Hyseni sqaron nëse do të jetë i propozuar për kryeministër nga LDK

Periskopi.com Lajme

Skender Hyseni sonte në Desku ka thënë se janë spekulime fjalët se aim und të jetë kandidat për kryeministër të ardhshëm, transmeton Periskopi.

Hyseni thotë se as që është diskutuar emri i tij ndonjëherë.

‘’Nuk e presim interpesitimin e Kushtetuess. Por do tia lëmë atë Kushtetueses. Ajo le ta bëjë punën e vet. Absolutisht nuk jam kandidat për kryeministër. Ka qenë spekulim dhe i indinjuar. Asnëjherë nuk është diskutuar për emrin tim, e as për ndonjë emër tjetër’’, ka thënë ai.

‘Mbase nuk ndjehem që dua të jem kryeministër. Por pak e rëndësishme është se cili emër do të jetë kryeministër nga LDK’’/PERISKOPI/

 

 

Ukraina zgjedh kryeministrin e ri

Periskopi.com Lajme

Parlamenti ukrainas caktoi sot si kreun e ri të qeverisë, Denys Chmygal, i cili zëvendësoi Oleksiï Gontcharouk, i detyruar të japë dorëheqjen pas gjashtë muajsh në detyrë për shkak të rezultateve të dobëta në ekonomi.

Në favor të kandidaturës së Chmygal, i propozuar nga presidenti Volodymyr Zelensky, votuan 291 deputetë.

“Qeveria e mëparshme bëri gjithçka mundi, por sot ukrainasit kanë nevojë për një qeveri që do të bëjë edhe të pamundurën dhe do të funksionojë për njerëzit”, tha presidenti, duke prezantuar kandidatin e tij para deputetëve.

Chmygal, 45 vjeç, premtoi para votimit se do të merret menjëherë me sfidat me të cilat po përballet vendi, me qëllim që të shmangë një krizë ekonomike, të zhvillojë industrinë dhe të përmirësojë klimën e investimeve.

 

Bekë Berisha: Zor një thmijaçi si Kurti me i thënë kryeministër

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Berisha, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se Kurti mashtrimin mund ta ndajë në shtatë pika, apo 100 pika, por sipas tij “mashtrimi, mbetet mashtrim”.

“Edhe tradhtinë mund ta ndanë, por kur bashkohet ajo mbetet përsëri tradhti”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti opozitar thotë se nëse klasa politike në Kosovë do të kishte unitet, taksa 100% do të mjaftonte për të na njohur Serbia.

Berisha thotë zoti Kurti I ka thyer të gjitha parimet e veta duke filluar nga kravata, flamuri, himni e gjëra tjera.

“Ai ka lënë aktivistët e vet jashtë e ka mbushur qeverinë me ‘Haki abaza’. Ai në fillim ka thënë që taksa ka qenë në rregull e tash thotë nuk është. Ka thënë nuk bëj me LDK-në e tash bëri koalicion. Është parë figura e tij, por tash është në atë pjesën ku po kalon në tradhti”.

Deputeti i AAK-së thotë se nuk do të ketë reciprocitet me Serbinë, por sipas tij kjo po bëhet vetëm për t’iu hedhur “hi syve” qytetarëve.

Ai thotë se edhe Haradinaj ka pasur presion të madh për taksën, por ka rezistuar deri në rrëzimin e tij.

Berisha thotë se Albin Kurti është një idhnak i madh që bën përralla.

“Unë nuk kam ndonjë kompleks, por është zor një “thmijaçi” si Kurti me i thënë kryeministër”.

Deputeti i AAK-së thotë se Albin Kurti me asnjë politikan shqiptar nuk ka buzëqeshur, ndërsa me Brnabiqin “zgërdhihej pa marre” në Berlin.

Kryeministri i Ukrainës e dorëzon dorëheqjen për herë të dytë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri ukrainas, Oleksiy Honcharuk, ia ka ofruar dorëheqjen për herë të dytë presidentit Volodymyr Zelenskiy, pasi mori vesh se mund të shkarkohet.

Një burim i tha agjencisë “Reuters” se kryeministri Honcharuk pritet të largohet nga posti, por nuk dha hollësi të tjera. As zyra e presidentit ukrainas nuk dha ndonjë koment në lidhje me këto raportime.

