Luis Enrique: Nuk e njoh Kosovën

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka komentuar shortin për kualifikime në Kampionatin Botëror të vitit 2022.

Ai u shprehë se disa nga kombëtaret që janë në grup nuk i njeh.

“Një short normal, me disa kombëtare që nuk i njoh dhe me disa që i njohim tashmë. Me pak eufori që ta shohim se çka do të thotë të kualifikohemi për në Kupë të botës dhe ky është qëllimi pa asnjë dyshim”

“Suedinë e njohim pasi jemi takuar në kualifikime për Kampionatin Evropian, tash ne do të takohemi në grup përsëri”, u shprehë Enrique.

Luis Enrique: Të luash me dyer të mbyllura, më e trishtë se të kërcesh me motrën tënde

Periskopi.com Sporti

Të luash me dyer të mbyllura është “më e trishtë se të kërcesh me motrën tënde”. Futbolli pa tifozë, për shkak të emergjencës Koronavirus nuk i pëlqen aspak teknikut të Spanjës Luis Enrique, që nuk përdor lojëra fjalësh për të dhënë idenë e duhur. “Është shumë e shëmtuar, kam parë futbollin gjerman dhe ishte jashtëzakonisht e dobët – ka thënë ai gjatë programit të basketbollit të Colgados del Aro – Mund të ndjesh fyerjet e të humbësh intimitetin e momenteve të mëdha”.

“Por është e qartë se është një biznes global që gjeneron një thes me para e, edhe pse spektakli është shumë ndryshe nga kur luhet me publik, mund të ndihmojë të kalojmë kohën e të superojmë këtë situatë – ka thënë Luis Enrique – Nëse je një tifoz i futbollit apo basketbollit, të shohësh një ndeshje është gjithnjë interesante”.

Befason ish- trajneri i Barcelonës: ‘Të luash pa tifozë, më keq sa të vallëzosh me motrën tënde’

Periskopi.com Sporti

Seleksionuesi i Spanjës në futboll Luis Enrique nuk pëlqen idenë që të luhen ndeshjet e futbollit pa shikues. Ndeshjet nëpër ligat evropiane kanë rifilluar, por në stadiume pa shikues, nga frika e përhapjes së koronavirusit.

“Të luash ndeshjet pa shikues është më të trishtueshme sesa të vallëzosh me motrën tënde”, ka thënë Luis Enrique në një intervistë për “Colgados del Aro”.

Fundjavën e kaluar Bundesliga gjermane është bërë liga e parë e madhe që ka rifilluar që nga pezullimi i detyrueshëm shkaku i koronavirusit.

Lojtarët nuk kanë qenë në gjendje të festojnë golat si masë për të ulur rrezikun e përhapjes së infeksionit. Stadiumet kanë qenë të zbrazëta.

“Ishte shumë e shëmtuar, kam shikuar futbollin gjerman dhe është e dhimbshme. Mund të dëgjosh fyerjet dhe humb intimitetin e momentit të madh”, ka shtuar ish-trajneri i Barcelonës.

Situata jashtë kontrollit në Spanjë me koronavirus: Videoja emocionues e Enriques të ngrohë zemrën

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, është protagonist në një video emocionues të publikuar nga Federata e Futbollit të Spanjë, në këtë kohë krize që ka kapluar vendin.

Pas Italisë, Spanja është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi, që ka mbytur mbi 10 mijë persona, derisa janë infektuar mbi 100 mijë.

Enrique ka përjetuar së fundmi momente më të vështira në jetë, pas humbjes së vajzës nga një sëmundje e rëndë, por ka gjetur forcën për të vazhduar përpara.Përmes kësaj video, ai ka dërguar mesazhe te të gjithë bashkëvendësit, që së bashku ta mundin edhe këtë armik të padukshëm, “së bashku do ta fitojmë edhe këtë ndeshje”.

