Milot Rashica Archives - Periskopi

Fjalët e para të Milot Rashicës si lojtar i Norwich Cityt

Periskopi.com Sporti

Norwich City ka zyrtarizuar transferimin e anësorit kosovar, Milot Rashica nga Werder Bremeni.

Ai ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me klubin e promovuar në Premier League, transmeton Periskopi.

Anësori kosovar shënoi 27 gola në 100 paraqitje në të gjitha garat për Werder Bremenin, teksa – pasi nënshkroi kontratën – u shpreh:

”Jam i ngazëllyer që do të luaj para fansave të Norëichit dhe në Premier League. Unë sigurisht do të jap më të mirën për këtë klub futbolli në secilën ndeshje dhe shpresoj t’i ngazëllej fansat me shumë gola dhe asistime. Mezi pres të filloj.

”Kam folur me trajnerin dhe e di çka dëshiron ai prej meje. Ato biseda me të më kanë ndihmuar shumë dhe jam shumë i emocionuar.

”Nuk njoh asnjë futbollist apo staf në grup, por kam shumë shokë në këtë sport dhe këtu në Gjermani, të cilët flasin shumë mirë për Norëich Cityn dhe mënyrën si funksionon klubi.

”Kam shikuar shumë ndeshje të Norëichit në Premier League. Gjithmonë ka qenë ëndërr për mua të luaj në Premier League dhe jam i lumtur që Norëichi më ka dhënë këtë mundësi.” /Periskopi.com/

 

Rashica më i ‘dobëti’ në fushë te Werderi, pavarësisht asistit sonte kundër Arminia Bielefeldit

Periskopi.com Sporti

Milot Rashica dha kontribut të madh në fitoren 2-0 të Werder Bremenit, në kuadër të javës së 20-të në Bundesligë.

Kosovari asistoi për golin e parë të shënuar nga Sargent në minutën e 47-të, derisa realizoi një vrapim impresiv nga krahu i majtë eventualisht duke shërbyer në zonë bashkëlojtarin, shkruan Periskopi.

Për 2-0 realizoi Mohwald në minutën e 75-të, pasi u shërbye nga Eggestein.

Sidoqoftë, pavarësisht asistimit, ‘Whoscored’ e ka vlerësuar kosovarin si futbollistin më të dobët te Bremeni, duke e vlerësuar me notën 6.1. /Periskopi.com/

Formacionet zyrtare, Koln – Werder: Ky është vendimi për Rashicën

Periskopi.com Sporti

Skuadara e Milot Rashicës, Werder Bremen, sot në kuadër të xhiros së 24’të në Bundesligës gjermane do ta zhvillojë takimin e radhës ndaj skuuadrës së Kolnit, shkruan Periskopi.

Nga minuta e parë për Werderin do të jetë sulmuesi kosovar, Milot Rashica.

Ndërsa, për Koln nga fillimi do të jetë, Elvis Rexhbeçaj.

Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja skudrave:

 

Vlera e tij ra dukshëm, reagon Milot Rashica: Jam i vetëdijshëm që duhet …

Periskopi.com Sporti

Dështimi për t’u transferuar në ndonjë ekip tjetër, nuk ka pasur ndikim të madh në fokusin e Milot Rashicës te Werder Bremen.

Mesfushori kosovar, verën e kaluar ishte afër që të transferohej në Angli te Aston Villa, poashtu pati mundësi të shkonte edhe te Bayer Leverkusen por fati deshi që të mos lëvizë nga ‘Weser Stadion’.

“Fakti që nuk ka ndodhur transferimi, nuk luan rol asgjë për momentin. Jam i përqëndruar në paraqitjet e mia te Werderi sepse i detyrohem shumë këtij klubi. Jam i vetëdijshëm se duhet t’i kthehem performancës time të vjetër në planin afatgjatë” deklaroi Rashica për SID.

24 vjeçari luajti 86 minuta të premten e kaluar kundër Frankfurtit në fitoren 2-1, duke regjistruar një asistim.

