Ish-kryetari i Suharekës lirohet nga akuza për korrupsion

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur të pafajshëm ish-kryetarin e Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Nga një akuzë e tillë, janë liruar edhe ish-drejtori i Arsimit, Sherif Berisha dhe ish-drejtori i shkollës “Bajram Curri”, Milazim Hajdari.

Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Artan Sejrani, i cili ka thënë se nuk është vërtetuar se tre të akuzuarit e kanë kryer veprën penale me të cilën ngarkohen.

Ai ka thënë se shpenzimet e kësaj procedure penale bien në barrën e kësaj gjykate.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 22 tetor 2018, i pandehuri Sali Asllanaj dyshohet se prej 1 shtator 2014 deri më 27 nëntor 2014, në cilësi të personit zyrtar, kryetar i Komunës së Suharekës, se duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, njëkohësisht duke i shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, Asllanaj, si kryetar i Komunës së Suharekës, pa procedurë të tenderimit, nënshkruan marrëveshjen për mirëkuptim dhe bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Suharekës dhe OJQ-së “Kosovo Hope” për projektin “Transporti i nxënësve”, duke shkelur Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, si dhe Rregulloren financiare, me ç’rast i shkakton dëm buxhetit të Kosovës në shumën totale prej 10.556.00 euro.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kurse, Sherif Berisha, akuzohet se prej 16 shtator 2014 deri më 27 nëntor 2014, në cilësi të personit zyrtar-drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Suharekë, duke keqpërdorur detyrat e tij zyrtare, lejon që drejtori i shkollës fillore “Bajram Curri” në fshatin Nishor të Suharekës, Milazim Hajdari, të lëshojë raporte për bartjen e nxënësve në periudhën nga 16 shtator deri më 27 nëntor, operatorit ekonomik “Saba Tours”, gjoja se ky operator ka kryer shërbimin e transportit të nxënësve.

Në aktakuzë, thuhet se i njëjti në periudhën e njëjtë kohore, ka lëshuar edhe tri raporte operatorit “Shqiproni Tours”, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerën e 6572 euro, ngase kjo shumë i ishte paguar operatorit “Saba Group” për shërbimin që nuk e kishte kryer.

Po ashtu, sipas aktakuzës, Berisha, i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit rreth 4000 euro, ngase si përgjegjës për menaxhimin e projektit, nuk i kishte kërkuar mjetet të cilat nuk ishin shpenzuar nga pjesa e investimeve të përgjithshme marrëveshjen për mirëkuptim dhe bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Suharekës dhe OJQ-së “Kosovo Hope”.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, siç shkruan Betimi për Drejtësi, i akuzuari, Milazim Hajdari, në cilësi të drejtorit të shkollës fillore “Bajram Curri” në fshatin Nishor të Komunës së Suharekës, akuzohet se i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, si dhe duke përpiluar raporte për bartjen e nxënësve operatorëve të ndryshëm, me anë të së cilës shkel ligjin mbi detyrat e tij.

Sipas organit të akuzës, dëmin që ia shkakton buxhetit të Republikës së Kosovës, kap vlerën e 6572 euro.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Gjykata jep vendimin për 25-vjeçaren që e arrestuan për përhapje paniku

Periskopi.com Lajme

Lirohet nga qelia dhe lihet ne detyrim për paraqitje 25-vjecarja Xhulia Aliaj, e vene ne pranga dy dite me pare, për përhapjen e panikut, me ane te publikimeve te bëra ne rrjetin social Facebook.

Seanca për vlerësimin e masës se sigurisë është bëre mesditën e sotme dhe gjykata ka vendosur për të vënë “detyrim paraqitje’.

Avokati i saj mbrojtës, me një shënim ne faqen e tij ne FB, shkruante pak para nisjes se seancës se porosia e Xhulias ishte e qarte:

“Më bjer një palë uratë se Biblën e kam me vete- këto ishin një ndër porositë e Xhulia Aliajs kur vajta ta takoja(dje pasdite) si përfaqësues ligjor”.

Policia ne momentin e ndalimit te saj njoftoi se “Gjatë monitorimit të burimeve të hapura (rrjeteve sociale) nga struktura të Drejtorisë së Antiterrorit është konstatuar se shtetasja Xhuljana Aliaj, ka postuar nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”, në linkun https://www.facebook.com/xhulja.aliaj shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëpërmjet efekteve të këtyre lajmeve’.

Përpos kësaj, policia beri me dije se “Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me strukturat e tjera të specializuara në Policinë e Shtetit kanë evidentuar edhe raste të tjera për të cilat në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve përkatëse po vijon me procedimet penale dhe për çdo rast do informohet media e publiku. Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të lajmeve që shpërndahen në rrjete sociale, të cilat krijojnë panik dhe fton cilindo që has në të tilla njoftime paniku të njoftojë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 112, apo në Komisariatin Dixhital”.