“Kjo është skuadra kombëtare, më të mirët luajnë këtu. Do të fitojmë, e kemi bërë edhe herë të tjera. Nuk duhet të ndalemi, t’i duartrokasim sepse bashkë mund t’ia dalim. Do ta fitojmë këtë betejë”, tha ai.Trajneri spanjoll i ka ftuar të gjithë që të mos dorëzohen dhe ka “grumbulluar” të gjithë ata që janë në vijë të parë kundër kësaj ndeshjeje shumë të vështirë.

Në “fushë”, mjekë, operatorë sanitarë, policë, vullnetarë, ushtarë, zjarrfikës. Trajneri thekson se “të gjithë po luftojnë ndaj një kundërshtari të padukshëm. Dhe është kjo ajo që i bën të mëdhenj”.

“Prindërit tanë, gjyshërit tanë, do të zbrisnin në fushë dhe do të fitonin nëse do ta kishin të mundur. E kanë bërë edhe herë të tjera. Këtë herë jemi ne ata që zbresim në fushë dhe duhet ta bëjmë për ata. Kjo është ndeshja e jetës sonë, nuk është momenti të dorëzohemi, Spanja nuk di se çfarë do të thotë humbje. Do të fitojmë”, thotë Enrique mes tjerash në mesazhin emocionues.

Mesazhi i Luis Enriques emocionon gjithë Spanjën: ‘Këtë betejë do ta fitojmë së bashku’

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, është protagonist në një video emocionues të publikuar nga Federata e Futbollit të Spanjë, në këtë kohë krize që ka kapluar vendin.

Pas Italisë, Spanja është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi, që ka mbytur mbi 10 mijë persona, derisa janë infektuar mbi 100 mijë.

Enrique ka përjetuar së fundmi momente më të vështira në jetë, pas humbjes së vajzës nga një sëmundje e rëndë, por ka gjetur forcën për të vazhduar përpara.

Përmes kësaj video, ai ka dërguar mesazhe te të gjithë bashkëvendësit, që së bashku ta mundin edhe këtë armik të padukshëm, “së bashku do ta fitojmë edhe këtë ndeshje”.

“Kjo është skuadra kombëtare, më të mirët luajnë këtu. Do të fitojmë, e kemi bërë edhe herë të tjera. Nuk duhet të ndalemi, t’i duartrokasim sepse bashkë mund t’ia dalim. Do ta fitojmë këtë betejë”, tha ai.

Trajneri spanjoll i ka ftuar të gjithë që të mos dorëzohen dhe ka “grumbulluar” të gjithë ata që janë në vijë të parë kundër kësaj ndeshjeje shumë të vështirë.

Në “fushë”, mjekë, operatorë sanitarë, policë, vullnetarë, ushtarë, zjarrfikës. Trajneri thekson se “të gjithë po luftojnë ndaj një kundërshtari të padukshëm. Dhe është kjo ajo që i bën të mëdhenj”.

“Prindërit tanë, gjyshërit tanë, do të zbrisnin në fushë dhe do të fitonin nëse do ta kishin të mundur. E kanë bërë edhe herë të tjera. Këtë herë jemi ne ata që zbresim në fushë dhe duhet ta bëjmë për ata. Kjo është ndeshja e jetës sonë, nuk është momenti të dorëzohemi, Spanja nuk di se çfarë do të thotë humbje. Do të fitojmë”, thotë Enrique mes tjerash në mesazhin emocionues.

 

Luis Enrique për legjendën spanjolle: Ai është tradhtar, njerëz të tillë nuk dua në stafin tim

Periskopi.com Sporti

Luis Enrique i është adresuar çështjes kontraverse se si u kthye në Kombëtaren e Spanjës për ta zëvendësuar ish-asistentin e tij, Roberto Morenon.

Pas fitores kundër Rumanisë më herët në nëntor, Luis Enrique u rikthye në post pasi ishte larguar në fillim të vitit për shkak të problemeve personale, raporton Periskopi.

Enrique shpjegoi se Moreno nuk ishte besnik ndaj tij dhe për këtë ai nuk ka qëndruar as në rolin e asistentit.

