4 kandidatët e LDK-së: Njëri me pasuri 2 milionëshe, i fundit me veç një veturë të vogël

Periskopi.com Lajme

Me kandidaturën e Besian Mustafës, tashmë LDK-ja i ka të konfirmuara katër pretendentë për të marrë udhëheqjen e partisë më të vjetër parlamentare në vend. Por, cila është pasuria e tyre?

Lutfi Haziri – 1,851,000 Euro

Lutfi Haziri i Gjilanit ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme, plot 1 milion e 851 mijë euro.

E gjithë kjo pasuri përbëhet nga 13 toka me një sipërfaqe shumë të madhe hektarësh, dhe nga një banesë, përcjell Periskopi.

Nga të gjitha këto, Haziri i ka trashëguar nga prindi 12 prej tyre, dhe ka arritur ta blejë vetëm një tokë të vogël me vlerë prej 15 mijë eurosh. Kjo tokë është në emër të bashkëshortit/es të tij.

Po ashtu, ai ka blerë edhe një banesë me 192 metra katrorë me 100 mijë euro.

Përkundër pasurisë së jashtëzakonshme të paluajtshme, ai ka vetëm një veturë që vlen 3 mijë euro.

Përveç këtyre pasurive, ai ka deklaruar edhe 226 mijë para të gatshme, prej të cilave rreth mijë i takojnë prindit dhe bashkëshortes respektivisht.

Por, keq me pasuri nuk qëndrojnë as tre kundër-kandidatët e tjerë të Hazirit.

Besian Mustafa – 129,000 Euro

Besian Mustafa ka si pasuri të paluajtshme dy banesa, njërën në vlerë të 73 mijë eurove dhe një tjetër në vlerë të 56 mijë eurove.

Të dyja këto janë “pronë familjare”, më saktë, e prindit tjetër.

Mustafa i ka rreth 23 mijë euro para të gatshme në bankat e Kosovës.

Ai e vozit një veturë “Peugeout 308” të blerë në vitin 2012 për 6 mijë euro.

Anton Quni – 372,000 Euro

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, po ashtu ka goxha pasuri. Ai ka një banesë që vlen 160 mijë euro, një shtëpi që vlen 200 mijë euro dhe një oborr që vlen 12 mijë euro.

Z.Quni del se nuk ka veturë fare në pronësi. Gruaja e tij e ka një Volkswagen Jetta që vlen 11 mijë euro.

Lumir Abdixhiku – 440,000 Euro 

Ish ministri i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti, Lumir Abdixhiku, po ashtu ka pasuri të paluajtshme të konsiderueshme. Vlera totale e tri llojeve të pasurisë të deklaruara shkon në 440 mijë euro.

Ai ka blerë një shtëpi me sipërfaqe 214 metra katrorë të blerë nga kursimet dhe kredia bankare në vitin 2014 për 200 mijë euro.

Ai ka trashëguar një shtëpi tjetër nga prindërit që ka vlerën e 150 mijë eurove, dhe po ashtu ka një tokë pune në vlerë të 90 mijë eurove.

Gruaja e z.Abdixhiku vozit një veturë Mercedes që kushton 28 mijë e 500 euro.

Kujtim Shala bindshëm i pari në preferencat për kryeministër nga LDK: Lë pas Abdixhikun, Hazirin e Gashin

Periskopi.com Lajme

“Cili mendoni se do të ishte kandidati i duhur i LDK-së për kryeministër?” – ka pyetur lexuesit e saj Periskopi në njërën nga faqet e saj në Facebook.

Mbi 1,600 lexues iu përgjigjën pyetjes, ndërsa mendimet ishin të ndara – duke treguar edhe një herë mbi rëndësinë e madhe që do ta ketë bartësi i listës/kandidati për kryeministër nga kjo parti politike.

Alternativat e vëna nga Periskopi ishin Kujtim Shala, Arben Gashi, Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku – ndërsa shumë prej komentuesve kritikuan redaksinë për mos-përfshirjen e kryeministrit aktual, Avdullah Hotit.

