Konjufca si kryeparlamentar kërkon nga serbët që të lirohet Nezir Mehmetaj

Periskopi.com Lajme

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka reaguar pas vendimit të një gjykate në Serbi për dënimin me 30 ditë të Nezir Mehmetajt, i cili po kthehej nga Serbia ku kishte qenë në spital për nevojat shëndetësore të nënës së tij.

“Me shqetësim morëm lajmin për arrestimin e qytetarit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, i cili po kthehej nga Serbia ku kishte qenë në spital për nevojat shëndetësore të nënës së tij. Dje pati disa reagime nga institucione e subjekte politike të Kosovës, dhe nga shumë qytetarë, që kërkuan lirimin e z. Mehmetaj. Por në vend të lirimit, sot morëm vesh se gjykatat e Serbisë kanë vendosur ta mbajnë edhe 30 ditë”, shkruan Konjufca në Facebook.

Ai ka thënë se sjellje të tilla që targetojnë një etni e një vend fqinj nuk premtojnë aspak mirë për të ardhmen, teksa bën thirrje që Mehmetaj të lirohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Kjo është padrejtësi. Serbia po arreston në mënyrë arbitrare, cilin t’i teket, nga qytetarët e Kosovës të cilët kalojnë nëpër atë vend nga halli, jo nga qejfi. Me këto gjeste Serbia po na tregon se nuk ka ndryshuar ende mentalitetin politik sa i përket Kosovës e shqiptarëve, të cilët i trajton dhunshëm e me arbitraritet, sikur të jenë njerëz të dorës së dytë. I bëjmë thirrje Serbisë ta lejojë z. Nezir Mehmetaj të kthehet pranë vatrës e familjes së tij, dhe ta ndryshojë qasjen që ka ndaj Kosovës e qytetarëve të saj. Jemi në shekullin 21 e këto sjellje duhet t’i ndalni megjithatë, edhe pse s’kanë kaluar ende as dy dekada prej masakrave gjenocidale që bëtë kundër nesh”, përfundon Konjufca.

Lirohen 15 nga 18 deputetët e arrestuar në Mal të Zi

Periskopi.com Lajme

15 nga 18 deputetët e opozitës janë liruar nga paraburgimi pas ngjarjeve që kanë ndodhur dje në Parlamentin e Malit të Zi.

Andria Mandiq, Millan Knezheviq dhe Milun Zogoviq kanë mbetur në paraburgim si të dyshuar për sulm ndaj personave zyrtarë dhe pengim në punë të personave zyrtarë, njoftojnë mediat malazeze.

Tetëmbëdhjetë deputetë të opozitës pro serbe në Parlamentin e Malit të Zi, u ndaluan pas incidenteve që shkaktuan të enjten, në përpjekje për të ndaluar miratimin e një ligji të kundërshtuar nga Kisha Ortodokse serbe.

Sipas Kishës serbe, institucioni kryesor fetar në Malin e Zi, ligji mbi lirinë fetare do të çojë  në shkatërrimin e manastireve dhe kishave.

Ligji, që u miratua nga mazhoranca, parashikon shtetëzimin e pronave për të cilat kisha nuk mund të dëshmojë se i përkisnin asaj para vitit 1918.

Deri në atë datë, Mali i Zi nuk ishte i pavarur dhe bënte pjesë në mbretërinë e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve.

Sipas medieve vendase, deputetët e Frontit Demokratik, që mbështesin pozicionimin e Kishës serbe në lidhje me këtë ligj, ndodhen aktualisht në rajonin e policisë për t’u marrë në pyetje.

Rasti i Curri dhe të tjerëve, prokurori në pritje të ekzaminimeve financiare

Periskopi.com Lajme

Pak ditë pa i bërë pesë muaj në paraburgim, biznesmeni Ismet Osmani, i njohur si Curri, është liruar. Së bashku me të janë liruar edhe katër të dyshuarit e tjerë në akuza për fajde dhe të vepra penale që ndërlidhen me këtë vepër.

Para se të liroheshin nga paraburgimi gazeta ka mësuar se të gjithë të dyshuarit janë intervistuar sërish nga prokurori i rastit, Armend Hamiti. Sipas një burimi të Kohës Ditore, të gjitha procedurat e tjera janë kryer përveç ekzaminimeve financiare që nuk i ka ende prokuroria.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka thënë se ata vetëm e kanë aprovuar kërkesën e prokurorit që Osmani të lirohet nga paraburgimi.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë të datës 11.10.2019, për ndryshimin e masës së paraburgimit me ndërprerjen e paraburgimit dhe zëvendësimin me masën e dorëzanisë për të pandehurin I.O” , thuhet në një përgjigje me shkrim të kësaj gjykate.