Kjo ishte paraqitja më e mirë e Rashicës, pas rikthimit nga lëndimi, që ia pamundësojë të luaj rreth 2 muaj.

Bashkë me Lewandowskin e Goretzkan, Rashica në formacionin e javës në Bundesligën gjermane

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica këtë javë gjendet në formacionin e javës në Bundesligën gjermane, përcjell Periskopi.

Faqja e Bundesligës ka publikuar edhe formacionin më të mirë të javës, ku bëjnë pjesë tre yje të Bayernit.

Bashkë me Lewandowskin, Gortzekan dhe Sulen në këtë formacion figuron edhe emri i sulmuesit kosovar, Milot Rashica.

Pas paraqitjeve të mira me klubin e Werderit, Rashica ka pranuar notën 8.2 dhe ka zënë vend në 11-shën më të mirë të Bundesligës.

 

Ulje drastike e vlerës së Milot Rashicës, pandemia apo paraqitjet jo në nivel?

Periskopi.com Sporti

Milot Rashica ishte i jashtëzakonshëm në ndeshjen e fundit për Werderin ndaj Eintrachtit Frankfurtit, ku skuadra e tij shënoi fitore me rezultat 2-1, shkruan Periskopi.

Rashica ndeshjen e mbylli me një asistim, dy goditje në portë, një në kornizë, 6 driblime të sakta, 3 pasime të gjata të sakta, 8 duele të fituara dhe 42 prekje.

Megjithatë, sulmuesi anësor i Ëerderit kohët e fundit nuk ka pasur paraqitje të nivelit të lartë, dhe si për rrjedhojë ka rënë edhe vlera e tij.

Reprezentuesi i Kosovës vlerën me të madhe e pati në dhjetor të vitit 2019, ku gjatë asaj kohe vlera e tij ka qenë 35 milion, një herë më e madhe se sa vlera e tanishme e Xherdan Shaqirit, i cili këtë kohë vlenë vetëm 16 milion.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, përkatësisht 4 muaj më parë vlera e Rashicës ishte për 4 milion më e madhe, pra vlente 18 milion – teksa vlera e Rashicës tani është 12 milion.

Ndonëse paraqitjet nuk i ka në nivelin e duhur dhe pandemia ka lënë shenja në çdo fushë, mbase kjo vlerë nuk është pak për Rashicën. /Periskopi

A do të përfitojë sa Messi?Milot Rashica nënshkruan kontratë me Adidas

Periskopi.com Sporti

 

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica nëpërmjet rrjeteve sociale, ka zbuluar se iu ka bashkuar familjes ADIDAS, shkruan Periskopi.

 

Nuk dihet se sa do të përfitojë Rashica nga marka e veshjeve sportive, Adidas, por dihet se Lionel Messi, i cili ka marrëveshje të përjetshme me Adidasin përfiton 12 milion dollarë për çdo vit.

Ja postimi i plotë i Rashicës. /Periskopi

“I lumtur qe iu bashkova familjes ADIDAS”.

Depërtimi i Rashicës shkon viral, po i ‘çmend’ të gjithë

Periskopi.com Sporti

Paraqitja e Milot Rashicës me Ëerder Bremenin ditën e shtunë ishte thjeshtë briliante, anipse nuk arriti të gjente gol, ai bëri një depërtim brilian që shkoi viral në rrjet, shkruan Periskopi.

Ëerder Bremeni zhvilloi ndeshjen me Freiburgun të shtunën, ndaj së cilës nuk arriti të merrte më shumë se një barazim pa gola.

Reprezentuesi i Kosovës luajti për 90 minuta të shtunën dhe depërtimi që shkoi viral mund ta shihni më poshtë. /Periskopi

‘Dardanët’ nuk kanë xhelozi me njëri- tjetrin, kështu e uroi Rashica Berishën

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha sot feston ditëlindjen e 28’të, shkruan Periskopi.

Një nga të shumtë që e ka uruar Berishën është edhe Milot Rashica, i cili postoi një fotografi me mesfushorin dhe shkroi mbishkrimin: ‘Urime ditëlindjen vëllau im’.

