Macron: Erdogan nuk e mbajti fjalën për konfliktin në Libi

Periskopi.com Lajme

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka akuzuar të mërkurën homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan se ka dështuar “në mbajtjen e fjalës” për t’i dhënë fund ndërhyrjes në konfliktin në Libi.

“Ne kemi parë në ditët e fundit anijet turke duke shoqëruar mercenarë sirianë që kanë arritur në tokën e Libisë”, ka thënë Macron në një takim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Pozicionimi “është shkelje e pastër e asaj për të cilën është zotuar presidenti Erdogan në konferencën e Berlinit”, ku liderët botërorë kanë premtuar se do të qëndrojnë larg konfliktit, ka thënë Macron.

“Është dështim i mbajtjes së fjalës”, ka thënë lideri francez.

Nga prilli i vitit të kaluar, Qeveria e Libisë, e njohur nga Kombet e Bashkuara në Tripoli, ka luftuar kundër luftëtarëve të komandantit të pozicionuar në lindje të shtetit, Khalifa Haftar.

Ndonëse qeveria e Fayez al-Sarrajt njihet nga Kombet e Bashkuara, fuqitë botërore janë të ndara rreth asaj se kush duhet ta udhëheqë këtë vend.

Kjo qeveri mbështetet nga Katari dhe Turqia, e cila së fundmi ka dërguar trupa në Libi për t’i ndihmuar Sarrajt.

Moska dyshohet se mbështet Haftarin, mirëpo mohon se financon mercenarë rusë në tokën e Libisë.

Më herët gjatë këtij muaji në Gjermani, presidentët e Rusisë, Turqisë, Francës dhe Egjiptit, bashkë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe shefin e OKB-së, Antonio Guterres, kanë qenë pjesë e një samiti, në të cilin janë pajtuar për t’i dhënë fund ndërhyrjes në Libi.

Këto shtete janë pajtuar edhe për të zbatuar embargo në dërgimin e armëve në Libi, derisa të prezantohet ndonjë plan për dhënien fund të konfliktit, transmeton rel.

Rama tregon bisedën me Macron: Ata bënë maksimumin sikur të ishin duke mbrojtur Parisin

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Rama tregoi se bisedat me Presidentin francez Macron për situatën e tërmetit dhe ndihmën që ofroi Parisi me grupet e kërkim shpëtimit, që kreu i qeverisë shqiptare i cilësoi si të mrekullueshme. Rama u kërkoi ambasadorëve edhe organizimin e një konference me ekspertët e vendeve të tyre pë të qetësuar njerëzit në lidhje me çarje e vogla dhe plasaritjet që kanë banesat e tyre.

“Presidenti Macron është treguar i mrekullueshëm jemi në kontakte të vazhdueshme me të. I kam thënë se ekipi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm, kam jetuar në Francë dhe e di që ka një nam të jashtëzakonshëm. Kur mendon për Amerikën të shkon në mendje FBI, kur mendon për Francën të shkon në mendje ekipi zjarrfikës.

Ata bënë maksimumin sikur të ishin duke mbrojtur Parisin. Do u kërkoja të gjithëve që të organizonim një konferencë së shpejti, me ekspertët tuaj t’u tregojnë njerëzve rastet, që duket e tmerrshme por nuk është sikur duket, duhet riparuar.

Shpresoj që do të na ndihmoni, sepse njerëzit dëgjojnë lloj lloj çmendurie. Gazetarët shkojnë pas cdo të çarje, ka mes tyre edhe sharlatanë dhe shkencëtarë që flasin për fundin e botës. Botës nuk po i vjen fundi, flasim për budallëqe si për Romën e Lashtë, që Durrës u përmbyt dhe do të përmbytet, JO, Durrësi do të bëhet i madh përsëri” tha ai.

 

Macron në gjuhën shqipe shpreh keqardhje për viktimat në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në gjuhën shqipe ka shprehur afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Franca është sot solidare me Shqipërinë.

“Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit”.

Vuçiqi thotë se do ta përfaqësojë Shqipërinë në takimin me Macronin

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se do të jetë përfaqësues i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut në takimet që kreu i shtetit serb do t’i zhvillojë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Vuçiqi, në një intervistë për prestigjiozen gjermane, “Der Spiegel”, ka thënë ta ketë përfaqësuar Shqipërinë edhe një takim të javës së kaluar.

