Kundërshtohet iniciativa për heqjen e kufizimit për importin e veturave të vjetra

Periskopi.com Lajme

 

Anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, më 26 qershor e kanë përkrahur në parim iniciativën e deputetit të PDK-së Mërgim Lushtaku, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Kërkesë e Lushtakut ishte që neni 44 i këtij ligji të ndryshohet dhe mos të jetë kriter çështja e vjetërsisë për regjistrim të automjetit.

I kontaktuar nga gazeta Jeta në Kosovë, Lushtaku tha se ai ka ardh me tri propozime, njëra ndër to është neni 44 me anë të të cilit kërkohet mos lejimi i importit të automjeteve më të vjetra se dhjetë vjet.

“Unë i kam propozuar tri nene. Njëra është rreth çështjes së veturave më të vjetra. Kam kërkuar që të ndryshohet ky nen pasi që për çështjen e sigurisë dhe mbrojtjen e ambientit nuk duhet me kanë kriter vetëm çështja e vjetërsisë”, tha Lushtaku.

Ai shtoi se në vende të Bashkimit Europian dhe SHBA nuk ka kufizim. Sipas tij  për ruajtjen e ambientit duhet të ketë standard të naftës apo derivateve ndërsa, për siguri të ketë kontrolle efikase teknike para se të zhdoganohet vetura.

Por, deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, anëtare e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, është shprehur e rezervuar ndaj këtij propozimi. Ajo tha për gazetën JnK se e ka përkrahur në parin iniciativën pasi në disa pika ka pas qëndrim pro, por, jo për nenin 44.

“Unë personalisht kam rezerva për ta ndryshuar nenin 44 për shkak të heqjes së kufizimit të vjetërsisë së veturave. Nuk e di nëse është gjë e duhur që të hiqet ky kriter i tillë për faktin e vetëm që jo më pak se në janar të këtij viti jemi hy si kryeqytet në top listë në vendet me ajrin më të ndotur. Askush nuk mundet me thënë që veturat e vjetra nuk kontribuojnë në të”, tha Bajrami.

Bajrami tha se nuk kanë asnjë analizë që e tregon se qytetarët janë ankuar për këtë kufizim.

Rinora Gojani, nga KOSID, vlerëson se ky ndryshim nuk duhet të bëhet. Gojani shtoi se kur është bërë kufizimi, kjo masë është përshëndetur.

“Këto ndryshime nuk duhet me u bë për shkak se e dijmë se çfarë vetura të vjetra kemi në Kosovë dhe në kohën e dimrit për shkak edhe të transportit e kemi gjendjen-ndotjen e ajrit të dëmshëm dhe të rrezikshëm për shëndetin  e njeriut. Kjo ka qenë një ndër masat të cilën e kemi përshëndur kur është bërë kufizimi”, tha Gojani për gazetën JnK.

Një gjë e tillë sipas saj nuk duhet të ndërrohet tash verës, pasi dimrit e kemi gjendjen e ajrit të keqe.

“Nuk duhet me u heq, nuk kanë kaluar as një vit prej se është vendos kjo ndalesë dhe tash nuk ka as arsyetim të mirëfilltë se pse po bëhet kur e dijmë se çfarë vetura po vijnë në Kosovë”, tha Gojani.

Gojani shtoi se kriter do të duhej të ishte motori dhe performanca e automjeteve.

“Me që e shohim që as kriteret në kohën e regjistrimit nuk merren parasysh dhe regjistrohen edhe vetura që nuk ish deshtë me u leju me dal në komunikacion duhet me u marrë masat rigoroze në këtë rast bllokimi i importit të veturave më të vjetra se 10 vjet”, shtoi Gojani.

Ellen Frank Lajqi, nga OJQ, ERA, tha për gazetën JnK se duke marrë parasysh se ndotja e ajrit është problem madhor mjedisor dhe shëndetësor në Kosovë, ndalimi i regjistrimit të automjeteve më të vjetra se 10 vite është një hap (përpara) në adresimin e kësaj çështjeje.

“Megjithatë, sigurisht, nuk mund të jetë zgjidhja e vetme, por duhet të jetë pjesë planit të adresimit të cilësisë së ajrit të cilin e marrim”, tha ajo.

Gjithashtu, gazeta ka shkruar se Ligji i ri për regjistrimin e veturave që kufizon regjistrimin e tyre sipas vjetërsisë nga janari i 2018-ës ndikoi në rritjen e importit para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Importi i veturave të përdorura u rrit përderisa interesimi për vetura të reja mbeti në nivelin e njëjtë.

