Veliu tash kapet me Kusari-Lilën: Deputete që lëvizë herë andej e herë këndej

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila sonte në Pressing e pyetur për shkarkimin e Agim Veliut nga LDK nga ministra që udhëheqte, tha se nuk ishte kjo arsyeja e vetme, por që ishin grumbulluar plotë gjëra të tjera, transmeton Periskopi.

Tutje ajo hodhi kritika për punën e Veliut si ministër i Punëve të Brendshme.

Menjëherë ka reaguar Agim Veliu, duke i thënë se janë deklarata të paqëndrueshme.

‘’Te dhimbshme deklaratat e deputetes që lëvizë herë andej e herë këtu. Asgjë e vërtetë nga ajo që konstatoi.

 

Çudë: Kusari Lila që ka ‘parti në veti’ s’i merr seriozisht deklaratat e senatorëve amerikanë

Periskopi.com Lajme

Deputetja e partisë Alternativës për Kosovën, Mimoza Kusari-Lila tha se përveç shkrimeve të zyrtarëve amerikan në Twitter, nuk ka ndonjë qëndrim nga Ambasada Amerikanë në Prishtinë lidhur me gjendjen e krijuar.

Në seancën e jashtëzakonshme Kusari Lila tha se opozita do duhej të interesohej për qëndrimin zyrtar të ShBA-së, e jo të merr për bazë diskutimet në Twiter.

“Partitë që kanë thirrur seancën nuk konsiderojnë a ka pasur qëndrim zyrtar Ambasada Amerikane në Kosovë sikur si ka pasur për Gjykatën Speciale. Atëherë nuk ka ardhur shkrimi prej twitter, atëherë kemi pasur ambasadorin amerikan, të Britanisë, e Gjermanisë që shumë drejt e saktë në zyrat e grupeve parlamentare e kanë thënë se kjo është pika më e ulët e bashkëpunimit mes Kosovës d he aleatëve. Ka qenë shumë e qartë, shumë mirë e thënë dhe e kemi kuptuar siç kanë na kanë thënë”, tha ajo.

Kusari-Lila nuk po e pëlqen diskutimin përmes Twiterit andaj kërkoi shkëmbim të letrave ndërmjet presidentit Thaçi dhe sekretarit Pompeo.

“A është Kosova subjekt i diskutimeve që vinë tash në raport me deklaratat e senatorëve përmes twitter apo duhet të jete subjekt i shkëmbimit të letrave në mes të presidentit të Kosovës dhe sekretarit Pompeo”, shtoi Kusari-Lila.

Alternativa e pavarur nga Vetëvendosja: Mimoza Kusari e nervozuar që Thaçi nuk e ftoi

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, reagoi pasi nuk mori ftesë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në takimet që kreu i shtetit pati me krerët e partive pas vizitave të tij në SHBA.

Kusari-Lila tha se sot e kuptoi që presidenti i vendit nuk e konsideron të denjë zyrtarisht një grua kryetare të partisë Alternative dhe ish – zv.kryeministre.

“Nëse presidenti i vendit e konsideron veten dhe rolin e tij si faktor unifikues për vendin, atëherë sot si shumë here tjera ai dhe kabineti i tij e treguan se çdo gjë mund të jenë, vetëm unifikues jo. Nuk e di se çfarë mund të ishte aludimi i tyre për këtë mosftesë, por duke e ditur se gjithmonë sigurohen të jenë të ‘mbuluar me letra’, i këshilloj të verifikojnë në KQZ kënd e përfaqësoj unë”, shkroi Kusari-Lila.

Ajo tha se ashtu sikur edhe shumë raste të tjera në Kosovë, kjo situatë e tregon hipokrizinë e retorikës për gjithëpërfshirje të grave në jetën politike nga presidenti i vendit.

“Alternativa është parti e re, ende e vogël, por ndikimin në raste të caktuara mund ta ketë tepër të madh për ndryshimet në Kosovë”, vijoi Kusari-Lila.

Deputetja e cila është pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje tha se ky reagim ka për qëllim të tregojë gabimin e kabinetit dhe të presidentit për trajtimin e gruas në politikën kosovare.

 

Qytetarët tallen me Kusarin e VV-së: I urojnë pozitën e ambasadores, ajo detyrohet të reagojë

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputetja e grupit parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila ka mohuar zërat se është e nominuara për ambasadore në SHBA pas lirimit të kësaj pozite nga Vlora Çitaku.

Ky reagim i saj vjen pasi filluan spekulimet se ajo mund të jetë zëvendësuesja e Çitakut në Washington.