​Lirohet nga burgu ish-Presidenti

Periskopi.com Lajme

Ish-Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva është liruar nga burgu.

Një gjykatës urdhëroi lirimin e tij pasi Gjykata Supreme vendosi që kriminelët e dënuar të shkonin në burg vetëm nëse i kanë thyer opsionet e apelimit.

Ai u prit nga mbështetësit jashtë burgut në qytetin Curitiba, ku u mbajt për një vit e gjysmë, i akuzuar për korrupsion.

Ish-presidenti drejtoi Brazilin midis viteve 2003 dhe 2010 dhe mbetet popullor.

Ai ishte i preferuari për të fituar zgjedhjet presidenciale e vitit të kaluar, por u burgos pasi u përfshi në një skandal të madh korrupsioni. Gara u fitua nga kandidati i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro.

Lirohet Tomor Morina, i ndaluar nga Maqedonia pas fletarrestit nga Serbia

Periskopi.com Lajme

Ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina për më shumë se dy javë u mbajt në paraburgim në Maqedoni, pas ndalimit në kufirin Kosovë-Maqedoni, me kërkesë të Interpolit pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Telegrafi Maqedoni më herët ka biseduar me avokatin e tij mbrojtës, Naser Raufi i cili ka thënë se është çështje orësh lirimi i Morinës nga burgu dhe tani pritet që vendimin për lirimin e tij Ministria e Drejtësisë ta çojë tek burgu “Shkupi”.

Tomor Morina është liruar pasditen e 14 gushtit, me vendim se Serbia nuk i ka plotësuar kërkesat juridike për ekstradimin e tij, me akuzën për krim ndaj njerëzimit në luftën e vitit 1998.

“Jam këtu tek dyert e burgut duke e pritur të del” tha Raufi për Telegrafin.

Morinës i hiqet masa e paraburgimit, ndërsa Gjykata Penale e Shkupit i caktoi masë kujdesi

Më herët brenda ditës, Gjykata e Lartë vërtetoi vendimin e gjykatës për mos ekstradim të Morinës. Më herët, Maqedonia ka ndaluar edhe Gafur Dugollin për të njëjtën arsye, me kërkesë të Serbisë për krim ndaj njerëzimit.

Familjarët e Tomor Morinës konfirmojnë se është marrë vendimi për lirimin e tij

Periskopi.com Lajme

Është liruar nga burgu ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar djali i dajës së ish ushtarit, Gurakuq Dobruna.

Ai ka thënë se vendimi për lirimin e tij është marr por nuk dihet se kur do të lirohet.

“Vendimi për lirim është marr sot, kur do të lirohet nuk e dijmë ende, sepse dokumenti i vendimit duhet te dergohet ne burgun ku po qendron Tomori.”

Dobruna shtoi se lirimi i Tomor Morinës mund të ndodhë gjatë ditës së nesërme ose gjatë dy apo tre ditëve të ardhshme.

“Sipas avokatit, kjo mund te ndodhë gjatë ditës së nesërme ose 2-3 ditët e ardhshme.”

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, u arrestua më 24 korrik në pikën kufitare në Bllacë.

Ai u mbajt për më shumë se dy javë në Burgun e Shutkës, në bazë të një fletarresti të Interpolit të lëshuar nga Serbia.

Morina akuzohej se gjatë viteve 98-99-të kishte kryer krime lufte.

Serbia kishte kërkuar nga Maqedonia e Veriut të ekstradonte Tomor Morinën.

Ja si reagon e fejuara e Stresit pas lirimit të tij nga burgu (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Stresi është liruar me kusht nga burgu gjatë ditës së sotme.

Pak më parë në të gjitha mediat bëri bujë lajmi se reperi Stresi doli më në fund nga qelia.

Pas 8 muajsh brenda, u morë vendimi që ai të lihej i lirë.

E para që ka reaguar për këtë lajm ka qenë bashkëshortja e tij, Keisi e cila ka postuar një story pak minuta më parë.

“Faleminderit zot”, ka shkruar Keisi në postimin e saj duke treguar kështu lumturinë e madhe që ka për daljen e partnerit të saj dhe më pas ka publikuar dhe një foto të Stresit.

Kujtojmë që prej disa javësh Keisi ka qenë në Tiranë ku dhe ka shprehur mbështetjen e madhe për Stresin nëpërmjet postimeve të ndryshme.

 

Lirohet italiani që u kap në Siri tre vjet më parë

Periskopi.com Lajme

Një shtetas italian i kapur në Siri gati tre vjet më parë është liruar, tha sot Zyra e Kryeministrit italian.