Madje, shumë prej tyre dhanë emra krejtësisht të tjerë, që përfshinin këta politikanë:

Lista e votave të të painkuadruarve:

Agim Veliu – 27 vota;

Isa Mustafa – 12 vota;

Driton Selmanaj – 7 vota;

Avdullah Hoti – 4 vota;

Skënder Hyseni – 2 vota;

Natyrisht se kishte edhe emra të tjerë si Besjan Mustafa, Fatmir Rexhepi, Lirije Kajtazi, Anton Quni etj. Bile, komentuesit shkuan edhe më tej duke përmendur edhe Richard Grenellin, Aleksandër Vuçiqin, Ismet Munishin dhe – merreni me mend – gazetarin Valon Syla (që i mori katër vota). Për më keq, pati një votë edhe për presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

Një vërejtje që mund të bëhet këtu është se në seksionin e komenteve ka pasur komentues nga të gjitha partitë politike, shumë prej të cilëve ishin cinikë – veçanërisht në raport me Agim Veliun dhe Driton Selmanajn.

Por, si u votuan alternativat e vendosura nga Periskopi?

Nga komentet që redaksia vendosi t’i konsideronte të vlefshme – e të cilat nuk përmbanin fyerje e urrejtje – del se më i votuari ishte Kujtim Shala me 191 vota. 132 i mori Lumir Abdixhiku ndërsa 100 Lutfi Haziri e 49 Arben Gashi.

Duke hequr të gjitha komentet që ishin tallëse, mosvotuese, apo që zgjedhnin alternativa krejt të tjera – ishin pra gjithsej 472 vota nga 702 komente të shqyrtuara nga Periskopi (në tërësi ishin mbi 1600 sosh).

40% të votave të numëruara pra i fitoi Kujtim Shala. 27,9% i fitoi Lumir Abdixhiku. 21,2% shkuan për Lutfi Hazirin. 10,4% ishin për Arben Gashin.

Për më shumë shih vegëzën e mëposhtme.

Lutfi Haziri nuk e mëshiron Haradinajn në kërkesën për t’u bërë president: Nuk kam konsideratë

Periskopi.com Lajme

‘’AAK-ja ta marrë Presidentin dhe të bëhet pjesë e vendimmarrjes ose vendi do të shkojë në zgjedhje të reja’’- kështu tha sot Ramush Haradinaj.

Haradinaj i cili aspiron të bëhet president i Kosovës, shpreson se LDK dhe PDK do të kenë mirëkuptim dhe të ia lëshojnë rrugën që ta zërë postin e të parit të vendit.

Ky i fundit, madje ka paralajmëruar hapur partnerin qeverisës, LDK-në se nëse nuk e bën president, atëherë do të bie qeveria.

E nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një përgjigje për Periskopin thotë se për këtë kërkesë të Haradinajt nuk ka fare konsideratë.

‘’Nuk kam koment në kërkesën e një lideri politik dhe partner në qeveri. Lidhet me interesa të vetë AAK-se për një rol politik në bashkëqeverisje për të cilën unë nuk kam konsideratë’’, tha Haziri.

Periskopi ka pyetur edhe kryeministrin Avdullah Hoti por që deri tani nuk ka kthyer përgjigje.

Kujtojmë se për sot ishte paralajmëruar një takim mes Kryeministrit Avdullah Hoti dhe drejtuesve të partive të koalicionit qeverisës por që është shtyrë për të hënën./Periskopi/Z.R/

 

 

 

Haziri jep detaje për 19 rastet e reja me koronavirus në Gjilan

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se 19 rastet e reja sot me koronavirus në këtë komunë janë raste kontakti.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri tha se burimet e infeksionit dhe personat janë të njohura për Komitetin e Emergjencave në Gjilan.

““#Dita100. Jemi njoftuar sot nga IKSHP se nga testet e datës 18 qershor, i kemi 19 raste pozitive sipas kontakte me burimet e infeksionit. Nesër dhe pasneser presim listën e finalizimit të personave me kontakt si pasojë e rikthimit të inskesionit brenda territorit të komunës së Gjilanit”, ka shkruar Haziri.