“Për hit të së vërtetës dhe korrektësisë ndaj publikut, unë ju informoj se NUK jam e Nominuar për Ambasadore në SHBA dhe nuk nuk planifikoj shërbimin diplomatik në këtë periudhë të angazhimit tim në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo, transmeton Periskopi.

Kusari-Lila ka thënë se do të vazhdojë kontributin e saj me subjektin Alternativa dhe si deputet e grupit parlamentar të VV’së.

Reagimi i plotë:

SQARIM:

Pas publikimit të mesazhit tim urues për punën e kryer me dinjitet drejtuar Ambasadores së Republikës së Kosovës në SHBA, znj. Vlora Çitaku, u krijua një përshtypje dhe filloi të merret si i mirëqenë fakti, se unë jam e nominuara e radhës për postin e Ambasadores së Kosovës në SHBA.

Për hit të së vërtetës dhe korrektësisë ndaj publikut, unë ju informoj se NUK jam e Nominuar për Ambasadore në SHBA dhe nuk nuk planifikoj shërbimin diplomatik në këtë periudhë të angazhimit tim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Unë vazhdoj të udhëheq subjektin Alternativa, jam deputete në grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe në Kuvend shërbej në dy Komisione Parlamenta në cilësinë e anëtares: Komisionin për Buxhet dhe Transfere dhe Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, ku jap kontributin tim profesional për fushat shumë të rendësishme të jetës së qytetarëve të Kosovës.

Unë ju falenderoj të gjithëve për mendimet e mira dhe urimet tuaja dhe shpresoj në të ardhmen e afërt t’i meritoj me rast të mirëqenë nga shërbimi për të cilin kam marrë besimin e popullit.

 

Kusari-Lila – Çitakut: Ashtu siç të urova në fillim, po të uroj edhe tash për përfundim dinjitoz të detyrës

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas kërkesës të ministrit të Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, për tërheqjen nga detyra të ambasadorës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku.

Kusari-Lila përmes një postimi i ka uruar ambasadores Çitaku përfundimin dinjitoz të detyrës, përkundër dallimeve.

“Çdo fillim ka fundin e vet, çdo fund ka fillim të ri. Sikur të kam uruar nga #Gjakova për fillimin tënd si Ambasadore, sot të uroj nga #Prishtina për përfundimin dinjitoz të detyrës tënde.
Përkundër dallimeve, gjithmonë do të kemi arsye për të bërë: Gëzuar “, ka shkruar Kusari.

 

Kusari: Kërkesat e LDK’së të pakapërcyeshme

Periskopi.com Lajme

Deputetja e VV’së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se LDK nuk ka bërë përpjekje për të arritur marrëveshje me VV’në.

“Duhet dy veta për të bërë tango. Dhe duhet dy palë për marrëveshje”, ka thënë Kusari.

“Kërkesat e LDK’së ndonjëherë kanë qenë të pakapërcyeshme. Në një formë apo tjetër kanë qenë të vështira. Njëherë me presidentin dhe tani me kryeparlamentarin”

“Janë disa momente që tregojnë se ata thuajse nuk e deshtën ndryshimin. Nuk dua të paragjykoj”, ka shtuar ajo në T7.

LDK dhe VV janë në negociata për të arritur një marrëveshje për koalicionin qeverisës që prej se u mbajtën zgjedhjet me 6 tetor të vitit të kaluar.

Takimet e grupeve punuese përfunduan me sukses dhe programi qeverisës u përafrua, por problemet lindën me ndarje e posteve.

Deputetja që dikur qëndiste jelekun e arit për ta financuar shkollimin

Periskopi.com Lajme

Përgjatë viteve ka mbajtur poste të rëndësishme në jetën politike.

Mimoza Kusari-Lila karrierën e saj politike e nisi si këshilltare e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi në vitin 2003. Nga aty Kusari-Lila ka vazhduar për të mbajtur postin e zëvendëskryeministres dhe të ministres së Tregtisë dhe të Industrisë së Republikës së Kosovës. Më pas fitoi besimin e qytetarëve të Gjakovës për të qenë udhëheqja e tyre deri në zgjedhjet e kaluara lokale. Ndërsa tani ajo është rizgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës.

Sot jo vetëm atë, por edhe shume personalitet të njohura i shohim si njerëz me fat dhe të cilët nuk janë përballur me vështirësi në jetën e tyre. Mirëpo, jeta nuk ishte treguar kaq e mirë me të në kohën kur ajo ishte adoleshente. Mimoza Kusari-Lila ka rrëfyer për gazetën “Zëri” se pushimet verore gjatë shkollës së mesme nuk i kishte kaluar si çdo e re tjetër.

