Luis Suarez Archives - Periskopi

E vështirë të harrohet momenti kur Suarez shënoi kundër Chelseat dhe askush nuk festoi me të

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez do të përballet me Chelsean për herë të dhjetë në karrierë, të martën mbrëma.

Atletico Madridi e uruguaianit do të luajë kundër ‘Të Kaltërve’ në ndeshjen e parë të fazës së eleminimit direkt të Champions Leagues dhe Suarez natyralisht ka qenë në qendër të vëmendjes, transmeton Periskopi.

Suarez dhe Chelsea kanë një histori së bashku.

Suarez & John Terry

Në prill të vitit 2013, sulmuesi shmangu kartonin e kuq pasi kafshoi Branislav Ivanovicin në zonë, një incident që edhe sot konsiderohet si një prej më shokuesve në histori të Premier Leagues.

Sjellja e pashpjegueshme e Suarezit në fushë, eventualisht ia siguroi atij një pezullim me shtatë ndeshje.

Sidoqoftë, ai ka edhe kujtime të mira nga përballjet e mëhershme të tij me skuadrën nga perëndimi i Londrës.

Në nëntor të vitit 2012, ai shënoi një gol të vonshëm të barazimit për ‘Të Kuqtë’ e Liverpoolit në ‘Stamford Bridge’ dhe vrapo drejt flamurit të këndores për të festuar.

Pasi mbërrijti në destinacion, Suarez u kthye duke shpresuar se bashkëlojtarët do t’i bashkangjiteshin.

Fatkeqësisht, nuk ishte askush aty dhe pamjet nga incidente janë edhe sot ikonike. /Periskopi.com/

Suarez zbulon të vërtetën në lidhje me testin e shtetësisë italiane dhe Juventusin

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez së fundmi ka zbuluar se ai dëshironte të bënte një test për shtetësinë italiane shumë më herët para se Juventusi të interesohej për të.

Suarez mori një notë kaluese B1 në provimin e tij me gojë në Universitetin për të Huajt në Perugia këtë shtator, por është zbuluar se ai ka bërë një ‘hile’ duke marrë përgjigjet.

“Unë kam vazhduar procesin për të marrë nënshtetësinë italiane, sepse unë kam qenë duke punuar në të për më shumë se një vit.”

34-vjeçari përfundimisht u largua nga Camp Nou për t’u bashkuar me Los Colchoneros.

“Nuk mund të flisja me Bartomeu, avokati im e bëri atë. Ishte e vështirë të largohesha nga Barcelona, ​​nuk u respektova, por doja që fëmijët e mi prapë se prapë të më shihnin duke u larguar nga klubi me kokën lartë”, përfundoi ai

Klipi i Ramosit duke e goditur brutalisht Suarezin ka shkuar viral, pasi Messi u përjashtua për ndërhyrje të ngjashme

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi u kërkoi falje bashkëlojtarëve te Barcelona në zhveshtore, pas kartonit të kuq në fund të ndeshjes finale të Super Kupës kundër Athletic Bilbaos.

Legjenda argjentinase ishte ‘jashtëzakonisht i zhgënjyer’ pas ndeshjes, sipas ‘Deportes Cuatro’.

Messi menjëherë e kuptoi se kishte bërë një gabim të madh. Ai lejoi që frustrimi t’ia nxirrte më të mirën nga vetja, derisa skuadra ishte në kërkim të golit të barazimit.

Barcelona, pa kapitenin, humbi ndeshjen 3-2, teksa Athletic Bilbao festoi me pasion për triumfin në Kupë.

A ishte vendimi i duhur nga gjyqtari për ta përjashtuar Messin? Po. Gjyqtari Jesus Gil Manzano nuk pati opsion tjetër pasi e rishikoi incidentin në VAR.

Edhe pse një ritransmetim në xhirim të ngadalësuar tregoi se ndërhyrja mund të mos ketë qenë aq e rëndë sa mendohej fillimisht, por prapë ishte për karton të kuq, me Messin që nuk u ankua për vendimin.