Ai kërkoi në mënyrë rigoroze respektimin e masave që çon në vetizolim dhe distantim social.

“Ju lutem, përshtatju masave mbrojtëse dhe kujdesu për vete e familjen. Virusi #Covid19 është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon me na mund!” ka shkruar Haziri.

Sot në Kosovë u konfirmuan gjithsej 96 raste të reja me koronavirus dhe 29 të shëruar

Haziri: Pas vendimit të Kushtetueses na duhet 24 orë për formimin e Qeverisë së re

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtuese rreth dekretit, të presidentit Hashim Thaçi, për 24 orë do ta formojnë Qeverinë e re që pritet ta udhëheq kjo parti.

Haziri në një intervistë  ka thënë se do ta respektojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Çfarëdo vendimi që të sjellë Gjykata Kushtetuese ne e respektojmë. Gjithçka është në pritje dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtën atij ose atyre me bë Qeverinë dhe institucionet legjitime dhe kjo çështje është procedurale mandej sepse”, ka thënë Haziri.

“Kurdo që gjykata e sjellë vendimin 24 orë janë të mjaftueshme që të kemi institucione të reja ekzekutive”, ka thënë tutje ai.

67 qytetarë të Gjilanit presin sot rezultatet për koronavirus

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me Komitetin për Emergjenca, në konferencën për media, ka paraqitur vlerësimin e gjendjes dhe menaxhimin e situatës përkundër që gjatë mbrëmjes janë konfirmuar 14 raste të reja në Gjilan.

Ai ka thënë se nuk ka vend për shqetësim, sepse gjendja nën kontroll me një gatishmëri të lartë profesionale të ekipit të gjerë që po merret me parandalim në interval kohor 24 me 7.

“Ne arritëm që ta ulim lakoren e infeksionit gati në pikën zero, por burimi i fundit i infeksionit i ardhur nga një klinikë private në Prishtinë, ka bërë që një infermiere dhe lehonë të dalin me rezultat pozitiv dhe si pasoj të kemi edhe 14 infektuar në natën e mbrëmshme. Aktualisht kemi 26 raste active me Covid-19. Sot janë marrë mostrat edhe për 67 qytetarë të Gjilanit dhe rezultatet do të tregojnë pasqyrimin real të gjendjes”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Haziri ka njoftuar se nënkryetari Arbër Ismajli dhe ekipi i gjerë i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike, kanë vizituar sot të

gjitha rastet e prekura me këtë virus dhe konfirmojnë se gjendja e tyre është me simptoma të lehta.

Ai ka apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë me masa mbrojtëse, duke bartur maska e dorëza dhe duke e ruajtur distancën me fokus maksimal në higjienë.

Lutfi Haziri tregon gjithçka për 26 vjeçarin e vetëvrarë në konvikt

Periskopi.com Lajme

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për vdekjen tragjike të 26-vjecarit nga kjo komunë, që ndërroi jetë dje gjatë kohës sa ishte duke qëndruar në karantinë në konvikte, raporton Gazeta Express.

“Vërtetë Agoni, shpirti i tij i bardhë u shkëput me aktin e tmerrshëm të vetëvrasjes, ende nuk ka pushuar trupi i tij, ceremonia e varrimit është duke u zhvilluar. Janë trondit të gjithë një student i jashtëzakonshëm, një djalë i ri, duhet ta nderojmë dhe respektojmë deri në fund. Kisha lut të mos politizohet, abuzohet për rastin.

Unë kam qenë në kontakt me familjen e tij, me babain që më ka njoftu për gjendjen e Agonit në Gjermani, por paraprakisht është dasht me e kry kursin e gjuhës gjermane, babai i tij është angazhu me e zgjidh problemin e djalit, po pandemia e ka nxanë fatkeqësisht. Është shumë ma lehtë me qenë në familje, se sa në Gjermani ku Agoni ka qenë atje në muajt e parë. Kërkesën e parë që e kam pranu për kthim kam fillu me e trajtu menjëherë.