Ndërrimi i kryeministrit do të vinte në kohën kur besimi në qeverinë e Zelenskiy-t ka rënë prej kohës kur ish-aktori shënoi fitore befasuese në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar. Ai kishte premtuar se do t’i japë fund luftës në lindje të vendit dhe se do ta luftojë korrupsionin.

Javën e kaluar, kryeministri kishte mohuar se e ka dorëzuar dorëheqjen apo se e ka diskutuar këtë çështje me presidentin Zelenskiy, shkruan “Reuters”.

 

Sekretari Pompeo dhe Ambasadori Grenell refuzojnë ta takojnë Kryeministrin Kurti

Periskopi.com Lajme

Me deklaratat e tij të fundit për dy marrëveshjet e arritura me Serbinë, me insistimin e tij për tarifa ose reciprocitet, Kryeministri Kurti është futur në një kurs të konfrontimit direkt me SHBA’në.

Burime  të Gazetës Express nga konferenca e mbajtur në Munich tregojnë për mënyrën se si dyert e Kurtit u mbyllën nga aleati kryesor i Kosovës. Pompeo dhe Grenell refuzuan ta takojnë. Për më tepër, burimet thanë se asnjë zyrtar i lartë amerikan nuk do të takohet me Kurtin pa e hequr tarifën për mallrat serbe.

Albin Kurti realizoi dje një performacë të bukur në Aeroportin e Prishtinës, kur udhëtoi për Munich me “economy class” apo kur e la në Sllatinë eskortën policore që e shoqëronte.

Por, në Munich, duket se nuk i kanë ecur gjërat ashtu siç ka dëshiruar. Sidmos jo me dy amerikanët e fuqishëm që gjenden atje, Mike Pompeo, sekretar amerikan i shtetit, dhe Richard Grenell, ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

Përderisa Kryeministri Kurti dhe Shefi i Diplomacisë Konjufca endeshin nëpër aeroporte, Presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuqiç, u shfaqën në ceremoninë e nënshkrimit të dy marrëveshjeve të radhës, nën ndërmjetësimin e Ambasadorit Grenell.

Formalisht, nga Qeveria aty ishin dy shërbyes civilë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Dhe Albin Kurti duket se nuk dinte asgjë për këtë marrëveshje.

Ai heshti deri në mbrëmje, por në Konferencën e Sigurisë në Munich, ai i kundërshtoi ato, kurse publikisht këtë e bëri në mbrëmje përmes një postimi në Facebook dhe me gjuhë të kujdesshme, deri diku.

“Sot në Munich janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër, as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare”, u shpreh Kurti.

E kjo nuk u ka pëlqyer aspak amerikanëve.

Nga Konferenca e Sigurisë në Munich thanë se qëndrimi prolongues i Kurtit për tarifën e tash edhe kundërshtimi i dy marrëveshjeve të arritura me Serbinë janë të papranueshme për Uashingtonin.

Si rrjedhojë, këtë pakënaqësi ata ia kanë bërë të qartë Kryeministrit Kosovar dje – menjëherë.

Sipas të njëjtave burime, Kurti ka kërkuar dje që të takohet me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompou, dhe ambasadorin Richard Grenell, por përgjigjja e tyre ka qenë e prerë.

“Jo. Kaq”, ka treguar burimi i Gazetës Express.

Sipas këtyre burimeve, me deklaratat e tij të fundit për dy marrëveshjet e arritura me Serbinë, me insistimin e tij për tarifa ose reciprocitet, Kryeministri Kurti është futur në një kurs të konfrontimit direkt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Askush nuk mund ta minojë procesin e dialogut”, thanë burimet e Gazetës Express.

Madje, sipas tyre, ambasadori Grenell dhe asnjë zyrtar i lartë amerikan nuk do ta takojë Kurtin pa e hequr tarifën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë.

“Askush nga zyrtarët e lartë amerikanë nuk do ta takojnë Kurtin derisa ai ta heqë taksën. Kurti do të takohet me zyrtarë të rangut me të ultë”, ka thënë ky burim i gazetës.

Ndërkohë që Albin Kurti e kundërshtoi marrëveshjen e arritur me Serbinë, partnerja e tij në Qeveri, LDK-ja, e përshëndeti atë.

Madje, sot në Munich, zëvendësi i Kurtit, Avdullah Hoti, e takoi Ambasadorin Grenell, ndërkohë që i njëjti ka refuzuar dje që të takohet me Shefin e Hotit, Albin Kurtin.

