​Mallrat nga Kosova e Shqipëria nuk lejohen të hynë në Serbi

Periskopi.com Lajme

Autoritetet doganore të Serbisë nuk po lejojnë të kalojnë kamionët me mallra me regjistrim të Kosovës dhe Shqipërisë, me arsyetimin se duhet të regjistrohen në zyrën paralele në veri të Mitrovicës.

Derisa Adriatik Stavileci nga Dogana e Kosovës, ka thënë se nuk janë të informuar. Ndërkohë, ka reaguar edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i cili e quajti këtë veprim të paprecedent.

Ministri deklaroi se kjo paraqet shkelje jonjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridore të gjelbër të betejës me COVID-19.

“Veprim i paprecedent gjatë pandemive, autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova. Kjo paraqet shkelje jonjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridorë të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për të cilën gjë ishin marrë vesh të gjashtë vendet e Ball kanit Perëndimor”, shkroi Abdixhiku.

Kosova, një prej tre vendeve ku Shqipëria shënoi uljen më të madhe të eksporteve

Periskopi.com Lajme

Eksportet shqiptare kanë njohur një rënie të fortë në muajin mars, si rrjedhojë e masave të mbylljes së kufijve dhe masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë në Shqipëri dhe në vendet e tjera, që çuan në pezullimin e aktivitetit ekonomik në vend.

Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT) bëri të ditur të premten se volumi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme të Shqipërisë pësoi një reduktim me afro një të katërtën gjatë muajit mars 2020, shkruan KOHA.

Italia, Kosova e Greqia janë vendet me të cilat Shqipëria pësoi uljen më të madhe të eksporteve. Në marsin e vitit kaluar, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë prej 22.5 milionë euro, ndërsa në marsin e këtij viti vlera e mallrave të eksportuara është 12.8 milionë euro, ose 43.1% më pak se e njëjta periudhë e vitit kaluar. Ndërsa me Italinë eksportet shqiptare kanë shënuar një rënie prej 48.5%, ndërsa me Greqinë ka një rënie prej 24.6%.

Rënia e eksporteve drejt Italisë në masën 48% tregon krizën e një prej vendeve më të goditura nga pandemia e koronavirusit në botë. Italia është vendi që ka numrin e dytë më të lartë të infeksioneve në raport me popullsinë pas Spanjës dhe është vendi i parë që urdhëroi të gjithë popullsinë e vendit të mbyllej në shtëpi në Evropë. Edhe për tremujorin e parë të këtij viti, Kosova renditet në tre vendet e para ku Shqipëria ka shënuar një ulje të eksporteve.

 

63 shtetas kosovarë nga Gjermania, Sllovenia e Kroacia kthehen në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare ka bërë të ditur se sot përmes pikës kufitare në Kullë, kanë hyrë në mënyrë të organizuar 63 shtetes të Kosovës, të ardhur nga Gjermania, Sllovenia e Kroacia.

Ky është postimi i plotë:

 

 

Sot në orët e pasdites në pikën kufitare në Kullë kanë hyrë në mënyrë të oragnizuar në grup 63 shtetas të Republikës së Kosovës të cilët kanë ardhur të organizuar me autobus nga Gjermania ,Sllovenia dhe Kroacia.

Ekipi mjekësorë i përbërë nga:

Dr.Myrvete Salihi-QKMF /Pejë,
Dr.Adnora Nurboja -IKSHP /Pejë,
Dr.Arijeta Musliqi-QKMF/Pejë,
Dr.Burim Kotori- IKSHP/Pejë ,
-Hydaverdi Kastrati -QKMF /Pejë ka kryer procedurat e nevojshme mjekësore në kuadër të masave mbrojtëse për Covid-19 dhe më pastaj janë përcjellë për në Qendrën e Studentëve në Prishtinë për karantinë.

Shqiptari i Maqedonisë së Veriut: Jemi favoritë kundër Kosovës

Periskopi.com Sporti

Maqedonia e Veriut është favorite përballë Kosovës në gjysmëfinalen e Play Off të Ligës së Kombeve.

Kështu ka deklaruar anësori i kësaj kombëtareje, shqiptari Agim Ibrahimi.

