E çuditshme, portieri i Cadizit dorëzohet i tëri para Messit – argjentinasi nuk gabon nga penalltia

Periskopi.com Sporti

Në kuadër të xhiros së  24’të të La Ligës spanjolle, klubi blaugran, Barcelona, sot po zhvillon takimin e saj të radhës kundër skuadrës modeste të Cadizit, shkruan Periskopi.

Aktualisht kur po zhvillohet minuta e 36’të e takimit, blaugranët kanë arritur të kalojnë në epërsi me golin e legjendës argjentinase, Lionel Messi, i cili nuk gaboi nga penalltia.

Ajo që ra në sy gjatë ekzekutimit të penalltisë nga Messi, ishte se portieri i Cadizit u dorëzua i tëri përballë legjendës argjentinase.

Shihni videon KËTU.

Cadiz CV e kishte mundur Barçën në ndeshjen e parë në dhjetor të këtij viti. /Periskopi

De Jong ia fal golin e epërsisë Barcelonës, Messi nuk gabon nga penalltia

Periskopi.com Sporti

Dueli Barcelona – PSG është ndeshja më e spikatur që po zhvillohet sonte në kuadër të ndeshjeve të para të 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi.

Aktualisht kur po zhvillohet minuta e 27’të e takimit, katalanasit kanë arritur ta shënojnë golin e avantazhit, autor i së cilës është argjentinasi, Lionel Messi, i cili shënoi nga penalltia.

Gjyqtari akordoi penallti për katalanasit pas një rrëzimi të De Jong brenda zonës.

Shihni penalltinë. /Periskopi

 

 

 

Messi shumë afër PSG-së? Ballina e ‘France Football’ e rezervuar për argjentinasin me fanellën e klubit parisien

Periskopi.com Sporti

Sipas raportimeve në mediet franceze, Neymar është duke luajtur një rol të rëndësishëm në transferimin e legjendës argjentinase, Lionel Messit tek skuadra parisiene, PSG, përcjell Periskopi.

Messi poashtu është bërë pjesë e kopertinës së gazetës së njohur të futbollit, ‘France Football’, aty ku shihet me fanellë të PSG-së.

Kontrata e 33 vjeçarit përfundon këtë sezon dhe e ardhmja e tij është ende ‘në ajër’.

Kujtojmë se dy nga klubet me të etura për t’i pasur shërbimet e yllit argjentinas janë. PSG dhe Manchester City. /Periskopi

Nuk duroi ta shihte nga stoli skuadrën tek humbte, Messi inkuadrohet në pjesën e dytë dhe shënon

Periskopi.com Sporti

Skuadra katalanase, Barcelona ka arritur ta shënojë golin e barazimit ndaj skuadrës së Real Betisit, shkruan Periskopi.

Golin në minutat e parë të pjesës së dytë, përkatësisht në minutën e 59’të e shënoi argjentinasi, Lionel Messi, i cili nuk ishte i inkuadruar në lojë në pjesën e parë.

Ky është goli i 13’të i Messit për këtë sezon.

Shihni golin. /Periskopi

 

Një udhëtim i pabesueshëm i Messit të Barcelona, sot 17 më parë vite nënshkroi kontratën me klubin katalanas

Periskopi.com Sporti

Dikush mbase mund të mos e dijë se kur saktësisht është bërë Messi pjesë e Barcelonës, edhe pse fansat ‘lionelmessian’, sikur janë të bindur se historia e Barcelonës fillon me legjendën argjentinase, shkruan Periskopi.

Megjithatë, klubi katalanas u formua në vitin 1989, përkatisht me datë 29 nëntor. Teksa një talent që mbase vjen vetëm njëherë në botën e futbollit iu bashkangjit katalunasëve në vitin 2004.

Në 503 paraqitje për klubin Messi ka shënuar 456 herë në portën e kundërshtarëve. Ndërsa tek Barcelona C, në 10 parqitje ka shënuar 5 herë dhe tek Barcelona B në 22 parqitje ka shënuar 6 herë.

