A mund ta shpëtojë Shqipëria Angela Merkelin si kancelare?

Periskopi.com Lajme

 

Askush nuk i konfirmon fjalët në qarkullim: Shqipëria mund të bëhet një vend kyç për pritjen e përkohshme të refugjatëve në Europë, por jo në BE. Një zgjidhje e artë kjo për Merkelin dhe për BE-në.

Është vetëm një tezë, asgjë më shumë: Shqipëria si vend për strehimin e përkohshëm të refugjatëve. Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe kancelari i Austrisë Sebastian Kurz e kanë hedhur të parët idenë, që të krijohen qendra për azilkërkuesit në Europë, por jashtë BE-së.

Zëdhënësi qeveritar në Vjenë Peter Launsky-Tieffenthal konfirmoi për DW-në, se ndërkohë ka bisedime për krijimin e një qendre të tillë ndër të tjera edhe me Shqipërinë. Kurse Endri Fuga, drejtor për Marrëdhëniet me Publikun dhe këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë, përmes e-mailit i tha DW-së, se nuk ka as kërkesë dhe as diskutime për këtë temë. Opozita në Shqipëri e interpreton ndryshe. Ajo e akuzon qeverinë, se do të arrijë përshpejtimin e antarësimit në BE në këmbim të qendrave për refugjatët. Dhe ja se si mund të ndodhte:

Situata aktuale

Në itinerarin ballkanik vazhdon të ketë lëvizje përmes rrugëve tokësore. Refugjatët vijnë kryesisht përmes Detit Mesdhe, por ndërkohë Italia, Malta apo Greqia nuk janë më të gatshme t’i pranojnë njerëzit në masë. Ndërsa vendet e BE-së, e ndër to Gjermania, duan që t’i kthejnë azilkërkuesit e refuzuar. Ç’lidhje ka kjo me Shqipërinë?

Pse Shqipëria?

Vendi i vogël ballkanik ndodhet përgjatë itinerarit të refugjatëve dhe po ashtu edhe në Mesdhe, prej nga kalon pjesa më e madhe e refugjatëve, që zbarkojnë me anije. Porti i Durrësit ka kapacitete të mjaftueshme për zbarkimin e kontigjenteve të mëdha të refugjatëve. Nga anijet që eskortohen prej Frontex-it refugjatët mund të vendosen në tokën shqiptare për t’u regjistruar. Paskëtaj ata që nuk konfirmohen se kanë vërtetë arsye për azil mund t’i kthejnë direkt në vendet nga kanë ardhur. Ndërsa ata që kanë nevojë për mbrojtje dhe potencialisht kanë të drejtë azili mund të shpërndahen në vendet e BE-së.

Ajo që është atraktive për vendet e BE-së: Shqipëria nuk bën pjesë në BE. Atje nuk janë në fuqi rregulloret e BE-së si Marrëveshja e Shengenit apo Marrëveshja e Dublinit. Shqipëria është megjithatë një vend anëtar në NATO e kësisoj e ankoruar në aleancën e sigurisë së shteteve perëndimore. Përveç kësaj në Shqipëri po ndërtohet aktualisht një Qendër Antiterror e NATO-s. Kësaj i shtohet edhe pozita e favorshme gjeografike, që veriu i Shqipërisë është i rrethuar prej maleve të larta, ç’ka krijon një siguri natyrore të kurifit.

A është Shqipëria e përgatitur?

Shqipëria ka përvojë të madhe me strehimin dhe trajtimin e refugjatëve. Në vitet 1999/1998 vendi strehoi gati një milionë kosovarë.

Dhe si rrjedhojë e krizës së refugjatëve në vitin 2015 në Shqipëri u krijuan kapacitete të konsiderueshme për pranimin e migrantëve. Këto kapacitete praktikisht kanë qenë deri sot të pashfrytëzuara. Në mediet e Shqipërisë bëhet fjalë për kapacitete në një shifër prej disa mijëra.

Zëdhënësi i UNHCR-së për Evropën Juglindore, Neven Crvenkovic, tha për DW-në se prej vitit 2017 Shqipëria i ka dyfishuar kapacitet ekzistuese. Ndërkohë ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, ka pasur këto ditë bisedime me homologë të tij në kryeqytetet e Evropës. Të enjten ai ishte në Berlin dhe një nga temat e bisedimeve ishte edhe migrimi.

Pse do t’i shkonte kjo për shtat Evropës?

