Maqedoni Veriore, në 24 orët e fundit janë shëruar 36 persona nga Covid-19

Periskopi.com Lajme

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore, ka më shumë të shëruar, më pak të infektuar dhe një i vdekur.

Nga 408 qytetarë të testuar, janë regjistruar 26 raste me Kovid 19. Më së shumti në Shkup, 11, ma pas në Strugë6, Tetovë 3, dy të sëmurë të në Kumanovë dhe nga një në Manastir, Gostivar, Vinicë dhe Demir Kapi. Numri i përgjithshëm ka shkuar në 1326, ndërsa mbi 14 mijë qytetarë janë testuar për korona virus. Më shumë të sëmurë me Korona virus ka në Shkup, Kumanovë dhe Dibër.

Ministria e shëndetësisë njoftoi se në klinikën infektive në Shkup ka vdekur një pacient 80 vjeçar nga Shkupi i cili në klinikë është shtruar nga e marta. Numri i personave të vdekur është 57. Për 24 orë janë regjistruar edhe 36 raste të pacientëve të shëruar. Dy prej tyre janë shëruar në spital, ndërsa 34 në kushte shtëpiake. Në Maqedoni deri tani ka 337 qytetarë që llogariten si të shëruar. Ministri Venko Filipçe pret që me mbajtjen e maskave të zvogëlohet numri i të infektuarve nga Korona virusi.

 

Koronavirusi, më shumë të shëruar se sa të infektuar në Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Për herë të parë që nga nisja e Pandemisë së COVID 19, në Maqedoninë e Veriut numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve.

24 persona nga lista e të infektuarve, që kuroheshin në kushte shtëpiake, kalojnë në atë të të shëruarve, duke e çuar numrin e përgjithshëm 224.

Ndërkohë i vogël është edhe numri i të prekurve. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 7 raste të reja. 3 në Tetovë, 2 në Kumanovë dhe 2 në Koçan, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1231, në 20 qytete.

Ndërsa një 70 vjeçar nga Labunishta ka ndërruar jetë si pasojë e gjendjes së rëndë nga Koronavirusi.

Ministri Filipçe rezultatet që ditëve të fundit tregojnë trend ulje, i shpjegon me numrin e zvogëluar të testeve të bëra gjatë festave dhe shton se piku i të infektuarve ende nuk ka kaluar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 207 testime. Gj ithsej në vendin tonë janë bërë 12340 testime. /Alsat/

Maqedoni, 15 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore, gjashtë në respiratorë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme tha se në Kliniken Infektive në Shkup janë të shtruar gjithsej 67 pacientë, 6 në makina respiratore, në total 12 në gjendje shëndetësore të rëndë. Në gjendje të rëndë shëndetësore paraqitet edhe lehona nga Kumanova. Ndërsa në Spitalin “8 shtatori”, gjenden të shtruar 19 persona, 3 prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërsa është aktivizuar edhe Spitali i Manastirit që do të mbulojë të gjithë atë rajon.

“Katër viktima në Klinikën për sëmundje infektive, një nga Kumanova, një nga Llabunishta, një nga Çellopeku, një nga Shtipi dhe kemi edhe një pacient që ka ndërruar jetë në Kumanovë. Në klinikën infektive në 24 orët e fundit janë pranuar 4 pacientë, me këtë numri i personave të hospitalizuar arrin në 67, 6 prej të cilëve janë në aparate për frymëmarrje dhe 12 të tjerë në gjendje të rëndë shëndetësore”, deklaroi Filipçe.

Maqedoni: Pesë të vdekur dhe 53 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Periskopi.com Lajme

Në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 53 raste të reja me koronavirus dhe 5 persona kanë humbur jetën.