Image

Periskopi jua rikujton se, si sot në vitin 2004 ai u bë pjesë e ekipit të Barcelonës me të cilin fitoi gjithçka që ka sot.

 

Ronaldo theu rekord dhe u bë golashënuesi më i mirë në histori, por ku renditet Messi?

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo është bërë zyrtarisht të martën mbrëma golashënuesi më i mirë në histori të futbollit.

CR7 me dy golat kundër Interit kapi shifrën e 763 golave në karrierë, një më shumë se Bican dhe Pele (762).

Por ku renditet rivali i tij, Lionel Messi?

33-vjeçari argjentinas nuk është edhe larg CR7, teksa duhet theksuar se është pothuajse dy vite më i ri se portugezi.

Messi aktualisht renditet i pesti në listën e golashënuesve më të mirë në histori të futbollit.

Deri më tani ai ka shënuar 721 gola në karrierë dhe synon fillimisht të zë dhe kaloi Romarion që numëron 740 gola, dhe më pas Bican (762), Pelé (762) dhe pse jo Ronaldo, gjithmonë nëse var më herët atletet.

Messi i sezoneve të kaluara tashmë do të ishte edhe më pranë këtyre të lartpërmendurve, por gjërat kanë ndryshuar këtë sezon, pasi ai numëron vetëm 16 gola, diçka e pazakontë pasi dikur në muajin shkurt numëronte së paku 30.

Problemet me klubin dhe dëshira për t’u larguar, ani pse nuk u lejua – ka bërë që të bie rendimenti i 33-vjeçarit.

Fillon sherri: Messi hedh në gjyq 5 drejtuesit e Barcelonës – kjo është arsyeja

Periskopi.com Sporti

Legjenda argjentinase, Lionel Messi ka vendosur të ndërmarrë hapa ligjorë pas zbulimit të detajeve të kontratës së tij nga gazeta “El Mundo”, përcjell Periskopi.

 

Sipas burimeve pranë përfaqësuesve të tij ligjorë, futbollisti argjentinas do të paraqesë një ankesë penale kundër pesë personave që ai i konsideron të dyshuar për zbulimin e dokumentit privat në gazetën madrilene, një fakt që përbën një krim.

 

Ata janë Josep Maria Bartomeu (ish-presidenti i Barçës), Carles Tusquets (presidenti aktual i Komitetit të Menaxhimit), Jordi Mestre (ish-nënkryetari për çështjet sportive), Òscar Grau (CEO i klubit) dhe Romà Puntí (shefi i shërbimeve juridike të Barçës) .

 

Të gjithë këta persona kanë patur qasje në dokumente e për rrjedhojë janë të dyshuarit kryesorë për servirjen e kontratës gazetës “El Mundo”, e cila gjithashtu do të paditet për publikimin e saj, ndërkohë që ajo ishte konfidenciale.

 

 

Interesant fakti që vetë klubi i Barcelonës, më konkretisht Komiteti i Menaxhimit, ka kërkuar të fillojë një hetim i brendshëm në përpjekje për të sqaruar detajet e incidentit.

Barcelona ka një talent të madh, Pedri thyen rekordin 14-vjeçar të klubit

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, vijon të shkëlqejë në fushën e lojës. Këtë herë 18-vjeçari tregoi një anë tjetër të tij, pasi ra në sy në pozicionin e tij të ri. Spanjolli këtë herë kishtë më shumë detyra mbrojtëse dhe ai ia doli mjaft mirë, duke arritur madje dhe një rekord të La Ligës.

Në ndeshjen kundër Athletic Bilbao, Pedri arriti të rikuperonte plot 12 topa nga kundërshtarët, një rekord ky për këtë sezon. Sipas statistikave të “Choose”, këtë arritje e ka bërë dhe lojtari i Sevillas, Sergio Escudero, 14 vite më parë në moshën e Pedrit.