Ajo ka sjellë në kujtesë atë kohë kur i ishte dashur të punonte si ndihmësrrobaqepëse për t’i dalë në ndihmë familjes së saj. Aty deputetja e Kuvendit kishte mësuar ta qëndiste jelekun e arit për nuset e asaj kohe. “Puna ime e parë, për të cilën jam paguar, ka qenë si ndihmese e rrobaqepëses. Një kushërirë e afërt merrej me rrobaqepësi dhe në pushimet e verës gjatë shkollës së mesme jam angazhuar për ta mësuar profesionin, por edhe për të pasur mundësi të fitoj diçka në kohën e krizës së thellë ekonomike, politike dhe sociale, në të cilën ishte Kosova e asaj kohe. Krahas kësaj pune, unë sikur edhe shumë vajza e djem në Gjakovë mësova të qëndis jelek me ar, pjesë të të cilave i punonim dhe për to paguheshim nga zanatlinjtë që bënin tërësinë e tyre. Ato shiteshin në tërë Kosovën nëpër tregje për nuset e reja që martoheshin”, ka rrëfyer ajo.

Kusari-Lila ka thënë se në atë kohë ka qenë e vështirë jeta dhe jo puna. Ajo ka sjellë në kujtesë momentet kur prindërit e saj mundoheshin me mish e me shpirt t’ua ofronin kushtet bazike dhe ndonjëherë ata nuk ia dilnin, pavarësisht ngritjes shkollore dhe punëve të rëndësishme që mbanin, shkruan tutje “Zeri”.

Më tutje ajo ka rrëfyer se prindërit gjithmonë ia kishin bërë të qartë që përfundimi me sukses i studimeve duhej të ishte në radhë të parë krahas punës që bënte. “Oraret për punë natyrisht e kanë përcaktuar orarin e paktë për aktivitetet tjera, por në familje më ishte komunikuar qartë se shkolla dhe edukimi janë të parat, pastaj puna vjen e dyta. Kjo ishte në njëfarë mënyre edhe vendosje e prioriteteve dhe angazhim më i madh për mua për të përfunduar studimet e nisura në kohë krize të thellë paralelisht me mbajtjen e punës”.

Kusari-Lila për “Zërin” ka rrëfyer se me punën artizanale është marrë deri në moshën 19-vjeçare, kur pastaj kishte gjetur punë në një kompani si mbajtëse e regjistrit të mallrave, që hynin në depo dhe pastaj shiteshin. Po këtë punë, siç ka rrëfyer ajo, e ka bërë për tre vjet rresht, deri në kohën kur ka diplomuar. Menjëherë pas diplomimit Kusari-Lila kujton se kishte gjetur punë në organizatën franceze “Mjekët pa kufij”, e cila furnizonte zonat e prekura nga lufta me produkte mjekësore dhe me veshmbathje.

Kusari-Lila ka thënë se asnjëherë nuk është pishman për punën që ka bërë për të arritur këtu ku është sot. Madje ajo thotë se të punosh dhe të studiosh në të njëjtën kohë mësohesh të vlerësosh kohën dhe gjërat e rëndësishme në jetë. “Asgjë të keqe nuk ka në punën për t’i financuar studimet, vetëm se puna të mos shkojë në dëm të studimeve, por në mbështetje të tyre. Jam shumë e bindur se ata që punojnë dhe studiojnë në të njëjtën kohë mësojnë ta vlerësojnë kohën më mirë dhe mësojnë shumë gjëra me rëndësi për jetën, për punën dhe për karrierën në të njëjtën kohë”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila qorton Haradinajn për datat rreth vizave: Ndalu, mos vazhdo tash

Periskopi.com Lajme

Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa i ka thënë kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinajt që të mos flasë më për liberalizim të vizave, se nuk i takon, transmeton Periskopi.

Kusari-Lila në DPD sonte tha se shpreson që të mos i shohë më këta njerëz në zyre, të cilët flasin për këtë çështje.

’’Haradinajt i ka dalë prej dorës. Përmbylle me pak më dinjitet se sa kur ke qeverisë. Ndalu, mos vazhdo tash. Shkurti 2020 shpresoj që mos me i gjet këta njerëz që flasin për këtë punë më. Lene me qata, por le të mbajnë njerëzit në mend me qato që ke qejf me i përmend, me dy tri sende’’, tha ajo.

