​Në Kroaci konfirmohet rasti i 13-të me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Rasti i 13-të i infeksionit me koronavirus është konfirmuar sot në Kroaci.

Bëhet fjalë për një shtetas kroat që punon në Itali, i cili është shtruar në një spital në qytetin Pula, njoftoi sot Shtabi i Mbrojtjes Civile i Kroacisë.

Në deklaratë thuhet se disa persona të sëmurë janë identifikuar në vendin e punës së këtij personi në Itali, transmeton KosovaPress.

Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka rekomanduar dy masa të reja për mbrojtjen nga koronavirusi që adresojnë kontrollin e njerëzve në trafik ndërkombëtar dhe kufizimin e tubimeve publike me më shumë se 1.000 pjesëmarrës, të cilat do të bëhen deri në njoftimin e mëtejshëm.

Konfirmohet edhe rasti i tretë me koronavirus në Kroaci

Periskopi.com Lajme

Kroacia ka konfirmuar rastin e tretë me koronavirusin e ri.

Njoftimi është bërë nga Shtabi i Mbrojtjes Civile.

I infektuari është një person që punon në Parma të Italisë.

Më herët, Maqedonia e Veriut, konfirmoi rastin e parë me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se bëhet fjalë për një shtetase, 50 vjeçe, e kthyer para disa ditëve nga një udhëtim në Itali.

Krahas Kinës, Iranit, Koresë së Jugut dhe Japonisë, Italia është një tjetër pikë e nxehtë e përhapjes së virusit me 374 raste të konfirmuara dhe 12 vdekje.

Në Kosovë ende nuk është konfirmuar asnjë rast.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se deri më 26 shkurt janë testuar gjithsej 17 mostra të dyshimta dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Koronavirusi ka infektuar më shumë se 80,000 njerëz në botë, duke shkaktuar mbi 2.700 vdekje, kryesisht në territorin e Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar.

Në pjesën tjetër të botës, ka pasur më shumë se 40 vdekje dhe mbi 2.700 raste të të infektuarve.

Konfirmohet rasti i dytë me koronavirus në Kroaci

Periskopi.com Lajme

Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, pas takimit që zhvilloi mbrëmë, pas raportimeve se një shtetas kroat është prekur me coronavirus, i është drejtuar mediave. Ai pranoi se është regjistruar edhe rasti i dytë në Kroaci me coronavirus.

Dje në mediat kroate është raportuar se një 26-vjeçar që kishte qëndruar tri ditët e fundit në Milano së bashku me partneren e tij, ishte prekur nga coronavirusi.

Me të kuptuar për çfarë bëhej fjalë ai menjëherë është futur në karantinë në klinikën e sëmundjeve infektive në Zagreb. E përveç tij në këtë klinikë aktualisht po hospitalizohen edhe tre persona tjerë që janë në fazën e testimeve të coronavirusit.

Siç raportonIndex.hr, është konfirmuar se partnerja e të infektuarit ka rezultuar negative në testet e bëra për coronavirus. Kurse tashmë është regjistruar edhe rasti i dytë me coronavirus në Kroaci.

Bëhet fjalë për vëllain e të riut që është infektuar, i cili kishte shkuar për pushime në Milano me partneren si dhe për ta shikuar një ndeshje se Ligës së Kampionëve.

Kroacia zhvillon sot zgjedhjet presidenciale – 11 kandidatë në garë

Periskopi.com Lajme

Ditën e sotme po mbahen zgjedhjet presidenciale në Kroaci.

Në garë gjenden 11 kandidatë, tre prej të cilëve janë pretendentë kryesorë për të fituar.

Saktësisht Presidentja Kolinda Grabar-Kitarovic e qendrës së djathtë të Unionit Demokratik Kroat, Zoran Milanoviç i Partisë Social-Demokratike (SDP) e qendrës së majtë dhe Miroslav Skoro, një këngëtar popullor i mbështetur nga partitë e krahut të djathtë.

Të tre kandidatët parashikohet të fitojnë diku me rreth 23 dhe 25 përqind të votave.