Sidoqoftë, fansat e Barcelonës kanë shpërndarë pamje të një incidenti të ngjashëm me protagonist kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, nga disa sezone më parë.

Ramos atëherë kishte goditur Suarezin me agresivitet, por nuk ishte përjashtuar me të kuq. /Periskopi.com/

 

Suarez mbron Cavanin për termin racor që përdori, ‘çarten’ fansat

Periskopi.com Sporti

Tifozët kanë kritikuar yllin e Atletico Madridit, Luis Suarez për deklaratën e tij ndaj ndaj Federatës së Futbollit Anglez, duke mbrojtur Edison Cavanin, transmeton Periskopi.

Cavani u pezullua për tri ndeshje pasi përdori një term racor. Bëhet fjalë për termin ‘negrito’ në Instagram para se ta fshinte dhe të kërkonte falje.

Një nga futbollistët që i doli në mbrojtje Cavanit është sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, i cili tha: “Së pari, ne duhet të dënojmë sjelljen arbitrare të Shoqatës Angleze të Futbollit. Larg nga dënimi i racizmit, Shoqata Angleze e Futbollit ka kryer vetë një akt diskriminues ndaj kulturës dhe mënyrës së jetës së popullit uruguajan .

“Edinson Cavani kurrë nuk ka kryer ndonjë sjellje që mund të interpretohet si raciste. Ai thjesht përdori një shprehje të zakonshme në Amerikën Latine për t’i drejtuar me dashuri një të dashur ose mik të ngushtë.

Pas kësaj deklarate të Suarezit, të shumta kanë qenë edhe kritikat kundrejt tij.

Shihni disa nga komentet më poshtë. /Periskopi

“Jam Luis, gruaja e bën pazarin”, zbulohet si e kaloi Suarez provimin e italishtes

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez u largua nga Barcelona në verë për të kaluar te Atletico Madrid, por para se të ndodhte kjo ai ishte shumë pranë kalimit te Juventus. Problem ishte vetëm fakti se te Juventusi ishte plotësuar numri i ekstra-komunitarëve dhe ylli nga Uruguai duhet të pajisej me pasaportë për të siguruar firmën me bardhezinjtë.

Sulmuesi kishte një të shkuar në Itali, ku kishte jetuar për disa kohë dhe kjo i jepte mundësinë atij të pajisej me pasaportë, pas një testi të gjuhës italiane. Këtë bëri ai në universitetin e Peruggias, por jo sipas rregullave.

Pas testit u zbulua se profesorët e kishin toleruar Suarez, madje i kishin nisur më parë edhe përgjigjet e provimit. Së fundmi në mediet italianë janë zbuluar edhe përgjigjet, që profesorët i kishin nisur Suarez në adresën e tij. Ai duhej t’i mësonte përmendësh.

“Emri im është Luis Suarez dhe kam lindur në Salto, Uruguai. Unë jam uruguaian. Shpesh luaj Play Station dhe më pëlqen të pi çaj. Më pëlqen të organizoj barbecue me familjen dhe miqtë. Nuk më pëlqen të bëj pazar. Gruaja ime e bën gjithmonë atë”, mësohet të jenë pyetjet drejtuar Suarez.

Provat e pakundërshtueshme i kanë kushtuar profesoreshës Stefania Spina, e cila është dënuar me tetë muaj pezullim, së bashku me personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Suarez testohet përsëri për COVID-19, mësohet se a do të luajë kundër Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Ish- ylli i Barcelonës, Luis Suarez ka rezultuar pozitiv me COVID-19 edhe në testimet e kryera sot.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Suarez ka rezultuar sërish pozitiv me COVID-19 dhe nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen e fundjavës ndaj Barcelonës.

Luis Suarez u transferua në këtë verë nga Barcelona në Atletico Madrid.

Suarez pozitiv me Covid-19, mungon kundër Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ka njoftuar Federata e Futbollit të Uruguait.

