Afro 200 biznese do të gjobiten për shkeljet tatimore në kohën e pandemisë

Periskopi.com Lajme

Te 193 biznese, Administrata Tatimore e Kosovës ka konstatuar shkelje tatimore. Këto shkelje janë evidentuar për një javë, që nga shfaqja e pandemisë globale COVID-19 edhe në Kosovë. Bizneset në fjalë pritet të gjobiten.

Rastet e konstatuara janë në procedurë të trajtimit në Njësinë për shqiptim të gjobave mandatore brenda Administratës Tatimore të Kosovës, nga e cila pritet të nxirren vendime ndëshkuese bazuar në raportet e ekspertëve që kanë konstatuar shkeljet. Ende nuk dihet vlera e tërësishme e të gjitha gjobave, pasi ajo pritet të konstatohet varësisht prej shkeljeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shkeljet e konstatuara, sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, kanë të bëjnë kryesisht me ngritje të çmimeve të produkteve bazike ushqimore, si dhe të disa produkteve farmaceutike. Të gjitha shkeljet që janë konstatuar nga Administrata Tatimore për burim kanë denoncimet që qytetarët kanë bërë në numrat e hapur të telefonit të kësaj administrate.

Për rreth një javë në këta numra, sipas zëdhënëses së Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa, janë pranuar më shumë se 3 mijë thirrje.

Ambasadorja e Kosovës në Itali: I lutëm bashkatdhetarët të mos kthehen

Periskopi.com Lajme

Ambasadorja e Kosovës në Romë Lendita Haxhitasimi thotë se gjendja në Itali për shkak të koronavirusit nuk është e mirë, por kjo sipas saj, nuk do të thotë se kosovarët duhet të kthehen në Kosovë.

Thotë se kanë bërë thirrje tek ata që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

“40.500 kosovarë jetojnë në Itali por nuk duhet të kthehen të gjithë me doemos në Kosovë”, tha ajo e ftuar në emisionin Pressing.

Italia është vendi më i prekur në Europë nga koronavirusi.

​Shkencëtarët italianë: Koronavirusi është inteligjent, do të dobësohet për të mbijetuar

Periskopi.com Shëndeti

Koronavirusi do të dobësohet me kalimin e kohës dhe do të bëhet më pak ngjitës. Kjo është mënyra e vetme për të mbijetuar dhe është pikërisht ajo që do të ndodhë, pasi që virusi është inteligjent, tha shkencëtarja italiane Elisa Vicenza.

Ajo studioi SARS, gripin e derrit dhe virusin ZIKA si drejtuese e Divizionit të Patogjenezës dhe Biosigurisë Virale në Qendrën Kërkimore San Rafael, dhe tani është në ekipin koronavirus me imunologun Albert Mantovani të Universitetit Italian Humanitas.

Vicenza, së bashku me një grup shkencëtarësh, po eksplorojnë se si trupi lufton infeksionin e koronavirusit.

“Në luftën kundër koronavirusit, imuniteti i lindur, i ndërtuar nga qelizat e gjakut, lëngjet dhe indet, luan rolin më të madh, duke qenë linja e parë e mbrojtjes kundër çdo lloj infeksioni. Është një sistem me reagim të shpejtë, ndryshe nga imuniteti i fituar që përbëhet n ga limfocitet që kërkojnë javë për të prodhuar antitrupa. Hulumtimi ynë është i bazuar në molekula të imunitetit të lindur që mund të parandalojnë përhapjen e virusit më tej, “tha ajo.

Shkenca po përparon gjithnjë e më shumë çdo ditë në hulumtimin e efikasitetit të ilaçit kundër koronavirusit duke u përqendruar më shumë te molekulat që parandalojnë përhapjen e infeksionit dhe shumëzimin e tij.

Virusi COVID-19 ka një strukturë tredimensionale. Ajo është e përbërë nga një proteinë virale që lidh një receptor specifik në qelizat e synuara të sistemit të frymëmarrjes.

