Ylli i Kosovës pëfshihet në formacionin e javës në Zvicër pas paraqitjes brilante në fundjavë

Periskopi.com Sporti

Ylli i Luzernit dhe Kombëtares së Kosovës në futboll, Idriz Voca është përfshirë në formacionin e javës së Superligës Zvicërane.

Mesfushori “Dardan” ishte brilant në mesfushë, derisa luajti rol kyç në fitoren e Luzernit me rezultat 3-1 kundër Sionit, raporton Periskopi.

Andaj, nuk është fare me befasi përfshirja e tij në 11-shen e javës në Zvicër.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Nuk ka të ndalur ylli kosovar, shënon dy herë brenda tre minutave në Zvicër

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Shkëlqim Demhasaj ka treguar formë fantastike për Luzernin, në ndeshjen kundër Baselit në Zvicër.

Ai ka shënuar dy herë brenda tre minutave, derisa skuadra e tij u mposht 3-2 si mysafir i Baselit, transmeton Periskopi.

Luzerni ishte duke humbur 3-0, kur Demhasaj shënoi në minutat 51′ dhe 54′ duke ngushtuar diferencën në vetëm një gol.

Golin e tretë për Baselin e shënoi lojtari tjetër kosovar, Albian Ajeti.

Përndryshe, Edon Zhegrova u aktivizua nga minuta e parë për Baselin, derisa Taulant Xhaka u inkuadrua në minutën e 19-të në vend të Silvan Widmer. /Periskopi.com/

35 vjeçari hidhet nga makina dhe vdes

Periskopi.com Lajme

Në Geuensee, një shofer 35-vjeçar është aksidentuar rëndë. Njeriu u hodh nga makina dhe vdiq në vendin e aksidentit.

Të martën, më 26 shkurt 2019, pak para orës 1.30, një shofer po e  ngiste makinën në Krumbachstrasse në Geuensee në drejtim të Sursees. Në një kthesë, makina u ngrit në të djathtë për arsye të panjohura, u përmbys disa herë dhe përfundimisht u ndal në më shumë se 180 metra pas fillimit të pistës, shkruan 20minute.ch,  transmeton Periskopi.

Një 35 vjeçar nga kantoni i Luzernit, u hodh nga automjeti, dhe vdiq nga plagët e rënda në vendin e aksidentit.

Me hetimin e rastit po merret prokurori i Sursees.

Dënohet futbollisti i Kombëtares Shqiptare

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka nuk po kalon momente të mira në Luzern.

Periskopi.com Sporti

Anësori këmbëshpejtë ka marrë një dënim nga trajneri i skuadrës së tij Markus Babel.

Në ndeshjen mes Luzernit dhe ST Gallenit, Hyka u detyrua ta shikoi ndeshjen nga tribunat.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja zvicerane ‘Blick’, Babel e ka dënuar shqiptarin pasi nuk ka pasur angazhimin e duhur.

Mbetet të shihet nëse dënimi ka qenë vetëm për një takim apo do të vazhdoi edhe në ndeshjet e radhës.

Futbollisti i njohur i Kosovës pezullohet nga klubi

Periskopi.com Sporti

Klubi zviceran, Luezern ka pezulluar përkohësisht mesfushorin e saj, Hekuran Kryeziu.

Reprezentuësi i Kosovës nuk u përfshi fare në skuadër për ndeshjen ndaj Sionit e cila përfundoi baraz 2:2.

Por, futbollisti 23-vjeçar u pa në tribunë i qetë duke ndjekur lojën, por klubi nuk kishte njoftuar për ndonjë dëmtim të tij.

Arsyeja u mësua më vonë. Kryeziu u pezullua nga trajneri Markus Babel për shkak se nuk ishte paraqitur në mbledhjen e paraditës së djeshme, në orën 10. /Periskopi.com