Një afgan u gjet i vdekur në Ibër, po mbahet në morg prej 6 muajsh

Periskopi.com Lajme

Saktësisht gjashtë muaj më parë ekipi i Mjekësisë Ligjore ka kryer obduksionin për një trup i cili u gjet i vdekur në lumin Ibër, në pjesën që i takon Komunës së Leposaviqit.

Ai trup rezultoi të jetë i një afgani që ishte si emigrant në Qendrën e Emigracionit në Lipjan.

Se trupi është i një afgani, e konfirmoi për Reporterin, shefi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, i cili tregoi po ashtu se trupi vazhdon të qëndrojë në Morg prej gjashtë muajsh.

“Rasti në fjalë është bërë autopsi me datë 11.10.2018.Trupi është ende tek ne në morg dhe nuk është tërhjekur asnjëherë”, ka thënë Gërxhaliu.

Reporteri.net, ndërkohë, ka biseduar me prokurorin e rastit, Sahit Tmava. Ai nuk ka pranuar të jap detaje për rastin, duke thënë se “mund të vini në Prokurori nëse iu intereson diçka”.

Ndërkaq, nga burime brenda Policisë së Kosovës, gazeta ka mësuar se afgani që gjeti vdekjen në brigjet e Ibrit dyshohet që kishte tentuar të largohej nga Kosova. Sipas tyre, vetura me të cilën po lëvizte ai e që kishte targa “KM”, të cilat i bartin serbët e veriut, ishte vjedhur nga ai.

Gazeta ka hulumtuar për raportet e Policisë rreth kësaj ngjarjeje, mirëpo nuk është gjetur asnjë raportim për gjetjen e trupit në datat kur është gjetur dhe kryer obduksioni.

Sidoqoftë, mjeku ligjor ka sqaruar se në raste të tilla shteti kosovar nuk është përgjegjës që të merret me viktimën. Sipas tij, kur ndodhë të ketë viktimë që i takon ndonjë shteti tjetër, ambasadat e atij vendi e tërheqin trupin.

“Zakonisht ambasadat e vendeve prej nga vijnë viktimat e tërheqin trupin”, ka shtuar Gërxhaliu.

Mirëpo, meqë Afganistani nuk ka ambasadë në Kosovë, trupi i këtij shtetasi të tyre që ishte emigrant, pas morgut mund të mbetet edhe më gjatë këtu, pasi ai duhet të varroset.

Me ligjin në fuqi, afgani që u gjet i vdekur para disa muajsh, së shpejti do të përcjellet për tek varrezat e Prishtinës, ku do të varroset nga Mjekësia Ligjore së bashku me Ndërmarrjen Publike “Hortikultura”, e cila ka në përgjegjësi kryerjen e shërbimeve dhe mirëmbajtjen e varrezave.

Trupi i pajetë tek lumi Ibër, Policia zbulon detaje të reja

Periskopi.com Lajme

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, ka dhënë detaje të reja në lidhje me trupin e pajetë që u gjet sot pasdite në afërsi të lumit Ibër nga ana veriore e Mitrovicës.

Për KosovaPress, ai ka deklaruar se viktima është 52-vjeçari me iniciale A. G., ndërsa nuk ka dëshmi të dhunës.

Sipas tij, rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë, ndërsa shkaktari do të përcaktohet pas obduksionit.

“Rasti është vdekje e dyshimtë. Shkaktari i vdekjes duhet të përcaktohet pas obduksionit nga ekspertët mjekoligjor. Nuk ka gjurmë të dhunës. Viktima është A. G., i datëlindjes 1967”, deklaroi Hoti.

Pamje nga nxjerrja e trupit të pajetë në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Një person i moshës 30-vjeçare është gjetur sot i pajetë në afërsi të lumit Ibër në Mitrovicë.

Reporteri.net ka siguruar pamje nga nxjerrja e trupit të pajetë.

Gjithashtu mësohet se personi i gjetur nuk kishte dokumente me vete.

Trupi është gjetur skaj lumit në pjesën e njohur si tek “Tre rrokaqiejt”.

Ndërkohë, gazeta ka provuar të kontaktojë zyrtarisht me Policinë në veri, mirëpo Besim Hoti ka mbyllur telefonin.


Gjendet një trup i pajetë pranë Lumit Ibër

Periskopi.com Lajme

Një trup i pajetë i një mashkulli është gjetur sot në Veri të Mitrovicës afër Lumit Ibër.