Me plotësimin e dojsjes edhe me komunikimin që ambasadori e ka pas edhe me familjen e Agonit, ne jemi njoftu pastaj që është në Prishtinë dhe mandej në Prishtinë iu është vendos procedurave të karantinimit. Pas arritjes në Prishtinë këtu ka përfundu angazhimi ynë”, ka deklaruar Haziri.

Ai thotë se edhe prindi i tij është shqetësuar për shëndetin e birit. Haziri ka shtuar se për pak minuta para se të vdiste në mënyrë tragjike nuk kanë arritur që t’ia bëjnë kontrollën ekipi i psikiatërve.

“Shqetësimi i prindit ka qenë për shëndetin, sepse ka qenë vetëm në kohë pandemie janë kufiu lëvizjes ka mbetë në një vendbanim të një mikut të babait. Vërtetë reagimi i zyrtarëve tonë në Berlin ka qenë në përputhje me kërkesën dhe rëndësinë e rastit. Me veturë të ambasadës është bartë prej qytetit të tij deri në Stutgard, nën kujdesin e zëvendës ambasadorit.

Nuk mund të flas për shqetësime të tilla, prindi kujdeset për një fëmijë që për herë të parë ka dal në Gjermani, por, në këtë rast shqetësimet e tyre kanë qenë për kthim sa më shpejtë, sepse është qytetar i ndershëm edhe Naimi edhe familja e tij, prezenca e tij fizike në aeroport dhe vrapi në karantinë te konviktet, tendenca me taku me çdo kush po për shkak të rregullave, ka qenë i pamundur kontakti, ka pas dokumentacionin me vete me dëshmu në aeroport që mund të lirohet nga regjimi i karantinës, ka qenë procedurë rasti për vlerësim sepse ka kalu tri kontrolla mjekësore në aeroport dhe ka qenë në procedurë të kontrolleve mjekësore psikiatrike edhe në karantinë, po ekipi për pak nuk e ka mbërri”, ka deklaruar ai në T7.

“Ne kemi pasur numrin më të madh të kërkesave që kanë apliku në ambasadë edhe të pensionistëve edhe të rasteve të sëmura, kemi edhe më tutje raste, po skemi mundur me deportu. Unë kam familjarët e mi që për shkak të karantinës nuk po kthehen në shtëpi.

Unë si kryetar për asnjë rast nuk kam kërkuar tolerim, nuk guxon me rreziku dikush shëndetësin. Me ardhjen në aeroport të Agonit misioni im ka qenë i mbyllur, ato që kam kuptuar më vonë për dalje e klientalizëm jam tmerru, sepse djali axhës tim ka qëndruar në konvikt 18 ditë.

Nuk e lejoj rasti me u politizu sepse kam kërkesë edhe nga babi i tij që rasti të zbardhet, s’ka kërkesë me politizu mos e abuzoni emrin e tij por le të del një rast ku ballafaqohet e vërteta, të merret vetëm drejtësia”, shton ai.

Haziri konfirmon se Gjilani ka 23 raste të shëruara plotësisht nga koronavirusi

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit që ka mbajtur me Komitetin e Emergjencave, ka potencuar se Gjilani këto ditët e fundit është duke i kaluar me një qetësi në aspektin e rasteve me Covid-19, sepse nuk ka asnjë rast të ri.

“Nga takimi i sotëm është konfirmuar gjendje e qetë dhe pa raste të reja. Kemi konstatuar se nga 51 raste të infektuar, tashmë 23 raste janë të shëruar plotësisht. Dy të vdekur, tri raste janë të hospitalizuar dhe 23 raste janë në vetizolim. Gjatë ditës së sotme do të bëhen teste dhe urojmë që edhe këto të rezultojnë negative, sikur që këtyre ditëve kishim numër të madh të testeve negative”, ka thënë kryetai Haziri.

Ai ka thënë se 15 rastet e fundit që i kishte Gjilani, janë si pasojë e mospërfilljes së vendimeve të shtetit dhe rekomandimeve të ISHKP-së për masat mbrojtëse.