Bazuar në këtë strukturë, shkencëtarët po përpiqen të gjejnë molekulat e duhura që do të punojnë për të parandaluar përhapjen e virusit në qelizat.

Për të parandaluar infektimin e virusit, shkencëtarët rekomandojnë marrjen e vitaminës B12 dhe vitaminës D, e cila vjen nga dielli. Ata gjithashtu rekomandojnë një dietë të pasur me vitaminë C.

Ndeshja Maqedoni- Kosovë shtyhet për në qershor – Periskopi siguron dokumentin me vendimet e UEFA-s

Periskopi.com Sporti

Periskopi ka siguruar dokumentin me vendimet e UEFA-s dhe mbarëvajtjen e futbollit evropian, në kohën kur pandemia e koronavirusit po përhapet me të madhe.

Sipas vendimeve, ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet në muajin qershor, dhe jo më 26 mars ashtu si pritej.

Mëtej, Kampionatin Evropian është shtyrë për një vit, derisa më poshtë i keni të bashkangjitura në foto të gjitha vendimet. /Periskopi.com/

 

 E infektuara që u  konfirmua e fundit me koronavirus, është nga Prishtina

Periskopi.com Lajme

Mbrëmë u konfirmua edhe një rast me koronavirus në Kosovë.

Bëhet fjalë për një 39-vjeçare, e cila erdhi nga Londra.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ky është rasti i parë i shënuar në Prishtinë.

“Gjatë orëve të mesnatës më 17.03.2020, është konfirmuar edhe një rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2: E ardhur nga Londra me datë 16.03.2020, ku ka qëndruar në vizitë zyrtare nga data 09-16.03.2020. Rasti me vendqëndrim nga Prishtina, gjinisë femër, mosha 39 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Periskopi.com Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë mot stabil, më shumë orë me diell por edhe vranësira kalimtare.

IHK njofton se mëngjesi i sotëm  të paraqitet me ngrica të dobëta, por gjatë ditës grafiku i fushave termike do të shënoj rritje të dukshme.

Sa i përket fushave termike ato do të pësojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbeten rreth vlerave të zeros.

Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme të paktën për këto pesë ditë të parashikimit.

Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius.

Dita e premte do të paraqitet si dita më e nxehtë e javës, me 18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Kjo situatë meteorologjike do të jetë e favorshme që situata biometeorologjike dhe agrometeorologjike të jetë e mirë.

 

Në pritje të rezultateve të reja, për momentin janë vetëm tre qytetarë me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Për pak minuta pritet të dalin rezultatet për 90 mostrat e pacientëve të dyshuar se janë të infektuar me koronavirus. Deri tani, janë vetëm tre qytetarë të prekur me këtë virus.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia konfirmoi sot edhe rastin e tretë me koronavirus në Kosovë. Siç tha Vitia, personi i tretë i infektuar është një familjar të pacientit të infektuar nga Vitia.

Përveç këtyre tre personave, në vend deri tani nuk është infektuar asnjë person tjetër me këtë virus, ndonëse në rrjete sociale po shpërndahen informata të tilla.

Rezultatet për 90 mostrat e tjera pritet të dalin për pak minuta.

Ndryshe, dje rreth orës 17:30, janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme.

Sipas ministrit Arben Vitia bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20 vjeçare, shtetase e Italisë dhe një burrë të moshës 77 vjeçe, nga Komuna e Vitisë.

Në konferencën ku u konfirmuan këto dy raste, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, të qëndrojnë mbi 1 metër larg kur takohen dhe që t’i pastrojnë duart me ujë të ngrohtë mbi 30 sekonda.

“Parandalimi është gjithcka. Le ta ruajmë vetën dhe njëri-tjetrin, që dy rastet e konfirmuara të mos shtohen. Të bëjmë kujdes maksimal që të mos iu bashkangjitemi vendeve të tjera që po raportojnë për mortalitet”, ka thënë Kurti në konferencë.