MDIS-i ka zbatuar aktivitetin e ri funksionimit të rrjetit të juristëve/avokatëve, të diasporës në Kroaci

Periskopi.com Lajme

Bazuar në PVP 2019, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, ka zbatuar aktivitetin e ri funksionimit të rrjetit të juristëve/avokatëve, të diasporës në Kroaci.

Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti ishin juristët/avokatët nga Zagrebi, ambasadori i Republikës së Kosovës, në Kroaci Gëzim Kasapolli dhe përfaqësuesit e MDIS-it.

Zyrtarët e Lartë të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, i njoftuan pjesëmarrësit me procedurat e funksionimit të rrjetit të juristëve/avokatëve dhe qëllimin e këtij projekti.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për planifikimet e aktiviteteve për bashkëpunim në mes të këtij rrjeti, mekanizmave tjerë të themeluar në diasporë, si dhe raportet te cilat do të krijohen në të ardhmen me shtetet pritëse.

Në këtë takim u sqaruan edhe hapat e mëtejmë qe duhet realizuar nga rrjeti i juristëve/avokatëve, të diasporës, në krijimin e shoqatave dhe formalizmin e tyre në shtetet pritëse.

 

 

Kitaroviç kandidon edhe një mandat për presidente të Kroacisë

Periskopi.com Lajme

Presidentja e tanishme e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ka pranuar se do të kandidojë edhe për një mandat të dytë si presidente e vendit.

“Jam këtu në cilësinë time si presidente e Republikës, do të shihemi në pesë vitet e ardhshme”, ka thënë ajo në një fjalim të shkurtër gjatë një ceremonie të zhvilluar në qytetin e Kninit me rastin e Ditës së Fitores.

Pozita e presidentit në Kroaci zgjedhjet direkt prej popullit.

Masakër në Kroaci: Ekzekutohen 6 persona, autori vetëvritet pasi rrethohet nga policia

Periskopi.com Lajme

7 të vdekur në Kroaci. Ky është bilanci i një masakre të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Kajzerica, lagje në Zagreb. Një burrë ka vrarë brenda në banesë gjashtë persona dhe pasi është rrethuar nga policia ka vrarë edhe veten.

Sipas mediave vendase, fqinjët thonë se kanë dëgjuar fillimisht të bërtitura dhe rreth orës 21:30 kanë dëgjuar të shtënën e parë.

Viktimat janë tre gra, dy burra dhe një fëmijë 10 vjeçar. Një foshnje shtatëmuajshe raportohet se i ka shpëtuar plumbave.

Ndonëse nuk ka dalë ende me një version për ngjarjen, policia dyshon se masakra ka ndodhur për shkaqe xhelozie sepse një prej viktimave është ish-bashkëshortja e autorit.

Shefi i Policisë së Zagrebit, Marko Rasic deklaroi se autoritetet kanë reaguar menjëherë sapo janë njoftuar për të shtënat, por kur mbërritën në banesë gjetën trupat e pajetë të gjashtë personave. Menjëherë është bërë rrethimi i zonës dhe efektivët janë vënë në ndjekje të autorit, i cili pasi e ka parë që është rrethuar ka qëlluar mbi veten./Topchannel/

 

Aksidentohen dy vëllezërit shqiptarë që ishin nisur nga Zvicra për pushime në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku u ka shkaktuar lëndime të rënda dy vëllezërve shqiptarë, të cilët po udhëtonin nga Zvicra për në Kosovë.

Ata janë aksidentuar në Kroaci.

Albinfo.ch mëson se nga aksidenti dy vëllezërit M. Sh dhe M. Sh kanë pësuar lëndime shumë të rënda, ndërsa të dy janë dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë.

Deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me rastin.

Madje as mediat kroate nuk kanë raportuar lidhur me këtë aksident.

Rita Ora do të mbajë koncert në Zarën e arbreshëve të Kroacisë

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të performojë në Zarë të Kroacisë, aty ku janë edhe ngulimet arbneshe të 500-vjetëve më parë.