 

Ylli i ri katalanas rikuperoi katër topa në zonën e Bilbaos, pesë në mesfushë dhe tre tek zona e Ter Stegen. Kjo tregon se ai nuk vlen vetëm në aspektin sulmues, por edhe në atë mbrojtës. Paraqitja në ndeshjen e djeshme ishte një shenjë për trajnerin Koeman që Pedri mund të luajë edhe në prapavijë.

Griezmann thur elozhe për Messin, e thotë atë që e thonë të gjithë për të

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi francez, Antoione Griezmann e ka vlerësuar shumë lart legjendën argjentinase, Lionel Messit, shkruan Periskopi.

Reprezentuesi francez po fliste pas golave ​​të tij dhe Messi i dhanë Barcelonës një fitore 2-1 ndaj Athletic të dielën në mbrëmje.

“Ne jemi duke shijuar Leo Messin, ai është një legjendë,” i tha Griezmann Movistar +.

Aktualisht, Barcelona gjendet në vendin e dytë me 10 pikë më pak se lideri, Atletico Madrid.

Gjuajtjet e lira specialitet i Lionel Messit, shënon eurogol që vlenë të shikohet më shumë se 3 herë

Periskopi.com Sporti

Ballafaqimi i skuadrës katalanase, Barcelonës, kundër asaj baske, Bilbao, është derbi i kësaj jave në kuadër të La Ligës spanjolle, shkruan Periskopi.

Janë katalanasit ata që kanë arritur të kalojnë në epërsi me një eurogol nga legjenda argjentinase, Lionel Messi, i cili shënoi nga gjuajtja e lirë.

Shihni golin. /Periskopi

 

“Sa herë që Messi nuk luan, Barcelona fiton”

Periskopi.com Sporti

Ikona e Argjentinës, Hugo Gatti, beson se Barça ka nisur tashmë të përgatitet për jetën pas Leo Messit.

Madje, sipas tij, sa herë që po mungon këtë edicion Leo, Barça po tregon paraqitje të mira dhe po arrin fitore të lehta.

“Sa herë që Messi nuk luan, Barcelona po fiton sepse bazohen në fuqi të tjera. Futbolli është që të fitosh dhe nëse e bën duke luajtur mirë, edhe më mirë. Sa herë që Messi nuk luan, Barcelona fiton”, tha ai.

Messi ka shënuar 14 gola në 22 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat.

Shumë yje për një trofe, ndizet ‘lufta’ për ‘Këpucën e Artë’

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi apo Robert Lewandowski; kush do ta mbyllë me më shumë gola të shënuar këtë sezon? Gara për “Këpucën e Artë” në Europë, sezoni 2020-2021, është duke vazhduar e ethshme, ndërsa sulmuesit më të mirë kërkojnë të rrisin numrin e tyre të ”rrjetave”. Ciro Immobile i Lazio e fitoi këtë trofe individual në sezonin e kaluar, duke përfunduar përpara Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo, Timo Werner dhe Lionel Messi, por konkurrenca e fortë do të thotë se do të duhet të luftojë fort për ta mbajtur “kurorën”.

Për kreun e kësaj liste, në sezonin aktual ka edhe pretendentë të tjerë si Erling Haaland, Mohamed Salah dhe madje Zlatan Ibrahimovic. Për momentin duhet arritur Lewandowski, me më shumë kredite në sezonin që vazhdon; 20 gola (40 pikë). Kujtojmë se një gol në kampionatet kryesore të kontinentit vlen 2 pikë, ndërsa në të tjerët, jo pjesë e “top-5”, kuotohet me 1.5 pikë.

