Majlinda Kelmendi doli në pension: Rekordi i saj i medaljeve gjatë karrierës është i paimagjinueshëm

Periskopi.com Sporti

Majlinda Kelmendi ka njoftuar sot që do t’i japë fund karrierës së saj si xhudiste. Ajo është 30 vjeçare, e lindur më 9 maj, dhe pensionimi na duket paksa i çuditshëm. Por, cilat ishin sukseset e saj kulmore? 

Majlinda Kelmendi është pa asnjë dyshim sportistja më kulmore e Kosovës gjatë viteve 2010. Ajo ka arritur që gjatë kësaj periudhe të bëhej dy herë kampione e botës, dy herë kampione e Evropës dhe një herë kampione olimpike. Por, medaljet e saj janë edhe më të shumta.

Kelmendi garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, dhe tashmë ka lënë nam të madh edhe për gjeneratat e ardhshme që do të garojnë në këtë kategori.

Pseudonimi i saj është “Majlinda e Artë”.

Kelmendi i ka fituar gjithsej 46 medalje të arta, prej të cilave janë 32 të arta.

Ajo është lindur në Pejë dhe ka nisur ta praktikojë artin e xhudos që në vitin 1999, shkruan Periskopi.

Majlinda është e gjatë 1,63 dhe peshon 51 kilogramë.

Kelmendi u bë e njohur që në vitin 2009 kur e fitoi medaljen e artë në kampionatin botëror për juniorë në Paris.

Momenti më kulmor ishte medalja e artë e fituar në Lojërat Olimpike të Rio De Zhaneiros. Në vitin 2016 kishte pasur raportime se ajo kishte refuzuar të bënte një test dopingu në Francë, ndërsa trajneri insistonte që ajo ishte e pastër. Ajo kishte sqaruar se një gjë të tillë nuk e kishte bërë shkaku i autorizimit nga WADA.

Kelmendi ka fituar 26 medalje të arta deri tash, 5 të argjendta dhe 5 të bronzta. /Periskopi

Majlinda Kelmendi fiton të bronztën në ‘Repechage’

Periskopi.com Sporti

Xhudistja jonë, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kelmendi nuk ia doli në gjysmëfinale duke u mposhtur nga Chelsie Giles, por përmes kategorisë ‘Repechage’ siguroi medaljen.

Xhudistja kosovare mposhti me ippon belgen Van Snick.

Kjo medalje për Kelmendin është e dyta që prej rikthimit, ngase edhe në turneun e mëparshëm fitoi të bronztën.

Pas medaljes së bronztë në Doha, Majlinda Kelmendi merr edhe të bronztën e dytë në Tel Aviv

Periskopi.com Sporti

 

Xhudistja britanike, Giles arriti ta mposht Majlinda Kelmendin në gjysmëfinale të Grand Slamit të “Tel Avivit 2021”, shkruan Periskopi.

Paraprakisht, Kelmendi e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në rrethin e dytë e kishte mposhtur gjermanen Annika Ëurfel dhe në çerekfinale rusen Alesya Kuznetsova.

Kështu, Majlinda Kelmendi vjen edhe me një medalje të bronztë pas turnout në Doha të Katarit, ku edhe atje muajin e kaluar kishte arritur ta merrte vetëm të bronztën. /Periskopi

Majlinda KELMENDI nuk e arrin finalen e madhe, mposhtet nga xhudistja britanike, Chelsie Giles

Periskopi.com Sporti

Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova, dhe Laura Fazliu janë  duke marrë pjesë në Grand Sllamin e xhudos që po mbahet në Tel Aviv, shkruan Periskopi.

Mjalinda Kelmendi në gjysmëfinale është mposhtur nga britanikja, Chelsie Giles.

Kelmendi mposhti xhudistën gjermane, Annika Wufel dhe xhudisten ruse, Alenyz Kuznetsova.  /Periskopi

Super Majlinda Kelmendi, merr fitoren e radhës – mposht rusën e frikshme

Periskopi.com Sporti

Majlinda Kelmendi pas xhudistes gjermane, Annika Wufel mposhti edhe xhudisten ruse, Alenyz Kuznetsova, duke arritur që në kategorinë 52 kilogram t’i marrë dy fitore të njëpasnjëshme shkruan Periskopi. 