 

Në pritje të Ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar paligjshëm

Periskopi.com Lajme

Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, i cili do të përdoret për verifikimin dhe konfiskimin e të dënuarve për 16 vepra penale, duke nisur nga të dënuarit për korrupsion, e deri tek ata që kanë bërë vepër penale për ambientin.

Nëse ky projektligj votohet i tillë, siç e ka propozuar Ministria e Drejtësisë, atëherë pasi një i pandehur shpallet fajtor për një vepër penale të përcaktuar, Prokurori i shtetit, bën një kërkesë të veçantë në gjykatën e cila e ka nxjerrë aktgjykimin dhe mund të kërkojë verifikimin e pasurisë brenda periudhës pesë-vjeçare, pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë, e më pas ta konfiskojë atë, raporton KTV.

Por, paralelisht me të edhe Vetëvendosja propozoi një projektligj tjetër, i cili në fakt pretendonte të rregullonte çështjen e verifikimit të pasurisë së pajustifikueshme, të cilat nuk i prek projektligji i Ministrisë së Drejtësisë.

Albert Krasniqi nga KDI-ja, thotë se do të duhej të ishte më e efektshme të bëhej një ligj i vetëm dhe të ekzistonte një koordinim më i mirë ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit.

Por, puna e tyre u hodh poshtë, pasi për dallim nga projektligji për kompetencat e zgjeruara të konfiskimit të pasurisë, këtu barra e provës ishte paraparë të bjerë në të pandehurin.

Sipas deputetëve, rreziku ishte në faktin se ai krijon situata që ai të keqpërdoret nga njerëzit e pushtetshëm, për t’i përndjekur kundërshtarët politikë.

Edhe sipas Shoqërisë Civile, nuk është i pranueshëm një ndërrim i tillë i sistemit të drejtësisë.

Në termat juridikë, ekzistojnë 3 sisteme të konfiskimit të pasurisë, konfiskimi penal, civil dhe miks.

Sipas Arton Demahasajt, Kosova do të ishte mirë të zgjidhte versionin miks, për shkak të specifikave në të cilat po kalon vendi.

Ligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë ka qenë një ndër kërkesat e BE-së për procesin e liberalizimit të vizave.

Yagcilar: Ligji i ri e rrëzon rritjen e pagave të qeveritarëve

Periskopi.com Lajme

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se me rastin e miratimit të Ligjit të ri për Pagat do të bjerë poshtë vendimi i fundit për rritjen e pagave të qeveritarëve.

Ministria e Administratës Publike është në prag të dërgimit në Qeveri të disa projektligjeve, duke përfshirë këtu edhe Ligjin e ri për Pagat, me të cilin rrëzohet vendimi i fundit për rritjen e pagave të qeveritarëve.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yagcilar, duke shtuar se të gjitha vendimet që prekin çështjen e pagave duhet të jenë në harmoni me ligjin, në të kundërtën do të anulohen.

“Janë disa vendime të ndryshme sa i përket çështjes së pagave, duke përfshirë edhe këtë të fundit për rritjen e pagave të qeveritarëve, i cili nuk është antikushtetues, por kemi vlerësuar se për këtë çështje na duhet një ligj dhe me miratimin e tij në Kuvend atëherë të gjitha vendimet tjera bien”, është shprehur Yagcilar.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ministri Yagcilar ka folur edhe për funksionimin e qeverisë “Haradinaj” dhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vend për udhëheqjen e bisedimeve nga presidenti Thaçi, si dhe për dëbimin nga Kosova të gjashtë “gylenistëve” nga Kosova, duke mos e vlerësuar si gabim një veprim të tillë të institucioneve kosovare, etj.

 

LDK kërkon që rritja e pagave të bëhet vetëm përmes ligjit

Periskopi.com Lajme

 

 

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave përbën shkelje të ligjeve në fuqi dhe sipas tij paraqet konflikt interesi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se rritja e pagave të kabinetit qeverisës duhet të bëhet vetëm me ligj.

Ky është postimi i plotë i Hotit në Facebook:

“Rritja e pagave duhet të bëhet vetëm me ligj, jo me vendim arbitrar të Qeverisë që përbën shkelje të ligjeve në fuqi dhe paraqet konflikt të interesit.
1. Rritja e pagave është e rregulluar me ligjin e për financat publike, ku caktohet si dhe sa rriten çdo vit. Çdo qasje tjetër është shkelje e këtij ligji.
2. Ky vendim bie ndesh me ligjin e buxhetit për 2018. Është vetëm Kuvendi i Kosovës ai që ka autoritetin të ndajë buxhetin për destinomë të caktuara. Përtej këtyre ndarjeve, çdo alokim tjetër është brenda limiteve të caktuara në ligjin e buxhetit dhe ligjin për financat publike.
3. Ky vendim është bie ndesh me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, siç e ka përcaktuar në vendimin e saj Agjencia Antikorrupcion, që është e thirrur të interpretojë ligjin për konfliktin e interesit. Nuk mundet dikush të merr një vendim që e prek atë dhe vetëm personalisht, si dhe njerëzit të afërm me të.”

