Dy këshilltarët e Merkel’it nesër në Kosovë, kërkojnë për herë të fundit pezullimin e taksës

Periskopi.com Lajme

Njeriu i tretë në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Hale qëndroi dje në Kosovë ku solli mesazhe të qarta të Amerikës për pezullimin e taksës dhe fillimin e dialogut në mënyrë që të arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë, marrëveshje kjo që sjell njohjen reciproke të Kosovës nga Serbia.

Hale gjatë ditës së djeshme pati takim me tre liderët kosovarë, Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentarin Kadri Veseli, ku kërkoi nga ata që sa më parë të gjendet zgjidhje për pezullimin e taksës dhe fillimin e dialogut me Serbinë.

Hale mësohet të ketë thënë se kjo kërkesë e SHBA’së ndaj Qeverisë së Kosovës është e fundit para masave të reja që do të merren në drejtim të shtetit të Kosovës.

Por, nesër në Kosovës do të qëndrojnë edhe dy këshilltarët e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, transmeton Gazeta Metro.

Në Prishtinë nesër do të vijnë dy këshilltarët kryesorë për politikë të Jashtme, të kancelares Merkel, Matthias Luettenberg dhe Jan Hecker.

Këta dy të fundit do të kërkojnë për herë të fundit nga Qeveria e Kosovës që të pezullohet taksa dhe të fillohet dialogu me Serbinë në Bruksel në mënyrë që të arrihet marrëveshja historike mes dy vendeve.

Luettenberg dhe Hecker do të takohen me presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj dhe kryeparlamentarin Veseli, ku do të kërkojnë që të hiqet taksa dhe Kosova t’i rikthehet tavolinës së bisedimeve në Bruksel.

Dy supërfuqitë më të mëdha perëndimore, SHBA’ja dhe Gjermania, e kanë rritur interesimin për Kosovën gjatë kohës së fundit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë.

Dy zyrtarë të kabinetit të Merkelit vizitojnë Prishtinën

Periskopi.com Lajme

Javën që vjen Prishtina do të vizitohet nga dy zyrtarë të tjerë, tash të kabinetit të Angela Merkelit.

Dy superfuqitë më të mëdha perëndimore, SHBA’ja dhe Gjermania, e kanë rritur interesimin për Kosovën.

Javën e kaluar në Prishtinë ishin dy këshilltarë të Këshilltarit për Siguri Kombëtare të SHBA’së, John Bolton, kurse javën që vjen në Prishtinë do të vijnë dy këshilltarët kryesorë për politikë të jashtme, të kancelares gjermane Angela Merkel, Matthias Luettenberg dhe Jan Hecker.

“Ata do të vijnë në Prishtinë me 11 mars, për ta takuar Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj”, ka thënë një burim i Gazetës Express që ka kërkuar që të mbetet anonim.

Sipas këtij burimi temë qendrore e këtyre takimeve do të janë taksa dhe dialogu.

Qeveria e Gjermanisë, për dallim nga ajo amerikane, deri më tash ka qënë më e balancuar në raport me taksën ndaj Serbisë, duke e qortuar Kosovën për këtë masë, por edhe Serbinë për fushatën e saj negative ndaj Kosovës.

Në çdo prononcim për këtë temë, zyrtarët gjermanë janë treguar të kujdesshëm.

Vizita e këtyre dy këshilltarëve kaq të lartë pritet që të jetë kritike në raport me të ardhmen e taksës ndaj mallrave serbe, por edhe për dialogun në tërësi.

Fuqia e z. Haradinaj për t’i rezistuar presionit amerikan thuhet që ka ardhur nga një përkrahje në heshtje e Qeverisë së Gjermanisë, sikurse spekulohet tej mase se Presidenti Thaçi është i ekskomunikuar nga gjermanët.

Merkel: Të forcojmë marrëdhëniet BE-Liga Arabe

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se fati i Bashkimit Evropian dhe Ligës Arabe është i lidhur, dhe se është e nevojshme të forcohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis dy organizatave.

Në perlën turistike egjiptiane Sharm El Sheikh u zhvillua samiti i BE-së dhe Ligës Arabe, në të cilin liderët e vendeve arabe dhe evropiane diskutuan rreth një sërë çështjesh dhe sfidash të botës moderne.