Kujtojmë që Haradinaj na vazhdimësi kishte thënë se vizat do i kemi në fund të këtij viti. Kurse tash thotë se vizat bëhen në shkurt 2020./PERISKOPI/

 

 

Kusari-Lila: S’ka shkrirje të Alternativës në Vetëvendosje

Periskopi.com Lajme

Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa ka pohuar se  nuk është plani që partia e saj të shkrihet në VV, siç është raportuar.

“Nuk po shqyrtojmë mundësinë e shkrirjes në VV. Ajo ka qenë një titull që nuk qëndron dhe nuk ishte i vërtetë. Përgjigja ime ka qenë se kemi aq shumë tema me rëndësi për momentin sa që nuk po kemi kohë që të flasim për këtë çështje” , ka thënë Kusari-Lila.

“Alternativa ruan ende subjektivitetin e vet. Si parti politike dhe ideologji do insistoj në mbështetjen e të rinjve që Alternativa të vazhdojë”/PERISKOPI/

 

Kusari-Lila: E pamoralshme nga LDK kur thonë se ne shkojmë në opozitë nëse s’e marrim presidentin

Periskopi.com Lajme

Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa ka thënë se LDK nuk mund të kërkojë presidentin pse Vetëvendosje e merr kryeministrin, sepse ky i fundit është fituar nga zgjedhjet, transmeton Periskopi.

‘’Nuk mundesh me thanë që ne po ua besojmë kryeministrin, ju presidentin s’po na e besoni. Nuk ka besim. Megjithatë zgjedhjet i kemi mbajt, diskutimi i presidentit është i natyrshëm’’, ka thënë ajo në DPD.

Tutje ajo e quan të pamoralshme deklaratën nga LDK se shkojnë në opozitë nëse s’ka marrëveshje me VV’në për presidentin.

‘’Nuk është e drejtë morale dhe dicka që i takon një partie që thotë po shkoj në opozitë. Janë gabime në hapa’’, ka thënë ajo./PERISKOPI/

 

 

Mimoza Kusari: Mund të shkrihem në Vetëvendosje

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Alternatives, Mimoza Kusari-Lila i quan spekulime dhe jo korrekte të gjitha zërat se ajo pritët të dalë jashtë grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja e zgjedhur nën logon e Vetëvendosjes, Kusari-Lila po i garanton besnikëri partisë së Albin Kurtit në legjislaturën e shtatë, teksa nuk mohon shkrirjen e tërësishme të partisë Alternativa në partinë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Unë jam deputete në grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Çfarëdo spekulimi me emrin timin në këtë moment ose me mandatin e fituar nuk është korrekt, për faktin se ka pasur diskutime me subjekte politike për garë. Ne kemi arritur një marrëveshje parimore me LVV që të garojnë në listë me ta dhe të jemi në grupin parlamentar. Kjo nuk duhet të diskutohet…tani kemi pas takimin e parë të grupit parlamentar pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. E shoh një energji pozitive. Një grup me profesionistë të fushës që kanë shtuar shumë vlerë edhe gjatë fushatës, por edhe tash. Mendoj se kemi aq shumë punë përpara sa vështirë do t’i bie dikujt në mendje të mendoj se ku duhet të pozicionohet personalisht. Natyrisht se këto zgjedhje kanë qenë për të tashmen dhe të ardhmen e vendit”, thotë ajo.

Për mundësitë e shkrirjes së Alternativës në Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke mos e mohuar, thotë se nuk është momenti për këtë diskutim, teksa përmend raportet e shkëlqyera që ka me partinë e Albin Kurtit.

“Nuk e kemi pas këtë lloj diskutimi dhe nuk e besoj se është momenti për këtë diskutim. Ajo që është shumë e rëndësishme është që të kemi të qarta raportet. Të kemi një korrektësi që deri më tani nuk ka munguar. Si i tillë do të vazhdojë bashkëpunimi me VV-në” u shpreh Kusari-Lila.

Kryetarja e Alternatives u shpreh e gatshme që të jenë pjesë e qeverisë Kurti.

“Natyrisht nëse është diçka e cila lidhet me përvojën dhe profesion tim që edhe jam përgatitur. Por jo domosdoshmërisht veç sa për të qenë në qeverisje”, thotë ajo.

Ndërsa u shpreh optimiste se marrëveshja qeverisëse mes VV-së dhe LDK-së do të nënshkruhet shumë shpejt.