Maqedonia dhe Kosovës më 25 mars duhej të zhvillonin gjysmëfinalen e Play Off të Ligës së Kombeve, ndeshje kjo e shtyrë shkaku i koronavirusit.

Qershori ishte caktuar si datë tjetër, dhe tani UEFA këtë ndeshje ka shtyrë për muajt shtator ose tetor, por mund të ndodh që të luhet edhe në vitin 2021.

Kosovë-Maqedoni: “Mendoj se Maqedonia është favorite në këtë ndeshje. Unë nuk mund të jem pjesë e këtij takimi”, ka deklaruar Agimi për Supersport, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se Ibrahimi që tani vesh fanellën e Shkëndijës, ka luajtur edhe në Serie A te Cagliari gjatë sezonit 2013/2014.

Kosova nuk mund të prodhojë teste për koronavirus, varet nga importi

Periskopi.com Lajme

Shumë shtete tashmë kanë filluar të prodhojnë teste për të identifikuar COVID-19 për të mos krijuar varësi nga importi, por zyrtarë shëndetësorë në Kosovë thonë se vendi aktualisht nuk ka kushte për t’i prodhuar vetë.

Isme Humolli, zyrtare për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, i tha Radios Evropa e Lirë, se me kapacitetet që ka, Kosova nuk mund të jetë një vend që mund të prodhojë reagenca (substancë që ndikon në kryerjen e një reaksioni apo analize), pasi që kjo procedurë kërkon pajisje, ekspertizë, ambient dhe infrastrukturë të veçantë.

Kjo nënkupton se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pohon se ka mbështetur Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, por gjithsesi, siç thotë zonja Humolli, sasia e reagencave që vjen nuk i përmbush gjitha nevojat dhe kërkesat e institucioneve të Kosovës.

“Fatkeqësisht departamenti i Mikrobiologjisë e posedon vetëm një pajisje dhe për ekstradimin e viruseve (nxjerrjen e virusit prej strishos) e bën me dorë, gjë që kërkon kohë të gjatë”, thotë Humolli, e cila gjithashtu shpjegon se OBSH-ja ka porositur një pajisje të veçantë për një punën të tillë, mirëpo për shkak të situatës aktuale arritja e dërgesës në Kosovë do të marrë kohë.

Kosova ka rreth 1,000 teste dhe pret edhe 7,000 të tjera

Këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Mirsad Shkreta, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se testet për COVID-19, që i kanë blerë nga kompanitë private kanë ardhur nga Gjermania, Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas ligjit, Ministria e Shëndetësisë nuk ka të drejtë të blejë teste, nëse një kompani farmaceutike nuk ka përfaqësi në Kosovë.

Kjo nënkupton se shteti i Kosovës nuk lidh kontratë drejtpërdrejt me kompanitë botërore, por me kompanitë farmaceutike vendore, që i përfaqësojnë barnat e tyre të regjistruara në Kosovë.

“Ne si Ministri e Shëndetësisë hapim konkurs publik për kompanitë farmaceutike vendore. Ata operatorë apo kompani farmaceutike që operojnë në Kosovë, na ofrojnë neve produktin në bazë të rekomandimeve që vijnë nga Instituti i Shëndetit Publik. Aktualisht ne i kemi 1 mijë teste në stok, 7 mijë janë në ardhje e sipër, dhe po presim që në ditët ne vazhdim ta nënshkruajmë edhe një kontratë për 10 mijë teste të tjera. Të gjitha këto teste vijnë nga Anglia, Gjermani dhe Amerika”, tha Shkreta.

Shkreta tha se Kosova nuk ka kapacitete të prodhojë vetë teste, ndonëse e pranon se kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë brenda institucionit që ai punon.

“Për aq njohuri që i kemi, Kosova nuk ka kapacitete të tilla. Mundet dikush të na befasojë ndoshta për të mirë, por deri më tash nuk kemi informata që dikush mund ta bëjë një gjë të tillë”, tha ai.

Ndryshe, në mungesë të testeve për koronavirusin e ri, pasi e gjithë bota po i kërkon ato, shumë shtete kanë filluar t’i prodhojnë brenda territorit të tyre përmes kompanive private. Prodhimi i tyre kushton shumë dhe mund ta bëjnë vetëm kompani të mëdha të cilat prodhojnë edhe teste për të identifikuar viruse të tjera.