Të dy duelet e fituara, Majlinda i ka arritur përmes IPPONit.

Në këtë garë, Kosova po përfaqësohet edhe nga Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.

Ky tournament po mbahet në Tel Aviv të Izraelit dhe Kosova po synon të marrë medale në Grand Slam. /Periskopi

Majlinda Kelmendi e nis për mrekulli Grand Slamin në Tel Aviv, mposht kundërshtaren nga Gjermania

Periskopi.com Sporti

Kampionia e Kosovës, Majlinda Kelmendi e ka nisur për mrekulli Grand Slamin në Tel Avivi të Izraelit, shkruan Periskopi. 

Kelmendi në kategorinë 52-kilogram e mposhti kundërshtaren nga Gjermania, Annika Wurfel me IPPON.

Kelmendit iu desh të djersitet mirë për ta mundur Wurfelin në rundin e dytë dhe e arriti këtë më pak pasi meçi shkoi në kohën shtesë (Golden Score).

Në çerekfinale, kosovarja do të përballet me rusen e rrezikshme Alesya Kuznetsova.

SHIHNI PËRBALLJEN E MAJLINDËS NGA MINIUTA E 15’TË.

 

Përveç medaljeve, çfarë fituan tjetër Distria, Majlinda dhe Nora në Katar?

Periskopi.com Sporti

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Mastersin e Dohas në Katar, kurse Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova fituan medalje të bronzta, duke e renditur kështu Kosovën në vendin e katërt në botë në ditën e parë të kësaj gare.

Krasniqi përveç medaljes së artë, fitoi edhe 1800 pikë olimpike për “Tokio 2020”, kurse Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova fituan nga 900 pikë.

Të trija këto xhudiste janë brenda normës olimpike, por këto pikë të fituara iu ndihmojnë edhe për renditje më të mirë para Olimpiadës së Tokios.

Nesër do të paraqitet Akil Gjakova, kurse Loriana Kuka do të ndeshet të mërkurën.

Doha 21: Majlinda Kelmendi kalon në gjysmëfinale, mposht kundërshtaren zvicërane

Periskopi.com Sporti

Majlinda Kelmendi ka mposhtur xhudisten Evelyne Tschopp në çerekfinale në kuadër të Doha World Judo Masters 2021.

Majlinda Kelmendi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Doha Masters 2021, ajo mposhti xhudisten zvicerane Evelyne Schopp.

Kelmendi ja arriti fitores ndaj kundërshtares, e cila ishte fatkeqe në këtë rast, ajo pësoj një lëndim dhe humbi garën.

Majlinda do të ndeshet me francezen Amandine Buchard në gjysmëfinale, kjo është paraqitja e parë e saj pas më shumë se 12 muaj.

Majlinda Kelmendi tregon dhëmbët pas rikthimit, siguron gjysmëfinalen në Doha

Periskopi.com Sporti
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka arritur në çerekfinale pasi ka mundur Agata Perenc në kuadër të Doha World Judo Masters 2021.

Kampionati aktualisht është duke u zhvilluar në Katar, Kelmendi pati punë të vështirë, por ia arriti të kualifikohet në çerekfinale të kampionatit.

Perenc nuk arriti ti bëjë ballë Kelmendit në kohën e rregullt, ku edhe u mund. Tani kosovarja do të ndeshet me zviceranen Evelyne Tchopp në çerekfinale.

Majlinda Kelmendi u kthehet garave pas më shumë se një viti

Periskopi.com Sporti

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, do të garoj të hënën (nesër) në Mastersin në Doha të Katarit. Për Majlindën është kthim në gara të xhudos pas më shumë se një viti.

Ajo së fundi ka garuar në nëntor të vitit 2019. Kampionia e dyfishtë e botës dhe e katërfishtë e Evropës, do të garojë në kategorinë e saj, atë deri 52 kilogramë.

Në luftën e parë përballë Majlindës do të jetë rumunia, Andreea Chitu. Me Chitun, kampionia kosovare është përballur shumë herë dhe ndaj saj ka bilanc 7:0.

Në Masters paraqiten xhudistët më të mirë në kategori. Kosovën do ta përfaqësojnë plot pesë xhudistë. Distria Krasniqi është bartëse e parë në kategorinë deri 48 kilogramë dhe në luftën e parë pret fituesen e përballjes në mes të Marusa Stangar të Sllovenisë dhe Milica Nikoliq të Serbisë.

