Përplasjet e dyshes së Alternativës: Kusari-Lila afrohet me VV-në, Deda me PSD-në

Periskopi.com Lajme

Janë bërë disa muaj prejse dy bashkëthemeluesit e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila e Ilir Deda, kanë nisur t’i shpërfaqin publikisht pakënaqësitë ndaj njëri-tjetrit.

Së këndejmi, pas këtyre përplasjeve kohët e fundit është parë një afërsi e kryetares së këtij subjekti me Lëvizjen Vetëvendosje dhe një përafrim i Dedës me Partinë Socialdemokrate (PSD).

Derisa Kusari-Lila para dy ditësh mori pjesë në një tubim të organizuar nga LVV-ja në Gjakovë kundër qeverisë aktuale, Deda para pak kohësh vendosi ta mbështesë ekipin negociator, i cili bashkëkryesohet nga kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti, me të cilin dikur kishte themeluar partinë Fryma e Re (FER), shkruan “Zëri”.

Se Deda anon politikisht kah PSD-ja pohojnë edhe zyrtarët e kësaj partie, të cilët vlerësojnë se Ilir Deda e ka vendin në PSD.

Ndërkohë, kryetarja e Alternativës ka thënë se i takon Dedës të marrë vendim se çka dëshiron të bëjë tutje, pasi kjo parti do të vazhdojë edhe më tej të funksionojë.

Ndërkaq, gjersa ka folur për pjesëmarrjen në tubimin e LVV-së, Kusari-Lila ka thënë se ky vendim ka qenë në kuadër të bashkëpunimit opozitar për ta ndryshuar gjendjen aktuale në vend.

Pal Lekaj sërish sulmon Mimoza Kusarin: Ka mbet pa punë, e po i doket atraktive me u marr me Kullë

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj ka komentuar edhe njëherë reagimet e deputetes Mimoza Kusari Lila gjatë mbledhjes ku po diskutohej për dhënien e lejes së ndërtimeve në afërsi të Kullës së Sylejman Vokshit – raporton Periskopi.

Lekaj ka thënë se ‘i vie keq’ për sjelljet e tilla të deputetes Kusari Lila, të cilën e akuzon se vetë ka dhënë leje për ndërtime në atë zonë.

Madje, ka thënë se në fakt kryetari aktual Ardian Gjini po mundohet ta mbrojë atë kullë, për të cilën po sulmohet vazhdimisht nga kryetarja e Alternativës.

Lekaj ka thënë se po i duket që deputetja Kusari Lila ka mbetur pa punë dhe se për atraktivitet po vepron ashtu.

“Mu më vjen keq që deputetja e nderume është sjell në atë mënyrë, ku s’ka drejtë me marr fjalën. Ajo është deputete, ka qenë edhe kryetare e komunës e I di këto çështje. Lejet për ndërtim I ka dhënë vetë Mimoza Kusari Lila dhe tani po e bon gjithë këtë zhurmë që ajo po shkatërrohet. Gjini po mundohet me mbrojt atë kuLLË. Është dashtë që ajo ta ruaj e të mos jap leje. Ajo ka dhënë leje, ka dëshmi. Pom doket ka mbetur pa punë dhe për atraktivitet po vepron ashtu”, ka thënë Lekaj në Info Magazine.

Për çështjen e ndërtimeve afër Kullës së Sylejman Vokshit para disa ditëve u protestua në Gjakovë.

Me moton “Mos e prek Kullën” , shoqëria civile në Gjakovë ka protestuar duke kërkuar anulimin e planit për ndërtimin e banesave shumëkatëshe në afërsi të Kullës së Sylejman Vokshit.

Kryetarja e Alternativës, e cila në mandatin e kaluar ishte kryetare e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila kishte kërkuar nga kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini, që të mos lejojë shkatërrimin e Kullës duke lejuar ndërtimin e objekteve të larta në afërsi të këtij objekti me vlera historike.

“Arsyeja e kësaj proteste është shkelja e trashëgimisë kulturore dhe historike të shqiptarëve e cila po shkatërrohet në vazhdimësi në Gjakovë. Nuk është e parë që po bëhen kësi lloj shkelje, por tashmë jemi duke i humbur monumentet e trashëgimisë kulturore e historike. Kësaj radhe po flitet për kullën e Sylejman Vokshit”, deklaroi  Kusari-Lila.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardin Gjini, kishte thënë se me realizimin e këtij plani nuk do të dëmtohet kulla e Sylejman Vokshit.

“Është mashtrim që cenohet Kulla. Është mashtrim që Kulla nuk do të konservohet dhe shndërrohet në muze. Është mashtrim që ka interesa private prej qeverisjes sime, drejtorëve të mi, asamblistëve të mi, prej partisë sime, apo cilësdo parti në Kuvend”, ka deklaruar Ardian Gjini.

Përkundër pakënaqësisë së shprehur të qytetarëve, Kuvendi Komunal i Gjakovës me 18 vota “për” dhe 14 “kundër”, kishte kaluar propozim vendimin për shpronësimin e parcelave në afërsi të Kullës./PERISKOPI

Mimoza Kusari për Haradinajn: Totalisht i papërgjegjshëm

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Alternativa-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka quajtur të papërgjegjshëm kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Kusari-Lila ka thënë se debati për heqjen e taksës tregtare ndaj Serbisë është bastarduar, kurse kokëfortësinë e Haradinajt e ka parë si absurde.

“Artikulimi i tij (Haradinajt) nuk është i një burrështetasi. Është një qëndrim i një njeriu që udhëheqë me egon e teket e tij. Totalisht i papërgjegjshëm. Është çështje e një kokëfortësie që nuk mund të sjellë rezultat edhe nëse blenë kohë”, ka thënë ajo.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës ka thënë se koalicioni që e drejton Kosovën nuk ka aftësi që të zgjidhë problemet me të cilat po përballet Kosova. “Fatkeqësia jonë është që kemi ardhur tek tema shumë të rëndësishme me një qeveri kaq të dobët. Kjo qeveri nuk është e aftë për t’iu dhënë epilog çështjeve”, ka thënë ajo. “Ky koalicion nga fillimi ka nxjerrë qëndrime të ndryshme. Aty janë katër kryeministra, por është një dallim me Ramush Haradinajn, të cilit tek dera i shkruan: Kryeministër”.