Sipas tyre, Osmani ka lënë dorëzani shumën prej 50 mijë eurosh.

“Lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjyqtarja e procedurës paraprake më datë 11.10.2019 ka aprovuar propozimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë që të pandehurit I.O t’i zëvendësohet masa e paraburgimit me masën e dorëzanisë në vlerë prej 50.000.00 ( pesëdhjetë mijë) euro. Gjykata ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore për zëvendësimin e masës së paraburgimit si masë më e rëndë, me masën e dorëzanisë si masë më e butë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë”, thuhet në këtë përgjigje.

Prokurori i rastit, Armend Hamiti, në një bisedë për gazetën ka thënë se kërkesën për lirimin nga paraburgimi jo vetëm të Osmanit por edhe të të tjerëve e ka bërë për shkak që mbajtja e tyre në liri më nuk e dëmton procesin e hetimit.

Lirohet nga burgu lideri opozitar rus

Periskopi.com Lajme

Kira Yarmysh, zëdhënësja e liderit opozitar në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se ai është liruar nga burgu pasi një gjykatë në Moskë ka refuzuar një tetim për t’i vazhduar dënimin.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social, Twitter, Navalny është parë duke u larguar nga qendra e ndalimit më 23 gusht.

Navalny, një kritik i ashpër i Kremlinit, ishte dënuar më 30 ditë burgim për shkak të thirrjes që u ka bërë njerëzve për të marrë pjesë në një protestë të paautorizuar.

Derisa ka qenë në burg, Navalny është dërguar në spital për shkak të disa reaksioneve në fytyrë.

Disa mbështetës kanë supozuar se ai ishte helmuar.

Udhëheqësi i burgut, ku ka qenë duke kryer shërbimin Navalny, i ka kërkuar gjykatës në Moskë të shtyjë lirimin e tij për shkak të ditëve që ka qëndruar në spital, mirëpo gjykata ka refuzuar këtë kërkesë.

Një ditë më parë, Lyubov Sobol, kandidate opozitare për zgjedhjet lokale të Moskës ka thënë se autoritetet lokale kanë refuzuar që t’i miratojnë kërkesën për mbajtje të protestave në kryqytetin rus më 31 gusht.

Ajo ka thënë se kërkesa i është refuzuar me arsyetimin se të gjitha vendet për mbajtje të protestës do të “ndërhynin” në trafikun rrugor, në transport apo “infrastrukturë shoqërore”.

Në muajin e fundit janë organizuar një varg protestash në Moskë, pasi autoritet i kanë ndaluar pjesëmarrjen në garë opozitares Sobol dhe kandidatëve tjerë të pavaruar, për këshillin e Moskës me 45 ulëse.

Zgjedhjet për këshillin e Moskës do të mbahen më 8 shtator.

 

Pritet lirimi i Tomor Morinës (Video)

Periskopi.com Lajme

Gjykata Supreme ka marrë vendim negativ për ekstradimin ish-luftëtarit të UÇK-së Tomor Morina drejt Serbisë.

Sipas burimeve, në Supreme është vendosur pas marrjes së mendimit për herë të ditë, nga Prokuroria Republikane.

Tani është çështjeje kohe lirimi i ish luftëtarit të UCK-së Morina, pasi vendimi i Supremes duhet të udhëtojë së pari drejt Gjykatës Themelore, dhe kjo e fundit, pas kompletimit të dosjes me këto mendime, duhet ta dorëzojë për qëndrimin final te Ministria e Drejtësisë.

Një procedurë e tillë pritet të përfundoi në harkun kohor të disa orëve, por edhe të disa ditëve. Avokati i Morinës, Naser Raufi tha gjithashtu se pret me optimizëm një vendim të tillë, edhe pse prej ditësh theksonte se ligji për bashkëpunim ndërkombëtare për materie penale, ishte në favor të klientit të tij., njofton Alsat-M.

Morina u ndalua në vendkalimin kufitar të Bllacës, në 24 korrik.