 

PDK anulon debatet e thirret në ligj, por tashmë ka shkelur Ligjin për Zgjedhjet

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike e Kosovës që është në koalicion me AAK-në dhe NISMA’n ka dy ditë që nuk pranon të jetë pjesë e debateve në televizione nënë arsyetimin që Komisioni i Pavarur për Media ka ndaluar debatet e tilla.

Madje ata kanë anuluar edhe debatin më të madh të parashikuar ndonjëherë atë mes tre kandidatëve për kryeministër duke u thirrur në atë që KPM e ka dërguar vetëm si njoftim jo vendim.

Por, ata kanë filluar fushatën zyrtare.

PDK ka mbajtur një takim me ndërmarrësit para pak çastesh e ky takim është transmetuar direkt në Klan Kosova.

Ishte pikërisht drejtori i këtij televizioni Baton Haxhiu i cili një natë më parë tha se duhet të jenë në debate përfaqësuesit e këtij koalicioni, por që mbetet vendimi i tyre sipas tij, dhe u pa tepër i nervozuar për anulimin e debateve në televizion e edhe debatit mes kandidatëve për kryeministër.

Madje tha se ata tre, Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti nuk do të mund të përballen më në Klan.

E Kadri Veseli me Besim Beqajn transmetuan direkt këtë takim në po këtë televizion./ Periskopi

Pallaska godet Ministrinë e Drejtësisë për Kodin Penal: Bazuar në një mbeturinë arkaike

Periskopi.com Lajme

Avokati Dastid Pallaska thotë se propozimi i Ministrisë së Drejtësisë për të sanksionuar penalisht shpifjen dhe fyerjen ndaj udhëheqësve shtetëror është arkaik.

Ndërsa, sipas tij, arsyetimi i Ministrisë së Drejtësisë se propozimi bazohet në Kodin Penal të Gjermanisë është qesharak.

Pallaska thotë se kjo dispozitë ligjore në Kodin Penal të Gjermanisë është mbeturinë arkaike e një epoke tjetër. Këtë e vërteton fakti se asnjë politikan gjerman modern nuk ka kërkuar mbrojtje sipas kësaj dispozite ligjore në shekullin XXI.

“Në fakt – pasi që kjo dispozitë ligjore në Gjermani mbron edhe udhëheqësit shtetëror të huaj – i vetmi politikan në botë që e ka përdorur këtë dispozitë ligjore të Kodit Penal të Gjermanisë në shekullin XXI ishte Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, i cili vitin e kaluar kërkoi dënimin dhe burgosjen e një satiristi gjerman. Si pasojë e (keq)përdorimit të kësaj dispozite ligjore të Kodit Penal të Gjermanisë nga Presidenti Erdogan, në fillim të këtij viti Kancelarja Merkel ka marrë iniciativë që këtë dispozitë ligjore ta largoj nga Kodi Penal i Gjermanisë deri më 1 janar 2018”, thotë ai, përcjell periskopi

Ai vlerëson se shpifja dhe fyerja në Kosovë janë probleme të mëdha për të gjithë qytetarët dhe thotë se këtë problem duhet ta adresojnë gjykatat civile duke i shpërblyer viktimat e shpifjes dhe fyerjes, kushdo qofshin ata/ato, për dëmin që ju shkaktohet nga gazetarë dhe mediume të papërgjegjshme dhe/ose joprofesionale./ Periskopi

Kompanitë e sfidojnë ligjin, shkelin privatësinë e qytetarëve

Periskopi.com Lajme

Qytetarët e Kosovës po rrezikojnë të dhënat e tyre personale, të cilat po mbesin të disponueshme për secilin kalimtar rasti.

Kompanitë prej të cilave ata marrin shërbime u dorëzojnë faturat e hapura, pa zarfe, pothuajse çdo herë, pranë dyerve të ndërtesave ku ata banojnë.

Prapa kamerave të Tribuna Channel, qytetarët janë shprehur shumë të shqetësuar, derisa kanë thënë se në këtë mënyrë po u ekspozohen rreziqeve të shumta.