Në xhiron e parë e lirë është edhe Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë. Ajo do të përballet me fituesen e luftës në mes të Miryam Roper (Panama) dhe Marica Perishiq (Serbi).

Në kategorinë deri 78 kilogramë, Loriana Kuka në luftën e parë përballet me Sarah-Myriam Mazouz të Gabonit. Ndërsa Akil Gjakova në kategorinë deri 73 kilogramë, përballet me garuesin nga Taxhikistani Somon Makhmadbekov.

Xhudistët kosovarë janë pretendentë për medalje në Mastersin në Doha. Është gara e parë e vitit në të cilin mbahet Evropiani, Botërori dhe Lojërat Olimpike. Të gjithë këta pesë xhudistë synojnë medalje olimpike po ashtu.

Driton Kuka kërkon nga Majlinda Kelmendi që të pensionohet pas Lojërave Olimpike

Periskopi.com Sporti

Viti 2021 mund të jetë viti i fundit kur xhudisten kosovare Majlinda Kelmendi do ta shohim nëpër garat ndërkombëtare.

Këtë lajm për Kp, e ka konfirmuar trajneri i saj, Driton Kuka, i cili ka deklaruar se Kelmendi i ka rritur tashmë të gjitha ato që mund të arrihen në këtë sport dhe se pas Lojërave Olimpike në Tokio vitin e ardhshëm mund të pensionet.

Kuka ka treguar se është propozim dhe dëshirë e tij që Majlinda t’i jap fund karrierës dhe të kap kontribut si trajnere e xhudos.

“Po mendoj që Majlinda është e gatshme për gara. Nuk e di kur do të fillojë, por besoj se do të fillojë. Majlinda tashmë i ka arritur të gjitha ato çfarë arrihen në sport dhe po besoj që me dy-tri  gara vitin tjetër edhe caku i saj janë Lojërat Olimpike po shpresoj që do të më dëgjoj mua që pas Lojërave Olimpike në Tokio t’i bashkëngjitet ekipit të trajnerëve, të punoj afër meje sepse tashmë ekipi është rritur dhe po më duket që kam nevojë të kem dikë që ka nivel edhe që e di rrugën deri te medaljet e mëdha, të punojmë bashkë në mënyrë që ky numër prej pesë garuesve ndoshta në të ardhmen të bëhet 10 ose 15 garues me nivel elitar. Ky është edhe qëllimi ynë ndoshta për ciklin olimpik drejt Parisit 2020/24 dhe Lojërave Olimpike 2020/28, do të thotë të ndërtohet një ekip I trajnerëve në mënyrë që numri i garuesve të rritet edhe cilësia e ekipit”, tha Kuka.

Pas gjithë atyre medaljeve të tuara më të cilat e ka bërë krenar të gjithë popullin shqiptar, Kuka deklaroi se tashmë Majlinda e ka obligim që të ndihmojë në ngritjen e gjeneratave të reja dhe kampionëve të rinj.

“Kjo është dëshira ime, unë po besoj se ajo do të më dëgjoj kësaj radhe për arsye se duhet të jap për gjeneratat e reja. Ajo i ka dhënë Kosovës dhe popullit shqiptar të gjitha medaljet e mundshme, kënaqësitë të cilat normalisht nuk i kemi përjetuar më parë për arsye se në Kosovë kurrë nuk kemi pasur as kampion botëror e as olimpik. Të gjitha këto i ka arritur Majlinda kështu që po besoj potenciali i saj si garuese ndoshta të jep frytet e saj edhe për ngritjen e gjeneratave të reja. E ka obligim”, ka thënë në fund Kuka.

Në karrierën e saj të pasur sportive, Majlinda Kelmendi numëron një numër të madh të trofeve ndërkombëtar. Në vitin 2009, Kelmendi toi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris të Francës. Një vit më vonë, ajo arriti vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të rinj në Marok dhe përfundoi e 9-ta në kategorinë 52 kg në Kampionatin Botëror të Xhudos në Tokio, Japoni.

Megjithatë, titullin e parë botëror në xhudo, Majlinda e toi në vitin 2013 në kampionatin Botëror të Xhudos, i cili u mbajt në Rio de Janeiro të Brazilit.