Në bazë të fletë-arrestit të Interpolit, me kërkesë të Serbisë, Morina akuzohej për krime lufte gjatë viteve 98-99.

Lirohen në Durrës 6 mijë m2 plazh të uzurpuar

Periskopi.com Lajme

Policia e Durrësit në bashkëpunimin me Task-Forcën, kanë vijuar operacionin për lirimin e hapësirave publike në bregdetin e Durrësit, të cilat ishin zaptuar në mënyrë të kundërligjshme. Policia njofton gjithashtu se ka sekuestruar rreth 1000 çadra e shezlongë.

Vijon operacioni ” Plazh i lirë” për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Lirohen rreth 6000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe sekuestrohen rreth 1000 çadra e shezlongë.

Procedohen penalisht 2 shtetas për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës”.

Policia e Durrësit në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës kanë vijuar operacionin për lirimin e hapësirave publike duke vënë ne dispozicion të pushuesve rreth 6000 m2 plazh, pronë publike e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë proceduar penalisht shtetasit: Gj.K., dhe B.Sh., pasi nga kontrolli i ushtruar në plazhin në Sektorin Rinia, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse dhe të pa pajisur me kasë fiskale.

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin./abcnews

 

Policia liron disa plazhe publike në Ksamil, Durrës dhe Tale

Periskopi.com Lajme

Policia është angazhuar në operacione për lirimin e hapësirave publike në plazhet e mbipopulluara.

Një ditë më parë policia liroi dhe vuri në dispozicion të pushuesve rreth 4000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas.

Janë hequr nga policia rreth 960 shezlone, çadra e tavolina, duke iu kthyer hapësira e plazhit pushuesve dhe zona është hapur për pushuesit.

Ndërsa sot aksioni po zhvillohet në Durrës ku janë hapur 3500 metra katrorë hapësirë e lirë për pushuesit dhe po ndiqen penalisht shtatë persona për pushtim hapësire publike dhe fshehje të ardhurave.

Në funksion të këtij aksioni është vënë në ndjekje penale drejtori i taksave në Bashkinë e Durrësit. Pas një aksioni në Tale të Lezhës, po ndiqen penalisht edhe drejtori i taksave të bashkisë së Lezhës për shpërdorim detyre./TCh

 

Kosnett kritikon Ministrinë e Drejtësisë për lirimin e një të dënuari për krime lufte

Periskopi.com Lajme

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett përmes një postimi në Twitter ka kritikuar Minsitrinë e Drejtësinë për lirimin e një të dënuari me 15 vjet burgim për krime lufte në “Rastin Kukësi”.

Ai ka thënë se duhet të ndalet abuzimi i sistemit të drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë nënshkroi lirimin e një të dënuari për krime lufte, i dënuar me 15 vjet në rastin e Kukësit, i cili ka vuajtur dënimin më pak se 12 muaj në 3 vitet e fundit. Abuzimi i rregullt nga kriminelët e lidhur me sistemin e pushimit mjekësor dhe dënimet e suspenduara duhet të ndalen”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

 

O’Connell për lirimin e Lushtakut: Përsëritja e gabimit, strategji e qëllimshme për t’i lënë kriminelët e lirë

Periskopi.com Lajme

Rasti i njohur si KEK, e në të cilin ishte i përfshirë edhe Sami Lushtaku, i liruar ditë më parë nga akuzat për korrupsion, ka nxitur reagimin e ndërkombëtarëve në Kosovë.

Gjatë ditës, Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka shkruar në rrjetin social Twitter, duke thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës duhet të mbajë seancat dëgjimore në kohën e duhur e jo pasi të kalojë afati ligjor për gjykimin e lëndës.

“Gjykata Themelore e Prishtinës, së fundi ka liruar disa të dyshuar në rastin e korrupsionit të njohur si KEK, me arsyetimin se lënda është e vjetër. Gjykatat duhet të mbajnë seancat dëgjimore në kohën e duhur. Drejtësia mund të vie në vend vetëm nëse rastet dëgjohen para se të skadojë afati ligjor për gjykimin e lëndës”, ka shkruar Kosnett.

E me reagimin e Ambasadës së Amerikës, është pajtuar edhe ambasadori britanik, Ruairi O’Connell.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se përsëritja e gabimit nga institucionet e drejtësisë është strategji e qëllimshme për të lejuar kriminelët e lirë.