Kusari-Lila e ka parë të nevojshme që Kosova të ketë një qeveri teknike.

Ajo ka thënë se nënkryetari i Alternativa-s, Ilir Deda, ani se ende mbetet në subjekt, megjtihatë ai nuk ka marrë pjesë në aktivitetet e fundit partiake. “Pakënaqësia e tij ka filluar lidhur me ekipin negociator. Ai mendonte se Alternativa do të duhej të bëhej pjesë e ekipit negociator”, ka thënë ajo, raporton Klan Kosova.

Kusari-Lila: Mogherini s’ka kredibilitet që të flasë për Kosovën, ajo ia mban anën e Serbisë

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lilës, thotë se shefja e diplomacisë Evropiane, Frederica Mogherini e ka humbë kredibilitetin të flasë për Kosovën.

Sipas saj, shefja e BE-së gjatë mandatit të saj ka shprehë njëanshmëri dhe favore për Serbinë.

“Frederica Mogherini e ka hupë kredibilitetin t’i flasë Kosovës, për çfarëdo që duhet të bëjë Kosova, nëse BE-ja dëshiron të komunikojë me Kosovën, është mirë që ndoshta mesazhin ta përcjellin përmes një zyrtari tjetër, për arsye se ishte po e njëjta përfaqësuese e cila premtoi shumë dhe u bë e njëanshme, mbante vetëm anën e Serbisë, prandaj deklaratat e saja në raport me Kosovën në fund të mandatit të saj, pasi ajo efektivisht i ka edhe dy tre muaj mandat, nuk më duken as brengosëse, por as me ndonjë peshë”.

Shefja e Alternativës në një intervistë për Ekonomia Online, shprehet se taksa nuk i prishë marrëdhëniet miqësore mes ShBA-së dhe Kosovës.

Sipas saj, këtyre raporteve më shumë i japin fund, thëniet se taksa nuk hiqet deri në njohje nga ana e shtetit fqinjë.

“Nuk besoj që taksa i prishë raportet me ShBA-në, mendoj që i prishë qasja e cila tregohet jo operuese. Më tepër i prishin raportet thëniet të cilat nuk hiqet pasi që unë them kështu, ose nuk hiqet deri sa Serbia të na njeh, prej fillimit deri tash kjo çështje nuk është shtruar për së mbari, sepse ta vësh të gjithë shtetin peng vetëm për shkak të fjalës tënde nuk është as mençuri e as nuk tregon as largpamësi, raportet po prishen për mënyrën e komunikimin dhe menaxhimit të shtetit, shteti nuk menaxhohet me inate e në rastin e taksës po shihet se ka inate dhe është vënë taksa në mes”.

Edhe pse sipas Kusari-Lilës Serbia ka merituar ndëshkime nga Kosova si tash edhe para 20 vjetwsh, me mbajtjen e taksë Kosova nuk fiton asgjë.

Kusari-Lila tha se taksa po shfaq një garë të kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj se cili është më burrë dhe njeri i fjalës.

“Diskursi i trajtimit të taksës në opinionin publik është negativ pasi që hera e pasë u shtynë se kush është meritor, hera e dytë po shtyhen se kush është më mik me Amerikën, të dyjmat janë gabim, pasi që duhet të shikohet se çfarë fiton Kosova, nëse shohim se a po fiton Kosova ende me mbajt këtë taksë, nuk jam e sigurt se fiton”.

“Serbia meriton gjithmonë ndëshkim e edhe para 20 vjetwsh, duhet të iu bëhet e qartë të gjithëve që edhe nëse hiqet taksa, duhet të vendoset një strategji se si reagon Kosova në secilën shkelje të Serbisë dhe atëherë Serbisë t’i tregohet që nëse ata sillen kështu me ne do sillemi njëjtë me ju, mbajtja e mëtutjeshme e taksës më frikëson se mund ta rrisë elasticitetin e Serbisë të reagimit ndaj Kosovës, kompanitë serbe mund të gjejnë tregje të tjera”.

“Në retorikën e kryeministrit dhe kryeparlamentarit nuk po e shoh aq interesin e shtetit, por më tepër shtyrjen e tyre politike ose kush është më burrë me mbajt fjalën ose kush është një mik me Amerikën”.

Qeveria Haradinaj po reflekton shumë patriotike dhe që bazohet vetëm në kanun e jo në procese të rëndësishme të vendit vlerëson, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo po thotë se numri i madh i të emëruarve politik në këtë Qeveri ka qenë vetën një çështje pazaresh e jo vendim i marrë për ndryshime pozitive të zhvillimeve në Kosovës.

“Është e vërtetë që prej formimit të kësaj qeverie është vërejtur haptazi se Qeverisë do ti mungon një vizion i qartë dhe një përkushtim i gjithë anëtarëve të kabinetit Qeverisës për një zhvillim të mirëfilltë, arsyeja ishte pafuqia politike e kryeministrit në raport me votat në Kuvend, gjithashtu edhe fakti se dukej nga larg se brenda nuk është vetëm një vendimmarrës, por janë 4 ose thuajse qeverisa qeveriset me 4 ose 5 kryeministra dhe gjithashtu fakti se rritja e të emëruarve politik shkoj në masën e shumë ministrive, u kuptuar që është vetëm një çështje e pazarit politik e jo një vendosmëri për ndryshim pozitiv të zhvillimeve në Kosovë”.

“Në vazhdimësi e kemi përcjellë punën e qeverisë dhe kemi vërejë që skandalet e qeverisë po mbulohen me retorikë politike patriotike duke u zmadhuar çështjet të cilat kanë të bëjnë në raport me dialogun me Serbinë e duke u mundu të minimizohen problemet e mëdha ekonomike, sociale që po krijohen nga kjo ekonomi “, tha Kusari.