Mbrotja e privatësisë së qytetarëve të Kosovës është e garantuar me kushtetutë, në nenin 36, derisa janë të hartuara edhe ligjet për mbrojtjen e të dhënave personale.

Neni 14 i ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përcakton qartë se zyrtatër që mirren me përpunimin e të dhënave, janë të obliguar që gjatë, dhe pas kryerjes, së punëve të kontrktuara, të mbrojnë fshehtësinë e të dhënave personale me të cilat njihen.

Por, në shtetin më të ri në Europë, kompanitë në vazhdimësi po e sfidojnë ligjin dhe kushtetutën e vendit.

Agjencia që është e ngarkuar të mbikqyrë zbatimin e rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale,cdo ditë pranon ankesa të shkeljës së privatësisë së qytetarëve.

Jeton Arifi, drejtor për financa dhe shërbim të përgjithshëm, thotë se në vazhdimësi bëjnë këshillimin e kompanive të ndryshme, për mbrojtjen e të dhënave.

Ai thotë se probleme të tilla kanë adresuar në gjykata, duke ngritë padi kundër ndërmarrjeve që kanë bërë shkelje të ligjit.

Sipas tij, nëse Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave do të kishte të të drejtë të gjobisë vet kompanitë në fjalë, atëherë do të ulej numri i shkeljeve.

“Meqenëse ligji jonë është në plotësim ndryshim ne po presim shpejtë që Qeveria dhe Kuvendi të bëjnë punën e tyre dje me këtë rast t’i shtohet një përgjegjësi e re agjencisë, meqë rast do të mund të shqiptojmë gjoba të drejtëpërdrejta ndaj shkelqësve të qëllimshëm të drejtave të qytetarëve në privstësi. Nëse agjencia do të ketë mundësi të shqiptohet gjoba drejtëpërdrejtë, atëherë besoj që edhe këto shkelje do të jenë shumë më të rralla”, thotë ai.

Ndërsa Ganimete Musliu, nënkryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikqyrjen e Frocës së Sigurisë së Kosovës, komision ky që e mbikqyr Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave, problemin e faturave të pa-zarfuara e ka ngritur shumë herë në seancë plenare dhe në komision.

“I kemi kërkuar që të mirret me këtë problem, sepse me të vërtetë është një problem jo i vogel, sepse nëse dikuj me të vërtetë i shkelen të drejtat personale janë pikërisht qytetarët e Republikës së Kosovës, me shpërndarjen e faturave të shërbimeve piblike, pa dalli, duke filluar nga KEDS, ujesjellësi, mbeturinat, ngrohtorja e kështu me radhë. Të gjitha këto institucione ek anë obligim që faturat t’i dërgojnë konsumatorit në mënyrë të zarfuar dhe në ketë i kemi kërkuar Agjensionit për Mbrojtjen e të Dhënave. Ne si komision krejt cka mund të bëjmë është ta ftojmë prap agjensionin, t’i kërkojmë prap sic i kemi kërkuar në vazhdimësi, sic e kemi ngritë në seanca parlamentare”, thotë ajo.

Musliu, derisa flet për pamjet e ndërtesave të mbushura me fatura të pa-zarfuara, në kohën kur bëhet shpërndarja e tyre, thotë se ky fakt sa është i rrezikshëm aq edhe i besdishëm për secilin qytetar.

“Është shumë e bezdisshme t’i shohësh, ashtu të lëna në derë, thjesht pas asnjë lloj kujdesi nga ana e shpërndarësve të faturave, është e besdishme dhe është e rrezikshme sepse ka shumë indikatorë që mund të dëmtojnë konsumatorin në këtë aspekt. Andaj, shpresoj që kompanitë në fjalë, përfundimisht të vetdijësohen sepse kur kanë t’i inkasojnë të hyrat buxhetore, ata thejsht thirren në standarde europiane, ndërsa edhe zarfimi i faturave është një standard europian që ne duhet të përmbushim. Nuk po kërkojmë asgjë më shumë as më pak; thjesht të ruhen dhe të mbrohen të dhënat tona personale”, thotë Musliu.

Qytetarët e Kosovës, kanë të garantuar me ligj, të drejtën e ushtrimit të padisë ndaj kompanive të cilat ekspozojnë të dhënat e tyre personale. Madje, u garantohet e drejta që të kërkojnë dëmshpërblim.

Mentor Hoxhaj, ekspert i fushës për mbrojtjen e të dhënave personale, thotë se kompanitë në fjalë, me mos-bindjen e tyre, po e sfidojnë ligjin.