Dështimi i Kosovës, thotë O’Connell, dëmton të gjithë përveç kriminelët dhe miqtë e tyre.

“Bërja e gabimit të njëjtë një herë apo dy herë mund të jetë për shkak të paaftësisë ose papërvojë. Trajnimi do të ndihmonte në zgjidhjen e kësaj. Por Kosova ka pasur vite të trajnimit. Në vend të kësaj, duke e bërë të njëjtën ‘gabim’ kohë pas kohe, pas një kohe duket si një strategji e qëllimshme për të lejuar që kriminelët të ecin të lirë. Dështimi i Kosovës për të luftuar krimin na dëmton të gjithëve; mirë, të gjithë përveç kriminelëve dhe miqve të tyre”, ka shkruar ambasadori i Britanisë në Kosovë, derisa ka shpërndarë reagimin e Ambasadës Amerikane lidhur me lirimin e Lushtakut.

 

Familja e vëllezërve Bytyçi kundërshton lirimin e parakohshëm të Gjorgjeviqit

Periskopi.com Lajme

Sot, familja e mbijetuar e Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyçit, ka nisur një fushatë për të bllokuar lirimin e hershëm të Vlastimir Gjeorgjeviq.

Me 17 qershor, Gjorgjeviq -ish ndihmës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, do të jetë i aftë për lirim të parakohshëm nga dënimi i tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së Kosovës, të vendosura nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jogusllavinë.

Në pjesën më të madhe, operacionet e mbulimit, kamionët famëkeq të frigoriferëve dhe varrezat masive ishin veprim i Gjorgjeviqit. Ai është gjithashtu një i dyshuar kryesor në rastin Bytyçi, transmeton Koha.net.

Njëri nga vëllezërit e mbijetuar, Ilir Bytyçi tha se Gjorgjeviq urdhëroi rrëmbimin e vëllezërve të tij.

“Është e tmerrshme se si kriminelët e luftës trajtohen si heronj. Gjorgjeviq urdhëroi rrëmbimin e vëllezërve të mi dhe i dërguan në një vend ku kishin hapur një varr masiv për 75 vetë. Ai është përgjegjës për vrasjen e vëllezërve të mi dhe nuk duhet të lirohet para kohe deri sa të tregojë se ai është i reformua”, tha ai.

Praveen Madhiraju, drejtor Ekzekutiv i Pretrial Rights International, tha se Gjorgjeviq nuk duhet të lirohet para kohe.

“Janë ende 1.654 persona të zhdukur nga lufta, 1.092 shqiptarë dhe 562 serbë dhe rom. Ekzistojnë shumë varre masive dhe Gjorgjeviq e din se si t’i gjejë. Ai po ashtu ka pranuar të gjitha elementet që është përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Bytyçi. Deri sa ai t’i gjejë këto dëshmi nuk duhet t’i jepet lirim i parakohshëm”, ka thënë ai.

“Demonstrimi i rehabilitimit” dhe “bashkëpunimi thelbësor” me Zyrën e Prokurorit, janë konsiderata të rëndësishme kur bëhet përcaktimi sipas Rregullës 151 të Rregullës së Procedurës dhe Provave të Mekanizmit për Tribunalet Penale Ndërkombëtare (MIKT), mekanizmin përcjellës për ICTY që do të përcaktojë nëse Gjorgjeviqit do t’i jepet lirim i parakohshëm. Bashkëpunimi i tij në gjetjen e varreve masive dhe në hetime të tjera janë mënyra e vetme që Gjorgjeviq mund të fitojë lirimin e parakohshëm.

Vëllezërit, Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi janë vrarë nga Policia Serbe në korrikut të vitit 1999 dhe trupat e tyre janë gjetur në një varrezë masive në Serbi. Për vrasjen e tyre deri më tash nuk është përgjigjur asnjë nga zyrtarët policorë, ushtarak e politik të Serbisë.

 

Lirohet polici i dyshuar për përdhunimin e të miturës nga Drenasi

Periskopi.com Lajme

Ish-polici hetues, Vesel Veseli, i dyshuar për përdhunim të vazhdueshëm për më shumë se një vit të një 16 vjeçareje, është liruar përkohësisht nga organet e drejtësisë.

Rastin e ka konfirmuar krye prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

“Sot prokurori i rastit ka bërë kërkesën për ndryshim të masës, arrest shtëpiak”, është shprehur ai për Indeksonline.