“Unë kam qenë me kryeministrat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në samitin e Ohrit dhe ne ramë dakord për pothuajse çdo pikë, duke përfshirë që unë të flisja me Macronin në emër të të gjithëve, siç bëra javën e kaluar”, tha ai në këtë intervistë, transmeton Koha.net.

Tutje, Vuçiqi foli edhe për shumë tema të tjera, ndërsa projektin për “Mini-Schengenin Ballkanik” e cilësoi si projektin më të mirë të tre dekadave të fundit.

Kur u pyet nëse edhe Kosova do të jetë pjesë e këtij projekti, Vuçiqi tha: “Kosovarët nuk e dinë çfarë duan. Albin Kurti, i cili me gjasë do të jetë lideri i tyre i ri, duket dikur dëshiron të bëhet lideri i Shqipërisë së madhe. Kosova e sheh veten si shtet, por ne nuk e shohim asisoj. Por, ne mund të bëjmë punë të mira së bashku”.

Vuçiqi tha se qëndrimi i tij për të mos e njohur Kosovën brenda kufijve ekzistues nuk është shumë i definuar.

“Është e vërtetë se qëndrimi im nuk është i definuar qartë. Nëse do të ishte krejt e qartë, ne do t’ia mbyllnim derën çdo negociate, siç bëjnë vazhdimisht kosovarët. Dua të mbaj të hapur mundësinë e kompromisit. Dhe për këtë, unë jam i zhgënjyer nga bashkatdhetarët e mi si puna e ish-ministrit të Jashtëm, Vuk Jeremiq, që është tradhtari më i madh i të gjitha kohërave”, deklaroi presidenti serb në këtë intervistë.

Vuçiq: Të hiqet taksa, vetëm atëherë mund të ulemi në tryezë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq iu është përgjigjur një takimi urgjent me iniciativën e presidentit francez Emanuel Macron, në të cilin gjithashtu ishte i pranishëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Pas takimit, Vuçiq deklaroi se Macron dhe Evropa duan të kenë rol më të rëndësishëm për çështjen e Kosovës, por që nuk erdhi deri te ‘takimi i thelluar’.

“Presidenti francez e tha këtë në radhë të parë, duke iu referuar vetes dhe kancelares gjermane, si dhe institucioneve evropiane,” tha ai.

I pyetur nëse Macron kishte këmbëngulur për të hequr taksën, Vuçiq kujtoi se kreu i shtetit francez kishte folur për këtë shumë herë.

“Edhe Thaçi e di këtë. Nuk është një çështje për të cilën debatohet, të gjithë e dinë për këtë dhe është një gjë e nënkuptuar. Ne po presim që ata të heqin tarifat dhe të bisedojmë, natyrisht, nëse ata duan të diskutojnë për arritjen e një kompromisi, “tha Vuçiq.

Në takimin e pa paralajmëruar, Vuçiq tha se Macron donte të dëgjonte për situatën.

“Kur të hiqen taksat janë hequr, ne mund të ulemi në një tryezë. Vazhdimi i dialogut kur ata heqin tarifat! Vetëm atëherë mund të ulemi në një tryezë,” tha Vuçiq.

Ai tha se ishte shumë realist dhe pak pesimist, por edhe plotësisht i sinqertë.

“Nuk ka pasur një takim të thelluar, dhe as nuk mund të zgjidhet në këtë mënyrë,” tha Vuçiq, duke shtuar se Thaçi kishte thënë se si do të formohet qeveria e re e Kosovës në fillim të dhjetorit, transmeton Indeksonline.

Në kontekstin e “Shengenit të vogël”, Vuçiq tha se ai nuk kërcënon prodhuesit, por ata serbë.

Ndryshe, takimi befasues mes presidentit të Kosovës, atij të Serbisë dhe presidentit francez, ka përfunduar pa ndonjë epilog konkret për dialogun.

 

Vuçiq ‘fryhet’: Macron më priti një shishë verë, me verën më të vjetër në Francë

Periskopi.com Lajme

Aleksandër Vuçiq ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi me presidentin francez Emmanuel Macron, ku shihet duke pirë verë.