Shihni postimin. /Periskopi

 

Rashica mund të përfundojë te Milani në verë

Periskopi.com Sporti

Milot Rashica nuk u largua nga Werder Bremen as gjatë afatit kalimtar të janarit.

Interesime dhe oferta pati për yllin nga Vushtrria, por jo sa për ta kënaqur klubin që zotëron kartonin e tij, Werder Bremen.

Aston Villa dhe Hertha Berlin e deshën kosovarin në janar, por ofertat e tyre ishin më të ulëta se sa shuma që kërkonte Werder.

Sulmuesi i Kosovës duket interesant për klubet e njohura evropiane, derisa tanimë Milani është në garë për të.

Ka qenë mediumi italian Calciomercato që ka raportuar se Rossonerët në verë do të tentojnë afrimin e yllit nga Kosova.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Milan do të kërkojë transferimin e Rashicës nëse nuk arrijnë të afrojnë francezin Florian Thauvin.

Nga ana tjetër Werder nuk lëkundët nga qëndrimet e saj pasi dëshiron 15 milionë euro për ta lënë të lirë Rashicën.

Dritë në fund të tunelit, Milani nuk heq dorë nga Rashica

Periskopi.com Sporti

“Rossoneri” synojnë ta transferojnë yllin kosovar në afatin kalimtar të verës. Rashica mund të kushtojë 15-20 milionë euro

Milot Rashica dështoi të transferohej në një klub më të madh evropian në afatin kalimtar të verës së shkuar dhe në atë të janarit.

Mirëpo, ylli kosovar nuk pritet të qëndrojë gjatë në Werder Bremen.

24 vjeçari i ka përpara gjashtë muaj për t’i treguar vlerat e tij dhe për ta siguruar një kontratë në një klub tjetër.

Mediat italiane shkruajnë se garës për vushtrriasin i është rikthyer Milani.

“Rossoneri” e kishin ndjekur futbollistin e krahut edhe verën e kaluar.

Mirëpo, duket se lideri i Serie A do t’ia mësyjë më seriozisht mesfushorit ofanziv pas përfundimit të këtij sezoni.

Werderi e vlerëson Rashicën 20 milionë euro, por Kuqezinjtë mund ta marrin atë për 15 milionë.

Ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Vitesses ka kontratë me Bremenin deri në vitin 2022.

Kohëve të fundit, interesim për të kishin shfaqur klubet gjermane, Bayer Leverkusen, Leipzig e Hertha Berlin, dhe ai anglez Aston Villa.

Miloti u rikthye së fundmi nga një lëndim që e kishte lënë jashtë fushës së blertë për një muaj e gjysmë.

Milot Rashica ka vetëm gjashtë muaj për ta siguruar kalimin te një klub i madh

Periskopi.com Sporti

lli kosovar duhet ta tregojë veten në pjesën e dytë të sezonit. Atij së fundmi i dështoi transferimi në Hertha Berlin

Milot Rashica lidhej me një largim të mundshëm nga Werder Bremeni gjatë afatit kalimtar të janarit.

Për të, interesimin më serioz e kishte shfaqur Hertha Berlini, e cila tentoi deri në momentet e fundit, por palët nuk u morën vesh.

Prandaj, futbollisti kosovar mbeti përfundimisht në ekipin aktual.

Vushtrriasi ishte njëjtë afër largimit edhe verën e kaluar, por në fund nuk pati diçka konkrete.

E tash, futbollisti i krahut i ka gjashtë muaj përpara vetes për ta treguar veten, në mënyrë që ta sigurojë transferimin në një klub më të madh evropian.

Werder Bremeni është i gatshëm ta shesë 24 vjeçarin dhe do të shpresojë të nxjerrë sa më shumë para.

Rashica mund të shitet gjatë verës që vjen nga 15 deri në 20 milionë euro.

Por, gjithçka do të varet nga forma e tij që do ta ketë në pjesën e dytë të sezonit.

Në të kaluarën, interesim për Milotin kishin shfaqur Leipzigu dhe Bayer Leverkuseni në Gjermani dhe Aston Villa në Angli.

