O’Connell: Nëse keni dëshmi për dikë që shkel ligjin, lajmërojeni dhe protestoni

Periskopi.com Lajme

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, thotë se votuesit janë ata që mund të sjellin në pushtet dikë por edhe ta largojnë nga aty.

Ai thotë se për krejt ata që ka dëshmi se janë korruptuar apo kanë keqpërodrur detyrën, duhet të lajmërohen dhe dënohen.

Por, nuk është edhe të kuptohet. Është keqkuptim, që kur je me një parti je kundër Qeverisë, kjo është idiotike. Kjo është kritikë për çdo parti, edhe çdo votoues”.

“Kur votuesit, i kam dëgjuar shokët e ngushtë, ishim duke folur për një aferë korruptive, që lidhej me partinë që ai e përkrahë, dhe unë i thash: pse nuk duhet të gjykohet nëse ka dëshmi? Ai tha: sepse ai i partisë tjetër është më i zi”.

Tutje, ambasadori britanik në Kosovë u shpreh se të gjithë ata që shkelin ligjin duhet dënuar.

“Edhe çka ka lidhje? A paguhesh prej kësaj partie me qenë zëdhënës i tyre? A je pjesë e rrjetit të tyre? Po pse me mbrojt dikë që e shkel ligjin vetëm sepse edhe dikush tjetër e shkel?”, ka thënë ai në emisionin Oxygen.

 

O’Connell: Në luftë keni treguar trimëri, tash duhet mençuri – Mos i përkrahni shkelësit

Periskopi.com Lajme

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, thotë se votuesit janë ata që mund të sjellin në pushtet dikë por edhe ta largojnë nga aty.

Ai thotë se për krejt ata që ka dëshmi se janë korruptuar apo kanë keqpërodrur detyrën, duhet të lajmërohen dhe dënohen.

“Keni vlera dhe keni treguar trimëri në luftë, keni treguar gatishmëri të përkrahni popullin gjatë luftës. Nuk është puna e vlerës vetëm kaq, duhet mençuri, duhet me kërku llogari, jo me thanë: po ata janë të kqinj por duhet me vazhdu me ta sepse qika e dajës ka një vend pune diku në një komunë, po kjo më duket, jo vetëm mua më duket idotike, por edhe juve, janë arsyetime idiotike.Por, nuk është edhe të kuptohet. Është keqkuptim, që kur je me një parti je kundër Qeverisë, kjo është idiotike. Kjo është kritikë për çdo parti, edhe  çdo votoues”.

“Kur votuesit, i kam dëgjuar shokët e ngushtë, ishim duke folur për një aferë korruptive, që lidhej me partinë që ai e përkrahë, dhe unë i thash: pse nuk duhet të gjykohet nëse ka dëshmi? Ai tha: sepse ai i partisë tjetër është më i zi”.

“Edhe çka ka lidhje? A paguhesh prej kësaj prtie me qenë zëdhënës i tyre? A je pjesë e rrjetit të tyre? Po pse me mbrojt dikë që e shkel ligjin vetëm sepse edhe dikush tjetër e shkel?”, ka thënë ai në emisionin Oxygen.

 

Kosova pa ligj për mbrojtjen e fëmijëve, ata detyrohen të bëjnë punë të rënda

Periskopi.com Lajme

Kosova edhe më tej vazhdon të mos ketë ligj për mbrojtjen e fëmijëve. Qysh në vitin 2013, institucionet e Kosovës, kishin filluar të hartojnë një ligj të tillë, por që i njëjti ende nuk ka arritur të miratohet. E derisa fëmijët e Kosovës nuk kanë as ligj me të cilën do të kishin mundësi të mbroheshin, një numër i madh i tyre për shkak të kushteve të rënda ekonomike, detyrimit nga familjarët, bëjnë punë të rënda që në fakt nuk janë për ata.

Derisa Kosova është vendi me popullsinë më aktive në rajon dhe jo vetëm, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari thotë për KosovaPress, se një potencial i tillë që nuk gjen një trajtim adekuat, është një dështim i institucioneve që nuk do duhej lejuar.

Në bazë të monitorimeve, ai thotë se kanë vërejtur shkelje të mëdha të drejtave të fëmijëve, pavarësisht se ligji nuk lejon që fëmijët të punojnë dhe të bëjnë punë të rënda nën moshën e mitur.

Bazuar në këtë, ai thotë se kanë iniciuar një raport për të parë dështimet dhe problemet në kuadër të gjithë sistemit i cili do të duhej të ofrojë mbrojtje.
“Një argument i mirë që mund të na shërbej të gjithëve për të reflektuar dhe për të parë dështimet në fuqizimin e instrumenteve ligjore, është vonesa në miratimin e ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe gjithashtu ka disa vite që qarkullon në Kuvendin e Kosovës, por asnjëherë nuk arrin të tejkalohet ajo sfidë dhe të kemi një ligj që përfundimisht miratohet dhe pastaj të kemi veprime të autoriteve, karshi obligimeve që kemi. Një vonesë e tillë, pra prej afër katër viteve definitivisht është argument i mirë për të dëshmuar që nuk ka pasur një vullnet të mirëfilltë dhe të sinqertë që të tejkalohet kjo situatë dhe të miratohet një ligj, i cili do të ofroj së paku një përkrahje shtesë për fëmijët në Kosovë”, thotë Jashari.

Papunësia, presioni nga prindërit, shfrytëzimi dhe keqtrajtimi i tyre, janë vetëm disa nga indikatorët që shtyjnë fëmijët për të punuar punë të cilat nuk janë për ata.

Sociologu Ferdi Kamberi tregon se si mund të ndikojë një fëmijëri e tillë.