Me të dhënat e fundit numri i personave të infektuarve në Maqedoni numri i përgjithshëm shkon në 483, ndërsa i atyre që kanë humbur jetën shkon në 17, shkruan aslat, transmeton Klan Kosova

Sipas të dhënave numri i 53 rasteve të reja sipas qyteteve është:

Shkup – 13

Strugë – 14

Kumanovë – 8

Shtip – 5

Prilep – 2

Tetovë – 2

Koçan – 6

Veles – 1

Lajmi është në përditësim…

Ndalohet lëvizja e qytetarëve në fundjavë prej orës 16:00 deri në 05:00 në Maqedoninë e veriut

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Maqedonisë Veriore gjatë seancës së sotme solli vendime për masa më rigoroze gjatë fundjavës, me këtë që do të zgjatet edhe ora policore dhe do të vlej nga ora 16:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Rregullorja e re vlen vetëm për ditën e shtunë dhe të diel. Sot u shënua viktima e tretë atje.

​Shkon në 31 numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur se numri i të prekurve me koronavirus në vend ka arritur në 31 persona.

Ministria e Shëndetësisë raporton se 10 pacientë janë testuar sot pasdite dhe 5 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Pozitive është gruaja e pacientit tashmë të diagnostikuar nga Shkupi dhe 4 profesionistë të kujdesit shëndetësor, dy mjekë dhe dy infermiere nga Dibra.

Kështu, numri i pacientëve me koronavirus në vend u rrit në 31./Alsat/

Edhe katër të infektuar me koronavirus në Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Ka shkuar në 13 numri i të infektuarve me korona virus në Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se katër pacientët e ri të infektuar janë me fotografi të lehtë klinike.

Gruaja nga Maqedonia mund koronavirusin

Periskopi.com Lajme

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, njoftoi se pacientja e parë me koronavirus në vend është shëruar.

Pacientja e parë e infektuar kishte ardhur nga Italia para 2 javëve, dhe pas fillimit të simptomave të para, është paraqitur në Klinikë nga ku është diagnostifikuar me koronapozitiv.

Konfirmimi vjen pas dy testeve të bëra dje që kanë rezultuar negativ, dhe së shpejti pritet lëshimi i saj në shtëpi.

Maqedonia mbyll për 14 ditë të gjitha çerdhet, shkollat dhe institucionet tjera arsimore

Periskopi.com Lajme

Pas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e sotme vendosi që të mbyllë të gjitha çerdhet, shkollat dhe institucionet tjera arsimore. Kështu njoftoi në konferencën e sotme për shtyp, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 15-të shqyrtoi Informacionin e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

“Të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përfshi edhe çerdhet, në 14 ditët e ardhshme, të lirohen punëtorët nga obligimet në këto institucione. Një prind për fëmijë deri në moshën 10 vjeçare, lirohet nga puna në 14 ditët e ardhshme. Ndërpritet mësimi në arsimin e lartë”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Po ashtu, ndërpriten tubimet publike me mbi 1000 pjesëmarrës në 14 ditët e ardhshëm.

Ndalohet mbajtja e ndeshjeve sportive me publikë në 30 ditët e ardhshme, në territorin e gjithë shtetit”.

Vendimet e Qeverisë:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 15-të shqyrtoi Informacionin e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalim të përhapjes së koronavirusit, sipas sugjerimit të Komisionit për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë dhe i miratoi konkluzionet në vijim:

1. Të përforcohen masat dhe aktivitetet për parandalimin e përhapjes së korona virusit.

2. Të ndërpritet procesi edukativo-arsimor dhe mësimi në të gjitha kopshtet për fëmijë, shkollat fillore, të mesme dhe institucionet e arsimit të lartë dhe në institucionet publike shkencore në territorin e RMV-së, në 14 ditët e ardhshme. Ndërpriten edhe të gjitha programet jashtëshkollore ose programe shtesë, siç janë kurset për gjuhë të huaja e të tjera.

3. Për zbat imin e kësaj mase njëri nga prindërit e fëmijëve deri më 10 vjet, i cili do të lirohet nga obligimi për të shkuar në kopsht ose për të ndjekur mësimin, do të lirohen edhe nga obligimi për të kryer obligime e punës.

