SHBA’ja udhëzon qytetarët e Kosovës si t’i zgjasin lejet e qëndrimit

Periskopi.com Lajme

Si rezultat i përhapjes së koronavirusit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpalur gjendje emergjente dhe pezullim të të gjitha linjave ajrore nga Evropa, të paktën për një muaj.

Të gjithë kosovarët kanë mundësi t’i zgjasin lejet e qëndirmit në SHBA. Administrata amerikane e Shërbimeve të Emigracionit ka publikuar informacionin e nevojshëm me këtë rast.

Qytetarët të cilët detyrohen të qëndrojnë në SHBA përtej datës së specifikuar në formën I-94 duhet të i drejtohen zyrës lokale të Doganës dhe Mbrojtjes së Kufijve (Customs and Border Protection Office) për të kërkuar zgjatjen e lejes së qëndrimit.

Kjo procedurë është e nevojshme për të evituar refuzimin eventual të aplikimeve të ardhshme të vizës për udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Informacionet mbi lokacionin dhe numrat kontaktues të zyrave lokale për të gjitha portet hyrëse të Doganës dhe Mbrojtjes së Kufijve në SHBA mund të i gjeni përmes linkut të mëposhtëm:

https://www.cbp.gov/contact/ports?fbclid=IwAR2M8nH3tc-jMBxQXpNGTVENaKw34J4jNlboa9kv_Mxnaw-QD-iiRFeT6QE

Gjendja e jashtëzakonshme në Itali, shumë kosovarë që jetojnë atje tentojnë kthimin

Periskopi.com Lajme

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka treguar se në çfarë gjendje është aktualisht Italia e cila po përballet me shpërthimin e jashtëzakonshëm të koronavirusit – që tashmë ka marrë mijëra jetë njerëzish.

“Italia është në një gjendje të jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për një krizë të rëndë shëndetësore – të paparë ndonjëherë që prej Luftës së Dytë Botërore – sociale dhe ekonomike. Pasojat besoj se po shihen çdo ditë, mediat po raportojnë për numrin e madh të të infektuarve dhe mbi të gjitha për numrin e madh të atyre që po e humbin jetën si pasojë e koronavirusit”.

“Është krizë shumë dimensionale pasojat e së cilës do të vazhdojnë. Kjo është java, që siç thojnë mediat dhe autoritetet qeveritare, ka shpërthimin më të madh në shifra të kësaj sëmundje ngjitëse. Masat jashtëzakonisht restriktive që ka marrë qeveria italiane pritet që ta japin efektin nga java tjetër, pra do të shihet nëse do të ketë zvogëlim të rasteve të të infektuarve – që është esenciale dhe pritet të vijë nga ky izolim i jashtëzakonshëm që është bërë nga jugu në veri”.

Lama në Specialen e Klan Kosovës ka thënë se ka shumë kosovarë që ndodhen në afërsi të zonave ku është shpërthimi më ti madh i pandemisë Covid-19.

“Natyrisht që për shkak të eksperiencës së mëparshme e di që shqiptarët e Kosovës janë të përqendruar në pjesën veriore të Italisë, shumë afër zonave të prekura nga koronavirusi. Shpresoj që të jenë mirë. E di që ka pasë shumë nga ata që kanë tentuar të vijnë në Kosovë. Është plotësisht e drejtë e tyre që të vijnë në shtetin e tyre, derisa është përgjegjësi e shtetit të Kosovës që të kujdeset për ta dhe ta mundësojë kthimin në vendin e tyre”.

“Duhet parë me një vizion më ndryshe kthimi i këtyre personave. Duhet ta kemi parasysh që është gjendje shumë e rëndë për sa i përket punës. Njerëzit kanë mbetur pa punë dhe mund të kenë vështirësi të mëdha financiare, kështu që disa e shohin të arsyeshme të vijnë”.

“Për sa i përket gjendjes në Itali këtu punon adminstrata. Punojnë edhe fabrikat dhe bujqësia në mënyrë të mos krijohet krizë e madhe për produktet ushqimore, derisa gjithçka tjetër është e mbyllur. Shumë nga fabrikat janë të autorizuara që të ndryshojnë prodhimin e tyre”.

“Ka krizë të madhe sa i përket numrit të mjekëve. Qeveria italiane po mundëson futjen në punë të 10.000 mjekëve dhe infermierëve për shkak të mungesës së mjekëve dhe infektimit të madh të tyre, sidomos në zonat e veriut”.

Lama ka komentuar edhe ankesën e Italisë në Bashkimin Europian lidhur me ndihmat për të përballuar ‘luftën’ me koronavirusin.

“Realisht ka pasë ankesa, sepse Italia qysh në fillim të krizës kërkoi ndihmën e BE-së si pjesë e këtij unioni dhe pati pakënaqësi, sepse nuk iu përgjigj kërkesave të tyre. Madje, ka pasë bllokim të eksporteve të maskave dhe dorëzave që janë bërë shumë të çmueshme këto ditë”.

“Raporti me BE-në duket se është zbutur pak pas shumës prej 750 miliardë dollarëve që Banka Europiane ka hedhur në treg për të stabilizuar tregjet, sepse tregjet financiare në Itali dhe në Europë kanë pësuar goditje shumë të rëndë”.

“Nëse vendet nuk do të tregojnë solidaritet që ta përballojnë këtë krizë së bashku, atëherë vihet në pikëpyetje edhe vetë ekzistenca e Bashkimit Europian. Kjo krizë, përveç asaj ekonomike që është e pashmangshme dhe pasojat do të shihen shumë shpejt, po i jep mundësi edhe sovranistëve dhe nacionalistëve që të kenë argumente më shumë për sa i përket mënyrës se si duhet të funksionojnë shtetet”.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali ka dhënë disa këshilla për kosovarët se si të përballen me koronavirusin.

“Këtu në Itali policia dhe ushtria janë në rrugë për t’iu bërë njerëzve me dije që të mos lëvizin nga shtëpitë, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të izoluar përhapjen e këtij virusi që po rezulton vdekjeprurës”.

“Kanë filluar gjobë vëniet për ata që nuk e respektojnë dhe efekti i këtyre masave shumë të ashpra – që do të vijnë duke u ashpërsuar – do të shihen ditëve në vijim”.

Alma Lama, që dikur ishte pjesë edhe e LDK-së edhe e Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar edhe prishjen e koalicionit mes këtyre dy partive.

“Është zhvillim dramatik, sidomos në periudhën e kësaj krize të virusit që për fat të mirë Kosova nuk është e prekur në këto përmasa sa në Itali”.

“E konsideroj zhvillim të panevojshëm – u prishën ende pa u ndrequr. Nuk e kam të qartë pse ishte ky provokim për rrëzimin e qeverisë nga ana e Albin Kurtit. Me siguri për të fituar kohë, sepse presioni për dialogun është shumë i madh”.

