OBSH: Mjaft përdorët maska nëse nuk jeni të sëmurë, mjekët kanë më shumë nevojë

Periskopi.com Lajme

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit ditën e djeshme janë shprehur se ende rekomandojnë që njerëzit të mos mbajnë maska për fytyrën nëse nuk janë të sëmurë me Covid-19 ose që nuk kujdesen për dikë që është i sëmurë.

“Nuk ka prova specifike për të sugjeruar se vendosja e maskës nga popullata masive ka ndonjë përfitim të mundshëm. Në fakt, ka disa prova që sugjerojnë të kundërtën. Shumë persona nuk dinë ta vendosin atë si duhet”, është shprehu Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të emergjencave shëndetësore të OBSH-së, në një konferencë për media të hënën në Gjenevë, Zvicër.

“Ekziston gjithashtu çështja që kemi një mungesë masive globale për maska dhe pajisje të tjera mjekësore. Tani për tani njerëzit më të rrezikuar nga ky virus janë punonjësit e shëndetit që janë të ekspozuar ndaj virusit çdo sekondë të ditës. Mendimi për ata që nuk kanë maska është i tmerrshëm”, tha Ryan

Doktoresha Maria Van Kerkhove, një epidemiologe e sëmundjes infektive me OBSH, gjithashtu tha në konferencën e së hënës se përparësi i japin mjekëve për përdorimin e maskave.

“Ne i japim përparësi përdorimit të maskave për ata që kanë më shumë nevojë, që janë punonjësit e kujdesit shëndetësor. Në komunitet, ne nuk ju rekomandojmë përdorimin e maskave përveç nëse vetë jeni të sëmurë”.

“Ne rekomandojmë që maskat të përdoren nga njerëzit që janë të sëmurë në shtëpi dhe për ata që kujdesën për të sëmurit”, u shpreh doktoresha.

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit paralajmëruan në një konferencë për media javën e kaluar se globalisht ekziston një “mungesë e konsiderueshme” e furnizimeve mjekësore, përfshirë pajisjet mbrojtëse personale për mjekët.

“Bota po përballet me një mungesë të konsiderueshme të pajisjeve mjekësore për punëtorët tanë, përfshirë maskat, dorezat, fustanet dhe maskat e fytyrës dhe mbrojtja e punonjësve tanë të kujdesit shëndetësor duhet të jetë përparësia kryesore”, u shpreh Van Kerkhove javën e kaluar.

Maskat për mbrojtje nga koronavirusi shiten në “merr jep”

Periskopi.com Lajme

Frika nga koronavirusi ka mobilizuar kosovarët që të pajisen me maska mbrojtëse. Madje, nëpër barnatoret e vendit vështirë se mund të gjenden të tilla. Por, dikush duket se po i shet ato online, sidurisht me çmim më të lartë

Çmimi i një maske i cili fillimisht varionte 20 deri në 25 centë nëpër barnatoret kosovare tash është rritur në 2 dhe 3 euro. Por edhe me këtë çmim maskat mbrojtëse për mbulimin e rrugëve të frymëmarrjes vështirë se po mund të gjenden nëpër barnatoret e Prishtinës.

Periskopi dje gjatë ditës ka qëndruar në disa nga barnatoret e kryeqytetit. Në shumicën prej tyre, përpos një rasti, maska nuk ka pasur.

E tashmë ka filluar publikimi i shpalljeve online për shitjen e maskave mbrojtëse.

Në faqen për shitblerje “MerrJep”, dikush ka publikuar maska për të cilat ka caktuar çmimin 1 euro.

Maskat e publikuara në “MerrJep”, në barnatore kanë çmimin 20 centë.

Derisa në barnatore ka mungesë të tyre, personi që ka publikuar shpalljen për shitjen e maskave, duket se është furnizuar mjaftueshëm.

Ndërkohë në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me virusin e ri, i cili ka marrë edhe emrin zyrtar COVID-19, e që besohet se e ka origjinën në Kinë.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, kosovarët janë alarmuar javëve të fundit rreth përhapjes dhe pranisë së koronavirusit. Vetëm gjatë ditëve të fundit rreth dhjetë personave u janë bërë analizat me dyshimet për koronë. Por fatmirësisht, të gjitha këto raste kanë rezultuar negative.

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për disa farmaci: rritën çmimet e maskave

Periskopi.com Lajme

Prokuroria e Tiranës ka nisur një procedim penal për “manipulim të tregut” nga farmacitë në lidhje me rritjet e çmimeve të disa produkteve (maska mbrojtëse, produkte me përmbajtje dezinfektuese, etj), që shërbejnë si masa për parandalimin e përhapjes së koroanvirusit.

“Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe nga administrimi i të dhënave operative në lidhje me veprimet e disa farmacive në drejtim të rritjes së çmimeve të produkteve të ndryshme ka regjistruar procedim penal për veprën penale të “Manipulimi i tregut” parashikuar nga neni 143/a/1 i Kodit Penal.

Aktualisht jemi në fazën e mbledhjes së informacioneve të nevojshme për evidentimin dhe dokumentimin e të gjitha rasteve, në të cilat dyshohet se disa subjekte në mënyrë abuzive dhe të paligjshme kanë rritur çmimet mbi produkte te ndryshme (maska mbrojtëse, produkte me përmbajtje dezinfektuese, etj), duke përfituar nga situata e krijuar për shkak të interesimit, në rang të marrjes së masave kundër Coronavirusit, në dëm të interesave të ligjshme, dhe në shkelje të normave ligjore.

Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo paraqitje jo e saktë, me dashje, e vlerës së një malli, shërbimi apo paraje, me qëllim çrregullimin e funskionimit të lirë dhe drejtë të tregut, është penalisht e dënueshme.

Vijojmë të ndjekim me interes të shtuar, çdo të dhënë në raport me rastin konkret, duke kërkuar mirëkuptimin dhe besimin e qytetarëve. Nga ana tjetër, mirëpresim çdo qytetar për informacionet që mundet të disponojnë.”

 

Maskat plaçkitin kamionin që po barte para nga Jarinja në drejtim të veriut të Mitrovicës

Periskopi.com Lajme

Persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur rreth 20 milionë dinarë të Serbisë ose 165 mijë euro nga automjeti i firmës ‘Henderson’ që po transportonte para të gatshme nga kufiri i Jarinjës në drejtim të veriut të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në vendin e quajtur Kajkovo afër Leposaviqit, ku ka pasur edhe të shtëna armësh.

“Dyshohet se blindi është përcjellë fillimisht nga kufiri i Jarinjës prej katër automjeteve, nga të cilat më vonë te vendi Kajkovo kanë dalë disa persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët kanë bllokuar blindin dhe kanë arritur të grabisin 20 milionë dinarë”, kanë thënë burimet.

Sipas burimeve, paratë që po transportoheshin nga Serbia destinacion kanë pasur disa filiale të bankës komerciale të Beogradit dhe postave të Serbisë që operojnë në veri të Kosovës.

Ngjarjen e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti. Sipas tij, një automjet ‘Skoda Octavia’ me targa KS në të cilin janë gjetur prova të mjaftueshme materiale se ka qenë pjesë e këtij sulmi, është gjetur i braktisur në Melenicë të Shalës së Bajgorës.

“Në bazë të informatave të deritashme dyshohet se janë grabitur rreth 18 milionë dinarë dhe policia është duke punuar intensivisht në kapjen e autorëve”, ka thënë Hoti. /