Modriq godet Ronaldon dhe Messin: Ata mendojnë se Topi i Artë ka vlerë vetëm kur e fitojnë vetë

Periskopi.com Sporti

Fituesi i Topit të Artë Luka Modric e ka kritikuar Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, pasi këta dy të fundit nuk morën pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimit.

Modrici i dha fund dominimit 10-vjeçar të dyshes në garën për Topin e Artë, ku brenda 10 vjetëve Messi e Ronaldo morën nga pesë Topa të Artë, transmeton Gazeta Express.

Në ceremoninë e këtij viti nuk ishin të pranishëm Messi e Ronaldo, dhe kjo i ka penguar mesfushorit kroat.

“Nuk mund të them pse dikush nuk mori pjesë në ceremoni”, ka thënë Modric.

“Mirëpo duket se këto vendime dhe çmime kanë vlerë vetëm atëherë kur ata fitojnë. Nuk është e drejtë për kolegët e tyre, ose për votuesit që i kanë votuar për 10 vite, dhe për fansat e futbollit”.

“Por e përsërisë që secili merr vendime ashtu si i mendon”

 

Kozniku: Luka Modriq bëri shumë sakrifica, është model për të rinjtë

Periskopi.com Lajme

Luka Modric ka fituar gjatë mbrëmjes së kaluar çmimin më prestigjioz individual, Topin e Artë.

Kroati ka marr më së shumti vota nga shumë të nominuar dhe është shpall lojtari më i mirë në botë.

Pas kësaj ka folur për Telegrafin edhe ish-futbollisti i kombëtares kroate, Ardian Kozniku, i cili ka thënë se lojtari ka bërë shumë sakrifica në jetë.

“E gjithë Kroacia krenare me Luka Modricin, ashtu sikurse edhe unë. Viti 2018 mund të konsiderohet me siguri të plotë, vit i Lukës dhe futbollit kroat”.

“Ai është një djalë modest dhe rrjedh prej një familje bujare. Ai ka bërë shumë sakrifica gjatë gjithë jetës . Ai ka fituar gjithçka që është e mundur me Real Madridin. Si kapiten i vërtetë udhëhoqi Kroacinë deri në finale të Kupës së Botës”.

“Atë që e tregoj Luka me lojën me sjelljet sportive e bëri që të fitoi dhe ta merë këtë Topin e Artë me plot meritë. Ia uroi nga zemra mikut tim”.

Kozniku, i cili me kombëtaren kroate zuri vendin e tretë në kampionatin botëror të vitit 1998, më tutje deklaroi se vetëm me punë mund të arrihet atë çka ka arrit Luka.

“Ky është një motivim për të gjithë të rinjtë dhe më gjerë se vetëm me punë, disiplinë dhe durim mund të arrish në kulminacion të futbollit”.

Ndryshe, Modric ka ndërprerë dominimin dhjetë vjeçar të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, të cilët e kanë fituar secili nga pesë herë

Drejtësia kroate bëhet e padrejtë: Tërheq akuzat ndaj Modriqit pas Topit të Artë

Periskopi.com Sporti

Një gjykatë në Zagreb tërhoqi padinë kundër yllit të “Real Madrid”, Lluka Modriq, i akuzuar për dëshmi të rreme në një proces të lidhur me një çështje korrupsioni, njoftoi sot zëdhënësi i gjykatës.

“Nuk ka mjaftueshëm prova që Modriq të ketë kryer një dëshmi të rreme”, deklaroi Kreshimir Devçiq.

Ky vendim, që mbyll këtë aferë, vjen në prag të dhënies së Topit të Artë 2018.

Në Botërorin 2018, Kroacia u mund në finale nga Franca, por kjo nuk e ka zvogëluar aspak popullaritetin e Lluka Modriq.

Në mars, prokuroria kroate kishte dënuar Modriç, 33 vjeç, për dëshmi të rreme në procesin kundër ish-pronarit të “Dinamo Zagrebit”, Zdravko Mamiq i gjykuar për korrupsion.