Ndryshe, Veseli ishte arrestuar para tre muajsh pasi dyshohej se kishte shfrytëzuar pozitën e tij duke abuzuar me vajzën deri kur ajo kishte mbetur shtatzëne, e më pas e kishte detyruar të abortonte.

Burdushi shfaqet përmes një videoje pas lirimit: Rrëfen për kohën në burg

Periskopi.com Lajme

Mjeku popullor, Hysri Peçani i njohur si Burdushi, është liruar sot nga Qendra e Paraburgimit në Prizren nga ku po qëndronte tash e katër muaj.

Ai që në publik njihet si Burdushi dyshohej se kishte kryer katër vepra penale: Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shmangie nga tatimi, mashtrim, dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjykata Themelore në Prizren, departamenti i krimeve të rënda ndërroi masën e paraburgimit, të cilën e kishte deri më tani Burdushi, në masën e detyrimit të paraqitjes në polici.

“Kështu, Hysri Peqani, duhet që një herë në javë të paraqitet në polici, në stacionin policor ‘Alfa’ në Prizren. Me datë 25.02.2019, Burdushi kishte tentuar të vetëvritej, duke kërkuar pikërisht përshpejtim procedurash nga gjyqësori, si dhe njërën nga masat, detyrim paraqitje apo arrest shtëpiak”.

E pas lirimit Burdushi iu është drejtuar miqve të tij me një video nga shtëpia e tij

Ai i falënderon të gjithë ata që i qëndrua pranë, ndërsa thotë se kishte kaluar katër muaj të vështirë në burg.

Posted by Hysri Peqani Burdushi on Friday, 15 March 2019

 

Gjykata liron njërin prej policëve të arrestuar për vrasjen e Ivanoviqit

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore e Prishtinës ka liruar nga paraburgimi njërin prej policëve të arrestuar para tre muajsh nën dyshimet për lidhjet me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha  se ai e ka kërkuar lirimin e policit Dragisha Markoviq, në mungesë të provave relevante.

“Kam kërkuar që polici që ka qenë në vendin e ngjarjes të lirohet në mungesë të provave. Ndërsa Marko Rosiq dhe Ndeljko Spasojeve dhe kam kërkuar që t’i vazhdohet paraburgimi për dy të tjerët”, ka thënë prokurori Hoxha.

Dy të dyshuarit e tjerë, që do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, janë Marko Rosiq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, dhe Ndeljko Spasojeve.

Tre të dyshuarit u arrestuan gjatë një operacioni të kryer nga njësitë speciale të Kosovës në orët e para të mëngjesit të 23 nëntorit, ndërsa atë ditë target in Policisë ishte edhe Milan Radojciq, që konsiderohet nga njerëzit më të fuqishëm të Veriut.

Radojciq, i cili zyrtarisht është nënkryetar i Listës Srpska, po kërkohet si i dyshuari kryesor në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në janar të 2018’ës.

Në janar e këtij viti, Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, ka lëshuar urdhër arresti.

Radojciq ndërkaq po ekspozohet shpesh në Beograd. Ai sot është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuciq, prej ku kanë kërkuar nga serbët e Kosovës të mos bëhen pjesë e ushtrisë./Express/

 

 

Banorëve të Obiliqit ende nuk po u lirohet rryma

Periskopi.com Lajme

Banorët e Obiliqit vazhdojnë ta paguajnë energjinë elektrike me çmimi të njëjtë sikurse qytetarët e tjerë në vend.

Ligji për Obiliqin, i miratuar para tre vjetësh, përcakton që banorët të paguajnë energjinë elektrike me një çmim më të lirë, raporton KTV.

Sipas nenit tetë të këtij ligji, ZRRE-ja në bashkëpunim me Qeverinë obligohet që të sigurojë një kuotë më të ulët të çmimit për energji elektrike.

Zyra e Rregullatorit për Energji përmes një përgjigjeje me shkrim, ka thënë për KTV-në se aktualisht definimi i një date se kur banorët do të paguajnë çmim më të lirë të energjisë është i pamundur .

“Bazuar në ligjet dhe rregullat në fuqi, tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët e rregulluar, janë përcaktuar pa dallime rajonale dhe aplikimi i dispozitës, së cilës ju po i referoheni, do të nënkuptonte ndryshime të legjislacionit primar dhe sekondar që rregullon çështjen e përcaktimit të tarifave të energjisë elektrike”, ka thënë zëdhënësja e ZRRE-së, Adelina Murtezaj.