“Sot takova Ambasadorin Grenell dhe zyrtarë te tjerë të ShBA-ve. Diskutuam për proceset e rëndësishme me të cilat duhet të merremi menjëherë si Qeveri e re”, tha Hoti përmes një postimi në Facebook.

“E sigurova se ne do te jemi partner i besueshëm në këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin tonë Serbine, me qëllimin final njohjen reciproke. E sigurova se Qeveria e re nuk do të ikë nga përgjegjësitë e saj ne këtë proces, dhe se jemi plotësisht të përkushtuar për të bërë progres”.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka marrë një dinamikë të jashtëzakonshme pasi që Presidenti Trump emëroi të dërguar të tij në këtë proces, ambasadorin Grenell. Deri më tash, janë arritur tri marrëveshje e duket se edhe të tjera janë në proces e sipër.

Albin Kurti nuk duket të jetë i përgatitur për një dinamikë të tillë në dialog. Kryeministri kishte thënë se fillimisht duhet të shqyrtohen marrëveshjet e arritura deri më tash e madje mbrëmë, në një intervistë për REL-in, tha se dialogu mund të nisë tek pasi që Serbia ta ketë qeverinë e re, pas zgjedhjeve të prillit. Kurse, në një panel diskutimi, Kurti tha se nuk mund të ketë marrëveshje pa dialog, nuk mund të ketë bisedime me harta e as nuk mund të ketë harta në tavolinë, kur andej sillen presidentët.

Kurti komenton paralajmërimin e Thaçit për rikandidim: Do të koordinohemi me të

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti i pyetur nga gazetarët se çfarë mendon rreth asaj që presidenti i tanishëm Hashim Thaçi ka thënë se prapë do të pretendoj për postin e presidentit, ai tha që “unë si kryeministër i ri duam dhe duhet të koordinohemi edhe me presidentin aktual të Republikës në mënyrë që mos të kemi në politikën e jashtme një  kakofoni”, tha ai.

Këto komente Kurti i bëri pas homazheve në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, për të ndjerën, Nexhmije Pagarusha.

Ai tha se është urgjente që të ketë një politik unike në arenën ndërkombëtar.

“Që mos të vazhdohet me mënyrën e këtyre  2-3 viteve të fundit.  Qeveria e republikës unë si kryeministër i ri duam dhe duhet të koordinohemi edhe me presidentin aktual të Republikës në mënyrë që mos të kemi në politikën e jashtme një  kakofoni e cila me siguri mund të bëhet e dëmshme si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Kjo është kultura më e rëndësishme për shtetin tonë”, është shprehur ai.

 

Rama: Koha të ndajmë biznesin e ligjshëm nga ai kriminal

Periskopi.com Lajme

Sot në Tiranë po zhvillohet Forumi i dytë Ekonomik, ku fjalën hyrëse e pati kryeministri Edi Rama, i cili tha se ky takim është një platformë dialogu për të ecur më shpejt në funksion të fuqizimit të ekonomisë kombëtare dhe familjare, përmes bashkëpunimit të shëndetshëm mes sektorit publik e atij privat.

“100 vjet më parë në datën 30 janar të 1920 kishim Kongresin e Lushnjës që është një ngjarje shumë e rëndësishme në ndërtimin e shtetit tonë, një shteti që i ka gjithmonë sytë nga perëndimi për sa i përket zhvillimit të vet. Shpresoj që ky vit të jetë i mirë si për ne ashtu dhe për BE, edhe për rajonin dhe për marrëdhëniet me tona të gjithë fqinjët dhe besoj se kjo mund të shërbejë si themel për zhvillimin e ekonomisë si dhe për qytetarët tanë”, tha Rama.

Duke folur për arritjet në shifra, kreu i qeverisë shqiptare u përqendrua më së shumti te ulja e papunësisë dhe investimet e huaj në vend.

“Dhe meqë e di se kur vjen puna te ekonomia se njerëzit nuk i hanë e pinë shifrat, dhe duan të dinë pikën ku do jetë nesër, unë kam shumë shifra këtu, por po i përmbledh. Kemi normën më të ulët që prej 25 vitesh, sipas bankës botërore dhe e di që menjëherë që ata që po na ndjekin, do thonë se kjo ka ndodhur sepse njerëzit kanë ikur, por jo nuk vjen nga kjo gjë. Një shifër tjetër, investimet e huaja, kemi progres te investimeve”, tha ai.