“Fati i vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ligës Arabe është i lidhur dhe këtë e dëshmon çështja e migracionit dhe refugjatëve. E rëndësishme është të zhvillojmë marrëdhëniet tona”, tha Merkel para gazetarëve në Sharm el-Sheikh.

Duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të prosperitetit dhe paqes në botën arabe, Merkel tha se “është e nevojshme të zhvillohet një shoqëri civile e fuqishme dhe të respektohen të drejta e njeriut. Pjesëmarrja e të rinjve në OJQ është e një rëndësie të madhe”.

Ajo tha gjithashtu se “është e drejtë e padiskutueshme ekzistenca e Izraelit si shtet dhe Gjermania mbështet idenë e zgjidhjes së konfliktit izraelito-palestinez në bazë të krijimit të dy shteteve të pavarura”.

Duke komentuar situatën në vendet arabe, të përfshira nga lufta, Jemenin dhe Sirinë, Merkel tha se “zgjidhjet ushtarake nuk janë të mundshme, por duhet bërë më shumë për të arritur një zgjidhje politike të krizës”, shkruan ATSH.

Kancelarja gjermane theksoi se ekziston një konsensus i përgjithshëm mbi domosdoshmërinë e një lufte vendimtare kundër terrorizmit.

“Jam veçanërisht e kënaqur të shoh se pjesëmarrësit në samit janë të gatshëm të kërkojnë zgjidhje për krizat dhe problemet”, tha Merkel.

Qeveria e Merkelit thirrje Kosovës: Ndaleni taksën, jemi të shqetësuar nga tensionet në Ballkan

Periskopi.com Lajme

Qeveria e kancelares Angela Merkel ka bërë thirrje që Republika e Kosovës të ndalë luftën tregtare me Serbinë, duke sinjalizuar se Evropa është e shqetësuar për tensionet e reja në Ballkan që cenojnë përpjekjen shumë vjeçare për pajtim.

“Çështja për të cilën nuk kemi fare mirëkuptim është vendosja e taksës prej 100 për qind nga Kosova për produktet e Serbisë”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë së Merkelit, Steffen Seibert gjatë një konference për media të mërkurën në Berlin, shkruan ‘Bloomberg’.

Ai gjithashtu ka thënë se Gjermania do të preferonte që Serbia të lejonte Republikën e Kosovës që të anëtarësohej në INTERPOL.

Sa i përket idesë për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet i pa ndryshuar.

“Ajo ka theksuar se ‘integriteti territorial i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht i rëndësishëm” ka thënë Seibert, raporton Gazeta Express.

Megjithatë Gjermania do të mbështesë një marrëveshje të qëndrueshme reciproke ndërmjet dy palëve.

“Ne shpresojmë që të dyja palët të kthehen shpejt në dialog”, ka shtuar zëdhënësi i qeverisë së Merkelit.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për të dyja palët që të shmangin çfarëdo përshkallëzimi të situatës.

Mediat serbe: Merkel kërkon një zgjidhje për Kosovën, para se “të shkojë në pension politik”

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiron që para se të “shkojë në pension politik”, domethënë deri në fund të mandatit të saj, i cili përfundon deri në vitin 2021, Prishtina dhe Beogradi të arrijnë një marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve.

Në këtë drejtim, sipas mediumit serb Danas, duke u thirrur në burime të veta nga Berlini, ajo do të vazhdojë me “të gjitha forcat” të angazhohet për arritjen e një zgjidhje për Kosovën në muajt e ardhshëm.

“Normale që çdo politikan dëshiron për vete një monument, kështu që edhe Merkel dëshironte që në biografinë e karrierës së saj të ketë edhe ‘një kontribut të madh’ për të zgjidhur çështjen e Kosovës”.

Megjithatë, duke u thirrur në të njëjtat burime, ky medium shkruan se Merkel nuk do të ndryshojë qëndrimin se “nuk ka lëvizje të kufijve në Ballkanin Perëndimor”, përcjell Telegrafi.

