Baraliu: Qeveria e ardhshme duhet ta ketë prioritet ligjin për Referendum

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se Ligji për Referendumin duhet të jetë një ndër prioritetet e Qeverisë së ardhshme ngase, siç thotë ai, ky ligj është obligim kushtetues dhe i domosdoshëm.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online thotë se ky ligj u jep mundësi liberale qytetarëve në radhë të parë me më pak nënshkrime, pra sipas tij, qytetarët vijnë në shprehje që të realizojnë të drejtën e tyre me Referendum që është e drejtë demokratike.

“Ligji për Referendumin është obligim kushtetues. Në Kushtetutë thuhet se e drejta e Referendumit njihet në Kosovë, por kjo e drejtë rregullohet me ligj përkatës. Fatkeqësisht për shkak të mungesës së interesimit dhe vullnetit politik të administratës së UNMIK-ut për arsye të cilat ata i kanë ditur dhe për shkak të mungesës të vullnetit politik të të gjitha qeverisjeve vendore deri më tani nuk kemi një Ligj për Referendumin. Pikërisht për shkak të disa kërkesave dhe vizioneve, pikëpamjeve që ishin në qeverisjen e kaluar pati një kërkesë nga institucionet tona që të përpilohet një Projektligj për Referendumin dhe ajo ka mbetur në sirtarët e Kuvendit sepse edhe ashtu ajo legjislaturë ishte shumë e zvarritshme dhe joefikase”, ka thënë Baraliu.

“Domosdoshmërisht ne duhet të kemi Ligjin për Referendum dhe shtetet të cilat janë serioze në demokraci siç është Zvicra me demokraci të konsoliduar me shekuj për çdo çështje të rëndësishme që qytetarët mendojnë se duhet që të vendoset në mënyrë plebishitare e dërgojnë në Referendum”, ka thënë më tej ai.

Baraliu thotë se Kushtetuta e Kosovës ka mekanizma bllokues dhe plotësim-ndryshimi i saj është i bllokuar ngase pa Lisën Serbe dhe pa vullnetin e minoriteteve nuk mund të bëhet asnjë ndryshim esencial.

“Ne vet gjatë përpilimit të kësaj Kushtetute të cilën shumëkush nga eksponentë të qeverive të gjertanishme sidomos të atyre që kanë qenë në pushtet në kohën e miratimit dhe fuqizimit të kësaj Kushtetute kanë thënë që është Kushtetuta ndër më demokratike, në fakt kjo Kushtetutë jo vetëm që nuk është aq demokratike fatkeqësisht dhe gjithëpërfshirëse, por është edhe stagnative. Ne kemi parë proceset, problemet dhe krizat që na kanë pasuar pas miratimit të kësaj Kushtetute dhe një pjesë e madhe e këtyre krizave është e ndërlidhur pikërisht me dispozitat e kësaj Kushtetute”, ka thënë Baraliu.

“Kjo nënkupton që thjeshtë ndryshimi dhe plotësimi i kësaj Kushtetute është i bllokuar, ka mekanizma bllokues Kushtetuta dhe dispozitat e saj sepse pa Listën Serbe dhe pa vullnetin e minoriteteve nuk mund të bëhet asnjë ndryshim esencial. Pra, ajo që është bllokuese dhe barrierë në këtë Kushtetutë dhe e patejkalueshme dhe shumë e dëmshme, gati e pamundur ta ndryshosh. Do të duhej të kalonte 2/3 e shumicës, pra për çfarëdo ndryshimi duhet të ketë gatishmëri nga 80 deputetët, nga shumica e deputetëve të komuniteteve pakicë”.

Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar në parim ka miratuar Projektligjin për Referendum në nivel të shtetit.

E drejta e Referendumit parashihet edhe me Kushtetutën e Kosovës. Mirëpo, neni 81 i Kushtetutës e ndalon të drejtën e Referendumit për disa ligje me interes vital, siç janë: ligjet që ndryshojnë kufijtë e komunave, themelojnë ose shuajnë komuna, përkufizojnë shtrirjen e pushteteve të komunave dhe pjesëmarrjen e tyre në marrëdhëniet ndërkomunale dhe tejkufitare; ligjet që zbatojnë të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, me përjashtim të atyre të përcaktuara me Kushtetutë; ligjet për përdorimin e gjuhëve; ligjet për zgjedhjet lokale; ligjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore; ligjet për liritë fetare ose për marrëveshjet me komunitetet fetare; ligjet për arsimin; ligjet për përdorimin e simboleve, përfshirë simbolet e komuniteteve dhe për festat publike.

 

Shefja e USAID: Sundimi i ligjit, kusht për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Periskopi.com Intervista

Shefja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Lisa Magno, tha se Prishtina duhet të tregojë përkushtim të vazhdueshëm në sundimin e ligjit për të pasur zhvillim të mirëfilltë ekonomik.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës Magno tha se sundimi i ligjit është një ndër faktorët thelbësor për nxitjen e investimeve në vend.

Zëri i Amerikës: Tashmë janë bërë 20 vjet që kur USAID ndodhet në Kosovë. Cilat janë disa nga arritjet kryesore të misionit tuaj në Kosovë gjatë kësaj kohe?

Lisa Magno: Më lejoni të filloj përgjigjen duke thënë se e gjitha ka të bëjë me partneritetin, suksesi që ne e kemi këtu është rezultat i drejtpërdrejtë i partneritetit në mes të njerëzve të Amerikës dhe atyre të Kosovës. Matësi im për suksesin ose të arriturat do të ishin institucionet të cilat vazhdojnë të jenë të gatshme, të qëndrueshme dhe të afta dhe të cilat vazhdojnë ta bëjnë punën e tyre sipas mandatit që u takon përgjatë viteve, marrëdhënie të cilat vazhdojnë edhe kur USAID nuk është më aty. Pra më lejoni të marr disa shembuj, i pari do të thosha është fondi i Kosovës për garanci kreditore, qasja është gjithmonë problematike posaçërisht për ndërmarrje të vogla e të mesme dhe përmes këtij fondi për të cilin investimi jonë ishte shumë modest dhe përfshin kontribute po ashtu të partnerëve tanë donatorë, ne kemi qenë në gjendje të ofrojmë kredi në vlerë prej 140 milionë dollarësh amerikanë. Një shembull i dytë për të cilin shumë prej shikuesve tuaj me siguri tashmë kanë dëgjuar janë mjedrat.

Me investimin e USAID mjedrat tashmë janë bërë industri masive eksportuese për Kosovën. Para se ne të fillonim ishin vetëm dhjetë hektarë të përkushtuara për mjedrat, kjo është shumëfishuar sepse tani janë 1300 hektarë me mjedra dhe kemi tre mijë fermerë që përfitojnë nga to. Unë ende e kam në mendje udhëtimin tim në qytetin e Podujevës ku ta zëmë shumë gra fermere të cilat ishin dikur të pa puna, tani mbjellin mjedra dhe kanë formuar një lloj koperative ku janë në gjendje të marrin vendime për veten e tyre, të fitojnë të ardhura dhe të ndihmojnë në mirëqenien e familjeve të tyre, posaçërisht fëmijëve të tyre.

Shembulli i fundit që do të jepja është po ashtu në fushën e agrikulturës dhe ka të bëjë me bimët mjekësore dhe aromatike, para se ne të fillonim investimet në këtë fushë ishin vetëm katër apo pesë pika grumbulluese dhe kjo tani është shumëfishuar po ashtu në rreth 50 pika grumbulluese dhe të paktën 12 mijë fermerë po përfitojnë nga mbjellja, tharja dhe eksportimi i këtyre bimëve. Për fund do të thosha se posaçërisht në këtë sektor kemi parë shqiptarët e Kosovës dhe fermerët serbë në Kosovë që punojnë shumë afër dhe bashkërisht sepse kur është biznes i mirë e tëra ka kuptim, pavarësisht se cilës pjesë i takon në kuptimin gjeografik apo se cili është etniteti yt. Pra këto janë disa nga arritjet me të cilat do të thosha jemi më së shumti krenar në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Ku është përqendruar tani puna e USAID-it në Kosovë?

Lisa Magno: Siç ka deklaruar ambasadori Philip Kosnett, përparësitë e misionit tonë në Kosovë janë paqja, drejtësia dhe prosperiteti, dhe më duhet të nënvizoj këtu që njëra pa tjetrën janë pothuajse të pamundura. Shumë njerëz flasin për punën, papunësinë dhe mundësitë për të fituar të ardhura këtu në Kosovë. Por kjo nuk është e mundur nëse nuk ekziston respekti për sundimin e ligjit. Sundimi i ligjit është jashtëzakonisht me rëndësi për investitorët vendorë dhe të huaj për t’i lënë paratë e tyre në Kosovë sepse u nevojitet siguri se kontratat do të bazohen në ligj, kushtet e kontratave do të respektohen.