Sipas Kusari-Lilës, Qeveria Haradinaj do mbahet mend si një Qeveri e dështimeve të njëpasnjëshme, madje edhe zhvillimi ekonomik sipas saj, ka qenë një favor i njerëzve të afërm të Haradinajt.

Kusari-Lila u shpreh edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, e cila sipas saj nuk është aspak afër të realizohet dhe se tani në këtë drejtim gjendja po shkon duke u përkeqësuar.

“Kryeministri do donte të mbahej mend për taksën dhe vendosmërinë e tij, ndërsa nga aspekti përmbajtjesor unë e shoh se ka mbuluar mirë shumë dështime të tij me këtë taksë, qeveria Haradinaj do mbahet mend si një qeveri e dështimeve të një pas njëshme në raport me shumë procese, liberalizmi i pari, as për së afërmi nuk duket kjo çështje, ende më keq janë përkeqësua raportet me vendet e BE-së”.

“…së dyti zhvillimi ekonomik ka filluar me shumë favor të njerëzve të afërm të tij, me shkelje të ligjit të vazhdueshme, me mungesë të transparencës dhe mbi të gjitha me vendime të cilat janë të dëmshme edhe për shëndetin publik, ajo do mbahet mend për numrin shumë të madh të të gjithë emëruarve politikë dhe ndarjen e buxhetit e në veçanti të rezervës pa asnjë vlerësim të mirëfilltë dhe pandjeshmëri mbi shpenzimin e parasë publike dhe për përkeqësimin e gjuhës dhe opinionit në publik”.

Kusari-Lila tha se vendi ka shumë nevojë të shkojë në zgjedhje pasi që vendit i ka humbur kredibiliteti me qeverinë aktuale.

“Vendi duhet të shkojë në zgjedhje këtë vit, jo për arsye se duhet të ndërrohen pozitat, por duhet të ketë zgjedhje pasi ka humbë shumë kredibiliteti, ka shumë çarje në mes të partnerëve të koalicionit dhe kjo po e dëmton shtetin, por Alternativa është deklaruar edhe më herët se në rast se duhet të shtyhen zgjedhjet për një periudhë 6 mujore atëherë të paktën kjo qeveri me numrin e madh të skandaleve të shpërbëhet, të formohet një qeveri teknike dhe të udhëhiqet vendi me disa pika të caktuara deri në proces zgjedhor, të vazhdohet kështu, është shumë e dëmshme për vendin”.

Kusari-Lila tregoi gatishmërinë e Alternativës për tu bashkërenduar në koalicion me dy partitë opozitare, LDK e Vetëvendosje, e gjithë kjo me qëllim të rrëzimit të Qeverisë.

“Bashkëpunimin Alternativa e sheh dhe e ka pa edhe më herët me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, PSD i ka çështjet e veta në raport me mbështetje të caktuara të cilat ia jep kabineti qeverisës, gjithashtu ka qenë edhe rasti i dialogut në të cilin ne kemi thënë se pa pasë edhe përfshirje të dy partive opozitare nuk do mund të kemi një marrëveshje stabile apo një votim në Kuvendin e Kosovës”.

“…prandaj po Alternativa është e gatshme të bashkëpunojë dhe të jetë e bashkërenduar me dy partitë opozitare në këtë rast për rrëzimin e qeverisë por gjithashtu edhe me një koalicion të mundshëm qeveritar pas zgjedhjeve të ardhshme”.

Mimoza Kusari-Lila kërkon që e mitura që u abuzua të trajtohet jashtë shtetit

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Alternativës së Kosovës, deputetja Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar që e mitura 16 vjeçare A.G, të trajtohet jashtë shtetit pas traumave që ka përjetuar.

Përmes Facebook-ut ajo ka reaguar ndaj sistemit të cilin e 2quan të “kalbur”.

Ja postimi i plotë i saj:

Rasti i 16 vjeqares nga Drenasi me krejt shëmtinë e vet, tregon sistemin e kalbur të Kosovës nga brenda.
Prej mungesës së kontrollit në shkollë, trajtimit në polici dhe mbulimit të krimit në shëndetësi, sistemi ynë ka hallka të kalbura nga korrupsioni dhe ndikimi e papërgjegjësia.
Nuk e di situatën e vajzës së mitur në familjen e saj, por të jesh e abuzuar sistematikisht për një vit dhe mos të vërejë familja më duket e vështirë.
Të jesh polic hetues dhe të abuzosh më shumë se një vit me vajzën, e mos të kuptojë asnjë nga kolegët e tu, më duket e pabesueshme.
Të jesh mjek gjinekolog dhe të abortosh frutin e një 16 vjeqareje e të mos mundohesh të kuptosh asgje për rrethanat e saj, më duket e pamundur.
E krejt në këtë mes, Kryeministri i vendit përgëzon autoritetet për zbulimin e shpejt të rastit?!?! Pas një viti abuzim, zbulimi i rastit është shpejt për shtetin?!
Një vit abuzim nga polici hetues është një shekull jete për vajzën e brishtë.
Në rast të tillë nuk arrestohet vetëm polici, por shkarkohen dhe thirren në përgjegjësi krejt zingjiri komandues i stacionit policor në Drenas.
Ky rast nuk e kërkon vetëm mëshirën dhe protestën tonë. Ky rast kërkon hetim serioz dhe ndriqim të fakteve deri në fund. Të gjithë në këtë zingjir të turpit të thirren në përgjegjësi dhe të sanksionohen.
Në anën tjetër, vajza ka nevojë për rehabilitim dhe trajtim serioz, mundësisht jashtë Kosovës, ku ata të cilët duhej ta ndihmonin e abuzuan dhe tradhëtuan!
Statistikat e vendeve më të zhvilluara tregojnë 1 në 10 vajza më të reja se 15 vjet dhe 1 në 20 djem, përjetojnë abuzimin seksual.
Ky rast nuk është i izoluar, ky rast na trondit se është zbuluar.
Si shoqëri tash duhet të nxisim vajzat dhe djemtë tjera të tregojnë nëse përjetojnë diçka për së afërmi të ngjashme.