“Kancelarja gjermane është shumë e interesuar të vazhdojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës. Duke pasur parasysh interesin mjaft të vakët të aktorëve të tjerë të Europës Perëndimore, Merkel beson se Gjermania ka një përgjegjësi të qartë për të bërë përpjekje për të arritur një zgjidhje për Kosovën. Angazhimi i Angela Merkel është i motivuar edhe nga fakti se ajo ende beson në të dhe mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian, si mjeti më efektiv për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Nga ajo është e qartë se as Serbia e as Kosova nuk do të jenë në gjendje për t’u bërë anëtarë të BE-së deri sa të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, ka shpjeguar diplomati.

Danas kujton se Angela Merkel në shënimin e njëqindvjetorit të Luftës së Parë Botërore në Paris veçmas është takuar me presidentin serb dhe atë kosovar, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçin.

Moment qesharak, e moshuara ngatërron Merkelin me gruan e Macronit

Periskopi.com Fun

Gjatë festimeve të 100-vjetorit të paqes pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore përveç takimeve të liderëve politikë botërorë, kishte edhe skena që dilnin jashtë protokollit.

Ndërkohë që presidenti i Francës, Emanuel Macron, takon një grua 100-vjeçare e lindur në të njëjtin vit kur kishte mbaruar Lufta e Parë ajo shprehet se kjo është fantastike.

“Është fantastike, – thotë gruaja e moshuar, – që t’i jap dorën presidentit të Republikës. Mos më bëni të qaj”, i thotë ajo.

Ndërkohë gjatë fotos ajo duke dashur të kuptojë se me kë ishte afër e pyet kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel nëse ajo ishte zonja Macron por Merkel i përgjigjet në mënyrë shumë të sjellshme se ishte kancelarja e Gjermanisë.

​Merkel: Paqja arrihet vetëm me kompromis

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi në 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, se kishte konflikte të shumta rajonale në botë dhe theksoi se paqja mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit dhe kompromisit.

Duke hapur Forumin e Paqes së Parisit, Merkel paralajmëroi se nacionalizmi është duke ngritur rrënjë në Evropë dhe më gjerë.

Ajo vuri në dukje vullnetin shqetësues ‘të disave për të nxitur interesat e tyre dhe të injorojnë lidhjet’ që mbështesin paqen që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Kancelarja gjermane vuri në dukje se shumica e sfidave të sotme nuk mund të zgjidhen vetëm nga një vend, por në bashkëpunim me të tjerët, që kërkon një qasje të përbashkët në botë, raporton AP.

“Nëse izolimi nuk ishte zgjidhja 100 vjet më parë, si mund të ndodhë në botën e sotme të ndërlidhur?” tha Merkel, duke paralajmëruar se nëse nuk ka kompromis, nuk do të ketë as paqe.

Tërheqja e Merkelit s’pritet ta ndryshojë qëndrimin gjerman karshi Kosovës e Ballkanit, thonë analistët

Periskopi.com Lajme

Tërheqja e Angela Merkelit nga politika do të thotë edhe largim i lideres jo zyrtare të BE-së, ajo e cila zgjidhte kontradiktat e dilemat në Bruksel. Por a mund të ndryshojë politika e BE për Ballkanin Perëndimor?

Jo vetëm për BE, edhe për shumë politikanë në vendet e Ballkanit Perëndimor kancelarja, Angela Merkel ishte lidere dhe mentore për politikat e tyre dhe përkrahëse e madhe në procesin e integrimeve në BE. Që nga deklarimi i kancelares Merkel, se ajo nuk do të kandidojë përsëri për postin e kryetares së partisë në CDU, në Evropë u krijua një gjendje pothuajse e jashtëzakonshme dhe pasigurie. Kjo pasiguri u reflektua në të gjithë BE-në por edhe në Ballkanin Perëndimor.

Zyrtarë, analistë dhe qytetarë nga rajoni në ditët e fundit diskutojnë për pasojat e mundshme, pas tërheqjes së figurës, e cila ka mbështetur personalisht dhe angazhohej për integrimin e Ballkanin Perëndimor në BE.