“Pasojat janë të shumta, ajo ndikon drejtpërdrejt tek shëndeti i fëmijëve për shkak se në disa raste fëmijët janë të ekspozuar ndaj reciklimit të mbeturinave ose hasin në materie të ndryshme inorganike, të cilat mund t’ia dëmtojnë shëndetin ose ekspozohen ndaj rreziqeve të ndryshme dhe askush nuk merret fatkeqësisht me inspektimin apo monitorimin e tyre…Pasoja të tjera janë edhe ndërprerja e shkollimit, dhe kur një shoqëri fillon të ndërprej shkollimin atëherë apriori kjo ndikon edhe në stagnimin e asaj shoqërie”, thotë ai.

Në bazë të Ligjit për Punë, saktësisht nenit 7 për kushtet dhe kriteret për themelimin e marrëdhënies së punës, asnjë punëdhënës nuk mund të lidh kontratë pune nën moshën 15 vjeçare, e edhe në këto raste, puna që mund të bëjnë ata nuk duhet të jetë e rëndë.

” Marrëdhënia e punës mund të themelohet me çdo person prej moshës tetëmbëdhjetë vjeç. Marrëdhënia e punës mund të themelohet edhe me personat në mes të moshës pesëmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjeç, të cilët mund të punësohen për punë të lehta që nuk paraqesin rrezik për shëndetin ose zhvillimin e tyre dhe nëse ajo punë nuk është e ndaluar me ndonjë ligj ose akt nënligjor. Asnjë punëdhënës nuk mund të lidhë kontratë pune me ndonjë person nën moshën pesëmbëdhjetë vjeç”, thuhet në këtë nen.

Në lidhje me këtë është në dijeni edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, por që rastet e tilla të shkeljeve, janë evidente në Kosova, për çka pohon edhe Recica.

“Ne me shqetësim jemi duke e trajtuar faktin se në Kosovë mund të ketë fëmijë të cilët janë të prekur nga puna e rëndë, nën moshën e lejuar. Dhe për këtë në vitin e kaluar në kuadër të komitetit për parandalimin e punëve të rënda të fëmijëve… kemi nënshkruar marrëveshje bashëkëpunimi pothuajse me gjithë kryetarët e komunave me qëllim që edhe niveli qendror edhe niveli lokal të bëhemi bashkë për parandalimin, saktësisht luftimin e dukurisë, për parandalimin e fëmijëve dhe kyqjen e tyre në punë të rënda. Krejt kjo që fëmijët tanë të rriten të shëndosh, fëmijëve tanë t’u krijohet mundësi për edukim, ta shijojnë moshën e fëmijërisë”, tha Reçica.

Me këtë marrëveshje të nënshkruar, ai thotë se do të krijohet një sensibilizim të ri të të gjithë akterëve në vend që të angazhohen bashkërisht, që fëmijët të cilët nuk e kanë moshën për punë, të arsimohen dhe të kenë një fëmijëri sa më të mirë.

Megjithatë, Jashari ka treguar se çfarë duhet bërë për një mbrojtje dhe trajtimin më të mirë të fëmijëve.

“Koordinimi në rend të parë ndër-institucional, sepse është detyrë e shtetit dhe është e drejtë pozitive për të siguruar dhe mbrojtur fëmijët aq më tepër për të promovuar. Në të dy aspektet mendoj që kemi mangësi këto duhet evituar dhe përcjell së bashku me këto standarde ndërkombëtare që i kemi në kushtetutën e vendit. Siç e thashë konventa e fëmijëve, që njëra nga parimet udhërrëfyese e saj është interesi më i mirë i fëmiut”, deklaron Jashari.

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve ishte cilësuar si sfidë për Kosovën edhe në raportet e progresit të Komisionit Evropian. Ndryshe, 1 qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Origjina e kësaj date është nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925, konsulli i përgjithshëm Kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinez të celebronin në festivalin e Anijes së Dragoit.

Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.

Irlandezët referendum për ligjin e divorcit, ju duhen katër vjet për tu ndarë

Periskopi.com Lajme

Populli i Republikës së Irlandës kanë votuar me një shumicë të bindshme votash liberalizimin e ligjeve për divorcin përmes referendumit që u mbajt të premten. Sipas kushtetutës aktuale, ish-bashkëshortët duhet të qëndrojnë të ndarë për katër vjet në mënyrë që të kenë të drejtë të divorcohen.

Sidoqoftë, ky rregull do të hiqet tash e tutje, me ç’rast parlamenti irlandez do të vendosë për periudhën e re kohore për miratimin e divorcit. Divorci është legalizuar në Irlandë për herë të parë në vitin 1995. Vetëm 50.3 për qind e njerëzve kishin votuar në atë kohë për lejimin e divorcit me ligj.

Ne referendumin e së premtes, sipas rezultateve të publikuara nga transmetuesi irlandez, RTE, 82.1 për qind e votuesve e kanë mbështetur ndryshimin e ligjeve për divorcin, ndërsa vetëm 17.9 për qind e tyre kanë qenë kundër këtij ndryshimi.

Secili ndryshim i kushtetutës së Irlandës duhet të mbështetet në shumicën e votave përmes referendumit. Para mbajtjes së këtij referendumi, qeveria dha shenja se periudha dyvjeçare për miratim të divorcit është mjaftueshëm e gjatë.

Irlanda ka mbajtur edhe më parë referendum për çështje të ndryshme sociale, përfshirë ndryshimin e ligjit për abortin dhe legalizimin e martesës mes personave të gjinisë së njëjtë.

Ndryshimin e ligjeve për divorcin e kanë mbështetur të gjitha partitë kryesore të Irlandës, ndërsa është kundërshtuar nga grupet e ndryshme katolike, shkruan “BBC”

 

Veseli: Ligji për Vlerat e Luftës do t’i ndalojë abuzimet me listat e veteranëve

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se shumë shpejt do të miratohet Ligji për Vlerat e Luftës së UÇK-së, ku do të caktohet një datë për të gjithë dëshmorët.

