Ia shënoi katër gola në dy ndeshje Barcelonës por Mbappe i përkulet Messit – shikoni veprimin e tij

Periskopi.com Sporti

Mund të ketë qenë edhe një dorëzim stafete brezash mes Mbappé dhe Messi, me francezin që fitoi të drejtën e kalimit në cerekfinale të Ligës së Kampionëve, me krenarinë që i shënoi bukurinë e 4 golave në dy ndeshje Barcelonës.

Argjentinasi, në anën tjetër, është detyruar të largohet nga Europa që ka rëndësi në 1/8 (gjë që nuk ka ndodhur për 16 vjet).

Asgjë e re, herët a vonë, edhe legjendat nuk duhet t’i dorëzohen kohës dhe gjithmonë do të ketë një fenomen të ri për të zënë vendin e tij.

Por ky fenomen i ri, i është falur madhështisë së Messit, autor i një goli spektakolar, por që nuk mjaftoi për të ndryshuar fatet e eleminimit, duke postuar një foto në faqen e tij në Twitter, për ti treguar respektin e tij argjentinasit.

Fabregas dhe Messi janë bindur nga gratë e tyre që të transferohen së bashku në MLS

Periskopi.com Sporti

A do të qëndrojë apo do të largohet?

Kjo pyetje do të bëhet çdo ditë prej tash deri në verë në lidhje me të ardhmen e Lionel Messit.

Kontrata e argjentinasit në ‘Camp Nou’ skadon në fund të sezonit dhe ka pikëpyetje serioze nëse ai do të nënshkruajë kontratë të re apo jo, transmeton Periskopi.

Por nëse gjashtë herë ‘Topi i Artë’ dëshiron t’i japë fund karrierës në Kataluni, cilat janë opsionet e tij?

Natyrisht, ai ka qenë i lidhur me një ribashkim me Pep Guardiolan te Manchester City tash e një kohë.

Por MLS duket poashtu destinacion i mundshëm.

Menjëherë pasi Barça u eleminua nga Champions League kundër PSG-së, gazetari i ‘SER’, Jose Antonio Ponseti sugjeroi se ‘çkado që ndodhë’, Messi do të jetë përtej Atlantikut brenda dy viteve.

p1f0gn8ajq1ja1o9412jl18f19nhd.jpg

”Janë 50% gjasat që Messi të qëndrojë te Barcelona, më parë ishin 78%,” tha Ponseti.

”Çkado që ndodhë, brenda dy viteve Messi do të jetë në Inter Miami.”

Për më shumë, eksperti i futbollit spanjoll, Guillem Belague gjithashtu u hap rreth dëshirës së Messit të luajë në Amerikë pas largimit nga Barcelona.

p1f0gnvj6fm2asmd17otrojnk6f.jpg

Mirëpo, Belague shkoi një hap më përpara duke sugjeruar se gruaja e tij – së bashku me gruan e Cesc Fabregasit – e ka bindur atë të kalojë në ShBA.

”Cesc Fabregas dëshiron të kalojë në MLS. Gruaja e Cesc Fabregasit dhe gruaja e Messit janë shoqe shumë të mirë dhe së bashku, gratë, i kanë bindur Cescun dhe Messin të kalojnë bashkë në Amerikë,” zbuloi Belague.

”Kur do të ndodhë kjo nuk e dimë saktë. Cesc është ende te Monaco. Por është diçka që e kanë në mendje të dy lojtarët.”

Gruaja e Messit, Antonella Roccuzzo dhe gruaja e Fabregasit, Daniella Semaan janë mike të mira dhe duket se tashmë kanë arritur të ndikojnë te burrat e tyre për lëvizjet e tyre të ardhshme në karrierë. /Periskopi.com/

p1f0gonmoo3qq1br61qtfuo61kbmh.jpg

Kush tha se Lionel Messi e ka ‘lëshuar’: Ja momenti kur 5 lojtarë të Elches nuk mund ta ndalin

Periskopi.com Sporti

Paraqitja brilante e mbrëmshme e kapitenit argjentinas, Messi, ka ‘pushtuar’ mediat sociale, përcjell Periskopi.