Problemi më i madh mbetet sa janë të sakta ato teste. Futja e tyre në treg kërkon një kohë të gjatë testimi dhe kontroll nga qeveritë.

Një pjesë e madhe e testeve që janë prodhuar në Kinë dhe janë shpërndarë në disa shtete, duke përfshirë edhe SHBA-në, thuhet se kanë qenë false dhe se ekziston rreziku që personat e testuar mund të jenë me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri, edhe pse testi ka dalë negativ.

OBSH rekomandon sa më shumë teste

Valbon Krasniqi, infektolog, i cili punon në Klinikë Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tha se deri më tani nuk është ndjerë ndonjë mungesë e testeve në Kosovë.

Ai shtoi se çdo kërkesë e Klinikës Infektive për teste, është kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik (IKSHP).

“Pacientët që vijnë me simptoma të sëmundjes në Klinikën Infektive në Prishtinë, ata shtrihen në klinikë, dhe secili testohet brenda ditës nga IKSHP. Testet në terren bëhen nga IKSHP varësisht nga anamneza që marrin për dyshime mbi COVID-19”, tha Krasniqi.

Testimi i vazhdueshëm dhe në numër të madh shihet si një nga mënyrat më efikase për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Vetë OBSH ka dalë me rekomandimin që në fillim të përhapjes së virusit, për bërjen e testeve të vazhdueshme. Deri në zbulimin e vaksinës, vende të zhvilluara perëndimore përpjekjet janë duke i përqendruar në testimet në masë, për ta mbajtur situatën nën kontroll.

250 të infektuar me koronavirus deri më tani në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Mbrëmë janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus, duke bërë kështu që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 250. Deri tani, betejën me koronavirusin e kanë humbur shtatë persona, derisa janë shëruar 52 të infektuar.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se rastet e konfirmuara janë raste kontakti nga Ferizaj, Vitia, Hani i Elezit, Prizreni dhe Prishtina.

IKSHP’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 14 pacientëve të tjerë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, tetëmbëdhjetë (18) raste nga komuna Ferizaj (8 Sazli, 3 qytet Ferizaj, 2 Mirash, 1 Varosh, 1 Greme, 1 Talinovc i Muhaxherëve, 1 Neredime dhe 1 Lloshkobare), 2 raste Viti, 1 rast Hani i Elezit, 1 rast Prizren dhe 1 rast Prishtinë. Sot më 10 prill 2020, janë të shëruar edhe katërmbëdhjetë (14) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e dy (52)”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHP’së, që nga data 8 shkurt e deri mbrëmë janë testuar 2 mijë e 876 mostra dhe se janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4 mijë e 176 kontakte të rasteve.

“Nga data 08 shkurt deri më 10 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.876 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej dyqind e pesëdhjetë (250) me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton instituti.

Ndryshe, në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 10 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.675.285 raste të COVID-19 dhe 101.485 raste të vdekjes.

​COVID-19, kategoria më e infektuar në Kosovë grupmoshat 20-39 vjeç

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i ka prezantuar disa statistika në lidhje me koronavirusin në Kosovë.

Hoti ka shkruar se deri më sot janë testuar 2570 persona, derisa pozitiv kanë rezultuar vetëm 224 raste.

“Kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç“, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Hotit:

Disa të dhëna dhe karakteristika rreth Koronavirusit Covid-19 në Kosovë

Deri me datë 8 prill 2020 për SARS-Cov-2 në Kosovë janë testuar 2570 persona.

• Pozitiv kanë rezultuar 224 raste (35 prej tyre nga komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok)

• Të vdekur: 6 persona

• Të shëruar: 37

• Raste aktive 181

• Shkalla e vdekshmërisë: 2.6%

• Të kontaktuar dhe nën mbikëqyrje 3882 raste.

• Kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç.

• Kategoria që ka pasur më së shumti nevojë për trajtim spitalor janë grupmosha mbi 70 vjeçare.

• Meshkujt janë më shumë të prekur se sa femrat: 54% kundrejt 46%.