“Dialogun nuk kam dëshirë ta shoh si kalkulim dhe matematikë, më shumë e shoh si vija të kuqe që gjithë spektri politik në Kosovë duhet t’i ketë  dhe të shkojë pa frikë të ulet në treyezë me Serbinë, pavarësisht presioneve”.

Ky është numri i personave që kanë hyrë në Kosovë brenda 24 orëve

Periskopi.com Lajme

Me shtimin e numrit të të prekurve nga Covid-19, edhe Policia e Kosovës ka shtuar aktivitetin e saj në të gjitha pikat kufitare.

Gjatë 24 orëve të fundit në pikat e ndryshme kufitare të Kosovës me vende të tjera janë kontrolluar 645 këmbësorë ndërsa në dalje 401.

Ndërsa, janë kontrolluar në hyrje 412 persona të tjerë dhe në dalje 3880.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Policia – dhe krejt këto veprime janë marrë duke iu referuar vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe referuar  Planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus të ri COVID-19,  ka hartuar me kohë urdhrin operativ  policor  të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”.

Policia poashtu ka bërë të ditur edhe numrin e veturave, të kamionëve dhe autobusëve. 

Kosovarët e mbetur në Siri nuk do të kthehen pa verifikim

Periskopi.com Lajme

Në muajin prill të vitit të kaluar, institucionet e Kosovës kthyen nga Siria 110 kosovarë, nga të cilët, katër ishin luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë.

Por, në shtetin e Sirisë kanë mbetur edhe rreth 100 kosovarë të tjerë, prej të cilëve rreth 40 besohet se janë fëmijë.

Në Qeverinë e re të Kosovës nuk konfirmojnë nëse janë duke planifikuar një operacion të ri të riatdhesimit të kosovarëve të mbetur në territorin sirian.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet nuk do të nguten në veprime sa i takon kthimit të kosovarëve. Ai thotë se para se të ndodhë çfarëdo operacioni i mundshëm i kthimit, fillimisht do të bëhet një vlerësim i gjithsecilit person që potencialisht mund riatdhesohet në Kosovë.

“Ne mendojmë se Kosova ka rezultate dhe strategji për këtë çështje. Ne do të vazhdojmë të punojmë intensivisht bashkë me aleatët tanë. Jemi në dijeni se ka ende shtetas të Kosovës atje dhe normalisht që duhet bërë edhe klasifikimi i statusit të tyre dhe në bazë të këtij klasifikimi, atëherë edhe shteti i Kosovës do të ndërmarrë hapat e nevojshëm, gjithmonë në dakordim të plotë dhe bashkërendim të veprimeve me aleatët tanë”, tha zëvendësministri Sveçla.

Sveçla thotë se aktualisht nuk mund të flitet për ndonjë afat kohor se kur mund të ndodhë kthimi i kosovarëve që gjenden në Siri.

Nga ana tjetër, që nga prilli i vitit të kaluar, institucionet e Kosovës janë aktivizuar në procesin e riintegrimit të 110 kosovarëve të cilët u kthyen nga Siria përmes një operacioni, që ishte më i gjeri në Evropë.

Shumica e fëmijëve të riatdhesuar në muajin prill të vitit 2019, i janë rikthyer procesit mësimor. Ata janë pjesë e programeve të ndryshme rehabilituese derisa ekspertët që po punojnë me ta, thonë se shumica prej tyre janë integruar tërësisht.

Valbona Tafilaj, psikiatre dhe njëkohësisht Koordinatore për Shëndet dhe Shëndet Mendor për të rikthyerit nga Siria, thotë se fëmijët kanë qenë të prekur nga trauma të ndryshme për shkak të ngjarjeve nëpër të cilat kanë kaluar ata gjatë kohës së qëndrimit në Siri.

“Gati po bëhet një vit që neve na u kanë kthyer fëmijët dhe gratë. Ne e kemi parë një ndryshim shumë të madh duke iu falënderuar punës së mjekëve psikiatër dhe psikologëve të fëmijëve të cilët kanë punuar gjatë gjithë kohës me ta. Ne e kemi parë një ndryshim shumë të madh te fëmijët të cilët tash janë të socializuar, luajnë me lodrat e njëjta siç luajnë fëmijët e tjerë, shkojnë në shkollë, ka avancime në të mësuar, në mësimnxënie janë shumë të mirë. Këto janë gjëra që ne i kemi parë dhe që ne i vlerësojmë shumë në raport me krejt ato që iu kanë ofruar fëmijëve”, thotë Tafilaj për Radion Evropa e Lirë.

Tafilaj thotë se integrimi i fëmijëve është një proces më i gjatë që kërkon më shumë kohë, porse sipas saj, puna me integrimin e fëmijëve të kthyer nga zona e konfliktit është në rrugë të mirë, ngase fëmijët nuk janë duke treguar shenja agresive. Sipas saj, integrimin e fëmijëve e ka ndihmuar edhe bashkëpunimi i nënave të fëmijëve dhe familjeve të tyre që nuk kanë refuzuar të bashkëpunojnë me institucionet.

Për integrimin e fëmijëve të kthyer nga Siria në vendet e Ballkanit, së fundi ka publikuar një raport edhe eksperti ndërkombëtar i terrorizimit, Adrian Shtuni.

Në këtë raport thuhet se veçanërisht shtetet e Ballkanit Perëndimor, kanë një numër të lartë të të kthyerve si dhe të atyre që do të mund të riatdhesohen dhe se qeveritë e këtyre vendeve kanë në dispozicion shumë pak burime njerëzore, kapacitete dhe ekspertizë për t’u marrë në mënyrë efektive me të kthyerit krahasuar me shumicën e shteteve të tjera evropiane.

Shtuni thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të krijojnë strategji të qarta sa i takon integrimit të fëmijëve të kthyer nga zonat e konfliktit. Sipas tij, për fëmijët arsimi dhe aftësimi profesional janë disa nga aspektet më të rëndësishme që mund të ndihmojnë në ofrimin e një rruge drejt një të ardhme të re për ta.

Shumica e kosovarëve që u riatdhesuan në muajin prill të 2019-s, përfshirë gratë dhe luftëtarët e huaj, po përballem me procese gjyqësore. Disave tashmë, gjykatat u kanë shqiptuar edhe dënime për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Përveç Kosovës, një nga shtet e rajonit që riatdhesoi numër të lartë të qytetarëve nga Siria është edhe Bosnje e Hercegovina.

Më 19 dhjetor të vitit të kaluar, institucionet e këtij vendi riatdhesuan 6 gra, 12 fëmijë dhe 7 burra, të cilët deri në atë kohë kishin qenë në kampe dhe burgje të ndryshme të Sirisë.