Alternativa e Mimoza Kusari-Lila në zgjedhjet e fundit ka garuar nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kusari-Lila tregon se a do t’ia marrë Albin Kurti terminalin djalit të Isa Mustafës

Periskopi.com Lajme

Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa, e cila në këto zgjedhje garoi në listë të Vetëvendosjes për deputete, ka thënë se Albin Kurti do t’ia kthejë shtetit terminalet doganore të privatizuara, transmeton Periskopi.

E pyetur nëse Albin Kurti do t’ia marrë terminalin  djalit të Isa Mustafës, ajo përgjigjet:

‘’Të gjithëve, përfshirë LDK’në dhe VV’në. Unë po besoj që Isa Mustafa është pajtu që po hyjmë bashkë në një etapë të re dhe kjo ka  me pasu me ndryshimet tek njerëzit, që kanë emra dhe mbiemra. Ka me i ardhë fundi transformimeve enorme që u kanë  ndodh njerëzve duke përfituar jashtëligjshëm’’, ka thënë ajo në Debat Plus.

Arben Mustafa, djali i Isa Mustafës figuron si drejtues i biznesit të terminaleve ‘ “INTEREUROPA KOSOVA L.L.C”./PERISKOPI/

 

Mimoza Kusari-Lila: Ka ngërç mes LDK’së e VV’së, posti i presidentit po e pengon marrëveshjen

Periskopi.com Lajme

Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa, sonte në Debat Plus ka thënë se ka ngërç në procesin e bisedimeve ndërmjet LDK-së dhe VV’së, pasi Isa Mustafa sot anuloi edhe takimin e paraparë me Albin Kurtin, transmeton Periskopi.

Kusari-Lila ka thënë se problem për arritjen e marrëveshjes është veç posti i presidentit.

‘’Ka ngërq. Sot Mustafa tha që s’do të ketë takim, e ne e kemi ditë që do të ketë takim.

”A ka dicka të pavërtetë në deklaratat e zotëri Konjufcës? Dmth është procesi i diskutimit për postet”.

‘’Vetëm posti i presidentit është problem për arritjen e marrëveshjes LDK-VV’’, tha ajo./PERISKOPI/

 

 

Mimoza Kusari në majë të Vetëvendosjes: Mposht bindshëm aktivistët e moçëm të partisë

Periskopi.com Lajme

Elektorati kosovar në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit vendosi të votonte kandidatet gra për deputete më shumë se asnjëherë tjetër në historinë e re të Kosovës. Por, disa nga rezultatet janë vërtet aq të papritura sa zor se përpihen kollaj.

Albulena Haxhiu doli të ishte gruaja më e votuar e Lëvizjes Vetëvendosje duke fituar 45 mijë e 665 vota. Ky rezultat e bëri atë gruan e dytë më të votuar të të gjitha kohëve në Kosovë, pas zonjës Vjosa Osmani në zgjedhjet e vitit 2017 që kishte marrë mbi 65 mijë vota.

Por, rezultat befasues mori edhe ish kandidatja e AKR-së për deputete, Mimoza Kusari-Lila e cila i mori 22 mijë e 131 vota.

Zonja Mimoza Kusari-Lila karrierën e saj në politikë e kishte nisur para më shumë se 15 vitesh në Qeverinë e drejtuar nga PDK, Bajram Rexhepi. Në atë kohë, Kusari-Lila ishte zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës dhe bëri bujë të madhe për aftësitë në të shprehur, bën të ditur Periskopi.

Sidoqoftë, Kusari-Lila nuk e vazhdoi karrierën politike në PDK por në AKR-në e Behgjet Pacollit.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014, Kusari-Lila ishte kandidate për kryeministre nga radhët e partisë së z.Pacolli pasi paraprakisht kishte shërbyer si ministre e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë Thaçi II. Por, kandidatja e parë grua për kryeministre mori rezultat tepër zhgënjyes pasi partia e saj nuk ia doli të kalonte as pragun zgjedhor prej 5 për qind.

Sidoqoftë, Kusari Lila ia kishte dalë që në mënyrë të papritur të merrte veten nga kjo humbje dhe të fitonte komunën e Gjakovës me partinë e Pacollit. Por, doli se qeverisja lokale e margjinalizoi paksa figurën e saj, pasi përpjekja për të ndërtuar një parti të re, Alternativën, nuk u duk aq e suksesshme.

Marrë parasysh gjithë këto suksese e hjeka në politikë të zonjës Kusari Lila e bëjnë edhe më të ëmbël rezultatin e 6 tetorit.