4. Të ndalohen tubimet masive dhe ngjarjet në ambient të hapur dhe të mbyllur, si dhe të gjitha ngjarjet dhe manifestimet kulturore në territorin e RMV-së me mbi 1000 pjesëmarrës, në 14 ditët e ardhshme. Qeveria rekomandon mos mbajtjen e ngjarjeve publike ku pritet pjesëmarrje deri më 1000 persona.

5. Të ndalohet pjesëmarrja e shikuesve (publikut) në të gjitha ngjarjet sportive në territorin e RMV-së, në 30 ditët e ardhshme.

6. Të vendoset vetë-izolim për të gjithë personat që vijnë nga shtetet me rrezik të lartë dhe të mesëm, në periudhë prej 14 ditësh (në përputhje me listën e Organizatës Botërore Shëndetësore).

7. Të ndalohet importi i pajisjeve mjekësore dhe mjeteve dhe materiale mje kësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve nga RMV-ja, përveç me leje të posaçme të cilën e jep Ministria e Shëndetësisë.

8. Tu personave të rritur dhe kategorive me rrezik të lartë të qytetarëve me sëmundje kronike, ta rrallojnë lëvizjen dhe të shmangin transportin publik.

9. Rekomandohet shmangie e udhëtimeve në vende të cilat janë me rrezik të lartë dhe të mesëm, në përputhje me listën e Organizatës Botërore Shëndetësore.

10. Komisioni Shtetëror Zgjedhor ti lirojë nga pjesëmarrja e mëtejshme në procesin zgjedhor të punësuarit në institucionet shëndetësore publike dhe të zëvendësohen me persona të tjerë.

11. Personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen në përputhje me nenin 205 dhe 206 të Kodit Penal.

12. Të futet kartela health locator për të gjitha fluturimet dhe të gjitha avio-kompanitë, gjegjësisht formular të cilin do ta plotësojnë udhëtarët me të dhëna për kontakt më të lehtë, përderisa ka nevojë.

13. Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, furgon, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë, si dhe nga ato vende drejt RMV-së.

14. Të përforcohet pjesëmarrja e vullnetarëve të Kryqit të Kuq të RMV-së, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, në të gjitha vendkalimet kufitare.

15. Tërësisht të respektohen masat për parandalim nga kjo sëmundje, udhëzuar nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.

16. Të paraqitet konkluzion dhe rekomandim nga ana e Qeverisë së RMV-së deri te të gjitha organet e administratës shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale për ndërprerje të përkohshme nga detyrimet e punës (mosardhje në vendin e punës dhe qëndrim në shtëpitë e tyre), për gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

17. Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë private që kryejnë transport publik të udhëtarëve, të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.

18. Qeveria u rekomandon të gjitha institucioneve qeveritare dhe shtetërore, si dhe ndërmarrjeve publike, ti anulojnë të gjitha udhëtimet ose ti organizojnë mbledhjet e parapara përmes komunikimit me internet

19. Detyrohen të gjitha institucionet qeveritare dhe shtetërore, si dhe ndërmarrjet publike të fusin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet shtetërore në hyrjet e institucioneve. Këtë masë Qeveria ua rekomandon edhe kompanive të sektorit real.

Qeveria falënderon të gjitha mediat për bashkëpunimin e deritanishëm dhe apelon ti publikojnë masat më të reja për parandalim dhe mbrojtje nga korona virusi, si dhe të qëndrojnë në komunikim të vazhdueshëm me burimet zyrtare të informimit, siç është Ministria e Shëndet� �sisë dhe Qeveria e RMV-së për të gjitha informacionet më të reja dhe zhvillime të situatës.

FFM paralajmërojmë tifozët që të mos blejnë të ashtuquajturat bileta në ‘Tregun e Zi’.

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit e Maqedonisë gjatë ditës së sotme ka njoftuar se janë shitur të gjithë biletat për ndeshjen ndaj Kosovës që zhvillohet me 26 mars në Shkup.

Mirëpo shumë pak orë më pas, biletat për këtë ndeshje kanë përfunduar në websajtin e njohur kosovar, merrjep.