Vuçiq-serbëve: Kemi rezerva edhe për një vit, mos u shqetësoni

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur një seancë me Stafin e Krizave pas shqetësimeve të përhapjes së koronavirusit.

Në një konferencë për media ai i siguroi serbët se nuk kanë pse të shqetësohen për gjësendet themelore të ushqimit pasi ka furnizime për një vit.

“Sot se Serbia po përballet me një kohë të vështirë kur bëhet fjalë për situatën me koronavirusin. Vendi ka bërë një punë të shkëlqyeshme në 24 orët e fundit me qëllim të sigurimit të kontrollit të plotë dhe mbikëqyrjes së furnizimit të produkteve ushqimore thelbësore”, ka deklaruar kreu i shtetit serb.

Kush mund të futet në Kosovë përmes kufijve

Periskopi.com Lajme

Konform vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë, pas konfirmimit të rasteve pozitive me Coronavirus COVID-19), Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se ka filluar zbatimin e vendimit për mbylljen e kufijve për shtetasit e huajë, të cilët duan të hyjnë në Kosovë. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) njofton se mbyllja e kufirit nuk vlen për qytetarët kosovarë.

Të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes pikave kufitare do t’i nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetë-izolohen për 14 ditë.

“Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga #Kosova”, thuhet në njoftim.

Shtyhen ndeshjet e Kosovës me Bjellorusinë

Periskopi.com Sporti

Janë shtyrë ndeshjet që Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave është dashur t’i luajë në fund të këtij muaji. Kosova më 25 mars është dashur të pres Bjellorusinë në Prishtinë, ndërsa më 29 mars në Minsk është dashur të luhet ndeshja Bjellorusia – Kosova.

Por Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) të premten ka vendosur që këto ndeshje të shtyhen dhe të luhen në javën e parë të qershorit. Në fakt janë shtyrë të gjitha ndeshjet kualifikuese të xhiros së tretë dhe të katërt që është dashur të luhen më 25\26 mars dhe 28\29 mars.

Federata jonë ka kërkuar shtyrjen e këtyre ndeshjeve nga EHF-ja.

Federata Evropiane vendosi që të shtyjë të gjitha ndeshjet kualifikuese, por edhe ndeshje tjera evropiane të hendbollit. Nuk do të luhen ndeshje evropiane të hendbollit deri më 12 prill. Ky vendim është marrë në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Tani ndeshja e ardhshme e hendbollisteve të kombëtares sonë është ajo ndaj Sllovenisë që do të luhet më 27 maj në Prishtinë. Më 31 maj është ndeshja Gjermania – Kosova, ndërsa në javën e parë të qershorit duhet të luhen dy ndeshjet me Bjellorusinë. Janë këto ndeshje të fazës së dytë eliminatore për “Euro 2020”.

Italia i del në ndihmë Kosovës me pajisje shtesë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Italia është shteti i cili po kalon në një periudhë të vështirë për shkak të virusit COVID 19, mirëpo vendi mik është kujtuar të ndihmojë Kosovën me pajisje shtesë për të parandaluar përhapjen e atij që tashmë gjerësisht po njihet si koronavirusi.

Edhe pse deri më tani në Kosova nuk është regjistruar asnjë rast me COVID 19, shteti ka ndërmarrë masa që të përgatitet për çfarëdo lloj skenari të mundshëm.

Ambasadori italian, Nicola Orlando, deklaroi se qeveria ka ndërmarrë masat e duhura për të parandaluar përahpjen ndërssa foli edhe për rëndësinë e zabtimit të këshillave nga ana e qytetarëve.

Orlando pati fjalë inkurajuese edhe për mjekët të cilët janë në vijën e parë të frontit dhe po luftojnë me sëmundjen duke i cilësuar ata si heronj.

Diplomati italian uroi që situata në Kosovë të mbetet e njëjtë dhe të mos regjistrohet asnjë rast me korona virus, ndërsa tha se nuk kishte udhëtuar drejt vendlindjes së tij që nga 6 janari.