“Kemi një përpunim jo të ligjshëm dhe kemi shkelje të masave të sigursë, në këtë rast, masave fizike të sigurisë për të mbuluar këto të dhëna, që këto të dhëna mos të zbulohen, mos të kenë casje të pa autorizuar të qytetarëve të Republikës së Kosovës….08.13 Kemi një mos-bindje të kontrollorëve në zbatimin e ligjit, kemi sfidë, praktikisht kemi një sfidë që jemi duke u ballafaquar, kemi një sfidë sa i përket zbatimit të ligjeve në fuqi, organet publike dhe private janë duke sfiduar ligjin duke mos zarfuar cfardo të dhëne të faturave që u servohen qytetarëve”, thotë Hoxhaj.

Në vitin 2014, Agjencia pati proceduar një lëndë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër kompanisë KEDS. E njejta gjykatë kishte gjobitur me nëntë mijë euro kompaninë dhe një mijë euro drejtuesin e saj.

Por, pas ankesës së kompanisë, Gjykata e Apelit kishte ulur gjobën në vlerë prej tre mijë euro.

“Ata kanë shkallen e dytë, mund të ankohen, në një rast tonin, e kemi gjobitur me një shumë të caktuar, dhe në shkallen e dytë pas ankesës, ajo shumë është përgjysmuar, ndërsa me një rast, nga i njejti opoerator ekonomik, më shumë se dy herë është bërë e njtja shkelje, dhe ajo është duke vazhduar, po të kishim mundësinë e gjobitjës së drejtëpërdrejtë, ata do ishin më të ndërgjegjshëm ndaj përpunimit të ligjshëm te të dhënave personale”, thotë Arifi.

Një zarf që do të mbulonte privatësinë e qytetarëve, në mënyrë që ata mos t’u ekspozohen rreziqeve të ndryshme, kushton 1 cent.

Ndryshe, neni 81 i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përcakton dënimet që pasojnë në rast të shkeljes së dispozitave për sigurinë e të dhënave personale.

Neni 21: Shkelja e dispozitave për sigurinë e të dhënave personale thotë:

  1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej katërmijë (4.000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro, nëse gjatë përpunimit të të dhënave personale dështon të garantojë nivel duhur për sigurimin e mbrojtjes së të dhënave personale sipas neneve 14 dhe 16 të këtij ligji.
  2. Personi përgjegjës i personit juridik ose i personit që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëqind (500) deri në dymijë (2.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni.
  3. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëqind (500) deri në dymijë (2.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni.
  4. Individi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind (200) deri në tetëqind (800)Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni.

Kosova, vendi që po synon integrimin europian, mbetët larg praktikave të vendeve europiane, meqë ato kanë të rregulluar cështjen e zarfimit të faturave, duke përpunuar në mënyrë të dinjitetshme tëdhënat e qytetarëve.

 

 

Qehaja tregon pse duhet të bëhet ushtria me ndryshim ligji

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë që transformimi i Forcave të Armatosura të Kosovës në Ushtri të bëhet vetëm përmes ndryshimeve Kushtetuese, përderisa propozimi i presidentit të Kosovës ka qenë që të formohet ushtria përmes ndryshimit të ligjit.

Periskopi.com Lajme

Një gjë e tillë po bëhet pasi, presidenca është në dijeni se nëse shkohet me ndryshim të Kushtetueses nuk do ta ketë përkrahjen e Listës Serbe.

Kështu tha për Indeksonline, njohësi i çështjeve Ushtarake dhe të Sigurisë, Ramadan Qehaja i cili shton se duhet t’ua bëjmë të qartë faktorëve ndërkombëtar pse po kërkojmë formimin e ushtrisë përmes ligjit.

Sipas tij, transformimi i FSK-së në Ushtri përmes ligjit është alternativa B prandaj nuk duhet pritur asnjë moment.

“Jemi në një vonesë të madhe të formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës dhe kujtoj që çdo pritje apo lënie anash e kësaj çështje do të ishte gabim shumë i madh. Lidhur me këtë unë mendoj që kemi pritur mjaft. Që tri vite është dashur të përfundojë kjo çështje. Unë kujtojë pasi që Lista Serbe nuk do i votojë ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me FAK, një ligj për Forcat e Sigurisë së Kosovës është e mundur që do avancojë në kryerjen e alternativave ushtarake, kështu që kjo do të ishte alternativa B dhe duhet të shkohet me të. Kuptohet se kjo duhet t’iu shpjegohet në mënyrë të qartë gjithë faktorëve ndërkombëtarë pse ne kërkojmë në këtë mënyrë”, ka thënë Qehaja.