Goli i dytë personal i Messit po vlerësohet lartë nga tifozët, pasi sulmuesi përfundoi aksionin në një mënyrë mahnitëse kundër Elches.

Pas një veprimi të mirë të holandezit Frenkie de Jong, Messi mori një ku mashtroi Gonzalon me një goditje të rreme para se Raul Guti të përpiqej të kapte topin nga kapiteni i Barcelonës, por që edhe ai doli huq.

 

 

 

Messi ka shënuar shkuar në 18 gola në La Liga këtë sezon, duke e vendosur veten me dy gola përpara ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Luis Suarez.

Moment emocionues, humbi i tëri – ja reagimi i portierit të Elches kur Messi ia kërkoi fanellën

Periskopi.com Sporti

Skuadra katalunase, Barcelona sonte shënoi fitore si vendase në ballafaqim me skuadrën që gjendet në pozitën e 17’të, Elchen, me rezultat 3:0, shkruan Periskopi.

Ishte legjenda argjentinase, Lionel Messi ai që shënoi dy herë në portën e Elches, dhe në fund i kërkoi portierit t’i ndërronin fanellat, gjë që nuk e priti ky i fundit dhe reagimi i tij ka shkuar viral.

Natyrisht, kishte emocione që nuk do t’i mungonin askujt përballë një legjende sic është Messi.

Shihni më poshtë videot. /Periskopi

 

 

Messi sot shkruan historinë me Barcelonën

Periskopi.com Sporti

Barcelona është në kërkim të fitores së tetë radhazi në La Liga dhe të vazhdojë kështu me formën e mirë.

Kataluansit sot nga ora 14:00 do të jenë nikoqir të Cadizit, skuadër e cila ka regjistruar katër humbje radhazi së fundmi.

Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 24-të në kampionatin spanjoll.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për Lionel Messin, i cili nëse sot luan, do të regjistrojë paraqitjen e tij të 506-të me Barcelonën në La Liga.

Kësisoj, sulmuesi argjentinas do të bëhej lojtari me më së shumti paraqitje në elitën e futbollit spanjoll në historinë e klubit katalunas.

Momentalisht Messi numëron 505 paraqitje, aq sa edhe ish-mesufshori dhe bashkëlojtari i tij, Xavi Hernandez.

Magjia e Messit nuk njeh kufij: Goli që sapo shënoi kundër Alavesit është thjesht kënaqësi ta shikosh

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi ka shkundur Alavesin, duke ia dyfishuar epërsinë Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga, shkruan Periskopi.

Superylli argjentinas, ashtu siç ndodhë gjithmonë, pranoi topin në një pozitë aspak të rrezikshme, por me thjeshtësi të frikshme vazhdoi tutje duke u liruar nga një prej kundërshtarëve me një lëvizje, para se të lansonte një goditje të fuqishme të ulët nga distanca.

Topi fillimisht goditi shtyllën, pastaj përfundoi në anën tjetër të rrjetës.

Shikoni më poshtë golin. /Periskopi.com/

 

Leo Messi për herë të parë fiton këtë çmim prestigjioz në Argjentinë

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi do të ketë një trofe të ri në dollapin e tij, kjo pasi ai u zgjodh si Brilliant Konex, në kuadër të zgjedhjeve për më të mirin sportist argjentinasë të dekadës 2010-2019.

Messi u zgjodh nga e ashtuquajtura ‘Juria e Madhe’ si Konex de Brillante.

Për shpërndarjen e këtij çmimi, fondacioni krijoi një Juri të Madhe që drejtohej nga legjenda e basketbollit Argjentinas dhe katër herë kampion i NBA, Manu Ginobili, dhe që kishte si sekretar të përgjithshëm lojtarin historik të Los Pumas, Hugo Porta.

Tenistja më e mirë argjentinase e të gjitha kohërave, Gabriela Sabatini, ishte një e ftuar speciale e atyre që ishin përgjegjës për të vendosur se kush do të ishte fitues/ja e Çmimit Konex.