Prandaj kemi dy projekte që i kemi nisur së fundmi të cilat e përmbushin njëri tjetrin. Njëri është qeverisja ekonomike që siguron se mjedisi biznesor është i përshtatshëm për investime dhe mundësi ekonomike në Kosovë si dhe siguron që mundësitë për korrupsion janë të papërfillshme. Ndërsa pjesa tjetër e kësaj është lansimi i një programi për drejtësinë komerciale, sepse kërkon ekspertizë të specializuar për gjykatat dhe gjykatësit që do të merren me rastet specifike që kanë të bëjnë me bizneset dhe kontratat e tyre.

Një tjetër fushë me rëndësi në të cilën ne kemi filluar të investojmë është rinia, derisa programet tona të mëhershme përfshinin rininë, ajo çka ne duam të bëjmë është të synojmë qëllimisht rininë. Mendoj se është shumë e qartë që Kosova është një vend me popullatë shumë të re, potenciali dhe talenti mund të vërehen këtu prandaj ajo që na duhet është krijimi i mundësive për të rinjtë jo vetëm që të jenë aktiv si qytetarë por të jenë aktiv në ekonomi.

Zëri i Amerikës: Shumica e buxhetit të Kosovës shkon në pagesa e skema sociale, me investime të kufizuara dhe atë në masë të madhe në infrastrukturë. Bazuar në përvojën tuaj çka i ofron zhvillimit të Kosovës një qasje e tillë dhe a mendoni se duhet të ndryshohet?

Lisa Magno: Më lejoni të ju përgjigjem në këtë pyetje duke ju treguar se si ne e shohim zhvillimin dhe se si ne mund ta ndihmojmë Kosovën të ecë përpara në aspektin e zhvillimit. Dy gjërat kryesore që ne shohim, dhe kjo vlen globalisht për misionin tonë, janë aftësia dhe përkushtimi. Aftësia apo siç thash më herët potenciali dhe talenti janë prezentë këtu në Kosovë dhe për mua angazhimi me të rinjtë e Kosovës është posaçërisht inspirues, kështu që për ne, USAID, dhe kolegët tanë donatorë, është një punë e madhe në ndërtimin e aftësive që është bërë për t’u siguruar se institucionet janë të afta për të kryer punët të cilat pritet t’i kryejnë.

Sa i takon tregut të punës ne ofrojmë zhvillim të fuqisë punëtore, më e rëndësishmja ne ndihmojmë në ndërmjetësimin në mes të atyre që kanë nevojë për punonjës, si kompanitë, bizneset private dhe në anën tjetër njerëzve që janë të aftë t’i ofrojnë shërbimet që kërkohen. Sa i takon aftësive pika e fundit që do ta përmendi është se kërkohet baza e duhur legjislative apo ligjore dhe përgjatë 11 vjetëve të pavarësisë së Kosovës mendoj se baza ligjore për sundim të ligjit, baza ligjore për një numër çështjesh kritike si dhe zbatimi i rregullave dhe procedurave janë kryer me sukses.

Ndërsa faktori i dytë që në shumicën e rasteve është faktori më i vështirë është përkushtimi, dhe me këtë nënkuptojmë institucione që në vazhdimësi e zbatojnë ligjin, në vazhdimësi e respektojnë sundimin e ligjit dhe ndjekin rrugët ligjore. Kjo çon në meritokraci duke garantuar që njerëzit e duhur, ata që janë të kualifikuar fitojnë punët, duke zgjeruar mundësitë në sektorin privat ashtu që jo të gjitha punët të koncentrohen në sektorin publik dhe në fund posaçërisht për njerëzit e rinj në Kosovë që janë plot me energji dhe potencial.

Është po ashtu angazhimi i rinisë dhe qytetarëve, ashtu siç themi ne në Shtetet e Bashkuara dhe çdo kund “ne e meritojmë qeverinë që e kemi” prandaj nëse njerëzit nuk angazhohen dhe nëse qeveria nuk dëgjon njerëzit e vet, nuk angazhon votuesit e vet, kjo nuk është formulë për sukses. Prandaj ne mbështesim një numër të organizatave të shoqërisë civile dhe presim të mbështesim edhe më shumë organizata të bazuara në komunitet posaçërisht jashtë Prishtinës.

Zëri i Amerikës: Sa kanë ndikuar investimet e USAID-it në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe cila është shuma e përgjithshme e investuar deri tash?

Lisa Magno: Do të përmend shifrën zyrtare që e kemi të regjistruar dhe që është 900 milionë dollarë që kur USAID është vendosur në Kosovë, por mendoj që kjo nuk është pjesa më e rëndësishme sepse ne gjithmonë themi vlera e ndihmës sonë është aq e mirë sa partneriteti dhe përkushtimi që ne marrim nga bashkëpunëtorët tonë qoftë në qeverisje, shoqëri civile apo komunitete lokale.

Ndoshta për të ilustruar ndikimin ekonomik të ndihmës së USAID-it do të flas vetëm për dy vitet e fundit ku mbështetja jonë posaçërisht në sektorin privat ka krijuar mbi gjashtë mijë vende pune, punësimi është një problem i madh këtu prandaj është me rëndësi që ne të krijojmë apo të ndihmojmë në krijimin e mjedisit dhe rrethanave që prodhojnë punësim, dhe të krijojmë aso vende pune që janë shumë produktive dhe që ofrojnë punësime të mëtutjeshme në të ardhmen.

Pra për këto punë që janë krijuar në dy vitet e fundit po ashtu jam krenare ta përmend që rreth 40 për qind e tyre janë për gratë dhe 41 për qind për rininë. Siç mund ta dini ne kemi po ashtu programin për të drejtat pronësore ku jemi siguruar të vetdijsojmë njerëzit për të drejtat e grave për qasje në prona sepse shpesh herë për të qenë në gjendje të nisni një biznes ose të aplikoni për kredi, posedimi i pronës është një faktor i rëndësishëm. I përmenda mjedrat më herët dhe nga këto gjashtë mijë vende pune, rreth tre mijë e 700 janë në fushën e agrikulturës.

Kemi ndihmuar në gjenerimin e 109 milionë eurove shitje dhe më shumë se gjysma e kësaj shume është në eksporte. Pra shumë nga ajo që ne bëjmë është edhe të ndihmojmë fermerët të dinë më shumë për zbulimet e reja teknologjike, si të arrijnë të eksportojnë, por ajo që është gjithashtu me rëndësi është se si ata të arrijnë standarde ndërkombëtare. Prandaj ne i ndihmojmë fermerët me certifikimet për të cilat ata kanë nevojë dhe jam e lumtur të them se sigurohemi që kur prodhimet të dalin jashtë shtetit aty të shkruhet “E BËRË NË KOSOVË” dhe ky është mbishkrimi që ata e kanë në prodhimet e tyre.

Zëri i Amerikës: Cilat janë planet për të ardhmen, fushat ku do të punoni apo veprimtaritë ku do të përqendroheni?

Lisa Magno: Mendoj se jemi të hapur të punojmë në secilin sektor, në të ardhmen partneriteti ynë do të duhet të vazhdojë të zhvillohet dhe në dy gjëra do të përqendrohemi kryesisht. E para do të jetë llogaridhënia, mendoj se në vitet e fundit kemi bërë mjaftueshëm për të siguruar se ekziston një sistem, disa procedura, ka transparencë në qeverisje. Kemi bërë shumë ta zëmë në prokurimin elektronik, tani të gjitha kontratat qeveritare duhet të publikohen online ashtu që shoqëria civile dhe qytetarët mund t’i shohin ato. Por në pesë vitet e ardhshme derisa ne e zhvillojmë strategjinë tonë të re për vendin do të nënvizojmë llogaridhënien që nënkupton zbatim të vazhdueshëm të ligjit, meritokraci dhe largimi i mundësive për korrupsion.

Po ashtu për qeverinë dhe qytetarët të përkushtohen në zbatimin e reformave pozitive politike që janë vendosur. E dyta do të jetë ofrimi i mundësive dhe këtu u referohem jo vetëm mundësive ekonomike por mundësitë për tu angazhuar si qytetarë të Kosovës. Grupi i të rinjve që ne kemi sot në Kosovë është më i madhi që Kosova ndoshta ka pasur në 11 vjet të pavarësisë së saj, po shohim njerëz të rinj duke diplomuar në universitete, duke kërkuar punën e tyre të parë, duke krijuar familje për herë të parë dhe po ashtu duke votuar për herë të parë.

Duam të sigurohemi se talenti dhe potenciali që janë këtu, të zhvillohen dhe të qëndrojnë këtu ashtu që të mund të kontribuojnë në rritjen dhe të ardhmen e Kosovës. Pika ime fundit në pyetjen tënde do të ishte se derisa partneriteti jonë zhvillohet, ne përfundimisht do të donim ta shihnim Kosovën, edhe qeverinë por edhe qytetarët në udhëheqje. Ne jemi shumë të lumtur që jemi prapa skenës duke mbështetur Kosovën, por duam të shohim zgjidhje që krijohen në partneritet me partnerët tanë në Kosovë si edhe intervenime që ekzekutohen dhe implementohen bashkë me Kosovën, në atë mënyrë që nuk ka rëndësi nëse jemi këtu, apo sa është buxheti jonë, sepse është Kosova ajo që po i prin rrugës për qytetarët e vet.