Ndryshe nga Libia, Shqipëria është një vend i sigurt në Evropë dhe pranë portave të BE-së. Përveç kësaj, Shqipëria kërkon të bëhet anëtare e BE-së dhe prandaj është e gatshme që të respektojë standardet e BE-së, si ato që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. UNHCR-ja konfirmon se Shqipëria i trajton mirë refugjatët në vend.

Të gjitha këto pika që Libia, e cila është po ashtu në diskutim, nuk i plotëson. Dhe mbi të gjitha BE-ja nuk mund të veprojë aty si fuqi rregullatore, sepse Libia është një shtet pa strukturë dhe udhëheqje.

Ç’përfitim do të kishte Angela Merkeli prej kësaj?

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer tha në takimin e tij të fundit me kancelarin austriak se ai mbështet idenë e qendrave të migrimit jashtë BE-së. Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, nga ana tjetër, nuk donte ta komentonte të mërkurën këtë gjë për shkak të samitit të posaçëm të BE i parashikuar për të djelën në Bruksel.

Një marrëveshje e mundshme me Shqipërinë do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme edhe për çtensionimin e mospajtimeve të brendshme gjermane: Shqipëria do të ofronte zgjidhjen “humane”. Dhe kërkesat e sigurisë të Seehofer-it: procedura të kontrolluara nën mbikëqyrjen e BE-së, por jashtë BE-së, do të bëheshin të mundshme. Horst Seehofer mund të jetë i kënaqur dhe ta shesë këtë si një sukses për fushatën zgjedhore bavareze. Kriza qeveritare pra faktikisht do të përfundonte.

“Zgjidhja shqiptare” mund të jetë e dobishme edhe për Shqipërinë: qeveria socialiste në Tiranë është nën presion nga qarqet konservatore, veçanërisht CDU-ja. Rekomandimi për samitin e BE-së për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë është vënë në pikëpyetje për shkak të shqetësimeve lidhur me sundimin e ligjit. Shqipëria mund të kërkojë si këmbim për marrëveshjen e refugjatëve dritë të gjelbër për bisedimet. Vendet e BE-së do t’ia shpërblenin me mirënjohje Shqipërisë një zgjidhje të tillë për krizën e migracionit.

Një zgjidhje e artë krejtësisht sipas proverbit ballkanik “mishi të piqet, helli të mos digjet”. Sepse me një zgjidhje shqiptare mund të mbeteshin të gjithë të kënaqur: BE-ja, Shqipëria, Angela Merkel dhe Horst Seehofer.

 

​Merkel: Rikthimi i refugjatëve në Siri, të koordinohet me OKB’në

Periskopi.com Lajme

 

Rikthimi i refugjatëve sirianë në vendin e tyre mund të bëhet vetëm duke u koordinuar me OKB-në, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës së saj dy ditore në Liban ku kjo çështje është në zemër të shqetësimeve të këtij vendi.

Ky vend i vogël me katër milionë banorë, fqinjë i Sirisë që është në luftë, pret numrin më të lartë të refugjatëve në botë në raport me popullsinë e tij, shkruan ATSH.

“Ne duam të kontribuojmë në një zgjidhje politike në Siri që mundëson një rikthim të refugjatëve”, deklaroi Merkel gjatë një konference për shtyp, pas një takimi me kryeministrin libanez, Saad Hariri. “I konfirmova përgjegjësve libanezë se rikthimi mund të bëhet vetëm në kuadër të bisedimeve dhe të një marrëveshje me organizatat e OKB-së”, theksoi ajo.

 

Merkel përgënjeshtron Trumpin për kriminalitetin në Gjermani

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përgënjeshtroi sot deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump i cili mbështeti sërish tezën se kriminaliteti është në rritje në Gjermani për shkak të fluksit të emigrantëve.

“Përgjigja ime për këtë është se ministri i Brendshëm gjerman prezantoi së fundmi statistikat për kriminalitetin dhe faktet flasin vetë”, u shpreh Merkel.

Disa orë më parë, Trump për herë të dytë brenda dy ditësh u shpreh me anë të një postimi në Twitter se kriminaliteti është rritur në Gjermani, që kur Merkel i hapi dyert e vendit të saj më shumë se një milionë azilkërkuesve që nga viti 2015.