Sulmuesi i Atletico Madridit thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po e respekton protokollin e izolimit.

Suarez do të mungojë në kualifikuesin e Botërorit për Uruguain kundër Brazilit të martën, poashtu edhe në përballjen që Atletico Madridi e zhvillon kundër Barcelonës, të shtunën.

Portieri, Rodrigo Munoz dhe një pjestar i stafit të Uruguait gjithashtu kanë rezultuar pozitiv. /Periskopi.com/

Suarez u afrua te monitori i VAR-it, gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë

Periskopi.com Sporti

Dueli i vlefshëm për Ligën e Kampionëve mes Lokomotiva Moskës dhe Atletico Madridit është mbyllur baras 1-1.

Por kjo ndeshje ka sjellë një episod të veçantë gjatë pjesës së parë.

Kartoni i verdhë ndoshta më i çuditshëm në histori të kësaj garë është marr në këtë takim dhe ai iu tregua Luis Suarezit.

Arsyeja? Ai kishte kaluar vijat e fushës dhe po e shihte VAR-in së bashku me gjyqtarin e ndeshjes.

Në minutën e 23-të, rusët pretendojnë për një penallti në zonën e Atleticos, çka bëri që gjyqtari ta shikojë VAR-i.

Gjatë shikimit të pamjeve ai e pa që afër tij qëndronte edhe Luis Suarez, i cili nuk ishte aspak dakord për një penallti.

Gjyqtari nuk është kursyer në këtë rast dhe menjëherë i tregon uruguaianit kartonin e verdhë.

Deklaratë sensacionale nga Suarez: Më larguan nga Barcelona sepse isha shumë i afërt me Messin

Periskopi.com Sporti

Vendimi i Barcelonës për ta larguar Luis Suarezin këtë verë shokoi fansat e futbollit.

Sulmuesi nga Amerika e Jugut ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të blaugranëve në gjashtë sezonet e fundit, duke shënuar 198 gola në 283 ndeshje, transmeton Periskopi.

Ai gjithashtu formoi një partneritet brilant me Lionel Messin.

Së bashku, dyshja fitoi shumë trofe, por Barca mezi priti ta hiqte qafe Suarezin, madje duke lejuar t’i bashkohet rivalit për titull, Atletico Madridit për vetëm 6 milionë euro.

Messi could have been told to play with other players

Dhe sipas uruguaianit, arsyeja për këtë është shumë e ligë.

”Mendoj se ata deshën të më largonin nga krahu i Messit,” tha ai për ”ESPN”.

”Ndoshta i irritoi ata që kisha marrëdhënie të mirë me Leon. Ndoshta ata nuk donin që ai të rrinte me mua aq shumë.

Suarez and Messi played together for six years

”Nuk mund të gjej ndonjë arsye të mendoj se ajo do ta dëmtonte skuadrën, megjithatë.

”Ne kujdeseshim për njëri-tjetrin vazhdimisht në fushë, por për të mirën e skuadrës. Ndoshta ata dëshironin që ai të luante edhe me të tjerët.

Suarez was booted out of Barcelona

”Kjo mund të jetë arsyeja. Nuk mund të gjej arsye tjetër pse ata donin të na ndanin sepse ne u përshtatëm mirë në fushë.”

Pra, duket se Suarez u largua nga Barcelona sepse ishte mik i mirë me Messin! Sa e cuditshme. /Periskopi.com/

Suarez hapet si asnjëherë më parë: Qava pasi më përzunë nga Barcelona, u lëndova shumë

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez ka thënë se ai shpërtheu në lot nga mënyra se si e trajtoi Barcelona atë në javët e fundit në klub, para se të transferohej tek Atletico Madridi.

”Ato ditë ishin shumë të vështira. Qava për atë që u desh të kaloja,” tha Suarez, pasi shënoi në fitoren 2-1 të Uruguait kundër Kilit, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

”Nuk mora mesazh nga klubi se po kërkonin një zgjidhje për mua në mënyrë që të miksoheshin gjërat më mirë. U lëndova më së shumti nga mënyra si ata i bënë gjërat, sepse njeriu duhet ta pranojë kur të vijë fundi i ciklit.”