Çmimi ‘Konex’ ka të bëjë me atletin më të mirë në vendin e tij të dekadës së fundit. Juan Manuel Fangio fitoi në 1980. Maradona në 1990 Gabriela Sabatini në 2000 dhe Emanuel Ginobili në 2010. Messi në 2020 për Argjentinën.

Klas brenda dhe jashtë fushës: Messi dhuron këpucët për grumbullimin e parave për ta luftuar kancerin te fëmijët

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi ka dhuruar këpucët e tij për të mbledhur para, të cilat më pas do të ndihmojnë fëmijët që luftojnë kancerin

Messi njihet si një lojtar që bën donacione të shumta dhe ai po vazhdon të bëjë vepra të mira jashtë fushës.

Ato do të dalin në ankand këtë vit ndërsa paratë e mbledhura do të ndihmojnë fëmijët që luftojnë kancerin.

Duke shënuar golin e tij të 644 të Barçës, Messi theu rekordin e e Pele për më së shumti gola të shënuar në një klub të vetëm.

Kjo ndodhi në 23 dhjetor ndërsa Katalanasit mundën Real Valladolidin jashtë shtëpisë me rezultatin 3:0.

Leo Messi e dëshmoi se është lojtari më i vështirë në botë për t’i bërë presing në fitoren kundër Bilbaos

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi është në flakë aktualisht.

Nëse sezoni 2020/21 del të jetë i fundit për të te Barcelona, atëherë fansat të paktën mund të ndahen të kënaqur me mënyrën si po shpërthen para se të largohet.

Duke marrë parasysh se po flasim për një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohëve, mund të tingëllojë si befasi, por pati shumë kritika drejtuar Messit në fillim të sezonit, transmeton Periskopi.

33-vjeçari nuk shënoi asnjë gol deri më 7 nëntor, gjë që ngriti pikëpyetje rreth formës së tij.

p1etfegoc313gq1hgg13v217v717frd.jpg

Sidoqoftë, ai ka arritur t’i kthejë gjërat në favorin e vet dhe forma e tij e mirë u nënvizua gjatë fitores 2-1 të Barcelonës kundër Athletic Bilbaos, të dielën mbrëma.

Përveç që shënoi gol brilant, gjashtë herë ‘Topi i Artë’ rrëmbeu vëmendjen për kontributin e jashtëzakonshëm në përgjithësi.

p1etfefl9p1b84lim19obpg91309b.jpg

Një prej momenteve më të mira të tij ishte kur shkatërroi taktikat e kundërshtarit në presing, duke përdorur aftësitë e tij drithëruese për t’i neutralizuar futbollistët e Bilbaos.

Nuk na besoni? Epo, më poshtë mund ta shihni edhe vet klipin viral që vë në pah aftësitë anti-presing të Messit dhe vazhdoni të rrëshqitni më poshtë për të parë momente tjera të tij. /Periskopi.com/

 

 

Kjo është shuma marramendëse që Barcelona është e obliguar t’ia paguajë Lionel Messit

Periskopi.com Sporti

Situata ekonomike nëpër të cilën po kalon Barcelona është kritike, dhe detajet lidhur me kontratën e Messit sa vijnë e bëhen më interesant, shkruan Periskopi.

Kontrata e argjentinasit është njëra ndër arsyet e krizës financiare tek Barça, pasi sipas artikullit, “Blaugranët” nuk kanë përmbushur obligimet financiare.

Kontrata e Messit e obligon Barcelonën që ta paguajë atë shumë dy javë para se të përfundojë kontrata, përkatësisht me 15 korrik.

Sipas El Mundo, futbollisti nënshkroi një marrëveshje në 2017 me të cilën do të merrte 555,237,619 euro për katër sezone.

 

Messi ka marrëë vetëm 8.5 milionë euro dhe tani, Barcelona duhet ti paguajë edhe 65.5 milionë euro.

 

/Periskopi

“Kushdo që ka nxjerrë kontratën e Messit nuk ka të ardhme te Barça”

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka reaguar pas publikimit të detajeve nga kontrata e Lionel Messit dhe është zotuar për identifikimin dhe ndëshkimin e kujtdo që është përgjegjës.