Duke folur për ato se çfarë duhen përmirësuar, Rama i mëshoi sektorit të biznesit.

“Më lejoni të flas për sfidat, duhet të përmirësojmë klimën e biznesit, sjelljen e administratës, kemi nevojë për të përmirësuar sidomos atë pjesë që lidhet me biznesin. Gjatë këtij viti do kemi rezultate të qenësishme në këtë drejtim”, tha Rama.

Megjithatë në fund të fjalës së tij, Rama foli edhe për krimin e organizuar si një nga problemet më të mëdha.

“E dimë që një nga faktorët më problematikë është krimi organizuar dhe zhvatja, do të bisedojmë për një marrëveshje kundër krimit, duke i kërkuar çdo personi të dënuar deri tani të provojë që asetet që ka vijnë nga biznese legjitime, ndryshe të gjitha do të merren. Pra është një mesazh si biznesin e ligjshëm edhe të paligjshëm. Biznesit të paligjshëm do i themi që ky nuk është vendi i tyre dhe duhet të kalojnë shume vështirësi, ka ardhur koha t’i shkojmë pas atyre seriozisht e të bëjmë të mundur që të gjithë këto gjera negative që kanë bërë me krimin e organizuar duke hyrë në administratë e politikë, kjo kohë ka marrë fund. E pesta, është bashkëpunimi rajonal. Do të doja të zhvilloja një diskutim të mëtejshëm, për të fokusuar forumin ekonomik të Tiranës në përmirësimin e ekonomisë tonë të rajonit” u shpreh ai.

Zihet me ‘presh në dorë’ Hasani: Vetëm para dy vitesh mendonte krejt ndryshe për mandatarin dhe presidentin

Periskopi.com Lajme

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, varësisht prej viteve ka ndryshuar edhe interpretimin rreth procedurës së mandatimit të kandidatit për kryeministër nga Presidenti i Republikës së Kosovës.  

Në një intervistë të dhënë për Tribuna Chanel në qershor të vitit 2017, Hasani kishte thënë se nuk përjashtohet mundësia që presidenti të mandatojë për formimin e qeverisë edhe partinë e cila nuk e ka shumicën e vendeve në Kuvend.

Madje sipas këtij interpretimi, Hasani atë kohë potenconte se presdienti mund të mandatojë partitë që mund të krijojnë shumicën, madje një person i cili s’ka marrë fare pjesë në zgjedhje.

Ish-kreu i Kushtetueses madje thoshte që mandati për krijimin e qeverisë re mund t’i jepej çdo partie që arrinë të futet në Kuvend, pra që kalon pragun.

“Mandati mund t’i jepet çdo kujt që e ka kalu pragun, që është parti paralamentare. Ajo është quajtur disckrecion. Nuk mundet me u abuzu diskreconi, mos me ia dhanë kërkujt. Është detyrim kushtetues i shefit të shtetit, që herën e dytë sikur herën e parë, me ia dhanë sipas një renditje. Herën e parë atyre që kanë dalë shumicë, ndërkohë herën e dytë që kanë dalë i dytë i tretë ose i katërt. Ose që mund të mandatohet nga partitë parlamentare që përbëjnë shumicën e re, mund të mandatohet një person i tretë krejt jashtë atyre që kanë marrë pjesë në zgjedhje”, ka thënë Hasani.

Video në Tribuna Chanel, prej minutes 2:44

Ish-kreu i Kushtetueses thoshte që është detyrim Kushtetues që të ndiqet një rregull e tillë e nominimit për kryetar të qeverisë. Sipas tij nëse herën e parë nuk i thërret, atëherë herën e dytë duhet t’i thërras të gjitha partitë në përpjekje për krijimin e  shumicës parlamentare.

“Është detyrim i shefit të shtetit dhe përbën shkelje kushtetuese …Nëse herën e parë nuk arrihet në parlament një shumicë, herën e dytë duhet t’i thërret të gjitha forcat politike dhe të zgjidhet..është obligim kushtetues”, kishte thënë tutje Hasani në qershorin e vitit 2017.