Kosovarët hajgaregji edhe me përgjigje për koronavirusin: Dëgjoni çka i tha ky qytetar Periskopit

Periskopi.com Video

Kosovarët, në vendin e tretë për pajisje me pasaportën gjermane

Periskopi.com Lajme

Është gjithnjë duke u rritur numri i qytetarëve të BE-së që po marrin pasaportën gjermane. Siç njofton Instituti Federal për Kërkime të Popullsisë në Wiesbaden, rreth 36,000 njerëz nga vendet e tjera të BE-së kanë marrë nënshtetësinë gjermane gjatë vitit 2018, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA. Kjo do të thotë që çdo e treta pasaportë e lëshuar rishtas i shkon një qytetari të BE-së.

Megjithatë, shumica e njerëzve të natyralizuar vazhdojnë të vijnë nga vendet jashtë BE-së, të ashtuquajturat vende të treta, transmeton albinfo.ch. Instituti i kërkimit i ka publikuar këto shifra saktësisht në ditën kur u mbushën 20 vjet nga hyrja në fuqi e ligjit të reformuar të shtetësisë.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian në vitin 2004 dhe 2007, si dhe largimi që parashihej i Britanisë së Madhe, kanë rritur kohët e fundit numrin e shtetasve të BE-së që kanë marrë pasaportën gjermane.

Me 6.300 natyralizime, britanikët përbënin grupin më të madh në vitin 2018, të ndjekur nga polakët (6.200) dhe rumunët (4,300).

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i njerëzve të natyralizuar nga vendet e treta po bie çdo vit: nga 181,000 sa ishin në vitin 2000 ai, në vitin 2018 ka rënë në rreth 75,000, përcjell albinfo.ch.

Më së shumti pasaporta gjermane kanë marrë njerëzit nga Turqia (16.700), Iraku (4,000) dhe Kosova (3,800).

Me ligjin e shtetësisë, të reformuar në vitin 2000, ishte shkurtuar në 8 vjet koha e qëndrimit në Gjermani, e nevojshme për të aplikuar për pasaportën e vendit, transmeton albinfo.ch. Po ashtu, shtetasit e vendeve të BE-së, në bazë të këtij ligji lejohen që ta mbajnë edhe shtetësinë e tyre, krahas asaj gjermane.

Ligji i ri për punësim në Gjermani zgjon shpresat e kosovarëve

Periskopi.com Lajme

Ligji i ri i miratuar në Gjermani rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar, që do të hyjë në fuqi në mars të këtij viti, ka ringjallur shpresë për shtetasit nga Kosova, të cilët synojnë punësimin në këtë shtet të BE-së.

Ky ligj ua mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (shtete të treta) të emigrojnë lehtësisht në drejtim të Gjermanisë.

 

 

A.Sh., 25-vjeçare, juriste e diplomuar në Fakultetin e Juridikut në Universitetin “Kadri Zeka” të Gjilanit, së bashku me të fejuarin e saj, po ashtu jurist, janë në pritje të implementimit të ligjit të Gjermanisë rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar për të aplikuar për punë në këtë shtet.

Image result for Ne aeroport gjermani

A.Sh. ka rrëfyer për gazetën “Zëri” se ajo dhe i fejuari i saj po planifikojnë të nisin një jetë të re në shtetin gjerman.

Për tre vjet, mbi 16 mijë kosovarë heqin dorë nga shtetësia

Periskopi.com Lajme

Mbi 16 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia në tre vjetët e fundit.

Vetëm gjatë 2019-ës, mbi 5.300 qytetarë, kanë ndërmarrë këtë veprim. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tregojnë se arsyeja kryesore për heqjen dorë nga shtetësia, është mos lejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme ku shumë kosovarë kanë migruar.

Në kohën kur nuk ka liberalizim të vizave, pritjet për pajisje me viza vazhdojnë të jenë të gjata. I madh është edhe numri i kosovarëve që për arsye të ndryshme, po largohen nga vendi. E disa nga ata, që janë në kërkim të jetës më të mirë, veçse kanë lënë shtetin e tyre, po heqin dorë edhe nga shtetësia e Kosovës.

Rroksana Qarri, zyrtare për informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tregon për numrin e atyre që gjatë tre vjetëve të fundit kanë kërkuar të lirohen nga shtetësia kosovare, shkruan rtklive.com

“Gjatë vitit 2019, nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 5350 persona, zakonisht janë shqiptarë ata që lirohen nga shtetësia.  Gjatë vitit 2018 janë liruar 5463 persona nga shtetësia e Republikës së Kosovës, ndërsa gjatë vitit 2017 numri i të liruarve nga shtetësia është 5700 persona”, tha Qarri.

Të dhënat flasin se për tre vite, gjithësej 16 mijë e 513 kosovarë kanë heq dorë nga shtetësia e Kosovës. Ky numër, nëse merret për bazë regjistrimi i fundit i popullsisë, është për 1,026 më i madh se numri i përgjithshëm i dy komunave të Kosovës, Hanit të Elezit, që në vitin 2011 kishte 9,403 banorë dhe Junikut, ku u regjistruan 6,084 shtetas. Zëdhënësja Qarri, në bashkëbisedim për radion tonë, tregon arsyet kryesore që po i shtyjnë kosovarët të kërkojnë të lirohen nga shtetësia.

Rroksana Qarri: “Arsyet pse personat heqin  dorë nga shtetësia e Republikë se Kosovës është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë, përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e BE-së. Duke pasur parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashme me vite në këto shtete dhe si rezultat i saj  kanë fituar të drejtën e fitimit të shtetësisë dhe janë te obliguar të lirohen nga shtetësia  e  mëparshme, në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i përgjithshëm i qytetarëve që aktualisht kanë shtetësi kosovare dhe janë gjallë, është 2 milionë e 458 mijë e 319 persona.

Kosovarët shpenzuan mbi 36 milionë euro për festat e fundvitit

Periskopi.com Lajme

Shpenzimet e pa kontrolluara të qytetarëve të Kosovës për festat e fundviti për shumë kë janë të pa kapshme. Madje këto shpenzime kapin shifra milionëshe. Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve bëhet për pije dhe ushqim.

Me 18 për qind të popullsisë në varfëri të plotë dhe 5 për qind e tyre në varfëri ekstreme, megjithatë kosovarët dalin se janë mjaftë meraklinjtë në festa, sidomos për festat e fundvitit.

Në këtë periudhë kohore qytetarët me të varfër në Evropë shpenzojnë miliona euro, derisa mbi 80 për qind e familjeve në Kosovë e festojnë vitin e ri.

Sipas raportit “Shpenzimet e familjeve kosovare për festat e fundvitit, 2019” i realizuar nga Uboconsulting, çdo familje në Kosovë shpenzon mesatarisht mbi 150 euro për këto festa, ndërsa në total shpenzimet shkojnë në 36 milionë euro.