“Këta janë heronjtë e vërtet që janë këtu për t’u ballafaquar me gjendjen. Edhe pse në Kosovë deri më tani nuk ka raste të koronavirusit, shpresojmë të mbetet e tillë situata…rreziku është shumë i madh për shkak të kësaj sëmundje infektive. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. I dërgoj komplimentet e mija qeverisë së Kosovës që i ka marrë masat e duhura për të parandaluar përhapjen…siç e dina në situata të vështira duhet të marrë vendime të vështira. Po është shumë e rëndësishme që të marrin këto vendime dhe të respektojmë këto dhe të gjitha këshillat për të ndihmuar mos përhapjen e virusit”, tha ai.

Drejtori i IKShP-së, Naser Ramadani, u shpreh falënderues për këtë donacion. Në mesin e mjeteve mbrojtë se ka maska, mantela dhe dorëza të cilat u thanë se kanë ardhur para shpërfaqjes së epidemisë në Itali.

Duke folur për rastet e dyshimta me koronavirus, ai tha se nga të gjitha mostrat që kanë marrë deri më tash, nuk ka rezultuar ndonjë rastRamadani theksoi se për çdo rast të dyshimtë, rezultatet e tyre dalin në afërsisht katër orë.

“Deri këto momente ne kemi testuar tashmë 95 raste dhe të gjitha kanë rezultuar negative. Ne çdo ditë kemi me bërë testimin i cili do të rritet gradualisht. Duke pasur parasysh kërkesat dhe presionet për të testuar. Laboratorët janë të gatshme”, tha ai.

E, drejtori i departamentit Mikrobiologjisë, Xhevat Jakupi u shpreh se çdo ndihmë me pajisje mbrojtëse janë të nevojshme.

Sipas tij është shumë e mundur që në ditët ose javët në vijim të ketë raste me këtë virus.

“Siç e dini ne në mënyrë të përditshme testojmë me dhjetëra mostra nga rastet e dyshimta. Është shumë e mundur që në ditët në vijim, ose javët të kemi raste. Pajisjet mbrojtëse janë shumë të domosdoshme për punë të përditshme”, tha ai

Jepet rekomandimi, që Kosova t’i mbyllë kufijtë me shtetet fqinje

Periskopi.com Lajme

IKSHP-ja ka dhënë rekomandimin, që Kosova t’i mbyllë kufijtë me shtetet fqinje. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ky rekomandim, siç ka bërë të ditur Vitia nënkupton edhe ndalimin e qarkullimeve ajrore dhe tokësore midis shteteve fqinje dhe Kosovës.

Po ashtu, Vitia ka bërë të ditur se përjashtim do të bëjnë shtetasit e Kosovës që mund të kthehen nga shtetet fqinje, veturat zyrtare e shëndetësore.

Pas këtij propozimi dhe disa propozimeve të tjera, mbledhja e komisionit ka vazhduar me dyer të mbyllura, pa media me propozimin e kryetarit të komisionit, Albin Kurti.

​Kapet sasi e madhe armatimi në veri të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Disa murtaja dore, pushkë automatike, bomba, si dhe sasi e konsiderueshme e municionit, janë gjetur sot nga hetuesit policorë në një shtëpi në fshatin Borovo afër Leshakut në veri, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ky armatim është gjetur sot gjatë një aksioni të njësitit anti-drogë, i cili në kërkim të lëndëve narkotike, në shtëpinë e të dyshuarit M.S. në fshatin Borovo, ka hasur në këtë armatim.

“Hetuesit kanë kërkuar drogë, ndërsa kanë gjetur armë. I dyshuari ka arritur të ikë dhe policia është në kërkim të tij”, kanë thënë burimet.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq ka bërë të ditur për KosovaPress se në bazë të hetimeve të deritashme, në fshatin Borovo është gjetur një mjet shpërthyes dhe se janë në pritje të ekipit të specializuar për shpërthimin e këtij mjeti t ë dyshuar.