 

 

Për herë të parë premtohet Ligji për Mitrovicën, Haradinaj: Unë do ta realizoj këtë gjë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë dhe i nominuar i koalicionit AAK-PSD për mandat të ri në krye të Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka premtuar se Mitrovica do të bëhet me ligj të veçantë, sikurse Prishtina dhe Obiliqi.

Këtë premtim ai për herë të parë e ka dhënë në Mitrovicë, në një tubim me qytetarë të këtij qyteti. Haradinaj ka thënë se sikurse Prishtina si kryeqytet e Obiliqi si industri e prodhimit të energjisë, edhe Mitrovica ka specifikat e veta, prandaj meriton ligj.

“Shihni, i ka dy specifika. Specifikë e ka ndjeshmërinë e zhvillimeve të fundit, po i quaj pak më të vështira, të ndishme, tërësinë territoriale dhe 2 a e dini që Obiliqi merr pare direkt për faktin që qymyri që nxirret prej Obiliqit e prodhon energji, pra një përqindje i shkon komunës. Ne mundemi një përqindje të profitit të Trepçës mos me i çu në buxhet nacional, por me i lënë në komunë të Mitrovicës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se dy kandidatët për kryeministër që vijnë nga Mitrovica, Kadri Veseli i PDK-së dhe Vjosa Osmani e LDK-së, nuk kanë menduar asnjëherë që t’ia bëjnë këtë nder qytetit të tyre.

“Dy kandidatë që thonë janë të Mitrovicës, hala nuk iu ka shku mendja me bë një Ligj për Mitrovicën. Edhe çka ju thonë këtu, është kur është mirë PDK-ja, njani, thotë është mirë Mitrovica. Sa ke mirë PDK-ja, shkoi dëm Mitrovica. Qeta mushnu men e merrne vesh, se kështu iu ka dalë. Nëse s’e keni marrë vesh deri tash kur më”, ka pyetur Haradinaj.

Blakaj sulmon Lumezin: Mos fol se u bane gazi i botës, askush nuk po të merr seriozisht ma

Periskopi.com Lajme

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj që u largua për në SHBA ka ironizuar lidhur me deklaratat e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit për korrupsionin.

Përmes një shkrimi në Facebook, Blakaj ka shkruar se Lumezi po tenton që ta vë në lajthitje opinionin publik me këto deklarata.

“Mos e vet se t’kallxon vet” Përseri paska fol Lumezi a…, përseri e ka përmend emrin tim, nuk po besoj!

Sipas Blakajt, Lumezi shqetësohej sa herë që thirrej dikush i profilit të lartë si i dyshuar apo dëshmitar.

“Ani kur thirret në dispozita ligjore dhe përpjeket ti interpretoj ato!!!
POR, një gjë është e saktë në atë ç’farë paska deklaruar, nuk mund ta mohoj! Sa herë thirrën njërëzit e profilit të lartë (se për tjerët nuk po vlejkan dispozitat ligjore, as konsultimet..) qoftë si DESHMITAR apo të DYSHUAR, ai SHQETËSOHËT SHUMË dhe menjëherë të thërret në zyrë,…. sigurohet të të thërras përmes njerëzve të afërt të tij në zyrë ose përmës telefonave të tyre, sigurohët me çdo kusht se duhet shkuar po atë ditë (sepse e ka obligim ti kthej informacionet mënjeherë), sigurohet mirë se kush mund të hyj në zyrë në atë moment kur të therrët, pastaj sigurohet pse dhe në çfarë cilësie është ftuar zyrtari i lartë, mundohet ti arsyetoj veprimet e tyre me imunitet dhe KAPAKU është kur ti kërkon pyetjet se për çfarë konkretishtë do ta pyesesh zyrtarin e lartë shtetërorë lidhur me veprën e caktuar penale, SEPSE thjeshtë “i vjen keq për ta”, e ka dëshirë që të vinë sa me të përgatitur…… e krejtë strategjia i prishet kur nuk i merr ato informacione të cilat i kërkon, e pastaj… fillon e ulurin duke të të kërrcnuar me masa disciplinore…. I kuptushëm reagimi I tij…. sepse e din që duhet dhënë llogari para padrodve të tij, nuk është e lehtë!”, ka shkruar tutje.

“O zotni, largë detyrave dhe përgjegjesive ligjore je, mos fol se u bane gazi i botës, askush nuk po të merr seriozishtë ma, madje as mercenarët tuaj sepse edhe ata e din SHUMË MIRË se sa vlenë, e lerë më opinioni publik”, përfundoi Blakaj.

 

 

Rama: Tahiri, çështje e drejtësisë – Në raport me ligjin përgjegjësia është personale

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se Saimir Tahiri është një çështje e Drejtësisë. I pyetur nga Top Channel, Rama thotë se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo është personale.

Përgjegjësia e forcës politike dhe Qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka problem me ligjin. Në këtë aspekt thotë Rama jemi një shembull i pakonkurrueshëm në historinë e këtyre 30 viteve.

Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri foli sot për dënimin e tij nga gjykata krimeve të rënda duke thënë se do të vazhdojë betejën ligjore duke apeluar vendimin. Por ai quajti presion qëndrimin amerikan. Ambasdada e Shteteve të Bashkuara e quajti dënimin e tij shkurajues në krahasim me akuzat.

Zoti Kryeministër. Si e pritët vendimin e dënimit për shpërdorim detyre të Saimir Tahirit, i vlerësuar nga ana juaj si ministri kampion?

Është një çështje e drejtësisë dhe unë s’kam komentuar e as komentoj dhe s’kam gjë për të thënë.

Kur prokuroria kërkonte arrestimin e Saimir Tahirit më 23 tetor 2017 në mbledhjen e grupit parlamentar deklaruat: “Uroj që të mos e kem pishmanin e jetës time politike gjithçka kam dhënë dhe gjithçka kam marrë nga Saimir Tahiri. ‘Unë e dua Saimirin, por sot, më shumë se Saimirin dua drejtësinë të më tregojë të vërtetën. Drejtësia foli zoti kryeministër. A është tashmë zoti Tahiri pishmani juaj?

Kjo është një çështje e drejtësisë dhe unë s’kam asgjë për të thënë sepse procesi vazhdon.

A keni ju zoti Kryeministër përgjegjësi morale dhe politike për këtë dënim pasi Saimir Tahiri ishte një prej bashkëpunëtorëve dhe një prej ministrave tuaj më të rëndësishëm?

Nuk kam asnjë koment për të bërë sepse është një çështje e drejtësisë. Nga dita e parë deri në ditën e fundit kam qenë dhe mbetem i idesë se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo qoftë është personale, ndërkohë që përgjegjësia e forcës politike apo e Qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka një problem me ligjin. Në këtë aspekt besoj se jemi një shembull i pakonkurrueshëm në historinë e këtyre 30 viteve./top channel/

As pas 12 vitesh, ligji për sigurimet shëndetësore nuk po gjen zbatim

Periskopi.com Lajme

 Ligji për Sigurime Shëndetësore, që u miratua në Kuvendin e Kosovës 12 vite më parë, ende nuk po gjen zbatim.

Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje, Uran Ismaili, shpreson se ky ligj do të fillojë të aplikohet në vitin 2020.

Ndërsa, përfaqësues të Sindikatës së Shëndetësisë janë skeptikë se një gjë e tillë do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Me vite të tëra u premtua, po nuk u realizua. Ligji për Sigurime Shëndetësore mbetet brengë kryesore për shoqërinë kosovare. Faji kryesor për mos zbatimin e tij është mosgatishmëria e partive politike për të përmirësuar jetën e qytetarëve, tha për Radio Kosovën Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës.

Kjo më së miri tregon vizionin politik të të gjitha partive politike që kanë qenë në pushtet, që nuk kanë ditur ta gjejnë rrugën apo thjeshtë nuk kanë dashur ta gjejnë rrugën. Andaj, këtu politika e ka barrën kryesore. Kur e shtojmë edhe faktorin ndërkombëtar, që shpesh vendorët kanë marrë konsulta nga ta, pothuajse kanë qenë të dështuara, sepse ata janë nisur prej politikave të veta. Në përgjithësi kemi dështuar si shoqëri që ta ndërtojmë një sistem shëndetësor e ‘faturën’ për këtë do ta paguajë popullata.

Mirëpo, ministri në detyrë i Shëndetësisë,Uran Ismaili, tha për Radio Kosovën se është dukë u punuar dhe se viti 2020 qytetarët e vendit do t’i gjejë me sigurime shëndetësore.