Por pas më shumë se dy vitesh, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Hasani për të njëjtën situatë ka një interpretim komplet tjetër. Sipas tij Presidenti fillimisht e fton partinë e parë me një kandidat për kryeministër, nëse dështon i nominuari i parë për të bërë shumicën, atëherë ia dërgon ftesën përsëri partisë së parë në këtë rast “Vetëvendosjes” me një kandidat tjetër, e nëse dështon edhe i nominuari i dytë atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“ Hera e dytë, prapë ia dërgon VV’së me një kandidat tjetër, edhe kryhet muhabeti. Dështon edhe ai, shkon vendi në zgjedhje”, ka thënë Hasani në 12 dhjetor të vitit 2019.

Video në Pressing nga minuta 35′.

Euronews: Kosova ende pa kryeministër të ri

Periskopi.com Lajme

Rrjeti televiziv i lajmeve me seli në Lion të Francës, Euronews, ka raportuar për ngërçin politik në Kosovë.

Ky medium shkruan për paaftësinë e partive politike për të rënë dakord për të formuar një Qeveri të re, transmeton Klan Kosova.

“Deputetët e rinj u ulën për herë të parë në Kuvend që nga zgjedhjet e 6 tetorit, por kjo nuk e zgjodhi problemin”.

“Kjo për shkak se partitë fituese ende nuk janë marrë vesh rreth kandidatit të ardhshëm për president të Kosovës”.

“Nëse bllokada vazhdon, Kosova mund të detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja gjatë vitit të ardhshëm”.

Mustafa: Ndoshta VV e ka menduar të na japë kryeministrin

Periskopi.com Lajme

I pari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se VV-ja me siguri e ka menduar që t’ua japin postin e kryeministrit, pasi ata e morën atë të kryeparlamentarit.

“Gjithçka është e mundur në këtë vend”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

Duke folur për marrëveshjen e re, ai ka thënë se tashmë është një konfiguracion i ri.

Ai thotë se bashkë me organet e partisë do të bisedojnë e të marrin vendime lidhur me kërkesat e tyre për bashkëqeverisje.

Mustafa thotë se gjithsesi duhet të bëhet marrëveshje e re lidhur me përgjegjësitë, por shton se ndoshta ka nevojë edhe te programi qeverisë.

Ai ka lënë të hapur edhe mundësinë e kalimit të LDK-së në opozitë.

“Çdo gjë është e hapur, edhe mundësia që të dalim në opozitë, ta bëjmë një opozitarizëm shumë të mirë, të suksesshme”.

AI thotë se po të dilte LDK-ja e para, do t’i lusnin subjektet që ta formonin qeverinë.

“Ne si të dytit i kemi 28 deputetë dhe kërkojmë që përgjegjësia jonë në qeveri të jetë karrshi votës. Ne duhet të marrim aq sa neve na takon. Ofertën tonë e kemi dhënë edhe më pak se sa që na takon. Qeverisja duhet të bërë në përgjegjësi të përbashkët”, ka thënë ai.

Mustafa thotë se derisa nuk mbyllet procesi asgjë nuk është absolute.

Ai thotë se nuk heqin dorë nga parimi që të marrin përgjegjësinë që ua ka dhënë populli.

Mustafa ka thënë se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje.

“Nuk është orientimi i mirë për të shkuar në zgjedhje sepse nuk kemi bërë zgjedhje për të shkuar në zgjedhe. Energjinë tonë nuk duhet ta shfrytëzojmë për të thënë se duhet shkuar në zgjedhje por duke kërkuar zgjidhje”, ka thënë Mustafa.

“Shkojmë në zgjedhje, pa problem. Nëse shkojmë ne zgjedhje, ne do të kemi parasysh edhe faktorët që na çojnë në zgjedhje”.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se ka qenë transparent me strukturat e partisë që e drejton.

“Kam aplikuar një proces krejtësisht të hapur dhe transparent. Nuk ka gjë që nuk e din jo vetëm znj. Osmani, por edhe anëtarët Kryesisë, Këshillit të Përgjithshëm, kryetarët e degëve të LDK-së. S’ka gjë që nuk kam ndarë me të gjithë e le më me nënkryetarët e LDK-së. Në asnjë rast s’ka diferencime. Ne kemi konsultime ditore me Vjosën”, ka thënë Mustafa.

 

24 vjeçari që u bë kryeministri më i ri në Britani

Periskopi.com Lajme

Në moshën 24 vjeçare, William Pitt më 7 dhjetor të vitit 1783, bëhet kryeministri më i ri në moshë në Britani.