Koncerti do të mbahet më 30 gusht 2019 në Qendrën Sportive “Visnjik” në Zarë, njoftojnë organizatorët e koncertit, të cilët pohojnë se shumica e biletave janë shitur, që kur koncerti u njoftua në datën 3 korrik.

Rita Ora do të performojë në Zarë si pjesë e turneut të saj “Phoenix”, për të promovuar albumin e saj të fundit me të njëjtin titull.

Turneu ka filluar në Australi në mars, duke vazhduar më pas në Azi dhe qytetet e mëdha të Europës si: Paris, Milano, Londër, Oslo dhe Stokholm. Ora, kohët e fundit ka bërë histori në top listat në Mbretërinë e Bashkuar me hitin e saj “Let You Love Me”, duke u bërë këngëtarja femër me më së shumti këngë solo në Top 10, në Britaninë e Madhe.

Ardhja e saj për të performuar në Ballkan ka zgjuar jo vetëm interesimin e madh të fansave të saj shqiptarë, duke pasur parasysh faktin që ky koncert është shumë pranë Kosovës, Shqipërisë dhe trevave shqiptare.

Del videoja e aksidentit të tmerrshëm në kufi të Kroacisë, të lënduarit në gjendje shumë të rëndë

Periskopi.com Lajme

Një aksident ka ndodhur në kufirin e Kroacisë ku janë përplasur dy automjete. Njëra makinë po priste në radhë për të kaluar kufirin kur u përplas nga pas nga automjeti tjetër.

Siç raportohet ka 3 persona të lënduar nga aksidenti ku të gjithë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një njërën nga makinat ndodhej dhe një fëmijë ku pas aksidentit u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë jashtë. Mediat kroate kanë publikuar videot e aksidentit.

Ju ftojmë të shikoni videot e aksidentit:

Kroatët blenë 38.000 vetura të reja për gjashtë muaj

Periskopi.com Tech & Auto

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, tregu i ri kroat i makinave ka regjistruar rezultate të ngjashme si në të njëjtën periudhë të vitit 2018, por me një rënie të dukshme në muajin e kaluar.

Në qershor, 8.235 makina të reja u shitën, pothuajse 1.000 më pak se në maj, duke e bërë gjysmën e parë të këtij viti, megjithatë, më të ulëtën se gjysmën e parë të vitit të kaluar, por vetëm për 73 makina.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2019, 38.156 makina të reja private u blenë nga kroatët dhe markat më të njohura janë Volkswagen, Renault dhe Opel.

Volkswagen ka mbajtur një “fron” me 4.604 vetura të shitura, që përbën 12.07 për qind të tregut në tërësi. Megjithatë, kjo është dy për qind më pak se një vit më parë kur VW shiti 5.414 makina në gjashtë muajt e parë në Kroaci.

Më së shumti automobila të ri janë regjistruar në Zagreb – 13.825, përkatësisht  36.23%.

Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat thotë se ka mungesë të mësuesve të gjuhës shqipe

Periskopi.com Lajme

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se pjesa dërmuese e shqiptarëve që jetojnë në Kroaci janë të përqendruar në Perfekturën e Zagrebit, por numër të madh ka edhe në zonat bregdetare.

Lekaj-Përlaskaj në RTV Dukagjini, ka thënë se shqiptarët në Kroaci kryesisht merren me zeje të ndryshme, duke dominuar me furra.

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë ka thënë se në bazë të statistikave në Kroaci jetojnë rreth 19,000 shqiptarë të deklaruar ndërsa sipas saj një numër tjetër janë deklaruar si kroat apo mysliman për shkaqe ekonomike apo për të marrë nënshtetësinë.

“Ne supozojmë se jemi rreth 30,000 shqiptar në Kroaci… Për shkak të procedurave për marrjen e nënshtetësisë së Kroacisë disa janë deklaruar si kroatë për të marrë më shpejt nënshtetësinë”, tha ajo.

Lekaj-Përlaskaj thotë se kur ajo ka marrë mandatin e deputetes në Kraoci, ka iniciuar formimin e grupit miqësor Kosovë-Kroaci, pasi sipas saj ka parë se me Shqipërinë vetëm se ekzistonte ai grup.

