LA LIGA 2021 – 2026 ekskluzivisht në Artmotion dhe Kujtesa

Periskopi.com Lajme

Kampionati më i ndjekur në botë, vjen eksluzivisht në Artmotion dhe Kujtesa si një dhuratë e cmuar për abonentët e vet.

Nga ky vit 2021 e deri më 2026, për pesë sezone rresht, Artmotion dhe Kujtesa do të jenë adresat e vetme dhe ekskluzive të kampionatit më artaktiv në botën e futbollit, LA LIGA e cila do të debutoj këtë vjeshtë.

LA LIGA sjell cdo javë në Kosovë superduelet më të mira, me emocionet e papërshkruara që dhurojnë vetëm spanjollët. Pavarësisht nëse jeni tifoz i Barcelonës, Real Madridit apo Atletikos, ekipi juaj i preferuar do të shfaqet në ekrane duke ua shtuar adrenalinën.

Me nënshkrimin e kontratës zyrtare për 5 vitet e ardhshme të LA LIGA, Artmotion dhe Kujtesa vulosin pozitën e tyre lider në tregun kosovar duke sjell tek JU, ngjarjet më të rëndësishme në botë. Krahas LA Ligës, në platformat ArtMotion dhe Kujtesa do te transmetohen ekskluzivisht edhe tri ligat më prestigjioze evropiane si: Champions League, Europa League dhe Conference League e cila do të debutoj këtë vjeshtë. Për adhuruesit e basketbollit ju sjellim FBK, NBA, por nuk mungon as Formula 1 dhe Moto GP. Lista vetëm vazhdon.

Artmotion dhe Kujtesa si platforma të fuqishme vendore janë të vetmet të cilat krahas sportit ofrojnë përmbatjen më të pasur televizive që ua mundëson abonuesve të tyre të jenë të ngërthyer para ekranit dhe të krijojnë kujtime të paharrueshme.

Jini të vëmendshëm, risitë nuk kanë të ndalur !

A ka mbaruar gara për titullin në La Liga? Shifrat nuk gënjejnë

Periskopi.com Sporti

Fitorja e Atletico Madrid ndaj Cadiz i ka dhënë Los Rojiblancos një avantazh prej 10 pikësh ndaj Barcelonës dhe Real Madrid, një epërsinë në pikë që nuk është kthyer asnjëherë kur kampionati ka qenë në këtë pikë të sezonit në La Liga.

Sidoqoftë, në këto rrethana shumë të veçanta dhe me shumë ndeshje që ende nuk janë luajtur, a është i mundur rikthimi?

50 pikë të Atletico me vetëm 19 ndeshje të luajtura është një ecuri fantastike, e cila madje është më e mirë se ajo e sezonit të rekordeve të Jose Mourinho me Real Madridin.

Simeone nuk e ka kthyer vetëm një rekord, atë të Tito Vilanovas me Barcelonën, pasi Blaugrana kishin tubuar 55 pikë në këtë pikë të sezonit.

Është interesante të thuhet se djelmoshat e Diego Simeones, kanë arritur të njëjtin numër pikësh kur fituan titullin e kampionatit në edicionin 2013/14.

Do të duhej një kolaps i madh i Atletico Madridit, që të dorëzojë këtë epërsi prej 10 pikësh; ose që dy rivalët e tyre kryesor të zgjohen nga ‘gjumi’ dhe të fillojnë të fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura me radhë.

A është i mundur rikthimi?

Nëse Real Madrid apo Barcelona do të jenë në gjendje të kapërcejnë hendekun e krijuar mbetet për tu parë, megjithatë duke parë statistikat nga dekadat e kaluar, dy gjigantët spanjollë padyshim do t’ia bëjnë të vështirë punën Los Colchoneros.

Në sezonin 2016/17, Barcelona ishte katër pikë prapa Real Madridit në të njëjtën pikë të sezonit, por arriti 51 pikë nga 18 ndeshjet e mbetura.

Nëse Barcelona arrin ta bëjë këtë sërish, do të kishte 91 pikë, që do të thoshte që Atletico do të duhet të performonte mirë edhe në vazhdim në gjysmën e dytë të sezonit.

Përveç kësaj, Real Madrid ka një mesatare prej 42 pikësh nga kjo pikë deri në fund të sezonit, gjë që gjithashtu do të krijonte presion mbi fqinjët e tyre.

Kërcënimet e pafund

Sezonin e kaluar ekipi i Zinedine Zidanes fitoi 12 pikë më shumë se Atletico Madridi nga xhiro 20 e tutje, megjithë Los Rojiblancos u paraqitën mirë pas pushimit të zbatuar nga COVID-19.