Jemi në përfundim të sistemit informativ të fondit të sigurimeve shëndetësore. Pra, jemi në përfundim të kontratës. Janë duke u krijuar shërbimet të cilat do të jepen duke u dokumentuar ato në formë elektronike.

Puna të cilën e kemi bërë gjatë këtyre dy viteve do të kurorëzohet me sigurime shëndetësore në vitin 2020.

Dr. Syla tha se drafti final i fondit të sigurimeve shëndetësore është dashur të dorëzohet me 15 gusht 2019, por tani situata politike ka ndryshuar gjithçka. Sipas tij, brenda vitit miliona euro dalin jashtë Kosovës për shërbime shëndetësore nga personat që kërkojnë shërim jashtë vendit.

“Haradinaj ia rriti vetes pagën para se të miratohej ligji për paga”

Periskopi.com Lajme

Sekretarja Organizative e AAK-së është përplasur me analistin Imer Mushkolaj në emsionin Debat plus, rreth çështjes së rritjes së pagave gjatë qeverisjes Haradinaj,  përcjell Periskopi.

Sipas Kadaj-Bujupi rritja e pagave nuk ka ndodhur aksidentalisht, ku një gjë e tillë hedhet poshtë nga Mushkolaj duke ja përmendur se Haradinaj ka bërë ngritje të pagave së pari vetës pastaj njerëzëve të tij  ende pa u miratuar ligji për pagat.

“Rritja e pagave ka ndodhur aksidentalisht. Haradinaj ka rritë pagat para se mu miratu ligji i pagave. Haradinaj ka rritë pagat vetit edhe njerëzve të vetë. Pa e ditë ai ju ka rritë prokurorëve dhe gjykatësëve”ka thënë Mushkolaj, përcjell Periskopi.

Mushkolaj në debat ka përmendur se AAK-së sondazhet nuk po i shndërrohen në vota.

” Sondazhet e AAK-së nuk po përkthehen  në votë”, ka thënë  Mushkolaj

Ndërkaq  sipas Kadaj-Bujupi Haradinaj tani është në” garë që ndoshta ka pas diferencë të madhe në vota me ata njerëz  e sot po shkojnë fytë për fytë me ta”, ka shtuar ajo.

“Haradinaj  sot është në garë që ndoshta ka pas diferencë të madhe në vota  më herët ndërkaq e sot po shkojnë fytë për fytë për vota me ata persona”,ka thënë Kadaj-Bujupi në debat.

Shqipëria ndryshon ligjin anti-duhan, ndalohet pirja edhe në ambientet e mbyllura me xham

Periskopi.com Lajme

Nga kjo e mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i disa ndryshimeve të bëra në ligjin antiduhan në Shqipëri.

Përveçse duhani nuk lejohet të konsumohet në ambiente të mbyllura, tanimë asnjë pronar lokali nuk do të mund të debatojë me inspektorët që kontrollojnë zbatimin e ligjit, pasi është përcaktuar qartë kur konsiderohet ambient i mbyllur.

“Çdo ambient i rrethuar me xham apo plastmas, një metër apo dy metër, quhet i mbyllur”, deklaron Areti Beruka nga Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror në Shqipëri, raporton tch.

Ndryshimet në ligj kanë prekur edhe gjobat pasi ka patur raste kur një lokal pasi merrte gjobë lejonte të konsumohej duhan në ambient të mbyllur madje ka patur raste sipas Berukës ku është gjobitur edhe dhjetë herë. Tanimë, nëse e përsërit, subjektit i hiqet licenca.

“Nëse brenda 3 muajsh e përsërit, gjoba dyfishohet, nëse e përsërit sërish, gjoba trefishohet dhe shkon 18 milionë lekë të vjetra dhe më pas i hiqet licenca”, shtoi Beruka.

Në ambiente të mbyllura nuk do të lejohet më as shisha, nargjila, cigarja elektronike apo cigarja me ngrohje.

Ndërsa u është lënë dy vite kohë bizneseve për të larguar nga tregu cigaret me shije të ndryshme apo paketat me numër të vogël cigaresh pasi sipas tyre ndikon në rritjen e fuqisë blerëse.

IKD: Gjyqtarët shpesh marrin rolin e prokurorëve, veprojnë kundërligjshëm

Periskopi.com Lajme

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Mbyllja e kundërligjshme dhe arbitrare e seancave gjyqësore për publikun në çështjet penale” ku kanë treguar për disa nga veprimet që merren kundërligjshëm në raport me medie e Shoqërinë Civile.

Betim Musliu nga IKD tha se Instituti i Kosovës për Drejtësi në vazhdimësi është duke monitoruar sistemin e drejtësisë në Kosovë ku numri më i madh i seancave janë transparente, por prapë sipas tyre ndodhin veprime të kundërligjshme.

“Ne si KDI nga 2013 monitorojmë sistematikisht sistemin e drejtësisë dhe deri tani kemi pas sfida në qasje të seancave gjyqësore që kanë të bëjnë me sferën penale”, tha Musliu.

“Raporti analizon disa nga rastet konkrete të seancave që janë mbyll kundërligjshëm dhe në mënyrë arbitrare të seancave gjyqësore për publikun në çështjet penale, por në parim në përgjithësi sistemi gjyqësor sa i përket transparencës është transparent pjesa dërrmuese e seancave janë publike dhe të qasshme për gazetarët e publikun”, tha raporton EO.

Musliu tha se ka pasur vendime të kundërligjshme në seanca duke mos lejuar xhirimin me kamerë nga mediet e shoqëria civile.

“Këtë vit gjatë procesit të monitorimit kemi pa që mund të ketë veprime të kundërligjshme dhe me bërë xhirimin e seancës me kamerë kodi nuk e ndalon xhirimin me kamere, përveç gjykatësve qe u pengon”, tha ai.

“Gjykatësi në kundërshtim na ka përjashtuar neve nga seanca për te xhiruar me kamerë”, shtoi Musliu.

Gëzim Shala nga IKD tha se ka pasur raste kur gjyqtarët kanë marrë edhe rolin e prokurorëve.

“Kemi parë raste kur gjyqtarët kanë marr rolin e prokurorit dhe për seancat përgatitore për caktimin e masave të sigurisë”

“Raportimi me iniciale nuk parashihet në asnjë vend si kufizim”

Disa prej rekomandimeve të IKD ishin:

“Gjyqtarët të rishqyrtojnë vendimet e tyre për mbylljen e seancave. Gjyqtarët të trajtohen për të kuptuar drejtë qëllimin për mbajtjen publike të seancave gjyqësore. Vendimet për mbylljen e seancave të jenë të arsyetuara konform kërkesave ligjore dhe standardeve të përcaktuara nga GjEDNj dhe për këtë fushë ata duhet të trajtohen vazhdimisht, pas zhvillimit të trajnimeve KGJK duhet të monitoroj zbatimin e praktikës së GjEDNj-së dhe gjyqtarët që nuk shkojnë në këtë linjë duhet t’i thërrasë në përgjithësi”, thuhet në raportin e publikuar nga IKD.

 

Haradinaj: Kosova ka arritur progres në konsolidimin e sundimit të ligjit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar ushtruesin e detyrës të shefit të EULEX-it, Bernd Thran me të cilin janë pajtuar për intensifikimin e bashkëpunimit për fuqizimin e sistemit të drejtësisë.

Sipas tij, Kosova së bashku me BE-në dhe shtetet aleate, ka arritur progres substancial në konsolidimin e sundimit të ligjit.

”Prita në takim UD shefin e EULEX-it, Bernd Thran, të cilit i urova detyrën e re në krye të misionit të BE-së për sundim të ligjit. Me ushtruesin e detyrës së EULEX-it, si mision i tanishëm këshillëdhënës, shprehëm vullnetin e dyanshëm për intensifikimin e bashkëpunimit për fuqizimin e sistemit të drejtësisë. Kosova, së bashku me BE-në dhe shtetet aleate, ka arritur progres substancial në konsolidimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar ai në Facebook.

 

EPIK: Kosova, vendi i fundit në Ballkan në sundimin e ligjit

Periskopi.com Lajme

Raporti i fundit për Kosovën, dhe vende të tjera të Ballkanit, nga ana e Komisionit Evropian u publikua me 29 maj 2019. Instituti EPIK, përmes një kumtese për media thonë se nga hulumtimi që bënë, ky raport ka dy qëllime; Një të vlerësoj gatishmërinë e vendit për t’u anëtarësuar në BE dhe dy, të vlerësoj progresin e bërë brenda vitit të kaluar.

“Si çdo vit, pas publikimit të raportit, shumica qeverisëse ka zgjedhur disa fjali pozitive për të thënë se raporti ka vlerësuar pozitivisht qeverisjen në Kosovë, ndërsa opozita dhe ata që mendonin ndryshe kanë bërë të kundërtën – i kanë nënvizuar vlerësimet negative që raporti ka bërë për vendin.

