E dashura e Marco Verrattit është ëndrra e çdo mashkulli

Periskopi.com Sporti

Marco Verrati ka ditur të godasë edhe jashtë fushe.

Ai ka në krah bukuroshen e ëndrrave, Jessica Aidi.

Aidi është një modele shumë e njohur dhe e kërkuar, për shkak të vijave të saja trupore dhe mesfushori italian i PSG-së ndihet me fat që e ka në krah një bukuroshe të tillë.

 

 

Barcelona fillon të flirtojë përsëri me objektivin e kahmotshëm, Marco Verrattin

Periskopi.com Sporti

Barca duket se do të kryej në Paris një pjesë të madhe të merkatos së verës.

Kampionët e La Liga dhe kampionët e Ligue 1 duket se do të kenë shumë negociata gjatë verës, për lojtarë të ndryshëm.

Përveç Neymar dhe Antoine Griezmann, një tjetër lojtar është futur në mes të dy skuadrave.

‘Sport’ shkruan se Layvin Kurzaëa pritet të transferohet në ‘Camp Nou’, gjatë merkatos së verës.

Barca tashmë thuhet të ketë diskutuar kushtet personale për kontratën me mbrojtësin e majtë, kontrata e së cilit skadon në fund të këtij sezoni.

Transferimi i Kurzaëa dhe Neymar do të plotësonin 60% të planeve të Barcelonës për merkaton e verës.

Verratti është njeri me fat

Periskopi.com Sporti

Edicioni në Francë ka përfunduar tashmë dhe mesfushori Marco Verratti po shijon pushimet në Ibiza, në krah të të dashurës së tij të re, Jessica Aidi.

Ka qenë revista italiane “Chi” që ka arritur të shkrepë disa foto të çiftit, që duket se po relaksohen vërtetë nën rrezet e ngrohta të diellit në Spanjë.

Marco Verratti tash e disa vite luan në Francë te Paris Saint Germain me shumë sukses.

Ai pjesë edhe e Kombëtares së Italisë. /Periskopi.com/

Image

Image

Image

ImageImageImage

Pas fitores, vjen një tjetër lajm fantastik për Manchester United

Periskopi.com Sporti

Paris Saint-Germain ka marrë një lajm të keq pas fitoren 9 me 0 ndaj Guingamp. 

Trajneri Thomas Tuchel ka konfirmuar se mesfushori Marco Verratti ka pësuar lëndim të rëndë në kyçin e këmbës, transmeton Periskopi.

Italiani u lëndua gjatë përplasjes me Felix Eboa Eboa në fillim të pjesës së parë dhe duhej të ndihmohej nga stafi mjekësor për të dalë nga fusha.

Tuchel menjëherë sinjalizoi zëvëndësimin për të, ndërsa Verratti qëndroi pak momente duke biseduar me trajnerin në stol, për të shkuar më pas me dhimbje të mëdha në dhomat zhveshjes.

“Asnjë lajm i mirë”, tha ish trajneri i Dortmund pas ndeshjes.

“Ai është lënduar rëndë. Është gjëja më e keqe që mund të na kishte ndodhur”.

PSG dhe Manchester United do të takohen muajin tjetër në kuadër të raundit të 16 më të mirave të Ligës së Kampionëve dhe me gjasë mesfushori italian do të jetë mungesë e madhe për kampionët francez. /Periskopi

‘Reali dhe Barça s’do të shënonin 5-6 gola në këtë Ligë’

Mesfushori i PSG-së, Marco Verrati, në një intervistë për mediat franceze, ka bërë krahasimin mes katër ligave kryesore europiane të futbollit, teksa evidenton Lige 1, ku bën pjesë, si shumë të ashpër.