“Me Armagnac të vitit 1914 përfunduam një bisedë shumë të mirë më shumë se një orëshe”, ka shkruar Vuçiq në Instagram, përcjell Periskopi.

“I dashur mik, faleminderit për mikpritjen e ngrohtë”, ka shkruar tutje Vuçiq.

Ndryshe, vera Armagnac, është brendi më i vjetër i verës në Francë./Periskopi/

Rama pas dështimit për negociatat: Do të flas me Macronin

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Edi Rama tha sot se ka në agjendë një tjetër komunikim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, mbi çështjen e negociatave.

“Në ditët në vijim kam një sërë komunikimesh me presidentin e Francës dhe të vendeve të tjera anëtare për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të procesit”, deklaroi Rama pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste.

Rama tha se mos hapja e negociatave nuk ndryshon asgjë në trajektoren e vendit dhe të qeverisjes.

“Kemi diskutuar edhe për mos marrjen e vendimit të merituar për Shqipërinë dhe natyrisht që kemi rënë dakord që kjo nuk ndryshon asgjë në trajektorën e vendit dhe qeverisjes sonë. Në aspektin praktik jemi të qartë se duhet të vazhdojmë çdo ditë punën, edhe nëse do të kishim marrë një ‘PO’, detyrat janë po ato që janë edhe pa atë ‘PO’, pra të ecim përpara me reformën zgjedhore dhe brenda vitit të ngjisim shkallën e parë duke miratuar në Parlament rekomandimet e OSBE”, tha Rama.

“Siç e shikoni, dielli ka dalë përsëri, dita vazhdon”, shtoi Rama.

I pyetur mbi kërkesën e kryeopozitarit Lulzim Basha për zgjedhje të parakohshme, Rama tha: “Këtu nuk ka asgjë të re, ata kanë punuar shumë fortë dhe nuk kanë lënë gur pa luajtur për të dështuar procesin. Nuk ia kanë dalë sepse ne kemi arritur të kalojmë pengesen e ngritur në 6 muajt e parë të vitit duke marrë mbështetjen e Gjermanisë”.

Sa i përket reformës zgjedhore, Rama theksoi se do të realizohet me këdo që kërkon të bashkëpunojë, por mazhoranca nuk detyron dot opozitën jashtëparlamentare që të ulet në Komisionin Parlamentar./Top Channel

 

Ngatërrimi i himnit: Macron i kërkon falje Ramës

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Francës Emmanuel Macron i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për atë që ai e ka quajtur gabim të patolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar!

Presidenti Macron ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptare dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjese të sinqertë.

Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit të Francës, duke e falënderuar atë për mesazhin e tij të ndjesës, pavarësisht se gafa e papranueshme është bërë nga Federata Franceze e Futbollit.

Sfida Francë-Shqipëri nuk ka nisur normalisht mbrëmjen e kaluar, pasi një problem ka shoqëruar Kombëtaren kuqezi, teksa organizatorët nuk kanë pasur gati “Himnin e Flamurit” duke luajtur himnin e Andorres, rivali i “gjelave” ditën e martë, duke krijuar një situatë të paprecedentë në futbollin modern.

Ambasadori brazilian kërcënon me vrasje Macronin dhe ia ofendon gruan

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Turizmit në Brazil, ka kërcënuar se do të vrasë Emmanuel Macronin dhe e quajti bashkëshorten e presidentit francez një “dragua”.

Renzo Gracie postoi në Twitter një video ku thotë se Macron është një “kloun” që “flet budallallëqe”, duke iu referuar polemikave për zjarret në Amazonë.

“Zjarri i vetëm është ai brenda zemrave të brazilianëve dhe brenda zemrës së presidentit tonë o kloun. Eja këtu po nuk të kapa nga ajo qafa që e ke si pulë”, thotë Garcie, i cili ka nisur punën në administratë muajin e kaluar, ndërsa më parë ka qenë luftëtar i Arteve Marciale Mikse.

Ndërsa për UOL-në, Gracie ofendoi edhe bashkëshorten e Macronit.

“Gruaja e tij është e bukur apo e shëmtuar? A do ta merrnit ju për grua? Nëse flet keq për vendin tonë, prit kundërpërgjigje. Fakti që ai fle në shtrat me një dragua, nuk e bën ekspert zjarresh. Ajo është e shëmtuar”, tha ambasadori i Turizmit.