Në këtë formë, shoqëria e Kosovës humbi mundësinë që ti qaset diskutimit empirik dhe kokëftoftë rreth një qëllimi i cili na bashkon të gjithëve – rrugëtimi drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në komunikatën e EPIK.

Pikërisht në ketë kontekst, thuhet në komunikatë, kanë zgjedhur që të ndërmarrim hulumtimin e radhës për të dhënë përgjigje në disa pyetjet elementare sa i përket Raportit për Kosovën 2019.

Hulumtim i EPIK:

A mund të gjejmë një mënyre që të matim progresin që është bërë brenda një viti, në procesin integrues të Kosovës?

Ku është bërë progres më i madh, e ku ka pasur ngecje më të mëdha?

A mund të kuantifikojm gjeturat e Raportit?

A mund të krahasojmë Kosovën me vende të tjera të Ballkanit?

A mund të kuptojmë të gjitha detajet teknike të legjislacionit të BE-së, dhe ti prezantojmë ato në një formë sa më të thjeshtë dhe vizuale?

Pas një hulumtimi disa javorë, kemi arritur në nëntë (9) përfundime kyçe:

Në vitin 2019, Kosova është vlerësuar se ka “nivel të kufizuar të përgatitjes për anëtarësim në BE”, me numrin total të pikëve prej 1.8 nga gjithsej 5 pikë të mundshme. Rrjedhimisht, Kosova ishte në vendin e parafundit, duke lënë mbrapa vetëm Bosnjën me 1.6 pikë.

Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë “frontrunners” – me gjithsej 3 pikë.

Shqipëria me 2.4 pikë gjendet në mesin e dy grupeve me 2.4 pikë. Rrjedhimisht, ky rezultat e vendos Shqipërinë në kategorinë e njëjtë me vendet e fundit në Ballkan – Kosovën dhe Bosnjën.

Sa i përket sundimit të ligjit, respektivisht kapitulli 23: gjyqësori dhe të drejtat themelore dhe kapitulli 24: drejtësia, liria dhe siguria, Kosova është vend i fundit në Ballkan sa i përket gatishmërisë për tu anëtarësuar në BE.

Po ashtu, nga aspekti ekonomik Kosova është vend i fundit në Ballkan në kapitullin 8: politikat e konkurrencës dhe kapitullin 19: politikat sociale dhe punësimi.

Kosova e ndan vendin e fundit në Ballkan me Bosnjën në fushat e mjedisit dhe arsimit.

Nga viti 2016, Kosova ka bërë relativisht progres më të madh se sa vende të tjera të Ballkanit drejt marrjes së obligimeve që burojnë nga anëtarësimi në BE. Sidoqoftë, ky progres ishte vetëm 0.2 pikë në shkallë prej 5 pikëve. Ky progres i kufizuar u shënua fal progresit të kufizuar në kapitullin 1: lëvizja e lirë e mallrave, kapitullin 6: e drejta e ndërmarrjeve, kapitullin 15: energjia, kapitullin 16: tatimi dhe kapitullin 32 kontrolli financiar. Ky progres nuk duhet kuptuar si punë e shkëlqyeshme e institucioneve të Kosovës, por punë e dobët e vendeve të tjera në Ballkan – cilat efektivisht kanë pezulluar agjendën reformuese.

Sa i përket progresit në baza vjetore, krahasuar me vitin 2018 Kosova ka shënuar progres të kufizuar në kapitullin 6: e drejta e ndërmarrjeve, kapitullin 25: shkenca dhe hulumtimi, kapitulli 25: arsimi dhe kultura, kapitulli 28: mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit dhe kapitullin 32: kontrolli financiar.

Ndërsa, fushat brenda cilës Kosova ka shënuar regres krahasuar me vitin 2018, janë kapitulli 11: bujqësia dhe zhvillimi rural, kapitulli 17: politikat ekonomike dhe monetare, kapitulli 19: politikat sociale dhe punësimi.

Bashkangjitur gjeni studimin e fundit të Institutit EPIK për Raportin e Vendit 2019.

 

Tahiri pret që ligji për Paga të shkojë në Gjykatë Kushtetuese

Periskopi.com Lajme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka raportuar në Komisionin për Legjislacion lidhur me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues që lidhen me Ligjin e Pagave.

Ministri Tahiri i ka hedhur poshtë deklaratat dhe kritikat se nuk janë plotësuar kërkesat e administratës së sistemit të drejtësisë.

Ai tha se për punëtorët që punojnë në Pallatin e Drejtësisë është zgjidhur problemi i udhëtimit.

“Kjo ka qenë koha e duhur me iu përgjigj ftesës suaj për me pasë çka me diskutu, është e pavërtetë që thoni se nuk janë plotësuar kërkesat e administratës së sistemit të drejtësisë. Njerëzit që punojnë në Pallatin e Drejtësisë e kanë pasur problem udhëtimin sepse nuk ka pasur linja të rregullta për në atë pjesë, një pjesë e madhe e administratës që e shfrytëzojnë transportin urban tashmë e kanë falas udhëtimin deri tek Pallati i Drejtësisë që kap disa pika të linjave që dërgohen në Pallatin e Drejtësisë dhe pas përfundimit të punës kthen prapa”, tha ai.

Tahiri tha se me Ligjin e Ri të Pagave ka rritje, por jo në nivelin që janë kërkuar, sepse sipas tij ka diskriminim të gjyqësorit.

“Këtu ka diskriminim të madh me gjyqësorin, kemi nxjerrë një dispozitë që u siguron të marrin paga si trusti pensional. Ky ligj nuk reflekton pushtetet e barabarta që i garanton Kushtetuta e Kosovës dhe shpresoj se Avokati i Popullit do ta dërgoj tek Gjykata Kushtetuese sepse gjyqësori është diskriminuar me këtë ligj. Pagat nuk janë rritur për shërbimin korrektues siç kemi kërkuar sepse duhet të nivelizohet me Policinë”, tha Tahiri, raporton EO.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

A do t’i mbrojë Ligji i ri fëmijët nga keqtrajtimet dhe punët e rënda në rrugë?

Periskopi.com Lajme

Fatima, është një vajzë 14-vjeçare nga Fushë Kosova e cila çdo ditë nga ora 6 e mëngjesit vjen në Prishtinë ku për 10 orë rresht përpiqet të bëjë punë të ndryshme për të siguruar paratë e nevojshme për veten dhe familjen. Ajo, bashkë me vëllanë dhe një grup fëmijësh të tjerë, pastrojnë xhamat e veturave, mbledhin gjësende metali nëpër rrugë dhe si kundërshpërblim marrin një fitim që arrin deri në 10 euro në ditë. E detyruar të punojë, Fatima ka ndërprerë edhe shkollimin.

“Punoj çdo ditë dhe i fitoj deri në 10 euro në ditë. Në shkollë nuk shkoj, nuk kam mundësi. Edhe unë nuk jam fëmijë, prandaj punoj, unë tash i kam 14 vjet”, thotë Fatima.

Fëmijë si Fatima ka mjaft shumë rrugëve të qyteteve të Kosovës, të cilët punojnë punë nga më të ndryshmet. Këta fëmijë, përbëjnë vetëm një nga kategoritë që nesër mund t’i mbrojë sado pak Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, i miratuar këto ditë në Kuvendin e Kosovës.

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve ka për qëllim të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e dhunës, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e tyre.

Krahas punëve që angazhohen që çon edhe në ndërprerjen e shkollimit, në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare dhe atyre të organizatave joqeveritare, shumë fëmijë vazhdojnë të jenë viktima të dhunës, qoftë në familje, shkolla apo në rrugë. Si pasojë e dhunës në familje, gjatë vitit 2018 është raportuar vdekja e një djaloshi 14-vjeçar.

Derisa në përgjithësi, sipas statistikave të organeve të rendit, si pasojë e dhunës, në vitin 2016, janë evidentuar katër raste, kurse në vitin 2017 pesë raste të vrasjeve të rënda në familje.

Përpos dhunës, fëmijëve u shkelen të drejtat edhe në shumë mënyra të tjera.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mbi dhjetë për qind e fëmijëve në Kosovë janë të përfshirë në punë të rënda, derisa afër shtatë për qind punojnë në kushte të rrezikshme.

Këtë javë, Policia e Kosovës identifikon 58 fëmijë lëmoshë-kërkues nëpër rrugë, prej të cilëve 21 shtetas kosovarë dhe 37 shtetas shqiptarë.

“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative, në veçanti luftën kundër abuzimit me fëmijë, ka përpiluar një plan operativ të emëruar ‘Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit’, i cili plan u implementua në qershor 2019 dhe është zbatuar në gjithë territorin e Kosovës, nga të gjitha njësitë e drejtorisë kompetente policore dhe akterët tjerë relevantë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nisur nga kjo gjendje, Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, i cili ditë më parë u miratua nga Kuvendi i Kosovës, synon të garantojë dhe sigurojë përgjegjësitë e prindërve, familjes, organit të kujdestarisë, shoqërisë dhe të shtetit në kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijës bazuar në interesin më të lartë të fëmijës si dhe ngritjen e sistemit të integruar e funksional të mbrojtjes së fëmijës, për parandalimin dhe përgjigjen efikase ndaj të gjitha formave të dhunës, abuzimit, shfrytëzimit e neglizhimit.