Kryetari Haziri, ka bërë të ditur punën e vazhdueshme që është duke u bërë për dëmet në sektorin e ekonomisë, konkretisht në bujqësi dhe sektorin privat gjatë përballjes me pandeminë.

Ndërkohë, duke folur për pakot sociale për familjet në nevojë, kreu i Gjilanit ka falënderuar donatorët për shpirtin e madh të solidaritetit në përballimin e kësaj pandemie.

Haziri: Nuk është e vërtetë që katër deputetë të LDK-së, nuk do ta votojnë Qeverinë

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk është e vërtetë që katër deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë Qeverinë Hoti.

Ai ka thënë se me partitë tjera janë në finalizim të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“70 për qind e programit të zotit Kurti ka qenë program i LDK-së. Ne jemi duke diskutu kërkesat e partive të tjera, por për momentin nuk kanë kushte që reflektojnë qëndrime kritike në program edhe nuk besoj se është koha me pasë kushte sepse kushtet e tilla e ngufasin krijimin e një qeverie”, ka thënë Haziri në infomagazinë, përcjell Periskopi.

Haziri: Kurti plazma keksat i ka shikuar si prodhime të armikut, tash ndihmat nga Serbia i sheh si ‘akt humanitar’

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar ndihmat e ardhura nga Serbia në kohë pandemie.

Haziri në Info Magazinë në Klan Kosova, ka theksuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, këtë veprim po e sheh si ‘akt humanitar’.

“Kurti më herët plazma keksat e i ka shpall si prodhime të një armiku, ndërsa tani po pajtohet me këtë veprim të Serbisë sipas të cilit është humanitar”.

Sipas tij, Kosova vazhdimisht po sillet me inferioritet karshi Serbisë.

“Mostrat e sjella nga Federata Ruse në Serbi nuk janë të përdorshme te ne, sepse metodologjia e punimit të mostrave për Covid 19, është shumë e vjetër dhe merr shumë kohë. Në Kosovë dhe në Serbi do të dalin jashtë përdorimit. Nëse kjo është e vërtetë, kemi një spektatkël humanitar të Serbisë dhe jo një akt humanitar”.

“Kosova nuk duhet të sillet me kompleks të inferioritetit karshi Serbisë, por as të kalojë në pozitë që gjithçka që ofrojnë ata ta marrin si ‘akt të kryer’.

​Haziri: Nuk është koha të vajtojmë, por t’i zbatojmë masat strikt

Periskopi.com Lajme

Qysh nga ora 06:00 e mëngjesi komuna e Gjilanit në mënyrë strike ka nisur së zbatuari masën për kufizimin lëvizjes së qytetarëve bazuar në numrin e parafundit të letërnjoftimit, masë kjo e cila ka hyrë në fuqi nga sot.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri në një intervistë për KosovaPress ka thënë se me qëllim të respektimit në mënyrë sa më të mirë të kësaj mase përgatitjet finale i kanë bërë qysh dje.

Haziri tha se sot po ballafaqohen kryesisht me sqarime dhe udhëzime për mënyrën e nxjerrjes së lejeve për qarkullim bazuar në këtë pako të këtyre masave.

“Brenda Gjilanit janë zbatuar të gjitha masat prej orës 06:00 të mëngjesit, gjithçka është në funksion jemi duke u ballafaquar sot kryesisht me sqarime, udhëzime pë r mënyrën e nxjerrjes së lejeve sipas të drejtës në pako. Por në përgjithësi nuk ka probleme është duke u zbatuar në mënyrë strikte dhe natyrisht gjetjet që do dalin si pengesa nga këto masa të pakos së re ne do i adresojmë tek ministria e Shëndetësisë që t’i zgjedhim bashkërisht. Sigurisht që sot gjatë ditës kemi dy tri gjetje të reja që mund t’i zgjidhim bashkërisht më vonë“, u shpreh Haziri.

