VV tregon se çka ndodhi më Xhelal Sveçlën

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ka sqaruar se zëvendësministri Xhelal Sveçla nuk është sulmuar sot nga askush, por, që kanë deklaruar se ai ka qenë prezent gjatë një konflikti në një kafene në Prishtinë, ku edhe ka reaguar duke thirrur policinë.

Pak minuta më parë në media është raportuar se është sulmuar në një kafene në Prishtinë, zëvendësministri i parë i MPB-së, Xhelal Sveçla.

Mirëpo, këtë lajm e kanë mohuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Zyra për media e LV-së thanë se Sveçla kishte qenë i pranishëm kur një lypsar në Prishtinë po sulmohej nga një person i rritur, e se ai ka reaguar duke tentuar që t’i ndajë.

“Ka qenë i pranishëm kur ka ndodhë konflikti në mes të një të rrituri dhe një lypsari që atë moment ka qenë duke kërku para, një person ka provuar që të sulmojë të miturin dhe z.Sveçla ka reaguar duke e thirrur policinë”, ka thënë për Express, zëdhënësi i LV-së Arlind Manxhuka.

Rasti ka ndodhur në një kafiteri në vendin e njohur si “Te Qafa” në Prishtinë.

Nga Lëvizja Vetëvendosje në Shpurdhja e Pavendosur: Momenti historik kur Pushteti e kapë Albin Kurtin (Foto)

Periskopi.com Lajme

Albin Kurti nga sot nuk do të duhej të ishte kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Por, Vetëvendosje nuk ekziston si organizim partiak i dikurshëm, dhe jo vetëm statuti që u hoq e që i kërkonte dorëheqje.

I ndodhur në një platformë para një tepihu të kuq krah Behgjet Pacollit, ai qëndroi gatitu para flamurit të Kosovës, që po valëvitej më krenar se kurrë nga puhiza e mëngjesit. Garda ceremoniale në anën tjetër, me aletet muzikore të nevojshme, po intononte himnin e Kosovës që buçiste më krenar se kurrë.

Kurti dukej i krehur e i gatshëm për të pranuar detyrën. Në jakën e tij mungonte flamuri i Republikës së Shqipërisë – qoftë ai i vendosur nga znj.Ganimete Musliu dje, qoftë flamuri i vogël personal. Kurti po merrte detyrën jo si një politikan radikal që mësynte prishjen e rendit kushtetues dhe bashkimin kombëtar por si një kosovar të vërtetë.

Ai bëri shenjë përkuljeje më pas ndaj gardës së Forcave të Kosovës, për të cilat ka premtuar para zgjedhjeve një herë 600 milionë euro për katër vjet, e më pas 400 milionë. Sidoqoftë, një rritje domethënëse që do të lehtësonte dukshëm transformimin në ushtri.

Përveç kësaj, ai premtoi dje një shërbim të detyrueshëm ushtarak tremujor nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

Më pas, Kurti me qëndrimin serioz e çehre paksa të ngrysur u drejtua për në objektin e Qeverisë së Kosovës ku pranoi detyrën e kryeministrit.

Pyetja që vlen të shtrohet është: e mori Kurti pushtetin, apo pushteti e mori Kurtin? Kjo sepse, të gjitha qëndrimet për të cilat angazhohej dikur nuk qëndrojnë më. Lëvizja Vetëvendosje ishte vetëm lëvizje por jo vetëvendosje. Bile, as lëvizje jo: shpurdhje e pavendosur.

Lëvizja Vetëvendosje u bë Shpurdhja e Pavendosur.

Na mbetet të shpresojmë që kjo qeveri do të jetë e përgjegjshme!

*Shpurdhje: jokal. Lëviz tutje-tëhu, nuk rri rehat; vet. veta III përpëlitet, përplaset andej-këtej (zakonisht për shpendët kur theren).

Deputetët e rinj të VV-së që do të zënë vendet e ministrave

Periskopi.com Lajme

Me zgjedhjen e ekzekutivit të ri, pritet që edhe Kuvendi i Kosovës të pësojë ndryshime në përbërjen e saj, kjo pasi disa deputetë do të marrin poste në ekzekutiv.

Deputetët e LVV-së të cilët pritet sot të emërohen ministra janë: Albulena Haxhiu, Arben Vitia, Haki Abazi, e Glauk Konjufca i cili do të jap dorëheqje dhe pritet të zë një vend në qeveri.

Kështu vendet e tyre do të plotësohen në Kuvend të Kosovës.

Këta emra duhet të zëvendësohen me ulëset e LVV-së nga ata që kanë më së shumti vota në listën zgjedhore, por që nuk kanë arritur të bëhen deputetë.

Emrat e deputetëve të rinj priten të jenë këta: Enver Haliti, Alban Hyseni, Arta Bajralija, dhe Tinka Kurti.

Ministria e Punëve të Jashtme do të jetë Glauk Konjufca, Ministria e Drejtësisë do të drejtohet nga Albulena Haxhiu, Ministria e Financave – Besnik Bislimi, Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari, Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia dhe Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Këta pritet të jenë pesë deputetët e rinj të Vetëvendosjes

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ka lidhur marrëveshje me LDK’në dhe nesër pritet të dalin para Kuvendit ku do të propozojnë mandatarin e tyre për kryeministër, Albin Kurtin.