“81 për qind e familjeve në Kosovë i festojnë festat e fundvitit”, thekson raporti.

Sipas raportit, 74 për qind e parave për festat e fundvitit shkon në ushqime e pije, 12 për qind për dekorime, 7 për qind për dhurata dhe 7 për qind të tjera.

Në pyetjen se pse nuk festohet kjo festë, 70 për qind janë përgjigjur se nuk festojnë për arsye fetare.

“70 për qind janë për bindje fetare, 19 për qind për shkaqe ekonomike, ndërsa 11 për qind për arsye tjera”, vijon raporti.

Ndikimi i rrjeteve sociale tek kosovarët duket se është mjaftë i madh. Madje edhe kur janë në pyetje informatat për produkte të ndryshme. Si burim kryesor të informimit rreth produkteve për festat e fundvitit, ka dal së janë ato përmes televizionit dhe rrjeteve sociale.

“64 për qind e tyre kanë thënë se marrin informacione nga televizioni, ndërsa 59 për qind nga rrjetet sociale”, përfundon raporti.

Ndryshe në këtë anketë janë intervistuar 1 mijë e 69 respondentë nga 38 komunat e Kosovës. Prej tyre 815 janë shqiptarë, 150 serb dhe 104 nga komunitetet tjera. /Telegrafi/

 

Dalin detaje të tjera për vrasjen e policit në Mal të Zi: Po ndiqte tre kosovarë

Periskopi.com Lajme

Pjesëtari i Policisë Kufitare M.L. vdiq sonte në një spital pasi u plagos rëndë nga të shtënat në Igalo sot, mësojnë burimet jozyrtare të TVCG në Mal të Zi.

“Pasi u përpoqën të shpëtonin për në kufi, sulmuesit u arrestuan në Sutorina”, shkruan më tej mediumi malazez.

Të shtënat thuhet se kanë ndodhur rreth orës 2:45 pasdite. Policia tha se M.L. ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa kapi tre persona që u gjetën në Sutorina pa asnjë identitet.

Këta janë dy burra dhe një grua thuhet se janë jozyrtartarisht qytetarë të Kosovës.

M.L. u qëllua në një automjet policie ndërsa kapi kosovarët pa dokumente.

Sulmuesit u arratisën pas të shtënave, por u gjetën në Sutorin Field dhe u arrestuan ndërsa po përpiqeshin të largoheshin nga Mali i Zi.

Njëri nga të arratisurit u plagos në një tjetër të shtënë, por është jashtë rrezikut.

Të shtënat gjithashtu rezultuan në një aksident trafiku, në të cilin u dëmtuan një automjet policor dhe një kamion i Pastërtisë.

Për rrahjen e kosovarëve në Shkup janë arrestuar 5 persona

Periskopi.com Lajme

Tre të rinjtë nga Hani i Elezit që të dielën u rrahën brutalisht nga tifozët maqedonas “Komiti”, e kanë paraqitur sot rastin në Ministrinë e Brendshme në Shkup.

Ata janë shoqëruar nga deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

“Ne me sugjerimin e Muhamed Zekirit, treguam rastin ketu në polici si ka ndodhur ngjarja. Kemi dorëzuar të gjitha dokumentet dhe na kanë thënë të presim”, tha për gazetën LAJM, Egzon Kuka, nga Hani i Elezit, i cili të dielën u rrah brutalisht nga tifozët maqedonas “Komiti”.

Për rrahjen e të rinjëve kosovarë janë ndaluar pesë persona, thotë deputeti Zekiri. “Prokuroria për pesë veta ka ngritur padi. Jo për sulm fizik, por për dhunë, që është padi penale dhe procesi gjyqësor do të fillojë së shpejti. Ata që e kanë bërë këtë dhunë se sulm ndaj djemve të Hani të Elezit do të marrin dënimin e merituar”, tha për gazetën LAJM, deputeti Muhamed Zekiri.

Por, të rinjtë e sulmuar nga Hani Elezit kanë ankesa edhe për sjelljen e pjestarëve të policisë maqedonase.

Deputeti Zekiri, thotë se, do të ndërmerren masa disiplinore ndaj policëve nëse kontrolli i brendshëm pranë MPB-së konstaton trajtim joadekuat me të rinjtë nga Kosova Egzon Kuka, Lindon Kuka dhe Metush Brava, të dielën u sulmuan barbarisht nga tizofëzët maqedonas “Komiti” vetëm pse u dëgjuan duke komunikuar në gjuhën shqipe në parkun e qytetit në Shkup.

“Komitët” edhe në të kaluarën kanë keqtrajtuar shqiptarët e pafajshëm ndërsa ndaj tyre instituconet asnjëherë nuk kanë marrë masa.

‘Qysh me bo sehire, qysh me zhvall’ ,kërkimet në Google nga kosovarët gjatë vitit 2019

Periskopi.com Fun

Kanë mbetur edhe dy javë e pak ditë deri në përfundim të vitit 2019.

Zakonisht, në fund të vitit të gjithë i bëjmë kalkulimet se çfarë kemi bërë gjatë vitit që po lëmë pas dhe çka duhet bërë tutje.

Ajo që më së shumti na intereson është se çfarë kërkuan në Google banorët e Kosovës.

Mjafton një klik në Google me pyetjen ‘’Qysh me’’, dhe renditen shumë pyetje, përgjigjen e të cilave e kanë kërkuar kosovarët.

Një ndër pyetjet më të pazakonta ishte ‘’Qysh me bo sehire’’ duke pasuar me ‘’Qysh me bo pare’’.

Në vijim ju përcjellim kërkimet më të shpeshta gjatë vitit 2019.

Si u sulmuan tre kosovarët në Shkup?

Periskopi.com Lajme

Tre shqiptarë nga Kosova janë rrahur brutalisht nga maqedonasit në Shkup.

Ata u sulmuan befasisht, teksa po e vizitonin kryeqytetin e shtetit fqinj, njofton Klan Kosova.

Rreth 2.000 persona nga Shqipëria janë të strehuar në Prizren, rrëfejnë përjetimet

Periskopi.com Lajme

Kosovarët po vazhdojnë të solidarizohen me vëllezërit e tyre nga Shqipëria, të cilët përjetuan rëndë tërmetin e 26 nëntorit, nga i cili humbën jetën 51 persona dhe mbi 900 të tjerë u lënduan, e shumë ndërtesa u kthyen në gërmadha.

Të shumtë janë ata banorë nga Shqipëria të cilëve u janë hapur dyert për strehim në Kosovë. Në Parkun Inovativ në Prizren janë akomoduar mbi 500 persona, ndërsa janë edhe 1500 të tjerë, të cilëve u janë hapur dyert nga pronarët e hoteleve, në shtëpia private dhe shkolla.