“Kancelarja Angela Merkel nuk është larguar nga pozita e kancelares, por vetëm ka lajmëruar se do të largohet nga posti i kryetares së CDU-së. Kjo do të thotë se për aq kohë sa është kancelare, unë nuk pres që të ketë ndonjë ndryshim të madh në politikën gjermane drejt Europës Juglindore dhe politikës së BE për zgjerimin “, thotë për DW drejtori i zyrës së Brukselit të Institutit Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe Sigurisë Dushan Reljiq.

Analistët nga Brukseli që merren me çështjen e zgjerimit në përgjithësi dhe politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, pajtohen me këtë vlerësim, se ky veprim i kancelares gjermane nuk do të ndryshojë politikën e Gjermanisë për integrimet e rajonit. “Ekziston një vazhdimësi afatgjatë në politikën gjermane drejt Europës Juglindore, e cila është arritur kryesisht përmes politikës së zgjerimit në Bruksel dhe përmes NATO-s. Është e vetmja politikë që përfaqësohet në kontekst ndërkombëtar dhe nuk mund të ketë ndryshime të shpejta në këtë drejtim”, shpjegon Reljiq për DW.

Nga Fondi Gjerman Marshall thuhet se politika e Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor është e lidhur me stabilitetin dhe ekonominë dhe se ky interes “nuk do të ndryshojë pavarësisht nga lidershipi në Berlin”. Gjermania e udhëhequr nga Angela Merkel filloi procesin dhe më pas planin “Berlin Plus”, me qëllim për të forcuar rajonin ekonomikisht duke krijuar mundësi bashkëpunimi midis shteteve të Ballkanit dhe përforcimin e lidhjeve me BE-në. “Angela Merkel ka udhëhequr personalisht politikën e zgjerimit të BE-së, në kohën, kur Komisioni Evropian lëshoi dorë nga udhëheqja e këtij procesi”, shpjegon Rosa Balfour nga Fondi Gjerman Marshall.

Liderët më të fuqishëm kapen dorë për dore

Periskopi.com Lajme

Të gjitha palët që janë përfshirë në konfliktin e Sirisë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti rus, Vladimir Putin, presidenti turk, Tayyip Erdogan, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, janë takuar në një samit të mbajtur të shtunën për Sirinë.

Por fotografia e rrallë me të gjithë liderët që mbajnë duart e njëri-tjetrit po qarkullon me të madhe nëpër platformat sociale, shkruan “Euronews”.

“Dhe nëse gjykohet fotografia, atëherë kjo flet shumë”, vlerëson mediumi evropian. “Përderisa Putini dhe Erdogani duket se po kënaqen, Macroni duket stoik dhe Merkeli me një qeshje të lehtë”.

Serbët, shpresat te takimi i Parisit: Katër liderët botërorë do ta zgjidhin nyjen e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Gazeta beogradase “Blic” shkruan se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përfundimisht do të mund të përafrohen më 11 nëntor në Paris, ku presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, do të mund të flasin me katër liderët më të fuqishëm në botë.

Në mënyrë simbolike, në kremten e njëqindvjetorit të nënshkrimit të armëpushimit në Luftën e Parë Botërore, fillimin e rrugës së pajtimit të qëndrueshëm mund ta gjejnë serbët dhe shqiptarët, historia e konfliktit e të cilëve është më e gjatë se një shekull, shkruan gazeta serbe.

Sipas gazetës në fjalë, në takimin e madh në Paris, në të cilin do të mblidhen më shumë se 60 krerë shtetesh, Vuçiq me siguri do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, ndoshta edhe me Hashim Thaçin, si dhe me presidentët e SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin, përcjell Telegrafi.

“Macron është më së tepërmi i interesuar të përfundojnë me sukses negociatat midis Kosovës dhe Serbisë deri në fillim të vitit të ardhshëm. Ai dëshiron ta bëjë këtë sepse ka shumë probleme në Francë, kështu që ka nevojë për një sukses të madh ndërkombëtar. Ndërsa kancelares Merkel do t’i përshtatej më shumë që marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës të arrihej pas pranverës dhe zgjedhjeve për Parlamentin Evropian”, citon gazeta serbe një burim të afërt me qarqet diplomatike.

