Rihapen dilemat në finalen e konferencës lindore, Boston Celtics mposht Miami Heat

Periskopi.com Sporti

Jayson Tatum dhe Jaylen Brown kanë mbajtur të gjallë skuadrën e Boston Celtics.

Sezoni i Celtics vazhdon të jetë akoma i hapur, pas fitores së mbrëmshme kundër Miami Heat, shkruan lajmi.net.

Skuadra nga Bostoni fitoi me rezultatin 121:108, duke bërë diferencën në çerekun e tretë, të cilin e fitoi me rezultat 41:25.

Më efikasi te Celtics ishte Jayson Tatum me 31 pikë, duke shtuar më pas edhe 10 kërcime dhe gjashtë asistime.

Jaylen Brown ndihmoi me 28 pikë dhe tetë kërcime.

Gjithçka tashmë shkon në ndeshjen e gjashtë, ku Miami mund të sigurojnë kalimin tutje, ose Boston të sforcojnë ndeshjen e shtatë. 

Miami Heat e pensionon fanelën e Shaquille O’Neal (Foto)

Miami Heat ka vendosur të pensionojë numrin 32 i cili u bart nga qendra e mirënjohur Shaquille O'Neal.

Periskopi.com Sporti

Fanela me numrin 32, është ngritur në sallën “American Airlines Arena” të Miamit dje në ndeshjen kundër Los Angeles Lakers.

neal
Fanela e pensionuar në nderim të Shaquille O’Neal

 

Shaq gjatë viteve që ishte pjesë e Heatit, është bërë kampion një herë dhe është zgjedhur 3 herë “All-Star”.

O’Neal e fitoi unazën e artë me Heat në vitin 2006. /Periskopi/

Miami Heat, karriera e Chris Bosh në rrezik

Periskopi.com Sporti

Dramë te Miami Heat. Karriera e Chris Bosh është në rrezik serioz dhe gjasat që basketbollisti të rikthehet në parket janë fare minimale. Provat e fundit mjekësore të cilave u është nënshtruar shtatlarti amerikan kanë vërtetuar se Chris Bosh ka probleme serioze në mushkëri. Jeta e tij nuk është në rrezik, por vazhdimi i karrierës në NBA, po.Problemet e para për Chris Bosh u shfaqën rreth një vit e gjysmë më parë, por atëherë lojtari iu nënshtrua disa terapive të njëpasnjëshme duke u rikthyer në parket. Megjithatë sezonin e kaluar 32-vjecari zhvilloi në total vetëm 53 ndeshje sepse më pas u detyrua të ngrinte flamurin e bardhë për shkak se iu rishfaqën problemet në mushkri.

Pasi lojtari vendoste të përfundonte përpara kohe sezonin, Miami Heat konfirmoi nëpërmjet faqes zyrtare se rezultatet e analizave që kreu Bosh nuk ishin shumë pozitive. Por edhe pse drejtuesit e skuadrës nga Florida shpresonin te rikthimi i shpejtë i 32-vjecarit mesa duket tashmë ata janë dorëzuar. Shëndeti i basketbollistit është gjëja parësore dhe për momentin Chris Bosh e ka të pamundur të rikthehet mbi parket, madje mediat amerikane theksojnë se karrierës së tij i ka ardhur fundi. Opsioni që Bosh të luajë sërish basketboll është surreal. Lojtari pas largimit të Lebron James nga Miami nënshkroi një kontratë 5-vjecare me Heat-sat dhe është i lidhur me skuadrën nga Florida deri në 30 Qershor të vitit 2019.