Ai nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër shtesë, duke thënë se ndodhet në pushim dhe se duhet pritur deri në përfundimin e plotë të hetimeve./A.Damati/

Ismaili propozon të ngrihen tenda mobile për izolim të qytetarëve që testohen për koronavirus

Periskopi.com Lajme

Përmes një shkrimi në Facebook, ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh anëtar i komisionit për shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, ka bërë një propozim që të ngrihen tenda mobile për izolim sa më të hershëm të  qytetarëve që testohen për koronavirus.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Virusi COVID-19 apo Cornavirusi tanimë ka prekur gati të gjithë Evropën. Fatmirësisht, në Kosovë ende nuk ka ndonjë rast të konfirmuar.

Kjo na ka dhënë mundësi që të përgatitemi më mirë.

Shembujt në shtetet perëndimore që po ballafaqohen me këtë pandemi tregojnë se problemi kyç i trajtimit është mbrojtja e personelit shëndetësor, menaxhimi i fluksit të madh të pacientëve si dhe adaptimi i hapsirave spitalore të sterilizuara.

Për këtë arsye, Qeveria së bashku me akteret tjerë duhet që menjëherë të krijojë hapësira të jashtme ku qytetarët që dyshojnë se janë prekur nga kjo pandemi të kenë mundësi të kontrollohen në ambiente të sterilizuara plotësisht, jashtë institucioneve shëndetësore.

Mundesi për këtë janë objektet e pashfrytezuara apo edhe tenda të ngritura enkas për këtë situatë.

Kjo do mundesonte që qytetarët që kërkojnë testim të mos enden nëpër Emergjencë apo klinika të tjera, por ata do të shkonin direkt të akomodohen në këto hapsira të triazhimit.

Përhapja e shpejtë e virusit është alarmuese, prandaj edhe izolimi në kontaktin e parë me sistemin shëndetësor është jetik si për qytetarin ashtu edhe për personelin shëndetësor.

Çdo vonesë për krijimin e kapaciteteve të reja e të izoluara e shumëfishon rrezikun për shpërndarje të virusit.

Veprimet e Qeverisë janë jetike për të krijuar masa për të mbrojtur qytetarët dhe personelin shëndetësor.

Vendimi i Qeverisë: Marketet që rrisin çmimet e artikujve do të përballen me ligjin

Periskopi.com Lajme

Ministria e Ekonomisë ka marrë vendim që t’i ketë në mbikqyrje të gjithë operatorët ekonomikë.

Ministria e Ekonomisë ka obliguar inspektorët e tregut që të shqyrtojnë të gjitha ankesat e pranuara nga konsumatorët me prioritet.

Shumë qytetarë të Kosovës janë ankuar se ditët e fundit ka pasur rritje të çmimeve nëpër markete në Kosovë.

Ministrja Rozeta Hajdari ka thënë se të gjithë ata që shfrytëzojnë këtë situatë të fatkeqësisë do të përballen me ligjin.

FHK-ja kërkon të shtyhen ndeshjet me Bjellorusinë

Periskopi.com Sporti

Federata e Hendbollit të Kosovës ka sygjeruar dhe ka kërkuar nga EHF-ja që të shtyhen ndeshjet kualifikuese në mes të Kosovës dhe Bjellorusisë (femrat) për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ndeshja Kosova – Bjellorusia është caktuar të luhet më 25 mars në Prishtinë kurse një ndeshje tjetër është planifikuar për në Minsk më 29 mars.

FHK-ja është në komunikim intenziv me EHF-në dhe pritet që të aprovohet kërkesa jonë. Nëse kërkesa aprovohet, ndeshjet luhen në javën e parë të qershorit. /Periskopi.com/

 

Osmani: Raportet me Amerikën janë ekzistenciale për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani është pyetur nga deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi se cili është qëndrimi i saj lidhur zhvillimet e fundit në raport me SHBA.