Kurti do të propozojë Qeverinë e re dhe i duhet një shumicë e thjeshtë e votave që të fillojë punën.

Edhe pse LDK nuk ka propozuar ende emrat e ministrave, Kurti e kishte bërë këtë në një video mesazh para një muaji. Dhe në bazë të kësaj pritet që emrat e ministrave të jenë: Albulena Haxhiu, Rozeta Hajdari, Arben Vitia, Blerim Reka. Ndërkohë nga këta persona vetëm Rozeta Hajdari nuk ka qenë në listën zgjedhore të VV’së. Ndërkohë Haki Abazi është propozuar për zv.ministër dhe këlshtu duhet të lëshojë postin e deputetit. Po ashtu, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, do të jepë dorëheqje dhe pritet të zë një vend në qeveri.

Kështu, këta pesë emra duhet të zëvendësohet në ulëset e VV’së nga ata që kanë më së shumti vota në listën zgjedhore të VV’së, por që nuk kanë arritur të bëhen deputetë.

Emrat e deputetëve të rinj priten të jenë këta:

ENVER HALITI M 7 777

ALBAN HYSENI M 7 767

ARTA BAJRALIJA F 7 674

TINKA KURTI F 7 655

FITIM HAZIRI M 7 542

Gjithsesi, kjo listë nuk është përfundimtare pasi që ende nuk janë propozuar emrat e zëvendës ministrave.

Vdes aktivisti i Vetëvendosjes

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë Hysni Hyseni, aktivist i kësaj partie nga Komuna e Prizrenit.

Bëhet e ditur se i ndjeri  kishte qenë i sëmurë kohëve të fundit, ndërsa ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë përmes Facebook-ut, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Hysni Hyseni (Doda)/Na la shumë herët, na la shumë papritur, na la zemërthyer… Ti ishe vetëmohimi, ti ishe frymëzimi, ti ishe guximi!
I drejtë dhe vazhdove drejtë! Kurrë nuk u ndale, edhe kur të lënduan dhe të plagosën rëndë, besove dhe veprove! Ti ishe shembull i babait, burrit, vëllaut, qytetarit, aktivistit, shokut… Do të kujtojmë gjithmonë bujarinë, guximin, atdhedashurinë … vullnetin për mirësi. I lehtë qoftë dheu i Kosovës vëlla Hysni, Zoti të mëshiroftë”, ka shkruar ai.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00 në Prizren.

Hysni Hyseni kishte qenë i plagosur në protestat e Lëvizjes Vetëvendosje të shkurtit të vitit 2007.

Ftesa për Kuintin: Vetëvendosje injoroi LDK-në

Periskopi.com Lajme

Vetëm Lëvizja Vetëvendosje u ka dërguar ftesa ambasadave të vendeve të Kuintit në Kosovë, përkatësisht ambasadës së SHBA-së, Anglisë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Zyrës së Bashkimit Evropian.

Në këtë ftesë mësohet se mungon logoja e LDK-së dhe sigla e liderit të saj, Isa Mustafa, raporton IndeksOnline.

Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, dje përmes një prononcimi publik theksoi se ka qenë kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosjes që në takimin e sotëm midis dy partive të marrin pjesë edhe ambasadorët e Kuintit.

“Ka qenë kërkesë e Vetëvendosjes përfshirja e ambasadorëve”, ka thënë Veliu.

Ftesa e njëanshme e Kurtit, ku ambasadorët e Kuintit ftohen edhe në emër të LDK-së, është marrë me rezerva fillimisht nga stafi i tyre, të cilat tashmë janë duke e harmonizuar edhe qëndrimin lidhur me këtë çështje.

Ndonëse më herët shumica e tyre kishin deklaruar se nuk përzihen në çështje të brendshme, megjithatë vetë pjesëmarrja e ambasadorëve në takimin e sotëm është përzierje direkte

 

Edhe votuesit besnikë të VV-së dalin kundër: Pranojeni propozimin e LDK-së, ose kurrë më s’iu votojmë

Periskopi.com Lajme

Reagimet e qytetarëve të vendit për reagimin e mbrëmshëm të Lëvizjes Vetëvendosje pas takimit të fundit me LDK-në ku u kërkua prania e ambasadorëve të Quintit kanë qenë të shumta dhe aspak të mira për këtë parti politike.

“Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së. – shkruante Vetëvendosje.

Kjo parti politike tashmë ka shkelur edhe një tjetër qëndrim të dikurshëm, sipas së cilit ndërhyrjet e ndërkombëtarëve nga jashtë e pamundësonin vullnetit qytetar. Lideri i kësaj partie e akuzonte Hashim Thaçin për një gjë të tillë, që tashmë haptas po e kërkon edhe vetë:

“Hashim Thaçit i intereson se kjo ndërhyrje të jetë prej ndërkombëtareve, prej ambasadorëve, prej të huajve për kompromis. Ai nuk po thotë më se i ka numrat, por po kërkon qeveri gjithëpërfshirëse. Neve na intereson që ndërhyrjen jashtë parlamentare ta bëjnë qytetarët”, kishte deklaruar Kurti.

Por, tashmë as votuesit e Vetëvendosjes nuk po mashtrohen kollaj nga këto ndryshime të kohëpaskohshme qëndrimesh.