“Në Kosovë përfaqësuesi i këtij grupi është zoti Avdullah Hoti, ndërsa në Kroaci është Ivan Çeliq, të cilët kanë dëshirë të rrisin bashkëpunimin mes shteteve”.

Ajo thotë se tashmë në 17 shkolla të Kroacisë ekziston mësimi plotësues në gjuhën shqipe.

“Kemi mangësi me kuadrin e mësuesve sepse nuk e kanë profesion por kanë vullnet edhe japin mësim në gjuhën shqipe”, tha  Lekaj-Përlaskaj.

 

 

​Kroacia do të ketë në fokus Ballkanin Perëndimor gjatë Presidencës së BE-së

Periskopi.com Lajme

Ambasada e Kroacisë në Prishtinë ka shënuar Ditën kombëtare në 28-vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga ish-Jugosllavia e atëhershme.

Në një ceremoni rasti, të organizuar sonte në ambientet e kësaj ambasade, morën pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ish-presidentja Atifete Jahjaga, përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile dhe mysafirë të tjerë të ftuar.

Ambasadorja e Kroacisë, Maria Kapitanoviq ka folur rreth aktiviteteve të cilat janë zhvilluar nga kjo ambasadë gjatë kohës sa ajo ka marrë këtë detyrë, duke përmendur fillimin e kurseve për mësimin e gjuhës kroate, si një mundësi që të rinjtë e Kosovës të gjejnë vende më të mira pune në të ardhmen.

Ajo ka bërë të ditur se Kroacia do të marrë rolin udhëheqës të Presidencës së BE-së duke filluar nga viti i ardhshëm, duke thënë se kjo do të jetë një sfidë e re për këtë vend që e merr këtë detyrë për herë të parë, e cila duhet të demonstrohet me shkathtësi nga të gjitha aspektet e saj.

Pse u detyrua të ndalet në Kroaci, aeroplani që po vinte nga Shtutgarti në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka informuar lidhur me fluturimin e nisur nga Shtutgarti për në Prishtinë, i cili është detyruar të bëjë një devijim për në aeroportin e Zagrebit për shkak të problemeve teknike gjatë fluturimit, dhe ka aterruar pa problem në këtë aeroport rreth orës 18.00.

AACK thotë se fluturimi është realizuar nga aeroplani i kompanisë ajrore të Bashkimit Evropian, ALK Airlines, ndërsa, udhëtarët janë sjellur në ANP “Adem Jashari ” me një aeroplan tjetër të kësaj kompanie ajrore në ora 02:40 minuta pas mesnate.

“Transporti ajror në Republikën e Kosovës rregullohet në bazë të marrëveshjes për themelimin e hapësirës së përbashkët Evropiane të Aviacionit (HPEA), palë e së cilës është edhe Kosova që nga viti 2006, përmes së cilës kompanitë ajrore të cilat janë të regjistruara dhe licencuara në një shtet të Bashkimit Evropian apo shtete tjera anëtare të kësaj marrëveshjeje, e kanë të garantuar lirinë e trafikut ajror. Kjo nënkupton që certifikatat e operimit ajror, licencat e operimit dhe certifikatat e vlefshmërisë ajrore të kompanive ajrore të cilat lëshohen nga një shtet nënshkrues i kësaj marrëveshje, janë të vlefshme edhe për vendet tjera nënshkruese të marrëveshjes HPEA, përfshirë këtu edhe Republikën e Kosovës. Përderisa një aeroplan posedon certifikatën e vlefshmërisë ajrore të lëshuar nga autoritetet kompetente të shteteve të marrëveshjes HPEA, Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës nuk ka të drejtë të ndaloj fluturimin e tyre në Republikën e Kosovës, përveç nëse gjatë kontrollimit në platformë vërehen jo konformitete me standardet e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës siguron qytetarët se është duke bërë inspektime të vazhdueshme të transportuesve të huaj ajror në ANP “Adem Jashari” për t’u siguruar që transporti ajror në vendin tonë të jetë sa më i sigurtë dhe në përputhje me normat ndërkombëtare të aviacionit civil.

Pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës marrin pjesë në ushtrimet ndërkombëtare në Kroaci

Periskopi.com Lajme

Në kuadër të ushtrimeve ndërkombëtare ushtarake “Përgjigjja urgjente 19” e cila po mbahet prej 10 majit deri më 6 qershor në Kroaci, Slloveni dhe Hungari, rreth njëqind pjesëtarë të Ushtrive të Shqipërisë dhe Kosovës u transportuan me dy anije luftarake kroate.

Dy anije sulmuese dhe vendosëse të minave të Marinës Luftarake të Kroacisë “Kërka” dhe “Cetina” kanë arritur dje në portin e Zarës, dhe siç transmeton agjencia kroate e lajmeve Hina, nga anijet u zbarkuan rreth njëqind pjesëtarë të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës me 23 automjete.

Pretendohet se Davor Alujeviq, komandant i anijes “Kërka” ka thënë se “për herë të parë me anijet e Marinës Luftarake Kroate po transportohen forcat shqiptare dhe ata kosovare të cilat janë nisur nga një vend tjetër aleat, gjegjësisht nga porti shqiptar i Durrësit.

Agjencia kroate pretendon se pas zbarkimit në Gazhenicë, këto forca nëpër rrugë tokësore do të transportohen në poligonin ushtarak “Eugen Kvaternik” afër Sllunjit.

Ministria kroate e mbrojtjes dje ka kumtuar se në ushtrimin ndërkombëtar ushtarak “Përgjigjja urgjente 19” është kryer desanti ajror i forcave amerikane në këtë poligon ushtarak në afërsi të Sllunjit.

Hina transmeton kumtesën e ministrisë kroate se 1.600 ushtarë të cilët marrin pjesë në ushtrime janë nga Kroacia, Sllovenia, Hungaria, SHBA, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Polonia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Lituania, Maqedonia Veriore, Bosnja dhe Hercegovina, Italia dhe Gjermania.

Pretendohet se këto ushtrime i planifikon dhe i udhëheqë Komanda e forcave amerikane për Evropë (USEUCOM) me pretendim të ushtrimit të forcave të vendeve anëtare të iniciativës A-5.

Shpërndau bukë falas për të varfrit në Kroaci, shqiptari paguan 300 mijë Kuna gjobë shtetit

Periskopi.com Lajme

Një vajzë për shërimin e së cilës janë mbledhur të holla më shumë sesa asnjëherë më parë në histori. Vëllai dhe motra që janë ngjitur në majë të botës.

Furrtari i shqiptar i cili u shpërndau bukën e gojës të varfërve edhe pse për këtë u desh të paguajë një gjobë prej 300,000 kuna, policët të cilët emigrantëve të vegjël fëmijë ua ndërruan pelenat, një refugjat i varfër që sot është në krye të botës.

Këta janë njerëzit veprat e të cilëve ndryshuan Kroacinë në një farë mënyre. Mes tyre siç e quajnë kroatët është edhe “Azgani i mirë”, shqiptari i cili konsiderohet krenaria e Kroacisë.

Faqja e televizionit kroat “RTL” shkruan se ai ka thyer të gjitha stereotipet që për vite ekzistonin për shqiptarët, në këtë shtet. Së fundmi në gazetën sipas këtij artikulli ai është renditur në mesin e njerëzve më humanë në Kroaci.

Azgan Qenaj ndan bukën e gojës me të varfrit tash e 20 vjet. Në vitin 2009 u shpall krenaria e Kroacisë. Kjo nuk do të thoshte asgjë për shtetin  që e detyroi të paguante gjoba për shpërndarjen falas të bukës së gojës, dikush duhej të paguante TVSH-në, shkruan Reporteri.net.

Furrtarin Azgan Qenaj nga Zagrebi prindërit e kishin rritur me bindjen se është mëkat të hidhet buka pasi që ajo mund ta ndihmojë dikë në nevojë. Kjo është arsyeja pse ai ka ofruar bukë falas për vite me radhë për këdo që ka nevojë. Ndonëse ishte dënuar nga inspektorët disa herë, ai kurrë nuk hoqi dorë nga njerzillëku i tij.