Ka dy ditë që Myrvet Veshi së bashku me familjen e tij ka ardhur në Prizren, si shkak i tërmetit 6.4 ballë të Rihterit që goditi Shqipërinë. Ai për KosovaPress ka rrëfyer mëngjesin e asaj dite, derisa thotë se kanë parë vdekjen me sy.

“Shumë keq, tërmeti i parë sidomos ka qenë shumë dramatike. Ne jetojmë në katin e dytë, me pak fjalë e kemi parë vdekjen me sy…Ngase nuk kishim përjetuar ndonjëherë ngjarje të tillë, nuk tentonim të dilnim jashtë, vetëm prisnim, duke iu lutur Zotit që të përfundojë, nuk kishim mundësi të dalësh. Ishim në gjumë dhe na zgjuan britmat. Edhe ishte ora 4 e mëngjesit, dhe iu luteshim Zotit që të përfundonte dhe te shpëtojmë të gjallë, nuk kemi bërë asnjë manovrim”, thotë ai.

Për katër ditë me radhë ai tregon për KosovaPress, se kishin qëndruar me familje në makinë. E për të qetësuar veten dhe familjen, dy ditë më herët ishin nisur për Kosovë. Ai kishte ndaluar te Parku i Inovacionit, ku tashmë po strehohen me qindra banorë të Shqipërisë të evakuuar nga tërmeti. E meqë më nuk ka vend në këtë park, i cili tashmë është kthyer në strehim për personat e prekur nga tërmeti, ai ka gjetur qetësinë te një familje në Prizren.

“Kemi ardhur parmbrëmë me makinën time. Erdhëm këtu, ishte i mbushur, ishin 40 familje, ishte e pamundur të qëndrojmë dhe policia na largoi në një sallë të madhe. Nga andej erdhi dhe na zgjodhi një familje, jemi vendosur pak më larg kampit, në një apartament”, tha ai.

Veshi tregon se në vendin ku kanë jetuar në Durrës, objekti ka pësuar plasaritje. Megjithatë thotë se shumë shpejt do te kthehen në Durrës, që të punojnë, e fëmijët te vijojnë mësimin.

“Unë dua të falënderoj çdo qytetar të Kosovës për sjelljen, dashamirësinë, për pritjen që hapen dyert. Nuk e di si do t’ua shpërblejmë këtë mirësi. Ngelëm shumë të habitur për pritjen e bërë”, tregon ai.

Krahas kësaj, ai tregon se te Parku Inovativ në Prizren, kanë shumë familjarë, derisa shton se është i zhgënjyer me shtetin shqiptar, dhe nuk pret që t’iu ndihmojë pas kësaj tragjedie.

Edhe bashkëshortja e tij, Mynere Veshi thotë se këtu ndihen më mirë, duke shtuar se ardhja e tyre në Kosovë nënkupton largimin nga tmerri.

“E përjetuam shumë keq, aq sa u asfiksuam nga tmerri. Kur zbritëm poshtë menduam se do të qetësohet, por vazhdoi prapë tërmeti. Flinim në makinë, sa erdhëm këtu, na futën brenda. Ndihem shumë më qetë, na duket se u larguam nga tmerri”, rrëfen Mynere Veshi.

Gjatë ditës, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti kanë vizituar Parkun Inovativ.

Kryetari Haskuka ka thënë për KosovaPress se ka ende nevojë për disa gjëra, megjithatë shtoi se ata që duan të ndihmojnë duhet të komunikojnë me koordinatorin e Parkut Inovativ, Faruk Dakaj.

“Në disa raste kemi nevojë për disa gjëra. Për shembull dje i kemi pasur disa donacione dhe i kemi shpërndarë pelena dhe disa gjëra që iu nevojiten grave. Ka pasur nevojë për rroba të brendshme, edhe ato i kemi siguruar. Por nëse dikush ka dëshirë që të ndihmojë është mirë që të thërrasë koordinatorin e kampit, ai e ka listën se çfarë duhet, e çfarë jo. Në disa raste protagonizmi i tepërt i njerëzve po ndikon negativisht, pasi ne nuk kemi pasur nevojë për disa gjëra që kanë ardhur dhe tash po shkaktojnë telashe edhe për t’i ruajtur”, tha Haskuka.

Në ish-kampin ushtarak të KFOR-it, tash të shndërruar në Parkun Inovativ, janë të strehuar mbi 500 persona, derisa nuk ka kapacitet për të tjerë. Megjithatë, prizrenasit kanë hapur dyert për një numër të madh të banorëve të Shqipërisë që kanë ardhur në Kosovë.

“Sipas regjistrimeve dhe familjeve që e tani më që janë regjistruar, janë rreth 2 mijë persona në shtëpi private, hotele. Kemi në gjimnaz, i cili nuk plotëson kriteret, kisha apeluar te qeveria që të na i gjej një vend më adekuat për këta 100 persona që janë në sallën e gjimnazit. Aty mendoj që nuk janë kushtet elementare, nuk ka shtretër dhe nuk ka banjë adekuate”, deklaron Haskuka.

Që prej mëngjesit të martës Shqipëria është goditur nga disa tërmete, ku njëri prej tyre shkaktoi shumë dëme materiale në Durrës dhe Thumanë, duke marrë jetën e 50 personave dhe mbi 900 janë të lënduar.

Ndryshe, tërmetet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, ndërkohë që autoritetet shqiptare kanë paralajmëruar më herët se do të ndërtohen shtëpitë e të gjithë atyre që janë shkatërruar.

Kosovarët në Zvicër, fushatë për mbledhjen e ndihmave për Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

Dy të rinj me origjinë nga Prishtina, por të lindur në  Zvicër kanë ndërmarrë një nismë për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Dren dhe Shpat Bulliqi, përkatësisht 20 dhe 17 vjeç kanë kërkuar fillimisht mbështetjen e shokëve dhe miqve të tyre në shkollë, të cilët kanë kontribuar më sa kanë pasur mundësi.

Dy vëllezërit vijojnë prej katër ditësh të mbledhin përveç ndihmave monetare edhe ushqime apo veshmbathje, aq të nevojshme për banorët që prej së martës kanë mbetur në qiell të hapur.

Shkrimi emocionues i shqiptarit nga Fieri për kosovarët: Ra pika kufitare në Morinë, ra prerja e biletave në Durrës, sot ra Kushtetuta

Periskopi.com Lajme

Një qytetar nga Fieri ka bërë një shkrim shumë emocionues për ndihmën që dha sot populli i Kosovës për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Sot ra pika kufitare e Morinit. Pres qe nga neser punonjesit t’ia vene vete flaken. Kujt i hyn ne pune pika e kalimit kufitar ne nje korridor shtepie?”, ka shkruar qytetari.

“Sot ra pika e prerjes se biletave ne Kukës. Kujt i hyn ne pune ajo bilete, kur Kosova sot pagoi abonene e perjetshme?”