FFM paralajmërojmë tifozët që të mos blejnë të ashtuquajturat bileta në ‘Tregun e Zi’.

Njoftimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë:

Kombëtarja A e Maqedonisë më 26 mars në Arenën Kombëtare do të përballet me Kosovën në ndeshjen e Play Off për Kampionatin Evropian 2020. Biletat për ndeshje tashmë janë shitur.

Nëse nuk ka kërkesë, rekomandim apo ndalim eventual të pranisë së tifozëve nga institucionet përkatëse shtetërore shkaku i koronavirusit, atëherë futbollistët maqedonas do të luajnë ndeshjen kundër Kosovës në stadium të plotë.

Tutje bëhet e ditur se të gjithë personat që kanë blerë bileta, në stadium do të lejohen të futen me dokument personal identifikimi.

“Kujtojuni të gjithë tifozëve dhe mbështetësve të ekipit tonë kombëtar që në ditën e ndeshjes duhet të mbajnë një dokument personal identifikimi teksa hyjnë në Arenën Kombëtare për ndeshjen e 26 marsit, dhe do të kontrollohen nga Departamenti i Brendshëm (zyrtarë të Ministrisë së Brendshme) për saktësinë e të dhënave personale të biletave dhe nuk do të lejohen që tifozët të hyjnë në stadium nën emër tjetër. Ne paralajmërojmë tifozët që të mos blejnë të ashtuquajturat bileta në ‘Tregun e Zi’.

Nëna vrau të birin 3 vjeçar për të shkuar me pushime në Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Një nënë në Kroaci, e cila vrau djalin e saj 3-vjeçar dhe më pas e hodhi trupin e tij në lumë, në afërsi të një porti, për të shkuar me pushime në Maqedoni, është dënuar me 33 vite burg.

Chiara Pasic, 33 vjeçe, u dënua për vrasjen e djalit të saj 3-vjeçar Denis, në prill të vitit 2018 dhe u burgos për plot 33 vite.

Në atë moment, avokatët e saj e dërguan çështjen për rigjykim në gjykatën e apelit, pasi pretendonin se dënimi i dhënë ndaj klientës së tyre, është i padrejtë.

Chiara akuzohet se e ka mbytur të birin, dhe më pas e hodhi trupin në afërsi të një porti, në qytetin bregdetar të Pulës.

Interesant është fakti që gruaja nuk ka qenë e vetme në këtë krim, por është ndihmuar nga një 15-vjeçare, e cila gjithashtu është dënuar me tre vite paraburgim të posaçëm për të rinjtë, në qytetin Pozega, në Kroacinë Lindore.

Adoleshentja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, mendohet se e ka mbuluar me jastëk fytyrën e vogëlushit duke e mbytur, ndërsa Chiara gjatë kësaj kohe i mbante shtrënguar këmbët dhe duart të birit që lëviznin pareshtur nga tmerri i përjetuar.

Më pas, ato e hodhën trupin e pajetë të të miturit në lumë.

Menjëherë pas vrasjes, 33-vjeçarja ka telefonuar policinë dhe i ka raportuar se i biri i kishte humbur, ndërsa për herë të fundit e kishte parë në një park aty pranë, duke lozur me disa fëmijë.

Policia nuk e besoi këtë version dhe me të gjithë insistimin e tyre, gruaja më në fund arriti të rrëfente të gjithë të vërtetën, shkruan “The Sun”.

 

Maqedoni – Kosovë, mësoni kë favorizojnë bastoret

Periskopi.com Sporti

Disa javë para gjysmëfinales në play-off të Nations League, kompanitë e basteve kanë nisur të tregojnë kuotat për ndeshjen Maqedoni – Kosovë.

‘Dardanët’ i ndajnë vetëm dy finale larg ëndrrës Euro 2020 dhe kundërshtari i parë është Maqedonia, para përballjes së mundshme në finale me fituesin e duelit, Bjellorusi – Gjeorgji, raporton Express.

Tashmë, kompanitë e basteve kanë nisur publikimin e kuotave për këtë ndeshje dhe e favorizojnë Maqedoninë ndaj Kosovës.

Maqedonisë madje ka nisur t’i bie kuota, aktualisht fitorja ka kuotën 2.37, kurse Kosovës po vazhdon t’i rritet, 3.10.

Identifikohen udhëtarët që ishin së bashku me të infektuarën me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Periskopi.com Lajme

Rasti i parë i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut është konfirmuar. Bëhet fjalë për paciente të lindur në Shkup në vitin 1970, e cila ka qenë në Itali për një kohë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se të gjithë pasagjerët që udhëtonin me gruan e infektuar me koronavirus janë identifikuar dhe testuar.

Kushdo që ka pasur kontakte me këtë grua do të mbetet në shtëpi deri sa të përfundojnë tesimet dhe të jepen rezultatet. Ata do të qëndrojnë në izolim për 14 ditë.

Pasagjerët që udhëtonin me të ishin nga Shkupi dhe Strumica, dhe në furgon ishin 9 persona./portalb.mk/

​Qeveria maqedonase anulon ekskursionet e nxënësve dhe studentëve për në Itali

Periskopi.com Lajme

Pacienti i fundit i testuar në Klinikën Infektive në Shkup nuk është i prekur nga virusi Korona.

Ai kishte mbërritur nga Dubai në Shkup para disa ditësh dhe i kishte kaluar të gjitha kontrollet, por më pas është ankuar për simptoma të ngjashme me ato të Koronës.

Pas analizave të nënshtruara u konfirmuar se personi ishte me grip dhe te ai nuk është gjetur prania e virusit të rrezikshëm.

Paraprakisht edhe një person tjetër që kishte udhëtuar nga Italia ishte ankuar, por pas analizave të kryera u konstatuar se ai nuk ishte prekur nga Korona.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe apeloi që të mos shkaktohet panik, pasi janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

“Rastin e dytë të cilin e testuam nga koronavirusi është negativ, bëhet fjalë për udhëtarin i cili erdhi nga Dubai pas gjashtë ditësh, bëhet fjalë për Influencën-B. ” Udhëtarët të cilët vij në nga Italia veriore do të lëshohen në vetëm pesë kalime, në Tabanoc, Deve Bair, Qafëthanë, Bllacë, Bogorodicë si dhe dy aeroportet këtu në Shkup dhe Ohër”, deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Frika nga virusi Korona ka detyruar Qeverinë që të anulojë të gjitha udhëtimet dhe ekskursionet e shkollave dhe të universiteteve për në Itali, ku numri i të prekurve nga Covid19 po rritet me shpejtësi të madhe.

Në mbledhjen e fundit Qeveria obligoi ministrinë e Shëndetësisë që urgjentisht të sigurojë sasi të konsiderueshme të maskave, dorezave, mjeteve dezinfektuese dhe veshjeve mbrojtëse për institucionet e sistemit për menaxhimin e integruar të kufijve me qëllim mbrojtjen e personelit si dhe të sigurojë mjete dezinfektuese dhe sapunë për shkollat dhe çerdhet e vendit. Shkollat poashtu obligohen që në bashkëpunim me komunat dhe Qendrat e shëndetit Publik të organizojnë orë edukative.

Është hapur pikë e re kufitare që lidh Kosovën dhe Maqedoninë

Periskopi.com Lajme

Nga sot është hapur pika kufitare Stanqiq-Bellanoc, e cila do po konsiderohet si lehtësi në qarkullim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.

Zëvendëskryeministri në detyrë Enver Hoxhaj hapjen e kësaj pike kufitare në mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore e konsideroi si një gur themel të ri në miqësinë në mes dy vendeve.

Sipas tij kjo pikë kufitare do përafroj njerëzit, por që do ketë impakt edhe në aspektin ekonomik.

“Kjo pikë kufitare do të përafrojë dhe si të shpejtojë lëvizjen e lirë të njerëzve. Nëse dikush nga Gjilani është dashur të udhëtojë 50-70 kilometra nga sot do ta ketë më shkurt rrugën… Mendoj se do ketë përfitime edhe ekonomike meqë një pikë kufitare do mundësojë që të lëvizin edhe mallrat edhe kapitali dhe kjo pjesë e Kosovës do ketë impakt edhe në zhvillimin e saj ekonomik. Dhe së fundmi është edhe një mundësi e mirë për të treguar se marrëdhëniet e Kosovës me Maqedoninë Veriore janë të shkëlqyera”, tha Hoxhaj.

Kurse, zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani pikën kufitare Stanqiq -Bellanoc e vlerësoi si një kapitull të ri që është hapur në mes Kosovë  dhe Maqedonisë Veriore. Vonesat për inaugurimin e kësaj pike kufitare Osmani  i ka arsyetuar me ndryshimet që është dashur të bëhen në aspektin ligjor.

“Ky nuk është vetëm një kalim tjetër kufitar është ekskluziv në shumë aspekte. Është i vetëm objekt në rajon iu garantoj i cili gjendet në dy anët e kufirit dhe e keni një dhomë në Kosovë dhe një në Maqedoninë e Veriut dhe kjo e ka krijuar kompleksitetin më të madh për shkak se ligjet shohin tërësi funksionale të objektit dhe nuk pranojnë ligjet gjysmë objekte dhe kjo ka kërkuar ndryshime ligjesh, ndryshime rregulloresh, koordinime të shumta prandaj kjo është ditë e madhe për shkak të kompleksitetit. Është ‘One Stop Shop’ i parë në mes të Maqedonisë dhe Kosovës dhe po hapim një kapitull të ri në këtë drejtim”, tha Osmani.

Të lumtur që tani përmes pikës kufitare Stanqiq- Bellanoc do të qarkullojnë më lehtë janë shprehur edhe qytetarët të cilët ishin të shumtë në këtë përurim.

Për herë të parë këtë rrugë po e përshkon, Xhevat Zymberi i cili po udhëtonte nga Sllupqani, fshat ky i Kumanovës, për në Kosovë. Sipas tij sa më shumë pika të tilla kufitare aq më lehtë do jetë për qytetarët.

“Shumë na e lehtëson me 15 kilometra tani e kalojmë kufirin… Sa më shumë të ketë aq më mirë na bënë neve”, tha Zymberi.

Në këtë pikë do të mund të kalojnë vetëm njerëzit dhe automjetet e vogla, dhe vetëm pas gjashtë muajve edhe automjetet e rënda e mallrat.

Pika kufitare që lidh Kosovën më Maqedoninë Veriore është financuar nga BE-ja, ndërsa ndërtimi i saj kishte filluar në vitin 2018.

Mungojnë investimet nga BE, Shqipëria me nivelin më të ulët në Evropën Qendrore e Jugore

Periskopi.com Lajme

Shqipëri dhe Mali i Zi janë dy vendet më fluksin më të ulët të investimeve nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) në raport me totalin.

Sipas një studimit nga Qendra për studime Ekonomike e Vjenës në vitin 2018 Shqipëria kishte nga BE vetëm 53,9 për qind të totalit të investimeve të huaja. Shqipëria la pas vetëm Malin e Zi, i cili shënoi vetëm 44.3 për qind të totalit të investimeve të huaja nga vendet e Bashkimit Evropian.

Në vendet e tjera në zhvillim të Evropës Qendrore dhe Juglindore (CESEE) përqindja e investimeve nga vendet e BE është shumë më e lartë.

Maqedonia e Veriut i ka 75.3 të totalit të investimeve nga vendet e BE-së, Serbia raporton se ka 73.6 për qind të investimeve të huaja direkte nga vendet e BE, Bosnja 66.7%, Bullgaria 79.6%, Rumania 91.1 %, Hungaria 92.7% etj, (Sipas hartës me poshtë).

Por, pavarësisht origjinës, investimet në terma bruto shënoi rritje në Moldavi, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2018 në krahasim me një vit më parë.

Tradicionalisht, rajoni CESEE ka tërhequr shumicën e investimeve nga vendet e BE-së. Për secilin prej vendeve të rajonit gati 3 të katërtat e investimeve të huaja vijnë nga BE-e, ndryshe nga rasti i Shqipërisë që gati gjysma e fluksit të investimeve ishin nga vendet jo të BE-së si Kanadaja, Turqia, Zvicra etj.

Por trendet e fundit tregojnë se në Hungari dhe Slloveni ka një zbehje të investimeve nga vendet e BE-së, të cilat kanë ardhur në rënie në pesë vitet e fundit.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës dhe në një masë më të vogël Bosnjës, roli i vendeve të BE si investitorë të huaj po vjen në rënie gjithashtu raporton instituti i Studimeve Ekonomike të Vjenës.

Pabarazitë e të ardhurave ndërmjet vendeve të Rajonit CESEE mbeten të mëdha.

Këto vende ende po vuajnë mungesën e integrimit ekonomik në BE si në tregti dhe në investimet e huaja direkte. /monitor/.

Tërmeti në Maqedoninë e Veriut, 4.5 shkallë të rihterit

Periskopi.com Lajme

Përveç Shqipërisë, tërmet ka pasur edhe në Maqedoninë e Veriut.

Sipas matjeve të para, shkalla e tërmetit në Maqedoninë e Veriut ka qenë 4.5, shkruan lajmi.net.

Ende nuk dihet nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale ose në njerëz por lëkundjet kanë shkaktuar panikë tek banorët atje.

Lëkundje të tokës janë ndjerë edhe në Prishtinë por shkalla e rihterit të tij ende nuk dihet.

Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar të Maqedonisë së Veriut

Periskopi.com Lajme

Sot diku rreth orës 09:45 minuta një këmbësor i rastit ka denoncuar se në Lumin Vardar në afërsi të Qendrës Sportive “Jane Sandanski” ka vërejtur një trup të pajetë.

Pjestarë të policisë dhe ekipet tjera kompetente menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe klane nxjerr nga uji trupin e pajetë, ndërsa nga ekipi i ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekje pa shenja dhune.

Viktima është një grua e moshës 50 vjeçare.

​Maqedonia e Veriut s’ka të dhëna për shtetasit e saj në Irak dhe Iran

Periskopi.com Lajme

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut për momentin nuk posedon të dhëna konkrete për numrin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut që gjenden në Irak ose Iran.

Vendi nuk ka përfaqësi diplomatike-konsulare në këto vende. MPJ-ja përmes rrugëve diplomatike po i ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet e domosdoshme për marrjen e informacioneve përkatëse lidhur me shtetasit e Maqedonisë.

Lidhur me çështjen e shtetasve tanë me angazhim pune në bazat ushtarake në Irak, ky dikaster nuk posedon të dhëna të këtilla. Angazhimi që këta persona e kanë nuk është nën kompetencën e kësaj ministrie. Procedura e punësimit bëhet në mënyrë të pavarur nga institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këta persona konkurrojnë drejtpërdrejtë në agjenci private për punë dhe kanë kontratë të lidhur me organe përkatëse të SHBA-së apo shteteve tjera prezent në këto baza. Ministria e Jashtme nuk ka qasje në kontratat e tyre për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale dhe me këtë nuk ka evidencë në numrin dhe statusin e tyre. Deri në këtë moment, asnjë shtetar i Maqedonisë që i cili mund të ketë qenë në këtë rajon nuk i është drejtuar MPJ-së për ndihmë përkatëse- shprehen nga kjo ministri./Alsat/

​Maqedoni, zjarri kaplon një shtëpi, pronari humb jetën

Periskopi.com Lajme

Dje rreth orës 23:00 zjarri ka kapluar një shtëpi në Veles të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë jetën ka humbur një 80 vjeçar, pronarë i shtëpisë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Nga ekipi i zjarrfikësve të Velesit njoftojnë se zjarri është lokalizuar tërësisht dhe se nuk ka rrezik për shtëpitë në afërsi ndërsa shtojnë se po punohet për pastrimin e plotë të terrenit.