PDK demanton lajmin për takime të Veselit me kryetarët e disa partive

Periskopi.com Lajme

Pas publikimit të lajmit se  Kadri Veseli, sot, ka takuar disa kryetarë partish për krijimin e koalicionit qeveritar, Partia Demokratike e Kosovës lëshon këtë deklaratë:

“Është i pavërtetë dhe spekulim lajmi se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është takuar me disa kryetarë të partive tjera për të diskutuar gjoja formimin e koalicionit qeveritar.

  1. Veseli është në takime sot gjatë ditës me zyrtarë të Shqipërisë. PDK do të mbetet në opozitë sikurse e ka konfirmuar z. Veseli më 6 tetor 2019.

Çfarëdo vonese në krijimin e qeverisë se re nga partia që ka dalë e para, është e dëmshme për interesin e vendit dhe të qytetarëve të Kosovës”.

Daka fton prokurorinë dhe policinë, që nga sot të jenë të pranishëm në QNR

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në mbledhjen e zhvilluar sot ka ftuar organet e sigurisë që të jenë të pranishme në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

 

“Askush nuk i ndalon prokurorinë dhe policinë që të jenë të pranishme në QNR. Lirisht mund të qëndrojnë aty dhe t’i marrin provat me emra dhe numra të vendvotimeve ku kanë ndodhur manipulime”, tha Daka.

Duhet përkujtuar që KQZ-ja ka vendosur që votat e 530 vendvotimeve t’i dërgojë në rinumërim, për shkak të manipulimeve që i bën komisionerët nga subjektet politike.

Grupi demokrat largon Rudina Hajdarin si kryetare

Periskopi.com Lajme

Deputetët e grupit parlamentar të opozitës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, kanë vendosur të largojnë nga drejtimi i grupit Rudina Hajdarin dhe të vendosin në vend të saj, Korab Lita.

Vendimi i papritur bëhet i ditur nga deputeti i i opozitës parlamentare Korab Lita, i cili shprehet se “Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij të fundit, në funksion të organizimit të brendshëm bëri ndryshim në drejtimin e grupit”.

“Personalisht, dua t’i dërgoj një falënderim kolegëve të mi të grupit parlamentar për vlerësimin dhe besimin që më dhanë për të drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat. Detyrën që më është besuar si kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat unë e shoh si një përgjegjësi e aspak privilegj, sidomos në këtë situate politike e institucionale ku ndodhet vendi ynë”, shprehet ai/atsh/

Njihuni me Souad Abderrahim, kryetaren e parë femër të Tunisit në 160 vite

Periskopi.com Lajme

Souad Abderrahim nuk është si 32 kryetarët e fundit të Tunisit, kryeqytetit të Tunizisë në Afrikën e Veriut. Ata përshëndeteshin nga familje të pasura me ndikim dhe ishin të emëruar politikisht, kurse Abderrahim  u zgjodh e para për kryetare bashkie  gjatë muajit të kaluar.

Zgjedhja e Abderrahimit është parë si diçka shumë e rrallë në botën arabe. Një grua që mban një pozitë të lartë zgjedhore. Edhe në Tunizi, ku të drejtat e grave janë më të avancuara se në shumicën e vendeve të tjera të Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme, rritja e saj shihet gjerësisht si një përparim për gratë dhe ka përtërirë shpresat për një barazi gjinore më të madhe.

“Unë jam vetëm një ndër shumë gra që kanë luftuar vite me radhë për barazi”, tha Abderrahim, duke u ulur pas një tavoline të madhe prej druri në zyrën e kryebashkiakut, shkruan The Ëashington Post, transmeton Periskopi.

Fitorja e Abderrahimit pasqyron një zhvendosje graduale të qëndrimeve ndaj grave në botën arabe. “Ajo ka thyer qartë një tavan të madh qelqi”, tha Nesrin Jelalia, drejtor ekzekutiv i Al Baësala, një grup aktivist jopartiak.

“Një grua e zgjedhur si kryetare e kryeqytetit ku asnjë grua nuk e ka mbajtur atë pozitë që nga viti 1858? Kjo është e madhe për Tunizinë “.

Në mënyra të tjera, gjithashtu, Abderrahimi përfaqëson ndryshimin. Ajo është kryebashkiakja e parë e kryeqytetit me sfond të klasës së mesme dhe rrënjë në jug të vendit. Tunizia ka qenë prej kohësh e sunduar nga elitat e pasura të veriut.

Ajo është gjithashtu kryetarja e parë islamike e kryeqytetit, kandidate e një partie politike të frymëzuar nga Vëllazëria Myslimane e Egjiptit, e cila konsiderohet si një grup ekstremist nga disa fuqi rajonale, por të moderuar nga të tjerët. Në një kohë kur Vëllazëria dhe degët e saj janë nën sulme në të gjithë Lindjen e Mesme, ngritja e Abderrahimit shihet gjerësisht nga diplomatët dhe analistët si një përpjekje nga partia e saj – Ennahda – që të portretizohet si më tolerante.