Ai kujtohet për politikat e tij kundër korrupsionit, reformat fiskale, shtimin e kompetencave për Dhomën e Komunave dhe bashkimin me Irlandën.

Mbledhja e qeverisë/ Rama zbulon 3 pikat ku do të ndërtohen lagjet në Tiranë

Periskopi.com Lajme

U zhvillua mbledhja e 8 e jashtëzakonshëm e qeverisë ku kryeministri Edi Rama foli për të rejat më të fundit të situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Një nga pikat ku Rama u ndal ishte edhe ajo e rindërtimit të lagjeve ku sipas Ramës lagjet do jenë lagje model, miks dhe jo ‘geto’.

“Në Durrës do të bëjmë një lagje komplet të re, kjo është shumë e qartë. Hapësirat ku ka pasur shembje do të kemi parqe, infrastrukturë sociale dhe arsimore edhe në Tiranë jemi të qartë se duhet një ndërhyrje e fortë në Kombinat prishja e atyre godinave me probleme dhe ndërtimi i një blloku të ri banesash për të akomoduar ata njerëz.

Një pikë tjetër te “5 Maji” pranë lumit ku ne mund të bëjmë spostime, pa ju spostuar komplet jetën, aty do të bëjmë një lagje tjetër dhe tjera te ish-Uzina e Autotraktorëve (Shkozë).

Këto tre pika ne na plotësojnë nevojën. Me objektivin afat gjatë 10 mijë apartamente dhe afatshkurtër 5 mijë.

Do të jenë lagje të reja sikur nuk ka sot në Shqipëri, kopshte, shkolla, çerdhe, kënde sportive me të gjitha. Lagje model, jo geto. Në Laç duhet të fillojmë shembjet, që të kemi po ashtu një lagje të re në gjithë atë zonë”- tha Rama.

Shkaku i vrasjes së gazetares hulumtuese, jep dorëheqje kryeministri i Maltës

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i deritashëm i Maltës, Joseph Muscat, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij shkaku i krizës politike dhe kushtetuese të krijuar pas fillimit të hetimeve për vrasjen e para dy vjetëve të gazetares hulumtuese, Daphne Caruana Galizia.

Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion të dielën në mbrëmje, kryeministri Muscat njoftoi se do të qëndrojë në pozitën e shefit të qeverisë derisa të caktohet një lider i ri i partisë që i përket dhe kjo pritet të ndodhë në janar. Ai tha se ndien shumë keqardhje për vrasjen e gazetares Galizia dhe tha se vendi ka nevojë për një faqe të re.

Në kohën kur i tërë populli i shtetit të vogël të Mesdheut po e priste fjalimin e kryeministrit, mijëra persona u tubuan në rrugët e Valletta-s, duke mbajtur qirinj, duke i valëvitur flamujt e Maltës dhe duke e kënduar himnin kombëtar në shenjë proteste për vrasjen e gazetares.

Caruana Galizia u vra në tetor të vitit 2017, kur një bombë e montuar nën ulësen e shoferit në veturën e saj kishte shpërthyer me kontroll nga largësia. Kjo gazetare kishte publikuar shkrime për korrupsionin e nivelit më të lartë në qeverinë malteze.

Kryeministri i dorëhequr tha: “Do t’i shkruaj kryetarit të Partisë së Punës dhe procesi për zgjedhjen e presidentit të ri është caktuar për datën 12 janar 2020. Në atë ditë do të jap dorëheqje edhe nga pozita e liderit të partisë”.

Largimi i tij sjell fundin e një qëndrimi shtatëvjeçar në pushtet në shtetin më të vogël të Bashkimit Evropian, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Dhimbje dhe lot, i jepet lamtumira anëtarëve të familjes Lala

Periskopi.com Lajme

Po përcillen për në banesën e fundit 8 viktimat e familjes Lala në Durrës.

Nga 10 anëtarë që ndodheshin atë natë arriti të dalë i gjallë nga rrënojat vetëm Reme Lala, djali 16 vjeçar

Në ceremoninë e homazheve ka mbërritur dhe kryeministri Edi Rama.

Mes viktimave janë dhe dy fëmijët binjakë vetëm dy vjeç.