Lajmin e ka konfirmuar,  zëdhënësi i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

“Po është gjetur një trup i pajetë i gjinisë mashkullore sot pranë Lumit Ibër rrethanat nuk dihen ende po pritet që në vend të ngjarjes të vjen mjekësia ligjore”, tha Hoti.

Sipas Hotit pranë tij është gjetur një çakmak, një lugë dhe cigaret e tij.

Momentalisht nuk dihet identiteti i personit dhe mosha e tij.

 

15 vjet nga trazirat e marsit, ende nuk dihet si u mbytën tre fëmijë në lumin Ibër

Periskopi.com Lajme

Pikërisht para 15 viteve 19 qytetarë të Kosovës humbën jetën në trazirat e marsit. Gjithçka nisi me mbytjen e fëmijëve në Çabër, për të cilët ende nuk është sqaruar si ranë në lumin Ibër.

Para 15 vjetësh rrjedha e lumit Ibër i mori jetën tre fëmijëve nga Çabra.

Zaim Deliut këto valë të Ibrit ia kujtojnë të birin e ndjerë.

Ai ende beson se vogëlushët nga frika ia mësyen ujit.

Kjo ngjarje u bë shkas që të eskalojë situata në gjithë Kosovën për të nisur një konflikt i ri në mes të dy etnive ku mbetën të vdekur 11 shqiptarë  dhe 8 serbë.

Këtë nuk e donin familjarët e viktimave andaj edhe kishin apeluar për qetësi. Por ata ende i brengos diçka.

“U bën 15 vjet dhe ende nuk u gjetën ata njerëz që i kanë sulmu”, tha Deliu për Klan Kosovën.

Një mësimdhënës e kujton se si u organizuan bashkëfshatarët kur ndodhi ngjarja.

Ai thotë se forcat e rendit e kishin mësyrë Çabrën menjëherë pas ndodhisë dhe kishin arrit ta merrnin situatën nën kontroll por se ndodhi diçka më e madhe.

Në këtë periudhë të njohur si trazirat e marsit u dogjën shumë objekte fetare. E gjitha zgjati për katër ditë.

Veriorët kërcënojnë me kthimin e barrikadave

Përfaqësues të komunave veriore të populluara me shumicë serbe kanë paralajmëruar Prishtinën me ndërprerje të bashkëpunimi, nëse nuk ka ndryshim të qasjes karshi tyre.

Periskopi.com Lajme

Madje në Zubin-Potok kanë kërcënuar edhe me rikthim të barrikadave dhe rritje të pakënaqësisë qytetare. Sebep është alokimi i mjeteve të buxhetit nga kuleta e shtetit për katër komunat veriore, si dhe moszbatimi i “detyrimeve” që dalin nga marrëveshjet e Brukselit për këto komuna, shkruan sot Koha Ditore.

Udhëheqës të Komunës së Zubin-Potokut kanë thënë t’i kenë dërguar Qeverisë së Kosovës paralajmërimin e fundit për shkëputje të marrëdhënieve. Ankesat e tyre janë për reduktim të vazhdueshëm të fondeve për investime kapitale, pengim i shfrytëzimit të fondit për veriun, si dhe moskryerje pagesash qe një vit për 20 pjesëtarët e ish-mbrojtjes civile.

Përmes zëdhënësit të kësaj komune, Srdjan Vuçiniq, ata kanë kërcënuar se “zemërimi” i tyre do të manifestohet edhe me vendosje të barrikadave. Për marrjen e kësaj mase kanë kërkuar përkrahjen edhe të tri komunave të tjera në veri.

Bahtiri thotë se ura mbi lumin Ibër hapet në vitin e ardhshëm

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se punimet për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër janë duke ecur mirë dhe se pret që në fund të janarit ajo të hapet.

Periskopi.com Lajme

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka deklaruar se faza e betonimit ka përfunduar, ndërsa pritet që të bëhet asfaltimi dhe rregullimi i trotuarave, njofton Klan Kosova.

“Rivitalizimi i Urës mbi lumin Ibër i filluar në gusht po ecën sipas dinamikës së paraparë, ku po punohet pa ndërprerë që punët të kryhen me kohë.

Gatë vizitës që i bëra sot Urës së Ibrit, pashë që ajo ishte betonuar dhe ta vjen faza e asfaltimit dhe rregullimit të trotuareve.

Paralelisht po punohet edhe në hapësirat përreth urës dhe kjo tregon se deri në fund të janarit Ura do të hapet, ashtu siç është edhe afati për kryerjen e punimeve nga kompania e kontraktuar”