Reagojnë dy motrat e Ronaldos pas Topit të Artë: Botë e kalbur, e mafias dhe parave

Periskopi.com Sporti

Motrat e Cristiano Ronaldos janë tejet të palumtura se vëllai i tyre u mund nga Luka Modrici në garë për Topin e Artë 2018.

Të hënën mbrëma në Paris, Luka Modric e fitoi Topin e Artë si kroati i parë që e arrin një gjë të tillë, duke e lënë prapa ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldon, transmeton Express.

Eima Aveiro, 39-vjeçare, pohoi se rezultati i votimit tregoi se bota është e kalbur dhe prishur nga mafia dhe paratë.

Ajo shkroi në rrjetet sociale, pasi Modrici e fitoi Topin e Artë duke e thyer dominimin e Ronaldos dhe Lionel Messit, se “Fatkeqësisht, kjo është bota në të cilën ne jetojmë, e kalbur, me mafi dhe para”.

Ajo i dha një përfundim misterioz mesazhit në rrjetet sociale: “Fuqia e Zotit është shumë më e madhe se kjo kalbësi. Zoti vonon, por nuk dështon”.

Ndërsa, motra tjetër e portugezit, Katia Aveiro, 42-vjeçare, e postoi një fotografi të yllit të Juventusit me trofeun e kaluar të Topit të Artë dhe i dha këtë përshkrim: “Lojtari më i mirë në botë… për ata të cilët e kuptojnë futboll, natyrisht”.

 

Lluka Modriq – Nga refugjati që luante futboll nën granatat serbe e deri te Topi i Artë

Periskopi.com Sporti

Atë mëngjes të dhjetorit të vitit 1991, plaku e mori bagëtinë në mal, sepse ashtu bënte çdo ditë, në shi e diell, dimrit e verës. Ai e mori bagëtinë në mal atë mëngjes dhe kurrë nuk u kthye më. Një grusht i burrave të veshur me uniforma policore e arrestuan. Ishin apo nuk ishin zyrtarë të rregullt policor – Faji i këtij njeriu ishte i njëjti si në çdo vend të shqyer nga përkatësia: nuk ishte njëri prej tyre. Ai ishte tjetr. Armiku. Faji i tij nuk kishte të bënte me veprimet e tij: ai ishte ç’ishte. Ai ishte kroat, ata ishin serbë. Kjo ishte e tëra.

Burrat e morën atë dhe ca të tjerë në fshatin e afërt Jesenice, dhe aty i ekzekutuan. Pas vetes plaku la familjen që e donte dhe e cila e donte atë: askënd tjetër më shumë se nipin gjashtëvjeçar, me të cilin e ndante emrin dhe me të cilin thuajse ishte i pandashëm, plaku e adhuronte nipin, ndërsa djaloshi e mbante gjyshin për hero.

Emrin që e ndanin ishte Luka Modriq, dhe të dielën ky djal i vogël, tash 32-vjeçar, i priu shtetit të tij në Finalen e Kupës Botërore.

Pas vrasjes së gjyshit, shtëpia e familjes së Lukës u dogj, dhe ata jetuan nëpër hotele me vite të tëra, jo në ato të shtrenjta e të rehatshme, por të thjeshta, gjysmë të rrënuara në qytetin e tij të lindjes në Zarë. Kur binin mortajat, siç ndodhte shpesh, Luka i vogël mbyllej në dhomë dhe priste që ato të pushonin: por kur qartësohej situata, ai dilte të luante futboll në parkingun e veturave, herë me fëmijët e tjerë e herë vetëm. Çdo gjë që e largonte nga zymtësia për t’i ikur realitetit të një vendi me konflikt të përhershëm.

Ai ishte një fëmijë i vogël: tepër i vogël që të angazhohej, siç u konstatua nga klubi më i madh i kësaj ane, Hajduku i Splitit. Kështu si 18-vjeçar përfunundoi duke luajtur për klubin Zrnjski Mostar në ligën e Bosnjë-Hercegovinës, ku bashkëlojtarët dhe kundërshtarët zbuluan dy gjëra për këtë djalosh: se ai kishte të gjitha shkathtësitë që mund të dëshiroheshin dhe se ai mund të kujdesej për veten po ashtu.