Edhe presidenti Meta ndodhet në ceremoninë që po zhvillohet ne Pallatin e Kultures ne Durrës./oranews

Rama: Në Durrës do të shemben 11 ndërtesa

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke cekur disa nga ndihmat që do t’i japin familjeve të viktimave dhe të mbijetuarve nga tërmeti në Durrës e Thumanë, ka thënë se do të trajtohen në mënyrë të veçantë, ndërkohë, urgjentisht kërkoi që të gjitha këto familje të hynë në shtëpi të reja.

Rama në mbledhjen e jashtëzakonshmen të Qeverisë, ka thënë se në Durrës janë 19 ndërtesa që janë dëmtuar dhe njëmbëdhjetë prej tyre do të shemben plotësisht, ndërsa për shtatë do të pritet raporti i inxhinierëve.

Sipas tij, fëmijëve që janë të vendosur nëpër hotele duhet t’i sigurohet transporti për në shkolla, ndërsa, pasdite mësimdhënësit t’i ndihmojnë në bërjen e detyrave, pasi nëpër hotele ka hapësira ku mund të bëhet kjo.

Sa i përket ndihmave, Rama tha se duhet të garantohen që ushqimet janë të shëndetshme.

Ai tha se duhet të caktohet një person që duhet të komunikojë me këto familje për të parë se si është dëshira tyre.

“Ne jemi gati dhe të vendosin ata që janë në Thumanë të vendosen në mënyrë rekorde në Tiranë dhe ata të Durrësit të vendosin se nëse duan në Durrës apo Tiranë”, tha ai.

Gjithashtu, tha se duhet të ndryshohet ligji për ata që kanë mbijetuar tërmeteve të cilët do të kenë trajtim financiar për gjithë jetën e tyre.

Ndërkohë, për të gjithë pensionistët e familjeve, Rama tha se do t’iu jepet pension i veçantë, njësoj siç e marrin njerëzit me kontribute të veçanta, siç janë akademikët, shkencëtarët, artistët.

Ai tha se familjet e prekura do t’u ndahet një milionë lekë të reja, duke përfshirë edhe familjen Abazi nga Gjilani.

Për nxënësit dhe studentët e familjeve të viktimave, do të përfitojnë një bursë nga 15 mijë lekë në muaj.

Rama tha se emergjenca ka një perimetër që është zgjeruar edhe me qarkun e Lezhës.

Sipas tij, nesër do të mbledhjet komiteti, ku edhe do të kontrollohen të gjitha mjetet në mënyrë që të mos keqpërdoren asnjë donacion.

“7 deri në 15 vjet burg dhe nuk duhet diskutohet fare, për ndërtuesit që kanë marrë leje për tri kate dhe  abuzon duke ndërtuar ndërtesa në shtatë kate”, tha ai.

Vjosa Osmani armiqësore ndaj VV’së: Kryeministri i barabartë me katër ministri

Periskopi.com Lajme

Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga LDK sonte në Pressing ka thënë se janë deklarata ofenduese prej Vetëvendosjes kur asaj i ofrohet pozita e kryeparlamentarit, transmeton Periskopi.

Osmani ka thënë se pozita e kryeministrit ka barazvlerë sa katër ministri.

”Ofenduese nëse dikush thotë që pozita e kryeministrit është e barasvlerfshme me pozitën e kryetarit të Kuvendit. Njejtë ofenduese nëse thuhet se ajo e kryeministrit është  e njejtë me atë të Presidentit. S’është e barabartë sepse vetë kryeministri ka barazvlerë  sa katër ministri’’

Osmani ka thënë tutje se nuk ka dashur që të marrë pjesë në çdo takim të zhvilluar mes LDK-së dhe VV’së, transmeton Periskopi.‘’Nuk kam dashtë me shku, shumë e thjeshtë. Nuk është e nevojshme me shku unë në cdo takim. Jam e invovuar në këtë proces më shumë se cdokush tjetër. Se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrën e LDK’së,  Haziri e ka fjalën për një procedurë të domosdoshme në procesin tonë. Patjetër që kalojnë ato tema nëpër zyrat tona, sikurse edhe emrat tona kalojnë nëpër zyret e VV’së’’, ka thënë Osmani.