“Nuk ju kane votu asnjeren prej jush ambasadoret e Quint-it e BE-ja po na qytetaret e Kosoves. Mos na hupni kohe me, shkoni me zgjedhje e na qytetaret e bejme qeverine me votat tona, se na keni lodhe.” – shkruan A.B, një komentuese në profilin e Vetëvendosjes në Facebook.

Ndërkohë që një tjetër, me emrin Mërgimi, ka rrëfyer se si ka votuar këtë parti politike në tri palë zgjedhje rresht, dhe se kërkonte prej saj ta pranonte propozimin e LDK-së që posti i parlamentarit t’i takonte LDK-së dhe nga 5 ministri për njëra-tjetrën.

“Lëvizja duhet t’ja jep kryeparlamentarin Ldk-se, per mijera arsye, konsideroj dy kryesoret: konkretizimi i besimit te gjithe neve votuesve te Levizjes, ne krijimin e institucioneve, e mos humbja e fitores nga tavolina dhe arsyeja tjeter, eshte serioziteti i premtuar gjate tere ekzistimit te LVV. Per ndryshe une kurr më nuk do t’ju votoj ju dhe askend tjeter, po me vjen shume keq.” – shkruan ai në një koment që i ka marrë 119 pëlqime deri tash. /Periskopi

E thotë Kushtetuta: Nëse Vetëvendosje nuk arrin ta bëj Qeverinë, atë mund ta bëjnë të tjerët

Periskopi.com Lajme

Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë Kurti nuk merr shumicën e votave të nevojshme në Kuvendin e Kosovës, pas 15 ditësh afati kushtetues, Presidenti i Republikës së Kosovës, sipas së njëjtës procedurë e emëron kandidatin tjetër, por këtë radhë me afat kushtetues vetëm 10 ditor.

Këtë procedurë e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe e shtjellon vendimi i Gjykatës Kushtetuese KO113/14, dt. 1 korrik 2014, ku presidenti mund të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë dy herë.

Hera e parë është vetë shpjeguese dhe e saktësuar me Kushtetutë dhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku presidenti i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër të nominuar nga partia politike ose nga koalicioni që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvend dhe nuk ka diskrecion të refuzojë caktimin e këtij kandidati të propozuar për kryeministër.

Por, nëse kandidati i parë nuk i merr votat e mjaftueshme, atëherë presidenti e ka në diskrecionin e tij të emërojë kandidatin tjetër për kryeministër.

Pra, në rast të dështimit të mandatarit të parë, që rrjedh nga fituesi nominal i zgjedhjeve, atëherë presidentit i takon sipas Kushtetutës ta mandatojë një kandidat tjetër, që mund të jetë nga cilado parti që ka kaluar pragun prej 5% në zgjedhjet parlamentare.

Vlen të theksohet se Gjykata Kushtetuese nuk përjashton që presidenti të vendosë t’i japë partisë ose koalicionit të parë mundësinë të propozojë edhe kandidatin e dytë për kryeministër.

Në parim, në fazën e dytë, rreth caktimit të mandatarit, barra kryesore i bie presidentit, sepse ai gjatë këtij procesi duhet të objektivitet dhe të jetë faktor neutral në këtë garë.

Për të kuptuar më mirë “diskrecionin”, Gjykata Kushtetuese ka vënë në dijeni disa elemente që përbëjnë këtë “diskrecion” në interpretimin e Nenit 95, paragrafin 4 të Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese thotë se ky nen “…qëndron i heshtur në pyetjen se cila parti ose cili koalicion e propozon kandidatin e ri për kryeministër. Sipas këndvështrimit të Gjykatës, është në diskrecionin e Presidentit të Republikës që, pas konsultimeve me partitë dhe me koalicionet, të vendosë se cilës parti ose cilit koalicion do t’i jepet mandati për të propozuar kandidatin tjetër për kryeministër”.

 Në kuptimin e pushtetit diskrecionar në një vendimmarrje, ai ushtrohet në mënyrë kushtetuese nëse nuk tejkalon kufijtë e përcaktuar në Kushtetutë dhe nuk është në kundërshtim me normat e gjithë pranuara juridike, si dhe nëse nuk shkel parimet themelore të drejtësisë apo arsyes njerëzore.

Por, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese kuptohet në katër kategori kryesore:

1.Nuk duhet të përjashtohet që Presidenti i Republikës mund të vendosë t’i japë të njëjtës parti ose koalicion edhe një rast për të propozuar kandidatin tjetër, që mund të jetë i suksesshëm në formimin e Qeverisë së re, duke marrë votat e nevojshme në Kuvend.

2.Gjykata Kushtetuese konsideron se Presidenti i Republikës duhet të vlerësojë se cila është gjasa më e madhe që një parti politike ose koalicion të propozojë kandidatin për kryeministër, i cili do të marrë votat e nevojshme në Kuvend për formimin e Qeverisë së re.

3.Gjykata rithekson se neni 95, paragrafi 4, i Kushtetutës kërkon që të ketë një kandidat tjetër për kryeministër, por e lë të hapur çështjen se cilës parti ose cilit koalicion do t’i jepet mandati për të propozuar kandidatin për kryeministër.