Zbulohen të rejat nga Milot Rashica, ky klub nga Bundesliga i do shërbimet e vushtrriasit

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është bërë objektiv i Schalkes, e cila e do atë në janar.

Futbollisti ka kontratë me Werder Bremenin deri në vitin 2022 dhe vetëm një ofertë e majme mund ta bindte klubin gjerman të heq dorë nga ylli i tij.

Sipas mediave gjermane, klubi nga “Gelsenkirchen” i ka bërë gati 13 milionë euro për ta blerë në janar futbollistin.

Mirëpo, “Sport Bild” shkruan se kjo shumë është e pamjaftueshme për një lojtar i cili vlen më shumë se 20 milionë euro.

Madje, mediumi gjerman e përmend edhe një ofertë që u tha muaj më parë se e kishte ofruar Benfica për Rashicën. Bëhet fjalë për 18 milionë euro, ofertë kjo që ishte refuzuar nga klubi gjerman

Rashica ende ëndërron transferimin: Hertha dhe Schalke dy mundësitë e fundit të tij për ta treguar veten

Periskopi.com Sporti

Ylli kosovar do të mundohet të shkëlqejë në ndeshjet me Herthan dhe Schalken, për t’u transferuar në një klub tjetër në fund të afatit kalimtar të janarit.

Milot Rashica nuk i ka humbur ende shpresat për t’u transferuar në një klub të ri gjatë janarit.

Ylli kosovar u rikthye së fundmi në aksion pas lëndimit që e kishte lënë jashtë fushës së blertë për më shumë se një muaj e gjysmë.

Dhe, 24 vjeçari ka nisur ta rikthejë formën dhe bëri paraqitje pozitive ndaj Borussia Monchengladbachut, ku e qëlloi edhe shtyllën, shkruan Express.

Ai paraprakisht i kishte zhvilluar disa minuta edhe në ndeshje me Augsburgun, kur ishte rikthyer nga lëndimi fundjavën që shkoi.

Trajneri Florian Kohfeldt është i kënaqur me qasjen e përfaqësuesit kosovar, i cili po sheh dritë në fund të një tuneli.

“Ishte një aksion tipik i Milotit. Ai është duke bërë punë të madhe këtu. Vetëm centimetrat e ndanë atë nga goli”, ka thënë ai.

“Ky ka mundur të ishte momenti i Milot Rashicës, por ai i ka edhe disa të tjerë…”, ka shtuar Kohfeldt.

Rashica me këtë rast e lëshoi mundësinë e parë milion dollarëshe nga tri sa i kishte.

Ai tash do t’i ketë edhe dy mundësi të tjera deri në fund të afatit kalimtar të janarit.

Rashica do të mundohet ta tregojë veten edhe më 23 janar ndaj Herthas dhe më 30 të këtij muaji kundër Schalkes.

Dhe, nëse bën paraqitje solide në këto dy takime, vushtrriasi mund ta sigurojë një kontratë në një klub më të madh evropian.

Werder Bremeni është i gatshëm ta shesë ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Vitesses për 15 milionë euro këtë muaj.

 

Rashica i gatshëm për rikthim nga minuta e parë

Periskopi.com Sporti

Milot Rashica pritet që sot të luaj nga minuta e parë në derbin ndaj Borussia Mönchengladbach. 

Anësori i Kombëtares së Kosovës luajti vetëm 3 minuta në ndeshjen e fundit të Werderit, por sonte pritet të luaj nga minuta e parë.

 

Kujtojmë që Miloti kishte pësuar një dëmtim gjatë muajit nëntor të vitit 2020 që e mbajti 3 muaj larg fushës së gjelbër.

U inkuadrua në kohën shtesë pas dy muajve jashtë fushave: Kjo është nota me të cilën u vlerësua Milot Rashica

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është paraqitur për herë të parë në fushën e gjelbër pas rreth dy muajsh mungese për shkak të lëndimit.

Ai u dëmtua në nëntorin e kaluar, teksa rikuperimi i tij ka zgjatur rreth 60 ditë, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, sot – në fitoren 2-0 të Werder Bremenit kundër Augsburgut – vushtrriasi u aktivizua për herë të parë, edhe pse për pak minuta në kohën shtesë.