Ja renditja momentale:
#1 Robert Lewandowski | Bayern Munich | 20 gola (40 pikë)

#2 Cristiano Ronaldo | Juventus | 15 gola (30)

#3 Mohamed Salah | Liverpool | 13 gola (26)

#4 Erling Haaland | Borussia Dortmund | 12 gola (24)

#5 Romelu Lukaku | Inter | 12 gola (24)

#6 Kylian Mbappe | PSG | 12 gola (24)

#7 Heung-min Son | Tottenham | 12 gola (24)

#8 Boulaye Dia | Reims | 12 gola (24)

#9 Lionel Messi | Barcelona | 11 gola (22)

#10 Memphis Depay | Lyon | 11 gola (22)

#11 Andre Silva | Eintracht Frankfurt | 11 gola (22)

#12 Ciro Immobile | Lazio | 11 gola (22)

#13 Bruno Fernandes | Man Utd | 11 gola (22)

#14 Dominic Calvert-Lewin | Everton | 11 gola (22)

#15 Jamie Vardy | Leicester City | 11 gola (22)

#16 Harry Kane | Tottenham | 11 gola (22)

#17 Zlatan Ibrahimovic | AC MIlan | 10 gola (20)

#18 Luis Muriel | Atalanta | 10 gola (20)

#19 Patrick Bamford | Leeds United | 10 gola (20)

#20 Joao Pedro | Cagliari | 10 gola (20)

#21 Gerard Moreno | Villarreal | 10 gola (20)

#22 Wout Weghorst | Wolfsburg | 10 gola (20)

Formacionet zyrtare: Real Socidedad – Barcelona, ky është vendimi për Messin

Periskopi.com Sporti

Barcelona dhe Real Sociedad do të luajnë kundër njëra tjetrës për ndeshjen e gjysëmfinales së Super Kupës së Spanjës.

 

Barcelona në këtë ndeshje do të jetë pa sulmuesin e tyre kryesor, Lionel Messi.

Më poshtë, janë formacionet e të dyja klubeve:

Barcelona: Ter Stegen,Mingueza, Araujo, Lenglet, Alba, Busquets, De Jong, Pedri, Dembelé, Griezmann, Braithwaite.

Real Sociedad:Ayesa. Zaldua, Aihen, Sagnan. Zubimendi. WIllian J., Januzaj, Barrenetxea, Bautista

Lëndohet Lionel Messi, mungon në Superkupën e Spanjës?

Periskopi.com Sporti

Barcelona do të përballet me Real Sociedad këtë të mërkurë në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, por lajmet që vijnë nga kampi “blaugrana” konfirmojnë me shumë mundësi mungesën e Lionel Messit. Argjentinasi nuk hipi në autobusin që transportonte lojtarët në “Ciudad Deportiva Rafael Gómez del Córdoba”.

Siç ndodh zakonisht, lojtarët i janë nënshtruar një seance të lehtë para ndeshjes, por Messi dhe Araujo nuk janë stërvitur me pjesën tjetër të grupit.

Deri tani nuk ka asnjë shpjegim nga Barcelona për mungesën e mundshme të kapitenit, por ESPN ka raportuar se ai është pothuajse i përjashtuar, pasi ka patur shqetësime të shtunën e kaluar në Granada. Gjithsesi, siç ka mësuar “El Mundo Deportivo”, mjekët do të vlerësojnë në momentin e fundit nëse argjentinasi do të jetë në gjendje të luajë.

Edhe nëse largohet nga Barcelona, Messi do të paguhet nga klubi deri në vitin 2025

Periskopi.com Sporti

Skuadra spanjolle, Barcelona siç duket i ka shumë para borxh yllit të tyre, Lionel Messit.

Sipas raportimeve të fundit, Barcelona duhet t’i paguajë Messit edhe 78 milionë euro.

Barcelona këto para duhet të ja paguajë Messit për shkak të marrëveshjes që kishin bërë për rinovim të kontratës në vitin 2017.

Një pjesë e parave po besohet se futbollistit ju kanë paguar kurse pjesa tjetër pritet t’i paguhet deri në vitin 2025.

Kështu edhe nëse Messi largohet nga Barcelona, ai do të vazhdojë të marrë para nga ta deri në vitin 2025.

Messi e thyen rekordin e Ronaldos për gjuajtjet e lira

Periskopi.com Sporti

Aftësia e gjuajtjeve të lira në futboll nuk është sepcialitet i shumë lojtarëve të këtij sporti, shkruan Periskopi.