Qytetarët, në anën tjetër, janë të zhgënjyer që ende një gjë e tillë nuk po zbatohet në praktikë.

Në komunën e Obliqit thonë se këtë vit janë duke shikuar mundësinë që përmes buxhetit nga kategoria e subvencioneve energjia elektrike, t’u paguhet përgjysmë banorëve nga Komuna.

Nga Ligji për Obiliqin, Komuna këtë vit. me miratimin e buxhetit të shtetit. ka përfituar mbi 4 milionë euro buxhet shtesë.

 

Pas lirimit, Sylejman Selimi hap derën e shtëpisë për vizita

Periskopi.com Lajme

Dhjetëra persona në pasditen e së dielës ia kanë mësyrë shtëpisë së Sylejman Slimit.

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, ka thënë se nga mëngjesi i sotëm do të presë të gjithë mysafirët të cilët do të shkojnë për vizitë tek ai.

Sylejman Selimi është liruar me kusht te premten dhe ai do të jetë nën mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10. 2020.
Ai ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.

 

Në odën e Thaçit në Burojë mblidhen komandantët, festojnë lirimin e Sylejman Selimit

Periskopi.com Lajme

Sylejman Selimi dje u lirua me kusht.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me komandantët e zonës së Drenicës janë mbledhur sot në Burojë për të festuar lirimin e ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selim.
Në këtë kremte po merr pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe bashkëluftëtarë tjerë të Selimit.
Dje, paneli për lirim me kusht ka liruar ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin.

 

Edhe Isa Mustafa gëzohet për lirimin e Sylejman Selimit

Periskopi.com Lajme

I pari i LDK-së, Isa Mustafa i është gëzuar lirimit të ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit.

“Më gëzoi lajmi për lirimin e gjeneral Sylejman Selimi. Gjeneral Selimi dha një kontribut të veçantë në luftë dhe në paqe. Gjeneral, të uroj shëndet”, ka shkruar Mustafa.

Sylejman Selimi do të jetë nën mbikëqyrje të të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10. 2020.

Gjeneral Sylejman Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më  7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj./Periskopi/

Veseli – Sylejman Selimit: Mirë se vjen komandant

Periskopi.com Lajme

Për lirimin me kusht të Sylejman Selimit nga burgu, ka shkruar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ai ka thënë se ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së është sinonim i të vërtetës së kësaj lëvizjeje çlirimtare.

“E vërteta mund të vonohet, por ajo gjithmonë triumfon. Sylejman Selimi është sinonim i të vërtetës së UÇK. MIRË SE VJEN KOMANDANT!”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ish-komandanti i njohur si “Sulltani” është liruar me kusht të premten. Lirimin e tij e ka mundësuar Paneli për Lirim me Kusht.

Sylejman Selimi do të jetë nën mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10.2020.

Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi, pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj.

 

 

Fotografia e parë e Sylejman Selimit pas lirimit nga burgu

Periskopi.com Lajme

Ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare, Sylejman Selimi sot është liruar me kusht nga burgu.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i tij Tomë Gashi.

”Lirohet Gjeneral Sylejman SELIMI.! Para pak minutash , pas mbajtjes pa te drjete per mbi 5 vite dhe pas mbajtjes ne vujajtje te denimit per 227 dite pa vendim gjyqesore, me ne fund eshte liruar Gjeneral Sylejman Selimi ’’, ka thënë Gashi, transmeton Periskopi.

Tutje Gashi ka publikuar edhe një fotografi me Selimin pas daljes së tij nga burgu.

 

Edhe avokati i Sylejman Selimit konfirmon lirimin e tij

Periskopi.com Lajme

Ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare, Sylejman Selimi sot është liruar me kusht.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i tij Tomë Gashi.

”Lirohet Gjeneral Sylejman SELIMI.! Para pak minutash , pas mbajtjes pa te drjete per mbi 5 vite dhe pas mbajtjes ne vujajtje te denimit per 227 dite pa vendim gjyqesore, me ne fund eshte liruar Gjeneral Sylejman Selimi ’’, ka thënë Gashi, transmeton Periskopi.

Sylejman Selimi do të jetë nën mbikëqyrje të të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10. 2020.

Gjeneral Sylejman Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më  7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj./Periskopi/