Kështu tha Klevis Vajqari, nga Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, e që bashkë me organizatat anëtare si pjesë e grupit punues për hartimin e Projektligjit për mbrojtjen e fëmijëve, përgjatë pesë vjetëve ka përfaqësuar organizatat për mbrojtjen e fëmijëve dhe ka ofruar ekspertizën dhe mbështetjen e nevojshme me qëllimin të hartimit të një ligji të avancuar, që mbron interesin dhe të drejtat e fëmijëve.

“KOMF në të njëjtën kohë është duke punuar për hartimin e formulës së financimit të shërbimeve sociale dhe krijimit të grantit specifik për shërbime sociale, në mënyrë që të sigurohet minimumi i financimit të shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve. KOMF si pjesë e grupit punues për hartimin e formulës së financimit, do ofrojë mbështetjen e nevojshme për paraqitur nevojat reale dhe për të ndarë buxhetin e adekuat për fëmijët”, tha Vajqari.

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve konsiderohet i mirë, por ngjashëm me shumë ligje tjera, efektet e tij mbeten nën pikëpyetje nëse ai nuk arrin të zbatohet.

Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari, tha për Radion Evropa e Lirë se nga përvoja që kanë, zbatimi i ligjeve në Kosovë është i mangët. Andaj, siç tha Jashari do të nisin monitorimin e këtij ligji, ndonëse afati kohor për zbatimin e tij është njëvjeçar.

“Prej përvojës së deritanishme është vështirë të besohet që edhe ky ligj do të gjejë zbatim, pasi shumica e ligjeve e kanë pasur fatin e moszbatimit të tyre”, tha Jashari.

“Kjo ka qenë edhe vërejtje e jona për Kuvendin e Kosovës. Në anën tjetër, ky ligj përjashtimisht ka lënë një afat kohor prej një viti në mënyrë që institucionet përgjegjëse të nxjerrën aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji dhe mbetet afati kohor, nëse do të përfillen afatet kohore që janë lënë në dispozicion”, theksoi ai.

Jashari thotë se ka shqetësime reale në lidhje me aftësinë e institucioneve për zbatimin e këtij ligji. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve ishte cilësuar si sfidë për Kosovën edhe në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian.

 

Thirrje që punëtorët të pezullojnë punën gjatë vapës së madhe, por mungon Ligji

Periskopi.com Lajme

Për shkak të temperaturave të larta, sindikata e sektorit privat ka dalë me një thirrje që prej orës 11:00 deri në ora 16:00 eventualisht 17:00 të pezullohet puna kur punëtorët ekspozohen në diell sepse është një gjendje e rrezikshme nga temperaturat e larta.

Mirëpo kjo kërkesë mbetet vetëm e tillë sepse nuk është e rregulluar me ligj, andaj që puntorët të pauzojnë varet nga punëdhënësit. E si rezultat i kësaj punëtorët duhet të gjejnë vet ndonjë mënyrë për t’u freskuar gjatë punës kur temperaturës janë të larta.

Kryeinspektori i inspektoriatit të punës, Valon Leci, ka thënë për Klan Kosovën se kjo mund të rregullohet me iniciativen e grupeve të interesit duke shkuar përmes Kuvendit të Kosovës. E për kompanitë private, kjo kërkesë vlerësohet si e drejtë edhe pse mund t’iu shkaktoj telashe në biznes.

Se temperaturat e larta janë të rrezikshme për puntorët e thotë edhe mjeku emergjent Avdush Bajgora.

“Mund të vije deri të kollabimi apo te ndonjë aksident momental si rezultat i temperaturave të larta”, ka thënë Bajgora.

 

 

 

 

 

 

 

A do t’i mbrojë ligji i ri fëmijët nga keqtrajtimet dhe punët e rënda?

Periskopi.com Lajme

Fatima, është një vajzë 14-vjeçare nga Fushë Kosova e cila çdo ditë nga ora 6 e mëngjesit vjen në Prishtinë ku për 10 orë rresht përpiqet të bëjë punë të ndryshme për të siguruar paratë e nevojshme për veten dhe familjen.

Ajo, bashkë me vëllanë dhe një grup fëmijësh të tjerë, pastrojnë xhamat e veturave, mbledhin gjësende metali nëpër rrugë dhe si kundërshpërblim marrin një fitim që arrin deri në 10 euro në ditë. E detyruar të punojë, Fatima ka ndërprerë edhe shkollimin.

“Punoj çdo ditë dhe i fitoj deri në 10 euro në ditë. Në shkollë nuk shkoj, nuk kam mundësi. Edhe unë nuk jam fëmijë, prandaj punoj, unë tash i kam 14 vjet”, thotë Fatima.

Fëmijë si Fatima ka mjaft shumë rrugëve të qyteteve të Kosovës, të cilët punojnë punë nga më të ndryshmet. Këta fëmijë, përbëjnë vetëm një nga kategoritë që nesër mund t’i mbrojë sado pak Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, i miratuar këto ditë në Kuvendin e Kosovës.

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve ka për qëllim të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e dhunës, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e tyre.

Krahas punëve që angazhohen që çon edhe në ndërprerjen e shkollimit, në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare dhe atyre të organizatave joqeveritare, shumë fëmijë vazhdojnë të jenë viktima të dhunës, qoftë në familje, shkolla apo në rrugë. Si pasojë e dhunës në familje, gjatë vitit 2018 është raportuar vdekja e një djaloshi 14-vjeçar.

Derisa në përgjithësi, sipas statistikave të organeve të rendit, si pasojë e dhunës, në vitin 2016, janë evidentuar katër raste, kurse në vitin 2017 pesë raste të vrasjeve të rënda në familje.

Përpos dhunës, fëmijëve u shkelen të drejtat edhe në shumë mënyra të tjera.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mbi dhjetë për qind e fëmijëve në Kosovë janë të përfshirë në punë të rënda, derisa afër shtatë për qind punojnë në kushte të rrezikshme.

Këtë javë, Policia e Kosovës identifikon 58 fëmijë lëmoshë-kërkues nëpër rrugë, prej të cilëve 21 shtetas kosovarë dhe 37 shtetas shqiptarë.

“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative, në veçanti luftën kundër abuzimit me fëmijë, ka përpiluar një plan operativ të emëruar ‘Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit’, i cili plan u implementua në qershor 2019 dhe është zbatuar në gjithë territorin e Kosovës, nga të gjitha njësitë e drejtorisë kompetente policore dhe akterët tjerë relevantë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nisur nga kjo gjendje, Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, i cili ditë më parë u miratua nga Kuvendi i Kosovës, synon të garantojë dhe sigurojë përgjegjësitë e prindërve, familjes, organit të kujdestarisë, shoqërisë dhe të shtetit në kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijës bazuar në interesin më të lartë të fëmijës si dhe ngritjen e sistemit të integruar e funksional të mbrojtjes së fëmijës, për parandalimin dhe përgjigjen efikase ndaj të gjitha formave të dhunës, abuzimit, shfrytëzimit e neglizhimit.

Kështu tha Klevis Vajqari, nga Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, e që bashkë me organizatat anëtare si pjesë e grupit punues për hartimin e Projektligjit për mbrojtjen e fëmijëve, përgjatë pesë vjetëve ka përfaqësuar organizatat për mbrojtjen e fëmijëve dhe ka ofruar ekspertizën dhe mbështetjen e nevojshme me qëllimin të hartimit të një ligji të avancuar, që mbron interesin dhe të drejtat e fëmijëve.

“KOMF në të njëjtën kohë është duke punuar për hartimin e formulës së financimit të shërbimeve sociale dhe krijimit të grantit specifik për shërbime sociale, në mënyrë që të sigurohet minimumi i financimit të shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve. KOMF si pjesë e grupit punues për hartimin e formulës së financimit, do ofrojë mbështetjen e nevojshme për paraqitur nevojat reale dhe për të ndarë buxhetin e adekuat për fëmijët”, tha Vajqari.

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve konsiderohet i mirë, por ngjashëm me shumë ligje tjera, efektet e tij mbeten nën pikëpyetje nëse ai nuk arrin të zbatohet.

Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari, tha për Radion Evropa e Lirë se nga përvoja që kanë, zbatimi i ligjeve në Kosovë është i mangët. Andaj, siç tha Jashari do të nisin monitorimin e këtij ligji, ndonëse afati kohor për zbatimin e tij është njëvjeçar.

“Prej përvojës së deritanishme është vështirë të besohet që edhe ky ligj do të gjejë zbatim, pasi shumica e ligjeve e kanë pasur fatin e moszbatimit të tyre”, tha Jashari.

