Merimangë apo njeri: Këto dy pritje brenda dy sekondave të Ter Stegen dëshmojnë se ai është më i miri

Periskopi.com Sporti

Marc-Andre ter Stegen është qartazi pjesë e debatit kur bëhet fjalë për mbrojtësit më të mirë në botë.

27-vjeçari, i cili iu bashkua Barcelonës nga Borussia Monchengladbach në vitin 2014, vazhdimisht dhuron paraqitje top klasi, transmeton Periskopi.

Së bashku me emra si Jan Oblak, Alisson Becker, David de Gea dhe Manuel Neuer, Ter Stegen është qartazi një prej më të mirëve – nëse jo më i miri.

Dhe gjermani përforcoi edhe më shumë këtë reputacion gjatë fitores 2-1 të Barçës limdër Getafes në “Camp Nou”, të shtunën pasdite.

Ter Stegen dhuroi dy pritje të jashtëzakonshme për t’ua parandaluar golin e sigurtë vizitorëve.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Ter Stegen heroi i Barcelonës: Pret në mënyrë brilante penalltinë e Valencias

Periskopi.com Sporti

Marc Andre ter Stegen ka pritur penalltinë për Barcelonën në ndeshjen kundër Valencias, e cila po luhet në kuadër të La Ligas.

Numri 1 i blaugranëve për mrekulli u hodh në krahun e majtë, duke qëlluar anën e goditjes së Maxi Gomezit.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Ter Stegen afër marrëveshjes me Barcelonën, për rinovimin e kontratës

Periskopi.com Sporti

Ter Stegen është shumë afër marrëveshjes me skuadrën e Barcelonës.

Portieri gjerman, Marc Andre ter Stegen është afër rinovimit të kontratës me Barcelona, bën të ditur ‘Sport’.

Anëtari i Barcelonës ka një kontratë të vlefshme me katalanët deri në vitin 2022.

Por, në ‘Camp Nou’ janë të vendosur që të sigurojnë shërbimet e tij edhe pas atij viti.

Ter Stegen ka qenë i pakontestueshëm në formacionin e Barcelonës, duke u futur në mesin e më të mirëve në botë për pozitën e tij.

Neuer flet për situatën me Ter Stegenin te Kombëtarja e Gjermanisë

Periskopi.com Sporti

Manuel Neuer ka thënë se ai nuk ka asnjë problem me portierin e Barcelonës, Marc-andre ter Stegen.

Në mediat gjermane kishin filluar raportime se dy gardianët gjermanë nuk flasin mes vete, shkaku që të dy e duan vendin e startuesit te kombëtarja.

Por, portieri i Bayern Munichut ka thënë se ajo gjë nuk qëndron dhe se ata stërviten kur janë së bashku te ‘Die Manschaft”.

“Në parim, shumë më tepër u bë prej asaj. Asnjëherë nuk kam pasur problem me Marcin”, ka thënë ai në një intervistë për Kicker.

“Ne stërvitemi për ekipin kombëtar, por ne nuk ofendojmë njëri-tjetrin kur ai luan me Barcelonën ose unë luaj me Bayern, dhe i dëshirojmë vetes fatin më të mirë”.

Te Bavarezët kishin deklaruar se nëse Neuer nuk është startues te kombëtarja, atëherë do t’i ndalonin të gjithë lojtarët e tyre që janë reprezentues te Gjermania të merrnin pjesë.

E pabesueshme: Ter Stegen ka bërë mbrëmë më shumë pasime se Suarez

Nuk është aspak një shaka, por mbrëmjen e djeshme për herë të parë Ter Stegen ka bërë më shumë pasime se Suarez në fushën e lojës.

Periskopi.com Sporti

Marc Andre Ter Stegen tre gola në humbjen e Barcelonës ndaj Manchester City-it me rezultatin 3:1. Por, ai pati një statistikë të jashtëzakonshme.

Portieri gjerman arriti që të bënte 45 pasime gjatë gjithë ndeshjes, aq sa Messi dhe 22 më shumë se Suarez.

Ter Stegen pranon fajin: Faji është i im, unë jam më i keqi

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen ka marrë barrën e fajit për disfatën e mbrëmshme nga Celta Vigo.

Periskopi.com Sporti

Skuadra në fjalë mposhti katalunasit me rezultat 4:3, ndërsa portieri gjerman kishte bërë disa gabime, bashkë me mbrojtjen.

Por, ai nuk heziton të pranojë fajin për gabimet që i bëri në sfidën e mbrëmshme.

“Është faji im, unë jam më i keqi”, deklaroi gjermani.

“Po të mos e kisha bërë atë gabim, ne mund të kishim fituar”, shtoi ai. /Periskopi.com

Lista e Barcës ndaj Celtic, rikthehet Ter Stegen

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Barcelonës kanë marrë një lajm të mirë para sfidës që skuadra e tyre e zhvillon ndaj Celtic në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Portieri gjerman, Marc-Andre Ter Stegen është i gatshëm për përballjen e sotme, pasi lëndimi i tij tashmë ka kaluar.

Ai është përfshirë në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen ndaj skocezëve.

Kjo është lista e të grumbulluarve të Barcelonës për këtë përballje:

Ter Stegen, Cillessen, Pique, Rakitic, Busquets, Turan, Iniesta, Messi, Suarez, Neymar, Rafinha, Mascherano, Alcácer, Digne, Alba, Sergi Roberto, Andre Gomes, Umtiti. /Periskopi.com

Ter Stegen nuk luan ndaj Alaves

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Barcelonës kanë marrë një lajm të keq.

Portieri Marc-Andre Ter Stegen nuk do të jetë i gatshëm të luajë sot në ndeshjen ndaj Alaves në kuadër të La Ligas.

Gjermani ka pësuar një dëmtim, i cili pritet ta mbajë jashtë fushe edhe për sfidën e mesjavës në Ligën e Kampionëve ndaj Celtic. /Periskopi.com

Ter Stegen të rinovojë kontratën

Periskopi.com Sporti

Barcelona është e vendosur t’i ofrojë një kontratë të re portierit Marc-Andre Ter Stegen.

Largimi i Claudio Bravo në këtë verë drejt Manchester Cityt, i ka hapur rrugën e rinovimin të kontratës portierit gjerman.

Tashmë, portieri i talentuar është portieri i parë i kampionit të La Ligas. /Periskopi.com