Periskopi.com Sporti

Madje, për të konkretizuar krahasimin me kampionatin spanjol, ai thotë se Barcelona dhe Real Madrid mund t’i shënojnë 5-6 gola në një ndeshje në Spanjë, por jo në kampionatin francez:

“Unë dua sot të flas për Lige 1, kampionatin francez, i cili është kritikuar jashtë vendit, por edhe shumë shpesh në Francë. Ky kampionat është zhvilluar në vitet e fundit, ka ecur në drejtimin e duhur. Unë nuk di shumë për më parë, por flas për kohën që jam këtu. E dija që Lioni kishte lojtarë të mëdhenj, por kam mësuar me të vërtetë gjëra pozitive në lidhje me ekipet e tjera. Tani mund t’ju them se është një kampionat shumë i vështirë.

Nëse nuk je i përqendruar në një ndeshje, mund të humbasësh kundër gjithkujt. Mbaj mend ndeshjet tona të para me Carlo Ancelottin, kur nuk fitonim shumë, shpesh kishim probleme. Kjo ishte surprizë për mua, sepse nuk mendoja të kishim kësi vështirësish. Kampionati francez është ndryshe nga ai në Itali, ku loja është shumë taktike. Këtu gjithçka është shumë më e ashpër. Në Angli ka shfaqje në fushë. Në Gjermani, tifozët janë të rëndësishëm.

Në Itali, çdo gjë është e lidhur me taktikën, ndërsa në Spanjë dominon teknika. Mendoj se fjala, që e përshkruan më mirë Lige 1, është “fizike”. Seria A, e cila është e katërta në renditjen e UEFA-s, ka hasur shumë vështirësi në vitet e fundit, me Interin dhe Milanin plot probleme. Më pas Roma ose Napoli, që kanë rezultate zhgënjyese në Ligën e Kampionëve. Ndoshta Franca do të jetë në gjendje të kthehet së shpejti”, u shpreh Verrati.

‘Çmendet’ Interi, ka gati 150 milionë për dy yje

Drejtuesit e Interit duket se po punojnë për të përforcuar skuadrën.

Periskopi.com Sporti

Mediat e huaja shkruajnë se klubi zikaltër është i gatshëm të shpenzojë plot 150 milionë euro për transferimin e dy yjeve.

Bëhet fjalë për anëtarin e Real Madridit, James Rodriguez dhe mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti. /Periskopi.com

Zyrtare: Verratti-Juventus, lajm i madh

Marco Verrati dhe Juventus është një histori që rikthehet shpesh herë në mediat italiane.

Periskopi.com Sporti

Fjalët e presidentit të Pescarës, Sebastiani kanë hapur një dritare të re për të ardhmen e mesfushorit që ishte pranë bardhezinvje në vitin 2012, raporton Albeu.

“Kur e shitëm, ishte pak i zhgënjyer që nuk shkoi te Juve. Është skuadra që bën tifo që fëmijë. Transferimi dështoi vetëm për disa detaje. Humbi një bast, por një dit ai do të veshë fanellën e Juventusit”, u shpreh ai.

‘As unë dhe asnjë lojtar nuk vlen 100 milionë euro’

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti citohet të ketë thënë se nuk vlen 100 milionë euro as ai dhe asnjë lojtar tjetër.

Periskopi.com Sporti

“Unë nuk vlej 100 milionë euro”, tha Verratti.

“Ne vetëm jemi duke luajtur futboll. Këto shuma parash më bëjnë të qesh. Askush nuk vlen aq shumë”.

Paul Pogba u transferua nga Juventus te Manchester United për më shumë se 100 milionë euro. /Periskopi.com

Chelsea e dëshiron Verrattin në janar

Chelsea besohet se është duke konsideruar për të transferuar mesfushorin e PSG-së, Marco Verratti.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori italian që nga shkarkimi i trajnerit Luarent Blanc, nuk po mund të gjejë formën e tij më të mirë që kishte vitet e fundit. Me ardhjen e Unay Emery, ‘mozarti’ nuk po arrin të ketë vazhdimësi të formës dhe po ka probleme me lëndime.

