e 4 sipas rregullores UEFA dhe FIDIC, duke mundësuar kështu Përfaqësueses tonë të zhvilloj ndeshje zyrtare dhe ndërkombëtare.

Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ofroj mbështetjen e tij të plotë në realizimin e këtij projekti, duke kryer të gjitha procedurat komunale, si dhe lirimin e pronave, në mënyrë që të fillojnë punimet sa më shpejtë dhe të krijohen kushte sa më moderne për sportistët tanë.

 

Vidhen pëllumbat me vlerë 800 euro në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Një femër e komunitetit serb ka njoftuar se nga persona ende të pa njohur i janë vjedhur 25 pëllumba vlera e të cilëve është rreth 800 euro.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Anke Spajic’, në Mitrovicë. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

 

Një shtëpi është kapluar nga zjarri afër magjistrales Vushtrri-Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Një shtëpi është kapluar nga zjarri sot afër magjistrales Vushtrri-Mitrovicë.

Këtë e konfirmoi për klankosova.tv Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.

“Ngjarja është raportuar në ora 6:30, një shtëpi ishte kapluar nga zjarri, njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarr, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është i iniciuar Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Zahiti.

Aksion i Njësisë Speciale në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka nisur një aksion me qëllim bastisjen e disa lokaleve në Mitrovicën Jugore të mërkurën në mbrëmje.

Siç mëson Insajderi, cak i Njësisë Speciale të Policisë janë disa lokale lidhur me dyshimet për zhvillimin e prostitucionit.

Operacioni policor është ende nën zhvillim e sipër.

Sulmon policët, arrestohet një femër në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Një femër është arrestuar në Mitrovicë, pasi që e njëjta ka sulmuar zyrtaret policor.

Gjatë arrestimit një zyrtare policore pëson lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.