Ajo arriti ta mbrojë titullin botëror edhe në vitin 2014, vit në të cilin Majlinda Kelmendi u shpall xhudistja më e mirë në botë, në të gjitha kategoritë.

Kulmi i karrierës së Majlinda Kelmendit erdhi në vitin 2016, llimisht pasi e toi medaljen e artë në Grand Slam të Parisit, duke e bërë këtë titullin e tretë radhazi. Dy muaj pas këtij suksesi, ajo triumfoi me medalje të artë në Kampionatin Evropian të Xhudos në Kazan të Rusisë.

Derisa Lojërat Olimpike në Rio 2016, Majlinda Kelmendin e shndërruan në sportisten më të suksesshme kosovare, pasi toi medaljen e artë në xhudo dhe u bë atletja e parë Kosovare që ton medalje të artë për Kosovën në Lojërat Olimpike.

Majlinda Kelmendi: Unë nuk vi nga një familje e pasur, kjo gjë më irriton

Periskopi.com Sporti

Xhudistja shqiptare me famë botërore, Majlinda Kelmendi është një nga sportistet më të komentuara kjo për faktin se bëri gjithë shqiptarët krenarë dhe jo vetëm.

E ftuar në emisionin “Sui Generis”, ajo ka rrëfyer për jetën e saj që kur mori titullin kampionja e botës në sportin e xhudos.

Duke e ditur faktin se ajo të gjithë suksesin e arriti vet, xhudistja tha se njerëzit që arrijnë famë pa sukses janë ata që e irritojnë sportisten.

“Jam tip tradicional, ritimi i ri i jetës për të pasur vetura të shtrenjta, rolex e para janë gjëra që po më irritojnë. Unë nuk vi nga një familje e pasur të gjitha i mbrriva vet, prandaj i vlerësoj njerzit kur me mundin e tyre arrijnë gjëra të mëdha”, është shprehur Kelmendi.

Përvec kësaj, Majlinda nuk hezitoi të flas edhe për momentet më emocionuese që përjetoi gjatë këtyre viteve karrierë të saj, se cilat janë ato, ndiqeni intervistën e plotë të kampiones botërore.

Kjo është dhurata e veçantë e Majlinda Kelmendit për ditëlindje

Periskopi.com Sporti

Xhudistja më e mirë shqiptare si dhe botërore, Majlinda Kelmendi sot feston ditëlindjen e 29-të.

Mbretëresha e xhudos është e lindur në qytetin e Pejës, ndërsa mbi supet e saj ka një numër të madh të medaljeve të fituara përfshirë edhe atë olimpike në vitin 2016 në Rio de Janeiro.

Pak minuta më parë, trajneri i Majlindës, Driton Kuka ka publikuar pamje nga festa e ditëlindjes së saj.

“Historia e numrit të Majlindës. E kaltërt, të gjitha kompeticionet. E kuqe, kampione e botës. E arit, kampione olimpike”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook, e që duket se ishte dhurata e tij kushtuar në rastin e 29-të vjetorit të lindjes së mbretëreshës së xhudos.

Kuka edhe më parë gjatë ditës e kishte quajtur Kelmendin si kryevepra e punës së tij.

“Urime ditëlindja. Majlinda Majlinda’s birthday. Njeriu në jetë lind dhe jeton për të krijuar! Për të lan gjurmë për veten, familjen,kombin … Kryevepra e punës time – Majlinda”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook.

Sot sportistja më e mirë shqiptare e të gjitha kohëve 29-vjeçe – urimi i veçantë i Kukës

Periskopi.com Sporti

Një nga xhudistet më të kompletuara që ka parë bota ndonjëherë, Majlinda Kelmendi, sot feston ditëlindjen e 29-të.

Majlinda, ka qenë sportistja e parë që ka bërë që flamuri i Kosovës të valëvitet në ato vende edhe që se kanë njohur pavarësinë tonë.

Në këtë ditë të veçantë për të, xhudistja Kelmendi urimin e parë ka marrë nga trajneri i saj, Driton Kuka.

Kuka e cilëson Majlindën si kryevepër të punës së tij.