Abderrahimi nuk duket si shumica e anëtarëve femra të partisë. Me flokë me ngjyrë bakri dhe një shije për rrobat e modës perëndimore, ajo nuk mban një hixhab, një shami koke tradicionale myslimane.

“Është një mesazh pozitiv për gjeneratat e ardhshme që mendojnë se Islami është kundër të lirisë së grave”, tha Miriam Ben Romdhan, 34 vjeç, një mbikëqyrës në një kompani private.

“Ajo është muslimane, ajo nuk mban hixhabin, ajo qesh, është qesharake. Ajo është një reflektim i gruas tuniziane. “/Periskopi/

Gentiana Begolli zgjedhet kryetare e re e AGK-së

Periskopi.com Lajme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur kuvendin e jashtëzakonshëm për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të AGK-së. Kandidatja për Kryetare të AGK-së, Gentiana Begolli – Pustina ka marrë gjithsej 97 vota, ndërsa kandidati tjetër Alban Selimi 77 vota si dhe Fitim Gashi 63 vota.

Në bazë të këtij rezultati, sipas njoftimit të AGK-sëm Gentiana Begolli – Pustina zgjedhet kryetare e re e AGK-së.

Ndërsa anëtarë të rinj të bordit të AGK-së janë: Leonora Dalipi me 110 vota, Ardiana Thaçi me 90 vota, Arsim Halili me 75 vota, Elvira Berisha me 58 vota, Dardan Hoti me 57 vota, Mentor Gjergjaj me 48 vota, Besiana Krasniqi me 43 vota si dhe Mentor Buzhala 40 vota. Ndërsa Besarta Maliqi, Beadin Syla dhe Pleurat Salihu nuk kanë mundur t’i marrin votat e nevojshme për të hyrë në bord të AGK-së.

“Të regjistruar si pjesëmarrës në kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të AGK-së ishin 277 anëtarë, ndërsa në votim kanë marrë pjesë 239 anëtarë, ku 237 fletëvotime ishin të vlefshme, ndërsa 2 fletëvotime ishin të pavlefshme. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës falënderon të gjithë kolegët gazetarë të cilët ishin pjesëmarrës në këtë proces zgjedhor”, thuhet në njoftim.

 

Amsterdami për herë të parë në histori zgjedh një kryetare

Periskopi.com Lajme

 

Qytetit i Amsterdamit ka zgjedhur për kryetare, Femke Halsema, që është gruaja e parë në këtë post në gjithë historinë.

Edhe pse qytete të tjera të Holandës janë drejtuar nga gra, kryeqyteti asnjëherë nuk ishte udhëhequr nga gratë.

Nominimi i 52 vjeçares duhet të kalojë në qeveri dhe të nënshkruhet nga mbreti, gjëra këto që janë më shumë formalitete, raporton BBC.

“Për një kryeqytet që e sheh veten si të emancipuar, tolerant, përparimtar dhe të barabartë për të dy gjinitë, mungesa e një kryetareje po bëhet e turpshme”, thuhej në protestën e 45 grave më ndikim në Amsterdam, që edhe i hapën rrugë kësaj ngjarjeje.

Megjithatë, nominimi i Halsema nuk u mirëprit nga të gjithë. Disa thonë se ajo nuk ka përvojën e duhur për këtë post, dhe një numër prej 7 mijë e 400 personash kanë nënshkruar një peticion kundër saj.

 

 

 

 

 

 

Kusari-Lila sërish do jetë kandidate për të parën e Gjakovës

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për synimet e saj në skenën politike me partinë e re, si njëra ndër themelueset e saj.

Periskopi.com Lajme

Ajo, në TV Dukagjini ka thënë se partia e re nuk ka caktuar udhëheqësit e saj, më qellim që këta të përcaktohen pas zgjedhjeve, dhe rrjedhimisht edhe pozita e saj politike lokale apo qendrore, por ajo po e mendon seriozisht rikandidimin për kryetare të Gjakovës.

Kusari-Lila, si femra e vetme kryetare e një komune, ka shtuar se është mishëruar me punën si kryetare e komunës dhe planifikon vazhdimin e projekteve që zhvillojnë Gjakovën.

Kryetarja e Gjakovës ka potencuar në “Komiteti” se pozita që ajo aktualisht mban nuk do të ndikojë që në partinë e re të ketë frymë të ndarjeve rajonale, dhe se kjo alternativë ka për qëllim përgjithësimin e progresit në të gjithë Kosovën.