“I vetmi person përgjegjës për largimin e Robert Morenos nga stafi teknik jam unë”, tha Enrique gjatë përballjes së tij të parë me mediat që kur u kthye në rolin e trajnerit të Spanjës, më 19 nëntor.

“Më 12 shtator, unë e takova atë në shtëpinë time dhe ai më tha se dëshironte të ishte trajner në Kampionatin Evropian dhe pastaj, nëse dëshiroja unë, ai do të bëhej ndihmësi im”.

“Unë e kuptoj se ai është ambicioz, se ëndrra e tij është të jetë trajner, por për mua kjo është tradhti, unë nuk do të bëja diçka të tillë. Për mua, kjo është një e metë e madhe. E kuptoj qëndrimin e tij, mirëpo unë nuk do ta bëja”.

“Unë i thashë atij se nuk e shoh më si ndihmësin tim dhe se nuk e di kur do të kthehem, por që dua të kthehem në punë. Ai e mbylli bisedën në mënyrë të ngrohtë dhe unë i telefonova njerëzit në stafin tim që t’ua bëj të ditur mendimin tim dhe të palës tjetër, në mënyrë që të mos keqkuptoheshin fjalët e mia”.

“Nga ai moment, unë duhet të tregoj se nuk iu afrova kurrë Federatës, nuk i telefonova kurrë. Në aspektin profesional, nuk kam asnjë arsye për ta kritikuar Robert Morenon. Ai është i përgatitur dhe është trajner i mirë”.

“Fjalët e tij thonin një gjë e veprimet e tij një gjë tjetër shumë të ndryshme. Unë nuk jam i miri në këtë film, por nuk jam as i keqi”.

Spanja fitoi 5-0, por trajneri i saj dorëhiqet me lot në sy

Periskopi.com Sporti

Spanja fitoi 5-0 mbrëmë kundër Rumanisë por trajneri i saj u largua nga drejtimi i kombëtares me lot në sy.

Luis Enrique pritet të rikthehet si menaxher i Spanjës gjatë ditës së sotme, pesë muaj pasi ishte dorëhequr nga ky pozicion. Ai u largua për shkak se vajza e tij nëntë vjeçare, që më pas vdiq, kishte vuajtur nga kanceri i eshtrave.

Ish asistenti i tij, Robert Moreno, e mori drejtimin e Spanjës në muajin qershor por do të largohet menjëherë nga ky pozicion, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Moreno u largua nga stadiumi Metropolitano me lot në sy dhe pa e thënë asnjë fjalë pas fitores 5-0 të Spanjës kundër Rumanisë. As lojtarët nuk folën për media.

Ky do të jetë ndërrimi i pestë i trajnerit për Spanjën që nga qershori i 2018-s, para fillimit të Kupës së Botës Rusia 2018 kur Julen Lopetegui ishte shkarkuar pasi kishte firmosur kontratë me Real Madridin.

Në vend të tij kishte ardhur Fernando Hierro, e pas Hierros erdhi Enrique, pas Enriques Moreno, e tash pas Morenos sërish Enrique.

Moreno fitoi kontratë permanente nga Spanja me kontratën deri në verën e vitit të ardhshëm, megjithëse në muajin shtator tha se do të largohej nëse Luis Enrique do të gjente forcë të rikthehej, duke insistuar që miqësia e tyre vlente më shumë se karriera e tij./Periskopi

Neveritëse nga fansat rumunë: Vërshëllyen gjatë një minuti heshtje në nder të vajzës së Enriques që vdiq nga kanceri

Periskopi.com Sporti

Luis Enrique ishte emëruar trajner i Spanjës pas Kupës së Botës më 2018, dhe pati një start dinjitoz duke fituar pesë nga shtatë ndeshjet e para kompetitive.

Por ai zyrtarisht u drëhoq në qershor të këtij viti, për disa arsye personale, transmeton Periskopi.

E arsyeja doli të jetë shëndeti i bijës së tij, Xana, e cila po luftonte me kancerin në eshtra.

Luis Enrique lost his daughter to cancer in August.

Dhe tragjikisht, Xana vdiq më 29 gusht në moshën 9-vjeçare.