“Paguam 300,000 kuna për një dy muaj. Unë e di çfarë do të thotë të mos kesh, sidomos për bukën e gojës. Nuk e konsideroj veten hero, e bëj nga shpirti dhe nuk mendoj se nuk ka nevojë të më quajnë hero. Dëshiroj t’u ndihmoj njerëzve që nuk kanë dhe nuk bëj asgjë të veçantë. Ndaj bukën që nuk e shes … kështu që nuk do ta hedh atë”, tha Qenaj, transmeton reporteri.

Të moshuarit dhe njerëzit e varfër, çdo ditë e, fillojnë mëngjesin në furrën Roma në Treshenjivc të Zagrebit. Pronari, Azgan Qenaj me një buzëqeshje dhe fjalë të ngrohtë çdo ditë u dhuron falas bukën e djeshme.

“Bukën e ndaj që nga hapja e furrës. Unë nuk dua që ajo të përfundoj në plehra”, thotë Azgani. “Njerëzit janë të lumtur sepse edhe nëse nuk kanë, e dinë që nuk do të mbesin të uritur”, rrëfen ai.

Bashkë me Azganin janë renditur edhe disa njerëz tjerë të cilët në mënyrat e tyre kishin ndihmuar që Kroacia të bëhej më e mirë.

Ishte Kroacia e vitit 2015. Kriza më e madhe e refugjatëve goditi Evropën. Bashkë me mbrojtjen e kufirit, ata mbrojtën edhe të rinjtë. Imazhet e zyrtarëve policorë kroatë me fëmijët i ka parë e gjithë bota. Njëri prej tyre është edhe Sinisha, babai i katër fëmijëve.

“Emocionet ishin të përziera në herën e parë. Nuk e kuptonim as për çka bëhej fjalë. Ne ishim dëbuar nga vatrat tona, kemi humbur gjithçka, kështu që e dinim se si ndjehen. U kemi dhënë gjithçka, madje edhe zemrën tonë. Nuk ndihem dhe as nuk jam hero, mendoj se kam bërëgjithçka që kam mundur. Kur  shihni fëmijë të vegjël … aty zemra e njeriut copëtohet”, tha Sinisha Kovaçeviq, një polic nga Srijemi i Vojvodinës.

Mes tyre është edhe futbollisti i famshëm  Luka Modric, i cili kaloi shumë vështirësi në jetë përpara se të shijonte bukuritë e saj, shkruan Reporteri.net.

Kut ishte vetëm 6 vjeç, jeta e tij mori teposhtëzën kur gjyshi i tij i dashur ra në duart e banditëve militantë serb, ndërsa ai u detyrua të jetonte si refugjat në atdheun e shkatërruar nga lufta.

Por, pavarësisht vështirësive të tilla, kjo nuk e ndaloi djaloshin ambicioz që të bëhej një nga lojtarët më të mirë të planetit dhe tani si 32 vjeçar, një superyll global.

Mila Ronçeviq, një vajzë që vuan nga leukemia ka treguar se sa zemër të madhe kanë njerëzit. Për trajtim e saj  në Filadelfia, 38 milionë kuna u mblodh për një javë. “Faleminderit për gjithçka që ju keni  përgjigjur lutjes sime në këtë numër kaq të madh. E shihni atë, këtu është. E gatshme për beteja të reja”, kishte thënë babai i Millës para nisjes për në Amerikë.

Gjashtë vjet para Millës ishte Nora. Nora Shitum, një luaneshë e vërtetë. Edhe ajo bëri të pamundurën. Në kohë rekorde, paratë u mblodhën për trajtimin e saj në të njëjtin spital. “Pak jemi të ngazëllyer, kjo është finalja, po çlirohem nga frenat kur shoh se gjithçka është bërë”, kishte thënë nëna e saj, më 7 shkurt 2013.