“Sot ra barriera “ne” dhe “ata”. Parimi i perjetshem: “Kush qan me mua dhembjen time eshte une.”

“Sot ra Kushtetuta. Nje ushtri e huaj shkeli vendin dhe ne nuk jemi ne lufte. Duhet Kushtetute e re. Ajo ushtri nuk eshte me e huaj.”

“Sot rane festimet e Dites se Flamurit. Kuptuam qe festa me e madhe ende nuk ka ardhur. E festat ndahen me ke ndan dhembjen.”

“Ua kthefshim ne gezime!…Hmm…Ne finalen e play off-it Kosove-Maqedoni e Veriut, si fillim. Nuk do te kete gezim me te madh, edhe politik, se nje Kosove ne Euro 2020.”

Një tërmet prej 6.4 Richter goditi në orët e hershme të së martës Durrësin me rrethinë. Deri më tani ky tërmet ka shkaktuar 23 viktima, por numri po shkon duke u rritur për shkak se shumë persona kanë mbetur nën rrënoja.

Populli i Kosovës është solidarizuar me viktimat dhe njësite të FSK’së dhe Policisë së Kosovës kanë shkuar të parët që të ndihmojnë shqiptarët në Shqipëri. Ndihma të mëdha janë dërguar edhe nga qytetarët të cilët të organizuar kanë ofruar veshmbathje, pako me ushqim, batanije, ndihma në të holla etj…

Ndryshe, tërmeti ka ndodhur vetem dy ditë para festës së flamurit, festa e vetme e të gjithë shqiptarëve edhe brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë

Kosovarët nisen për në Gjermani, por rrahen mes vete sapo mbërrijnë në Hungari

Periskopi.com Lajme

Disa kosovarë janë rrahur mes vete gjatë udhëtimit të tyre me autobus drejtë Gjermanisë.

Përleshja fizike ka ndodhur saktësisht në stacionin e autobusëve në Ausburg, kurse sipas burimeve të Indeksonline, mosmarrëveshjet kishte filluar që në momentin kur autobusi kishte mbërritur në Hungari.

Si pasojë e përleshjes fizike ka edhe persona të lënduar, ndërsa në të ishin përdorur edhe mjete të forta, një prej tyre edhe thikë.

Policia gjermane tashmë ka arrestuar disa persona, kurse udhëtarët ishin nisur nga Prishtina drejt Shtutgartit të Gjermanisë.

Kosovarët presin tërë natën jashtë për të aplikuar për viza: Ka tri netë që presim kështu

Periskopi.com Lajme

Ora shënon 23:50 e së enjtes, e disa të rinj duke mos përjashtuar edhe ata më në moshë kanë vendosur të kalojnë natën para dyerve të ambasadës së Finlandës në Prishtinë. Kjo pasi që pritjet janë të gjata, dhe jo të gjithë mund të dorëzojnë dokumentet e kërkuara.

Disa prej tyre u dridhën duart nga të ftohtit, por të njëjtit kanë një ëndërr për një jetë më të mirë … dhe të njëjtën e shohin vetëm në shtetet perëndimore.

Ata presin të zbardhë dita e premte, për të dorëzuar aplikacionet e tyre për viza, kjo me shpresën se atje do i pret një fat më i mirë!

Të ftohtit e këtyre orëve të vona, e ndjejnë secili nga ta, ani pse disa kanë siguruar batanijet për tu ngrohur sadopak.

“Prej 6:15  presim, qe tri netë qeshtu… presim deri nesër në ora 9:00, vAllahi marum, kamtë mu kanë mërdhi e nata gatë e ftoftë”, thotë njëri nga ta gjatë bisedës për Indeksonline.

E natën këtu para kësaj ambasade, ka në plan ta kalojë edhe një grua e rreth të 50-ave, e cila nuk po duket të jetë edhe aq e fortë fizikisht, derisa krahë saj qëndon e bija e saj.

Vlen të përmendim faktin se tash e sa kohë, ikjet e kosovarëve nuk kanë të ndalur. Arsyet e migrimit janë nga më të ndryshmet.

Varfëria, papunësia janë disa nga shkaqet kryesore që po shtyejnë shumë kosovarë ta braktisin vendlindjen.

Përballja e Kosovës me të kthyerit nga Shteti Islamik

Periskopi.com Lajme

Në veri të Sirisë kanë mbetur me mijëra ish-luftëtarë të IS nga vendet e huaja. Gati asnjë vend nuk do t’i pranojë ata. Kosova ka vepruar ndryshe: Ajo në prill ka pranuar 110 shtetas të vet.

Mensur Hoti ndez cigaret një pas një. Në një kafene në Prishtinë, drejtori i Departamentit për Siguri Publike në Kosovë shpjegon se si është zhvilluar operacioni sekret, i natës mes 19 dhe 20 prillit. Hoti ishte përgjegjës për operacionin i fluturimit çarter në Prishtinë. Në bord – 110 shtetas të Kosovës të kthyer nga kalifati terrorist i Shtetit Islamik (IS), të cilët kanë jetuar kohët e fundit në kampet kurde në veri të Sirisë. Për operacionin e kthimit nuk kanë qenë të informuar madje as familjarët e personave të kthyer, shkruan Deutsche Welle, transmeton Klan Kosova.

Kthimi natën nga Siria

Hoti thotë se për shkak të përgatitjeve intensive të operacionit me net të tëra nuk ka fjetur. Kosova nuk ka raporte me kurdët dhe forcat kryengritëse demokratike të Sirisë (SDF), të cilat e kontrollojnë një pjesë të madhe në veri të Sirisë. SHBA ishte ajo, e cila ka mundësuar aksionin e kthimit. Amerikanët janë aleatë të kurdëve dhe në veri të Sirisë kanë trupat e tyre. Kjo ka mundësuar edhe organizimin e aksionit të kthimit.

Aeroporti i Prishtinës ka qenë i bllokuar në kohën e kthimit të 32 grave, 74 fëmijëve dhe katër burrave në këtë natë të prillit. Gratë dhe fëmijët janë transportuar me autobusë nga aeroporti drejt Prishtinës. Burrat janë dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Podujevë. Kontrollet dhe ndihmat e para mjekësore dhe psikologjike janë ofruar në kampin e Vranidollit. “Ata kanë qenë në një gjendje të keqe, në të gjitha aspektet”, njofton Hoti. Ata kanë qenë të uritur dhe kanë jetuar në kushte, ku nuk ka masa të duhura higjienike.

Ky burrë i të 40-tave, me flokë të shkurtra, nuk ka kurrfarë iluzioni. Hoti e di se pjesa më e vështirë e operacionit të kthimit është përpara shtetit më të ri në Evropë: “Paramendojeni vetëm ideologjinë me të cilën janë ushqyer ata. Rintegrimi i tyre do të jetë një proces shumë sfidues.”