“Urime ditëlindja Majlinda. Njeriu në jetë lind dhe jeton për të krijuar”, ka shkruar Kuka.

“Për të lënë gjurmë për veten, familjen dhe kombin. Kryevepra e punës time – Majlinda”, ka vazhduar shkrimi i tij.

Suksesi më i madh i Majlinda Kelmendit mbetet medalja e artë olimpike në Lojërat Olimpike të Rios, në vitin 2016.

Majlinda Kelmendi, storia inspiruese e Tokyo 2020 për sportistët

Periskopi.com Sporti

Derisa fitimi i një medaljeje Olimpike është një qëllim personal për mijëra sportistë, për 24 shtete është një ëndërr që është realizuar një herë.

Uebfaqja zyrtare e Lojërave Olimpike “tokyo2020.org” kujton momentin e lavdishëm dhe ndikimin që kishte kjo medalje tek sportistët tjerë, duke marrë shembullin e Majlinda Kelmendit.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftës që pasoi, sportistët e Kosovës nuk kishin mundësinë të garonin me flamurin e tyre në Lojërat Olimpike. Kjo vazhdoi deri në vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), të cilës gjatë Sesionit të 127-të, të mbajtur më 9 dhjetor 2014.

Gjatë këtij Sesioni, presidenti Thomas Bach bëri të ditur se Komiteti Olimpik i Kosovës do të jetë anëtar i plotë i IOC-ut dhe familjes Olimpike.

Ishte një ëndërr e realizuar për sportistët e Kosovës. Falë këtij vendimi, vendi garoi përfundimisht në Lojërat Olimpike të Rio 2016, në të cilat shkëlqeu protagonistja jonë, Majlinda Kelmendi.

Momenti i artë

Dy herë kampionia e botës në xhudo dhe kampionia e katërfishtë evropiane, Majlinda Kelmendi mori pjesë në dy Lojëra Olimpike, duke përfaqësuar dy vende të ndryshme. Në Londër 2012, ajo përfaqësoi Shqipërinë, ndërsa në Rio 2016 Kosovën.

Në Londër, kishte mungesën e përvojës, për shkak të së cilës nuk fitoi medalje, por paraqitja e saj u vlerësua shumë në gjithë botën.

“Pas Londra 2012 mora shumë oferta serioze nga shtete shumë të fuqishme. Oferta me vlerë miliona dollarë”, tha ajo për Olympic Channel. “Por, përfundimisht, trajneri im dhe unë morëm vendimin për të qëndruar në Kosovë, megjithë vështirësitë që kishim”.

Ky vendim hapi rrugën që ajo të linte gjurmë të pashlyera në historinë Olimpike të Kosovës.

Më 7 gusht 2016 – kjo ditë do të mbahet mend nga kosovarët, pasi Kelmendi bëri histori duke fituar medaljen e artë të xhudos për femra në kategorinë -52 kg të LO Rio 2016, duke mposhtur në finale italianen, Odette Giuffrida.

Ishte medalja e parë dhe e vetme Olimpike e Kosovës.

“Në finale isha e qetë dhe e bindur në fitore”, shprehet Kelmendi, duke u kthyer sërish tek finalja. “Xhudistja italiane është garuese e mirë, por unë e kisha mposhtur atë disa herë më parë dhe isha e bindur në fitore”. Dhe kështu ndodhi.

Ndikimi i medaljes së artë

Suksesi i jashtëzakonshëm që Kelmendi e arriti në Rio dha shumë shpresa për popullin e Kosovës, veçanërisht për brezait e ri. U dha besim në jetë.

Bartësja e flamurit në Rio 2016 e shpjegon këtë me emocione.: “Njerëzit në Kosovë më shikojnë si një hero. Unë u kam dëshmuar atyre se nëse duan diçka mund ta kenë. Nëse duan të jenë kampionë Olimpikë, ata mund të jenë”.

Dhe njohja nuk mbaroi këtu. Shkurtin e kaluar, në qytetin e saj të lindjes në Pejë, u përurua shtatorja e Kelmendit. Fitorja në Rio e ka bërë Majlindën heto të vërtetë në Kosovë.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, vlerësoi shembullin e Kelmendit, duke thënë: “Ka shumë të rinj të talentuar që kanë prirje për artet marciale. Medalja e artë e Majlindës i ka motivuar shumë në karrierën e tyre”.