Mimoza Kusarit po i duket i madh Ekipi Negociator

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila nuk pajtohet me përbërjen e Ekipit për bisedimet me Serbinë dhe zgjidhjen e sheh fillimisht te ngushtimi i këtij delegacioni.

“Po, jemi për zgjedhje sepse në situatën në të cilën jemi dhe me procesin e dialogut nuk mundemi t’i kalojmë pa zgjedhje. Prapë them se ky Ekip lë shumë për të dëshiruar, ky vendim i Qeverisë është sjell natën dhe është kërkuar që të votohet. Do të thotë nuk duhet të shkojmë me emrat, siç kanë shkuar: ‘hajde burra krejt, duhet ta shikojmë se si të arrihet ky konsensus’. Mund të arrihet kur ky ekip të ngushtohet”, ka thënë ajo.

Sipas saj, vendimi i kryeministrit Haradinaj për të mos hequr taksën 100% deri në njohjen e Serbisë për Kosovës është i pamundshëm.

“Nuk shoh logjikë sepse thuhet që nuk hiqet taksa dhe në anën tjetër shkon në dialog për të na njohur Serbia”, ka thënë ajo.

Kusari Lila thotë se i ka sugjeruar kryeministrit Haradinaj që ta detajojë planin e taksës, në mënyrë që të qartësojë çka duhet të bëjë Serbia në mënyrë që të hiqet taksa, përjashto këtu njohjen.

“Nëse e ka taksën 100%, derisa të na njoh Serbia nuk do të e heq taksën atëherë nuk ka nevojë t’i shpenzojë 300 mijë euro për procesin e dialogut”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo po ashtu tha se emëruesi i përbashkët i gjithë situatës së krijuar nga Ekipi Negociator për fazën e fundit të dialogut me Serbinë është lufta për merita dhe ajo politike.

Kjo sipas Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës, duket qartë nga përbërja e këtij Ekipi dhe përfaqësimit në takimit e sotëm të mbajtur në Bruksel.
“Përbërja e këtij ekipi me të gjithë burrat sot që shkuan në Bruksel tregon për esencën e mosbesimit që e kanë te partnerët dhe tregon për vazhdimësinë e këtij procesi”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo thotë se në përbërjen e këtij Ekipi nuk ka nevojë të jenë figurat e larta shtetërore, të cilët veçse kanë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre me atë që janë të ngarkuar.

“Një numër aq i madh i këtyre njerëzve, të cilët janë përmendur edhe më parë, përjashto këtu Shpend Ahmetin, sepse të gjithë të tjerët janë emra të përmendur më herët në Kuvend tregon për përfaqësimin e vendit”, ka thënë ajo në Rubikon të KTV-së. /Koha.net

Prokuroria e gatshme për hetime nëse ka pasur falsifikim të nënshkrimeve nga LDK-ja

Periskopi.com Lajme

Në Kuvendin e Kosovës të martën, Grupi Parlamentar i LDK-së, ka përfshirë nënshkrimet e deputetëve Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lilës në kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me mos liberalizimin e vizave, pa dijeninë e deputetëve të Alternativës.

Partitë në pushtet e akuzuan LDK-në se ka manipuluar me nënshkrimet e deputetëve Deda dhe Kusari-Lila, ndërkaq LDK-ja është deklaruar se ky ka qenë një gabim teknik.

Lidhur me këtë çështje, Kryeprokurori i Prokurorisë së Prishtinës, Imer Beka, tha për kallxo.com se momentalisht nuk kanë filluar asnjë hetim nën  dyshimin për falsifikim të nënshkrimeve nga ana e deputetëve në Kuvend.

“Një herë për një herë nuk e kemi filluar punën sepse mbrëmë kam dëgjuar që nuk ka falsifikim. Nëse ka falsifikim, atëherë ka punë për neve. Momentalisht nuk kemi filluar as hetim. Nëse ka arsye ne do të fillojmë hetimet”, tha Beka.

Ndërsa, deputetja e pavarur nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila tha se nënshkrimi i saj dhe bashkëpartiakut të saj Ilir Dedës janë përdorur pa autorizim nga ana e LDK-së.

“Në fakt, është dorëzuar nënshkrimi im dhe i z. Deda që ka qenë në Grup Parlamentar të LDK-së prej më herët. Nuk është kërkuar autorizimi dhe është prezantuar si njëri prej nënshkrimeve të deputetëve. Dhe ne e kemi kuptuar vetëm pasi është bërë publike, në fakt kur është thënë se kush janë deputetët e nënshkruar”, tha ajo.

Kusari-Lila shton se ata nuk kanë bërë as deponim dhe as  tërheqje të nënshkrimeve.

“Nuk është tërheqje e nënshkrimeve por është lëshim ose është përdorim i paautorizuar nga ana e LDK-së.  Ky është keqpërdorim i emrit tonë sepse ne jemi bërë subjekt i krejt kësaj historie pa qenë fare akter, ose pa u pyetur fare nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha ajo.

Kurse, deputeti Ilir Deda ka deklaruar se ka ndodhur një gabim ku është përdorur nënshkrimi i tij dhe i Mimoza Kusari-Lilës.

“LDK-ja i ka dërguar shkresë Kuvendit ku e ka informuar që nënshkrimi i Mimozës dhe i imi ka qenë lëshim teknik prej anës së tyre. Paralelisht, unë i kam dërguar shkresë Kuvendit, ku i kam thënë që ne nuk kemi nënshkruar asnjë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme. Nuk kam asgjë kundër seancës, po kish qenë mirë me na pyet a dëshirojmë të jemi pjesë e saj ”, ka thënë Deda.

Megjithatë, Kuvendit i Kosovës mbrëmë, me kërkesë të  40 deputetëve ka zhvilluar debat parlamentar lidhur me “dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mosliberalizim të vizave”.

Konjufca – Dedës dhe Kusarit: Po të ishit opozitarë, nuk ish dashtë me ba gjithë atë zhurmë për nënshkrime

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Glauk Konjufca, ka thënë se beson që do të kenë kuorum për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për dështimin e liberalizimit të vizave, raporton Periskopi.