Blaugranët ndodhen në një krizë financiare, ndërkohë që shifrat e publikuara kanë treguar se marrëveshja e superyllit argjentinas ishte stratosferike.

El Mundo ka raportuar se marrëveshja e Messit ka kapur vlerën prej 555 milionë eurosh duke përfshirë edhe përfitimet vjetore prej 138 milionë eurosh.

Barca e ka kërcënuar me veprime ligjore gazetën, ndërsa tani ka reaguar edhe trajneri.

“Kushdo që e ka nxjerrë kontratën e Messit, nuk mund të ketë të ardhme te Barca. Ajo që ka dalë në shtyp rreth Messit, është realizuar me qëllim keqbërës”.

“Duhet të përpiqemi ta marrim vesh se si ka dalë kjo në shtyp”, ka thënë Koeman në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Athletic Bilbaos.

Leo Messi për pak nuk shënoi një prej golave më poshtërues ndonjëherë mbrëmë kundër Rayo Vallecanos

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi ishte në krye të lojës së tij për Barcelonën, të mërkurën mbrëma.

Superylli argjentinas u rikthye pas një pezullimi me dy ndeshje për shkak të përjashtimit në Super Kupë kundër Athletic Bilbaos, transmeton Periskopi.

Messi dështoi të ruante qetësinë në vazhdime, duke goditur Asier Villalibren, për t’u ndëshkuar për herë të parë me të kuq pas më shumë se 700 ndeshjeve.

Mirëpo, ai u rikthye fuqishëm duke ndihmuar skuadrën të siguronte një fitore 2-1 kundër Rayo Vallecanos në Copa del Rey këtë javë, teksa shënoi njërin prej golave.

Ai gjithashtu ishte afër të shënonte një prej golave më të bukur në karrierë, por gjithashtu edhe një prej më poshtëruesve për kundërshtarin.

Për të mos e zgjatur më shumë, ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

E konfirmon PSG: Messin e kemi në listën e transferimeve, nuk i lusim Mbappen dhe Neymarin të qëndrojnë

Periskopi.com Sporti

Drejtori Sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo e ka pranuar se ‘lojtarë të mëdhenj si Messi’ gjithmonë do të jenë interes për gjigantin nga Ligue 1, derisa ai mbetet optimist se Neymar dhe Kylian Mbappe do të nënshkruajnë kontrata të reja, transmeton Periskopi.

Marrëveshjet e reja për dy superyjet është një prej çështjeve që i intereson më së shumti klubit parisien.

”Lojtarët e mëdhenj si Messi gjithmonë do të jenë në listën e PSG-së. Por kjo sigurisht nuk është koha të flasim për këtë, ose të ëndërrojmë për të.

”Por ne jemi të ulur në tavolinën e madhe me klube që po e ndjekin këtë çështje me vëmendje.”

Për Mbappen dhe Neymarin, të cilët kanë marrëveshje me klubin deri në vitin 2022.

”Shpresoj se janë të bindur se PSG është vend i mirë për shumë futbollist ambiciozë,” shtoi Leonardo.

”Ne thjesht duhet të gjejmë një marrëveshje me kërkesat dhe dëshirat e tyre që ndërlidhen me pritshmëritë tona.

”Ne nuk kemi nevojë t’iu përgjërohemi atyre. ‘Ju lutem qëndroni.’ Diskutohet më shumë se kaq. Ata që njëmend duan të qëndrojnë do të qëndrojnë. Ne flasim rregullisht dhe kam ndjenjë të mirë rreth kësaj.” /Periskopi.com/

Zyrtare: Me kaq ndeshje moslojë dënohet Lionel Messi

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi u ndëshkua me karton të kuq në finalen e Superkupës ndaj Athletic Bilbao.
Ishte ky kartoni i parë për Messin në karrierë të Barcelonës.

Fillimisht sjellja e tij u cilësua si e dhunshme, ku dënimi minimal ishte katër ndeshje moslojë, por federata spanjolle ka vendosur që Messi të dënohet me vetëm dy ndeshje moslojë.