Të dhënat tregojnë se ka ende shumë beteja për t’u zhvilluar në La Liga derisa të kurorëzohet kampioni, dhe fakti që Barcelona ka fituar tetë nga 10 ndeshjet e fundit të kampionatit dhe Real Madrid është i aftë për çdo arritje në çdo moment tregon se emocionet nuk kanë mbaruar.

Ja cilët lojtarë të Real Madridit po e ‘vuajnë’ mosbesimin e Zidanes

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është gjithmonë i vendosur se ai ka besim te të gjithë lojtarët e tij, por analiza nga Marca argumenton se si francezi ka treguar preferencën e tij të qartë për disa lojtarë, përcjell Periskopi.

Pas 10 ndeshjeve këtë sezon, pesë lojtarë janë paraqitur në të gjitha ndeshjet – Thibaut Courtois, Karim Benzema, Casemiro, Fede Valverde dhe Luka Modric, edhe pse kroati është i teti në numrin e minutave të luajtur dhe i treti në listën e mesfushorëve qendrorë.

Janë tre mbrojtës që kanë luajtur sa herë që kanë qenë në dispozicion dhe janë të gjithë qartësisht të rëndësishëm për projektin e Zidane; kapiteni Sergio Ramos, Raphael Varane dhe Ferland Mendy, ndërsa të gjithë mbrojtësit e djathtë janë dëmtuar – sidomos Dani Carvajal, Alvaro Odriozola dhe Nacho.

arco Asensio po lehtësohet përsëri në ekipin e parë – duke luajtur tetë ndeshje dhe me një reputacion në rritje, ndërsa ka gjithashtu të ngjarë që një Eden Hazard i aftë të jetë plotësisht i rregullt për Los Blancos dhe e njëjta gjë është edhe për Martin Odegaard.

Ndërkohë, Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes luajnë shpesh në mungesë të të tjerëve, por zakonisht zëvendësohen.
Isco ndoshta po kalon momentin më të keq të karrierës së tij në Madrid ndërsa Marcelo ka rënë fort pas Mendyt në preferencën e mbrojtësit të majtë.

Luka Jovic dhe Mariano Diaz vazhdojnë të luftojnë për të marrë ndonjë përfshirje në ndeshjet, ndërsa e njëjta gjë është edhe për mbrojtësin Eder Militao. /Periskopi

Ky është golashënuesi më i mirë deri më tani këtë edicion të La Ligas

Periskopi.com Sporti

Mbase nuk do ta besoni, por sulmues i Real Sociedadit, Mikel Oyarzabal është golashënuesi më i mirë në La Liga deri më tani për këtë edicion, transmeton Periskopi.

Spanjolli ka shënuar  5 herë në 8 ndeshje, gola këto që ia japin epitetin si golashënuesi më i mirë në La Liga momentalisht.

Pas tij, në vendin e dytë është shoku i tij i skuadrës, Portu me 4 gola, ndërsa me 4 gola është edhe uruguaiani, Luis Suarez.

Ten things you may not know about Mikel Oyarzabal | LaLiga

Kështu do të veprojë ‘VAR’ për sezonin e ri në La Liga

Periskopi.com Sporti

Tashmë të gjithë e njohim se si vepron sistemi “VAR” në fushën e lojës.

“VAR” hyri si një ndihmesë teknologjike e gjyqtarit për të rishikuar përmes kamerave edhe njëherë vendimet e dyshimta në fushën e lojës.

Edhe pse shumë tifozë nuk e pritën mirë këtë vendim, teknologjia “VAR” vazhdon të përdoret në ligat më të mëdha të botës.

Por, sipas Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, “VAR” këtë sezon në La Liga do të vjen me disa ndryshime të vogla.

Kështu, kontaktet e vogla në zonën e rreptësisë nuk do të rishikohen me sistemin “VAR”.

Rishikohen vetëm ndërhyrjet e rrezikshme, dhe ato shumë të dyshimta.

Trajneri dhe lojtarët nuk mund të afrohet dhe ta shikojnë rastin në monitorin e “VAR”.

Gjithashtu, gjyqtari do të ketë të drejtë që nëse ndonjë futbollistë proteston edhe vendimin me sistemin “VAR”, të ndëshkohet me karton të verdhë.

La Liga ndryshe nga Premier League: Lejon nga pesë zëvendësime edhe sezonin e ardhshëm

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit të Spanjës ka miratuar ndryshimet për sezonin 2020/21 të La Liga-së.