Takimin e Thaçit dhe Vuçiqit me kancelaren Merkel dhe presidentin Macron më 11 nëntor e ka paralajmëruar edhe Televizioni Klan i Prishtinës, i cili ka spekuluar se ekziston një mundësi e madhe që të nesërmen ata të dy të bisedojnë edhe me Trumpin dhe Putinin, të cilët do të marrin pjesë në këtë ngjarje në Paris.

Në anën tjetër, zyrtarët e Serbisë dhe të Kosovës refuzojnë të pranojnë publikisht rëndësinë e ceremonisë së Parisit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, thotë se fakti që Vuçiq dhe Thaçi do të jenë në të njëjtën ngjarje, nuk do të thotë se ata do të takohen.

“Nuk besoj se atje do të bisedohet për çështjen e Kosovës”, ka thënë Daçiq, përcjell Telegrafi.

Thaçi gjithashtu tha se gjatë vizitës dhe takimeve që do të mbahen në Paris, nuk do të flitet për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa drejtori i Qendrës për Rajonalizim, Aleksandar Popov konsideron se nuk është e pamundur që Vuçiq e Thaçi të takohen me presidentin Macron dhe kancelaren Merkel në kryeqytetin francez, për çështjen e Kosovës.

“Pasi bëhet fjalë për një takim të madh në të cilin do të marrin pjesë liderë të shumtë shtetërorë, shtrohet pyetja se sa do të ketë hapësirë ​​për pjesë pune, për çka është shumë më realiste që ai takim të jetë në margjinat e ceremonisë. Macron dhe Merkel si një bosht i Bashkimit Evropian duhet të paraqesin qëndrimin e gjeneral se çfarë do të ndodhë me negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi Popov.

Qeveria e Merkelit sërish në sprovë – zgjedhjet në Hesse përcaktojnë të ardhmen e saj

Periskopi.com Uncategorized

Koalicioni qeverisës i kancelares gjermane, Angela Merkel ndodhet përballë sprovës së dytë brenda disa javësh, teksa gjermanët të dielën dalin në vendvotime në shtetin perëndimor të Gjermanisë, Hesse, në zgjedhjet rajonale që mund ta rrëzojnë qeverinë e shtetit.

Po që se aleati konservator i Merkelit, Volker Bouffier, e humb postin e tij në krye të Hesses, atëherë rivalët e kancelares do të fuqizohen, në prag të kongresit të Kristiandemokratëve (CDU), në fillim të dhjetorit, duke u munduar që ta përshpejtojnë rënien e saj.

Rreziku tjetër për Merkelin është që partnerët e saj të koalicionit SPD, të dalin të tretët në Hesse, ku ndodhet edhe qendra financiare e Gjermanisë, Frankfurti. Një rezultat i tillë do ta nxiste këtë parti që të tërhiqet nga koalicioni me Merkelin, në Berlin.

Çfarë i tha Thaçit njeriu i Merkelit në Presidencë

Periskopi.com Lajme

Një deputet gjerman nga partia e Merkel, Peter Beyer, ia ka bërë të qartë Presidentit Hashim Thaçi qëndrimin e Berlinit rreth çështjes së ndryshimit të kufijve. Ai ka thënë se kjo ide është e rrezikshme dhe se Thaçi e di mirë qëndrimin gjerman. Deputeti i CDU’së ka thënë se ende duhet të merret në konsiderim modeli i dy Gjermanive si zgjidhje për raportet Kosovë –Serbi duke e prezantuar nëntorin si muaj të rëndësishëm për këtë proces.

Disa herë brenda pak minutave, deputeti i partisë së kancelares Merkel ka përmendur fjalën ‘rrezik i lartë’ kur ka folur sot për korrigjimin e kufijve në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.

“Kam dëgjuar disa shprehje si korrigjim i kufijve, shkëmbim i territoreve… kjo është ndarje. Nuk është e shëndetshme, është shumë e rrezikshme”, ka thënë deputeti gjerman.

Peter Beyer, deputeti i partisë së Angela Merkel, CDU, ka thënë para gazetarëve në Prishtinë se ideja e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve është “me rrezik të lartë dhe e papranueshme”.

Ai shtoi se vullnetin e qytetarëve e përfaqësojnë deputetët.