“Kjo ka qenë edhe vërejtje e jona për Kuvendin e Kosovës. Në anën tjetër, ky ligj përjashtimisht ka lënë një afat kohor prej një viti në mënyrë që institucionet përgjegjëse të nxjerrën aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji dhe mbetet afati kohor, nëse do të përfillen afatet kohore që janë lënë në dispozicion”, theksoi ai.

Jashari thotë se ka shqetësime reale në lidhje me aftësinë e institucioneve për zbatimin e këtij ligji. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve ishte cilësuar si sfidë për Kosovën edhe në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian.

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë kundër ligjit për lojërat e fatit

Periskopi.com Lajme

Lotaria e Kosovës ka bërë të ditur se pas ndalimit të lojërave të fatit me ligjin e miratuar në Kuvend të Kosovës, punëtorët e lotarive do të ndërmarrin veprimin e radhës.

Në njoftimin dërguar mediave bëhet e ditur se të hënën, më 1 korrik nga ora 11:00, punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë para objektit të Qeverisë.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Pas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në Seancën e mbajtur me 28.03.2019 ku janë përfshirë edhe lojërat e lotarisë, Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj. Nga ajo kohë e deri më sot nuk është marrë asnjë iniciativë për hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovë, ashtu siç është premtuar.

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës janë tejet të shqetësuar dhe të indinjuar me këtë neglizhencë të Institucioneve përkatëse për çka pakënaqësinë e tyre do ta shprehin edhe me anë të protestave.

Protesta do të mbahet të hënën me datë 01 korrik 2019 në ora 11:00 para ndërtesës së Qeverisë së  Republikës  së  Kosovës  me  kërkesë  të  miratimit  të  ligjit  për  Lotarinë  e  Kosovës  dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës.

Protesta e paralajmëruar është e para dhe do të vazhdohet të protestohet deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Me ligjin e ri, Qeveria nuk do të ketë më shumë se 15 ministri e 30 zëvendësministra

Periskopi.com Lajme

Republika e Kosovës në të ardhmen nuk do t’i ketë më shumë se pesëmbëdhjetë ministri dhe tridhjetë zëvendësministra në rast se do të miratohet Ligji për qeverinë.

Ky ligj, i cili pritet të aprovohet gjatë këtij viti, parasheh zvogëlim të numrit të ministrave, zëvendësministrave dhe të zëvendëskryeministrave.

Koordinatori nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se Ligji për qeverinë është gati dhe aktualisht janë në konsultime të brendshme.

Ai ka shprehur optimizëm se gjatë këtij viti do të miratohet ky ligj. “Tash po e trajtojmë me juristë dhe profesionistë sanksionimin e numrit të dikastereve qeveritare në kuadër të këtij ligji. Pastaj ligji do të dalë në diskutim publik dhe shumë shpejt besoj do të miratohet në qeveri, pastaj të procedohet në Kuvend. Ligji për qeverinë e përcjell logjikën e modeleve ndërkombëtare të ministrive kryesore”, ka thënë Tahiri.

Ai ka treguar se me Ligjin për qeverinë nuk duhet të ketë më shumë se 15 ministri dhe do të ketë jo më shumë se 30 zëvendësministra.

Sipas Tahirit, nuk do të ketë as zëvendëskryeministra me portofol.

“Do të thotë, kemi bërë një analizë krahasuese të vendeve evropiane që janë të ngjashme me Kosovën dhe kanë dalë nëntë ministri më kryesore dhe jemi duke i organizuar dikasteret në mënyrë që Qeveria e Republikës së Kosovës mos të ketë më shumë se 15 ministri. Me këtë ligj qeveria do të ketë jo më shumë se dy zëvendësministra dhe secili zëvendësministër do ta ketë detyrën e vet të sanksionuar si dhe do të ketë zëvendëskryeministra me portofol, pra nuk do të ketë zëvendëskryeministra pa portofol. Përveç kësaj, në Ligjin për qeverinë i kemi identifikuar të metat përgjatë viteve të cilat i kemi sanksionuar me nene duke e penguar potencialisht keqpërdorimin e detyrës zyrtare e cila do të mund të ndodhte në mungesë të një ligji të saktë. Ndër vite kemi pasur një numër të madh të lëvizjeve sa i përket numrit të ministrive dhe kemi parë se në mungesë të një ligji rregulloret kanë ndryshuar hap pas hapi”, ka thënë Tahiri.

Analistët politikë e mirëpresin miratimin e këtij ligji, por janë skeptikë se mund të implementohet në praktikë.

Politologu Belul Beqaj ka thënë për gazetën “Epoka e re” se një racionalizim i qeverisë është i domosdoshëm.

“S’do mend se një racionalizim i Qeverisë ka qenë i domosdoshëm. Nuk mund të prejudikoj epilogun por, besoj se është krijuar një vetëdije e përgjithshme se kjo çfarë po ndodhë me qeverinë Haradinaj është keqpërdorim flagrant i parasë publike”, ka shprehur Beqaj.

Megjithatë, bazuar në përvojën e deritanishme, ai ka vlerësuar se nuk përjashtohet mundësia që Ligji për qeverinë të mos aprovohet fare.

Nëse veç ndodhë një gjë e tillë, ai ka thënë se kjo tregon se në çfarë niveli është vetëdija jonë politike dhe kombëtare.

“Nuk e përjashtoj edhe këtë, ngase ne jemi popull që jemi në gjendje që me dhjetëra herë t’i përsërisim gabimet e njëjta, por kjo vetëm sa tregon se në cilin nivel është vetëdija politike dhe kombëtare”, ka deklaruar Beqaj.

Mirëpo numri i madh i dikastereve qeveritare, përveç që është kritikuar nga partitë opozitare në vend dhe nga shoqëria civile, ka marrë kritika edhe nga faktori ndërkombëtar.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të opozitës në vazhdimësi gjatë këtyre gati dy vjetëve të qeverisjes kanë vlerësuar se numri i madh i zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave dhe këshilltarëve politikë është bërë për t’i rehatuar militantët e partive politike dhe jo për ta rritur efikasitetin e qeverisjes në shërbim të qytetarëve.

 

​​Bekim Jashari: Ka ardhur koha që të respektohet ligji

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka deklaruar se do të jenë gjithmonë në krah të fuqizimit të biznesit, por jo në mënyrë të jashtëligjshme.

Kjo deklaratë  e Jasharit vie, pas rrënimit të terasës së një biznesi në Skenderaj.

Postimi Jasharit në Facebook:

Ka ardhur koha që të respektohet ligji, pa marrë parasysh individin, biznesin apo veprimtarinë se çfarë është.

Rrënimi i terasës së lokalit “Prima”, për të cilin qeverisja e kaluar kishte lëshuar vendim të jashtëligjshëm, pasi pronari i restaurantit në fjalë ka pas leje të vendos vetëm ceradë-mbulesë për terasë me përmasa të caktuara, por jo edhe të bëjë ndërtim metalik, është bërë duke u zbatuar vendimi i Drejtorisë për Urbanizim dhe Mbrojtje të Ambientit, si dhe mbi parimet e qeverisjes sonë për transparencë të plotë, llogaridhënie dhe sundim të ligjit.

Do të jemi gjithmonë në krah të fuqizimit të biznesit, mirëpo jo në mënyrë të jashtëligjshëm.

Veprimet tona janë dhe do të jenë gjithmonë të mbështetura në ligjet e Kosovës dhe të paanshme.

Të punojmë drejt për ne dhe qytetarët tanë!

“Ndarja e pasurisë së përbashkët: Gjyqësori që shpërfill ligjin”.

Xhorxhina Bami Lajme

Më 9 Gusht 2018, në DokuFest u shfaq dokumentari i prodhuar nga UNMIK, “Jo Pronë e Jotja”, i cili më pas pushtoi mbarë Kosovën. Ky dokumentar, me pjesëmarrjen e grave nga komunitete të ndryshme etnike në Kosovë, tregoi marrëdhënien ndërmjet dhunës në familje dhe të drejtës së pronësisë. Këto gra treguan haptazi dhunën që kishin hasur në jetën e tyre bashkëshortore, por gjithashtu dhunën ekonomike dhe institucionale gjatë procesit të divorcit. Dokumentari zbardhi dritë mbi problemet shoqërore të Kosovës që lindin nga keqinterpretimi dhe mos-zbatimi i ligjit për ndarjen e pasurisë pas divorcit. 