4.Pasi që, sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës përfaqëson shtetin dhe unitetin e popullit, është përgjegjësi e presidentit të ruajë stabilitetin e vendit dhe të gjejë kritere mbizotëruese për formimin e qeverisë së re, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet.

 Në herën e dytë të gjitha partitë ose koalicionet (parazgjedhore) të përfaqësuara në Kuvend do të jenë të barabarta para presidentit, që ta bindin atë se i kanë gjasat më të mëdha për të formuar Qeverinë.

Gjasat më të mëdha do të mund të përcaktoheshin sipas kritereve mbizotëruese të cilat do ta ruanin stabilitetin e vendit dhe do të shmangnin zgjedhjet.

PDK thotë se Vetëvendosja frymëzoi grupin terrorist “Syri i Popullit”, kërkon që të distancohet

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga përfshirja në organizatën “Syri i Popullit”, pasi siç thotë PDK, LVV  e formoi atë.

Përmes një reagimi, thotë se dënimi i organizatës terroriste “Syri Popullit” është një lajm i mirë për qytetarët, drejtësinë dhe sigurinë në Kosovë.

“Institucionet e Kosovës dëshmuan edhe njëherë fuqinë dhe profesionalizmin për të parandaluar, kapur dhe dënuar një grup të terroristëve të cilët kishin ndërmarrë një tentim vrasje dhe po planifikonin të vrisnin kundërshtarët politikë ku në listat e tyre të ekzekutimit figuronin udhëheqës shtetërorë, figura të partive politike dhe personalitete publike”, thuhet në reagim.

Partia Demokratike e Kosovës, shkruan tutje, “dënon fuqishëm përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje e cila me qëllime dashakeqëse krijoi, frymëzoi dhe shtyri këtë grup terrorist për të eliminuar kundërshtarët politikë”.

“PDK kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga ky grup terrorist”, thuhet në fund të reagimit të Partisë Demokratike të Kosovës./Periskopi/

 

 

A do të jap dorëheqje nesër Glauk Konjufca?

Periskopi.com Lajme

Teksa bisedimet e koalicionit midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të bllokuara që nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit për postin e Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, LVV duket se do të bëjë një lëvizje nga pozicioni i saj i mëparshëm në presion ndaj LDK për të nënshkruar marrëveshjen e koalicionit më LVV.

Burimet tregojnë se Glauk Konjurca ka njoftuar Albin Kurtin dhe organet e LVV-së, se ai do të japë dorëheqje nga posti i Kryetarit të Kuvendit për të hapur rrugën për nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit me LDK-në.

Edhe pse kjo është kundërshtuar më herët nga LVV, ata kanë rënë dakord në këmbim të ofrimit të Kryetarit të Parlamentit, të kërkojnë nga LDK të heqë dorë nga kërkesa e saj për postin e Presidentit të vendit që do të merrej nga LDK.

LVV nuk pajtohet të ndërrojë postet dhe konsideron se vetëm një i post përket LDK-së dhe jo të dyja siç kërkon. Gjithashtu LVV do të kërkojë që Ministria e Brendshme ose Zëvendëskryetari i Kuvendit t’i jepet LVV në kompensim të dorëheqjes së Konjufcës, përcjell Indeksonline.

Burimet thonë se Glauk Konjufca do të ofrojë dorëheqjen e tij pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit nesër, të cilën ai e ka thirrur në ora 11, ku edhe do të deklarohet për mediat.

Me dorëheqjen e Konjufcës, presioni do të jetë ndaj LDK-së për të bërë një kompromis për të arritur koalicionin e shpresës siç kanë premtuar të dy palët ndaj elektoratit. LDK do të testohet me këtë nëse synon të qeverisë Kosovën dhe të ndërmarrë reformat që ata kanë premtuar, ose gjithçka ka të bëjë me betejën për ndarjen e pozitave publike. Dorëheqja e Konjufcës do ta vendos LDK-në në këtë pozicion të vështirë, të konfirmoj apo jo koalicionin.

Vetëvendosje fajësohet për mosformimin e Qeverisë 

Periskopi.com Lajme

Gati dy muaj pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur që të merren vesh për koalicion qeverisës. Madje zyrtarë të këtyre dy partive këtë javë kanë ashpërsuar komunikimet me njëri-tjetrin duke drejtuar akuza dhe kundër akuza për dështimin eventual të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Tërë këtë zvarritje të procesit për krijimin e Qeverisë, shef i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, fajin ia hedh Lëvizjes Vetëvendosje.

Haradinaj ka thënë se e tërë kjo tingëllon më shumë si mos gatishmëri e tyre për të udhëhequr institucionet.

“Zvarritja e krijimit të institucioneve më së shumti e godet qytetarin e Kosovës e më së paku partitë e dala fituese ose më saktësisht bartësin e këtij procesi, LVV-në si partia e parë që ka dalë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se ndarja e përgjegjësive nuk duket të jetë problemi i LVV-së dhe LDK-së.

“Ndarja e përgjegjësive nuk duket të jetë problem i tyre, më shumë tingëllon mos gatishmëria e tyre për të udhëhequr institucionet në këtë etapë tepër me rëndësi që po kalon vendi ynë”, u shpreh Haradinaj për Telegrafin.