Kalifati në kokë

Kjo shihet menjëherë në takimin ne Vlorën. Ajo është kthyer me këtë grup, para gjashtë muajve. Vlora nuk është emri i saj i vërtetë, por ajo ka frikë të flasë hapur (emri i vërtetë i njohur për Redaksinë!). Vlora sikur edhe të gjitha të rikthyerat e tjera vëzhgohet tërë kohën. Ajo është në burgun shtëpiak dhe mund të dalë vetëm në oborrin e familjes, në një fshat të vogël në brendësi të Kosovës. Vlora rri ulur nën hijen e arrës së madhe. Pulat dëgjohen nëpër oborr, macet shëtisin vërdallë. Pak më poshtë fusha me luledielli. Skenat duken idilike, por dritaret e thyera të shtëpisë së keqe dëshmojnë se familja jeton në një varfëri të skajshme.

Gratë e tjera të familjes janë të veshura me fustane me ngjyra të ndryshme. Vlora jo. Asaj i shihen vetëm sytë, përmes një prerje të vogël në nikab. Pjesa tjetër e kësaj gruaje 22 vjeçare është tërësisht e mbuluar me veshje të zeza. Gjatë gjithë kohës ajo, dukshëm e shqetësuar, shtrëngon duart.

Pesë vite të tëra ka jetuar Vlora në kalifatin terrorist të Shtetit Islamik. Para të tjerëve ajo rri tërë kohën e mbuluar me nikab. Feja edhe më tej luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën e saj, thotë Vlora, përderisa fëmija vrapon nëpër oborr, me çizme tepër të mëdha.

Vlora dhe burrat e saj

Babai i fëmijës nuk do ta takojë më kurrë fëmijën e tij. Ai është vrarë në Siri. “Pak kohë para vrasjes kemi qenë bashkë. Unë kam shkuar te do shoqe, ndërsa ai ka dalë jashtë shtëpisë dhe është vrarë në rrugë.” Ai ishte vetëm njëri nga tre burrat e Vlorës. Në radhët e milicëve terroristë është vrarë edhe kosovari, me të cilin Vlora ka shkuar në radhët e IS në Siri, si 17-vjeçare. Asokohe Vlora dhe i dashuri i saj e kanë gënjyer babanë se po shkojnë për pushime në Turqi. Në fakt kanë shkuar në Siri. Burri i saj i tretë mbahet ende nga autoritetet kurde në një kamp në veri të Sirisë. Edhe ai është me origjinë nga Ballkani, por jo nga Kosova. Vlora nuk do të flasë për të.

Në kohën e kthimit në prill të këtij viti, fëmija i saj ishte shumë i dobët me shëndet. Nuk mund të ngrihej fare në këmbë. Muajt e fundit të jetës së tyre në kampin Al Hol, në rajonet kurde në veri të Sirisë, kanë qenë për Vlorën dhe fëmijën tepër të rënda. Por edhe më e rëndë ka qenë koha e fazës përfundimtare të IS, në rajonin e xhihadistëve në fshatin Baghouz, në kufirin siriano-irakian. Vlora dhe fëmija i saj shpesh nuk kanë pasur për të ngrënë. Kohë pas kohe janë ushqyer me grurë, me pak misër nga fushat e afërta, ka pasur ndonjëherë pak oriz, e shpesh janë ushqyer edhe me bullgur edhe  – bar.

Mes pendimit dhe ideologjisë

Vlora ndërkohë e sheh shkuarjen e saj në radhët e IS në Siri si një gabim të madh. Por ajo nuk ka mirëkuptim për akuzat e autoriteteve kosovare dhe mbajtjen e saj nën masa arresti shtëpiak. “Unë kam qenë vetëm në shtëpi, nuk kam bërë asgjë”, justifikohet. “Nuk kemi pasur qëllim të keq, vetëm kemi shkuar pas burrave tanë.” Ky është një argument, të cilin gratë e pjesëtarëve të IS e përdorin shumë shpesh.

Vlora pohon se nuk ka parë vrasjet dhe tmerret e bëra nga pjesëtarët e IS. Thotë se ka parë vetëm shkatërrime të mëdha, si pasojë e luftës dhe granatimeve. Ajo e sheh veten si “viktimë” dhe shpreson se do të lirohet nga akuzat e autoriteteve të Kosovës për pjesëmarrje në një organizatë terroriste. Vlora thotë se do të donte të integrohej në shoqërinë kosovare, por me shpresë se “shoqëria do ta pranojë ashtu siç është – me nikab.”

Babai i Vlorës është ende tepër i dëshpëruar dhe shqetësuar me gjithçka që kanë ndodhur. Për kthimin e Vlorës ka marrë vesh pasi ajo ka zbritur në aeroportin e Kosovës. Më parë nuk ka ditur asgjë. Pas fjalëve të para për tmerret e përjetuara, prindi ngulfatet nga lotët. Shkuarjen e Vlorës në Siri e sheh si një “gabim skandaloz”. Vlora jeton plot gjashtë muaj në shtëpinë e tij, por ajo ende është nën përshtypjet e fuqishme të ideologjisë së përjetuar në Siri. “Ajo është ende tepër e mbyllur”, thotë babai për DW. Ai çdo ditë përpiqet ta bindë të bijën t’i hedhë tej veshjet me të zeza, të cilat nuk janë traditë e besimtarëve myslimanë në Kosovë. “Për mua është e çuditshme që Vlora falet kaq shumë gjatë ditës, e para shkuarjes nuk ka ditur as shahadet të bëjë.” Babai shpreson se Vlora një ditë do të dalë ndër shoqe, e veshur si të gjitha femrat tjera, pa mbulesë me nikab.

Trajtimi mendor

Valbona Tafilaj e njeh Vlorën dhe të gjitha të kthyerat e tjera nga Siria. Me ekipin e saj prej 20 psikiatërve dhe psikologëve, ajo shoqëron fëmijët dhe gratë e kthyera në rrugën e tyre për riintegrim në shoqërinë kosovare. Të gjithë kanë qenë të traumatizuar”, thotë psikologja. “Ata kanë ardhur nga rajonet e luftës, kanë parë dhe përjetuar krime të tmerrshme dhe bombardime.”

Detyra e saj parësore është që të fitojë mirëbesimin e të kthyerve. Një herë në muaj ajo e viziton secilën prej tyre në shtëpi. Punon edhe me anëtarët e familjes dhe fqinjët, për të lehtësuar procesin e riintegrimit në shoqëri. Por trajtimet psikologjike dhe psikiatrike bëhen kryesisht në spital, për shkak të kushteve dhe ambientit, thotë Tafilaj, transmeton Klan Kosova

Psikologja është krenare me punën e bërë me gratë dhe fëmijët. Ata të moshës gjashtë vjet e më shumë janë përgatitur edhe për fillimin e shkollës. Para dërgimit në shkollë janë bërë edhe teste për të shikuar pjekurinë dhe gatishmërinë e tyre për këtë fazë të jetës. Në pyetjen tonë nëse gratë e kthyera janë të rrezikshme për shoqërinë, Valbona Tafilaj nuk do të përgjigjet. Kjo është pjesë e obligimit të mjekut për heshtje.