RFEF ka bërë të ditur se sezonin e ri do të lejohen pesë zëvendësime, anipse kampionatet e tjera vepruan ndryshe.

Lejimi i pesë zëvendësimeve u miratua kur futbolli u rikthye pas pandemisë, në mënyrë që t’i ndihmonin lojtarëve për t’i ikur lëndimeve për shkak të formës fizike.

Premierliga vendosi që ky rregull i ri të mos vlejë në edicionin e ri, pasi klubet e ”vogla” votuan kundër. Megjithatë, kampionati spanjoll do të vazhdojë të ketë pesë zëvendësime edhe për sezonin që po vjen.

Publikohet orari për sezonin e ri në La Liga, ja kur do të zhvillohet ‘El Clasico’

Periskopi.com Sporti

Është publikuar orari për sezonin e ri në La Liga.

Po ashtu, është zbuluar edhe orari i ‘El Clasicos’ që do të zhvillohet në mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Ndeshja e parë në mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 25.10.2020 kurse e dyta më 11.04.2021.

La Liga dhe Bartomeu humbin ‘betejën’ me Messin, zbulohet fjalia që argjentinasin e liron me parametra zero

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi dhe Barcelona, aq afër dhe aq larg. Divorci do të ndodhë, thjesht mbetet e pashmangshme.

Argjentinasi ka kërkuar nëpërmjet një burofax të respektohet klauzola kyç në kontratën që firmosi 3 vite më parë për rinovim.

Ndërkohë, Barcelona dhe La Liga janë kundër dhe theksojnë se futbollisti nuk mund të largohet i lirë këtë merkato, pra falas. Numri “10” mund të ikë vetëm nëse paguhen 700 mln euro.

Por, gazetari spanjoll dhe pranë çështjeve të Barcelonas, Alfredo Martinez, ka publikuar dy mesazhe të rëndësishme në rrjetet sociale që nxjerrin blof si presidentin Bartomeu, ashtu edhe drejtuesit e La Ligas.

“Çfarë leximi i ka bërë LFP (Liga Spanjolle) kontratës së Messit? A e kanë lexuar klauzolën apo jo? Atëherë: bëhet fjalë për një kontratë prej 3 sezonesh plus 1, e katërta ku futet në fuqi klauzola që i lejon Leo Messit të largohet pa paguar 700 mln eurot!”.

“Më saktë, nëse shkoni dhe lexoni zbulimin e klauzolës që është publikuar nga Onda Cero e kuptoni. Fjalia e vendosur në kontratë dhe e firmosur nga të dy palët është kjo: “Ky dëmshpërblim (700 mln euro) nuk do të aplikohet kur prishja e kontratës për vendim unilateral nga futbollisti do të ketë efekt në fund të sezonit 2019-2020”

Pra, e thënë në fjalë të tjera: Leo Messi ka vepruar në mënyrën më korrekte të mundshme pas 3 sezonesh te Barcelona dhe Bartomeu e La Liga po mundohen të “manipulojnë” dokumentet.

Ende nuk ka kushte për t’i lejuar tifozët në stadiumet spanjolle

Periskopi.com Sporti

Në Qeverinë e Spanjës nuk besojnë se tifozët do të lejohen në stadiume në fillim të sezonit të ri të La Ligës.

Sezoni i ri në La Liga do të nis më 12 shtator.

Futbolli spanjoll rifilloi në qershor për ta përfunduar kampionatin, e që u cilësua i suksesshëm.

Ndeshjet u zhvilluan pa praninë e tifozëve për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Koronavirusi ‘gjunjëzon’ Spanjën, raste të reja pozitive me koronavirus në dy klube të La Ligas

Periskopi.com Sporti

Koronavirusi vazhdon të jetë i pranishëm në futboll. Pavarësisht masave të marra nga të gjitha klubet, Covid-19 vazhdon të infektojë lojtarë dhe pjesëtarë stafi.

Së fundmi, sipas “El Chiringuito” dy klubet e La Ligas Real Betis dhe Vijarreal kanë raportuar raste të reja. Tek Betis janë dy raste pozitive, kurse tek Vijarreali është vetëm një rast pozitiv me Covid-19. Emrat apo nëse janë lojtarë ose pjesëtarë stafi nuk bëhen të ditura.

Koronavirusi nuk e lë rehat futbollin: ‘Godet’ klubin e madh spanjoll

Periskopi.com Sporti

Pandemia e COVID-19 vazhdon të “sulmojë” edhe futbollin.

Klubi i La Ligas spanjolle Athletic Bilbao ka njoftuar për gjashtë raste pozitive me koronavirus.