Ai ka thënë se, me anë të këtij ligji, Kosova do të mbrojë dinjitetin e sakrificave të popullit për liri.

Ndërkaq sipas tij, luftëtarëve të vërtetë të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të martirëve, do t’u garantohet me ligj dinjiteti.

Veseli në një postim në Facebook ka shkruar se, dinjiteti i UÇK-së nënkupton edhe që abuzuesit me lista të veteranëve të mos munden që edhe më tutje ta dëmtojnë nderin e luftës sonë për liri dhe buxhetin e shtetit.

“UÇK është vlerë sublime e kombit tonë, prandaj nuk do të lejojmë që emri dhe nderi i saj të njollosen, as nga armiqtë tanë, e as nga profiterët meskinë. Ligji për Vlerat e UÇK-së, po ashtu do ta rregullojë përfundimisht çështjen e Ditës Kombëtare të Dëshmorëve të Lirisë. Gjithashtu edhe themelimin e Muzeut Kombëtar të Luftës Çlirimtare. Gjithmonë krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkrur ai.

 

Ligji i ri parasheh 300 të emëruar politikë më pak se aktualisht në Qeveri

Periskopi.com Lajme

Shpenzimet e shumta në paga, mëditje dhe shërbime të tjera për të emëruarit politik në Qeverinë Haradinaj, pritet të zvogëlohen me Ligjin e ri për Qeverinë. Përveç bartjes ose shuarjes së ministrive, dhe dërgimit në 16 sosh, pritet të ulen nga 500 të emëruar politik nën 200 të tillë.

Zyrtarët e qeverisë presin që kjo të kursej buxhetin. Sipas disa përllogaritjeve, ky ligj pritet të kursej rreth 600 mijë euro. Këtë shifër e mohojnë ata që e kanë bërë ligjin, ndërkohë, nuk japin shifër të saktë.

Në parametrat aktual, sipas parashikimeve fiskale të Ministrisë së Financave në shpenzimeve buxhetore për vitin 2019 janë rreth 1 milion e 561 mijë euro, për paga, mëditje, mallra dhe shërbime për të emëruarit politik.

Sipas kordinatorit nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, ligji i ri për Qeverinë do të jetë lehtësim për buxhetin e shtetit, pasi siç thotë ai, kosto buxhetore e pagesave për të emëruar politike do të ulet.

Ndonëse drafti i ligjit për qeverinë është përgatitur, ende nuk është vendosur se cilat ministri do të shuhen apo shkrihen në dikastere të ministrive të tjera.

“Ligji përveç që e ulë numrin e ministrive dhe të emëruarve politik, duke përfshirë zëvendësministrave, zëvendëskryeministrave, këshilltarët politik, po ashtu ulë koston dhe barrën buxhetore mbi buxhetin e Kosovës… Ministria e Financave planifikimin buxhetor e bën mbi parametrat që i ka tash, jo mbi parametrat që një ligj i caktuar mund të hyj në fuqi. Ajo që unë e siguroj publikun është që ky ligj nuk është barrë shtesë për buxhetin e Kosovës, por në fakt është barrë lehtësuese buxhetore për buxhetin e konsoliduar të Kosovës, që nënkupton nuk do të ketë implikacione financiare, por të kundërtën, do të minimizim të shpenzimeve buxhetore në raport me funksionimin e qeverisë”, u shpreh Tahiri.

Edhe Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të financave, Bedri Hamza, beson se ligji për Qeverinë do të kontribuojë në buxhetin e shtetit. Sipas tij, ulja e numrit të stafit politik nga 500 në 200, pa dyshim se do të ulë edhe shpenzimet buxhetore.

“Deri tani sa janë përafërsisht, ose mund të them lirisht rreth 500 të emëruar politik që me ligjin e ri mos të shihen më shumë se 200 të emëruar, por të jenë nën 200. Vet ulja e këtij numri, padyshim se e ulë koston e shpenzimeve, qoftë në mallra, shërbime, qoftë në paga, apo në kategori të tjera, kështu që në rast se finalizohet ligji ashtu siç është deri më sot duke u punuar një ligj i mirë. Atëherë unë besoj shumë që edhe pse nuk e kemi koston e parë, padyshim që do të kemi ulje të shpenzimeve”, thotë këshilltari Rafuna.

Skeptike për realizimin e këtij ligji shprehet anëtarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

Sipas saj, është pikërisht kjo qeveri që është duke i shkaktuar dëme buxhetit të shtetit me vendimet e saja për rritje të pagave dhe emërimin e shumë zyrtarëve politik.

“ Ligji për Qeverinë është shumë i rëndësishëm, sidomos për situatën çfarë jemi aktualisht me qeverisjen PAN, ku jemi dëshmitar që në mënyrë abuzive kanë keqpërdorur buxhetin e vendit duke emëruar numër enorm të numrit të zëvendësministrave, këshilltarëve, kordinatorëve e kështu me radhë…me këtë qeveri, e cila që prej ardhjes njëra ndër vendimet e para i ka pasur vendimin për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar, nuk është që presim diçka shumë të mirë. Një gjë tjetër është që duhet pasur parasysh është që mos të ndodh si me ligjet e kaluara”, tha deputetja Nagavci.

Por Besnik Tahiri, i cili ka udhëhequr me ekipin për draftim të këtij ligji, shpreh bindjen se ky ligj do të gjejë zbatim brenda mandatit të qeverisë Haradinaj. Përkundër se do të ulen numri i ministrave, ai theksoi se ka pajtueshmëri brenda të gjithëve që të ulet numri i tyre.

Të domosdoshëm e sheh këtë ligj dhe njohësi i çështjeve ekonomike, Muhamet Sadiku, i cili thotë se përveç që do të ketë kursime buxhetore, do të ketë implikime dhe në krijimin e një mjedisi më të favorshëm institucional.