Përplasje Macron-Bolsonaro në lidhje me zjarret në Amazonë

Periskopi.com Lajme

Ka filluar një përplasje e fortë në “Twitter” mes Emanuel Macron dhe Jair Bolsonaro në lidhje me mbrojtjen e Amazonës.

Presidenti francez lëshoi alarmin mbi krizën ndërkombëtare që përbëjnë zjarret në pyet e Brazilit, duke i kërkuar G7-ës që ta fusë këtë çështje në axhendën e takimit të saj.

Por kolegu i tij brazilian e ka akuzuar se po përpiqet të përdore sensacionalizmin për interesa politike dhe personale, duke treguar për më tepër një mentalitet kolonialist.

Macron për zjarret në Amazona: Mushkëritë e planetit tonë po digjen

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka zemëruar homologun tij nga Brazili ku i quajti zjarret masive që kanë përfshirë Amazonën si “krizë ndërkombëtare”.

Ai ka theksuar se kjo çështje duhet të bëhet temë e Samitit të G7 që do të mbahet në Biarritz, shkruan CNN.

“Shtëpia jonë po digjet. Në kuptimin e plotë. Mushkëritë e planetit tonë po digjen. Vendi ku prodhohet 20 përqind e oksigjenit tonë është në flakë”, është shprehur Macron.

“Është krizë ndërkombëtare”.

“Anëtarët e Samitit të G7 le ta diskutojnë këtë situatë emergjente gjatë dy ditëve”.

Gazeta franceze: A është Macron pro-serb?

Periskopi.com Lajme

Vendimi i presidentit të Francës Emmanuel Macron të vizitojë vetëm Serbinë, por jo edhe vendet fqinje, më së shumti ka goditur shqiptarët, edhe pse ata janë të përmbajtur ta thonë publikisht, vlerësoi sot e përditshmja franceze “L’opinion”.

“Nga pikëpamja e vendeve fqinje, problemi nuk është se Macron ka vizituar Serbinë, por që ka vizituar vetëm Serbinë. Kjo është diçka si një burrë shteti francez që shkon në Izrael pa vizituar palestinezët”, thotë burimi diplomatik i gazetës franceze.

E përditshmja parisiene shkruan se vendimi për të vizituar vetëm Serbinë shtron pyetjet nëse Franca ka tradhtuar shqiptarët, qoftë ata në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoninë Veriore.

Gazeta përmend edhe simpatinë pro-serbe nga ana e Francës, edhe pse duket se Parisi zyrtar është larguar kryesisht nga çështje të rëndësishme rajonale.

Macron arrin në Beograd

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tashmë ka arritur në Beograd.

Macron është pritur nga homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq, përcjell lajmi.net.

Në qendër të vëmendjes së kësaj vizite janë raportet bilaterale, por do të flitet edhe për Kosovën.

Vizita e parë zyrtare e një presidenti francez në Beograd, pas 18 vitesh, do ta vë presidentin Emmanuel Macron në një pozitë delikate.

Raportet mes Francës dhe Serbisë janë të ngarkuara shumë në 25 vitet e fundit, në veçanti pas bombardimeve të vitit 1999 dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.

 

Macron njofton krijimin e një komande ushtarake të hapësirës

Periskopi.com Lajme

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi krijimin e një komande ushtarake të hapësirës, shtatorin e ardhshëm, gjatë një fjalimi të zhvilluar dje para forcave të armatosura, në kuadër të Festës së Republikës së 14 korrikut, të publikuar në faqen zyrtare “Twitter” të Elizesë.

“Për të garantuar zhvillimin dhe përforcimin e kapaciteteve tona hapësinore, një komandë e madhe e hapësirës do të krijohet në shtator si pjesë e Aeronautikës, që në fund do të shndërrohet në një forcë ushtarake e ajrit dhe hapësirës”, thekson Macron.

Macron shpjegoi se ka miratuar doktrinën e re ushtarake të hapësirës të projektuar nga ministria e Mbrojtjes, Florence Parly, “që do mundësojë garantimin e mbrojtjes së hapësirës në hapësirë”.