Më tej shef i grupit parlamentar dhe deputeti i AAK-së, theksoi se Qeveria do të krijohet, mirëpo shtrohet pyetja se “a do të shkojmë në zgjedhje?”.

“A po shkojmë në zgjedhje? Ose a po e kryeni detyrën për çka u mandatuat nga vota e popullit? E tërë përgjegjësia shkon tek LVV-ja pasi që doli e para”, tha Haradinaj.

Ndryshe dje, lideri i LVV-së, Albin Kurti i ka dërguar një letër kreut të LDK-së, Isa Mustafa, ku ka shprehur keqardhjen e tij për ndërprerjen e takimeve.

Madje në këtë letër Kurti ia përmend Mustafës edhe çështjen e kryetarit të Kuvendit, ku i thënë se nëse janë pishman për kryeparlamentarin mund të iniciojnë shkarkimin e tij.

E Mustafa ka thënë se asnjëra parti nuk duhet të ngutet me deklarata, ngase sipas tij marrëveshja mund të arrihet, me vetë faktin që kanë arritur deri në këtë fazë.

Sipas Mustafës ishte e qartë që partisë fituese i takonte posti i Kryeministrit, ndërsa, sipas tij, dihet që LDK-së i takonte kryeparlamentari dhe se e vetmja pozitë për të cilën do të harmonizoheshin, ishte ajo e Presidentit.

 

Oferta e fundit e LVV-së për LDK-në, propozohet rritja e numrit të ministrive

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar mbrëmë vonë ofertën e fundit, kryetarit të LDK-së, Isa Musatafa.

Në këtë ofertë të cilën e ka siguruar Insajderi, Kurti ka propozuar rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14. Kësisoj, LDK do të ketë gjashtë ministri, VV, pesë, derisa minoritetet tri ministri.

Oferta nga Kurti tek Mustafa ka shkuar të hënën rreth orës 22:00.

Në këtë ofertë janë detajuar të gjitha pozitat që do të mbante secili subjekt.

“Kryeministri, kryetari i Kuvendit, zv.kryeministri i 2-të, një nën-kryetar Kuvendi, 5 ministri do t’i takonin LVVsë”, thuhet në propozim.

LVV, në këtë propozim ka ofruar që LDK të ketë zv,kryeministri i 1-rë, nënkryetari i 1-rë i Kuvendit, 6 ministri, dy zv.ministra më shumë se LVV.

Po ashtu VV është pajtuar që LDK ta propozojë kandidatin për President i cili sipas VV-së plotëson të gjitha kushtet dhe te gjitha kriteret kushtetuese.

“Nëse, për çfarëdo arsye nuk zgjedhet Presidenti, atëherë LDK do ta marrë një ministri shtesë”, thuhet në propozim.

Që nga e enjtja e javës së kaluar, nuk ka pas më një takim LDK-VV. Pas këtij takimi të fundit të dy liderët e këtyre partive, ikën duke mos u prononcuar para medieve.

Ndërkaq dje, pas vizitës së ambasadorit amerikan Philip Kosnett në LDK, ku ai iu bëri thirrje të dy partive që ta formojnë sa më shpejt qeverinë, një prononcim të shkurtër e dha kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Kreu i LDK-së, pas takimit me Kosnett, tha se zgjidhjen e kanë VV-ja për marrëveshjen.

Ndërsa  dje pas konfirmimit se nuk do të ketë takim LVV-LDK, në një përgjigje për Gazetën Insajderi, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se nuk ka garanci për një marrëveshje me LDK-në.

 

 

Anëtari i kryesisë së LVV-së: LDK me kreun e tyre politik kanë përdorur të bijën e Rugovës për  ta bërë Thaçin President

Periskopi.com Lajme

Elvis Hoxha, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se edhepse personalisht mendon se duhet të shkohet në zgjedhje, thotë se LDK-ja sot e ka shansin që të përmirësohet.

Teksa ka shkruar para takimit që do të ndodhë mes Albin Kurtit të LVV-së dhe Isa Mustafës së LDK-së, Hoxha ka thënë se ‘lulëzimi i Kosovës në këtë fazë varet nga emancipimi i votuesit të i LDK-së’.  Ai ka thënë se LDK-ja ne krye me Isa Mustafën e ka përdorur  Teuta Rugovën për t’ia mundësuar Hashim Thaçit për t’u bërë president, shkruan Periskopi.

“Votuesi i LDK-së duhet të kuptojë se Isa nuk është Vjosa, se Luta nuk ka lidhje me Rugovën, se Agim Veliu nuk i ngjan aspak Fehmi Aganit. Se me këta emra po shkojnë drejt asgjësimit të ndonjë të vërtete historike pas së cilës mbahen. E kur të zgjohen nga gjumi do të zbulojnë të vërtetën e hidhur se nuk janë partia më e madhe që prej dy vitesh. E kur të zgjohen nga gjumi, do ta kuptojnë se me kreun e tyre politik kanë përdorur të bijën e Rugovës për me sjell Thaçin president”, shkruan Hoxha në Facebook.