Presidenti amerikan theksoi më tej se zyrtarët gjermanë nuk duan të përllogarisin saktësisht këto krime. Në një raport për vitin 2017 publikuar në fillim të muajit maj, ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer mirëpriti faktin se në vitin 2017 numri i sulmeve fizike ndaj personave apo pasurive arriti nivelin më të ulët historik që prej vitit 1992, që nga përpilimi i statistikave për Gjermaninë e ribashkuar.

Merkel e Macron pajtohen për t’i kthyer prapa emigrantët

Periskopi.com Lajme

Presidenti francez dhe kancelarja gjermane njoftuan sot se po punojnë për një marrëveshje mes disa shteteve të hapësirës Schengen për të kthyer çdo azilkërkues drejt shtetit ku është regjistruar në fillim.

“Ne po punojmë së bashku për një zgjidhje ndërqeveritare apo muliti-qeveritare me disa shtete të tjera anëtare të përfshira në këtë çështje “, u shpreh Emmanuel Macron gjatë një konference shtypi me Angela Merkel pranë Berlinit.

Marrëveshja synon që azilkërkuesit të mund të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur në shtetin ku ata janë regjistruar.

Pjesa më e madhe e migrantëve që vijnë në Gjermani apo në Francë deri më sot kanë mbërritur nga Libia nëpërmjet Italisë, e cila duhet t’i regjistrojë ato në bazën e të dhënave EURODAC, përcjell Atsh.

Në përputhje me rregullat europiane, është shteti i regjistrimit i cili në parim duhet të shqyrtojë dosjet e tyre të azilit, por që nga kriza migratore e vitit 2015, ky sistem nuk është respektuar de facto për të kursyer shtete si Italia dhe Greqia, portat kryesore hyrëse në Europë.

 

Konflikti ndërmjet Merkel dhe ministrit gjerman mund të ndikojë në vizat për Kosovën?

Periskopi.com Lajme

 

Një konflikt ndërmjet kancelares gjermane Angela Merkel dhe kundërshtarit më të madh të saj Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer i cili ka thënë se “me këtë grua nuk mund të punojë”, mund t’i kushtojë Kosovës tash kur pritet të vendoset për liberalizimin e vizave.

Por, cili është konflikti ndërmjet këtyre dy politikanëve gjerman, në një fazë kur pritet dhe një rekomandim për vizat për Kosovën. Fjala e ministrit të brendshëm sic dihet con peshë të madhe në Berlin rreth kësaj çështjeje, pasi pikërisht kjo ministri përballet me cështje e refugjatëve dhe azilit.

Sipas DË, Qeveria gjermane ka përgënjeshtruar lajmet për mundësinë që kancelarja Angela Merkel të kërkojë një samit të posaçëm të Bashkimit Evropian për refugjatët. “Nuk ka kurrfarë planesh për një samit të posaçëm të BE-së”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert. Thirrja e një samiti të këtillë është në kompetencat e institucioneve të BE-së. “Natyrisht që qeveria gjermane po zhvillon konsultime intensive për këtë çështje me vende të ndryshme anëtare të BE dhe me Kommisionin e BE-së”, tha zëdhënësi.

Takimi me Conte dhe Macron

Gazea gjermane “Bild” ka njoftuar gjatë ditës së dielë se Merkel planifikon të kërkojë një samit të posaçëm, i cili do të mbahej para samitit të rregullt, në fund të qershorit, ku tema kryesore do të ishte kriza e refugjatëve dhe hapat që duhet ndërmarrë në këtë drejtim. Në veçanti hapat që duhet ndërmarrë në vendet më të prekura nga kriza, siç janë Gjermania, Austria, Greqia dhe Italia. Gazeta citon një zëdhënës të qeverisë italiane me fjalët: “Deri tani nuk është vendosur asgjë, por jemi në fazën e planifikimeve.”

Samiti i rregullt i BE-së do të mbahet me 28 dhe 29 qershor. Kancelarja Merkel ka paralajmëruar nënshkrimin e mundshëm të një marrëveshjeje për kthimin e migrantëve në vendet e BE ku ata janë regjistruar për herë të parë. Të hënën ajo do të takohet edhe me kryeministrin e ri të Italisë, Giuseppe Conte, ndërsa të martën me presidentin e Francës Emmanuel Macron.