Republika e Kosovës është e pasur me ligje që e konsiderojnë barazinë gjinore prioritet, përfshirë këtu edhe ligjet për të drejtën e pronës. Duke filluar që nga Neni 46 i Kushtetutës: “Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona” dhe Neni 49 i Ligjit të Familjes, ku përmendet që “[P]asurinë e përbashkët bashkëshortore gjatë martesës bashkëshortët e administrojnë dhe e disponojnë bashkërisht dhe me marrëveshje”. Gjithashtu Neni 47 i po këtij ligji përkufizon pasurinë e përbashkët, si të gjitha format e të ardhurave që fitohen pas kurorëzimit. Në rastet kur çifti nuk ka kontratë martesore, parashikohet ndarja e barabartë e pasurisë. Shpesh kur flitet për ekzistencën e këtij ligji, ndarja 50/50 e pasurisë bashkëshortore, lindin shqetësime për keqpërdorim të tij nga gratë për të përfituar nga burrat. Kjo nuk është e vërtetë sepse Nenet 54 dhe 55 të Ligjit për Familjen parashtrojnë edhe njohjen e pasurisë së veçantë, pasuria e secilit para ose veçmas martesës. Gjithashtu ekziston mundësia e kontratës martesore në të cilën bashkëshortët vendosin rreth përqindjes së pasurisë që i takon secilit.

Zonja M. Berisha*, është një nga gratë e cila ka pasur njohuri rreth ekzistencës së kontratave martesore për shkak se punonte në institucione të drejtësisë. Në momentin që martesa e saj nuk po funksiononte si duhet ajo dhe partneri i saj vendosën që të bëjnë një kontratë për të rregulluar ndarjen e pasurisë në rast divorci. Një kontratë e tillë noterizohet dhe i paraqitet gjykatës. Rasti i zonjës Berisha është shumë i veçantë sepse shumica e grave në Kosovë nuk janë në dijeni të kësaj praktike, por edhe nëse janë, tradita Kosovare nuk e pranon një rregullim të tillë martese. Raporti i projektit “Gratë: Agjente për të drejtat pronësore” i Shkurtit 2018, arriti në përfundimin që vetëm 53% e grave kanë njohuri rreth të drejtave të pronësisë, ndërkohë që vetëm 43% e tyre e konsiderojnë pronën e blerë gjatë martesës si pronë të përbashkët bashkëshortore. Mungesa e informacionit keqpërdoret nga institucionet e drejtësisë. Këto institucion e nuk informojnë gratë rreth të drejtave të tyre dhe kërkojnë dokumente që vërtetojnë pasurinë,pavarësisht se 50% u takon atyre automatikisht. Në asnjë ligj të Kosovës nuk kërkohet që bashkëshortët të kenë dokumente që vërteton që pasuria e fituar pas martesës u takon atyre.

Zonja L.* është njëra prej zonjave të cilës i janë shkelur të drejtat nga sistemi i drejtësisë në Kosovë. Ajo tregon që është ndarë para 14 vitesh në një proces gjyqësor divorci që ka zgjatur 2 vite, gjatë të cilave avokatët dhe gjyqtarët nuk e kanë njohur me të drejtat e saj sipas ligjit. Zonja shprehet që “[U]në kam qenë si një hije, nuk kam ditur fare për ligjin apo të drejtat që më takojnë. E kam pasur bindjen që kur je në gjykatë gjithçka shkon drejtë dhe nuk ke pse merakosesh sepse janë ata që vendosin drejtësinë për ty. Faktet treguan të kundërtën”.Gjithashtu zonja dhe ish-bashkëshorti i saj janë thirrur vetëm një herë në gjykatë për ndarjen e pasurisë. Kjo procedurë është shkelje e drejtpërdrejtë e Nenit 5 të Kodit Penal të Kosovës që parashikon Gjykim të drejtë, të paanshëm dhe në afat të arsyeshëm dhe e Nenit 16 të këtij Kodi që detyron gjykatën t’i njoftojë palët për të drejtat e tyre.

Gjithashtu, për shkak të kohëzgjatjes së procesit, ish-bashkëshorti i zonjës L. ka pasur mundësi që të manipulojë me dokumente. Ai e ka kaluar shtëpinë, që kanë blerë së bashku pas martese, nën emrin e një të afërmi. Gjithashtu ka falsifikuar një kontratë qeraje në të cilën një person X ka deklaruar që bashkëshortët kanë qëndruar me qera tek një banesë në pronësi të tij. Zonja L. tregon që ka dëshmitarë për pavërtetësinë e kësaj deklarate. Kjo është një shkelje tjetër e Kodit Penal, më saktë Nenet 398/9, që e dënojnë me burg falsifikimin e dokumenteve. Gjykata nuk ka hulumtuar më gjatë rreth vërtetësisë së dokumenteve dhe ka lejuar më shumë se një individ të kryejë vepër penale gjatë një procesi gjyqësor. Për më tepër, Zonjës L. i është kërkuar që të paraqesë në gjykatë dëshmi që vërtetojnë që prona ishte e saj. Pas divorcit gjykata ka vendosur që kontributi i zonjës, nënë e dy djemve, nëmartesën 8-vjeçareka pasur vlerën 0 Cent. Gjykata ka bërë shkelje sepse zonjës i përkiste 50% e pasurisë pavarësisht ekzistencës së dëshmive në emër të saj.

Situata e zonjës L. është shumë e ngjashme me situatën e shumë grave të tjera, përfshirë edhe zonjën Luljeta Aliu e cila ishte pjesë e dokumentarit “Jo Pronë e Jotja” dhe ka formuluar projektligjin për Ligjin e ri të Familjes i cili tashmë ka hyrë në fuqi dhe e njeh edhe punën e papaguar si kontribut që duhet vlerësuar monetarisht pas ndarjes. Pra ka më pak vend për interpretim rreth ndarjes së përbashkët të pasurisë dhe qartësohet fakti që gratë nuk duhet të vërtetojnë që ju përket 50% e kësaj pasurie, por, të dy bashkëshortët, duhet të vërtetojnë vetëm pasuritë e veçanta.

Rasti i zonjës L. apo i zonjës Luljeta Aliu janë raste konkrete që tregojnë që gjatë procesit të divorceve, ekziston një Efekt Domino i shkeljes së ligjeve. Nuk ndodh vetëmmos-zbatimi iparimit 50/50 tëLigjit të Familjes por shkelje e drejtpërdrejtë e Kodit Penal të Kosovës. Ky është një problem shumë i rëndësishëm shoqëror sepse tregon sa pak zbatohet ligji në Kosovë dhe se sa shumë shkelen të drejtat e qytetarëve edhe nga vetë institucionet që supozohen t’i mbrojnë këto të drejta.

* Zonjat e intervistuara kanë zgjedhur të mbeten anonime për shkak të implikimeve që mund të ketë ky artikull në jetën e tyre private. Zonja L. mund të implikohet sepse është figurë publike.

Ky artikull është përgatitur për pjesëmarrje në ndarjen e çmimit rreth temës “Si bëhet ndarja e pasurisë së përbashkët nga Gjykatat e Kosovës” të organizatës INJECT Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi, përkrahur përmes Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i cili financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe zbatohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.

 

Valdete Daka mohon të jetë shkelur Ligji gjatë rekrutimit në KQZ

Periskopi.com Lajme

Dy pozita të rëndësishme brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë plotësuar së fundmi.

Ajo e zëvendëskryeshefit të Sekretarit dhe ajo e Drejtorit Ekzekutiv të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim.

Për pozitën e parë, në listën e ngushtë kanë qenë 9 kandidatë e për të dytën 6 kandidatë i kanë plotësuar kushtet.

Kandidati Besnik Buzhala, ka dalë më së miri në garën për zëvendëskryeshef, ndërsa Yll Buleshkaj për atë të Drejtorit të ZRPPC-së.

Konkursi për këto pozita ka qenë publik, pavarësisht se dy pozitat janë pozita të larta drejtuese, dhe përkitazi me Ligjin për Shërbimin Civil, për të njëjtat do të duhej fillimisht të kishte konkurs të brendshëm në KQZ.

Një gjë të tillë, e parasheh neni 18 i këtij ligji.

E kontaktuar nga KTV-ja, Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, lidhur me këtë çështje, ka thënë të mos ketë pasur asnjë shkelje.

Për këto pozita, sipas Dakës, që ka qenë kryesuese e panelit përzgjedhës në të dyja rastet, kanë legjislacion sekondar si institucion i pavarur me të cilin përzgjidhen kandidatët për këto pozita.

“Pozitat në fjalë (Kryeshefi i Sekretariatit, zëvendëskryeshefi i Sekretariatit, Drejtori ekzekutiv i ZRPPC-së dhe zëdhënësi i KQZ-së) janë pozita që në bazë të Ligjit për Zgjedhjet, zgjidhen nga Komisioni Qendror Zgjedhor, si institucion i pavarur dhe rekrutimi për to bëhet në bëhen në bazë të udhëzimit administrativ që është nxjerrë nga institucioni ynë, e jo sipas Ligjit për Shërbyesit Civilë”, ka thënë Daka.

Megjithatë, lidhur me pretendimet për këto shkelje në këtë konkurs, janë paralajmëruar ankesa në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyes Civilë.

Zyra për Regjistrimin e Subjekteve, së fundmi ka qenë temë diskutimi, shkaku i propozimeve për ndryshimin e rolit të saj, me projektligjin për Financimin e Partive Politike.