Ndjekësi i terroristëve

A është Kosova e rrezikuar nga terroristët? Dhe nëse po, sa është e rrezikuar? Me këto çështje preokupohet çdo ditë Fatos Makolli, Koordinatori i Kosovës për luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Vendi i vogël ballkanik nuk ka as dy milionë banorë. Por Kosova është një prej vendeve prej nga mesatarisht kanë shkuar më së shumti luftëtarë në radhët e organizatës terroriste IS – mbi 400.

Sa për krahasim: Nga Gjermania, me mbi 82 milionë banorë, në radhët e IS kanë shkuar rreth 1050 xhihadistë.

Gjermania, Anglia apo Franca po vazhdojnë me refuzimin e kthimit të një numri të madh të shtetasve të tyre që kanë luftuar në radhët e IS në Siri dhe Irak. Vetëm për fëmijë ka ndonjëherë përjashtime. Në zyrën e tij në katin e tetë të godinës qeveritare, Fatos Makolli shpjegon pse vendi i tij i vogël ka nisur një rrugë tjetër. Nga tetori i vitit 2018 kur është parë qartë se kalifatit të vetëshpallur po i vjen fundi, jemi marrë në mënyrë intensive me problemin e rikthimit të shtetasve tanë që kanë luftuar në radhët e IS. Në Prishtinë është menduar se ish-xhihadistët nuk do të mbahen përjetësisht në kampet e kurdëve dhe se ata mund të kthehen dhe të fshihen në Kosovë.

“Ndaj kemi vendosur që t’i kthejmë, t’i kemi nën kontroll”, pohon Makolli. “Ne jemi të vetëdijshëm për rrezikun. Por në këtë mënyrë mund t’i kontrollojmë ata. Ne i njohim këta njerëz dhe ata që kanë bërë krime do të nxirren para drejtësisë. Ne po bëjmë më të mirën e mundshme për riintegrimin e tyre.” Kosova ka përvoja me të kthyerit nga IS, sepse prej vitit 2014 janë kthyer dhe arrestuar në këtë vend rreth 150 ish-luftëtarë të IS. Mbi 80 prej tyre janë dënuar pjesërisht me dënime të rënda.

Faktori arab

Rreth 95 % e kosovarëve i përkasin fesë islame. Tradicionalisht ata praktikojnë një islam liberal, por shumë prej tyre janë sekularë. Pas luftës së Kosovës në vitin 1999 është shtuar në Kosovë influenca e disa vendeve konservatore. Makolli thotë se përgjegjësinë më të madhe për këtë e mbajnë vende si Arabia Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit. Ka ekzistuar një qëllim shumë i qartë i “ringjalljes së fesë islame në Kosovë” dhe për “politizimin e kësaj feje përmes disa imamëve”. Organizatat arabe të ndihmave kanë punuar shumë në veçanti me fëmijë dhe të rinj, thotë ai.

Nga mesi i vitit 2000 është paraqitur edhe ideologjia e vahabistëve dhe salafistëve. “Papritur janë paraqitur probleme edhe brenda familjeve. Ka pasur fëmijë dhe të rinj që nuk donin të flisnin me femra dhe refuzonin të merrnin pjesë në festat familjare. Ata kritikonin prindërit, me fjalët se nuk janë myslimanë të vërtetë. ”

Papunësia e lartë, mungesa e perspektivës dhe korrupsioni i përhapur kur të rinjtë nuk shohin perspektivë janë ndër problemet më të mëdha të Kosovës, që kanë ndikuar edhe në radikalizimin e njerëzve në këtë vend, transmeton Klan Kosova.

Kosova si shembull

Mensur Hoti shpjegon se jo të gjithë kosovarët janë të kënaqur me kthimin e ish-luftëtarëve të IS. “Por kjo ishte rruga e vetme për t’u përballur me këto probleme. Kushtetuta jonë parashikon që ne duhet të kujdesemi për qytetarët tanë – pavarësisht se ku gjenden ata.”

Gjermania është pozicionuar ndryshe. Ministria e Jashtme në Berlin thotë se ata nuk kanë raporte diplomatike me regjimin e Assadit apo kurdët në veri të Sirisë. Ndaj shtetasit gjermanë nuk mund të rikthehen. Ky nuk ka qenë problem për Kosovën, thotë Hoti në bisedë me DW. Kur ekziston vullneti politik, atëherë mund të zgjidhen edhe problemet logjistike.

Të këtij mendimi janë edhe Shtetet e Bashkuara, sepse pa ndihmën e SHBA ky aksion vështirë se do të mund të realizohej. Qeveria amerikane e presidentit Donald Trump insiston, që vendet evropiane të marrin shtetasit e tyre, për të lehtësuar përgjegjësinë e kurdëve. Në mesazhin e qeverisë amerikane në Prishtinë, pas aksionit sekret të 20 prillit, thuhet: “Kosova me këtë aksion ka dhënë një shembull shumë të rëndësishëm që duhet të ndjekin edhe shtetet e tjera anëtare të koalicionit të luftës kundër terrorizmit.”

Pack: Ndihem e turpëruar që kosovarët ende s’e kanë liberalizimin e vizave

Periskopi.com Lajme

Ish-eurodeputetja Doris Pack ka thënë se ndihet e turpëruar që Kosova ende nuk e ka liberalizimin e vizave.

“Jam shumë e mërzitur që kosovarët janë të vetmit në Ballkan që nuk mund të udhëtojnë pa viza. Jam e turpëruar. Mendoj se ju e meritoni, të gjithë fqinjët tuaj e kanë marrë liberalizimin e vizave dhe Kosova ende jo”.

“Jam shumë krenare që Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian kanë votuar pro jush. Problemi është që disa shtete nuk janë të përkushtuara ta kuptojnë vërtetë se sa e rëndësishme është që t’ju japin japin juve pozitën e njëjtë si vendeve të tjera të rajonit. U është dhënë mundësia edhe shteteve si Gjeorgjia, Ukraina dhe vendeve të tjera, por jo edhe Kosovës – kjo është e pamundur”.

“Shpresoj shumë që qeveria e re të bindë qeveritë e vendeve të tjera që ta keni liberalizimin e vizave. Ju e meritoni atë dhe unë jam në anën tuaj”.

Doris Pack në cilësinë e kryetares të Forumit të Gruas të Partive Popullore Europiane ka marrë pjesë në takimin që kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani e ka mbajtur me strukturat e Forumit të Gruas të kësaj partie./ Klan Kosova