Ai ka kritikuar deputetët e Alternativës, Ilir Dedën dhe Mimoza Kusarin për ‘zhurmën’ që bën për çështjen e nënshkrimeve të tyre.

“Kuorumi i duhet kësaj seance, por në mbledhjen e Kryesisë të gjitha grupet parlamentare thanë se do të jenë në seancë.  Po të kishin qenë opozitarë të vërtet ish dashtë me dalë e me thanë që ne jemi për mbajtjen e asaj seance. Unë i kuptoj procedurat teknike, por është edhe vullneti i deputetëve. A duan të mbajnë seancë për dështimet e seancës, apo jo”, ka thënë ai./PERISKOPI

Kusari – Haradinajt: Provo diçka tjetër se nuk të dhezë masa e lodhtë për taksën

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për për vendosjen e masës mbrojtëse prej 10% për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kryetarja e Alternativës, që vite me parë ka drejtuar edhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, këtë veprim të kryeministrit Haradinaj e ka quajtur të lodhët. “Përpjekje e lodhët e Qeverisë Haradinaj. Kryeministër, provo diçka tjetër se kjo masë nuk do të dhez askund”, ka shkruar ajo.

Kusari-Lila po ashtu ka thënë se nga ky vendim tash do të rriten edhe çmimet e produkteve në Kosovë.

“Me vendosjen e masës 10% nga ana e Kosovës, Serbia dhe kompanitë serbe nuk do ta ndiejnë sanksionin e qeverisë së Kosovës. Shumica e kompanive serbe tashmë kanë stoqe në Kosovë, ndërsa rritjen e çmimit prej 10% kur stoqet të mbarojnë, do ta paguajë konsumatori Kosovar me rritje 10%. Me fjalë tjera, Qeveria e Kosovës me këtë masë e ndëshkon qytetarin e Kosovës”.

Postimi i plotë i Kusari-Lilës:

Qeveria pa Guxim dhe pa interes për Ndëshkim ndaj Serbisë – hedh hi syve të popullit

Qeveria e Republikës së Kosovës sot mori vendimin për vendosjen e masës mbrojtëse prej 10% për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ky vendim u tha nga Kryeministri Haradinaj se: “u morr si sanksion ndaj sjelljeve armiqësore që ka shteti serb ndaj Kosovës”. Nga ky vendim janë të përjashtuara brendet ndërkombtare që prodhohen në Serbi.

Se Serbia meriton masa ndëshkuese për sjelljen e saj, tashmë është lajm i vjetër, por të paktën Qeveria e Kosovës të kishte guxim dhe vendosmëri e edhe pak shumë logjike ekonomike të bënte këtë veprim si duhet.

Mashtrimi 1. Me vendosjen e masës 10% nga ana e Kosovës, Serbia dhe kompanitë serbe nuk do ta ndiejnë sanksionin e qeverisë së Kosovës. Shumica e kompanive serbe tashmë kanë stoqe në Kosovë, ndërsa rritjen e çmimit prej 10% kur stoqet të mbarojnë, do ta paguajë konsumatori Kosovar me rritje 10%.

Me fjalë tjera, Qeveria e Kosovës me këtë masë e ndëshkon qytetarin e Kosovës.

Mashtrimi 2. Përjashtimi i produkteve të kompanive ndërkombëtare në Serbi.

Në vitin 2011 masa ndëshkuese për Serbinë ishte mbyllja e kufirit për produktet serbe, pa marrë parasysh origjininën e kapitalit të kompanive, POR, origjinën e mallit.

Dëmi Serbisë i bëhet kur kompanitë e huaja ikin nga Serbia se nuk është vend i sigurtë për të operuar, sikur ndodhi me disa kompani të cilat si rezultat i masave të reciprocitetit të vendosura nga Kosova në 2011-ten u zhvendosën në Maqedoni .

Nëse Qeveria e ka seriozisht masën ndëshkuese për Serbinë, le ta bëj sikur e bëra unë në 2011-ten. Ta mbyll kufirin në tërësi për produktet Serbe, pa përjashtim dhe pa frikë. Serbia dhe Bosnja do të jenë ato që do të kërkojnë bisedime dhe marrëveshje nga presioni që do të ju vie atyre nga kompanitë e tyre.

Apo Qeveria e vuri këtë masë në mungesë guximi për sanksion të mirëfilltë ndaj Serbisë dhe për konsum të politikës ditore.

Mashtrimi 3. Natyrisht se nuk është në interest ë Kryeministrit Haradinaj dhe qeverisë së tij të ndëshkojë kompanitë dhe produktet serbe, duke e ditur se mbështetësit dhe njërzit më të afërt të tij, janë ose përfaqësues ose afarojnë me kompanitë serbe.

Përpjekje e lodhët e Qeverisë Haradinaj. Kryeministër, provo diçka tjetër se kjo masë nuk do të dhez askund.

Në ora 18:00 në Periskop: Mimoza Kusari flet për idetë e Thaçit për kufijtë, xhandarmërinë serbe në Bujanoc e skandalet e Pacollit në New York

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila në një intervistë për Periskopin flet për çështjen e dialogut me Serbinë dhe idenë e presidentit Hashim Thaçi për ndryshimin e kufijve.

Në të njëjtën intervistë, ajo flet për skandalet e vazhdueshme të ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës.

Tutje, ajo flet edhe për mundësinë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën dhe praninë e xhandarmërisë serbe në Bujanovc, kur ajo realizoi vizitën bashkë me deputetin Ilir Deda.

Kusari Lila flet edhe për skandalin e fundit të përfshirjes së djalit të drejtorit të AKI’së, Shpend Maxhunit në skandalin me drogë e armë dhe heshtjen e Policisë për këtë rast  dhe shumë çështje tjera.

Intervistën me Mimoza Kusari Lila mund ta ndiqni sot duke filluar nga 18:00, në faqen zyrtare të Periskopit në rrjetin social “Facebook”, ku do të transmetohet drejtpërdrejt.