Lutfi Haziri i cili është edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se nuk është koha të gjendet fajtori por duhet zbatohen këto masa. Dhe se diskutimi se a duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme apo jo duhet të zgjidhet nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

“Ka munguar një komunikim i drejtpërdrejtë para fillimisht të pakos, para paralajmërimit final sepse ne kryetarët e komunave kemi qenë në pritje në fakt në pritje të shtrëngimit të masave sepse ka qenë edhe kërkesë e jona. Ne kemi kërkuar që karantinimi të mos ndodh pasi të pëlset infektimi në zona të caktuara, duhen masa parandaluese, preventiva është më e mirë sesa të reagojmë në gjendjen pasi që të kemi numër të madh të infektuarve. Por unë besoj që është përballuar….Tashmë nuk është koha me vajtua, dhe nuk është koha me gjet fajtorin është koha me zbatua të gjitha këto masa. Tani diskutimi politik se a janë mjete të gjendjes së jashtëzakonshme se a duhet me u shpall gjendje e jashtëzakonshme a duhet me e rrit rolin e Kuvendit të Republikës janë çështje që duhet me u zgjidh në nivel të Republikës, ku Qeveria, Kuvendi në veçanti duhet me gjet një rrugë e cila nuk lejon telashet me zbrit në komunitet me zbrit në lagje, në fshatra dhe aq më shumë tek rastet kur kemi të infektuar”, thotë kreu i Gjilanit.

Me pakon e re të masave që kanë hyrë sot në fuqi, i pari i Gjilanit thotë se kanë hasur disa telashe po që presin që do i zgjidhin në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë.

“Njëra prej problemeve që e kemi është ndalimi në punim ndërtim të ulët që përfshinë rrugët kanalizimet dhe problemet e infrastrukturës ne jemi në pjesën e planifikimit për zbatim të detyrave sepse lidhet ngushtë me higjienë publike me pastërti publike dhe natyrisht ndërhyrja me punime të vogla na e rregullon dhe na krijon ambient më të sigurt për parandalim sepse duhet me i largua deponitë…Dalja e bujqve nëpër ara është zgjedhur si problem ne po lëshojmë leje”, theksoi ai.

Derisa në komunën e Gjilanit 24 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID19, prej tyre 14 plotësisht të shà «ruar dhe 3 janë pjesërisht të shëruar. Haziri thotë se të gjitha këto raste janë raste kontakti.

Deri tani në Kosovë me COVID19 pozitiv kanë rezultuar 387 persona, 66 prej tyre janë shëruar dhe 9 persona kanë vdekur.

Haziri: Xhelal Sveçla nuk ka të drejtë të marrë vendime për lëvizjen e deputetëve

Periskopi.com Lajme

Lutfi Haziri nga LDK sonte në Rubikon ka thënë se zv/ministri Brendshëm nga VV, Xhelal Sveçla nuk ka të drejtë të marrë vendime për lirinë e deputetëve, transemton Periskopi.

‘’Sveçla nuk ka të drejtë të marrë vendime për lëvizjen e deputetëve. As për kryetarët e komunave. Ne duhet të përfshihemi dhe të lëvizim me punën në luftën drejt kësaj pandemie’’, ka thënë Haziri.

Tutje për masat e reja të Qeverisë, ka thënë është në kundërshtim nëse kundërshton gjendjen e jashtëzakonshme, e në anën tjetër merr vendime të tilla.

‘’Shenjat nuk janë të mira.  SHpallja e gjendjes kushtetuese dhe në anën tjetër masat e jashtëzaonshe, , është tejkaim i rregullave të Kushtetueses. Një konsultim është i domoddoshëm, por në Kuvend konsultimi duhet të jetë i pari’’/PERISKOPI/

Haziri: LDK as nuk është me z.Kurtin e as me z.Thaçin

Periskopi.com Lajme

Lutfi Haziri nga LDK sonte në Rubikon ka thënë se partia e tij nuk rreshtohet as karshi presidentit Hashim Thaçi e as karshi kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, transmeton Periskopi.

Sipas tij, LDK zbaton ligjet dhe Kushtetutën.