Për fat të keq, Nora nuk u kthye nga udhëtimi i saj, por emri i saj është shkruar në historinë e Kroacisë humane, shkruan Reporteri.net.

Kroacia nuk do ta harrojë kurrë tragjedinë e madhe të zjarrfikësit kroat. Për ta kujtuar këtë është i mbijetuari i vetëm Frane Luçiq. Por është  simbol i padrejtësisë. Për këtë arsye  zjarrfikësit u ngritën për të. Pas më shumë se 10 vitesh procesesh gjyqësore, shteti do ti paguajë Luçiq dëmshpërblimin prej 5,5 milionë kuna.

Ronaldo festoi triumfin e Serie A në Kroaci duke shpenzuar shuma marramendëse

Periskopi.com Sporti

Pasi e mposhti Fiorentinën dhe e siguroi titullin e kampionit të Serisë A, Cristiano Ronaldo shkoi në Dubrovnik të Kroacisë për një pushim të shkurtër romantik me të dashurën e tij, Georgina Rodriguezin.

Cristiano Ronaldo arriti të dielën në aeroportin e Dubrovnikut me aeroplanin e tij privat, që i kushtoi futbollistit plot 65 milionë dollarë. Ai erdhi me të dashurën e tij 25-vjeçare Georgina Rodriguezin, transmeton Gazeta Express.

Çifti u vendos në njërën ndër rezidencat më luksoze dhe ekskluzive në qytet, në Villa Seherzada. Kjo villë ka pamje drejt qytetit të vjetër të Dubrovnikut, ishullit Lokrum. Kjo vilë besohet se kushton 10 mijë euro për natë.

Megjithatë, pasi që Ronaldo i fiton mbi 30 milionë euro në vit në Juventusit, si dhe shumat e tjera të parave që i fiton nga sponsorët dhe reklamat, disa net luksoze në vilën e Dubrovnikut nuk do ta dëmtojnë rëndë kuletën e tij.

Edhe Rodriguez është duke e bërë të qartë se ajo po e shijon këtë pushim në Kroaci. Për ta bërë të ditur këtë, ajo e publikoi një foto në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ku shihet ishulli i Lokrumit.

Sipas të përditshmes angleze, The Sun, Rodriguez kishte lindur në qytetin spanjoll Jaca. Ajo kishte punuar si kamariere në vendlindjen e saj para se të shpërngulej me familjen në Bristol të Anglisë. Së fundi, ajo punoi si ndihmëse në një dyqan të firmës “Gucci” në Madrid.

Ende nuk dihet se sa net zgjati ky pushim i Ronaldos në Dubrovnik, megjithatë mediat kroate besojnë se ai u kthye në Itali mbrëmë. Në Kroaci, ata u takuan me bashkëlojtarin e Ronaldos në Juventusit, Mario Mandzukic, i cili raportohet se ia kishte rekomanduar portugezit bregdetin kroat për pushime.

Për vetëm 3 muaj për në Kroaci janë dhënë 1700 viza

Periskopi.com Lajme

Pritjet para ambasadës së Kroacisë dhe Gjermanisë vazhdojnë. RTV Dukagjini ka siguruar raporte për numrin e vizave që janë lëshuar gjatë vitit 2018. Vetëm nga Gjermania dhe Sllovenia, janë 60 mijë viza të lëshuara për kosovarët. Ndërsa në tre muajt e parë të vitit 2019, vetëm për në Kroaci janë dhënë 1,700 viza. Sigurisht që në pritje janë edhe mijëra qytetarë.

Pritjet e gjata për të marrë një vizë kroate e gjermane nuk kanë të ndalur. Blerim Temaj ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka sjellë djalin e tij për të marrë vizën kroate, mirëpo pyetja e tij e vazhdueshme është: “Pse luftova unë”?

“Turp është për Parlamentin e Kosovës të shohë gjithë këtë rini këtu, duke pritur viza për t’u larguar. Për çka luftuam ne? Për çka u munduam ne? Asgjë hiç. Për vete kanë mjaft, kanë zënë karriget aty në Parlament, i kanë sigurua familjet e veta, tezakët, dajat, nipër, mbesa, e për neve nuk ka…Unë si prind kam luftuar në borë e shi për këtë ditë, e më keq nuk ka. E kam rritë djalin derisa mu bë 20 vjeç,  e tash ai ta lëshoj Kosovën, për çfarë jam munduar unë?!”, deklaroi Blerim Temaj.