Ai zuri vendin e Kevin Mohwald në minutën e 90-të, në një zëvendësim që më shumë u bë sa për të humbur kohë.

Për aq momente sa qëndroi në fushë, ‘Whoscored’ e vlerësoi paraqitjen e tij me notën 6.0. /Periskopi.com/

Konfirmohet: Rashica rikthehet kundër Augsburgut

Periskopi.com Sporti

Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann ka konfirmuar rikthimin e sulmuesit Milot Rashica.

Kosovari ishte jashtë fushës për disa muaj, shkaku i lëndimit afatgjatë.

Sidoqoftë, Baumann ka njoftuar se Rashica është mirë me shëndet dhe do jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës kundër Augsburgut.

“Gjëja e rëndësishme është që është i shëndetshëm dhe do arrijë nivelin e tij”.

“Do të jetë me skuadrën të shtunën dhe kjo na ndihmon të gjithëve”, deklaroi ai.

Rashica më shumë gjasa do nis ndeshjen nga stoli, andaj pritet të aktivizohet në 45-minutëshin e dytë.

E konfirmon edhe Drejtori Sportiv i Werderit: Rashica plotësisht i gatshëm për të luajtur përsëri

Periskopi.com Sporti

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Frank Baumann ka bërë të ditur se Milot Rashica është në gjendje të mirë fizike dhe do të rikthehet me skuadrën e Werderit në ndeshjen e kësaj fundjave, përcjell Periskopi.

Për herë të parë pas dy muajve, Rashica pritet të rikthehet në ndeshjes e së shtunës, përkatësisht në takimin ndaj Augsburgut.

“Është më rëndësi që ai të jetë shëndosh dhe tani e ka arritur përsëri nivelin optimal të gjendjes fizike. Ai do të jetë në skuadër për ndeshjen e së shtunës dhe kjo është e tëra tani për tani”, tha Baumann.

Kujtojmë se, Rashica kishte lënduar kofshën gjatë një dueli në ushtrimet e datës 1 dhjetor që pati me klubin. /Periskopi

Konfirmohet: Rashica nuk luan as kundër Bayer Leverkusenit

Periskopi.com Sporti

Milot Rashica nuk do të rikthehet në fushë as këtë fundjavë.

Sulmuesi nga Kosova ka lënë mbrapa lëndimin e pësuar javë më parë dhe është rikthyer në stërvitje.

Vushtrriasi ka nisur stërvitjet me ekipin të hënën, por pa marrë parasysh kësaj, ai nuk do të luaj ndaj Bayer Leverkusen.

Ka qenë trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt që ka folur para ndeshjes dhe ka bërë të ditur se kosovari nuk do të luaj në këtë takim.

“Rashica është rikthyer në stërvitje, por nuk do të luaj këtë javë”, ka deklaruar Kohfeldt.

Werder Bremen do të jetë mysafir i Bayer Leverkusenit të shtunën me fillim nga ora 15:30.

Milot Rashica këtë edicion nuk ka pasur fatin që të luaj në shumicën e takimeve shkaku i lëndimeve.

24-vjeçari është aktivizuar në vetëm pesë ndeshje, ku nuk ka gjetur ende rrugën e golit, por që ka një asistim.

Buzëqeshja e Milotit tregon gjithçka, gati të rikthehet në fushë

Periskopi.com Sporti

Ylli kosovar, Milot Rashica është kthyer në stërvitje me klubin ditën e sotme, shkruan Periskopi.

Vushtrriasi mbeti jashtë fushave për shkak të një lëndimi duke munguar në gjashtë ndeshje

“Kjo buzëqeshje tregon gjithçka. U ktheva me skuadrën”, ka shkruar sulmuesi nga Vushtrria derisa i ka bashkëngjitur fotografitë nga stërvitja.

Milot Rashica është jashtë fushave që nga 27 nëntori kur luajti kundër Wolfsburgut.

Ja postimi i Milotit. /Periskop