Përndryshe, Suarez është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Barcelonës me 198 gola, gjatë gjashtë viteve në klub. /Periskopi.com/

Vendos Barcelona: Numrin 9, pas largimit të Suarezit, ia dhuron këtij lojtari

Periskopi.com Sporti

Martin Braithwaite edhe zyrtarisht ka trashëguar numrin 9 të Luis Suarez te Barcelona.

Suarez këtë afat kalimtar ka kompletuar transferimin nga Barcelona te Atletico Madrid për gjashtë milionë euro.

Uruguaiani ka fituar 13 trofe gjatë kohës së tij te Barcelona, duke shënuar 198 gola në 283 ndeshje, por u largua nga klubi mes shumë polemikave, me Ronald Koeman e nuk llogariste në shërbimet e tij.

Barcelona nuk ishte në gjendje të transferonte një pasues të denjë për Suarez, dhe ka vendosur që numrin e fanellës së tij t’ia dorëzojë Martin Braithwaite.

Braithwaite ishte transferuar te Barcelona në fillim të këtij viti, me katalanët që ishin kritikuar për këtë blerje, me futbollistin që kishte dështuar në Premierligë.

Koeman i lumtur: Siguron zëvendësuesin e Luis Suarezit

Periskopi.com Sporti

Sot është dita e fundit e merkatos së verës, ndaj priten goditje jo vetëm në Itali, por edhe në Europë. Barcelona qëndron si protagoniste e shkëlqyeshme në orët e fundit, duke siguruar qendërsulmuesin që ndiqte prej rreth një muaj: Memphis Depay.

Siç raportohet nga “Sky Sport”, Barcelona ka arritur marrëveshje me Lyon për blerjen e bomberit holandez. Depay do të jetë sot në Barcelonë për të përmbyllur të gjithë procesin e transferimit dhe për të nënshkruar kontratën e re me katalanasit.

Gjatë natës, në “Telefoot” foli edhe Juninho, drejtori sportiv i Lyon. Fjalët e tij kishin shije lamtumire: “Depay ka 12 muaj të mbetur në kontratën e tij. Ai ka një marrëveshje me Barcelonën, ne nuk e fshehim këtë. Është e mundur që Memphis të nënshkruajë sot për Barcelonën, por nuk është e sigurt. Ai ka më shumë gjasa të largohet, por nëse qëndron, do të na ndihmojë në qëllimet tona”.

Nuk është e qartë nëse Lyon do të përforcohet tani në sulm, ndërkohë që po merr masa paraprake në mbrojtje, me ardhjen e De Sciglio nga Juventus.

Barcelona kupton se çfarë ka humbur, Suarez debuton me 2 gola e 1 asist me Atletico Madrid

Periskopi.com Sporti

Barcelona është ndërgjegjësuar se çfarë ka lënë të ikë nga ekipi katalanas pas një debutimi të mrekullueshëm nga Luis Suarez me fanellën e Atletico de Madrid.

I futur si zëvendësues, uruguajani ka mundur të shënojë dy herë dhe të japë një asist për Lorenten.

Golin e parë Suarez e shënoi me kokë, ndërsa tjetrin pasi gjuajti nga larg dhe topi kapi shtyllën, mundi ta arrijë sërish për të përfunduar punën e nisur.

Atletico de Madrid fitoi me rezultatin e thelle 6-1 ndaj Granadas në ndeshjen e vlefshme për La Liga.

 

 

Suarez e nis mbarë, shënon që në ndeshjen e parë me Atleticon

Periskopi.com Sporti

Suarez ka arritur të shënojë për Atletico Madridin, që në ndeshjen e parë të luajtur për këtë skuadër.

Futbollisti arriti që mjaft të mirë të gjuajë me kokë drejt portës kundërshtare, duke shënuar kështu gol të bukur.