Macron ka folur për zona të reja përballjeje, që janë hapësira kibernetike dhe hapësira ekso-atmosferike (jashtë atmosferës).

Një vit më parë SHBA-ja kishte njoftuar planifikimin e një ushtrie hapësinore deri në vitin 2020, një projekt i kërkuar nga Donald Trump për të mos humbur përpalljen me Rusinë dhe Kinën.

Vuçiq para takimit me Macronin: Çështja e Kosovës është jetike për përparimin e Serbisë

Periskopi.com Lajme

Parada vjetore e ‘Ditës së Bastilles’ shënon sulmin në burgun e Bastilles më 1789, një ngjarje që ndihmoi në nxitjen e Revolucionit Francez.

Për këtë ditë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka dërguar urime presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në letrën e urimit, Vuçiq i ka dëshiruar mirëqenie qytetarëve francezë, dhe ka theksuar se e ka nderin ta mirëpres Macronin nesër në Beograd.

“Pas gati dy dekadash, një president i Francës viziton Serbinë, ku edhe shënojmë 180 vjetorin e themelimit të marrëdhënieve diplomatike. Vizita jote do të konfirmojë se Serbia dhe Franca janë në rrugën e duhur për të arritur nivele më të larta të bashkëpunimit politik dhe ekonomik. Jam i bindur se rruga jonë evropiane është realiste dhe e arritshme”, ka shkruar Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Tutje, ai ka thënë se Franca mund të mbështetet në Serbinë si një partner i besueshëm në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, Vuçiq ka falënderuar Macronin se po kontribuon në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Më lejoni, që në funksion të reputacionin dhe ndikimit të Francës në politikën evropiane dhe botërore, të theksojë rëndësinë e mbështetjes së dhënë për politikën tonë rajonale të paqes dhe bashkëpunimit, si dhe çështjet që i trajtoni me interes të jashtëzakonshëm të cilat janë jetikë për përparimin e Serbisë, në veçanti Kosovën”, ka deklaruar presidenti serb.

Macron nesër pritet të vizitojë Serbinë, ndërsa gjatë javës është raportuar se temë kryesore e këtij takimi do të jetë arritja e një zgjidhje për dialogun Kosovë-Serbi.

Këshilltari i Macronit shkon në Iran për uljen e tensioneve

Periskopi.com Lajme

Këshilltari diplomatik i presidentit francez, Emmanuel Macron, Emmanuel Bonne do të shkojë në Iran të martën dhe të mërkurën për t’u takuar me autoritetet iraniane për të nxitur një ulje të tensioneve, njoftoi sot presidenca franceze.

“Bonne do të shkojë në Teheran për të bashkuar elementet për një ulje të tensioneve, me gjeste që duhet të kryhen menjëherë para fundit të 15 korrikut”, shtoi presidenca pa dhënë detaje të tjera.

Ky njoftim nga Parisi erdhi pasi Teherani njoftoi se do të prodhojë uranium të pasuruar përtej limitit të autorizuar nga marrëveshja e vitit 2015 mbi programin e saj bërthamor./ATSH/

Përplasje Merkel-Macron për zgjedhjen e presidentit të ri të KE

Periskopi.com Lajme

Përpara samitit ku do të diskutohen rezultatet e zgjedhjeve të Parlamentit Europian, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe shefi i Elizesë, Emmanuel Macron, kanë pasur një përplasje, shkak i së cilës është bërë mënyra e përzgjedhjes së presidentit të ri të Komisionit Europian.

Kreu i shtetit francez këmbëngul që procesi të mos jetë automatik. Merkel, nga ana tjetër, e bëri të qartë se Gjermania vazhdon të favorizojë zgjedhjen e kandidatit kryesor nga partia fituese e zgjedhjeve të së dielës.

Krerët e bllokut europian pritet të mblidhen në Bruksel për të folur mbi votimet në të gjithë BE-në, por edhe për caktimin e drejtuesve të rinj të institucioneve të Bashkimit Europian. Kancelarja gjermane këmbëngul që krerët e BE-së t’i marrin këto vendime sa më shpejt.

“Ne duhet të gjejmë sa më parë një zgjidhje, duke qenë se Parlamenti i ri do të mblidhet në fillim të qershorit dhe natyrshëm preferohet që deri në atë kohë të kemi një propozim nga Këshilli Europian”, ka thënë Merkel.