“Nuk mund të punojë më me këtë grua”

Kancelarja gjendet nën presion të madh, për shkak të kërkesave për mbylljen e kufijve dhe kthimin e migrantëve që janë regjistruar më parë në vend tjetër të BE. Presionet në veçanti janë shtuar nga shefi i CSU, i cili njëkohësisht është edhe ministër i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer. Ai ka kërkuar që migrantët të largohen menjëherë nga zona kufitare dhe të kthehen atje ku janë regjistruar për herë të parë. Merkel duhet të deklarohet deri të hënën për këto kërkesa. Shefja e CDU-së kërkon që të arrihet një marrëveshje me vendet e tjera të prekura dhe me BE, e jo që migrantët të largohen menjëherë. Por Seehofer thotë se ai nuk do të presë më.

Seehofer ka deklaruar, siç shkruan gazeta “Ëelt am Sonntag”, në një takim intern se ai është skeptik sa i përket bashkëpunimit me kancelaren. “Me këtë grua unë nuk mund të punoj më”, citohet të ketë deklaruar Seehofer, në një takim me anetarët e tjerë të kabinetit qeveritar dhe përfaqësues të CSU, të enjten në Berlin. Pjesërmarrësit e këtij takimi thonë se Seehofer e ka përsëritur këtë deklaratë dy herë. Por këtë deklaratë ai nuk e ka përsëritur në takimin me deputetët e CSU në Bundestag.

“Askush në CSU nuk ka interesa ta rrëzojë kancelaren nga pushteti”

Në një intervistë me mediat Seehofer është prononcuar me tone pajtuese. “Askush në CSU nuk është i interesuar ta rrëzojë kancelaren nga pushteti dhe të dalë nga marrëveshja e koalicionit qeverisës”, thotë ai për gazetën “Bild am Sonntag”. Alexandar Dobrindt pohon se fjala nuk është vetëm për qëndrimet e CSU. Ai tha se kemi nevojë për një sistem të ri të azilimit dhe debat për çështjen e identitetit tek partitë e Unionit. Dobrint tha se ata duhet të angazhohen jo vetëm për miratimin e ligjeve por edhe zbatimin e tyre.

Seehofer do të kërkojë ditën e hënë që kryesia e partisë CSU, e cila është në pushtet në Bavari, të miratojë një veprim të njëanshëm dhe largimin e refugjatëve nga kufijtë e këtij landi. Nga CSU-ja nuk pritet ndonjë kundërshtim i kësaj kërkese. Nëse ministri i Brendshëm fillon me zbatimin e këtij plani, kancelarja Merkel do të gjendet para një sfide të paparë politike deri tani. Kancelarja ose do të detyrohet të pajtohet me këto qëndrime, ose duhet ta shkarkojë ministrin nga posti i tij. Largimi i Seehoferit nga kabineti mund të thotë edhe fundi i koalicionit qeverisës dhe qeverisë aktuale.

 

Tensionohet situata Austri-Gjermani pas akuzave për shpiunazh

Periskopi.com Lajme

Ekzekutivi austriak i kërkoi Gjermanisë shpjegime pas pretendimeve të tjera kundër shërbimeve sekrete gjermane, të akuzuara, sipas informacioneve të shtypit, se kishin spiunuar një numër të madh institucionesh dhe kompanish në Austri, përfshirë dhe ambasada dhe organizata ndërkombëtare.

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen kërkoi sqarime nga ana e autoriteteve gjermane, ndërkohë që kancelari Sebastian Kurz i kërkoi Berlinit një bashkëpunim të mirë për zbardhjen e informacioneve të shtypit që implikojnë shërbimet e jashtme sekrete gjermane (BND).

E përditshmja “Standard” konfirmoi në numrin e saj se dispononte një listë me personat e spiunuar nga BND në vitet 1999 dhe 2006 duke përshirë rreth 2 000 numra telefoni fiks dhe celular, fax-e dhe adresa elektronike të ministrive, organizatave ndërkombëtare, ambasadave, kompanive të vendosura në Austri.

Edhe e përjavshmja austriake Profil ka publikuar të njëjtat informacione.

Mes organizatave ndërkombëtare bëjnë pjesë Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (AIEA), që e kanë selinë në Vjenë.

“Të spiunosh shtetet mike nuk është vetëm e rrallë dhe e padëshirueshme, por është gjithashtu e papranueshme”, deklaroi presidenti austriak në një konferencë shtypi me kancelarin Kurz, i thirrur për këtë çështje, përcjell Atsh.