Klubi bask ka njoftuar se para fillimit të fazës parasezonale janë testuar gjithë lojtarët, stafi i trajnerëve dhe stafi i skuadrës së parë, si me anë të testeve PCR ashtu edhe serologjike.

Pas testimeve, klubi konfirmoi se gjashtë rezultate kanë dalë pozitive. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar menjëherë.

Rastet pozitive janë të vetizoluar dhe do t’i nënshtrohen një testimi tjetër me test PCR javën e ardhshme.

Bilbao ka njoftuar se skuadra e parë do të fillojë stërvitjet të enjten pasdite, stërvitje individuale. E po ashtu gjithë ata që kanë rezultuar negativë do të testohen sërish më 14 gusht.

Në Spanjë koronavirusi ka filluar ta godas përsëri fuqishëm futbollin: Katër klube me raste pozitve

Periskopi.com Sporti

Covid-19 po përhapet me shpejtësi në futbollin spanjoll. Mediat iberike flasin tani për “alarm”, pasi vetëm gjatë kësaj jave katër skuadra kanë njoftuar për lojtarë të infektuar me Koronavirus.

Pas Mariano Diaz të Real Madrid, Sevilla konfirmoi pozitiv mesfushorin Nemanja Gudelj.

Po ashtu, edhe dy skuadrat e Ligës 2, Almeira dhe Fuenlabrada janë prekur nga virusi. Të gjithë personat pozitivë janë izoluar, por kaq nuk mjafton për të qetësuar situatën.

Kjo për shkak se Real Madrid dhe Sevija do të luajnë respektivisht në Champions dhe Ligën e Europës.

Rivalët e tyre, Manchester City dhe Roma janë shqetësuar, ashtu si UEFA, e cila po monitoron me imtësi këtë situatë. Gjithsesi, për momentin nuk ka asnjë të dhënë se raundi final i dy kompeticioneve më të mëdhenj të futbollit europian për klube të rrezikohet.

Ndeshja e kthimit mes Manchester City dhe Real Madrid në 1/8 e Champions është konfirmuar, ashtu si edhe udhëtimi i Sevilla dhe Romës drejt Gjermanisë, ku do të zhvillohet akti i fundit që do të mbyllë këtë edicion në Ligën e Europës.

Formacioni me 11-shen më të shtrenjtë në La Liga

Periskopi.com Sporti

Edicioni 2019/2020 në La Liga ka përfunduar me Real Madridin kampion, ndërsa disa lojtarëve iu është rritur çmimi në treg.

Kjo ka bërë që në formacionin me 11 lojtarët më të shtrenjtë në pozitat e tyre të përfshihen disa fytyra të reja, ndërsa kanë mbetur edhe disa të vjetra.

Më poshtë jua sjellim formacionin me 11 lojtarët më të shtrenjtë në La Liga duke u bazuar në vlerën e tyre në Transfermarkt.

Nuk është befasi që ky njëmbëdhjetësh përmban lojtarë nga tri klubet kryesore spanjolle, Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid. Ndërsa vlera totale e tyre është 786 milionë euro.

Sa para marrin klubet në La Liga – këto janë çmimet se sa ofron secila pozitë

Periskopi.com Sporti

Në shikim të parë ndeshja mes Eibar dhe Real Valladolid, mund të duket që nuk do të qojë shumë peshë, por realisht aty ka shumë para në lojë, pasi klubet paguhen në fund të sezonit sipas vendeve në tabelën e La Liga Santander.

Logjikisht, shumica e parave shkojnë për klubet që janë në krye, ndërsa ka dallime të mëdha me pjesën e mesme të renditjes.

Për shembull, diferenca midis vendit të shtatë dhe të nëntë mund të jetë tetë milionë euro.

Gazetari për financa në futbollit, Roberto Bayon, ka vlerësuar se sa para marrin secili klub fal pozicionit në tabelë.

Një pjesë e parave për çdo klub janë fikse, ndërsa pjesa tjetër varet të drejtat e TV-së.

Bayon i ka llogaritur shumat që do të marrin sipas pozicionit në ligë.

Shuma sa merr secila pozitë në La Liga

Shifrat e postuara nga ai, sipas burimeve brenda La Ligas e kanë konfirmuar për MARCA se kjo tabelë dhe koncepti i përgjithshëm është i vlefshëm për sa i përket pozicionimit në kmapionat.

Sipas gazetarit Bayon, përfundimi në një ose dy vendeve më lartë, mund të ishte shumë i rëndësishëm në këto kohë të vështira financiare për klubet.