“Shtetasi italian Alessandro Sandrini u lirua në territorin e huaj në koordinimin dhe sinergjinë e inteligjencës italiane, policisë gjyqësore dhe njësisë së krizës të ministrisë së jashtme”, thuhet në kabinetin e Guissepe Konte.

Siç raporton Reuters, Sandrini, 32-vjeç, u zu rob në tetor 2016 pasi udhëtoi në Turqi për pushime.

Lirohet nafta për bujqit e Ferizajt

Periskopi.com Lajme

Paraditen e sotme, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e HIB Petrol – Astrit Sahiti, me të cilin ka diskutuar lidhur me mundësinë që kjo kompani të ofroj lehtësira, gjegjësisht çmim më të lirë për litër në derivatet e naftës për bujqit ferizajas.

Përfaqësuesi i HIB Petrol, Astrit Sahiti, sipas njoftimit të komunës së Ferizajt, konfirmoi se kjo kompani është e gatshme të ofroj lehtësira me qëllim të ndihmoj bujqit ferizajas.

Në anën tjetër, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami u shpreh se një marrëveshje e tillë po ndodh për herë të parë në Komunën e Ferizajt dhe se kjo lehtësirë do të fuqizoj bujqit vendas.

“Komuna e Ferizajt për herë të parë po ndërmerr një marrëveshje të tillë për të zvogëluar sadopak shpenzimet e bujqve ferizajas. Me përfaqësuesin e HIB Petrol, ramë dakord që për bujqit ferizajas të ketë një zbritje prej 5 cent në litër të derivateve të naftës në çdo pikë ku kjo kompani operon. Është një hap konkret në përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e mundësisë për bujqit ferizajas. Kjo iniciativë dhe të tjera të kësaj natyrë që po ndërmerren janë në kuadër të politikave të qeverisjes lokale me mbështetjen e pakursyer edhe të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, për të fuqizuar bujqësinë dhe zhvillimin rural në territorin e Ferizajt. Falënderoj tatimpaguesin më të madh në Kosovë, kompaninë HIB Petrol që jo vetëm në këtë rast por edhe në raste të tjera i është gjendur pranë qytetarëve ferizajas, tashmë edhe bujqve ferizajas” tha drejtori Bajrami.

Kjo iniciativë është ndërmarr pas kërkesave dhe ankesave të bujqve ferizajas për koston e shpenzimeve të tyre. Ditëve në vijim do të lansohet edhe ky projekt, i cili do t’i mundësoj të gjithë bujqve që përmes NIF-it (numri identifikues i fermerit) të furnizohen me derivate të naftës 5 cent më lirë në litër sesa çmimi i tregut. Kjo iniciativë paraqet hap konkret në kuadër të politikave të qeverisjes lokale për fuqizimin e bujqësisë, lehtësim ky që do të ndikoj në uljen e shpenzimeve, rrjedhimisht rritjen e prodhimtarisë bujqësore.

Lirohet përsëri Naser Kelmendi

Disa ditë pasi ishte rikthyer në qendrën e paraburgimit në Dubravë, Gjykata Themelore e Prishtinës ka liruar përsëri nga paraburgimi Naser Kelmendin, të akuzuarin për vrasje dhe krim të organizuar.

Periskopi.com Lajme

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi avokati i tij, Besnik Berisha. Ndërsa, vendimin e ka miratuar gjyqtarja Ana Admaska Gallant.

I akuzuar për vrasje, krim të organizuar, shitje e prodhim të drogës, si dhe për menaxhim dhe mbikëqyrje të rrjetit të narkotikëve, Naser Kelmendi, është në paraburgim që nga koha e arrestimit të tij, në maj të vitit 2013.

Kur iu lexua aktakuza më 16 janar 2015, Kelmendi u deklarua i pafajshëm, ndërsa e cilësoi aktakuzën një prodhim nga Bosnja.

Lirohet Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj – Bujupi është liruar pas arrestimit të saj sot nga Policia e Kosovës në Han të Elezit.

Periskopi.com Lajme

Arrestimi, sipas PK-së ishte bërë me urdhërarrest të Gjykatës.

Polica,pasi konfirmoi arrestimin, tha e ajo ka qenë bashkëpunuese.

Ndërsa deputetja Bujupi pas lirimit ka thënë: Nuk do të ndalemi, zajednica nuk kalon.

Lirohet aktivisti i Vetëvendosjes

Aktivisti i Vetëvendosjes, Nol Nushi është liruar, pas disa orësh mbajtje në stacion.

Periskopi.com Lajme

Ai është ndaluar të shtunën, për aktivitetet publike protestuese në të kaluarën.