Beyer ka treguar se ka folur qartë me Presidentin Thaçi, por se ky i fundit i kishte thënë se ‘unë jam President dhe unë vendosi”.

“Kam dëgjuar disa shprehje si korrigjim i kufijve, shkëmbim i territoreve… kjo është ndarje. Nuk është e shëndetshme. Të zgjedhurit duhet të kujdesen për qytetarët e tyre. Deputetët janë ata që përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve”, ka thënë ai.

Në pyetjen e gazetarëve se a u ka propozuar ai liderëve ndonjë ide se si mund të arrihet marrëveshja finale, ai tha se ‘modeli i dy Gjermaneve nuk duhet injorohet’, duke shtuar se nuk është këtu që të japë ide.

Beyer, i cili vjen nga CDU tha se ia ka bërë të qartë Presidentit Thaçi se Gjermania është kundër shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve dhe se normalizimi i marrëdhënieve kërkon zgjidhje të qëndrueshme.

Ai tha se nëntori do të jetë ‘muaji i vendimeve’ në dialogun Kosovë-Serbi dhe se përfaqësuesit e vullnetit të qytetarëve janë deputetët e Kosovës, e jo Presidenti.

“E takova Thaçin para jush dhe isha shumë i qartë. Fola saktësisht të njëjtat gjëra që po flas me ju, që të mos përsëritem. Nuk mendoj që u surprizua, ai e din qëndrimin gjerman”, tha ai kur u pyet nga kallxo.com rreth takimit me Thaçin.

Deputeti i partisë së kancelares Merkel tha se nuk e di datën kur do të ndodhë liberalizimi i vizave.

“Nuk e di [kur do të ndodhë liberalizimi]. Tash është në dorën e ministrave të brendshëm (të shteteve anëtare të BE-së). Vërtetë nuk e di se kur do të ndodhë. Askush nuk duhet të premtojë data”, tha ai.

Deputeti i parlamentit gjerman tha se nesër do të jetë në Beograd.

“Kam për ta takuar presidentin serb nesër dhe jam kureshtar ta dëgjoj opinionin e tij (për dialogun)”, tha ai.

Merkel dhe Macron relaksohen me nga një birrë

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron u takuan dje në sheshin qendror të Brukselit, pas përfundimit të bisedimeve të samitit dje në mbrëmje, me kryeministrin belg, Charles Michel dhe homologun e tij të Luksemburgut Xavier Bettel, sipas shtypit belg

Të katërt përfunduan në një bar, në mesnatë, në mesin e turistëve dhe në relaks të plotë.

Ishte shumë mire, morëm patate të skuqura dhe nga një birrë pasi, edhe pse jemi politikanë, në fund të ditës jemi edhe njerëz”, tha kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel.

Bettel tha se pagoi faturën, në shenjë festimi për zgjedhjeve të së dielës në Luksemburg.

Erdogan në Gjermani, do marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së xhamisë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Gjermaninë javën e ardhshme, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së xhamisë më të madhe në vend, që është ndërtuar në Këln. 

Ai thotë se shpreson që vizita e tij në Gjermani do të ndihmojë në dhënien fund të tensioneve në mes të dyja shteteve.

Përmirësimi i marrëdhënieve mes qeverive të dy shteteve, bashkëpunimi ekonomik, aplikimi i Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lufta kundër terrorizmit do të jenë prioritetet që do të diskutohen gjatë vizitës në Gjermani, u tha sot gazetarëve presidenti turk, raporton Dpa.

Erdogan do të arrijë në Berlin të enjten me ftesë të homologut të tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Ai pritet të takohet dy herë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, përpara se të marrë pjesë në hapjen e një xhamie në Këln.

Ndërron mendje edhe Gjermania, Eurodeputeti i CDU: Duhet të pajtohemi nëse palët merren vesh për kufijtë

Periskopi.com Lajme

Eurodeputeti gjerman i CDU-së me influencë të madhe në Parlamentin Evropian dhe partinë gjermane, për të përditshmen austriake „Der Standard“ ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Ballkan, pas hapjes së idesë për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Europeduteti i partisë së Angela Merkel ka theksuar se askush nga jashtë nuk është mirë që të nxisin ndryshimin e kufijve.