Sipas tij, kjo është një pikënisje që do të thellon procesin e reformave në sektorin e administratës publike dhe sektorin e shërbyesve civil.

“Ky ligj do të ketë implikime në kursimet buxhetore. Do të ketë implikime në krijimin e një mjedisi në të favorshëm institucional për inkurajimin e investimeve të jashtme. Sepse duhem të them që tani për tani investimet e huaja shkojnë në ato vende, ku nuk ka barriera edhe pengesa më të ulëta administrative. Prandaj kjo është një pikënisje që të thellohet procesi në sektorin e administratës publike, në sektorin e shërbyesve civil”, tha ai.

Ligji për Qeverinë pritet të kalojë në Qeveri për votim në fund të muajit maj, ndërsa në dy javët e ardhshme do të dal në konsultim publik.

 

Lulzim Peci: Qeveria të iniciojë ligjin për ndalimin e burkave dhe ferexheve

Periskopi.com Lajme

Ish-ambasadori Lulzim Peci, në një reagim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Qeveria duhet të iniciojë Ligjin për ndalimin e burkave dhe ferexheve – raporton Periskopi.

Peci ka shkruar se një ligj i tillë do të ketë implikime pozitive për sigurinë e qytetarëve të Kosovës.

Shkrimi i plotë i tij:

Qeveria e Kosoves duhet te inicoj ligjin per ndalimin e burkave dhe ferexheve, i cili ne baze te mendimit tim, do te kete implikime pozitive per sigurine e qytetareve tone.

Besimi eshte e drejte elementare dhe e patjetersueshme njerezore, por radikalizmi dhe fanatizmi fetare jane te papranueshem, dhe kjo eshte nje ceshtje vitale sidomos per popullin tone multi-religjioz.

Fundamentalizmi fetare ne Kosove nuk mund te trajtohet vetem permes “konvertimit ideologjik” dhe re-integrimit te personave me bindje te tilla ekstremiste ne shoqeri.

Angazhim ne kete drejtim i Qeverise se Kosoves duhet te jete edhe marrja e masave ligjore ndaj personave qe nuk mund te identifikohen per shkak te mbuleses mbi future, pasi kjo paraqet edhe rrezik per qytetaret dhe sigurine kombetare te vendit tone, dhe ate sidomos ne rast te rrezikut nga sulmet terroriste, kercenimi prej te cilave nuk eshte eliminuar ne terresi.

Toleranca eshte e domosdoshme per eliminimin e ekstremizmit religjioz ne Kosove, por keqperdorimi i saj nga fanatiket dhe radikalistet fetare eshte i pajustifikueshem dhe i papranueshem.

Kete duhet ta kete te qarte Qeveria dhe Kuvendi i Kosoves, te cilet nuk guxojne te qendrojne inert perballe ekstremiznit dhe fanatizmit fetare.

Ambasadori amerikan: Në Kosovë askush s’duhet të jetë mbi ligjin

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, tha se kushtetuta dhe ligjet promovojnë të drejtat e barabarta.

Ai tha se Kosova po hyn në dekadë e dytë pavarësisë dhe ka shumë punë për të bërë.

“Duke përqafuar drejtësinë me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës, vendi siguron të ardhmen, ku askush nuk është mbi ligjin dhe askujt nuk iu mohohet e drejta”,  tha Ambasadori Kosnnet sot në diskutimin në “Forumin FOL Hapur”, e organizuar nga Lëvizja FOL.

Sipas tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përkrahin Kosovën.

“Çdo qytetarë si individ luan rol të promovimin dhe sundimin e ligjit, vendosja e demokracisë ishte rritje e hatashme”, tha ai.

 

 

 

 

Deputeti i AAK’së i pitë dërrasë në Kuvend? – ”Hiqeni policinë prej autostradës, po na tutin”

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK’së, Gani Dreshaj sot gjatë seancës së Kuvendit ka bërë deklarata të çuditshme, po ashtu edhe sjellje, madje dukej si të ishte nën ndikimin e alkoolit, raporton Periskopi.

Ai duke folur për një ligj mbi drejtësinë dhe Kodin Penal, ka thënë se Policia rrugore e Kosovës është e korruptuar. Madje i kërkon ministrit të Brendshëm që t’i largojë patrullat nga autostradat, sepse siç thotë ai, po tuten njerëzit prej tyre.

‘I nderuari ministër i Punëve të Brendshme, kisha dashtë si mik me heqë Policinë rrugore prej autostrade. Se po dalin aty si (huta) po na tutin. Sepse automatikisht kush e ka bërë këtë ligj, e ka bërë për me vjedhë Policia. Nëse të dënon 200 euro, thotë paguaje sot i ke 100 euro. Ti ia jep atij 50, edhe përfundon lënda. Policia rrugore nuk ka përgatije as për interventim pas ndeshjeve. Nuk ka fshisë, s’ka lopatë, shet menë. Por edhe me thirrë nuk vjen me u angazhu. Kam raste konkrete të cilat i kam denoncu por nuk i merr askush paraysh. Unë e di që është mal i mbramë kush e merr postin, e di që të duhet përkrahje e deputetëve. Por sa të jesh në pozitë, hinja sakicë sa të mundesh. Sa të lënë vëllai im, se di…por e ki detyrë dhe përgjegjësi ndaj Popullit. Edhe Policia në rrugë janë të korruptuar. Kam 4 raste me përgjime e incizime që marrin lekë nga qytetarët.

Ndërsa ai ka thënë se se korrupsion ka gjithëandej.