Kelmendi solli një ndikim të artë në vendin e saj, ndërsa u dha njerëzve shpres dhe për besim për të ndjekur ëndrrat e tyre. Sipas fjalëve të Hasanit: “Nuk ka sportistë në Kosovë që beson se Kampionatet Evropiane, Botërore apo edhe medaljet Olimpike nuk janë të arritshme për ta”.

Medalja e parë Olimpike është fituar tashmë nga Kosova, por a do të ketë medalje tjera në Tokio 2020?, – përfundon shkrimi i “tokyo2020.org”.

Majlinda tregon idhullin e saj dhe është befasi: Do të jetë qesharake për të kur ta dëgjojë se e kam idhull

Periskopi.com Sporti

Ndonëse kohë pandemie me koronavirus, Majlinda Kelmendi po vazhdon të stërvitet fuqishëm për ta mbajtur formën e saj.

Në një intervistë me Unionin Evropian të Xhudos, sportistja më e mirë në Kosovë tha se është me shëndet të plotë dhe po vazhdon me stërvitje, sipas ‘Zëri’, transmeton Periskopi.

Në këtë rrëfim, xhudistja pejane zbuloi edhe rol modelin e saj në sportin e xhudos.

Medalistja olimpike ka thënë se idoli i saj është 38-vjeçarja nga Franca, Lucie Decosse.

“Unë gjithmonë kam admiruar NAKAMURA Misato (JPN) dhe Lucie DECOSSE (FRA). Nakamura gjithnjë më dukej se kishte temperamentin e përsosur, të fitojë ose të humbasë dhe ajo ishte një shembull i vërtetë i një xhudiste”, ka thënë Kelmendi.

“Unë kam rastin të flas ndonjëherë me Lucie Decosse dhe them se duhet të jetë qesharake për të, kur do dëgjojë që ajo ishte idhulli im”, shtoi ajo. /Periskopi.com/

Unioni Evropian i Xhudos: ‘Majlinda Kelmendi xhudistja më e suksesshme e të gjitha kohërave’

Periskopi.com Sporti

Majlinda Kelmendi është njëra prej xhudisteve më të jashtëzakonshme të dekadës së fundit.

Kështu ka vlerësuar të shtunën faqja zyrtare e Unionit Evropian të Xhudos (EJU).

EJU ka publikuar një shkrim për kampionen tonë olimpike dhe për ditët e saj në këtë situatë të jashtëzakonshme.

“Në kohërat e jashtëzakonshme bëhet thirrje për veprime të jashtëzakonshme nga njerëz të jashtëzakonshëm. Është e pamundur të shmanget fakti që të gjithë po jetojmë në kohë të jashtëzakonshme tani. Ndërkohë për kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi, njërën prej xhudisteve më të jashtëzakonshme të dekadës së fundit, mbajtja e gjërave të zakonshme sa më shumë të jetë e mundur, është prioritet”, ka shkruar EJU.

Unioni Evropian po ashtu e ka vlerësuar Majlindën si një prej xhudisteve më të suksesshme të të gjitha kohërave në kategorinë deri 52 kilogramë.

Majlinda ka folur për ditët e saj në kohë pandemie.

“Jam në shtëpi gjatë kësaj periudhe të vështirë. Unë jetoj pranë qendrës tonë stërvitore dhe nuk duhet të largohem për të bërë stërvitje. Jemi njëmbëdhjetë xhudistë që jetojmë afër qendrës. Nuk shkojmë askund pos në qendrën stërvitore dhe prapa në shtëpitë tona. Nuk përzihemi me askënd tjetër. Ne jemi mirë dhe familjet tona janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ne të gjithë shpresojmë se situata aktuale do të përfundoj në të ardhmen e afërt dhe do të kthehemi në rutinën tonë”, ka thënë Kelmendi.

Kampionia olimpike ka treguar se nuk e humb asnjë stërvitje dhe se ushtron shumë me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën. Ka treguar se ekipi i xhudos bënë ecje nëpër male, duke mbajtur vazhdimisht distancën me të tjerët. Majlinda po ndihet mirë dhe në formë.

Asaj po i mungon tensioni dhe emocionet që sjellin garat dhe po ashtu përballja me xhudistet tjera.