Dhe në shenjë respekti, Spanja dhe Rumania mbajtën një minut heshtje para ndeshjes së vlefshme për eleminatoret e Kampionatit Evropian mbrëmë.

Mirëpo, fansat rumunë në mungesë absolute të klasit dhe humanitetit, nuk e respektuan fare duke ndërhyrë me vërshëllima e brohoritje.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

La Liga me një gjest brilant për Enriquen pasi tragjikisht i vdiq vajza 9-vjeçare nga kanceri

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit të Spanjës ka konfirmuar se të gjitha ndeshjet në ligën e parë dhe në atë të dytën do ta mbajnë nga një minut heshtje në nderim të vajzës së Luis Enriques, Xana.

Ish-trajneri i Spanjës u largua nga kombëtarja në muajin qershor për arsye personale, por që kishte humbur edhe tri ndeshjet e fundit.

Strategu 49-vjeçar ka konfirmuar të enjten e kësaj jave se vajza e tij nëntë vjeçare ka ndërruar jetë pas sëmundjes së kancerit.

Federata spanjolle ka konfirmuar se në të gjitha ndeshjet e ligës së parë dhe asaj të dytë do të mbahet një minut heshtje në nderim të vajzës së ish-trajnerit të Barcelonës.


“Një minut heshtje do të mbahet në La Liga Santander dhe në La Liga Smart Bank në këtë fundjavë në kujtim të Xanas, vazjës së Luis Enriques”, thuhet në njoftim.

Enrique u largua nga posti i selektorit të kombëtares që të kalonte më shumë kohë me vajzën e tij, derisa ishte duke e luftuar kancerin për pesë muaj. /Periskopi.com/

Zyrtare: Enrique largohet nga pozita e trajnerit të Spanjës

Periskopi.com Sporti

Luis Enrique është larguar nga pozita e tij si kryetrajner i Kombëtares së Spanjës, duke i dhënë fund periudhës së tij te “La Roja” me efekt të menjëhershëm.

Federata Spanjolle e Futbollit ftoi një konferencë të befasishme për shtyp për ta konfirmuar lajmin, të mërkurën pasdite, transmeton Periskopi.

Vendimi vjen pasi Enrique mungoi në tri miqësoret e fundit të Spanjës, me trajnerin që kishte marrë leje për largim për shkak të një rasti urgjent familjar.

Enrique largohet nga “La Roja” pas vetëm 10 ndeshjeve, derisa e ka udhëhequr Kombëtaren drejt tetë fitoreve dhe dy barazimeve. /Periskopi.com/

Ju kujtohet Jose Enrique? Ai sapo ka luajtur ndeshjen e parë pasi mposhti kancerin në tru

Periskopi.com Sporti

Jose Enrique asnjëherë nuk do të përmendet si një lojtar i klasit botëror.

Mirëpo, mbrojtësi i majtë spanjoll ka luajtur për disa klube të njohura gjatë karrierës së tij, përfshirë Liverpoolin dhe Newcastle Unitedin.

Derisa ai asnjëherë nuk rrëmbeu shumë vëmendje të madhe në Premier League, Enrique ishte një futbollist dinjitoz dhe top profesionist, transmeton Periskopi.

Ai kaloi pesë vite te Liverpooli duke bërë 99 paraqitje, por karriera e tij u ndërpre nga një dëmtim i rëndë në gju.

Liverpool v Borussia Dortmund - Pre Season friendly

Në vitin 2018 u zbulua se ai po vuante nga një kancer i rrallë në tru.

Sidoqoftë, vendosmëria e madhe e Enriques ndikoi që ai të kalonte edhe këtë periudhë të vështirë, pasi iu nënshtrua një operimi për ta larguar tumorin. Doktori pastaj konfirmoi se ai është në gjendje të mirë.

Ishte një moment fantastik për spanjollin, i cili u rikthye nga pensionimi në fushën e futbollit, derisa luajti në ndeshjen e Legjendave të Liverpoolit kundër Borussia Dortmundit.