Sipas tij, në rast se ndërkombëtarët nuk arrijnë që ta bindin Serbinë për ndryshimin kushtetues, atëherë nuk duhet pritur që të bëhet formimi i ushtrisë me ligj.

Në anën tjetër, Qehaja thotë se është pritur tepër gjatë për këtë iniciativë, e cila edhe po të bëhet tash do të nevojiten 7 deri në 10 vite për t’u përmbyllur i gjithë ky proces.

“Unë kujtoj se Beogradi zyrtar nuk do lejojë Listën Serbe që ta votojë ndryshimin kushtetues që ka të bëjë me Forcat e Armatosura të Kosovës. Nëse është ashtu, pse të mos shkojmë me ligj dhe këtë çështja ta ngrisim në nivel më të lartë. Duhet një proces mjaft i gjatë deri në formimin e tërësishëm të FAK, do të thotë, sipas mendimit tim nevojiten 7 deri në 10 vite që të përmbyllet ky proces dhe nëse është ashtu, shtrohet pyetja pse kemi pritur deri më tani dhe pse duhet pritur edhe më tutje”, ka shtuar ai.

Ndryshe, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greig Delaëie dje ka thënë se është optimist se ushtria e Kosovës mund të bëhet sivjet, duke ritheksuar se kjo gjë duhet bërë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese e jo nëpërmjet ligjit.

Nuk kalon projektligji për të cilin u bë “zhurmë”

Nuk mjaftuar 70 vota për të kaluar projektligji për themelimin e Fondit për Ballkanit Perëndimor

Periskopi.com Lajme

Projektligji  lidhur  me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.

81 deputetë sa ishin në sallë votuan për këtë projektligj ku 70 prej tyre ishin pro 2 kundër  dhe 9 abstenuan.

Opozita doli kundër kësaj marrëveshjeje siç tha me fusnotë dhe kërkoi paraprakisht një deklaratë për këtë çështje.

Pas një votimi të tillë, reagoi shefi i grupit parlamentar të PDK-së i mbështutur edhe nga LDK që të ketë pauzë 15 minutshe për formulimin e një deklarate në mënyrë që të ketë konsensus për këtë marrëveshje. Kështu, kuvendi shkoi në pauzë për të formuluar këtë deklaratë.

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes lidhur me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosvës.

81 deputetë sa ishin në sallë votuan për këtë projektligj ku 70 prej tyre ishin pro 2 kundër dhe 9 abstenuan.

Ndryshe për këtë projekligj u bë debat i gjatë në Kuvënd pasi që për themelimin e këtij fondit kërkohej që Kosova të paraqitej me fusnotë gjë e cila nuk pranohej nda deputetët./21Media

Thaçi nuk jep dorëheqje nëse Qeveria nuk e kalon Ligjin për Ushtrinë

Presidenti Hashim Thaçi kur e ka nisur iniciativën për transformimin e FSK-së ka dhënë edhe një premtim, duke thënë se nëse projektligji shkon në Kuvend dhe nuk kalon, atëherë, ai do të jap dorëheqje.

Periskopi.com Lajme

Ai ka folur sërish për këtë çështje, raporton Periskopi

Thotë se premtimin do e mbanë. Por, ai ka thënë se jep dorëheqje nëse nuk kalon në Kuvend, jo edhe nëse atë nuk e dërgon Qeveria deri atje, raporton Periskopi

“Deklarata ime ka qenë shumë e qartë që nëse projektligji shkon në Kuvend dhe nuk votohet, atëherë jap dorëheqje, kjo qëndron edhe sot, por unë kam besim se deputetët do të jenë në krye të përgjegjësive të tyre dhe e theksoj edhe një herë një konsensus i skenës politike Kosova nuk ka përjetuar kurrë në historinë e vet. Nëse deklaratën e pavarësisë së kanë nënshkruar 109 deputetë, tash minimum 110 deputetë do të jenë për të votuar ushtrinë e Kosovës”, u shpreh Thaçi./ Periskopi

Ezani prej sot ndalohet me ligj në Izrael

Komisioni parlamentar i Knesseti-it izraelit ka kaluar ndryshimet në projektligjin i cili parashikon ndalimin e ezanit, duke e çuar këtë aktë për miratim në parlament, transmeton AA.

Periskopi.com Lajme

 

Sipas një lajmi të gazetës, Yedioth Ahronoth, thuhet se komisioni ka përfunduar diskutimet për projektligjin i cili njihet si “ndalimi i ezanit”.