Ajo la mbrapa vetes kandidate mjaft të forta në Vetëvendosje si Saranda Bogujevcin – për gati 4 mijë vota diferencë, Arbërie Nagavcin e Fitore Pacolli Dalipin për 12 mijë vota.

Kusari Lila madje la prapa edhe deputetë të shquar burra brenda Vetëvendosjes, si Xhelal Sveçlën për 16 mijë vota dallim, Ismajl Kurteshin për po aq, Rexhep Selimin për 7 mijë vota, e Liburn Aliun për 5 mijë. /Periskopi

Fituesit dhe humbësit e mëdhenj brenda VV-së: Albulena Haxhiu e Mimoza Kusari yjet e reja të partisë

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje doli si subjekti më i votuar në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit dhe pritet ta formojë Qeverinë e Re bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës [LDK].

Rezultatet brenda kësaj partie për kandidatët që garuan për deputetë del se janë mjaft befasuese.

Deputeti që zhgënjeu më së shumti ishte Xhelal Sveçla i cili i mori vetëm 6572 vota dhe u rendit si i 38-i pavarësisht se ishte një ndër politikanët më të zëshëm të kësaj partie në zgjedhjet e fundit, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, nëse nuk merr ndonjë post në Qeveri, Sveçla mund të ketë sërish rastin që të jetë deputet nëse disa nga kolegët e tjerë përfundojnë në kabinetin e Kurtit.

Rezultat zhgënjyes morën edhe deputetët e respektuar, Ismajl Kurteshi me 6408 vota dhe Sami Kurteshi me 3503 vota.

Ndërkohë, deputetët që shkëlqyen në zgjedhjet e 6 tetorit ishin Glauk Konjufca me 72 mijë vota, Albulena Haxhiu si deputetja më e votuar me 45 mijë, Arben Vitia me 25 mijë dhe Hekuran Murati me 22 mijë.

Rezultat fantastik mori edhe Mimoza Kusari Lila me 22 mijë e 131 vota, ndërkohë që edhe Labinotë Demi Murtezi ia doli t’i merrte 13 mijë e 392 vota.

Më poshtë keni listën e plotë të Vetëvendosjes:

 ALBIN KURTI 181,771 1

GLAUK KONJUFCA 72155 2

ALBULENA HAXHIU 45,665 1

ARBEN VITIA 25,711 3

HEKURAN MURATI 22,847 4

MIMOZA KUSARI – LILA 22,131 2

SARANDA BOGUJEVCI 18,264 3

LIBURN ALIU 17,973 5

REXHEP SELIMI 15,728 6

HAKI ABAZI 15,450 7

YLLZA HOTI 14,605 4

MEFAIL BAJQINOVCI 14,453 8

LABINOTË DEMI – MURTEZI 13,392 5

HAJRULLA ÇEKO 12,056 9

GAZMEND GJYSHINCA 12,050 10

16 VALON RAMADANI 12,036 11

 