“Ju keni pozitën më të lartë institucionale nga të gjithë zyrtarët e LDK-së dhe është me rëndësi qëndrimi juaj”, ka pyetur kryetaren e Kuvendit, deputeti Krasniqi.

Ndërkaq kryekuvendarja Osmani ka thënë se qëndrimi i saj është tashmë i ditur dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë gjatë karrierës së saj politike. “Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale për shtetin tonë”, ka thënë Osmani.

Arrestohet në Hungari shtetasi serb i cili  dyshohet se gjatë luftës në Kosovë kishte goditur me pushkë një grua shtatzënë

Periskopi.com Lajme

Një gjykatë në Budapest të Hungarisë lëshoi një urdhër ndalimi 40-ditor për ekstradim, ndaj një shtetasi serb.

Ekstradimi i tij është kërkuar nga autoritetet e Kosovës, me dyshimin e përfshirjes në krime lufte ndaj civilëve në Kosovë më 1999, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Ai dyshohet se në qershor të atij viti, në fshatin Videjë të Klinës e ka goditur me pushkë automatike, një grua e cila ishte në muajin e 8 të shtatëzanisë, dhe më pas e ka përdhunuar.

“I dyshuari nuk ra dakord për një procedurë të thjeshtuar të ekstradimit, kjo është arsyeja pse Gjykata do të vendosë për kërkesën e ekstradimit pasi të marrë të gjithë kërkesën e ekstradimit. Deri sa të arrijnë dokumentet, të dyshuarit i është dhënë një urdhër i ndalimi prej dyzet ditësh”, tha gjykata e Budapestit.

Edhe një zyrtar amerikan paralajmëron heqjen e trupave amerikane nga Kosova

Periskopi.com Lajme

Senatori Republikan, Rand Paul ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë që trupat amerikane t’i tërheqin nga Kosova.

Përmes një cicërime, Paul ka deklaruar se e inkurajon Kosovën që të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme në rajon.

“Unë mbështes paqen dhe tregtinë me të gjithë.  E inkurajoj Kosovën që të kthejë një faqe dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme.  Koha për t’i sjellë trupat tona në shtëpi pas kaq vitesh atje …”, ka shkruar Paul.

E gjatë ditës së djeshme Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të largohen nga Kosova

“Pajtohem. Janë 650 trupa amerikanë në Kosovë. Është koha të sillen në shtëpi”, ka shkruar Trump, transmeton Gazeta Express.

Ai këtë koment e ka bërë bashkëngjitur me postimin e senatorit amerikan, David Perdue, i cili sot shkroi se Amerika duhet ta rikonsiderojë prezencën ushtarake në Kosovë.

Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.

Ish-komandanti i forcave amerikane për Evropë: Do të ishte gabim tërheqja e trupave nga Kosova

Periskopi.com Lajme

Ish-komandanti i forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë, Ben Hodges është shprehur kundër tërheqjes së trupave nga Kosova.

Ai ka thënë se do të ishte gabim tërheqja e trupave nga Kosova.

Hodges i është përgjigjur statusit në Twitter të të birit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka shkruar se ka ardhur koha për kthimin në shtëpi të trupave amerikane.

“Do të ishte gabim… KFOR-i është shtylla e vetme e stabilitetit në rajon. Largimi i tyre tani, para zbatimit të marrëveshjeve, do të ishte njëjtë me tërheqjen e startuesve në mesin e çerekut të katërt, pak para se të kaloje në epërsi”, ka thënë Hodges, duke e krahasuar me ndeshje basketbolli.

Edhe politikani dhe eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka dalë kundër tërheqjes së forcave ushtarake nga Kosova, transmeton telegrafi.

Ndryshe, i tërë debati ka nisur nga një postim i senatorit David Perdue, që përmes “Twitter”-it shkroi që SHBA-ja do të duhej ta rishqyrtonte praninë në Kosovë.

Këtë e kishte mbështetur i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell si dhe djali i presidentit Trump, Donald Trump Jr.