Ai që mbështesin aleanca konservatore CDU/CSU dhe partneri i saj i koalicionit qeverisës SPD është procesi “Spitzenkandidat”, sipas të cilit kandidati i përzgjedhur nga partia fituese votohet në PE si presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian.

Manfred Weber, kandidat i PPE/EPP për president të Komisionit Europian. E ndonëse pësoi humbje të mëdha të dielën, Partia Popullore Europiane dhe kandidati i saj kryesor, gjermani Manfred Weber, sërish dolën të parët.

Ende nuk ka përfunduar darka në Berlin, Macron insiston që palët të gjejnë rrugë për ecje në dialog

Periskopi.com Lajme

Darka në Berlin është duke zgjatur më shumë se që ishte parashikuar pasi presidenti francez Emmanuel Macron po insiston që palët të dakordohen për mënyrën e ecjes përpara në Ballkanin Perëndimor, mëson KTV-ja.

Hashim Thaçi më parë ka publikuar në FB se edhe gjatë kësaj darke janë duke biseduar për për të tashmen dhe të ardhmen e rajoni.

Kjo darkë ishte planifikuar të përfundonte në ora 22:00, por ajo si duket po vazhdon.

Samiti i Berlinit është thirrur nga kancelarja gjermane Anegela Merkel, duke u takuar me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Macron kritikon Trump për tërheqjen e trupave nga Siria

Periskopi.com Lajme

Presidenti francez, Emmanuel Macron, shprehu keqardhjen ndaj vendimit të fundit të homologut të tij amerikan, Donald Trump, për tërheqjen e trupave nga Siria.

Gjatë një konference për media në Çad, Macron theksoi se “një aleat duhet të jetë i besueshëm”.

“Më vjen thellësisht keq për vendimin e marr mbi Sirinë”, deklaroi ai.

Shtetet e Bashkuara thanë se grupi i Shtetit Islamik (IS) ishte mundur, një pretendim i kontestuar nga aleatët dhe politikanët amerikanë.

Franca, një pjesë kyçe e koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër IS në Siri dhe Irak, tha se trupat e saj do të mbeteshin në Siri.

Më 22 dhjetor, Trump mbrojti vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Siria, pasi ai tha se ata kanë kryer misionin e tyre në mposhtjen e grupit militant, Shteti Islamik në Siri.

Më 20 dhjetor, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis dha dorëheqje pas vendimit të Trumpit. Dy ditë më vonë, i dërguari i SHBA-së në koalicionin global në luftën kundër IS-it, Brett McGruk po ashtu dha dorëheqje për shkak të vendimit për tërheqjen e trupave amerikane.

Tanimë ka një çmim se sa do t’i kushtojnë Francës masat sociale të premtuara nga Macron

Periskopi.com Lajme

Masat e njoftuara nga Presidenti Emmanuel Macron, për të qetësuar një valë protestash në Francë, do t’i kushtojnë rreth 8-10 miliardë euro buxhetit të vendit.

“Kostoja është midis 8 dhe 10 miliardë euro”, tha Oliver Dussopt, ministër për llogaritë publike, në BFM TV.

“Ne jemi në një proces mirë-rregullimi dhe po shohim mundësitë se si ta financojmë”, shtoi ai.

Macron njoftoi më parë të hënën rritjet e pagave për punëtorët më të varfër dhe shkurtimet e taksave për pensionistët në koncesione të mëtejshme që synonin të çaktivizonin javë protesta shpesh të dhunshme që e sfiduan autoritetin e tij, transmeton tch.

Franca është përballur me 4 fundjava protestash tejet të dhunshme, që nisën si demonstrata paqësore kundër rritjes së çmimit të karburanteve, por më pas u përshkallëzuan si pakënaqësi ndaj kostos së jetesës dhe problemeve të tjera, përfshi kundërshtimin e politikave të Macronit.

Vetë presidenti francez reagoi mbrëmjen e të hënës, duke dalë në një deklaratë televizive, ku e cilësoi të drejtë irritimin e tyre dhe njoftoi një sërë masash sociale, duke filluar nga rritja me 100 euro e pagës minimale në vend.