Sipas ”The Mirror”, është skuadra e Chelsea që po e vëzhgon lojtarin dhe nësë arrijnë marrëveshje, atëherë Obi Mikel dhe Fabregas do të lirojnë vendin për Verratin.

24-vjeçari së fundëmi ka nënshkruar kontratë me klubin francez edhe për pesë vite të ardhshme. Verratti që nga transferimi i tij nga Pescara ka fituar katër tituj të Ligue 1, dy kupa të Francës dhe dy kupa të Ligës. /Periskopi.com

Interi 65 milionë për yllin e njohur

Interi po përgatitë ofertë prej 65 milionë euro për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është dhënë nga e përditshmja italiane ‘Gazzetta dello Sport’.

Raportohet se drejtuesit e klubit parisien janë të gatshëm të heqin dorë nga italiani, në rast se vjen një ofertë e tillë.

Verratti nuk e ka vendin e sigurtë në formacionin bazë te kampioni i Francës dhe kjo mund ta shtyejë atë drejt largimit. /Periskopi.com

Konfirmohet: Ky yll i PSG-së mund të largohet

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti mund të largohet nga kjo skuadër.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka konfirmuar agjenti i tij.

“Verratti dëshiron të fitojë me PSG-në”, tha agjenti i italianit.

“Megjithatë, nëse vazhdojnë sulmet e gazetave franceze ndaj tij, Marco dhe unë do të vlerësojmë situatën, dhe në një rast të tillë ai mund të largohet”.

Mesfushori ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Juventus dhe Milan. /Periskopi.com

Nuk doja të transferohesha te Real Madridi

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti ka konfirmuar se ka hedhur poshtë mundësinë për të kaluar te Real Madridi.

Periskopi.com Sporti

Italiani konfirmon se klubi nga Madridi kishte shfaqur interesim për të, mirëpo ai shton se ndihet i lumtur te kampioni i Francës.

“Nuk është se teknikisht refuzova Realin, por unë jam këtu i lumtur dhe nuk dua që të nis negociata me një klub kur jam i lumtur me një klub tjetër”, deklaroi Verratti.

“Unë mora vesh se Reali ka itneresim për mua dhe isha i kënaqur për këtë, sepse nuk ndodh kjo çdo ditë që Reali të ketë interesim për ju, por kur jam i lumtur në një skuadër, unë nuk dua që të ndryshoj. Unë dua që të fitoj diçka me këtë fanellë”. /Periskopi.com

Veratti afër gjigandit italian

Juventus dëshiron yllin italian të Paris Saint-Germain, Marco Verrati.

Periskopi.com Sporti

Skuadra nga Torino, vazhdon me kërkimin për zëvendësuesin e Andrea Pirlos dhe janë duke menduar mesfushorin e skuadrës franceze.

Raportohet se Verrati nuk është fare i kënaqur me gjendjen e klubit, shitjen e yjeve si Ibrahimovic e David Luiz kanë ndikuar në vendimin e italianit.

Këtë  do të shfrytëzojë skuadra e Juventus dhe do të tentojë transferimin e tij në verën e vitit 2017. /Periskopi.com

Giroud flet pas përplasjes me Verratin

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud ka folur për përplasjen e mbrëmshme që kishte me mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti.

Dyshja në fjalë u konfliktuua pak minuta para përfundimit të ndeshjes, dhe për pasojë të dy u përjashtuan me karton të kuq.

“Duke pasur një karton të verdhë, unë nuk doja të bëja zhurmë”, tha Giroud.

“Unë u pengova nga Verratti dhe ai e hodhi veten në tokë dhe unë nuk e kuptoj këtë. Marquinhos më shtyu nga prapa dhe unë nuk e di se si Verratti ra në tokë për herë të dytë. Ishte frustruese, sidomos pasi që unë nuk e dija nëse arbitri e pa se çfarë ndodhi”. /Periskopi.com