“Veprime të tilla do të vinin në pikëpyetje besimin afatgjatë mes shteteve”, shtoi presidenti austriak, Alexander Van der Bellen Bellen, ndërkohë që kryeministri u tregua më i rezervuar duke kujtuar se Gjermania ishte një partnere e rëndësishme.

 

Merkel akuzon Erdoganin: 2 milionë vota të manipuluara në referendum

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje Turqisë që t’i përgjigjet pyetjeve të ngritura nga mbikëqyrësit evropianë se referendumi i 16 prillit nuk u zhvillua në kushte të barabarta.

Raporti i OSBE-së dhe Këshillit të Evropës ka zbuluar se deri në 2.5 milionë vota mund të jenë manipuluara, duke i dhënë Erdoganit një fitore shumë të ngushtë.

“Qeveria turke duhet të shohë me kujdes këtë raport dhe t’i përgjigjet pyetjeve të ngritura në të,” ka thënë Merkel.

Kancelarja shtoi se Gjermania do të vëzhgojë me kujdes qasjen e Turqisë ndaj raporteve për parregullsi në referendumin historik te prillit./SYRI.net

Merkel i dorëzon Britanisë së Madhe dosjet sekrete për Putinin

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka dorëzuar shërbimit të inteligjencës së Britanisë së Madhe dosjet e shërbimit sekret gjermane BND për presidentin rus Vladimir Putin.

Siç shkruan gazeta gjermane “Fokus”, janë dorëzuar edhe dosjet për analizën për gjendjen në Krime.

Merkel, sipas informacioneve të “Fokus”, është takuar të paktën dy herë me tre shefa të shërbimit sekret britanik për shkak të kërcënimeve terroriste në Gjermani dhe Evropë.

Takimet janë kritikuar ashpër nga ekspertët gjermanë për siguri.

Në takimin e fundit, sipas “Fokus”, janë dorëzuar dokumente të besueshme të Zyrës 6 në kabinetin e kancelares për shërbime të inteligjencës.

Kjo, sipas gazetës, është bërë pa dijeninë e autoriteteve qeveritare.

Në bisedimet e mëvonshme me kolegët gjermanë, informuesit britanikë kanë shfaqur çudinë se pse Merkel nuk ka informuar shërbimin e vet për takimet në Britaninë e Madhe.

 

I dërguari i Merkel në Tiranë, goditje të rëndë për Lulzim Bashën

Periskopi.com Lajme

I prerë dhe i qartë ka qenë mesazhi i Ministrit të Jashtëm Gjerman, Sigmar Gabriel, që ka rrëzuar kërkesat e opozitës shqiptare dhe ka sulmuar bojkotin e parlamentit. Në konferencën e përbashkët me Ditmir Bushatin, Gabriel tha se bojkoti, protesta në çadër dhe një qeveri teknike pak para zgjedhjeve janë absurde dhe për pasojë të papranueshme. Pengimi i reformës në drejtësi e largon Shqipërinë nga BE, tha Gabriel.

“Këtu në Shqipëri bëhet fjalë për zbatimin e reformës në drejtësi. Ajo që e dallon Europën nga vende të tjera të botës është zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës. Shteti ligjor duhet të sigurojë dhe garantojnë që në fund të ditës në qendër të vëmendjes do jetë interesi i qytetarëve dhe jo klikave të ndryshme. Me shqetësim të madh dhe pa e kuptuar mirë shikojmë se reforma në drejtësi është duke u penguar. Parlamentarët që zgjedhin të bojkotojnë parlamentin. Në vendin tim dhe në Europë kjo është absurde. Në vend të kësaj mblidhen në çadër duke realizuar një opozitë përkundër parlamentit. Pas pak javësh kemi zgjedhje. Nëse deputetët nuk janë të kënaqur duhet ta anatemojnë në kuadër të fushatës elektorale. Pakicat duhet të pranojnë shumicën. Ka një farë frikë lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi. Për ne është e rëndësishme që në varësi të Kushtetutës dhe ligjeve të vlefshme të zbatohet reforma në drejtësi. Apelojmë qeverinë dhe parlamentin të punojnë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”- tha Gabriel, që këshilloi Lulzim Bashën të propozojë ndryshimin e Kodit Zgjedhor duke e garantuar për ndihmën e BE dhe të Gjermanisë.

“Këshilla ime drejtuar opozitës dhe qeverisë është zbatimi i Kushtetutës dhe realizimi i zgjedhjeve.Për argumentin e Bashës dhe mosbesimin që ai ka për mundësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme unë e ftoj të bëjë proozimet e nevojshme, se si do arrihen në këtë momënt zgjedhjet r lira dhe të ndershme.