‘’LDK sot edhe 20 vjet e ardhshme, nuk jemi rreshtu karshi askujt. As s’jemi me zotëri Kurtin e as z. Thaci. Ne zbatojmë ligjet dhe Kushtetutën’’, ka thënë Haziri.

VV ne vazhdimësi akuzon LDK’në e Isa Mustafën për rreshtim krah Thaçit./PERISKOPI/

Haziri për shkarkimin e Veliut: Politikani që më së paku ka folë, gjynah nëse ndikoi gara në Podujevë

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri sonte në Debat Plus ka thënë hapi i dytë mbrapa i Albin Kurtit ishte shkarkimi i ministrit Agim Veliu, transmeton Periskopi.

Haziri thotë se një ministër mund të kundërshtojë por edhe të votojë kundër një vendimi të Qeverisë.

‘’Hapi idytë mbrapa është shkarkimi  iAgim Veliut në kohë pandemie. Ministri ka të drejtë për mendim kundër dhe votë kundër. Ky është Ligji në Kosovë. Njeri i cili folë shumë rrallë prej krejt politikanëve tjerë, punon më së shumti dhe është më serioz. Nuk e kampërcjell fushatën e Podujevës. Por po del që për gjynah, fushata atje ka pasë ndikim në koalicion. VV kanë përdore fjalor të rëndë. Me thy e me ndërtu perceprim të rremë në publik’’./PERISKOPI/

Haziri: Hapi i parë mbrapa i Kurtit ishte mosruajtja e partneritetit me SHBA’në, Haradinaj u dorëhoq me presion të tyre

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri sonte në Rubikon ka folur rreth dështimit të koalicionit me VV’në, transmeton Periskopi.

Haziri ka thënë se hapi i parë mbrapa nga kjo marrëveshje nga Albin Kurti ishte mosruajtja e partneritetit me SHBA’në.

Ai ka përmendur ratin e Ramush Haradinajt, që sipas tij me presion të Shtëpisë së bardhë ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

‘’Nëse e ndërtojnë një Qeveri, do të jemi të kënaqur, prej opozitës. Koalicioni jonë mori 4 muaj të ndërtohet. Nuk i arriti 52 ditë me i përfundu. Hapi i parë mbrapa  nga kjo marrëveshje ishte mosruajtja e partneritetit e SHBA’’.

‘’Dorëheqja e Haradinajt ishte si pasojë e presionit të Shtëpisë së Bardhë’’/PERISKOPI/

Lutfi Haziri thotë se dy të infektuar nga Gjilani kanë qenë punëtorë në Bondsteel

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në një shkrim në Facebook ka treguar se prej tre të prekurve në komunën e Gjilanit, dy janë punëtorë në kampin Bondsteel, ndërsa rasti në fshatin Lladovë është bashkëshortja e një personi të prekur më herët.

‘’Pas mostrave të marra nga Insitituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, edhe tre raste të reja janë konfirmuar me Covid19 në Gjilan, derisa shtatë persona kanë rezultuar negativë.’’, shkruan Haziri.

‘’Bëhet fjalë për dy bashkëqytetarë që punojnë në Bonsteel Camp, ndërkaq rasti tjetër është bashkëshortja e N.I. Pra, dy raste nga qyteti dhe tjetri nga Lladova. Lajmi i mirë është se prej 21 rasteve nga numri total, 14 trajtohen të shëruar plotësisht, derisa shtatë janë me infeksion.’’, shton ai.

Ai kërkon nga qytetarët që të rrijnë në shtëpitë e tyre pasi që po luftohet me një virus të panjohur.

‘’Ne po luftojmë me të panjohurën. Mos i rrezikon fëmijët, familjen, lagjen e qytetin tuaj. rriNshpi’’

Ndërron jetë i moshuari nga Gjilani me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Në orët e mbrëmjes ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë 72 vjeçari nga Gjilani i prekur nga Koronavirusi.

“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar sonte se sot më 09.04.2020 në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti  Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19”, thuhet në kumtesë.

“Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese”.

Kjo është vdekja e shtatë nga Covid-19 në Kosovë.