“Mirëpo nëse dy palët arrijnë të merren vesh, atëherë është një gjë tjetër”, ka thënë Brok, duke lënë të nënkuptohet se të gjithë duhet të pajtohen nëse dy palët merren vesh.

Brok për një kohë të gjatë është duke udhëhequr Komisionin për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Merkel e Trump flasin për Ballkanin Perëndimor

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë diskutuar për Ballkanin Perëndimor, përmes telefonit.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert.

Duke mos dhënë detaje për bisedën lidhur me këtë çështje, Seibert ka treguar se dy liderët botërorë kanë diskutuar edhe për Ukrainën dhe për çështjet tregtare si dhe për situatën në Siri, veçanërisht për rajonin rreth Idlibit, raporton Reuters.

Pak kohë më parë, Merkel deklaroi haptas se është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, temë që po diskutohet pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se do ta shtrojë si çështje në dialogun me Serbinë. Në anën tjetër, John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Trump, tha se SHBA-së nuk do t’i pengonte aspak shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse pajtohen dy palët.

Angela Merkel: I dhimbshëm lajmi për vdekjen e John McCain

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, me rastin e vdekjes së senatorit amerikan, John McCain, i ka shprehur ngushëllime gruas dhe fëmijëve të tij.

Merkel ka çmuar lartë jetën dhe veprën e senatorit amerikan duke e cilësuar atë si një nga personalitetet e mëdha politike të kohës sonë, përcjell Klan Kosova.

“Senatori McCain ishte njëri nga personalitetet e mëdha të kohës sonë, një luftëtar i palodhur për një aleancë të fortë transatlantike; qëllimi i tij shkonte përtej vendit të tij.

Ne kemi humbur një person që guximi personal dhe sinqeriteti i tij e formësuan punën e tij politike”, ka shkruar Merkel.

“John McCain u udhëhoq nga bindja e vendosur se çdo punë politike duhej të shkonte në shërbim të lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Vdekja e tij është një humbje për të gjitha ata që e ndajnë këtë bindje”, ka shtuar ajo.

​Merkel viziton Afrikën, pritet të diskutohet për çështjen e migracionit

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka planifikuar të vizitojë javën e ardhshme tre vendet e Afrikës Perëndimore, Senegalin, Ganën dhe Nigerinë.

“Merkel do të shoqërohet nga një delegacion ekonomik”, sipas një njoftimi të bërë sot në Berlin nga zëdhënësja e zëvendëskryeministrit, Ulrike Demmer.

Sipas agjendës pritet të diskutohen çështja e politikës së migracionit, veçanërisht fushata e kancelares Merkel për të trajtuar shkaqet që sollën një valë refugjatësh në Evropë.

 

Zaev bisedon me kancelaren Merkel, çfarë thanë për referendumin?

Periskopi.com Lajme

Maqedonia më 30 shtator organizon referendumin mbi Marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut, i cili, në rast se do të jetë i suksesshëm, duhet të konfirmohet me ndryshime kushtetuese deri në fund të vitit, që është kushti kryesor për integrimet maqedonase në NATO.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka biseduar të mërkurën me telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel mbi referendumin, i cili do të mbahet dhe zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë, ka njoftuar qeveria maqedonase, transmeton gazetametro.net.

Siç thuhet në kumtesë, kancelarja Merkel ka konfiruar mbështetjen e Gjermanisë për marrëveshjen e Maqedonisë e Greqisë mbi zgjidhjen afatgjatë të kontestit, i cili ka qenë pengësa më e madhe për anëtarësimin e Maqedonisë në BE e në NATO.

“Në këtë drejtim është konstatuar bashkërisht se referendumi është akt kulmor demokratik dhe shprehje e orientimit të qytetarëve për të ardhmen e shtetit”, thotë kumtesa, dhe shton se Zaev e ka informuar kancelaren Merkel për rrjedhën ë përgattijeve për referendum.