 

Deputetët pjesë e Grupit Avokues për trajtimin e barabartë të komuniteteve

Periskopi.com Lajme

Më datë 16.10.2018 në Kuvendin e Kosovës, përfaqësuesit e shoqërisë civile si:Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, TDH – Terre des hommes dhe rrjeti KOSINT së bashku me deputet e Kuvendit të Kosovës mbajtën takimin e parë të konstituimit të grupit avokues të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Qëllimi i grupit avokues është të ndihmojë në uljen e hendekut midis komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë, duke siguruar kështu trajtim të barabartë të të gjithë vepërmes krijimit të politikave dhe avokimit për aplikimin e ligjeve aktuale në fuqi.

Grupi avokues përbehet nga këta deputet: Driton Caushi – PSD, Vjosa Osmani – LDK, Mimoza Kusari dhe Ilir Deda – Alternativa e re, Donika Kada Bujupi – AAK, Xhevahire Izmaku – PDK dhe Glauk Konjuvca – VV.

Ky grup avokues i deputeteve mbështet nga Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet.

Në këtë takim z. Isak Skenderi Drejtor Ekzekutiv nga OJQ-VoRAE, potencoi se “situata aktuale e komuniteteve: rom, ashkali dhe egjiptian është mjaft alarmante, dhe krijimi i grupit avokues do të ndihmoj në krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse në Kosovë”.

Gjithashtu, në ketë takim deputetet potencuan se roli i tyre është shumë i rëndësishëm, dhe madje ua kanë borxh që të punojnë për këto komunitete.

Në këtë takim u dakorduan që hapat e ardhshëm do të jenë të fokusar fillimisht në çështjen e arsimit, duke vazhduar me krijimin e mundësive të punësimit për këto komunitete dhe duke vazhduar me çështjen thelbësore për luftimin e Anti Gjipsismit.

Kusari-Lila i bën thirrje Kurtit që të lë anash diskursin ndaj partive opozitare

Periskopi.com Lajme

Mimoza Kusari Lila i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit Albin Kurti që të lë anash diskursin që po përdor duke injoruar partitë tjera opozitare.

Sipas saj, interesi shtetëror është shumë më i rëndësishëm se sa inatet në mes partive politike.

“Është koha për z. Kurtin por edhe për të tjerë udhëheqës që nëse marrin një iniciativë, duhet të dinë se duhet të afrojnë njerëz dhe jo të largojnë e të etiketojnë”, ka thënë ajo.

“Mirë, e kanë ftuar një parti por gjithashtu është PSD-ja dhe jemi ne parti opozitare. Për gjithkënd që do të jetë vendimmarrës atëherë duhet të marrë përgjegjësi dhe të ndryshoi tonin. Ne jemi të gatshëm që të ulemi dhe diskutojmë se cila është agjenda dhe platforma”, ka thënë Kusari-Lila.

“Ne nuk kemi çfarë të përgjigjemi sepse nuk jemi të ftuar”, ka thënë ajo duke shtuar se nëse Lëvizja Vetëvendosje organizimin po e bën për çështje nacionale atëherë duhet ta dijë se çështjen nacionale i përkasin edhe partive të tjera dhe jo vetëm një partie.

“Nuk jemi aktivistë apo qytetarë të thjeshtë por përfaqësojmë parti politike në Kuvendin e Kosovës”, shtoi ajo.

“Nuk është mesazhi për protesta vetëm brenda Kosovës por shkon jashtë saj”.

Mimoza Kusari e Ilir Deda vizitojnë Luginën e Preshevës, diskutohet për përfshirjen në dialog me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Krerët e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, Ilir Deda dhe Alfred Halili kanë vizituar sot Luginën e Preshevës dhe gjatë takimit me krerët e partive, janë pajtuar që Lugina e Preshevës të trajtohet si tërësi dhe jo në mënyrë parciale.

Alternativa u takua me Shaip Kamberi, kryetar i Bujanovcit, Ardita Sinani, nënkryetare e Partisë së Veprimit Demokratik, dhe Fatmir Hasanin, deputet në Kuvendin e Serbisë.

“Delegacioni i Alternativës u zotua aqë do ta shtyjë përpara parimin e reciprocitetit dhe që në kuadër të këtij parimi çështja e komunave Bujanovc, Medvegjë dhe Preshevë të jetë pjesë integrale e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u arrit dakordimi që të intensifikohet komunikimin mes nesh”, thuhet në njoftimin e Alternativës.

Tre anëtarët e Alternativës zhvilluan takim edhe me Adnan Salihun, kryetar i Kuvendit Komunal nga Lëvizja e Progresit Demokratik, ku u bisedua dhe u arrit pajtueshmëria për situatën aktuale.

 

Kusari: Po shkatërrohet Liqeni i Radoniqit e po keqpërdoren paratë publike

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila po thotë se po shkatërrohet Liqeni i Radoniqit.

Sipas saj, po shkatërrohet Zona e Mbrojtur, po keqpërdoren paratë publike e ka rrezik të ndonjë epidemie.

Ajo ka shpjeguar se atje është ndërtuar një objekt hotelier e që kjo nuk duhet të ndodh dhe sipas saj, Prokuroria duhet të merret me këtë çështje.

Kusari-Lila në Kuvendin e Kosovës, në pikën jashtë rendit të ditës, ka shpjeguar se në atë Zonë nuk guxon të ndërtohet.

“Skandali në këtë Qeveri ka arritur deri në atë pikë, sa në pronën publike është ndërtuar Hoteli, në Zonën e Mbrojtur. Me paratë publike është keqpërdorur një proces që është quajtur publik e dikur ka dal privat. Në vend të shtëpisë së rojës sot kemi një Hotel’, ka thënë ajo.

Kusari- Lila ka kërkuar që Prokuroria të merret me këtë çështje.

E sipas sajm mund të ketë epidemi për shkak të derdhjes së ujërave të zeza në Liqen nga ky Hotel.

Vjen edhe postimi i Mimoza Kusarit pas humbjes, shikoni çfarë ka shkruar

Periskopi.com Lajme

Pas Ilir Dedës, edhe themeluesja tjetër e subjektit politik Alternativa, Mimoza Kusari, ka shprehur falënderimin e saj për votuesit që kanë përkrahur këtë subjekt politik.