Enrique u inkuadrua pas 23 minutave gjatë ndeshjes ekzibicionale në Hong Kong dhe luajti deri në fund. /Periskopi.com/

Trajneri i Spanjës diagnostifikohet me kancer?

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique është duke u përballur me një situatë tejet të vështirë, pasi sipas spekulimeve thuhet se ai është diagnostifikuar me kancer.

Faktikisht nuk ka asgjë të konfirmuar, por lajmet e fundit tregojnë se një gjë e tillë është e mundur.

Spanja në muajin mars kishte luajtur ndaj Maltës, por në stol Enrique mungoi. Pikërisht koha kur ai ka kuptuar se po përballet me sëmundjen e kancerit, shkruan Periskopi.

Pavarësisht sëmundjes, ai po vazhdon të punojë nga shtëpia dhe është në kontakt të rregullt me ​​stafin e tij.

Ndërkohë, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit Luis Rubiales është i vetmi kanal tjetër i hapur i komunikimit të drejtpërdrejtë me Luis Enrique.

Enrique ka qenë edhe trajner i Barcelonës, por u shkarkua pas tensioneve që pati me Lionel Messin.

Kujtojmë se vite më parë nga një sëmundje e rëndë ndërroi jetë edhe trajneri i njohur, Tito Vilanova, gjithashtu ish-trajneri i Barçës. /Periskopi/

Luis Enrique publikon listën, rikthen yllin e Barcelonës me të cilin nuk flet

Periskopi.com Sporti

Selektori i Spanjës, Luis Enrique e ka bërë publike listën e të ftuarve për dy ndeshjet e radhës, ndaj Kroacisë e Bosnjës.

Befasia më e madhe në listë është rikthimi i Jordi Albas, futbollistit me të cilin Enrique i ka të prishura raportet që një kohë. Marcos Alonso i Chelseat është lënë jashtë listës pas ftesës së Albas.

Lista e plotë është kjo:

Portierët: De Gea, Kepa dhe Pau López

Mbrojtës: Jonny Otto, Azpilicueta, Llorente, Ramos, Mario Hermoso, Íñigo Martínez, Gayá dhe Jordi Alba

Mesfushorë: Busquets, Fornals, Brais, Sergi Roberto, Sauli, Ceballos, Rodri

Sulmuesit: Suso, Rodrigo, Iago Aspas, Morata, Isco dhe Asensio. /Periskopi/

Enrique: Mund të kisha vrarë lojtarë në pushim të ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Luis Enrique ishte shumë i nervozuar me lojtarët e tij në pushimin e ndeshjes Spanjë-Angli, pasi në përfundim të pjesës së parë anglezët po fitonin 0-3. “Bëmë shumë gabime. Në pushimin e ndeshjes mund të kisha vrarë lojtarët e mi, por jo. U solla shkëlqyeshëm”, tha trajneri spanjoll pas ndeshjes së përfunduar me rezultatin 2-3.

Për anglezët shënuan Sterling (2) dhe Rashford, ndërsa për Spanjën gjetën rrjetën Alcacer dhe Sergio Ramos./Top Channel

 

Prezantohet Enrique, paralajamëron ndryshime të mëdha në formacionin e Spanjës

Periskopi.com Sporti

Luis Enrique u prezantua sot si trajner i Spanjës dhe ka deklaruar që do të ketë befasi në formacionin e ‘Stuhisë së Kuqe’

Julen Lopetegui ishte trajner i Spanjës para se të niste Botërori, por vendimi për të kaluar te Reali i kushtoi me largim nga kombëtarja dhe më pas vendin e tij e zuro Fernando Hierro, shkruan Periskopi.

Hierro kreu detyrën e tij, drejtoi Spanjën në Botëror, por u eliminua nga Rusia dhe më pas edhe ky u largua nga kombëtarja.

Federata Spanjolle e Futbollit pas zhgënjimit në Botëror vendosi që Luis Enrique të jetë trajner i ardhshëm.

Ish-trajneri i Barcelonës ka bërë të ditur se do të ketë befasi në formacionin e Spanjës.