JAHJA KOKAJ 12,024 12

ARBERIJE NAGAVCI 10,981 6

FITORE PACOLLI DALIPI 10,590 7

ARTAN ABRASHI 10,256 13

SHPEJTIM BULLIQI 10,087 14

ARBËR REXHAJ 9,387 15

AGON BATUSHA 9,212 16

DIMAL BASHA 8,268 17

SALIH ZYBA 8,225 18

ARBËRESHË HYSENI 8,134 8

FATMIRE KOLLÇAKU 8,035 9

FITIM UKA 7,920 19

29 FJOLLa UJKANI 7,880 10

ALBAN HYSENI 7,735 20

ENVER HALITI 7,704 21

ARTA BAJRALIJA 7,595 11

FITIM HAZIRI 7,506 22

TINKA KURTI 7,496 12

DRITA MILLAKU 7,012 13

EMAN RRAHMANI 6,911 23

TAULANT KRYEZIU 6,870 24

XHELAL SVEÇLA 6,572 25

AJET POTERA 6,456 26

40.ISMAJL KURTESHI 6,408 27

41 ARIJETA REXHEPI 6,342 14

DRITON TALI 5,987 27

AVNI TAFILI 5,931 28

BENI KIZOLLI 5,896 29

BAJRAM MAVRIQI 5,891 30

LEONORA BAJRAKTARI 5,482 15

SYLEJMAN ÇERKEZI 5,438

SABRI KIÇMARI 5,315

49.FATMIR HUMOLLI 5,291

GANI KRASNIQI 5,055

FARUK MUJKA 5,037

NEVZAD ISUFI 5,009

DAFINA ALISHANI 4,903

MENTOR HYSENI 4,847

BESIM MUZAQI 4,823

MIMOZA SHALA 4,784

SYLEJMAN MEHOLLI 4,636

AVNI ZOGIANI 4,482

VISAR KORENICA 4,478

GETOAR MJEKU 4,447

SHEMSI SYLA 4,317

YLL RUGOVA 4,295

MEVLYDE HYSENI 4,121

NIJAZI ISAKU 4,022

QEMAJL ALIU 3,858

ARJETA FEJZA 3,858

HYDAJET HYSENI- KALOSHI 3,828

SHQIPE ISUFI 3,750

ZEKË SINANAJ 3,716

ALBANA GASHI 3,654

FIDAN ADEMI 3,650

ALI LAJÇI 3,603

SAMI KURTESHI 3,523

ENVER DUGOLLI 3,457

VALDRIN AHMETI 3,450

76.MIRLINDA SADIKU 3,434

ALBIN GASHI 3,385

JETMIRE VRENEZI 3,366

AZIZ BICI 3,305

IMRI DEMELEZI 3,225

DRITA KABASHI 3,090

ILIR KËRÇELI 3,016

GAZMEND ISLAMI 2,902

VLORA GOJANI 2,845

LORIK LIPOVECI 2,814

LINDITA REXHA 2,758

HYSAMEDIN FERAJ 2,709

ENKELEJDA ARIFI 2,660

VLERA GJAKOVA 2,627

90 AGRON AVDIJAJ 2,573

XHEVAT SALLAHI 2,519

NORA KELMENDI 2,469

93.VENERA LLUNJI 2,467

BASHKIM NURBOJA 2,364

96 XHELAL HALITI 2,339

96 MERGIM MESTANI 2,319

EMIN GËRBESHI 2,297

RESHAT NURBOJA 2,153

99.EMRUSH XHEMAJLI 2,140

100BESA BERBERI 2,131

101.FATMIR RASHITI 1,993

102 LIRIDON FANDAJ 1,993

103 AGIM SOPI 1,754

BERAT REÇICA 1,436

105.DRILONA JAKAJ 1,375

NEZIR BEJTA 1,349

107.TEUTA FAZLIU 1,291

108.HIDAJETE NIKÇI 1,034

DRITON VELA 953

ARSIM REXHEPI 678

Çfarë roli do të ketë në Qeverinë e re: Flet Mimoza Kusari

Periskopi.com Lajme

Kandidatja për deputete, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ende nuk e ka diskutuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, se a do të ketë ndonjë post në qeverinë e re, por thotë se një gjë e tillë nuk është prioritet i saj

Kryetarja e Alternativës në një intervistë për Ekonomia Online thotë se nuk është në prioritetin e saj që të jetë pjesë e qeverisë dhe se nuk e ka diskutuar këtë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk e kam diskutuar me zotri Kurtin, nuk ka ardhur deri tek ky diskutim, për arsye se emrat e përveçëm ende nuk janë diskutuar. Është duke u trajtuar programi dhe natyrisht formati i qeverisë, në cilin do rast nuk ka qenë as kusht as kërkesë e imja.

Mendoj që pak është e rëndësishme tash për fatet individuale e kam fituar mandatin e deputetes, kam pasur një mbështetje shumë të mirë dhe e cila më bënë krenare për aktivitetin e deritashëm politik. Cila do përgjegjësi që më ngarkohet  ose me të cilën do të përfundoj pas krejt këtij procesi zgjedhorë, nuk është se do të ketë kushte ose kërkesa individuale nga ana e ime”, thotë ajo.

Kusari-Lila ka vlerësuar se fushata zgjedhore dhe dita e mbajtjes së zgjedhjeve ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe e cila mund të krahasohet me nivel evropian duke u falënderuar partive si dhe përkrahësve të partive politike.

Deda thotë se nuk e di a ekziston Alternativa: Rrugëtimi im me Kusari-Lilën ka qenë mozomakeq

Periskopi.com Lajme

Ilir Deda, ish deputet i Alternativës ka thënë se rrugëtimi i tij me Mimoza Kusari-Lilën është ndarë në mënyrë të keqe, por që ka qenë e duhura, transmeton Periskopi.

”Unë e respektoj për përvojën që e ka në qeverisje, rrugëtiim jonë ka qenë mozamakeq. Njerëzit e kanë interpetu në mënyrat e ndryshme të rrugës së vetë. Unë jam ballëhapur para përkrahësve të mi. Dua të japë prap një shembull që politika nuk është gjithcka, nuk është privilegj. Unë kam thënë që s’dua të jem në Kuvend’’, ka thënë ai.