’Ne kemi një kod penal të kombinuar. Nuk ma merr mendja që gjithmonë janë prokurori dhe gjykatësi fajtorë. Ne i kemi mësu edhe avokatëve me ju dhënë lekë…ne e kemi mësu edhe një deputet, por edhe partitë tjera kanë mësuar që edhe gazetarët me i shantazhu, me ju dhënë lekë. Mos të themi që edhe Policia e krimeve të rënda, mu janë direkt të shantazhuara. Nëse gruaja ime e di që unë qeky që jam ,e dhe qeky ka me mbetë… me m’shantazhu s’mundet kërkush për jetë. Harrone atë punë’’

Ai ka bërë krahasime edhe për krimet që kryhen në rrugë dhe gazin lotsjellës që ishte gjuajtur dikur nga opozita në Kuvend.

‘’Nuk ka mundësi që na sot ministrit të Drejtësisë me ia lëshu barrën e 20 viteve përpara. Kodi penal… se unë nuk jam bash djalë për gjynah. Kodi penal ka gabime shumë në krahasim me Kodin Penal të Bashkimit Evropian. Unë mendoj që qëllimi  këtij përmirësimi është me i gjunjëzu këta deputetët që kanë gjuajtë gaz. Nuk mundet me u krahasu me deputetët… se shqyr s’ka vdekë askush e as s’e ka humbë gishtin. Me një njeri që bën në rrugë një krim banal. Por prap se prap, ministrat se kanë fajin. Gabime kemi të përgjithshme dhe ne duhet të përcaktohemi se a do ta kemi kodin penal të BE’së apo të gjithë botës.’’.

‘’Nashta s’kesh në temë, e s’ia qëllova. Por ky është mendimi im. Ishalla ma bëni hallall.’’/PERISKOPI/

? LIVE: Vazhdimi i seancës së Kuvendit

Posted by Periskopi on Monday, 15 April 2019

 

 

Ndryshimet që nxiti në Australi sulmi terrorist në xhami

Periskopi.com Lajme

Sulmi terrorist në xhaminë e qytetit, Christchurch në Zelandë të Re ka sjellë ndryshime në ligje.

Pas reformave në ligjin e armëve që është duke u zhvilluar, tash prite të ndryshohet ligji për krimet e motivuara nga fantazimi.

Qeveria po ashtu ka njoftuar që do ta krijojë një Komision Mbretëror të Hetimeve përse sulmi nuk është identifikuar dhe parandaluar.

Në qendër të këtyre ndryshimeve është gjykimi i kryerësit të sulmit terrorist.

Terroristi që kreu sulmin është duke u mbajtur në paraburgim në burgun më të lartë të Zelandës së Re, Auckland.

Ai ka të drejtën e gjykimit sipas ligjeve. Gjyqi do të mbahet nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë dhe një juri prej 12 vetash.

Në seancën e dyt, vrasësi nuk është paraqitur personalisht por nëpërmjet një lidhje audio-viziuale nga burgu.

Atë janë duke e mbrojtur dy avokatë. Gjykata ka urdhëruar që atij t’i bëhet një raport mjekësor për ta parë nëse ai ka qenë i çmendur ose ka pasur çrregullime mendore. Këto raporte zakonisht kërkohen kur ka akuza serioze.

E vetmja mbrojtje ndaj një akuze për vrasje është vetëmbrojtja nga një sulm. Prandaj, kryerësi i veprës nuk mund ta mbrojë vetën në asnjë mënyrë.

Gjyqi i shpejtë nuk ka gjasa pasi që prokuroria duhet të përpilojë dëshmitë dhe t’ua zbulojë avokatëve mbrojtës.

Seanca e radhës pritet të mbahet në muajin qershor.

Gjykimi do të jetë i hapur për publikun. Terroristi pritet që të dënohet me burgim të përjetshëm./Indeksonline/

Aliu e revoltuar që Kodi Civil s’ka inkorporuar ndryshimin e Ligjit për Familjen

Periskopi.com Lajme

Luljeta Aliu, drejtoreshë e Iniciativës për Drejtësi dhe Barazi “Inject’’ ka reaguar pasi grupi punues i Kodit Civil brenda Ministrisë së Drejtësisë ka refuzuar që të inkoroporojë në Kod Civil ndryshimin e Ligjit për Familjen i cili e siguron qasjen e drejtë në pasurinë e përbashkët të bashkëshortëve.

Aliu  përmes Facebook’ut ka shprehur revoltën e saj, pasi ky ligj veçse ishte aprovuar nga deputetët në Kuvend.

Ajo ka përmendur edhe faktin që grupin punes të Kodit Civil e përbëjnë tre burra.

 

Ja reagimi i plotë:

Jam e irrituar dhe zhgënjyer me refuzimin e grupit punues të Kodit Civil brenda Ministrisë së Drejtësisë që ta inkorporojnë në Kod Civil ndryshimin e Ligjit për Familjen, i cili e siguron qasjen e drejtë në pasurinë e përbashkët të bashkëshortëve. Ky ligj është aprovuar në Kuvend nga përfaqësuesit e sovranit. Ndërsa projekti i Kodit Civil është një ekip prej dy juristëve kosovarë (burra!) dhe një shefi holandez (të cilit nuk i plas fare për Kosovën mbase), të cilët e kanë përvetësuar dhe personalizuar jo vetëm procesin e Kodit Civil, por janë të njohur edhe për tendenca nepotizmi brenda fakultetit të juridikut.

Qytetarët, deputetët vullnetmirë që e votuan ndryshimin e Ligjit për Familjen si një hap progresiv për të mirën e zhvillimit shoqëror dhe sidomos gratë dhe feministet duhet të jenë të REVOLTUAR dhe të mos lejojnë një Kod Civil me tendenca regresiste që të pamundësojë vullnetin qytetar dhe të ligjvënësve të mandatuar ne parlament të gjejë jetësimin e merituar./PERISKOPI/

 

Reçica jep një lajm të mirë për përfituesit e asistencës sociale

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës se do të hiqet kriteri në legjislacionin aktual për Skemën e Ndihmës Sociale sipas së cilit, një familje duhet të ketë një fëmijë nën moshën 5 vjeçare, në mënyrë që të jetë përfituese të asistencës.