Aktualisht Atletico është duke fituar me rezultat 5-1 kundër Granadas.

Shihni golin.

Luis Suarez zbulon objektivat: Jam tek Atletico për këtë arsye

Periskopi.com Sporti

I prezantuar të premten si lojtar i ri i Atletico Madrid, Luis Suarez ka folur për objektivat e tij për këtë aventurë të re me colchoneros:

“Jam këtu për t’i dhënë kontributin tim një klubi të madh si Atletico. Në vitet e fundit, me përjashtim të sezonit 2019-2020, kjo skuadër ka luftuar deri në fund me Barcelona-n dhe Real Madrid. Kjo tregon dëshirën e pafundme që kanë colchoneros për të luftuar për kreun”, ka thënë Suarez.

“Ndihem mirë fizikisht, dua të harroj dëmtimet dhe operacionin në gju është një kujtim i largët tashmë. Do të stërvitem në maksimum për të dhënë maksimumin në këtë sfidë të re të karrierës sime”, ka përfunduar sulmuesi uruguaian.

Koeman më në fund thyen heshtjen në lidhje me kritikat brutale të Leo Messit, pas largimit të Suarezit

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka thënë se vendimi për ta shitur Luis Suarezin tashmë ishte marrë para se ai të merrte drejtimin e klubit nga ‘Camp Nou’, pas kritikave të rënda të Lionel Messit në lidhje me largimin e uruguaianit.

”Duket se unë kam qenë i keqi në këtë film,” tha holandezi në konferencë për shtyp.

”Por para se të vija këtu, disa vendime tashmë ishin marrë dhe unë i mbështeta ato vendime – nuk varej nga unë.

”Unë tregova respekt për Luis Suarezin si person dhe lojtar. I thashë se nëse do të qëndronte do të ishte e vështirë për të të luante, por do të ishte pjesë e skuadrës.

”Kjo është normale që Messi është i trishtë kur një mik i tij largohet nga klubi. Por Leo ka qenë shembullor për të gjithë në stërvitje dhe ndeshje. Nuk kalon asnjë stërvitje ku ai nuk tregon përkushtim të madh. Nuk kam dyshime për të.” /Periskopi.com/

Shikoni si pritet Suarez pasi futet në fushën stërvitore të Atl Madridit për herë të parë

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez është prezantuar të premten mbrëma te Atletico Madridi.

Ai ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore gjithashtu, derisa nuk ka mbetur pa u kryer rituali i zakonshëm kur një futbollist i ri i bashkohet një skuadre.

Pasi është përshëndetur me Diego Simeonen, ai ka marrë goditje të shumta në shenjë mirëseardhje nga shokët e rinj.

Suarez e ka zgjedhur numrin ‘9’ dhe ka nënshkruar kontratë deri më 2022.

Zbulohen pyetjet qesharake të provimit të manipuluar të Suarezit: Si quhesh?

Periskopi.com Sporti

Me një provim kështu, të gjithë do kishin mbrojtur gjuhën italiane, ose do të kishin marrë pasaportën. Zbulohen detaje të tjera të provimit farsë që ka mbajtur Luis Suarez në Peruxhia për të marrë nivelin B1 të italishtes e si rrjedhojë të merrte pasaportën italiane. Pyetjet, ashtu si dihet, kanë qenë të rakorduara më parë e tani Corriere della Sera zbulon një prapaskenë sekrete. Futbollisti i Barcelonës, në fakt, ka marrë në Teams një pdf me temat për tu trajtuar e që tani janë në zotërim të hetuesve.

Pyetja e parë për të thyer akullin ka qenë banale: “Si të quajnë?”. Vështirë se mund të gabohej. Pastaj Suarezit i janë treguar disa foto të një shalqiri e një supermarketi (imazhet ishin prezentë në dosje) e uruguajani i ka përcaktuar me termat e duhur.