Menjëherë pas arrestimit të tij kishte reaguar sekretari organizativ i kësaj Lëvizje duke e quajtur arrestim politik./ Periskopi

Fjalët e para të Nehat Thaqit sapo shkeli në tokën e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Lirohet pas 63-vitesh burg por nuk e pranon ofertën, ka një arsye (Video)

Një 79-vjeçari i cili ka kaluar 63 vite të jetës në burg, ka refuzuar ofertën e gjykatës për t’u liruar.

Periskopi.com Lajme

Të moshuarit Joseph Ligon, gjykata i ka ofruar lirim me kusht, por ai e ka refuzuar pasi beson se duhet të lirohet pa kushte.

Ligon është burgosur në moshën 15-vjeçare së bashku me katër adoleshentë të tjerë nën akuzat për vrasjen e dy personave në Filadelfia në vitin 1953.

I burgosuri besohet se është personi më i vjetër që ka kryer dënimin më të gjatë me burg në botë, megjithatë ai i mohon akuzat për vrasje edhe sot, transmeton noa.

“Ai nuk dëshiron që të lirohet me kusht. Thjesht dëshiron të lirohet përgjithmonë, pa kushtëzime,” ka thënë Bradley Bridge nga Shoqata për Mbrojtje e Filadelfias, gjatë një seance gjyqësore më 28 tetor.

 

 

Thaqi: U ndjeva krenar në burgjet e Serbisë

Nehat Thaqi është liruar nga burgjet e Serbisë e tashmë ka shkelur në territorin e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Më të hyrë në vendlindjen e tij, ai ka thënë dy fjalë, duke treguar dy momente të tijat, raporton Periskopi

Në kohën sa qëndroi në burg, thotë se u ndje krenar që është shqiptar.

Falënderoi institucionet e Kosovës, duke thënë se kanë bërë punë të madhe për ta liruar atë, dhe premtoi se që nga nesër do i kthehet punës.

Nuk pranoi të fliste për detajet e arrestimit të tij, raporton Periskopi

“Jam ndje krenar në burgjet e Serbisë. Në lajme çdo ditë ka qenë që instituucionet Kosovës po angazhohen për qytetarët e vet. Shumë qytetarë serb të burgosur në Serbi ma kanë pasur zili që unë i përkas shtetit të Kosovës. Jam mburr që janë shqiptar”, tha ai.

“Nuk kam formë tjetër si të ja kthej borxhin institucioneve përveç të fillojë nga a nesër të jap maksimumin, të ja kthejë borxhin këtij shteti që aq shumë ka bërë për mua që unë të lirohem. Nuk dua të jap detaje se si ka ndodhur arrestimi im”, tha Thaqi raporton Periskopi

 

Nehat Thaqi pas lirimit nga burgu

Fotografitë e para të Nehat Thaqit pas lirimit (Foto)

Në mediat serbe janë publikuar fotografitë e para të Nehat Thaqit pasi është liruar nga paraburgimi në Serbi. Thaqi është liruar sot rreth orës 16:00.

Periskopi.com Uncategorized

Nehat Thaqi ka dalë i lirë nga qendra e paraburgimit në Beograd.

Fotoreporterët kanë kapur momentet e para kur ai doli nga kjo qendër, pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Mediat serbe kanë shpjeguar edhe arsyet për lirimin e Nënkolonelit Nehat Thaqi. Sipas tyre, Thaqi i cili akuzohet për përndjekjen e një familjeje serbe nga Lipjani, nuk është akuzuar nga dëshmitarët, prandaj edhe kanë pushuar hetimet.

Drejtori i Policisë për Mitrovicë, Nehat Thaqi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin e Dheut të Bardhë. Dy ditë më vonë ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. E njëjta masë ndaj tij i ishte vazhduar të premten që lamë pas nga Gjykata Speciale në Beograd.

Nehat Thaqi pas lirimit nga burgu 1luktkqturbxy81zgm3nzm5zjdmmjaynzaxoty4zdq5yzbjmdhkowq3yi5qcgvnk5uczqmuamldlqlnadyawsovb9kyl3b1bhnjbxmvturbxy8xzdc0y2i0mtcwntk1mdqznjyyownhymq2mdzmntbmni5wbmchwga_1478018480-7218973

Lata lirohet nga burgu (Foto)

Është liruar nga burgu ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashi.

Periskopi.com Lajme

Indeksonline ka siguruar fotografinë e parë pas lirimit ku Lata shihet në përqafim të familjes së tij.

Ndryshe, në vitin 2009, EULEX-i shpalli fajtor Latif Gashin “për krime të luftës për shkak të trajtimit çnjerëzor të civilëve të paraburgosur dhe krime të luftës për shkak të rrahjes dhe torturimit të civilëve të paraburgosur”.

Ai qe dënuar me 6 vite burg.

Ndërsa, që nga muaji mars ai kishte shkuar në burg për të mbajtur dënimin e mbetur, kur edhe kishte dhënë dorëheqje si deputet./ Periskopi