Maqedonia më 30 shtator organizon referendumin mbi Marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut, i cili, në rast se do të jetë i suksesshëm, duhet të konfirmohet me ndryshime kushtetuese deri në fund të vitit, që është kushti kryesor për integrimet maqedonase në NATO.

Qeveria e Maqedonisë, siç ka theksuar Zaev, “është e përkushtuar për organizimin e kiushteve fer, demokratie e transparente për realizimin e deklarimit deokratik të qytetarëve”,.

Ai e ka informuar kancelaren Merkel edhe për atë se qeveria e maqedonisë “po vazhdon aktivisht përpjekjet reformiste, të cilat çojnë në drejtim të plotësimit të kushteve nga përfundimet e Këshillit të Evropës së qershorit të këtij viti”, të cilat janë ndër kushtet për fillimin e negociatave me BE-në.

Kancelarja gjermane u ka dhënë përkrahje “përpjekjeve të Qeverisë dhe publikut shoqëror-politik në Maqedoni për forcimin e perspektivave euro-atlantike të qytetarëve të Maqedonisë”

 

Çfarë kanë studiuar Trump, Merkel, Putin, Macron e Erdogan?

Periskopi.com Lajme

Kur bëhet fjalë për punën tepër sfiduese të drejtimit të një kombi, arsimimi universitar mund të ndihmojë në ngritjen e një udhëheqësi drejt suksesit. Shumica dërrmuese e krerëve të qeverisë kanë një lloj arsimi pas-sekondar – 83% në fakt, por fushat e tyre të studimit ndryshojnë shumë.

Disa udhëheqës, si Alain Berset i Zvicrës, kanë studiuar në mënyrë specifike shkenca politike apo juridik në universitet. Udhëheqës të tjerë, si presidenti i Paraguajit, Horacio Cartes, morën një rrugë të gjatë drejt niveleve të larta, duke studiuar mekanikën e aviacionit në Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat e mëposhtme, nga SavingSpot, japin një vështrim informativ në atë se cfarë kanë studiuar liderët botërorë, transmeton IndeksOnline:

Donald Trump: Presidenti i Amerikës mban një diplomë Bachelor të Shkencave në Ekonomi nga Universiteti i Pensilvanisë “Ëharton School of Business”.

Justin Trudeau: Kryeministri i Kanadasë mban dy diploma: Bachelor i Arteve në Letërsi nga Universiteti McGill dhe Bachelor i Arsimit nga Universiteti British Columbia.

Enrique Peña Nieto: Presidenti i Meksikës ka një diplomë të juridikut nga Universidad Panamerica dhe një MBA nga Instituti i Teknologjisë Monterrey.

Angela Merkel: Kancelarja gjermane ka një sfond arsimor të rëndë. Merkel u arsimua në Universitetin Karl Marx, në Leipzig, ku studioi fizikë nga viti 1973 deri në vitin 1978. Ajo u nderua me doktoraturë për tezën e saj në kiminë kuantike në vitin 1986 dhe u njoh për aftësitë e saj në rusisht dhe matematikë.

Emmanuel Macron: Presidenti francez studioi filozofi në Universitetin e Paris-Ouest Nanterre La Défense. Po ashtu, Macron mori një diplomë master në çështjet publike në Institutin e Studimeve Politike të Parisit.

Recep Tayyip Erdogan: Erdogan studioi Administrim Biznesi në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Ekonomike Aksaraj, tani e njohur si Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative të Universitetit Marmara – ndonëse disa burime turke kontestojnë se ai ka marrë pjesë ose ka diplomuar.

Stefan Löfven: Kryeministri i Suedisë mori një rrugë më të pazakont drejt qeverisë. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak në Forcën Ajrore Suedeze, Löfven u bë një saldator dhe më pas një përfaqësues i sindikatës. Përfundimisht, Löfven u bë kryetari i parë i IF Metall, një sindikatë e sapoformuar që përfaqësonte mbi 300,000 punëtorë.

Vladimir Putin: Para se të bashkohej me KGB në vitin 1975, Putin studioi juridikun në Universitetin Shtetëror të Leningradit (tani Universiteti Shtetëror i Shën Petersburg).

Xi Jinping: Xi studioi inxhinieri kimike në Universitetin prestigjoz të Pekinit Tsinghua.