Kusari-Lila thotë se “duke qenë të vetëdijshëm për përgjegjësitë që na ngarkon ky rezultat zgjedhor, përkundër që rezultatet ende nuk janë certifikuar, dhe as nuk dihet saktë numri i deputetëve të zgjedhur, Alternativa vazhdon të jetë pjesë e koalicionit parazgjedhor dhe në asnjë mënyrë nuk e konsideron ndonjë formë të bashkëpunimit me koalicionin tjetër”, ka shkruar ajo.

Ky është postimi i plotë i saj:

Të dashur miq dhe përkrahës,

Shpreh falenderimin dhe respektin e veçantë për të gjithë votuesit e Republikës së Kosovës, për kulturën dhe maturinë e treguar në procesin e djeshëm zgjedhor.

Në veçanti, ju faleminderit të gjithë votuesve të Alternativës dhe koalicionit LDK-AKR-Alternativa-LD, për besimin e treguar në fushatën 10 ditore. Ishte një prej kënaqësive të këtij procesi demokratik, takimi me të gjithë Ju, besimi i treguar nga ana juaj, entuziazmi dhe gëzimi i shprehur për shpresën e re.

Në emrin tim dhe në emër të subjektit që drejtoj, urime për fituesit e rezultatit preliminar dhe suksese në procesin e formimit të institucioneve demokratike të vendit tonë.

Duke qenë të vetëdijshëm për përgjegjësitë që na ngarkon ky rezultat zgjedhor, përkundër që rezultatet ende nuk janë certifikuar, dhe as nuk dihet saktë numri i deputetëve të zgjedhur, Alternativa, vazhdon të jetë pjesë e koalicionit parazgjedhor dhe në asnjë mënyrë nuk e konsideron ndonjë formë të bashkëpunimit me koalicionin tjetër. Konsiderojmë që vendimi i qytetarëve të Kosovës për ndryshime u shpreh qartë dhe ai vendim i sovranit duhet të respektohet.

Edhe një herë, Ju faleminderit të gjithë votuesve pa dallime politike për pjekurinë e treguar dhe pjesëmarrjen në procesin zgjedhor.

Me respekt

Mushkolaj e bënë ‘për pesë pare’ Mimoza Kusarin

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Imer Mushkolaj e ka zënë shumë ngushtë kandidaten për deputete nga Koalicioni LDK- AKR- Alternativa, Mimoza Kusari- Lila.

Mushkolaj në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini e pyeti se çfarë alternative do të ofroj ajo dhe njerëzit e Alternativës, tash me LDK-në të cilën e kanë sharë tash e sa kohë.

“A është bërë shumë e mirë LDK-ja, apo ju jeni zbutur. Këtë me të vërtetë nuk po e kuptoj”, tha ai

Mimoza Kusari- Lila tha se kanë qëllime të përbashkëta me LDK-në.

Ajo ka thënë se ky vendim për t’u bashkuar me LDK-në ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

Ajo është e bindur se Alternativa nuk do të thyej asnjë parim me hyrje në koalicion me LDK-në.

Milaim Zeka: Mimoza Kusari është brumi dhe tlyni i PDK-së

Periskopi.com Lajme

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas vendimit të Komunës së Gjakovës, për ngritjen e permëndores së ish- udhëheqësit komunist, Fadil Hoxha.

Ai në një shënim në Facebook thotë se pos Kusari- Lilës edhe PDK është ajo e cila e frymëzoi kryetaren e Gjakovës për një vendim të tillë, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Nja dy fjale per Mimoza Kusarin, Fadil Hoxhen, dhe disa te luftes

Edhe per Pacollin, Kreret e PDK se, etj

Mimoza Kusari, paska vendosur me ja ngrite nje permendore Fadil Hoxhes. Mu per kete, nje miku im, anetar e Keshillit Drejtues te PdK se, gjakovar, me tha sot: a e sheh po poshte kemi ra.

Sinqerisht e kam, nuk guxoje me shkru, as me fole per Fadil Hoxhen para vitit 1981. Pas atije viti, e dime te gjithe, qe bajagi u kane çkulave para presionit serb, edhe u kane ba kaps prej grave serbe, qe u paten qu araz per me hjeke edhe shokun Fadil.

Me pyet Veton Surroin, Fadili del alamet burri, ndersa Shaban Polluzha del shpijun i Oznes. Po nejse, po ndalem tek Mimoza hanmi.

Kjo Mimoza eshte brumi, dhe tlyni i PDK se. E mesuar per zedhenese te Bajram Rexhepi, ajo ne PDK e mesoi edhe artin e te rruajturit e parave. E ka rru Behgjet Pacollin, bash rjepe e ka. Edhe partine karashmak ja ka ba. Pacollin kurr hesap per njeri nuk e ka ba. Pacolli ka qene veq bankomati i saje.

Sa per Fadil Hoxhen, krejte frumezimet i ka nga PDK ja. Keta te PDK se, me nderime ushtarake e paten vorrosur. Tash nuk ban mu anku.

Prej qe u formu kjo parti, e deri me sot, lidershipi i saje, pa fajin e elektoratit te ndershem, gjitmone ka tentu me ba tulla prej m. Ama nuk bahen…

PS: Kisha dashte qe kesaj permendoreje, me ja lane nje gisht perpjete, qe kur lodhet Mimoza me disa, tuj e shiku, ulen edhe pushojne pak!!!

Mimoza ia vendosë shtatoren Fadil Hoxhës në Gjakovë (Dokument)

Periskopi.com Lajme

Pavarësisht reagimeve të shumta, kryetarja e Gjakovës nuk po heqë dorë nga premtimi për vendosjen e shtatores në Gjakovë për ish-liderin komunist të Kosovës, Fadil Hoxha.