Rikthimi i tifozëve në La Liga, ky është protokoli

Periskopi.com Sporti

Kampionati spanjoll, La Liga është duke menduar ritkhimin e tifozëve në fushë.

Drejtuesit e kampionatit spanjoll po punojnë që një e gjë të ndodh sa më shpejtë të jetë e mundur.

 

 

Tanimë ata kanë publikuar edhe protokolin, ku të gjithë tifozët duhet ti përmbahen nëse dëshirojnë të futen në stadium.

Protokoli pritet të përmbajë këto rregulla:

1. Asnjë tifoz nuk do të futet në fushë nëse ka temperaturën mbi 37.5 celcius.

2. 20 – 40 mijë tifozë do të hyjnë në stadium një orë e gjysmë para fillimit të ndeshjes.

3. Maska është e detyrueshme

4.Biletet do të rezervohen para ndeshje

Formacionet zyrtare: Real Madridi me disa mungesa të rëndësishme ndaj Eibarit

Periskopi.com Sporti

Real Madidi do ta pres ekipin e Eibarit në stadiumin ‘Di Stefano’, kjo pasi Santiago Bernabeu është në rinovim, në ndeshjen e parë pas rikthimit të futbollit që nga ndërprerja në muajin mars.

Zinedine Zidane për këtë sfidë nuk mund të llogarisë në lojtarët si Mariano Diaz, Luka Jovic, Lucas Vazquez, Nacho pasi janë të lënduar.

Periskopi më poshtë jua përcjell formacionet.

La Liga fshehu infektimin e gjyqtarit me koronavirus, zbulohet gjithçka

Periskopi.com Sporti

Një lajm aspak i mirë ka ardhur nga La Liga në prag të fillimit të kampionatit.

Janë mediet në Spanjë që raportojnë se La Liga e ka mbajtur të fshehtë faktin që një gjyqtar ka dal pozitiv me Covid-19.

Por tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe gati për të zbritur në fushën e lojës. Emri i tij vazhdon të mos publikohet, kjo pasi ai tashmë është shëruar.

Kampionati spanjoll do të fillojë më 11 qershor me ndeshjen Sevilla-Betis, për të vazhduar deri në mesin e korrikut.

Për momentin nuk ka raportime për të tjerë të infektuar me virus.

Spanja po mendon hapjen e stadiumeve në kohë rekord – kjo është data

Periskopi.com Sporti

Data 11 qershor është përcaktuar si starti i La Ligas (në fakt, rifillim pas pandemisë). Spektakli do të rikthehet por pa tifozë, që është humbja më e madhe në emocione, atmosferë dhe sidomos popullaritetin që ofron ky sport.

Megjithatë, në Spanjë janë duke menduar seriozisht që rikthimi i tifozerisë në stadiume të bëhet gradualisht dhe pakënaqësia e shfaqur momentalisht nga grupime të ndryshme ultrase, të zbutet me projektet për të ardhmen e afërt nga qeveria.

Në mediat iberike, madje, thuhet se data 29 qershor mund të rigjejë stadiumet spanjolle me tifozë. Sigurisht, jo plot, pasi do të ishte e pamundur, por të paktën me një kapacitet 30% do të ishte diçka fantastike në një kohë kur u përfol se vetëm në 2021 futbolli do të hapej për publikun.

Këto janë datat dhe oraret e ndeshjeve në La Liga

Periskopi.com Sporti

Teksa pritet që sezoni të rifillojë më 11 qershor, tashmë janë publikuar edhe se cilat do të jenë neshjet e para.

La Liga do të fillojë me derbin Sevilla-Betis dhe do të ketë ndeshje për shtatë ditët në vijim.

Real Madridi do ta presë Eibarin më 14 qershor, ndërsa Barcelona për ta mbrojtur titullin më datë 13 do të ndeshet me Mallorcan.

Në pozitën e parë gjendet Barcelona me dy pikë më shumë së Real Madridi. /Periskopi.com

Zyrtarizohet rifillimi i La Ligas më 11 qershor

Periskopi.com Sporti

Sevilla – Real Betis do të jetë ndeshja me të cilën do të rifillojë La Liga. Vendimi është zyrtarizuar të premten pasdite.

Kampionati spanjoll i futbollit vazhdon pas tre muajve. Ishte ndërprerë në mars për shkak të koronavirusit. Derbi lokal në mes të të Sevillas dhe Real Betisit do të luhet më 11 qershor.

Vendimin e mori departamenti për sport i qeverisë spanjolle.

Në komunikatë thuhet se edicioni do të përfundojë më 19 korrik, por kjo varet nga zhvillimet rreth koronavirusit.