Tutje Deda thotë se nuk e di a ekziston Alternativa.

‘’Alternativa se ka statusin parlamentar. Mimoza është kryetare e asaj që ka mbet prej Alternativës, por nuk do të njihet ligjërisht prej KQZ’së.’’/PERISKOPI/

 

 

Kusari-Lila: Do të kemi më shumë se 61 deputetë bashkë me LDK’në

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Alternativës, njëherësh kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se “sikur LDK-ja të kërkonte tash kryeministrin, do të humbte shumë në elektorat. Sikur të kërkojnë sërish kryeministrin, do të linte të kuptohet se nuk po e duan LVV-në në pushtet”.

Ajo foli edhe për pritjet e qytetarëve për një koalicion mes LVV-së dhe LDK-së.

“Sa herë që ka pasur marrëveshje pa program por për poste, është shtuar dëshpërimi në Kosovë. Është hera e parë që një marrëveshje, shpresoj, të arrihet e bazuar në program. Por, pritjet e mëdha mund të sjellin dëshpërim. Për gjashtë muaj nuk do të ndryshojë asgjë në Kosovë. Por, duhet të kalojmë në për këtë proces. Kurti në këtë rast e ka privilegjin dhe përgjegjësinë që të hyjë në histori si kryeministri më reformator që hap një kapitull të ri të Kosovës”, u shpreh ajo në KTV.

Kusari-Lila tha se Kurti ka premtuar zvogëlim të qeverisë, pastaj ka përmendur reformat, marrjen e përgjegjësisë për dialogun, rishikimin e të gjitha marrëveshjeve me Serbinë, e të tjera.

“Reformat në ekonomi do të përfshijë boshtin e ndryshimeve. Nëse flasim vetëm për dialogun, s’duhet të humbet fokusi nga çështjet tjera. Por duhet të ketë reforma brenda. Qeveria Kurti nuk guxon të humbë fokusin, duke thënë se po merrem me dialogun e të lë anash tjerat. Planet në kuadër të programit qeverisës janë planet për ndryshime të ligjeve. Duhet shumë punë në komisione të Kuvendit”, tha Kusari-Lila.

Ish-kryetarja e Gjakovës u shpreh e bindur se me numërimin e votave të diasporës, votat për LVV-në dhe LDK-në do të rriten, duke tejkaluar numrin 61 të deputetëve, të nevojshëm për votimin e Qeverisë së re.

“Me votat e diasporës dhe me votat me kusht, do të kemi më shumë se 61 deputetë bashkë me LDK-në. Do të ketë dinamikë ndryshe të Kuvendit. Premtimet me të cilat janë fituar zgjedhjet duhet të realizohen – duhen ndryshuar ligjet. Është ligji i Buxhetit e shumë ligje tjera, që duhen ndryshuar”, tha ajo.

 

Kusari-Lila tregon mundësitë për koalicion VV-LDK

Periskopi.com Lajme

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, bëri një lidhje direkte me “Open”.E pyetur nëse e priste rezultatin e zgjedhjeve, Mimoza Kusari Lila u shpreh:

“Prisnim që fitorja dhe diferenca me LDK-në të ishte më e madhe, por fitorja pritej. Qytetarët nuk mund të vazhdonin më me një qeverisje të korruptuar.””Sa është mundësia për koalicion me LDK-në?”, u pyet Kusari Lila.

“Po mundësitë janë të shumta. Për punët e brendshme të LDK-së nuk më takon mua të flas, por duke parë parasysh edhe diskutimet para votimeve gjasat për koalicion janë të shumta”, tha ajo.E pyetur për Albin Kurti në pozicionin e kryeministrit, Kusari Lila theksoi: “Albin Kurti do të jetë kryeministër i popullit të Kosovës”.

Mimoza Kusari-Lila voton bashkë me djalin e saj

Periskopi.com Lajme

Mimoza Kusari-Lila, kryetarja e Alternativës, njëheri edhe kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, ka votuar sot.

Këtë e bëri të ditur vet Kusari-Lila me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ditë e bukur për Kosovën.Pas një fushate të mbarë, uroj në rezultat të mbarë të ditës së zgjedhjeve në Kosovë. Sot votova me djalin Edonin, për të sotmen, të ardhmen dhe përparimin në Kosovë”.

“Uroj të gjithë qytetarët e Republikës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe për të dhënë verdiktin e tyre për qeverisjen që duan”, ka thënë Kusari-Lila.