Postimi i plotë:

Emancipimi i votuesit në Kosovë po ndodh. Natyrisht që nuk mund të ndodh kurrsesi ai i inkriminuesve të institucioneve dhe as ai i mercenarëve mediatikë që u sherbejnë. Me hyrjen në politikë të LV-së, shoqëria e Kosovës u gjend para betejës me ndërgjegjen e vet. Dhe si zakonisht, përkundër Republikës se Shqipërisë, Kosova mori pjesë në ndërgjegjësimin e saj shumë më shpejt.
A mund të përparonim më shpejt? Po! Nëse do të kishim patur parti politike me qëndrim ideologjik, me programe politikë, natyrisht që sot nuk do të vonoheshim kaq shumë. Nëse do të kishim patur votues që e shohin partinë politike si alternativë socio-politike e jo si ndërmarrje punësimi, sot nuk do të ishim populli i eskodit, por shoqëria që prodhon vazhdimisht sovranitet.
Sot vijojnë takimet VV-LDK dhe shumë votues të LDK-së ende nuk e kuptojnë se deri tani Lëvizja Vetëvendosje! ka qenë forca e rezistencës për sovranitet. Ndërkohë, LDK-ja, në marrëdhënie me Thaçin e ka bërë këtë president. Nëse këtë akt, që nuk mund të quhet kurrsesi emancipim i shoqërisë, LDK-ja mund ta zhbëjë disi, këto ditë e ka rastin.
Përsa më takon, vijoj të mendoj se për shoqërinë e Kosovës janë më mirë sërish zgjedhjet. Aty, një pjesë e votuesve të LDK-së do të çlirohet prej shefave që vetëm e kanë ulur vlerën e partisë dhe sigurinë e Kosovës.
Lulëzimi i Kosovës në këtë fazë varet prej emancipimit të votuesit të LDK-së. Votuesi i LDK-së duhet të kuptojë se Isa nuk është Vjosa, se Luta nuk ka lidhje me Rugovën, se Agim Veliu nuk i ngjan aspak Fehmi Aganit.
Se me këta emra po shkojnë drejt asgjësimit të ndonjë të vërtete historike pas së cilës mbahen. E kur të zgjohen nga gjumi do të zbulojnë të vërtetën e hidhur se nuk janë partia më e madhe që prej dy vitesh. E kur të zgjohen nga gjumi, do ta kuptojnë se me kreun e tyre politik kanë përdorur të bijën e Rugovës për me sjell Thaçin president.
Për mua që jam për zgjedhje të reja, pra për emancipimin e votuesit, zbehja e mëtejshme e LDK-së është shumë e vlefshme në vazhdim. Por, nëse mendoj që edhe qeverisja VV-LDK do të kishte epërsinë e një përparimi në kuptimin ekzekutiv, do të ishte mirë qe presioni i kryesisë të vendosej nga ana e koalicionit me fuqinë e rezistencës dhe jo reaksionit.

 

 

 

Anëtari i kryesisë së LVV-së: LDK me kreun e tyre politik kanë përdorur të bijën e Rugovës për  ta bërë Thaçin President

Elvis Hoxha, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se edhepse personalisht mendon se duhet të shkohet në zgjedhje, thotë se LDK-ja sot e ka shansin që të përmirësohet.

Teksa ka shkruar para takimit që do të ndodhë mes Albin Kurtit të LVV-së dhe Isa Mustafës së LDK-së, Hoxha ka thënë se ‘lulëzimi i Kosovës në këtë fazë varet nga emancipimi i votuesit të i LDK-së’.  Ai ka thënë se LDK-ja ne krye me Isa Mustafën e ka përdorur  Teuta Rugovën për t’ia mundësuar Hashim Thaçit për t’u bërë president, shkruan Periskopi.

“Votuesi i LDK-së duhet të kuptojë se Isa nuk është Vjosa, se Luta nuk ka lidhje me Rugovën, se Agim Veliu nuk i ngjan aspak Fehmi Aganit. Se me këta emra po shkojnë drejt asgjësimit të ndonjë të vërtete historike pas së cilës mbahen. E kur të zgjohen nga gjumi do të zbulojnë të vërtetën e hidhur se nuk janë partia më e madhe që prej dy vitesh. E kur të zgjohen nga gjumi, do ta kuptojnë se me kreun e tyre politik kanë përdorur të bijën e Rugovës për me sjell Thaçin president”, shkruan Hoxha në Facebook.

Postimi i plotë:

 