Messi do të mungojë në takimin ndaj Cornella në Copa Del Rey si dhe ndaj Elche të dielën në La Liga.

Argjentinasi do të rikthehet pikërisht për ndeshjen ndaj Athletic Bilbao, që zhvillohet me 31 janar.

Sonte fansat e Barcelonës mund ta shohin Messin në fushë, argjentinasi shihet duke stërvitur

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme të Barcelonës që po e zhvillon para finales në kuadër të Supercopa de Espana.

 

Polemikat nuk kishin të ndalur ditët e fundit, pasi që argjentinasi kishte marr një lëndim të vogël në ndeshjen kundër Granadas, më pas edhe trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, tha se Messi do të ketë fjalën e fundit sa i përket paraqitjes së tij në finale.

Sipas “Mundodeportivo.com”, Messi do të jetë në 11-shen startuese ndaj Athletic Bilbao. 33 vjeçari është stërvitur me grupin dje në “La Cartuja” dhe sot në “Benito Villamarin”.

Lajm tjetër i mirë për Koman është edhe rikthimi i Sergino Dest, i cili rikthehet nga lëndimi dhe është i gatshëm për tu paraqitur.

Lionel Messi ishte në emocione të forta mbrëmë, ja fotografitë që e dëshmojnë këtë

Periskopi.com Sporti

Barcelona mbrëmë pati një ndeshje të vështirë, ku përmes penalltive arritën ta mposhtin skuadrën Real Sociadadit, duke kaluar kështu në fazën tjetër të Super Kupës së Spanjës, shkruan Periskopi.

Katalunasëve iu mungoi lideri i fushës, Liones Messi, i cili nuk u paraqit shkaku i një problemi muskulor.

Megjithatë, ai nuk ishte në fushë por ishte në stadium duke iu dhënë përkrahje maksimale shokëve të ekipit.

Pas përfundimit të kohës së rregullt, argjentinasi zbriti në fushën e blertë dhe ndaloi shokët duke i inkurajuar dhe duke iu dhënë udhëzime taktike.

Image

Image

Më pas te gjuajtjet e penalltive ai ishte në stolin rezervave dhe përjetoi me shumë emocion goditjet e 11-metërshave.

Shihni videon më poshtë. /Periskopi

Barcelona është e detyruar ta paguajë Messin 190 mijë në javë deri në vitin 2025 – edhe nëse largohet nga klubi

Periskopi.com Sporti

Ne qartazi kemi parë Lionel Messin në krye të elementit gjatë dy ndeshjeve të fundit të Barcelonës në La Liga.

Paraqitja e parë e argjentinasit në vitin e ri më 6 janar u karakterizua me dy gola të tij, në fitoren 3-2 kundër Athletic Bilbaos, transmeton Periskopi.

Të shtunën e kaluar, 33-vjeçari e përcolli këtë me dy gola të tjerë në fitoren 4-0 kundër Granadas, për ta kaluar Barcelonën në vendin e tretë në tabelë.

Messi tash ka shënuar 11 gola në La Liga gjatë sezonit 2020/21, që është më shumë se çdo lojtar tjetër në kampionat. Aspak keq për dikë që u tha se po kalon nëpër një sezon të dobët, ëh?

Natyrisht, rikthimi i Messit në formë është muzikë për veshët dhe film artistik për sytë e fansave të Barcelonës, me argjentinasin që po lidhet si asnjëherë më parë me një largim pasi t’i skadojë kontrata në verë.

Largimi i tij do të ishte një goditje e rëndë për blaugranët dhe qartazi jo vetëm në aspektin futbollistik.

Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, Messi do të ketë impakt të madh në financat e klubit edhe nëse largohet nga Katalunia në verë.

Si është e mundur kjo? Epo, kur ikona globale nënshkroi kontratën e re në vitin 2017, Barça ngriti pagën e tij për 120 milionë euro dhe u pajtua ta paguajë atë plus 78 milionë euro bonus, të cilat do të ndaheshin me dy këste nga 39 milionë.