15 vjet më vonë ai nisi udhëtimet nga Dinamo e Zagrebit te Tottenham Hotspur e deri te Reali i Madridit. Ani se duket i njëjtë, sipas fjalëve të patejkaluara të gazetarit të «The Guardian» Barney Ronay, «djaloshi i vogël i veshur si magjistari», tani është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë: mesfushori i talenteve të jashtzakonshme, njëri prej të paktëve që mund të lakojë kohën dhe hapësirën sipas nevojës.

Dhe mbase prej të gjitha talenteve më i madhi është ky: se mund t’i bëjë të tjerët të luajnë më mirë. Kur një pasim i thjeshtë është opsioni më i irë, ai e luan ate. Kur të nevoitet që ta mbaj topin për pak qaste deri sa bashklojtarët të pozicionohen më mirë, ai e bën atë. Kur duhet t’ua ruajë shpinën bashkëlojtarëve pas topit të humbur, ai e bën atë.

Ai nuk është njëri prej atyre superyjeve graviteti i të cilëve i tërheq sytë dhe lojën, prania e të cilit frenon 10 burra tjerë që mbajnë dresin e njëjtë si ai. Ai është lider saktësisht ultimativ sepse ai se bën këtë vetëm për vete. Nuk do ta gjeni atë duke rrotulluar sikur të jetë futur në fushën e minave, apo duke e copëtuar dresin kur shënon, apo duke shikuar e ndejtur si i përndjekuri kur gjërat nuk shkojnë sipas dëshirës. Ai ia lë këto gjëra Neymarit, Ronaldos, Messit. Ata janë aty edhe ashtu. Ai është ende aty ashtu sikur ekipi i tij.

Ai sonte ia doli të fitonte Topin e Artë duke e thyer hegjemoninë Messi-Ronaldo që zgjat tash e dhjetë vite.

Fragmente të marra nga Dialogplus

Modriq: Jam ndjerë i lodhur pas Botërorit

Periskopi.com Sporti

Luka Modriq ka luajtur në finale të Kampionatit Botëror me Kroacinë.

Pas një sezoni të gjatë me Real Madridin, Luka Modriq ka shkuar deri në finale të Botërorit me kombëtaren e tij, Kroacinë.

Kjo ka bërë që ai të ndjehet i lodhur pas përfundimit të kampionatit, ku edhe vetë 33-vjeçari tregon se ka ndjerë lodhje si fizike ashtu edhe psikike.

“Pas përfundimit të Kampionatit Botëror kam ndjerë lodhje fizike dhe psikike”, ka thënë Modriq për Marca.

“Tani kam filluar të ndjehem më mirë dhe besoj se mund të filloj të luaj rregullisht, pasi jam më i relaksuar”.

“Është fantastike të luaj përkrah Toni Kroos dhe Casemiros, pasi njihemi mirë dhe mund të luajmë me sy mbyllur pasi ndihemi rehat me njëri-tjetrin”, ka theksuar ai.

Reali mbrëmë triumfoi 3-0 ndaj Romës.

Macron në zhveshtoren e kroatëve, qetëson fëmijët e tyre

Periskopi.com Botërori 2018

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë një gjest të madh pas humbjes së Kroacisë ndaj ekipit të tij kombëtar në finale të Kupës së Botës 2018 në Moskë.

Lideri francez, vendi i të cilit e fitoi trofeun më të madh në botën e futbollit për herë të dytë të dielën në Rusi, i vizitoi lojtarët kroatë në zhveshtoren e tyre në stadiumin kombëtar rus “Luzhniki Stadium”, transmeton Express.

Macron u fotografua duke i qetësuar fëmijët e lojtarëve kroatë pas humbjes, të cilët ndodheshin në zhveshtore.

Franca e mundi Kroacinë 4-2 duke u ngritur në majat e futbollit botëror për herë të dytë pas Kupës së Botës 1998 në Francë.

 

Dallim shumë i madh në vlerën e lojtarëve mes Anglisë dhe Kroacisë (Foto)

Periskopi.com Lajme

Nesër prej orës 20:00 zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Botës “Russia 2018” mes Anglisë dhe Kroacisë, shkruan Periskopi.

Kroacia arriti në gjysmëfinale pas ekzekutimit të penalltive në 1/8 e finales me Danimarkën dhe në çerekfinalen me Rusinë. Ndërkohë që Anglia arriti ta mundte Kolumbinë pas penalltive dhe Suedinë në një ndeshje të fituar lehtë.

Asnjëra prej kombëtareve nuk ka impresionuar aq shumë me formën në Botëror duke qenë se kanë aplikuar futboll shumë pragmatik.

Magazina e njohur Transfermarkt thotë që Anglia është më shumë se dy herë më e shtrenjtë se Kroacia. Kombëtarja e udhëhequr nga Garreth Southgate vlen 786 milionë Funte, ndërkohë që kombëtarja e Zlatko Daliqit vlen vetëm 327 milionë.

Lojtari më i shtrenjtë te ‘Tre Luanët’ është ylli i Spurs, Harry Kane që vlen 135 milionë. Pas tij është Bamidele Alli me 90 dhe Raheem Sterling me 81.

Ndërkohë që te Kroacia më i shtrenjti është Ivan Rakitiq që vlen 45 milionë. Pas tij është Ivan Perishiqi me 36 milionë dhe Mateo Kovaqit me 27 milionë. Kapiteni Modriq ka vlerë prej vetëm 22 milionë e gjysmë.

Futbollistët më të lirë te Kroacia janë Brdariq me 3 milionë, Pivariq me 1,8 dhe portieri Livakoviq me 1,35.

Te Anglia, më të lirët janë Nick Pope me 9 milionë dhe Ashley Young me 6,30. Çdo futbollist tjetër te Anglia vlen më shumë se 10 milionë. /Periskopi

Kombëtarja e Kroacisë e zhytur deri në fyt në korrupsion – As vetë kroatët nuk po e mbështesin Kroacinë

Periskopi.com Botërori 2018

Kroacia e mundi në 1/8 e finales kombëtaren e Danimarkës pas ekzekutimit të penalltive. Pas ndeshjes, në zhveshtore kishte shkuar presidentja Grabar-Kitaroviq për t’i përgëzuar lojtarët, e posaqërisht Luka Modriqin e Real Madridit.

Kolinda kishte hyrë në zhveshtore dhe i kishte zënë të papërgatitur të gjithë lojtarët, e veçanërisht Ivan Striniqin e Milanit, shkruan Periskopi.

Por, pse e gjithë kjo lidhje është korruptive? Guardian shkruan se suksesi i Kroacisë në Kupën e Botës e ka përçarë shoqërinë kroate në lidhje me patriotizmin e tyre. Më herët ish shefi i Dinamo Zagrebit dhe Federatës Kroate të Futbollit, Zdravko Mamiq ishte dënuar për korrupsion, por kishte ikur në shtetin e Bosnjës, e cila nuk pranon që ta ekstradojë në vendin e tij.

Mamiq, siç shkruan Guardian, ishte aleat i ngushtë i Grabar Kitaroviqit, presidentes aktuale, dhe hija e tij shihet edhe në kombëtaren aktuale. Mamiq kishte qenë ndër financuesit kryesorë të fushatës së saj presidenciale, dhe kishte organizuar shumë darka dhe shumë ahengje të ndryshme për ta nderuar. Kapiteni Modriq kishte gënjyer para gjykatës për rastin e Mamiqit, dhe më vonë ishte detyruar ta pranonte gënjeshtrën e tij.

Hulumtimet kanë treguar se kroatët nuk janë aq optimist për të ardhmen e vendit të tyre, dhe e kanë rritur mosbesimin e tyre në institucione. Koncepti i patriotizmit, shkruan Guardian, përcjell Periskopi, është abuzuar shumë here nga figura të ndryshme publike që morën përfitime vetjake.

Ka shumë njerëz të cilët nuk duan ta tolerojnë më përfshirjen e politikës në sport. Shumë njerëz – vijon Guardian – kanë vendosur të mos e përkrahin ekipin kombëtar shkaku që lojtarët i kanë mbajtur të fshehta lidhjet e politikës, dhe si në rastin e Modriq, kanë gënjyer në të mire të tyre. /Periskopi

Kush është lojtari më i mirë deri tash në Kupën e Botës? (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Kupa e Botës “Rusia 2018” ka prodhuar shumë befasi, të paktën deri tash në fazën e çerekfinaleve.

U eliminua Gjermania që në fazën e grupeve, ndërkohë që befasi e madhe mund të cilësohet edhe kualifikimi deri në çerekfinale i Anglisë, Rusisë dhe Suedisë, shkruan Periskopi.

Kombëtarja më bindëse deri tash ishte ajo e Brazilit, e cila në çerekfinale e eliminoi pa shumë zor kombëtaren e Meksikës.

Po i përmendim një nga një më të dalluarit e secilës kombëtare. Te Brazili, më i dalluari ishte Philippe Coutinho. Te Belgjika, vlen të përmendim mbrojtësin Jan Vertonghen. Te Kroacia, megjithëse e humbi një penallti decizive, më i miri ishte Luka Modriq. Te Suedia, e kishim mbrojtësin Andreas Granqvist. Te Anglia, më i dalluari edhe pse me pak fat, ishte Harry Kane. Te Rusia, më i miri ishte mesfushori Roman Zobnin. Te Franca, u dallua i riu Kylian Mbappe sidomos në ndeshjen kundër Argjentinës. Ndërkohë që te Uruguaji, kishim dy superlojtarë si Diego Godin dhe Luis Suarez.

Më i miri deri në këtë fazë është Kylian Lottin Mbappe që u transferua nga Monaco në Paris Saint Germain për 180 milionë euro, shkruan Periskopi. Ai ishte vendimtar për kalimin e Francës në çerekfinale, duke i shënuar dy gola dhe duke ia mundësuar skuadrës së tij një penallti. Mbappe deri më tash i ka shënuar tre gola në Kupën Botës. /Periskopi

Momenti i artë i Kroacisë është Kupa Botërore e tanishme

Periskopi.com Botërori 2018

Kroacia përballet me Danimarkën të dielën, fiks 20 vjet pas momentit më të mirë të kroatëve në futboll.

Në Botërorin e vitit 1998 që ishte paraqitja e parë e Kroacisë si shtet i pavarur, kroatët u përballën me Gjermaninë në çerekfinale në Lyuon. Ata mposhtën Japoninë dhe Xhamaikën për të përfunduar në vendin e dytë në grup prapa Argjentinës, e duke tejkaluar më pas Romaninë në fazën e 1/8 falë penaltisë së Davor Suker.

Aventura e tyre u prit që të ndërpritej ndaj atë kohë, kampionit të Evropës. Në vend të saj, Kroacia arriti majen. Golat nga Robert Jarni, Goran Valovic dhe nga i pakrahasueshmi Suker, e dërguan Kroacinë e Ardian Koznikut në mesin e katër skuadrave më të mira me fitore prej 3-0.

Aventura e tyre u prit që të ndërpritej ndaj atë kohë, kampionit të Evropës. Në vend të saj, Kroacia arriti majen. Golat nga Robert Jarni, Goran Valovic dhe nga i pakrahasueshmi Suker, e dërguan Kroacinë e Ardian Koznikut në mesin e katër skuadrave më të mira me fitore prej 3-0.

Aventura e tyre u prit që të ndërpritej ndaj atë kohë, kampionit të Evropës. Në vend të saj, Kroacia arriti majen. Golat nga Robert Jarni, Goran Valovic dhe nga i pakrahasueshmi Suker, e dërguan Kroacinë e Ardian Koznikut në mesin e katër skuadrave më të mira me fitore prej 3-0.

Hija e keqe që i ka dhënë rasti gjyqësor i Zdravko Mamict, me të cilin janë lidhur edhe Modric dhe Dejan Lovren ka shkaktuar një hidhërim të madh në mesin e tifozëve kroat dhe Federatës Kroate të Futbollit, që tash është injoruar me sukses. Edhe rikthimi i Nikola Kalinicit në shtëpi, zyrtarisht “për shkak të lëndimit” por që besohet se ishte për shkaqe disiplinore, nuk e ka prekur këtë skuadër kompakte.

Shkurt e shqip, në këtë Kampionat Botëror ku asnjë prej favoritëve nuk po shkëlqen, është Kroacia ajo që ngritet në piedestal. Kroatët përbaleln me një skuadër të mirë, por të mposhtshme si Danimarka në Nizhny Novgorod, aty ku u realizua fitorja e famshme ndaj Argjentinës dhe takohen me një Spanjë jo stabile ose Rusi të kufizuar, cila do që prej këtyre dy të fundit kualifiohen në çerekfinale.

Sipas të gjitha gjasave, ky do të jetë Botërori i fudnit për Modricin, Rakiticin, Mandzukicin dhe Perisicin, e ndoshta edhe për Lovrenin, Badeljin dhe Subasicin po ashtu. Nëse ata duan që të kopjojnë heronjtë e tyre të vitit 1998, apo t’i tejkalojnë sukseset e tyre, atëherë është në duart e këtyre lojtarëve që të pranojnë sfidën dhe të shkojnë përpara.

Ata duken gati për këtë…

Ky është lojtari më i mirë i Grupit D (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Grupit D, në të cilin u kualifikuan tej Kroacia si e para me pikë të plota dhe formë impresive, dhe Argjentina si e dyta me vetëm katër pikë dhe formë shumë të varfër.

Messi nuk dëshpëroi, por dëshpëroi trajneri i tij Sampaoli me Meza e çmeza të tjerë, me anonimë jokreativë që s’ia dilnin mbanë të krijonin hapësira dhe të bënin dallimin. Messi e huqi një penallti, dhe ekipi i tij doli si i dyti në grup – prandaj megjithëse e shënoi një gol, nuk mund të jetë lojtari më i mirë.

Më i miri i këtij grupi ishte Luka Modriq i Kroacisë, i cili përveç që e shënoi një gol, ia doli mbanë të krijonte hapësira në fazën sulmuese dhe ta bënte shumë të disiplinuar dhe krijuese mesfushën e ekipit të tij.

Ky është ndërkohë goli që e shënoi kundër Argjentinës:

Superndeshja e sontme Argjentinë-Kroaci, sa janë gjasat që të shënojë Messi

Periskopi.com Botërori 2018

Argjentina dhe Lionel Messi duhet ta marrin veten pas një barazimi zhgënjyes me Islandën dhe tanimë do të përballen me Kroacinë për të marrë një fitore.

Luka Modriq ndihmoi kombin e tij në fitoren 2-0 kundrejt Nigerisë me një gol që shënoi nga penalltia në takimin e parë hapës në Rusi.

Kroatët e kanë dominuar Nigerinë në ndeshjen hapëse, ndërsa Argjentina debutoi me një barazim ndaj Islandës, transmeton Periskopi.

Një fitore eventuale ndaj Argjentinës, skuadra kroate do të siguronte kalimin në raudin tjetër.

Ndeshja mes Argjentinës dhe Koracisë do të luhet sonte nga ora 20:00 me kohën tonë lokale. Takimi do të zhvillohet në stadiumin Novgorod të Nizhnit.

Mediumi britanik “The Sun” e ka parashikuar një fitore të Argjentinës kundrejt Kroacisë./Periskopi/