Në këtë projektligj parashikohet që ezani të mos thirret me zë të lartë nga ora 23:00 deri në orën 07:00. Ndërkohë në ndryshime parashikohen gjoba deri në 200 mijë dollarë për xhamitë që nuk do ta respektojnë atë.

– Ç’është ndalimi i thirrjes së ezanit?

Projektligji për ndalimin e ezanit me altoporlantë në xhami, me pretendimin se është një ndotje akustike, duhet të diskutohet në 3 seanca plenare të Knesset-it, në mënyrë që të kthehet në një ligj. Projektligji i cili ka tërhequr reagime të ashpërta nga bota arabe, është dërguar edhe më parë në Knesset, por nuk ka mundur të kalojë.

Nga ana tjetër Kryeministri i vendit Binyamin Netanyahu, ka deklaruar se mbështet nismën për miratimin e një projektligji që synon ndalimin e ezanit.

Veseli kërkon ndryshimin e ligjit për familjet e dëshmorëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar se në seancën e ardhshme do t’i bëjnë nënshkrimet e nevojshme për ta ndryshuar ligjin, i cili familjeve të dëshmorëve që kanë dy dëshmorë të mos marrin vetëm një pension.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, ky është një shqetësim i familjeve të dëshmorëve dhe së shpejti duhet të ndryshohet ligji, sidomos të familjet e dëshmorëve, martirëve dhe të zhdukurve, në mënyrë që familjet që kanë nga dy të vrarë, të jenë përfitues të dy pensioneve.

Gjendja ekonomike e qytetarëve, pengesë për kufizimin e vjetërsisë së automjeteve

Vjetërsia e automjeteve, monopoli mbi homologimin e tyre, cilësia e karburanteve, si dhe kontradiktat në Ligjin për trafikun dhe Ligjin për kundërvajtje, kanë qenë temat bosht të dëgjimit publik, të mbajtur të mërkurën në Komisionin parlamentar për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

Pjesëmarrësit kanë kërkuar bashkëpunim më të madh ndërmjet institucioneve, në mënyrë që të harmonizohen propozimet dhe vërejtjet rreth Projektligjit për automjetet.

Dardan Abazi, nga Instituti për Politika Zhvillimore, ka thënë se ndonëse në Projektligj është paraparë rregullimi i kushteve të importit, megjithatë, këto kushte nuk janë rregulluar, sidomos për vjetërsinë e veturave.

Rreth 240 mijë armë pa leje në Kosovë

Numri i madh i armëve që mbahen pa leje vazhdon të jetë shqetësim për qytetarët dhe vetë institucionet e sigurisë. Sipas hulumtimit të fundit që ka bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, supozohet se janë rreth 240 mijë armë pa leje në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

“Ky numër është më i vogël për afro 100 mijë armë nga hulumtimi paraprak. Deri më tani nga paslufta janë lëshuar rreth 50.000 leje për armë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të MPB-së, dhënë gazetës të mërkurën.

Mbrojtja e fëmijëve me ligj mbetet larg

Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione nuk ka arritur të mërkurën që për tri orë të shqyrtojë në tërësi Projektligjin për mbrojtje të fëmijëve. U diskutuan 25 amendamente, në 9 nenet e para të Projektligjit që gjithsej i ka 48, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

Gjatë mbledhjes disa prej anëtarëve të Komisionit, nisën të dilnin e të hynin në sallë, për dallim prej përfaqësuesve të shoqërisë civile e të Qendrës për Punës Sociale në Prishtinë, që nuk e humbën durimin.

Grupi punues për përpilimin e këtij projektligji, i përbërë nga anëtarë të këtij Komisioni dhe përfaqësues të fushës së mbrojtjes së fëmijëve, ka organizuar deri më tani disa punëtori, por megjithatë kanë mbetur të pakënaqur me arritjet.

BE-ja e brengosur për mungesë transparence në amandamentimin e ligjit për RTK-në

Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së është e brengosur rreth mungesës së transparencës në hartimin e amandamenteve të ligjit mbi Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) dhe miratimin e propozim-amandamenteve nga komisioni parlamentar për media pa praninë dhe pa diskutime publike.

Periskopi.com Lajme

BE-ja bën thirrje që Kuvendi të lejojë publikun e interesuar për të marrë pjesë në debatin mbi amandamentimet në pajtim me parimet e qeverisjes së mirë, Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) në mes Kosovës dhe BE-së dhe Agjendës për Reforma Evropiane si mjet për implementim të MSA-së.