Komuna e Gjakovës sot ka shpallur konkursin e projektit për vendosjen e shtatores së Fadil Hoxhës. Sipas njoftimit të shpallur nga kjo Komunë, qëllimi i konkursit është arritja gjerë te zgjidhja më e mirë ideore arkitektoniko-urbanistike, ambientale dhe artistike për “Rregullimin e ambientit për vëndosjen e shtatorës së Fadil Hoxhës”, që është lëndë e konkursit, duke përmirësuar kontekstin ekzistues urbanistik dhe gjeomorfologjik, në përputhje me standardet moderne dhe të trajtoj nevojat efiçente të energjisë, shkruan Infokusi.com

Ndërsa projekti do të realizohet  në afërsi të kryqëzimit të rrugëve “Nëna Tereze” dhe “Ismail Qemali”, pranë hotelit “Pashtriku” në Gjakovë. Afati kohor për pranimin e aplikacioneve është caktuar 11 maj 2017.

Përndryshe, edhe disa asambleistë të Gjakovës e kundërshtojnë nismën e Kusarit për vendosjen e shtatores së Hoxhës në Gjakovë, me arsyetimin se pikërisht komunistët e udhëhequr nga Fadil Hoxha kanë vrarë paran 70 viteve heroin Shaban Polluzha./Infokusi.com.

Deda e Kusari-Lila, akuzohen për plagjiaturë të “Alternativës”

Periskopi.com Lajme

Kryetar i Organizatës Studentore “Alternativa” në UPZ, Nehat Gashi, pretendon se subjekti më i ri politik, që është themeluar sot në këtë qytet, “Aletrnativa”, kundërligjshëm ka “vjedhur” emrin e organizatës së tij.

“Ua rikujtoj disave se plagjiatura ndalohet me ligj!”, thotë Gashi, shkruan PrizrenPress.

“Andaj, me keqardhje më duhet të them që ne do të donim t’i denonconim ata që përdorin plagjiaturën dhe që përvetësojnë idetë e të tjerëve, me qëllim që t’ua hapim rrugën ideve të reja”.

Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila, kanë themeluar sot degën e “Alternativës” në Prizren.

“Prizreni është qytet i bashkëjetesës dhe tolerancës. Ne kemi filluar nga baza dhe këto po e dëshmojmë në Prizren. Duke qenë dikur kryeqytet, sot Prizreni po udhëhiqet prej njerëzve që shkelin ligjin dhe po i merret e ardhmja”, ka thënë Deda.

Kryetari Gashi, tregon ndërkaq se, Organizata Studentore “Alternativa”, sot një vit është themeluar në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

“Ç’ koiçidencë ? “

“Disa paskan pandehur që edhe unë si kryetar i Organizatës më të madhe të studentëve në Prizren, kryetar i “Alternativës”, kam harruar që sot një vit kam prezantuar platformën tonë, e cila siç po shihet përveç përmasave lokale, paska depërtuar edhe në përmasa qendrore, kanë ardhur, çuditërisht në Prizren, me qëllim për të përsëritur historinë, me një “Alternativë” të re, duke shpresuar e uruar që ta ndjekë fati i” Alternativës” së dikurshme, në Prizren”, thotë Gashi.

“Po t’i referohemi besëtytnive tona popullore, që janë të lashta sa vetë njerëzimi, do të shohim që njerëzit në momentin që kanë lindur janë pagëzuar me një emër që lidhet me një dukuri të caktuar, me dëshirën për ta ndjekur fati i njëjtë i asaj dukurie”.

“Pra, nga ky këndvështrim del që emërtimi nuk po rrjedhka krejtësisht në mënyrë arbitrare. Emërtimi është një fenomen, që besohet ta paracaktojë fatin e objektit që emërton”.

“Dhe sot shohim të na paraqitet një Alternativë e vjetër dhe një Alternativë e re. Një datë e njëjtë,  një qytet i njëjtë !”

Nuk do ta besoni se cili gazetar i është bashkuar Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit

Periskopi.com Lajme

Alternativa do të jetë subjekti i ri politik në nën qiellin kosovar që ofron dritë në fund të tunelit, tha gazetari Fahri Musliu, nga Këshilli Nismëtar për themelimin e Degës së Alternativës në Prizren.

Iniciativa Qytetare – Alternativa, si parti e ardhshme politike, që nga e shtuna do të shtrihet edhe në qytetin e Prizrenit. Informacioni është konfirmuar në një takim me gazetarë, në të cilin përgatitjet për themelimin e këtij subjekti politik i paraqiti gazetari Fahri Musliu.

“Me vendimit të këshillit inicues, takimi themelues i Iniciativës në Prizren do të mbahet të shtunën në orën 14 në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit. Duke e ditur se në çfarë gjendje është Kosova, Alternativa do të jetë subjekti i ri politik në nën qiellin kosovar që ofron dritë në fund të tunelit.” tha Musliu.

Ai njoftoi se në këtë kuvend themelues, do të marrin pjesë Mimoza Kusari Lila, Ilir Deda dhe përfaqësuesit e degëve të Pejës, Gjakovës, Mitrovicës etj.

“Iniciativa do ta fillon rrugëtimin edhe në Prizren në bashkëpunim, në koordinim dhe në mirëkuptim të qytetarëve, të atyre që dëshirojnë diçka të re. Jo fjalë dhe premtime boshe por përmbushje dhe realizim të premtimeve me veprime konkrete. Këtë e garantojnë dy personalitetet që janë në krye të Alternativës. Në anën tjetër Alternativa është simbiozë e gjakut të ri dhe pjekurisë së njerëzve. Do të bashkohen  në Alternativë gjaku i ri dhe urtësi e njerëzve të moshuar, u shpreh Musliu.

Sipas anëtarëve të Këshillit Nismëtar, Alternativa do të jetë subjekt politik multietnik, ndërsa do të bëhet gati për zgjedhjet lokale dhe nacionale..

Kuvendi i themelimit të Degës së Alternativës do të mbahet në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

“Mesazhi mund të merret si besëlidhje e re për realizimin e vizionit të alternativës për stopimin e dukurive të kqëija në Kosovë dhe për një kthesë radikale në të mirë të Kosovës” tha në fund të paraqitjes së parë publike Fahri Musliu./Gazetaere.com