Legjenda argjentinase, Leo Messi me golin e realizuar nga gjuajtja e lirë mbrëmë ndaj Granadës ka thyer rekordin e Ronaldos.

Cristiano Ronaldo ka realizuar gjithsej 47 gola në karrierën e tij nga gjuajtja e lirë me klube, ndërsa Messi me Barcelonën kap shifrën e 48 golave.

Image

 

‘Ringjallja’ e Messit dhe Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Barcelona arriti të arkëtojë tri pikët e radhës mbrëmë në transfertë ndaj Granadas. Katalunasit shënuan fitore bindëse prej 0:4. Messi dhe Griezmann ndihmuan ekipin me nga dy gola.

Viti 2021 ka nisur mbarë për ekipin e Ronald Koeman, që tash numëron tri fitore në tri ndeshjet e luajtura këtë vit.

Paraprakisht mposhtën Athletic Bilbaon 2:3 dhe Huescan 0:1. Të trija ndeshjet, Barcelona i luajti si mysafir.

Përveç kësaj, tifozët e klubit i gëzon fakti që Messi ka gjetur rrugën e golit. Argjentinasi tani ka realizuar 4 gola në dy ndeshjet e fundit, kurse ka marrë lidershipin në listën e golashënuesve në La Liga me 11 gola gjithsej.

Paraqitjet e Barcelonës po tregojnë shenja pozitive, pas një starti të dobët të sezonit.

Në tetë ndeshjet e fundit në La Liga, Barcelona ka shënuar 6 fitore dhe dy barazime dhe momentalisht gjenden në vendin e tretë në tabelë me 34 pikë, tri më pak se Real Madridi dhe katër më pak se Atletico Madrid, i cili ka edhe tri ndeshje më pak të luajtura.

Komentatori ‘çmendet’ me golin e Messit realizuar nga gjuajtja e lirë

Periskopi.com Sporti

Mbrëmë skuadra e Barcelonës e fitoi takimin ndaj Granadës me rezultatin final në 0:4, duel ky që u zhvillua në kuadër të xhiros së 18’të të në La Liga.

Messi shënoi dy gola në këtë përballje, por goli i realizuar nga gjuajtja e lirë ishte i një niveli tjetër.

Ai shënoi duke kaluar barrikadën e vendosur nga skuadra e Granadës nën këmbët e futbollistëve.

Por, si e komentoi këtë moment, komentatori i njohur anglez, Ray Hundson.

Shihni videon.

 

 

Bilbao 2-3 Barcelona, notat e lojtarëve: Shkëlqen Messi e Pedri

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka fituar në udhëtim te Athletic Bilbao me rezultat 3-1 në ndeshjen e mbetur të vlefshme për javën e dytë në La Liga.

Katalunasit e kanë marrë një fitore të madhe në stadiumin ‘San Mames’ pas një paraqitje brilante ndaj vendasve të Bilbaos.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Inaki Williams (3’) dhe Iker Munain (90’) për vendasit, ndërsa për Barçën shënuan Pedri (14’) dhe Lionel Messi (38’, 62’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht argjentinasi Messi, i cili pas dy golave, dy shtyllave dhe shumë rasteve u notua me 8.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin vendas, Oscar de Marcos që u notua me 5.8.

Bilbao:

Barcelona:

Trekëndëshi Messi, Griezmann dhe Pedri: Barcelona barazon rezultatin me gol briliant

Periskopi.com Sporti

Qyteti bask, Bilbao, është nikoqir i derbit të vjetër midis Atleticos dhe Barcelonës, shkruan Periskopi.

Atletico dhe Barcelona po luajnë ndeshjen të cilën nuk kanë mundur ta zhvillojnë në javën e dytë në La Liga.

Katalanasit janë befasuar nga baskët të cilët realizuan golin e avantazhit qysh në minutën e 3’të të takimit.

Autor i golit për skuadrën e Bilbaos është Williams.

Ndërsa, për ta barazuar rezultatin për barcelonën shënoi mesfushori spanjoll, Pedri.

Shihni golin ./Periskopi