“Një qytet italian? Torino”, është pjesa tjetër interesante e provimit. Gjë e konfirmuar edhe nga Lorenzo Rocca, një nga testuesit, që pak orë më pas kishte folur me mediat duke thënë: “E imagjinon veten që tani në kryeqendrën piemonteze”. Për ta mbyllur edhe pyetja mbi familjen e profesionin e tij: “Jam futbollist e jam prej 6 vjetësh në Barcelonë”. E gjitha kjo në 12 minuta…

Suarez ka komentuar në postimin lamtumirës të Messit për të në Instagram, ku kritikohet brutalisht edhe Barcelona

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi nuk u frikësua të ngrisë zërin dhe t’i zbulojë ndjenjat e vërteta, pasi konfirmoi vendimin se do të qëndrojë te Barcelona edhe për një sezon, më herët këtë muaj.

Sulmuesi legjendar nga Argjentina dëshironte të largohej nga ‘Camp Nou’ por eventualisht vendosi të qëndrojë, sepse nuk deshi të përfshihej në një betejë legale me klubin, transmeton Periskopi.

p1ej2te73mj2u3il2laviv7rte.jpg

33-vjecari ishte i frustruar me mënyrën se si klubi katalunas trajtoi Luis Suarezin, një prej miqve të tij më të afërt, i cili iu bashkua Atletico Madridit pas gjashtë viteve si lojtar i Barcelonës.

Të premten, Messi postoi një mesazh lamtumirës për të, duke kritikuar rëndë blaugranët në proces.

“Sa e vështirë do të jetë të mos ndash çdo ditë me ty, si brenda dhe jashtë fushës. Do të na mungosh kaq shumë. Kaq vite, kaq shumë miq, dreka, darka … Kaq shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë, çdo ditë së bashku. Do të jetë e çuditshme të të shoh me një fanellë tjetër dhe madje edhe më e çuditshme të luash kundër teje. Ti e meritove të largohesh për atë që je: një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit, duke fituar gjëra si pjesë e një grupi dhe individualisht. Jo që ata të të dëbojnë siç kanë bërë. Por e vërteta është se asgjë nuk më habit më. Të uroj të gjitha të mirat në këtë sfidë të re. Unëtë dua shumë. Shihemi së shpejti, mik,” shkroi ai në Instagram.

Postimi i Messit është pëlqyer nga emra si Cesc Fabregas, Xavi dhe Sergio Aguero.

Neymar, ndërkohë komentoi duke shkruar: ”E jashtëzakonshme si i bëjnë gjërat.”

p1ej2t5sht1d271ebpmruubb1u659.jpg

Dhe tani, vetë Suarez i është përgjigjur mesazhit të Messit.

p1ej2t7k7brehecn1kmt85s1uedc.jpg

”Faleminderit mik për fjalët e tua, por më shumë të falënderoj për atë se kush, për atë që ishe nga dita e parë me mua dhe familjen time. Gjithmonë do të jem falënderues për Leo Messin, pjesën qesharake dhe sentimentale.

”… Mos harro atë që të kam thënë ‘vazhdova ta shijoja dhe të tregoja se ti je numri 1’ dhe se 2, 3 ose katër nuk mund ta mohojnë sa gjigant je për klubin dhe botën e futbollit.

”… Të dua shumë mik dhe do të na mungosh, të pesë neve.” /Periskopi.com/

Zyrtare: Suarez transferohet tek Atletico Madridi

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez ka bërë lëvizjen e radhës në karrierën e tij.

Skuadra e Atletico Madrid ka zyrtarizuar transferimin e Luis Suarez.

Faqja zyrtare e ‘Rojiblancos’ bën të ditur se Suarez është anëtari më i ri i skuadrës.

Uruguaiani ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e Atletico Madrid.

Ai bën këtë lëvizje pas një aventure të shkëlqyer me Barcelonën, ku fitoi shumë trofe, përfshirë tripletën.

Suarez është shënuesi i tretë më i mirë në histori të Barcelonës. Nga sot, ai zyrtarisht është anëtar i Atleti.