Edhe Kroacia në alarm, po i ik fuqia punëtore

Periskopi.com Lajme

Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka publikuar analizën e saj ekonomike dhe parashikimin për 23 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore në periudhën 2019-2021, duke përfshirë Kroacinë.

WIIW paralajmëron se vende të tilla si Bullgaria dhe Kroacia do të humbasin të paktën 20 për qind të fuqisë punëtore të tyre deri në vitin 2045, gjë që do të ketë pasoja jashtëzakonisht negative për zhvillimin e ekonomisë në Evropën Juglindore në planin afatgjatë.

“Kjo humbje e popullsisë nuk është vërejtur as në luftë,” tha Richard Grieveson nga WIIW dhe shtoi se faktorët shtesë dhe shqetësues janë ngadalësimi i ekonomisë gjermane dhe kineze. Kërkesa më e ulët në Gjermani do të jetë ndikim veçanërisht negativ në vende të tilla si Hungaria, Polonia e Kroacia, e cila ekonomikisht është e varur nga eksportet, e duket pasaur parasysh mungesën e fuqisë punëtore, mund të prodhojë probleme të mëdha.

Rritja e mirë ekonomike që është regjistruar në rajon në 2017 dhe 2018 tashmë ka mbaruar, raporton WIIW.

Në afat të gjatë, vendet e EJL janë ballafaquar me sfida të mëdha: rënie demografike, mungesë të gatishmërisë për ekonominë e re dixhitale dhe nivelet e ulëta të automatizimit në lidhje me konkurrentët nga Azia, Amerika e Veriut dhe në Evropën Perëndimore ” , thekson WIIW në studim.

Polici kroat gjuan veturën ku gjendeshin migrantët kosovarë

Periskopi.com Lajme

Polici kroat ka gjuajtur me armë zjarri  veturën ku ishin migrantët kosovarë në Istrian të Kroacisë, pasi që shoferi ishte nisur për ta goditur.

Nga policia e Istrianit, thanë nuk kishte të lënduar në incident e djeshëm dhe se shoferi po kërkohet intensivisht.

Incidenti ndodhi dje pasdite, kur policët në Pazin hasën në një veturë të dyshimtë. Vetura e tipit “Skoda” thuhet se,  më herët për të kanë ekzistuar informacione që është e lidhur me kontrabandimin e njerëzve, kanë bërë të ditur mediat kroate.

Policia u përpoq për të ndaluar automjetin me përdorimin e dritës dhe sinjaleve të zëshme, por shoferi i ka injoruar ato, dhe ka vazhduar rrugën me shpejtësi të lartë në pjesën e rrugës ku është duke u punuar dhe trafiku qarkullon vetëm në një korsi.

“Në një kolonë të veturave, vetura shoferi i të cilit nuk dihet është ndalur dhe në atë moment kanë dalur nga aty katër persona të panjohur, të cilët kanë ikur në drejtim të malit”, thuhet në deklaratën e policisë.

Policia më tej deklaron se kolegu i tyre iu afrua veturës, por shoferi, që synonte të largohej, nisi të voziste drejt oficerit të policisë.

“Për të eliminuar rrezikun e jetës së tyre dhe jetës së zyrtarëve, duke pasur parasysh se shoferi tentoi të i ik ndalesës së policisë dhe vazhdoi rrugë në korsi të kundërt, oficeri i policisë ka gjuajtur me armë zjarri në gomat e veturës”, shpjegoi më tej policia e rajonit.

Shoferi më pas u arratis nga vendi i ngjarjes dhe vetura u gjet një kilometër larg nga aty.

Policia mbrëmë ndaloi një person i cili kishte ikur nga vetura, dhe bëhet fjalë për migrantë të paligjshëm nga Kosova.