“Kjo kohë jashtë garave më ka ofruar mundësinë të reflektojë për disa gjëra në karrierë dhe të përmirësoj koncentrimin. Natyrisht kam menduar për Rio 2016. Kanë qenë kohëra të vështira pas triumfit në Lojërat Olimpike, me disa lëndime rresht. Por ia kam dalë të kthehem e fortë dhe të gjejë rrugën drejt podiumit. Kam qenë sidomos e kënaqur me kthimin në Abu Dhabi, ku e dorëzova finalen për shkak të lëndimit. Vazhdova me fitore në Tashkent, ku isha shumë e kënaqur me mënyrën si kam triumfuar. Isha e kënaqur edhe me medaljen e bronztë në botëror, që ka konfirmuar se jam në rrugën e duhur”, ka thënë Majlinda.

Image

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, Majlinda Kelmendi i drejtohet audiencës me një video-mesazh

Periskopi.com Sporti

Kampionia e vetme Olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, u ka dërguar tifozëve të saj një mesazh gjatë kësaj krizë të koronavirusit, duke thënë se kjo pandemi s’është asgjë në krahasim me sfidat që populli shqiptar i ka kaluar.

Shkaku i koronavirusit, shumë evente sportive në të gjithë botën janë shtyrë. Përderisa sot u vendos që Kampionati Evropian të shtyhet nga kjo verë në verën e vitit të ardhshëm, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ende shpreson që Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të mundë të zhvillohen siç ishin planifikuar këtë verë.

Të njëjtin optimizëm e shpreh edhe xhudistja kosovare, e cila triumfoi në Lojërat Olimpike Rio 2016 duke fituar medalje të artë, pasi që edhe e kujtoi situatën e vështirë në të cilën kishte kaluar gjatë luftës në Kosovë.

“Përshëndetje të gjithëve. Ne, si popull, kemi kaluar shumë sfida. Unë gjatë fëmijërisë time kam qenë e mbyllur rreth tre muaj në shtëpi, gjatë periudhës të luftës”, ka thënë Majlinda Kelmendi, në videon e publikuar nga Driton Kuka.

“Kështu që, të jemi të mbyllur disa javë në shtëpi nuk do të thotë asgjë në krahasim me atë që ka kaluar populli shqiptar”. “Ju lus që të qëndroni në shtëpi – për të mirën tuaj, për të mirën e fëmijëve tuaj. Bashkë do ta kalojmë këtë sfidë”.

“Më mirë të qëndrojmë në shtëpi sesa në spital, kështu që mbajeni pastërtinë dhe lani duart sa më shpesh”.

Këtë video e publikoi trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka, i cili mbi video shkroi: “Mesazh nga Kampionja Olimpike! Të luftojmë armikun e padukshëm me kujdes! Bota e xhudos po sensibilizohet të bëj stërvitje në ambiente specifike”.

“Asnjë xhudist i klubeve në Ks sguxon pa marr parasysh moshën të rrij pasiv! Së shpejti do tentojmë të jepim shembuj për stërvitje në kushte të shtëpisë ose edhe ambient të hapur të shtëpisë, duke respektuar distancën dhe instruksionet tjera!”

 

Kosova në “Tokio 2020”, Kelmendi e Gjakova: Do japim maksimumin

Periskopi.com Sporti

​Gjatë javës së kaluar Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpallur “Laureatët e viti 2019”, e ku dy më të mirët u shpallën pa dyshim xhudistët nga Peja, Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

Vitin që lamë pas, të dy xhudistët sollën të tjera medalje për Kosovën, nga arena ndërkombëtare, duke ngritur flamurin e Kosovës në podium me shtetet e tjera të mëdha botërore.

Në një intervistë për KosovaPress, Majlinda Kelmendi foli rreth këtij çmimi si dhe tregoi synimet për të ardhmen e saj.

Ajo u shpreh se pavarësisht se ka fituar shumë çmime, prapë se prap ndjenja e gëzimit është e njëjtë për të.

“Gjatë karrierës sime kam fituar shumë trofe, shumë medalje, shumë mirënjohje, por pavarësisht asaj prapë kur nderohesh me çmime të bëjnë të ndihesh mirë për ve t faktin se ndoshta punoj shumë dhe kur më shpërblehet puna, po mendoj se jo veç unë por secili njeri, gëzohet”, u shpreh fillimisht Kelmendi.