BE dhe gjermanët t’i marrin këto propozime në konsideratë. Nëse dëshiron opozita mund të bëjmë shumë më tepër se kaq, por nuk është rruga e duhur bojkoti i parlamentit” u shpreh Gabriel.

Mesazhi i Ministrit të Jashtëm Gjerman kundër bojkotit të opozitës nuk është i pari që vjen nga perëndimi. Me herët edhe ambasadorë dhe zyrtarë të lartë të BE i kanë kërkuar Lulzim Bashës të kthehet në parlament për të votuar vetingun dhe të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Një pjesë të këtyre mesazheve, Lulzim Basha i ka konsideruar si të sponsorizuar nga lobistët e paguar me paratë e kanabisit, por duket se qëndrimi i ministrit të jashtëm të Gjermanisë sot ka qenë drejtpërdrejt në përkrahje të qeverisë.

Trump-Merkel do të diskutojnë për dhunën në Siri

Presidenti amerikan, Donald Trump do të diskutojë sot në telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel për përgjigjen urgjente ndaj tallazit të fundit të dhunës në Siri.

Periskopi.com Lajme

Në sulmin, për të cilin dyshohet se është kryer me armë kimike, kanë humbur jetën 72 persona, në mesin e tyre 20 fëmijë, derisa janë lënduar më shumë se 160 njerëz.

Sulmi është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare, derisa presidenti sirian Bashar al Asad ka demantuar se ushtria e tij të ketë përdorur substanca helmuese ose kimike.

Trump do të bisedojë edhe me kryeministrin japonez Shinzo Abeo, disa orë pasi Koreja Veriore ka shkrepur një raketë balistike në Detin e Japonisë, një ditë para takimit të presidentëve amerikan dhe kinez, në të cilin tema kryesore të diskutimit do të jenë programi nuklear verikorean dhe kontesti rreth Detit të Kinës Jugore.

Trump dhe Merkel folën për refugjatët

“Emigracioni është një privilegj, jo një e drejtë”, është shprehur këtë të premte presidenti amerikan Donald Tumop, gjatë një konference të përbashkët për mediat me kancelaren gjermane, Angela Mergel.

Periskopi.com Lajme

Ndërsa kancelaria Merkel, teksa ka folur për emigracionin është shprehur: “Ne duhet të mbrojmë kufijtë tanë, por duhet edhe të shikojmë refugjatët që ia mbathin nga luftërat dhe varfëria”.

Presidenti amerikan Trump i ka dhënë “mbështetje të fuqishme” NATO-s, por ka përsëritur nevojën që aleatët të paguajnë “ndarje të drejtë” të kuotës financiare.

Më herët, ata kanë zhvilluar një takim ballë për ballë në Zyrën Ovale.

Trump ka mirëpritur kancelaren gjermane Angela Merkel, i qeshur dhe me një shtrëngim duarsh të shpejtë, kur ajo arriti në Shtëpinë e Bardhë, por duket se ka injoruar kërkesën për një shtrëngim duarsh për përdorim të fotografëve në Zyrën Ovale.

Trump në takim me Merkelin, thekson mbështetjen për NATO-n

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu "mbështetjen e fuqishme" të Uashingtonit për NATO-n, gjatë takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Shtëpinë e Bardhë.

Periskopi.com Lajme

Trump, megjithatë, shtoi se vendet anëtare të aleancës ushtarake duhet të paguajnë “barrën e njëjtë” për mbrojtje.

Ai tha se e falënderon kancelaren Merkel për angazhimin e Qeverisë gjermane për të rritur shpenzimet në mbrojtje.

Trump po ashtu theksoi nevojën për “zgjidhje paqësore” të krizës në Ukrainë.

Merkel, në anën tjetër, tha se marrëdhëniet me Rusinë duhet të përmirësohen, porse situata në Ukrainë duhet të zgjidhet fillimisht.

Merkel tha se me Trumpin ka biseduar edhe për çështjen e migrimit.

Takimi Trump-Merkel pasoi një fillim gjaknxehtë të marrëdhënieve.

Prejse presidenti i ri amerikan ka marrë detyrën më 20 janar, Merkel ka folur fuqishëm në favor të politikave që Trump i ka kundërshtuar.