Haziri për zëvendësimin e taksës me reciprocitet: Me shumë pasoja dhe pa koordinim me Amerikën

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar vendimin e Qeverisë në detyrë, që taksa 100 për qind për Serbinë të zëvendësohet me masën e reciprocitetit.

Haziri ka thënë se vendimi i taksës 100 për qind ka qenë veprim politik me pasoja.

“Sa e di unë edhe herën e parë kur është bërë largimi i taksës për lëndën e parë, ministrat e LDK-së nuk kanë qenë aty. Edhe kësaj here sido që është votu, në parim është bërë veprim politik por me pasoja, pasoja e parë po e merr Qeverinë e dytë me veti, pasi që edhe dorëheqja e Haradinajt ka qenë për shkak të presionit të tarifës dhe mos arritjes me u koordinu me partnerë, por edhe Qeveria Kurti shkoi si pasojë e mos koordinimit me partnerë strategjik lidhur me tarifën”, ka pohuar Haziri transmeton RTV Dukagjini.

Haziri ka shtuar më tej se largimi i taksës është bërë pa koordinim me Qeverinë amerikane.

“Largimi i sotshëm është pa kurrfarë koordinimi pa kurrfarë angazhimi, sidomos me Qeverinë amerikane, është me pasoja prapë, nuk shoh diçka që i jep oksigjen politik kësaj situate të rënduar politike”, tha ai.

Në fund, Haziri theksoi se në të ardhmen reciprociteti më shumë do të përdoret si slogan se sa si masë.

 

Haziri: Shqiptarët nuk kanë lejuar dhe nuk lejojnë as termin vëllavrasje të përmendet

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

‘’Shqiptarët nuk kanë lejuar dhe nuk lejojnë as termin vëllavrasje të përmendet, e le më të ndodhë ogurzeza.’’, ka shkruar Haziri.

‘’Do të mbesin të dëshpëruar nga durimi e pjekuria politike e shqiptarëve të Kosovës.’’

Ai bën thirrje për qetësi dhe shton se qytetarit nuk i duhet që politika të shtyjë qytetarin me thirrje të tilla si e Bahtirit.

‘’Koha për fjalë të urta e solidaritet qytetar! Politika nuk guxon ta helmojë qytetarin me thirrje të tilla.’’, shton Haziri.

Ndryshe pas dekaratës së Bahtirit ka reaguar edhe kryetari i LDK’së, Isa Mustafa.

Haziri viziton familjen Shaqiri e infektuar me koronavirus – kërkon vetizolim

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me stafin e shëndetësisë primare dhe të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, ka vizituar anëtarët e prekur nga virusi Covid-19 në, në Vrapçiq, për t’iu rikonfirmuar përkrahje për ta tejkaluar këtë sfidë.

“Kemi ardhë për ta parë gjendjen e familjes pas testimit që a rezultoi pozitiv me virusin korona. Ekipet shëndetësore i kontrollojnë vazhdimisht anëtarët e prekur dhe ne sot dëshirojmë të solidarizoheni me këtë familje dhe me fshatin Vrapçiq. Le të vazhdojnë me vetizolim dhe vetëpërmbajtje sepse është rruga më e mirë që të përballohet kjo gjendje. Ne do t’i rrimë afër fshatit me të gjitha ndihmat, familjes në veçanti me barna dhe me ushqim. Shpresoj shumë që gjendja e anëtarëve që gjenden në Klinikën Infektive në Prishtinë, të përmirësohet sepse janë në kushte stabile shëndetësore”, ka theksuar kreu i Gjilanit.

Haziri ka apeluar qytetarët që të rrinë në shtëpi, të kenë kujdes në higjienë, të mos përshëndeten me duar, në mënyrë që të mos lejohet përhapja nga pakujdesia.

Falënderim për vizitën dhe mbështetjen e madhe ndaj kryetarit Haziri, ka shprehur kryetari i fshatit Vrapçiq, Mexhid Emini.

Mbështetjen e vazhdueshme shëndetësore ndaj familjes Shaqiri e ka rikonfirmuar dhe drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Ajhane Sefiu dhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fejzulla Berisha.