BE-ja është e inkurajuar se përkundër vonesës së konsiderueshme, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kanë vendosur të përmbushin dispozitat e ligjit mbi RTK-në të vitit 2012 të cilat përcaktojnë se zgjidhja rreth financimit të RTK-së duhet të gjendet fillimisht përmes abonimit dhe burimeve të tjera të pavarura të financimit (neni 21).

Megjithatë, BE-ja, është informuar se buxheti i shtetit do të mbetet burim i rëndësishëm, nëse jo de facto primar, i financimit të transmetuesit publik, që mund të dëmtojë pavarësinë afatgjate editoriale dhe financiare të RTK-së, veçanërisht në një situatë ku nuk dihet se si mbledhja e tarifës së parapagimit është e rregulluar.

BE-ja poashtu i bën thirrje Kuvendit, si përfaqësues i popullit, që të krijojë hapësirë për diskutim publik dhe konsultime në çdo fazë të përgatitjes së amandamenteve të ligjit për RTK-në.

Kjo do të mundësonte që palët e interesit të japin kontributin e tyre në hartimin e ndryshimeve në mënyrë që ndryshimet t’i ofrojnë RTK-së mjetet e nevojshme për të ushtruar përgjegjësi publike të pavarur nga ndonjë ndikim dhe në të mirë të qytetarëve të Kosovës të cilëve ju shërben./ Periskopi

Ligji “Brexit” dorëzohet për procedurë parlamentare

Ditë më parë Gjykata Supreme vendosi se qeveria e Britanisë së Madhe do të duhet të kërkojë votimin e Parlamentit para se të aktivizojë nenin 50 nga Traktati i Lisbonës

Periskopi.com Lajme

Të enjten është dorëzuar për procedurë parlamentare ligji i cili do ti mundësojë qeverisë të iniciojë daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Ligji i është dorëzuar qeverisë pasi më herët ai “pësoi një disfatë” në ankesën te Gjykata Supreme e cila vendosi se Parlamenti është ai që inicion Brexitin.

“Ligji i BE-së (Njoftimi për Tërheqje) është dorëzuar sot në Dhomën e Ulët nga ana e Sekretarit Shtetëror për daljen nga BE-ja, David Davis”, thuhet në kumtesën e qeverisë.

“Ligji i cili i jep kryeministres fuqinë për të aktivizuar formalisht nenin 50, pritet të kalojë nëpër të dyja dhomat, atë të Ulët si dhe në Dhomën e Lordëve, para marrjes së pëlqimit Mbretëror para afatit të 31 marsit”, thuhet më tej.

VV e AAK e çojnë në Kushtetuese Ligjin për Veteranë

Grupet Parlamentare të Vetëvendosjes dhe të AAK-së do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e ri për Veteranë.

Periskopi.com Lajme

“Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes deputeteve Aida Dërguti dhe Time Kadrijaj, dorëzojnë sot në Gjykatën Kushtetuese në orën 14:00 kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë të ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Veteranë”, thuhet në njoftimin për media të Vetëvendosjes.

Luana ‘shkel ligjin’ ja çka bëri kësaj here (Foto)

Këngëtarja Luana Vjollca kohëve të fundit po qëndron mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Periskopi.com Showbiz

Ajo në Instagram ka publikuar një fotografi ku shihet se është në mes autostradës, në Rrugën e Kombit, shkruan lajmi.net

E me këtë veprim, ajo ka ‘shkelur ligjin’ pasi që dihet me rregulla të komunikacionit në autostradë nuk lejohet asnjë këmbësorë, as ndalje tjetër (për fotografi) pos për ndalje emergjente.

Kjo ndalje duhet logjikisht të mos bëhet, sidomos në rrugë më borë.

screenshot_1

Mustafa forcën e koalicionit e mat me aprovimin e Ligjit të Veteranëve

Isa Mustafa, kryeministri i vendit pas aprovimit të Ligjit për Veteranët e UÇK-së, tha se u tregua forca e koalicionit qeverisës.

Periskopi.com Lajme

Më poshtë është  i plotë shkrimi i tij:

Aprovimi i ndryshimeve në Ligjin për Veteranët e UÇK-së dëshmon seriozitetin dhe forcën e koalicionit qeverisës. Uroj deputetët për një vendim shumë të rëndësishëm, Kryetarin e Kuvendit dhe OVL.

Është ky një vendim që ka kërkuar më shumë kohë dhe angazhim, një involvim të kreut të shtetit dhe punë me përkushtim të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale. Kosova trasoi rrugën për zhvillim të qëndrueshëm ekomomik.