Emancipimi i votuesit në Kosovë po ndodh. Natyrisht që nuk mund të ndodh kurrsesi ai i inkriminuesve të institucioneve dhe as ai i mercenarëve mediatikë që u sherbejnë. Me hyrjen në politikë të LV-së, shoqëria e Kosovës u gjend para betejës me ndërgjegjen e vet. Dhe si zakonisht, përkundër Republikës se Shqipërisë, Kosova mori pjesë në ndërgjegjësimin e saj shumë më shpejt.
A mund të përparonim më shpejt? Po! Nëse do të kishim patur parti politike me qëndrim ideologjik, me programe politikë, natyrisht që sot nuk do të vonoheshim kaq shumë. Nëse do të kishim patur votues që e shohin partinë politike si alternativë socio-politike e jo si ndërmarrje punësimi, sot nuk do të ishim populli i eskodit, por shoqëria që prodhon vazhdimisht sovranitet.
Sot vijojnë takimet VV-LDK dhe shumë votues të LDK-së ende nuk e kuptojnë se deri tani Lëvizja Vetëvendosje! ka qenë forca e rezistencës për sovranitet. Ndërkohë, LDK-ja, në marrëdhënie me Thaçin e ka bërë këtë president. Nëse këtë akt, që nuk mund të quhet kurrsesi emancipim i shoqërisë, LDK-ja mund ta zhbëjë disi, këto ditë e ka rastin.
Përsa më takon, vijoj të mendoj se për shoqërinë e Kosovës janë më mirë sërish zgjedhjet. Aty, një pjesë e votuesve të LDK-së do të çlirohet prej shefave që vetëm e kanë ulur vlerën e partisë dhe sigurinë e Kosovës.
Lulëzimi i Kosovës në këtë fazë varet prej emancipimit të votuesit të LDK-së. Votuesi i LDK-së duhet të kuptojë se Isa nuk është Vjosa, se Luta nuk ka lidhje me Rugovën, se Agim Veliu nuk i ngjan aspak Fehmi Aganit.
Se me këta emra po shkojnë drejt asgjësimit të ndonjë të vërtete historike pas së cilës mbahen. E kur të zgjohen nga gjumi do të zbulojnë të vërtetën e hidhur se nuk janë partia më e madhe që prej dy vitesh. E kur të zgjohen nga gjumi, do ta kuptojnë se me kreun e tyre politik kanë përdorur të bijën e Rugovës për me sjell Thaçin president.
Për mua që jam për zgjedhje të reja, pra për emancipimin e votuesit, zbehja e mëtejshme e LDK-së është shumë e vlefshme në vazhdim. Por, nëse mendoj që edhe qeverisja VV-LDK do të kishte epërsinë e një përparimi në kuptimin ekzekutiv, do të ishte mirë qe presioni i kryesisë të vendosej nga ana e koalicionit me fuqinë e rezistencës dhe jo reaksionit.

LVV nuk respekton afatin e Presidentit: Do t’ia dërgojmë me shkresë emrin në ditët në vijim

Periskopi.com Lajme

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lëvizjes vetëvendosje gjatë të cilës është diskutuar për propozimin për mandatar.

Pas kësaj, LVV përmes një komunikate për media ka njoftuar  se presidentit Hashim Thaçi, do t’ia dërgojnë emrin e mandatarit me shkresë brenda disa ditëve.

Kjo i bie që LVV nuk e respekton afatin kohor prej 48 orësh të presidentit të vendit për emrin e mandatarit i cili skadon sot ,shkruan periskopi.

“Sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 84 pika 14 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, subjekti ynë do të bëjë propozimin për mandatarin për Kryeministër. Këtë propozim do t’ia dërgojmë me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

VV thotë se pas pranimit të shkresës sonë zyrtare, në respekt të Kushtetutës, Nenit 95 pika 1, dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese presim që Presidenti t’ia drejtojë Drekretin me propozimin tonë Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Ndërkohë kanë rifilluar bisedimet me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës”, përfundon reagimi./Periskopi/

Nis mbledhja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje

Periskopi.com Lajme

Në Selinë Qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar mbledhja e kryesisë e thirrur nga lideri i partisë, Albin Kurti, mbledhje kjo e cila ishte ndërprerë ditën e djeshme.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për mandatarin për formimin e Qeverisë.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka dhënë afat LVV-së 48 orë që të dërgojë propozimin për kryeministër.

Mbledhja e sotme e kryesisë është vazhdim i asaj të djeshmes, e cila mbeti në gjysmë për arsye se Kurti shkoi në kuvend për t’u takuar me kreun e LDK-së Isa Mustafa.

Pasditen e sotme lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pritet të takohet me kreun e LDK-së Isa Mustafa. /Periskopi/

Kurti del nga mbledhja e kryesisë së LVV-së: Kemi angazhime të tjera

Periskopi.com Lajme

Kryetari  i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka dalë nga mbledhja e kryesisë së partisë, ne të cilën  është diskutuar për propozimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së ardhshme.

Kurti i është përgjigjur interesimit të gazetarëve në lidhje me atë se çfarë vendimi është marrë në këtë mbledhje. Ai ka thënë se mbledhja e kryesisë do të vazhdojë nesër.

“Kemi filluar mbledhjen e kryesisë. Kemi angazhime të tjera dhe do ta vazhdojmë nesër mbledhjen”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, kreu i LVV-së ka  thënë se me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa do të takohen ‘sa më shpejt që të jetë e mundur’’./Periskopi/

Mblidhet kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur kryesinë e partisë në të cilën pritet të diskutohet propozimi për kryeministër që duhet t’i dërgohet Presidentit.

Mbledhja e kryesisë pritet të nisë pas pak, ndërsa në selinë e partisë së Albin Kurtit kanë arritur, kryeparlamentari Glauk Konjufca, deputeti Rexhep Selimi, Arbërie Nagavcj e Fitore Pacolli, njofton KTV-ja.

Kujtojmë se dje pas takimi Kurti-Thaçi, ky i fundit u ka vënë afat konsultave të tyre. Në njoftimin e lëshuar për medie, Thaçi ka bërë të ditur se liderit të VV-së i ka dhënë afat 48 orë për nominimin e kryeministrit.