“Aktualisht jemi në fazën e hartimit të Koncept-Dokumentit për Skemën e Ndihmës Sociale. Tanimë MPMS ka themeluar Grupin Punues për hartimin e këtij Koncept Dokumenti nga i cili do të rrjedh Ligji i Ri për Skemën e Ndihmës Sociale dhe ky kriter do të eliminohet sikurse edhe shumë kritere tjera që janë diskriminuese”, tha ministri.

Reçica tha se marrë parasysh rekomandimet nga institucionet vendore dhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare se disa prej kritereve të përfshira në legjislacionin aktual për Skemën e Ndihmës Sociale janë diskriminuese, siç është kriteri i moshës 5 vjeç që përjashton shumë familje të varfra nga Skema e Ndihmës Sociale, MPMS gjatë vitit 2018 ka iniciuar disa reforma në fushën e mirëqenies sociale dhe pensioneve, ndërsa gjatë vitit 2019 ka vazhduar me reformimin e Skemës së Ndihmës Sociale.

 

Familjarët e të pagjeturve do të kenë lehtësime me Ligjin e ri

Periskopi.com Lajme

Nëpërmjet një ligji të ri, familjarëve të personave të pagjetur nga koha e luftës në Kosovë, do t’u thjeshtësohen procedurat për marrje të pensionit.

Sipas këshilltarit të Kryeministrit, Jahja Lluka, familjarët e të zhdukurve do të përfitojnë edhe në aspektin shëndetësor dhe në atë të transport rrugor.

Lluka që nuk e tregoi koston financiarë të krejt këtyre ndryshimeve në këtë dokument, deklaroi se të njëjtat janë të përballueshme për kuletën e shtetit.

 

Gjermania ashpërson ligjin për shqiptarët që zihen duke punuar në të zezën

Periskopi.com Lajme

Statistikat vjetore të Entit Doganor flasin për rritje drastike të punës në të zezë në Gjermani. Gjatë një aksioni kapen 11 shqiptarë të trafikuar nga një rrjet i organizuar.

Vitin e kaluar Enti Doganor i Gjermanisë ka kapur më shumë raste shkelje të ligjit të pagës minimale dhe punësimit ilegal, sesa në vitet e mëparshme. Siç del në pah nga statistikat vjetore të këtij enti, ndërsa në vitin 2015 numri i shkeljeve të kapura ishte 1316, në vitin 2018 ai është gati pesëfishuar në 6220, raporton DW.

Në kuadër të luftës kundër punës në të zezë dhe punësimit ilegal janë hapur 111 000 procese gjyqësore për ndjekje penale. Ky është një numër që gjithashtu është rritur në krahasim me vitin 2017 (108 000).

Më shumë kontrolle në të ardhmen

Numri i punëtorëve në të zezë megjithatë është shumë më i madh, por doganave të Gjermanisë u mungojnë kapacitete për ta luftuar si duhet këtë fenomen.

Këtë mangësi politika tani po përpiqet ta rregullojë me një projektligj të ri, të cilin ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, (SPD) e ka kaluar në qeveri dhe tani pret që të miratohet nga Bundestagu. “Ligji i ri hap rrugën për më shumë zbulime të këtij lloji: Ai vë në dispozicion më shumë kontroll dhe rritje të personelit të njësive numrit të stafit të njësisë speciale doganore”, tha Scholz gjatë prezantimit të statistikave vjetore të Entit Doganor, në fillim të javës në Berlin.

Protesta nga sindikatat

Puna në të zezë është një temë edhe e sindikatave gjermane. Lidhja e Sindikatave Gjermane (DGB) ka kërkuar dënime më të rënda për rastet e shkeljes së pagës minimale. “Punëdhënësit që nuk i përmbahen ligjit të mos përfitojnë më nga tenderët e sektorit publik”, është shprehur ndër të tjera kryetari i bordit të DGB-së, Stefan Korzell, në një intervistë për grupin mediatik Funke. Korzell tha se kjo duhet të vlejë edhe për ato raste kur ligji nuk shkelet nga marrësi i tenderit vetë, por nga një sipërmarrës tjetër, që punon për llogari të tij.

Ngjashëm ishte shprehur edhe sindikata industriale e sektorit të ndërtimit, bujqësisë dhe mjedisit, IG Bau. Robert Feiger, shefi i kësaj sindikate, kërkon shtimin e personelit policor në këto njësi.

Numri i policëve doganorë që luftojnë aktualisht punësimin ilegal në të gjithë Gjermaninë është 6700. Në vitin 2017 dëmi që punësimi në të zezë i ka shkaktuar arkës së shtetit duke shmangur pagat shtesë ka shkuar deri në një miliard euro.

Arrestohen shqiptarë

Por edhe kontrollet doganore janë aksione të kushtueshme: Këtë e dëshmoi edhe aksioni fundit që u zhvillua në ishullin Rugen të Detit Baltik të mërkurën (27.03.)

92 policë befasuan punimet për ndërtimin e disa ndërtesave anës detit, në vendin e quajtur Prora. Gjashtë policë kishin edhe qenë me vete dhe, sipas gazetës Ostsee Zeitung, madje policia vuri në përdorim edhe një helikopter për të mbikëqyrur aksionin.

Si pasojë u kapën 11 punëtorë shqiptarë, të cilët jo vetëm që punonin në të zezë, por nuk kishin as leje qëndrimi. Ky aksion u bë në kuadër të hetimeve ndaj tre personave që kishin sjellë nga Shqipëria enkas punëtorë për të punuar në ndërtim. Ata përgjoheshin nga policia qysh nga viti i kaluar.

Krahas kantierit në Prora, pati edhe kontrolle të tjera në Lauterbach, Lussow pranë Stralsundit dhe Hamburg, si dhe u kontrolluan dy banesa në Binz. Dy prej trafikantëve ishin nga Gjermania, i treti nga Maqedonia. Njëri prej tyre u kap gjatë kontrollit të policisë. Njëmbëdhjetë shqiptarët e kapur kanë marrë urdhër të largohen nga Gjermania brenda shtatë ditësh.

Deputetët miratojnë Ligjin për mbylljen e Lojërave të Fatit

Periskopi.com Lajme

Për më shumë se një orë ka zgjatur debati për ndalimin e lojërave të fatit, nga ana e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Pas shumë kundërshtimeve me 60 vota për, abstenime kundër dhe asnjë kundër është miratuar projektligji për mbylljen e lojërave të fatit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se ky projektligj nuk është në përputhje me rezolutën e votuar në Kuvend, derisa rreth paqartësisë për vazhdimin ose jo të punës së Lotarisë së Kosovës, ai kërkoi nga qeveria të sjellë projektligjin e ri për lotarinë.

“Unë e kam analizuar ky projektligji nuk është në përputhje me rezolutën që është votuar në Kuvend, e cila kërkon që Qeveria të nisë procedurat ligjore për mbylljen e gjitha lojërave të fatit, dhe t’i sjellë projektligji për këtë çështje. Projektligji thotë që lejohet Lotaria e Kosovës. Për të thjeshtuar situatën, qeveria të sjellë projektligjin e Lotarisë së Kosovës si institucion publik”, tha Hoti.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, mbështeti projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit, por kërkoi të sqarohet roli i Lotarisë së Kosovës në të ardhmen.

Ajo propozoi një amendament për një nen të veçantë me të cilin i ndalohet Lotarisë së Kosovës të ketë marrëdhënie kontraktuale me subjektet juridiko-private.

“Duke pasur parasysh se Lotaria e Kosovës është subjekt juridiko-publik, ne konsiderojmë që duhet të ekzistojë ky nen i veçantë që i ndalon Lotarisë të ketë marrëdhënie kontraktuale, apo kontrata të veçanta me subjekte juridiko-private”, u shpreh deputetja Nagavci.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, Safete Hardergjonaj, mbështeti projektligjin, derisa kërkoi kujdes te gjetja e modaliteteve për Lotarinë e Kosovës. Mirëpo, për dallim prej saj, deputeti Nait Hasani nga e njëjta parti kërkoi të mos krijohet monopol dhe të mbyllet Lotaria e Kosovës.

“Nëse dëshironi të ktheni sistemin socialist, mund ta ktheni, por vendosja e monopolit për rrethanat politike për demokracinë e sotshme është absurde. Kërkohet që të gjitha lotaritë të ndalet dhe veç Lotaria të funksionojë, tregon monopolin e shtetit mbi shoqëritë aksionare”, tha ai.

Edhe shefi i GP të Nisma-s, Bilall Sherifi, i dha mbështetje në praim projektligjit për mbylljen e lojërave të fatit për dhjetë vjet sikurse është kërkuar nga Qeveria e Kosovës, por shtoi se nëse do të pyetej ai, do të duhej të mbyllej edhe Lotaria e Kosovës.

“Mu me më pyet edhe lotarinë e kisha mbyll, sepse nuk ka ndonjë traditë këtu te ne për lotari”, tha deputeti Sherifi.

Edhe përfaqësuesit e partive tjera parlamentare, PSD, AAK e përkrahën në parim projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit.

 

Zeka: Kurrë s’votoj për mbylljen e kazinove, dem babadem ka ekzistu bixhozi

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka është kategorikisht kundër votimit të Projektligjit i cili mbyll të gjitha Lojërat e Fatit, përpos Llotarisë së Kosovës, raporton Periskopi.

Ai sot në Kuvend tha se vetë kurrë s’do ta votojë këtë ligj, sepse sipas tij dëmtohet buxheti i vendit dhe shuhen mijëra vende pune.

‘’Kur na jemi shtet mazfioz, pse mos me luajt edhe me lojëra të fatit. Pse mos me i dëmtu familjet,punëtorët, ata që kanë paguar për licencë. Pse nuk erdhëm e me thënë se do t’i mbyllim lojërat e fundit si në Shqipëri, me dy vjet afat’, tha Zeka.

Zeka tutje thotë se me këtë Ligj, po përçohet një mesazh i rëndë tek ndërkombëtarët.

‘’Krejt Las Vegasi është me lojëra të faitt. Edhe AKI’në duhet me  mshel se ka ndodh vrasje në kafenë e saj. Ia kemi heq buxhetit 30 milionë euro. E kemi shkatërru buxhetin . Tash kemi me u rrokë kënde kemi me çu në bord të Llotarisë së Kosovës, se tash atje luan parja.Po i çojmë një mesazh të rëndë vendeve perëdimore. Me një rezolutë pse i teket dikujt, ne nxjerrim vendime që mund ta dëmtojnë shtetin’’tha ai.

‘’Kujt po i teket, këtu po vjen me seancë të jashtëzakonshme. Reflekoni, mos votoni një ligj antibiznes, antinjerëzor dhe që lë pa punë. Dem babadek ka ekzistu bixhozi gjithë,  me pasul nër kapuqa. Unë kurrë nuk e votoj një ligj të tillë’’, përfundoi Zeka./PERISKOPI/

 

Kushtetuesja shfuqizon nenin diskriminues të ligjit për Kryqin e Kuq

Periskopi.com Lajme

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shfuqizuar paragrafin 1.7 të nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës, duke e konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën.

Përmes këtij neni, vetëm kompanitë e sigurimeve në Kosovës kanë qenë të obliguara që nga 1 për qind e primit nga shitja e Policave të Sigurimit të ndajnë për Kryqin e Kuq.

Duke e konsideruar si diskriminues, drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës  Sami Mazreku, duke gjetur praktika të njëjta si në Kosovë, ka adresuar ankesat tek institucionet e vendit, e ku Kushtetuesja ka shpallur në tërësi të pranueshme kërkesën, duke e shpallur nenin në fjalë të pavlefshëm.

Në vendimin e gjykatës, i cili sot iu është dërguar drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të  Kosovës thuhet se gjykata vendos ta shpallë paragrafin 1.7 të nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me nenin 24 (Barazia para ligjit), nenin 119 (Parimet e Përgjithshme) si dhe nenin 46 (Mbrojtja e Pronës) të Kushtetutës.

Më tutje në nenin 3 thuhet se gjykata vendos në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës që paragrafi 1.7 i nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës është i pavlefshëm nga dita e hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi.

Drejtori Mazreku thotë se më në fund po korrigjohet një padrejtësi dhe një diskriminim.

“Ligji për Kryqin e Kuq të Kosovës është identik me atë të shtetit të Kroacisë. Falë një angazhimi të madh unë iu kam ofruar dëshmi të bollshme se një praktikë e tillë kohë më parë është cilësuar si antikushtetuese edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kroacisë.  Nga sot përfundimisht kompanitë e sigurimeve do të trajtohen njëjtë si gjithë kompanitë tjera që operojnë në Kosovë”, ka thënë drejtori Mazreku.

 

Kabineti qeveritar mbështet ndryshimin e ligjit për armët në Zelandën e Re

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se kabineti i saj ka mbështetur në parim ndryshimin e ligjit për armët.

Kjo pas sulmit terrorist të ditëve më parë në dy xhami ku mbetën të vrarë 50 persona dhe shumë të tjerë pësuan lëndime, shkruan BBC.

Sulmuesi ka qenë 28 vjeçari australian me identitet, Brenton Tarrant.

Policia ka thënë se ai përdori armë të stilit ushtarak që kanë qenë të modifikuara në atë formë që të jenë më vdekjeprurëse gjatë kryerjes së sulmeve.

Zhvillimet e së premtes ngjallën reagime për reforma në ligjet për përdorimin e armëve, ku vet Ardern tha se kjo shpejt do të ndodhë.

Detajet për këto reforma gjatë një konference për media ajo ka thënë se do të jepen më 25 mars.

 

Mësimdhënësit e arsimit fillor kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Paga

Periskopi.com Lajme

Mësimdhënësit e arsimit fillor të klasave një deri në të pestën kanë bërë një kërkesë në Komisionin parlamentar për arsim, duke kërkuar që të plotësohet dhe ndryshohet Ligji për Paga.

Kërkesën e kanë dorëzuar javën e kaluar, meqë po konsiderojnë se në këtë ligj janë diskriminuar, shkruan sot Koha Ditore.

Mësimdhënësit e këtyre klasave duan që koeficienti i tyre në Ligjin për Paga të barazohet me mësimdhënësit e klasave 6-9. Sipas Ligjit, mësimdhënësit nga klasa e parë deri në të pestën kanë koeficient 2.3, kurse ata në klasat gjashtë deri në të nëntën kanë koeficient 2.45. Diferenca në paga është 35 euro më shumë për këta të fundit.

Iniciuesi i kërkesës për ndryshim të ligjit, Xhavit Lani ka thënë se presin që propozimi i tyre të merret parasysh dhe kjo kategori e mësimdhënësve ta ketë vendin e merituar.

Për koeficientet e mësimdhënësve nga klasa e parë deri në të pestën ai e ka bërë fajtore Sindikatën e arsimit. SBASHK-u, sipas tij, është dashur të angazhohet njëjtë për të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit e jo të bëhen dallime. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

LDK e VV paralajmërojnë protesta nëse nuk rrëzohet Ligji për Dialogun

Periskopi.com Lajme

LDK-ja dhe Vetëvendosja e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Dialogun me arsyen se është në kundërshtim me Kushtetutën.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, si dhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në një konferencë për media ka thënë se nuk e përjashtojnë mundsinë për protesta nëse nuk rrëzohet ky Ligj.

Haxhiu tha se protestat do të bëhen për të parandaluar aventurën e rrezikshme të presidentit Thaçi.

“VV në vazhdimësi ka paralajmëruar që në qoftëse Kuvendi është një vend që nuk po mund të del një dokument, me anë të së cilit ndalet Hashim Thaçi dhe i gjithë projekti i tij i rrezikshëm, ne do t’i marrim të gjitha mjetet që i kemi në dispozicion për të parandaluar këtë aventurë të tij të rrezikshme dhe këtij delegacioni”.
“Nuk i përjashtojmë në asnjë rrethanë protestat dhe kjo do të ishte e mirë nëse bëhet në bashkëpunim me dy partitë opozitare bashkë me qytetarët e Kosovës”.

As Selmani nuk e ka përjashtuar mundësinë e protestave duke thënë se kjo do të ishte e fundit nëse institucionet nuk ndërmarrin masa.

“Ne si LDK jemi të bindur që jemi në funksion të interesave të vendit dhe përpjekja jonë është që kjo të ndodhë përmes instrumenteve kushtetuese dhe demokratike brenda institucioneve”

“Ne konsumojmë çdo gjë që është instrument kushtetues, por nëse këto nuk janë të mjaftueshme ne do të zgjedhim edhe forma të tjera të reagimit përfshirë edhe daljen në rrugë. Ne nuk dëshirojmë që të vijmë në një situatë të tillë, por nëse ky koalicion dhe zgjedhja e këtij presidenti në raport të cenimit të sovranitetit të vendit, normalisht që ne do të shfrytëzojmë edhe të drejtën demokratike për të dalë në rrugë”.