Merkel ka kundërshtuar deklaratat e Trumpit se NATO është një “aleancë e vjetëruar”, duke thënë se “sfidat e botës sonë sot nuk mund të menaxhohen nga ndonjë shtet individual”.

Merkel ka folur edhe në favor të agjendës së tregtisë multilaterale, të cilën Trump e ka vënë në pikëpyetje.

Ajo po ashtu ka thënë se “bashkëpunimi i ngushtë” midis Uashingtonit dhe Evropës duhet të bazohet në “vlera të përbashkëta”, përfshirë demokracinë, lirinë dhe respektin për të drejtat dhe dinjitetin e secilit individ.

Gjatë fushatës zgjedhore më 2016, Trump e ka cilësuar politikën e Merkelit për dyer të hapura për migrantët si “të çmendur”.

Trump refuzon të përshëndetet me Merkel

Presidenti e ka përshëndetur lideren gjermane Angela Merkel, me një shtrëngim duarsh kur ajo kishte arritur megjithatë siç duket ka refuzuar ta bëj një gjë të tillë para kamerave.

Periskopi.com Lajme

Në disa pamje kur fotografët kërkojnë një shtrëngim duarsh për të realizuar fotografi, Merkel dëgjohet të thotë “Dëshiron të përshëndetemi me shtrëngim duarsh?”, shkruan The Independent.

Trump kthehet për pak kohë kah ajo mirëpo vazhdon qëndrimin e tij me duar së bashku.

Edhe pse paraqitja e tyre e përbashkët ishte e ftohtë, të dy liderët e kanë përshkruar takimin si shumë të mirë.

Jankoviq: Vuçiq takimin me Merkel e pagoi me pronën në Kosovë

Kandidati presidencial në Serbi, Sasha Jankoviq deklaroi sot se është plotësisht e dukshme se kryeministri Aleksandar Vuçiq takimin parazgjedhor me kancelaren e buzëqeshur gjermane Angela Merkel e pagoi me pronën shtetërore.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë për agjencinë lajmeve Beta se ky është edhe një pranim i pavarësisë së Kosovës.

“Kosova ka shfrytëzuar mekanizmin politik për suksesion të ish-republikave jugosllave, të cilat këtë e kanë bërë në mënyrë të ngjashme. Megjithatë, Kosova nuk ka qenë republikë. Marrëveshjet sekrete dhe bisedimet nuk udhëhiqen kur bëhet fjalë për diplomacinë dhe shtetin, dhe këto marrëveshje sekrete nuk do të mbeten përgjithmonë sekrete”, ka theksuar Jankoviq.

Sipas tij, në zinxhirin e dobësuar shtetëror të Serbisë, Vuçiq “është hallka më e dobët”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha pasuritë paluajtshme në Kosovë të regjistruara në emër të RSFJ-së dhe Serbisë të regjistrohen në emër të Republikës së Kosovës si pronare e kësaj prone.

Në vendim Agjencia e Kadastrës e Kosovës obligohet që menjëherë në emër të Kosovës të bartë gjithë pasurinë e paluajtshme.

Merkel do të takojë Trumpin më 14 mars

Zyrtarë në Berlin thanë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takojë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Uashington, më 14 mars.

Periskopi.com Lajme

Takimi, i parë zyrtar mes tyre, do të pasojë një fillim gjaknxehtë të marrëdhënieve.

Prejse presidenti i ri amerikan ka marrë detyrën më 20 janar, Merkel ka folur fuqishëm në favor të politikave që Trump i ka kundërshtuar.

Merkel ka kundërshtuar deklaratat e Trumpit se NATO është një “aleancë e vjetëruar”, duke thënë se “sfidat e botës sonë sot nuk mund të menaxhohen nga ndonjë shtet individual”.

Merkel ka folur edhe në favor të agjendës së tregtisë multilaterale, të cilën Trump e ka vënë në pikëpyetje.

Ajo po ashtu ka thënë se “bashkëpunimi i ngushtë” midis Uashingtonit dhe Evropës duhet të bazohet në “vlera të përbashkëta”, përfshirë demokracinë, lirinë dhe respektin për të drejtat dhe dinjitetin e secilit individ.

Gjatë fushatës zgjedhore më 2016, Trump e ka cilësuar politikën e Merkelit për dyer të hapura për migrantët si “të çmendur”.