Ndërsa zëdhënësi I LVV-së Arlind Manxhuka i ka thënë Periskopit se nuk mund ta konfirmojë takimin e kryesisë së kësaj partie. /Periskopi/

Analistët i komentojnë profilet e ministrave të propozuar të VV’së

Periskopi.com Lajme

Panelistët kanë analizuar emrat e propozuar nga Albin Kurti për ministra nga Lëvizja Vetëvendosje.

Analisti Armend Muja ka thënë se Blerim Reka dikur ka qenë anëtar i Këshillit të LDK-së në vitet e hershme, më pas ka qenë këshilltar i Adem Demaçit dhe Behgjet Pacollit, kur ishte president.

“Është një nga kandidaturat më solide që ka pasur Kosova këto vitet e fundit për diplomaci”.

Muja ka thënë se në përgjithësi ministrat e propozuar nga Vetëvendosje i “noton” me notën 9 nga 10 të mundshme.

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se për të emër befasues është Haki Abazi në postin e zëvendëskryeministrit të dytë, për të tjerët thotë se janë nga emrat më eminentë që ka Vetëvendosje dhe për të cilët kanë pritur publiku.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se Bislimi, Vitija dhe Albulena Haxhiu kanë qenë emrat e pritur edhe për shkak të ekspertizës që kanë pasur nga e kaluara.

“Nuk kam parë që ndonjëri nga këta emra janë të “papëlqyer” elektorati për të mos u emëruar si ministra”, tha Mushkolaj në Debat Plus në RTV D.

Kush është Rozeta Hajdari të cilën Kurti e propozoi për ministre të Tregtisë dhe Industrisë?

Periskopi.com Lajme

Përmes një video-mesazhi, pak para takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti bëri publike emrat e kandidatëve të tij, sa i takon krijimit të qeverisë së re të Kosovës.

Megjithëse pesë prej tyre  janë të njohur për opinionin dhe veprimtarinë e tyre publike si Haki Abazi, Albulena Haxhiu, Besnik Bislimi e Blerim Reka e Arben Vitia njëra nga të propozuarit e Kurtit për ministre mbetet e panjohur për shumicën e njerëzve.

Ajo është Rozeta Hajdari e propozuara e qeverisë Kurti për ministre të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, shkruan Periskopi.

Por kush është Rozeta Hajdari?

Ministrja e mundshme e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka studiuar në Suedi, ndërsa është pronare e një kompanie të quajtur “R&V Consulting”, e cila merret me këshillimin e bizneseve. Ajo punon si koordinatore për Arsim të Lartë në organizatën joqeveritare që vepron në Kosovë, “Austrian Development Agency”.

Duhet thënë se Hajdari është një emër jo fort i njohur dhe se informacioni rreth saj mbetet i pakët.

Kujtojmë se Albin Kurti sot ka propozuar sot për zëvendëskryeministër të dytë Haki Abazin, minstër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë Blerim Rekën, ministre të Drejtësisë Albulena Haxhiun, Arben Vitinë ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Besnik Bisilmin ministër të Financave dhe Transfereve si dhe Rozeta handarin ministre të Ekonomisë dhe Industrisë./Periskopi/

Vetëvendosje dëshiron zgjedhje?

Periskopi.com Lajme

Arun Chaudhary është përkrahës i liderëve të së majtës ekstreme, pasi ka marrë pjesë në fushatën e Bernie Sanders më 2016 dhe të Jeremy Corbyn të 2019.

Të dy këta njihen si socialistë të skajshëm, për qëndrimet e ekstremit të majtë. Në rastin e Kosovës, ekstremi i majtë ka mbajtur qëndrim negativ për Kosovën, duke filluar që nga kundërshtimi i fushatës së NATO-s për çlirimin e Kosovën.

Chaudhary mbetet i lidhur me Lëvizjen e Vetëvendosjes. Ai ishte konsulent i saj edhe në zgjedhjet e fundit dhe madje po merr pjesë aktive edhe në debatet në mediat sociale.

Në Twitter në një pyetje të një përdoruesi se a duhet të ketë zgjedhje të reja, Chaudhary nxiton të përgjigjet se “nëse do të ketë, ne do të fitojmë”.

A po preferon Lëvizja Vetëvendosje zgjedhje të reja apo vetëm po provon të shantazhojë LDK-në, duke u paraqitur e bindur se do të kalojë më mirë në zgjedhje.

Lëvizja Vetëvendosje duket se është më e interesuar për pushtetin se sa për shtetin dhe ka zhgënjyer edhe votuesit e saj me vonesën e themelimit të institucioneve të shtetit. Prandaj, nuk mund të llogarisë se do të marrë votat e njëjta. Për më tepër, partitë e tjera nuk do të lejojnë abuzim me votën e diasporës sikur herën e fundit. Vota e diasporës ka qenë ajo që e ka bërë diferencën në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive tjera.

Por, kjo shtron edhe pyetjen më fondamentale, se çfarë ideologjie promovon Lëvizja Vetëvendosje dhe çfarë aleanca ndërkombëtare ka lidh ajo. Nga këto aleanca ndërkombëtare ka dalë liria dhe pavarësia e Kosovës dhe aleancat e gabuara mund të cenojnë të arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës.