Kujtim Shala bindshëm i pari në preferencat për kryeministër nga LDK: Lë pas Abdixhikun, Hazirin e Gashin

Periskopi.com Lajme

“Cili mendoni se do të ishte kandidati i duhur i LDK-së për kryeministër?” – ka pyetur lexuesit e saj Periskopi në njërën nga faqet e saj në Facebook.

Mbi 1,600 lexues iu përgjigjën pyetjes, ndërsa mendimet ishin të ndara – duke treguar edhe një herë mbi rëndësinë e madhe që do ta ketë bartësi i listës/kandidati për kryeministër nga kjo parti politike.

Alternativat e vëna nga Periskopi ishin Kujtim Shala, Arben Gashi, Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku – ndërsa shumë prej komentuesve kritikuan redaksinë për mos-përfshirjen e kryeministrit aktual, Avdullah Hotit.

Madje, shumë prej tyre dhanë emra krejtësisht të tjerë, që përfshinin këta politikanë:

Lista e votave të të painkuadruarve:

Agim Veliu – 27 vota;

Isa Mustafa – 12 vota;

Driton Selmanaj – 7 vota;

Avdullah Hoti – 4 vota;

Skënder Hyseni – 2 vota;

Natyrisht se kishte edhe emra të tjerë si Besjan Mustafa, Fatmir Rexhepi, Lirije Kajtazi, Anton Quni etj. Bile, komentuesit shkuan edhe më tej duke përmendur edhe Richard Grenellin, Aleksandër Vuçiqin, Ismet Munishin dhe – merreni me mend – gazetarin Valon Syla (që i mori katër vota). Për më keq, pati një votë edhe për presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

Një vërejtje që mund të bëhet këtu është se në seksionin e komenteve ka pasur komentues nga të gjitha partitë politike, shumë prej të cilëve ishin cinikë – veçanërisht në raport me Agim Veliun dhe Driton Selmanajn.

Por, si u votuan alternativat e vendosura nga Periskopi?

Nga komentet që redaksia vendosi t’i konsideronte të vlefshme – e të cilat nuk përmbanin fyerje e urrejtje – del se më i votuari ishte Kujtim Shala me 191 vota. 132 i mori Lumir Abdixhiku ndërsa 100 Lutfi Haziri e 49 Arben Gashi.

Duke hequr të gjitha komentet që ishin tallëse, mosvotuese, apo që zgjedhnin alternativa krejt të tjera – ishin pra gjithsej 472 vota nga 702 komente të shqyrtuara nga Periskopi (në tërësi ishin mbi 1600 sosh).

40% të votave të numëruara pra i fitoi Kujtim Shala. 27,9% i fitoi Lumir Abdixhiku. 21,2% shkuan për Lutfi Hazirin. 10,4% ishin për Arben Gashin.

Për më shumë shih vegëzën e mëposhtme.

Lokaj i përgjigjet fuqishëm Kujtim Shalës pasi tha se Kombëtarja varet nga diaspora

Periskopi.com Sporti

Ish- futbollisti i njohur nga Prizreni, Kujtim Shala, i cili ka luajtur për Partizanin gjatë viteve (1983 – 1984), ka dhënë sot një intervistë, për të cilën ka pasur reagime të shumta.

Shala thekson se rezultatet e Kombëtares vinë si produkt i djemve që kemi në diaspor dhe se meritat janë të djemve dhe jo të Federatës.

“Të gjithë jemi krenar me ecurinë dhe rezultatet e Kosovës e cila i ka tejkaluar pritshmëritë dhe e bëri krenar të gjithë kombin shqiptar. Rezultatet vijnë si produkt i djemve që kemi në diasporë dhe luajnë në klube të njohura. Këta futbollistë meritojnë komplimente dhe lutem që të vazhdojnë me sukses. Këto suksese janë të djemve dhe jo të Federatës, pasi ata arritën kulmin në klubet evropiane:, tha Kujtim Shala në një intervistë për Zërin.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe opininisti i Periskopit, Andin Lokaj.

“Çuditem me këtë reagimtë një futbollisti me emër si Kujtim Shala të cilin e rrespektoj tej mase ngase ka qenë super-sulmues, por ai e din më së miri se një ekip i fortë krijohet kur mbrapa vetes ka ekipin tjetër, që do të thotë ekipin menaxhues”.

“Si do të kishte qenë e mundur që të krijohet ekip kaq i rrespektuar i Kombëtares si i joni që u krijua në një kohë rekord, pa menaxhimin mbrapa, pra pa ekipin e krijuar në krye me Presidentin Agim Ademi. “Pa të dhe ndihmësit e tij kjo nuk do të ndodhte, normalisht që lojtarët janë kualitativ, por pa punën e Federatës ku do të ishin ata? Nuk do ti njifte askush dhe ky është reaiteti që po e mundon dikë”, tha Lokaj për Periskopin.

Shala i LDK’së: Kurti nuk pranohej si lideri i delegacionit nga administrata e SHBA’së

Periskopi.com Lajme

Deputeti i LDK’së, Kujtim Shala, ka thënë se SHBA insistonte që kryeministri Albin Kurti nuk duhet të udhëheq me dialogun me Serbinë.

‘’Ambasada nuk e ka njohur kryeministrin si lider të delegacionit të Kosovës. LDK është përpjekur që të ndërmjetësoj. Ishte me rëndësi që adminsitrata e SHBA’së të dinte që ne si partner e përkrahim kryeministrin. Por ata ishin insistues që kryeministri nuk do të udhëheqte dialogun’’, ka thënë Shala në T7.

Shala ka thënë po ashtu se me të dërguarin special të SHBA’së për dialog, Richard Grenell, nuk ka pasur kurrë kontakte, por ka thënë se Kurti nuk i interpreton deklaratat e tij si duhet.

“Në të githa deklaratat e LDK’së dihet se raporti jonë me SHBA’në është ekzistencial”, u shpreh ai.

 

Kujtim Shala nervozohet me ndërprerjen e fjalës, i thotë Kurtit e Abazit: Ju heshtni, sonte ne flasim

Periskopi.com Lajme

Kujtim Shala i LDK’së sonte gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës ka folur për arsyet që po çojnë në rrëzimin e Qeverisë Kurti, raporton Periskopi.

Thuajse në fund të fjalës, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ia ndërpreu fjalën.

Ashpër reagoi Shala duke iu kthyer Haki Abazit e Albin Kurtit, që siç duket njëri nga ata ia kërkoi ndaljen e mikrofonit Nagavcit.

‘’Mos i thoni nënkryetares të nderpresë fjalën. Sonte ju heshtni. Këtu sonte ne flasim. Këtë se kupton as kryeminstri e zv/ kryeministri. Askush s’na ka dhënë votë të votojmë këta, por ka qenë marrëveshje politike’’/PERISKOPI/

 

Shala tregon nëse Agim Veliu po e pengon koalicionin me VV’në

Periskopi.com Lajme

Anëtari i kryesisë së LDK-së Kujtim Shala, në emisionin Blic Interview  ka mohuar se bashkëpartiaku i tij Agim Veliu, po pengon arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, LDK ka një qëndrim të qartë karshi koalicionit dhe të gjithë janë të interesuar për marrëveshje.

“Ne kemi orientime për këtë çështje dhe janë parësore. Unë e di që përfaqësuesit e LDK-së kanë folur shumë pak dhe folën pasi u rrit presioni, por mendoj se kanë qenë dashur të sqarohen disa çështje. Duket sikur është një lloj transparence por nuk është ashtu”.

“Nënkryetari i LDK-së është përfaqësues në këto negociata. Nuk ka asnjë pengesë. Ne kemi një qëndrim që të negociojmë që të përpiqemi deri në fund për të arritur një marrëveshje. Por duhet të kihet parasysh se nëse mbrohen interesat ata përfaqësojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

I pyetur nëse është dobësuar pozicioni i LDK-së në negociata me VV-në si rezultat i qëndrimeve kundërthënëse brenda LDK-së, Shala pohoj një gjë të tillë duke vlerësuar se situata si këto janë kaluese.

“Mendoj se po, por janë çështje të kapërcyeshme se nuk janë thelbësore. Në një proces si ky ku qëndrimet nuk janë unike, patjetër që ky pozicion dobësohet”.

Por, ai nuk beson se do të përçahet LDK-ja si rezultat i qëndrimeve të kundërta ndërmjet dy nënkryetarëve të partisë Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut, karshi marrëveshjes me VV-në.

“Jo, sepse njerëzit mund të kenë mendime dhe qëndrime çfarëdo, por ne kur vendosim duhet që të gjithë të sillemi dhe të mbrojmë ato qëndrime për interesin e partisë së bashku. Në LDK nuk ka debat nëse duhet të bëjmë koalicionin apo jo”.

Shala kërkon që Konjufca të tërhiqet: S’ka kuptim të negociohet kaq gjatë e të mos ketë marrëveshje

Periskopi.com Lajme

Anëtari i kryesisë së LDK-së Kujtim Shala, tha në  Blic Interview  se Lëvizja Vetëvendosje ka gabuar me votimin e Kryeparlamentarit.

Sipas tij, VV-ja është dashur të pres edhe disa ditë, pasi që ajo pozitë është dashur t’i ipet LDK-së, në kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Ne jemi të propozimi i parë, ne po kërkojmë që të reflektohet vullneti i popullit. Ai ka qenë një hap i Vetëvendosjes dhe ne e kemi mbështetur. Kandidati i Vetëvendosjes u votua pa marrëveshje, por ne kishim një zotim që të votohet kandidati nëse propozohet nga ta. Lëvizja Vetëvendosje nuk është dashur ta propozonte kandidatin, është dashur të pres”, u shpreh ai.

Disa javë pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si Kryeparlamentar, Shala tani thotë se e gjithë situata është bllokuar tek ky funksion, nga i cili pret që VV-ja të heq dorë, ndryshe është e pa kuptimt sipas tij që të mos arrihet marrëveshja pas tre muajsh negociata.

“Heqja dorë nga mandatari i Kuvendit po qëndron në mes. Nuk ka kuptim të negociosh për muaj të terë dhe të mos arrish të përmbyllesh marrëveshje”, ka thënë Shala.

Tutje, i pyetur për komunikimin e tij me nënkryetarin e VV-së Besnik Bislimi, Shala ka mohuar se i ka thënë se do ta detyrojnë të arrihet marrëveshja.

“Nuk kam qenë pjesë e ekipit negociues të LDK-së dhe nuk i njoh të gjitha detajet brenda negocimit dhe mendoj se detajet se kanë asnjë kuptim nëse nuk finalizohet marrëveshja. Rrëfimet po duken si tip karikature e atij procesi. Duke dhënë detaje qoftë edhe të sakta e demtojnë procesin. Një marrëveshje e finalizuar i zhbën të gjitha detajet e negocimit.
Tani unë nuk kam pasur asi forme të komunikimit”, tha Shala.

Shala: Vetëvendosje s’ka pushtet pa LDK’në

Periskopi.com Lajme

Kujtim Shala i LDK’së ka thënë se Vetëvendosje nuk ka pushtet dhe se atë  mund ta fitojë veç me LDK’në, transmeton Periskopi.

‘’VV’së nuk i kemi kërkuar asgjë, sepse s’ka pushtet. Është i pari, por se ka shumicën dhe atë shumicë do ta ndërtojë me ne. Nuk mund të merret si cështje pushtetesh. Nëse do që të ketë pushtet, do ta ketë bashkë me ne’’, ka thënë Shala në Blic Intervieë.

‘’Ne do të jemi partner pas koalicionit. Këtë duhet ta kuptojë VV. Bashkëpunimi jonë duhet të normohet, pasi të bëhet kjo ne jemi partnerë’./PERISKOPI/

 

Shala zbulon kërkesën kryesore të Grenellit për LDK’në

Periskopi.com Lajme

Kujtim Shala nga LDK sonte në Blic Interview ka treguar kërkesën e ambasadorit amerikan, Richard Grenell i cili qëndroi dje për vizitë në Kosovë, transmeton Periskopi.

‘’Kërkesa themelore e Grenell ka qenë që vendi duhet ta ketë Qeverinë e re sa më shpejt që të jetë  e mundur. Atyre ju duhet partneri dhe ai partner është Qeveria e re’’, ka thënë ai.

”Nuk kanë dhënë specifika të tjera por janë në dijeni për procesin  e dialogut për të bërë marrëveshjen. Presion për dinamikën dhe dicka specifike, nuk ka pasur nga Grenell’’, ka shtuar Shala.

Sipas tij,  thelbi i diskutimeve ka qenë zhvillimi ekonomik./PERISKOPI/

 

Top 5’shja më e votuar e LDK’së (Tabela)

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar rezultatet edhe për kandidatët p për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në top 5’shën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë Vjosa Osmani, Kujti Shala, Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.

Pas top 5’shes, janë emra të rinj si Besian Mustafa e Marigona Geci.

Shikoni tabelën më poshtë.

Ky zyrtar i LDK-së pritet të bëhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur t’i ndajë hiset brenda partisë, para arritjes së marrëveshjes për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Gazeta Blic” nga burime brenda LDK-së merr vesh se anëtari i Kryesisë Kujtim Shala, është propozuar për Kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Në takimet mes anëtarëve të Kryesisë është përmendur emri i z. Kujtim Shala, si Kryetar i Kuvendit, i cili sipas të gjitha gjasave pritet ta ketë përkrahjen e gjithë Kryesisë së LDK-së”, pohojnë burimet brenda LDK-së.

Ndryshe, Shala ka shërbyer si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës për dy mandate.

Marrëveshja për koalicion mes LVV-së dhe LDK-së pritet që të arrihet pas certifikimit të rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gjatë ditës së sotme përfaqësues të dy partive kanë zhvilluar një takim. Numri dy i LDK-së Agim Veliu, dhe i angazhuari rishtazi në LVV Agim Bahtiri, kanë diskutuar gjerë e gjatë lidhur me marrëveshjen për koalicion qeverisës.

Këta janë më të votuarit e LDK-së në Pejë

Periskopi.com Lajme

Në zgjedhjet e 6 tetorit, dy personat më të votuar të Lidhjes Demokratike janë Vjosa Osmani, Kujtim Shala.

Kandidatja për kryeministre e kësaj partie Vjosa Osmani ka marrë 12671 vota nga qytetarët e Komunës së Pejës, ndërsa i dyti më i votuari ishte Kujtim Shala me 7537.

Gazeta Metro ka siguruar një listë me perosnat më të votuar në Pejë nga LDK-ja.

Nga rezultatet preliminare të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 25.49 për qind të votave, pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind të votave. Këto rezultatet nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.

Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve, edhe pse ende preliminar, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike pretendojnë që të krijojnë së bashku Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Kujtim Shala: Asociacioni i Komunave Serbe duhet të jetë si asociacionet tjera

Periskopi.com Lajme

Kujtim Shala nga LDK, ka thënë se për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të shmangen kompetencat ekzekutive.

“Kushtetuta jonë nuk e lejon këtë. Ai duhet të jetë si asociacionet tjera, por duhet ta zgjidhim çështjen e përfaqësimit sepse nuk mund të jetë njëetnik”, ka thënë Shala, njofton Klan Kosova.

“Një marrëveshje ndërkombëtare për ASK nuk ka. Është marrëveshja e parë e parimeve të vitit 2013 që është miratuar në vitin 2013. Marrëveshja e vitit 2015 nuk është akt juridik. Çështja është tash që në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese shihet se Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar atë marrëveshje që është mekanizëm kushtetues. Nuk është antikushtetues. Dokumenti i parimeve s’ka pasur fuqi juridike”.

“Burimi është viti 2013. Problemi është se diskutohet 23 çështje që i ka kontestuar Gjykata Kushtetuese por jo çështjen themelore. Është mekanizëm kushtetues e ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese, s’kemi të bëjmë me dokumentin e parimeve, ai s’ka vlerë. Dokumenti që ka vlerë është marrëveshja ndërkombëtare që është ratifikuar në vitin 2013”.

Shala ka thënë në Zona Zgjedhore se çështja e dialogut me Serbinë është çështje me të cilën duhet të merret Qeveria.

“Është çështje e Qeverisë, e kam fjalën për procesin. Është quajtur proces i normalizimit të marrëdhënieve, që të kishte përafrim për disa fusha por pa u thënë se do të kalonte në çështje politike”.

“Kosova është shtet dhe për këtë status s’ka pse të bisedojë me një shtet tjetër. Ka vende që nuk kemi asnjë problem por ende nuk na njohin. Çështja jonë me Serbinë është tjetër – ndërhyrjet e Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës”.

Shala: Po e presim dhe do ta presim VV-në

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala në T7 tha se derisa të kenë kohë ligjore, LDK-ja do ta pres një përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjellë Periskopi.

Ai tha se LDK-ja qëndron pas asaj që e ka thënë, se Vjosa Osmani definitivisht duhet të jetë kandidate për Kryeministre.

“Gjatë kësaj kohe me VV-në kemi diskutuar për të dyja variantet, për koalicion parazgjedhor dhe bashkëpunim pas zgjedhjeve. LDK-ja vazhdon ta shoh si partnerin kryesor para dhe pas zgjedhjeve. Ne nuk kemi pranuar asnjëherë ta diskutojmë çështjen e kandidatit për Kryeministër. Kandidatja jonë nuk mund të hiqet, e din të gjithë, nëse thyhen vendimet ne pastaj kemi probleme vet, nuk është zgjedhje as zgjidhje vet, ne kemi pasur dy konkurrentë tjetër.  LDK-ja vazhdon ta pres VV-në për aq sa kemi kohë ligjore, përndryshe do të shkojmë vet. Ne kemi komunikim të zakonshëm, ne llogarisim në një partneritet pak më të gjatë, për fushatën e kemi të qartë që LDK-ja nuk e ka konkurrentin kryesor VV-në”, tha Shala.

 

Shala i LDK’së: Nuk kemi afërsi politike me VV’në, pa e pranuar Vjosën kryeministre s’ka as dakordim  

Periskopi.com Lajme

Kujtim Shala i LDK’së, thotë se kjo parti do t’i fitojë zgjedhjet me Vjosa Osmanin kryeministre. Ai ka thënë se me Vetëvendosjen nuk kanë afërsi politike, sepse kjo sipas tij, do të nënkuptonte edhe afërsi ideologjike, por kanë pasur dhe kanë vetëm bashkëpunim të mirë.

“Nuk ka dakordim për cështjen themelore, që ka të bëjë me kandidatin për kryeministër sepse ne kemi kandidaten tonë për kryeministre, kjo cështje duhet te zgjidhet, kushti themelor është pranimi i Vjosa Osmanit për kryeministre”, ka thënë Shala, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se nuk kanë afërsi politike me VV’në por vetëm bashkëpunim.

“Nuk e di nëse është afërsi politike, sepse së pari do të ishte afërsi ideologjike. Por në dy vitet e fundit ne si opozitë kemi bashkëpunuar mirë, sidomos për cështje tepër të rëndësishme, kjo ka krijuar raport mirëbesimi, ende po tentojmë të kemi marrëveshje bashkëpunimi.  Nuk është proces i mbyllur.  Vjosa Osmani do të jetë kandidatja fituese, do të jetë kryeministre e Kosovës.  Si kandidate për kryeministre është përfaqësuesja jonë”, ka thënë Shala në RTK, përcjell Periskopi.

Kujtojmë se edhe Ismet Beqiri i është kundërpërgjigjur Glauk Konjufcës së Vetëvendosjes, ku ky i fundit tha se Vjosa Osmani është e ndërtuar për postin e kryetares së Kuvendit.

Beqiri ka thënë se ky propozim është joserioz dhe kjo nuk është fryma e bashkëpunimit.

“Kandidimi i Vjosa Osmanit për postin e kryeministrit është një e drejtë ekskluzive e LDK-së e Këshillit të Përgjithshëm që të përcaktojmë për atë se me kë do t’i fitojmë zgjedhjet”, tha Beqiri./Periskopi/

 

 

Kujtim Shala tregon nëse do të kandidojë për kryetar të LDK-së

Periskopi.com Lajme

Ish-zëvendëskryeministri në Qeverinë Mustafa dhe njëkohësisht nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala ka thënë se nuk do të kandidojë për kreun e partisë edhe pse emri i tij është përmendur si kandidat potencial për kryetar të partisë.

Lutfi Haziri është deklaruar për kandidimin e tij për kryetar të LDK-së, ndërsa kundërshtare mund ta ketë Vjosa Osmanin me të cilën ka raporte të acaruara. Janë përmendur edhe emrat e Avdullah Hotit dhe Kujtim Shalës.

Mirëpo, në një prononcim për Gazetën Express, Kujtim Shala ka thënë se nuk do të garojë për kreun e partisë.

Kandidatët, sipas statutit të LDK-së, do të zgjidhen me vota të delegatëve, ndërsa numri i këtyre të fundit varet prej votave që kjo parti ka marrë në zgjedhjet nacionale.

Për çdo 532 vota që një degë ka marrë nga zgjedhjet lokale, ajo do të çojë 1 delegat në Kuvendin Zgjedhor të LDK’së ku zgjedhet kryetari i partisë.

Në zgjedhjet lokale në Prishtinë LDK ka marrë 41.897 vota, që i bie se do të ketë 80 delegatë.

Flet Kujtim Shala për Periskopin: Nuk kam ambicie as për kryeministër, e as kryetar të LDK-së

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i Kulturës dhe aktualisht deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, në një deklaratë për Periskopin ka mohuar lajmet që ai do të jetë kandidat i radhës për kryeministër të Kosovës nga LDK. Shala madje ka thënë se nuk ka asnjë ambicie për të qenë kandidat për kryeministër e as kryetar të LDK-së.

“Unë s’kam ambicie për asnjërën prej këtyre dy pozicioneve dhe përveç kësaj LDK-ja nuk është fare në këto procese. Domethënë ne s’po bisedojmë as për kandidatët për kryetar të partisë e as për kandidatë të mundshëm për kryeministër”, ka thënë Shala.

Ai sot ka shpërndarë një sondazh ku pyetja ishte “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën kënd do ta votonit për kryeministër?”. Shala ka dalë si i dyti më i votuar pas Albin Kurtit, dhe ky lajm u shpërnda në faqen e tij në Facebook. Dhe kjo u interpretua si një dëshirë e Shalës për t’u bërë kryeministër. Mirëpo në deklaratën e dhënë për Periskopin ai ka sqaruar që thjeshtë ka shpërndarë një sondazh të zakonshëm. E jo më tepër.

“Është një prej sondazheve që bëjnë faqe të ndryshme e portale të ndryshme nuk e di me saktësi se cili është, por dalin çdo katër a pesë ditë dhe në këtë jam përfshi edhe unë. Por meqë nuk jam kontaktuar, domethënë pa vullnetin e atyre që përmenden nga ata që bëjnë sondazhet”, ka thënë Shala.

Ai po ashtu ka sqaruar se sondazhi nuk është shpërndarë nga vetë në faqen e tij në Facebook, por nga administratori që e mirëmba atë.

LDK këtë vit do të mbajë zgjedhjet e brendshme të saj. Ende nuk dihet se a do të ketë kandidatë të tjerë për kryetar të kësaj partie, përveç Isa Mustafës që dihet tashmë që është në gjendje shëndetësore të dobët.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të marrë përgjegjësinë e kandidatet për kryetar por edhe kryeministër të Koso0vës nëse LDK ia kërkon, Shala ka përsëritur për Periskopin se partia e tij nuk mund të kërkojë diçka të tillë nga dikush që nuk ka ambicie.

“S’mund të i kërkohet dikujt që s’ka ambicie”, ka thënë Kujtim Shala për Periskopin. /Periskopi/

Kujtim Shala i LDK-së, kandidat për kryeministër?

Periskopi.com Lajme

Një sondazh në të cilën pyetet se “a do ta votonit për kryeministër Albin Kurtin apo Kujtim Shalën për kryeministër”, është shpërndarë nga ky i fundit. Madje, më shumë se një herë.

Periskopi ka provuar ta kontaktojë Shalën për të marrë një konfirmim nga ana e tij lidhur me kandidimin e tij kryetar të LDK-së ose për kryeministër, por Shala nuk është lajmëruar.

Se a do të jetë kryeministër i ardhshëm Kujtim Shala, mbetet të shihet.

Momentet kur Kujtim Shala i LDK’së shfaqej i lumtur që partia e tij e bëri Thaçin President (Foto)

Periskopi.com Lajme

 Kujtim Shala i LDK’së sot shkaktoi një përplasje me deputetin nga radhët e PSD’së, Dardan Sejdiun,  ndaj të cilit shprehu një fjalor fyes, madje e quajti  edhe ‘të shitur’.  Por ky deputet i LDK’së ka harruar që dikur janë  vetë ata që ishin ‘shitur’ duke votuar Hashim Thaçin për President.

Ngjarja ndodhi sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku po planifikohej të caktohet seanca për votimin e projekt-rezolutës për dialogun me Serbinë. Shala  shprehi gjuhën e tij vulgare pasi kontestoi  kërkesën e PSD’së për seancë të jashtëzakonshme, me arsyetimin se nuk i kanë pasur nënshkrimet në një vend.

Fjalët “pis”, “kastravec”, “spiun i shitur” etj, kanë qenë disa prej atyre që raportohet të jenë përdorur nga deputeti i LDK’së.

Megjithatë, në vend që  Kujtim Shala të pendohet për këtë qasje  ndaj PSD’së dhe të kërkojë falje, ai u deklarua pastaj se fjala ‘i shitur’’ nuk është fyerje por ‘cilësim’.

‘’Janë të regjistruara. I shitur nuk është fyerje, por cilësim, te cilin e dëshmoi vete ne konferencën për medie, kur tha se janë marre vesh me drejtuesit e koalicionit, dhe po ashtu, pak me parë, e dëshmoi edhe kryeministri’’, tha Shala sot gjatë ditës.

Deputeti i LDK’së si duket ka harruar që në shkurt të vitit 2016, bashkë me kolegë të tij partiakë janë ata që e kishin ‘shitur veten’, duke ia dhënë votat Hashim Thaçit që të zgjidhet president. Madje ishte raportuar se disa deputetë të LDK’së, në minutat e fundit ishin bindur që të japin votën e tyre, në këmbim të ndonjë posti të rëndësishëm shtetëror.

‘’Ne kemi një marrëveshje politike. Ne do të punojmë që marrëveshja politike të respektohet. Mendoj që marrëveshjet politike të kësaj natyre, bëhen për një mandat të Qeverisë’’, kishte thënë Kujtim Shala në atë kohë.

Madje pas votimit dhe zgjedhjes së Thaçit si president, ishte shfaqur mjaft i gëzuar, gjë që e dëshmojnë edhe fotografitë e mëposhtme.

 

 

Deputeti i PSD’së, Dardan Sejdiu sot reagoi pastaj në Facebook pas përplasjes që pati me Kujtim Shalën, duke thënë se ishte befasuar  me gjuhën e përdorur të tij,  pasi ai është edhe ligjërues universitar.

‘’Pasi ngriti çështje procedurale, z.Shala kulmoi përnjëherë me të fyera dhe ofendime ndaj meje.

Sigurisht që nuk lëshohem në nivel të tillë të të shprehurit. Madje jam shumë i befasuar me gjuhën e z. Shala, që është edhe ligjërues universitar’’, tha Sejdiu.

Sidoqoftë, Kuvendi i Kosovës sot arriti të miratojë rezolutën e PSD’së për dialogun me Serbinë me 61 vota pro, edhe pse në sallë nuk ishin LDK e Vetëvendosje.

Ekipi negociaotor do të udhëhiqet nga kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti dhe ai i Nismas, Fatmir Limaj./Periskopi/

 

Shala: Nuk e fyeva Dardan Sejdiun, i thash veç se je i shitur

Periskopi.com Lajme

Kujtim Shala e pranon se e ka quajtur ‘të shitur’, por kjo sipas Shalës, ky nuk është ofendim por cilësim.

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LDK’së, Kujtim Shala, është deklaruar pasi u raportua se ka pasur përplasje me deputetin e PSD’së, Dardan Sejdiun. Shala ka dhënë versionin e tij rreth asaj që ka ndodhur sot në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.

Ai tregon se ka kontestuar kërkesën e PSD’së për seancë të jashtëzakonshme, pasi sipas Shalës, nuk i kanë pasur nënshkrimet në një vend.

“Kontestova kërkesën për Seancë të jashtëzakonshme, meqë nënshkrimet e deputetëve nuk ishin në një listë, siç do duhej të ishin”, tha ai për Express.

LDK’ja është akuzuar ditë më parë se ka falsifikuar nënshkrimet e deputetëve që nuk ishin të pranishëm, për të kërkuar mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme. Këtë, sipas Shalës, e ka përmendur edhe sot Sejdiu.

“Mbi këtë bazë është kontestuar kërkesa jonë para pak ditësh. Sejdiu tha që po përpiqemi te kamuflojmë falsifikimin qe ka bere LDK-ja me rastin e kërkesës për Seancë të jashtëzakonshme. Ndërsa, unë i thashë që, ne opinionin tim, edhe ky rast është si ai dhe se reagimi i tij është tipik për një të shitur, qe pse është shitur vete, akuzon te tjerët”, ka shtuar nënkryetari i Kuvendit.

Sejdiu ka folur disa herë që nga mbledhja e kryesisë kur është mbajtur në orën 10:00. Sejdiu shkroi në Facebook më herët duke thënë se Shala e ka fyer dhe e ka ofenduar.

Ndërkaq, nënkeytari i Kuvendit thotë se në asnjë rast nuk ka përdorur shprehje fyese. Ai e pranon që e quajti Dardan Sejdiun ‘të shitur’, por sipas Shalës, ky nuk është një ofendim.

“Janë të regjistruara. I shitur nuk është fyerje, por cilësim, te cilin e dëshmoi vete ne konferencën për medie, kur tha se janë marre vesh me drejtuesit e koalicionit, dhe po ashtu, pak me pare, e dëshmoi edhe kryeministri”, është shprehur tutje Shala.

Ndryshe, PSD ka propozuar Rezolutë që e bën opozitën pjesë të dialogut. Në këtë mënyrë, kjo parti ka propozuar Shpend Ahmetin si bashkëkryesues të dialogut me kreun e Nismës, Fatmir Limajn.

Më herët, deputetët e PSD’së kishin kundërshtuar dialogun me Serbinë.

Ndërkohë, LDK, ashtu si edhe Vetëvendosje, ka kundërshtuar prej fillimit këtë rezolutë dhe përfshirjen e opozitës në dialog me arsyetimin se duhet së pari të ketë zgjedhje e pastaj vazhdimin e dialogut.

 

Reagon Dardan Sejdiu: Shala ka sha e ofendu, unë s’i kam thënë gjë

Periskopi.com Lajme

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku po merrej vendimi për seancën e jashtëzakonshme lidhur me seanca për votimin e rezolutës dhe krijimit të ekipit për dialogun e Kosovës me Serbinë, nënkryetari i Kuvendi, Kujtim Shala ka drejtuar sharje e fyerje ndaj deputetit Dardan Sejdiu.

Shefi i grupit parlamentarë të PSK-së, Dardan Sejdiu, në një prononcim për Insajderin tha se ai nuk i ka thënën asgjë Shalës.

“E vërteta është kaq! Ai ka sha e ofendu, unë asgjë si kam thënë”, tha Sejdiu.

Fjalët “pis”, “kastravec”, “spiun i shitur” kanë qenë disa prej atyre që raportohet të jenë përdorur në këtë përplasje.