Sa i përket përgatitjeve për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, mbretëresha e sportit në Kosovë, u shpreh se janë duke shkuar mirë dhe pret qysh në muajin e ardhshëm të fillon me garën e parë për këtë vit.

“Përgatitjet në përgjithësi janë duke shkuar shumë mirë, në vitin 2020 ende nuk e kam pasur asnjë garë, po besoj që në muajin e ardhshëm në Mars, të filloj me gara. Por fillimisht caku kryesor janë Lojërat Olimpike dhe atje shpresoj për më të mirën”, deklaroi ajo.

Për fund, megjithëse Majlinda njihet si sportiste që nuk jep shumë premtime, ajo potencoi se do të punojë shumë që t’i bëjë edhe më shumë krenarë tifozët dhe qytetarët e Kosovës.

“Nuk jam tip që jap shumë premtime. Unë thjesht punoj dhe me sukseset e mija i bëj të ndihen mirë, i bëj të mburrën me mua edhe me krejt Kosovën kështu që thjesht po ju premtoj që do të punoj, do të mundohem të jap maksimumin edhe mos t’i zhgënjej dhe t’i bëj të ndihen krenarë me mua”, përfundoi Kelmendi.

Ndërkohë, sportisti më i mirë i shpallur për vitin 2019, Akil Gjakova për KosovaPress tha se ky çmim i jep motiv atij për të punuar edhe më shumë në të ardhmen e tij, për të arritur suksese të tjera në arenën ndërkombëtare dhe pse jo edhe në Lojëra Olimpike.

“Sigurisht është një ndjejnë e veçantë me u shpallë sportisti më i mirë i Kosovës, në një konkurrencë aq të madhe. Jam shum ë i gëzuar dhe ndjehem shumë mirë për faktin se jam njëri ndër sportistët më të mirë në Kosovë”, tha fillimisht ai.

Tutje, Gjakova shprehet se synimi i tij kryesor fillimisht është të rikthehet në gara, pas lëndimit në krahë që kishte pësuar vitin e kaluar.

“Synimi kryesor më së pari është të kthehem në gara. Prej muajit prill filloj në Grand Prix në Anatalia. Është gara e parë pas lëndimit do të jetë pak më vështirë për mua por po mendoj që do të shkojë gjithçka mirë. Synimet kryesore për këtë vit janë kampionati Evropian dhe dihet që janë lojërat Olimmpike Tokio 2020…Gjendja është shumë mirë, rehabilitimi ka shkuar më shpejtë se që duhet, prej javës tjetër do të fillojmë traing-kampin në Çeki, do të vazhdojmë më ngadalë por shpresoj që gjithçka do të shkojë mirë”, potencoi ai.

Sa i përket mundësive që Gjakova të stoliset me medalje në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, vet xhudisti deklaroi se për këtë vetëm zoti e di, megjithatë duke parë formën e mirë tij mund të shpresojmë që nga Tokio të kthehemi me medalje.

“Për atë veç Zoti e di. Shpresoj që me qenë në ditën time, në formën më të mirë dhe do ta shohim”, përfundoi shkurtimisht Gjakova.

Kujtojmë që pikërisht nga sporti i xhudos, Kosova vazhdon të ketë të vetmen medalje të artë fituar në Lojëra Olimpike, atëherë kur në vitin 2016, në Rio, Majlinda Kelmendi bëri historinë duke u stolisur me një medalje të tillë./

.

New York Times zbulon çmimin e shtatores së Majlinda Kelmendit

Periskopi.com Sporti

Majlinda Kelmendi prej dje është bërë me shtatore. Asaj në qytetin e lindjes në Pejë i është inagurauar shtatorja e cila shënon kështu një datë tjetër historike për heroinën tonë.

Sipas gazetës amerikane “New York Times”, shtatorja e Majlindës ka kushtuar 200 mijë Euro e cila fillimisht u pretendua të vendoset në Prishtinë por duket se nuk gjetën mirëkuptim me drejtuesit e Komunës së Prishtinës për lokacion me çka ajo u vendos në Pejë.

Majlinda është sportistja e vetme në Kosovë që i është ndërtuar një shtatore e tillë.