“Fjala dështim është shumë e keqe dhe kjo skaudër në bëri që të gjithë të na admironin neve, por kemi shumë gjëra tani për të përmirësuar,” ka thënë Enrique.

“Nuk do të ketë revolucion, por do të ketë ndryshime. Unë nuk mërzitem për moshën e lojtarëve, nuk ka rëndësi nëse futbollisti im është 30 vjeçar.

“Në listën time të parë sigurisht se do të ketë surpriza,”. /Persiskopi/

Tre futbollistët që ‘tradhëtuan’ Luis Enriquen në El Clasico

Medita spanjolle kanë publikuar tre emra të cilët nuk i kanë përmbushuar as për së afërmi detyrat që ua ka dhënë trajneri spanjoll.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për Ivan Rakitic, Arda Turan dhe Andre Gomes, të cilët dëshpëruan totalisht në fushë, përcjellë “Lajmi.net”.

Paraqitja e tyre e dobët më së shumti u vërejt me hyrjen e Andres Iniestas në fushë, ku loja e Barcelonës ndryshoi totalisht dhe mesfusha shkëlqeu.

“Fichajes.net” shkruan që tekniku katalunas nuk do t’iu besoj më shumë atyre dhe “sanksionet” mund të nisin që nga ndeshja e ardhshme.

A po e shkatërron Enrique Barcelonën?

Luis Enrique po bën diçka shumë të çuditshme këtë sezon.

Periskopi.com Sporti

Trajneri katalunas po kritikohet pas rezultateve jo të mira të Barcelonës këtë sezon.

Një prej arsyeve janë pikërisht zëvendësimet e frytshme, të cilat po mungojnë te Barcelona, përcjellë “Lajmi.net”.

“Marca” shkruan që Enrique s’ka bërë zëvendësime të plota në 10 nga 22 ndeshjet, pothuajse 50% të takimeve.

Por një gjë e tillë lidhet detyrimisht edhe me nivelin e bankës rezervë, që është larg nga kualitetet e ekipit të parë.

Kur trajneri i Barcelonës luante për Real Madridin (Foto)

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique dikur luante për Real Madridin.

Periskopi.com Sporti

Më poshtë u sjellim një foto, ku i pari i pankinës së katalunasve dikur mbronte ngjyrat e skuadrës madrilene.

Madje, këtu shihet duke luajtur pikërisht kundër Barcelonës. /Periskopi.com

enrique1

Enrique befason të gjithë para El Clasicos

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka befasuar me fjalët para derbit më të madh të futbollit në botë, El Clasico.

Periskopi.com Sporti

Nesër me fillim nga ora 16:15 takohen Barcelona dhe Real Madrid.

Trajneri i katalunasve, Luis Enrique nuk beson se fitorja e madrilenëve do të ishte përcaktuese për titullin në La Liga, pavarësisht se skuadra nga Bernabeu po prin bindshëm para Barcelonës në këtë rrugë.

“Jemi në xhiron e 14-të, Real Madrid mund të shkëputet në një avantazh edhe më të madh”, deklaroi Enrique.

“Por, rezultati nuk është përcaktues për titullin në La Liga”, shtoi ai. /Periskopi.com

Enrique ka një super-lajm para El Clasicos

Barcelona dhe Real Madridi do të takohen në këtë fundjavë për të zhvilluar El Clasicon.

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Barcelonës kanë marrë një lajm të mirë.

Mesfushori fantastik, Andres Iniesta pritet të jetë i gatshëm për sfidën më të rëndësishme.

Këtë e konfirmoi trajneri Luis Enrique, i cili tha se do ta grumbullojë 32-vjeçarin për këtë sfidë.

“Ai ka stërvitur me ne dhe duket në gjendje të mirë”, deklaroi Enrique.

“Ai nuk do të luajë të mërkurën në Copa del Rey për shkak se është i pezulluar, por ne jemi duke pritur konfirmimin që ai të grumbullohet për El Clasico. Në teori, ai do të grumbullohet”, shtoi Enrique. /Periskopi.com