‘’S’ka të keqe që njerëzit të sulmohen vec pse dikush e thotë një që të vërtetë. Nëse VV nuk do partneritet, është çështje e tyre, por në LDK s’ka njeri që del kundër. Partneritet i barabartë, përndryshe nuk mund të funksionojë.’’/PERISKOPI/

 

 

 

Osmani ia bën të qartë VV’së: Ose të barabartë, ose nuk funksionojmë ndryshe

Periskopi.com Lajme

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani ka thënë sonte në Pressing se nuk ka dashur që të marrë pjesë në çdo takim të zhvilluar mes LDK-së dhe VV’së, transmeton Periskopi.

‘’Nuk kam dashtë me shku, shumë e thjeshtë. Nuk është e nevojshme me shku unë në cdo takim. Jam e invovuar në këtë proces më shumë se cdokush tjetër. Se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrën e LDK’së,  Haziri e ka fjalën për një procedurë të domosdoshme në procesin tonë. Patjetër që kalojnë ato tema nëpër zyrat tona, sikurse edhe emrat tona kalojnë nëpër zyret e VV’së’’, ka thënë Osmani.

‘’S’ka të keqe që njerëzit të sulmohen vec pse dikush e thotë një që të vërtetë. Nëse VV nuk do partneritet, është çështje e tyre, por në LDK s’ka njeri që del kundër. Partneritet i barabartë, përndryshe nuk mund të funksionojë.’’/PERISKOPI/

Kryeministri i takon partisë me më së shumti vota

Periskopi.com Lajme

Çështja e kryeministrit të ardhshëm nuk ka nevojë të negociohet, kanë thënë të hënën burime në Lidhjen Demokratike (LDK). E kanë bërë të qartë këtë vetëm një ditë pasi Lutfi Haziri, i cili i prin ekipit të kësaj partie në negociatat për marrëveshjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), ka nxitur reagime me deklarimin se emri i të parit të Qeverisë kalon nëpër zyrën e LDK-së.

Një nga anëtarët e ekipit të LDK-së që zhvillon takimet me LVV-në ka folur në kushte anonimiteti për Kohën Ditore, kur ka përmendur parimin e dakorduar prej kohësh rreth postit të kreut të Ekzekutivit.

“Ende nuk kemi mbërritur në fazën kur diskutohen postet, sepse jemi në diskutime tematike për programin. Por, e kemi thënë se kush e ka një votë më shumë i takon kryeministri”, ka thënë ky eksponent i LDK-së. “Ndarja e posteve ende nuk është temë”.

Një ditë më parë Haziri, i cili është edhe nënkryetar i LDK-së, ka shkruar në rrjete sociale se asnjë parti nuk mund ta formojë qeverinë e vetme, shkaku që sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë, dhe ka theksuar se vendi ka nevojë për qeverisje të mirë, si për ajër. Por, ajo që ka thënë të jetë e qartë është se “emri i kryeministrit kalon nëpër zyrë të LDK-së”.

Kjo deklaratë ka nxitur reagime të mëdha në LVV, meqë është lexuar si përcaktim i LDK-së për ta vënë në tavolinën e diskutimit edhe postin e kryeministrit…

Tenderi për larjen e veturave – ja sa i kushtoi Zyrës së kryeministrit Haradinaj

Periskopi.com Lajme

Zyra e kryeministrit në larg, ditë më parë ka finalizuar kontratën e radhës për këtë muaj.

Kontrata në fjalë ka të bëjë me larjen e automjeteve zyrtare.

 

 

Ani pse vlera e parashikuar e tenderit ka qenë 9.500,00, e njëjta është arritur të finalizohet për 7.286,00 euro.

Sipas prokurimit, kohëzgjatja e kontratës është bërë për jo më shumë se 12 muaj, shkruan Indeksonline.

Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 14.220,00 euro.

Ndërkohë që tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Spinoza”.

Edi Rama përsëri merr vëmendjen me veshjen: Kryeministri grek ia komenton kravatën topa-topa

Periskopi.com Fun

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po merr pjesë në forumin ndërkombëtar për dialog ekonomik dhe politik në Athinë.

Forumi është një nismë, e cila që prej vitit 2016 synon të identifikojë dhe promovojë interesat e përbashkëta të BE dhe vendeve të botës arabe.

Kryeministri Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis në kuadër të samitit patën një takim “për të shkrirë akujt”.

Top Channel mëson se ata patën një takim të shkurtër, ku Mitsotakis i foli në emër dhe me një ton miqësor.

“Aaa, kravatë e bukur”, i tha dhe qeshën.