Kësti i parë u pagua vetëm në korrik, teksa i dyti ishte paraparë të fillojë të ndahej në fund të sezonit 2020/21, teksa do të dhurohet në tetë pjesë përgjatë katër viteve.

Kjo nënkupton se, edhe nëse ai largohet nga klubi, Barça do të duhet ta paguajë lojtarin më të mirë në histori nga 190 mijë euro për çdo javë deri në vitin 2025.

Çmenduri absolute. /Periskopi.com/

 

Këtë nuk e prisnim: Ja si u përgjigj Ozil kur u pyet se cili është më i mirë, Messi apo Ronaldo

Periskopi.com Sporti

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil është pyetur se cili është më i miri, argjentinasi Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, përcjell Periskopi.

 

“Messi ka dëshmuar se është një ndër më të mirët në histori për Spanjë, por Ronaldo ishte gjithmonë më i miri në çdo shtet që ka luajtur”, tha Ozil.

 

Flitej që ribashkimi Ozil – Ronaldo do ndodhte të Juventusi, por klubi italian e refuzoi gjermanin.

Man City nervozon superyllin e klubit: I ofron shkurtesë page për të grumbulluar fonde për Messin

Periskopi.com Sporti

Superylli i Man Cityt ka kërkuar t’i shkurtohet paga që të grumbullohen fonde për transferimin e Messit

Lionel Messi po i afrohet largimit nga Barcelona në fund të sezonit.

Më herët këtë javë, një kandidat për postin e presidentit të Barcelonës tha për ‘ESPN’ se ai nuk është shumë optimist në mbajtjen e argjentinasit përtej qershorit, transmeton Periskopi.

Kur Messi dërgoi kërkesë për transferim në verë, u bë e qartë se ishin vetëm dy klube në Evropë që mund ta ofronin pagën prej 550 mijë eurove në javë të tij.

PSG dhe Manchester City janë favoritët e natyrshëm, por sulmuesi ka qenë i lidhur edhe me një transferim në MLS.

City është aq e vendosur ta transferojë gjashtë herë fituesin e ‘Topit të Artë’, sa që tashmë ka filluar të ketë impakt edhe në kontratën e superyllit të skuadrës, kevin De Bruyne.

Sipas ‘The Athletic’. belgut fillimisht i është ofruar shkurtesë në pagë për të grumbulluar fonde për transferimin e Messit.

”City ka irrituar lojtarin më të mirë të vet me një ofertë që është më e vogël se ajo që ka për momentin, për shkak të transferimit potencial të Messit,” tha Sam Lee nga ‘Athletic’.

Kjo mund të jetë strategji e rrezikshme. City ka në përbërje mesfushorin më të mirë në botë për momentin dhe do të kishte shumë paqartësi rreth të ardhmes së tij, sidomos nëse Messi zgjedh një destinacion tjetër. /Periskopi.com/

Messi: Ndihem krenar që kam luajtur 750 ndeshje me Barcelonën

Periskopi.com Sporti

Legjenda argjentinase, Lionel Messi, është shprehur i lumtur se ka arritur koutën prej 750 ndeshjeve me klubin katalanas, Barcelonën, transmeton Periskopi.

Në La Liga, rekordet e tij janë gjithashtu të rrumbullakëta, jo më pak se 500 ndeshje zyrtare me Barçën; i tejkaluar vetëm nga Xavi Hernández, futbollisti që e ka veshur fanellën në fjalë më shumë here. Konkretisht, 505 ndeshje në La Liga dhe 767 ndeshje në total.

Në fillim të shkurtit, duke përjashtuar dëmtimin ose pengesa të tjera, Messi do të jetë në gjendje të luajë ndeshjen e tij të 505-të në La Liga, si lojtar i Barçës, duke barazuar Xavin. “Ndihem krenar që e kam arritur këtë numër ndeshjesh me fanellën e Barçës”, – pranoi ylli argjentinas për “SPORT”.

Për disa javë, Messi do ta tejkalojë Xavi dhe do ta mundë rekordin e tij te Barça.