Rreth 70 poetë shqiptarë sot bashkohen në qytetin historik të Prizrenit

Periskopi.com Kulturë

Në kuadër të konkursit letrar “Ibrahim Rugova”, rreth 70 poetë shqiptarë do të takohen në Prizren, shkruan Periskopi.

Ata do të prezentojnë poezitë e tyre kushtuar presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Organizatorët kanë njoftuar se poetët fillimisht do të takohen te Lidhja e Prizrenit, e më pas do të vazhdojnë te SHKA “Agimi”, ku edhe do të shpalosin poezitë e tyre në nivel garues.

Poezitë më të mira, të vlerësuara nga juria, do të shpërblehen me mirënjohje, libra, e ndër ta do të ndahen edhe çmimet “Miku i Presidentit Rugova”. /Periskopi/

 

Partitë shqiptare kërkojnë kthimin e vitit 1878 në emblemën e Prizrenit

Periskopi.com Lajme

Organet komunale të Prizrenit do të bëjnë përpjekje për të gjetur një mënyrë për kthimin e vitit “1878” në emblemën e Komunës.

Kjo çështje është diskutuar të premten në seancën e Kuvendit të Komunës dhe anëtarët e këtij organi janë pajtuar që së pari të krijojnë Komisionin statutar, i cili do të merret me propozimin e ndryshimeve në statutin e Komunës së Prizrenit, përfshirë këtu emblemën e Komunës, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë këtyre diskutimeve është vënë në pah fakti se lidhur me emblemën e Komunës së Prizrenit me vitin 1878 ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, porse sipas tyre kjo padrejtësi duhet të korrigjohet.

Para miratimit të rendit të ditës së mbledhjes së KK-së, këshilltarja e “Vakatit”, Memnuna Ajdini, ka vlerësuar se çështja e emblemës së Komunës së Prizrenit është e kryer, madje me një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe ka shprehur bindjen se nuk duhet të jetë në rend të ditës.

Deklarata për pavarësi e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në revistën britanike të vitit 1880

Revista ndërkombëtare britanike, nëpërmjet korrespondentit të saj në Lindje, Pierre Guerraz, – (Correspondance d’Orient – Constantinople, 14 mai 1880) – trajton çështjen shqiptare, më saktësisht dëshirën e bashkombasve tanë për liri. Shkrimi, i publikuar në gjuhën frënge, vë në dukje fillimisht interesat dhe strategjinë italiane – në konkurrencë me Austrinë e cila kishte marrë asokohe Bosnjen dhe Hercegovinën – për të sunduar trojet shqiptare.

Periskopi.com Lajme

Pavarësisht qëllimeve italiane, revista shkruan se shpallja përfundimtare e pavarësisë  shqiptare nuk mund të shmangej më, sepse dëshira për liri ekzistonte prej kohësh. Madje, ajo shkruan se Lidhja Shqiptare (Bëhet fjalë për Lidhjen e Prizrenit, megjithëse revista nuk e citon) kishte vendosur të mos lëshonte qoftë edhe një pjesë të vogël toke Malit të Zi.

Gjithashtu, Lidhja kishte marrë vendimin të punësonte vetëm shqiptarë në funksionet administrative dhe juridike. Si arsye, ajo kishte pushuar katër funksionarë të lartë turq, të cilët ia dërgoi Muktar Pashës. Ky i fundit nuk guxoi të ndërhyjë në favor të bashkombasve të tij dhe si rrjedhim i riatdhesoi.

Në vijim të këtyre veprimeve për pavarësi, Shqiptarët publikuan thirrjen patriotike, e cila nuk lë asnjë dyshim mbi qëllimet  e mëparshme për liri :

«Shqiptarë! Evropa ka krijuar një principatë për Bullgarët. Bonsja dhe Hercegovina i janë dorëzuar Austrisë. Serbia dhe Mali i Zi kanë fituar pavarësinë dhe disa territore më shumë, ndërsa Rumelia autonominë; po ne, çfarë kemi marrë ? Ne, Shqiptarët, ne nuk jemi imigrantë, por banorët e hershëm të këtij vendi; ne kemi qenë të lirë e të pavarur disa shekuj më parë dhe ne mund të pretendojmë me plot fjalën të drejtën për të krijuar një Shtet. Thesalia, Epiri, Shqipëria aktuale, ja pra trashëgimia e kombit shiptar, i cili numëron tri milion shpirtra. Atdheu ynë duhet të jetë i lirë, i pavarur dhe i qeverisur nga një princ i zgjedhur nga ne. Pra, këtë duam ne, ose në të kundërt vdekjen. Duhet të marrë fund kjo ekzistencë e turpshme.»/ bota