Merkel kritikon Trump për ndalimin e emigrantëve, i ka dy fjalë për të

Angela Merkel ka kritikuar urdhrin ekzekutiv të Donald Trump për ndalimin e emigracionin nga disa vende me shumicë myslimane, duke thënë se është "e pajustifikueshme të vësh njerëzit për shkak të prejardhjes apo besimit, nën dyshime të përgjithshme kombëtare, për të luftuar terrorizmin.

Periskopi.com Lajme

Një zëdhënës i kancelares Merkel tha se udhëheqësja gjermane beson se ndalimi i tyre është i gabuar, shkruan “The Independent”.

Agjencia e lajmeve gjermane “DPA” citoi zëdhënësin e zonjës Merkel, Steffen Seibert që  thoshte: “Ajo është e bindur se lufta e nevojshme kundër terrorizmit nuk e justifikon vënien e njerëzve nga një origjinë ose besim i caktuar nën dyshime të përgjithshme”.

Zonja Merkel dhe zoti Trump folën në telefon të shtunën për herë të parë që prej inaugurimit të tij.

Kancelarja gjermane ka mirëpritur shumë se një milion refugjatë në vend, shumë prej të  cilëve i iknin luftës nga Siria dhe Iraku. /SYRI.net

Trump pranon ftesën nga Merkel, merr pjesë në samitin G20

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar ftesën e kancelares gjermane Angela Merkel për të marrë pjesë në samitin G20 në Hamburg në korrik të këtij viti.

Periskopi.com Lajme

Trump dhe Merkel ranë dakord në një bisedë telefonike që të gjithë anëtarët e Aleancës të paguajnë pjesën e tyre të kostos së sigurisë kolektive, transmeton lajmi.net.

“Presidenti dhe Kancelarja ranë dakord mbi rëndësinë themelore të NATO-s për marrëdhënie më të gjera transatlantike dhe rolin e saj në sigurimin e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Deklarata thotë se Trump i ka kërkuar Merkelit që sa më shpejt të viziton Uashingtonin.

Mergel dhe Trump kanë diskutuar për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe konfliktin në Ukrainën lindore.

Të dy kanë rënë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si dhe për stabilizimin e situatës në Lindjen e Mesme.

AP raporton se Trump dhe Merkel ranë dakord për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kujtojmë se së fundi Trump ka qenë kritik ndaj NATO-s kur tha se është një organizatë e vjetruar.

Trump ka biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, kryeministrin japonez Shinzo Abe, presidentin francez Francois Hollande, dhe i duhet të flas edhe me kryeministrin australian Malcolm Turnbull.

Merkel e tronditur nga sulmi në Berlin: Ishte akt terrorist

Kancelarja Angela Merkel ka shprehur këtë të martë tronditje të thellë për tragjedinë në tregun Krishtlindjeve në Berlin dhe Merkel ka thënë se "duhet të supozojmë se ishte një sulm terrorist"

Periskopi.com Lajme

“Ne kemi nevojë të shkëputemi nga  këto sulme terroriste. Unë jam me viktimat dhe të plagosurit, me të afërmit dhe miqtë. I gjithë  vendi është  bashkuar në zi të thellë me ta “, ka thënë ajo .

Merkel ka theksuar se hetimet do të vazhdojnë dhe se ngjarja do të  zbardhet.

“Ne nuk duam të na paralizojë frika nga asgjë- u shpreh kancelaria –Më vjen keq që i dyshuari është refugjat”.

Personi që drejtoi kamionin drejt një tregu Krishtlindjesh të mbushur plot  me njerëz në Berlin duke vrarë 12 persona, është identifikuar nga mediat lokale si një refugjat 23-vjeçar nga Pakstani.

“Naved B”, i cili kishte jetuar në Flughfen Tempelhof, një aeroport i vjetër që ishte konvertuar në një qendër refugjatësh, u arrestua mbrëmë pas sulmit.

Sipas radio stacionit gjerman “RBB-Inforadio”, 23-vjeçari mbërriti në Gjermani një vit më parë, dhe regjistrimi i tij zyrtar rezulton saktësisht në datën 31 dhjetor 2015 në Passau, Bavaria.

Mediat gjermane kanë raportuar se i dyshuari ishte i njohur për krime të vogla, por nuk ishte menduar se mund të ishte një terrorist potencial.

Ai mendohet të ketë mbërritur në Gjermani nëpërmjet së ashtuquajturës ”rruga ballkanike” e refugjatëve, thonë burimet për mediat vendase.