• Komuna më e prekur: Malisheva me 66 raste.

• Në tre ditët e fundit ka pasur tendencë të një rritjeje më te theskuar të rasteve pozitive.

• Me këto shifra, Kosova është brenda skenarit të mesëm epidemiologjik për Covid-19

(Të dhënat janë nxjerrë duke analizuar të dhënat nga IKSHPK dhe Klinika Infektive; Përpunoi: fhoti)

#RRINËSHPI

#ASGJËSKAPËRFUNDUAR!

Moti për katër ditët e ardhshme

Periskopi.com Lajme

Në fundjavë, kryesisht mot me vranësira dhe erë, mundësi për riga lokale shiu. Javën e ardhshme mot i kthjellët dhe me diell. Temperatura në rritje nga mesi i javës

Vranësirat do të mbulojnë vendin tonë gjatë ditëve të fundjavës, pasi që një ciklon po kalon përgjatë pjesës jugore të Greqisë, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se ditën e shtunë vranësirat kohë pas kohe do të shoqërohen edhe me riga lokale shiu. Ndërkohë, nga pjesët qendrore të kontinentit do të depërtojnë masa më të freskët ajrore, që do të zbresin lehtë temperaturat ditore dhe do të sjellin erëra të ftohta verilindore.

Sipas PW, nga dita e hënë zona anticiklonike do të shtrihen mbi rajonin tonë që favorizojnë mot të kthjellët dhe me diell. Prej ditës së mërkurë masa më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të fillojnë të depërtojnë mbi vend, të cilat do të rrisin temperaturat, ku në fundjavën e ardhshme mund të arrijnë edhe mbi 20C.\

Cilësia e ajrit do të do të luhatet përreth vlerave mesatare, ndërsa orëve të mbrëmjes mund të kalojë në vlera të pashëndetshme. Me qarkullimin e mjaftueshëm ajror që parashihet në fundjavë, vlerat do të zbresin edhe në të mira, thekson PW.

Parashikimi për periudhën 4–8 prill:

4.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët, e gjatë ditës edhe me erë. Kohë pas kohe priten riga lokale shiu. Në vise të larta malore reshje të dobëta bore.

5.04 – Kryesisht me vranësira dhe erë. Ditën intervale të shkurtra me diell. Vonë në mbrëmje priten kthjellime.

6.04 – Kthjellët dhe me diell.

7.04-8.04 – Të martën kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. Ditën e mërkurë kthjellët dhe me diell, në mëngjes ngrica.

Temperaturat minimale do të sillen nga 1C deri në 4C, e të martën do të zbresin deri në -1C. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 11C deri në 14C.

Do të fryjë mesatare dhe e fuqishme nga verilindja 6-15m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale.

Ekipi i Kosovës në boks kryen testet për koronavirus, gati të dalë nga karantina

Periskopi.com Sporti

Sot i kanë kryer testet për koronavirus ekipi i Kombëtares së Kosovës në boks, që erdhi nga Londra dy javë më parë.

Ata qëndruan në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë për dy javë ndërsa sot u janë bërë testet për koronavirus ku edhe do të lirohen për në shtëpi.

 

Delegacioni i boksit u vendos në karantinë pas rikthimit nga Londra ku ishin pjesëmarrës në garën evropiane kualifikuese për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

 

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli i cili së bashku me 4 boksierë dhe dy trajnerë po qëndrojnë tash e 16 ditë në karantinë në qendrën e konvikteve në Prishtinë, ka thënë se po shkojnë në shtëpi.

“Testi i fundit sot dhe po shkojmë në shtëpi”, ka shkruar Demolli në Facebook, përcjellë disa video ku shihen zyrtarët e boksit duke iu nënshtruar testit se ta marrin përgjigjen përfundimtare.

Edhe testi u kry ma ne fund po shkojmë në shtepi

Gepostet von Latif Lato Demolli am Donnerstag, 2. April 2020

​Një pjesë e shtetasve amerikanë largohen nga Kosova

Periskopi.com Lajme

Ambasada e SHBA-së ka njoftuar se gjatë ditës kanë përcjellë për në shtëpitë e tyre një numër të caktuar të shtetasve amerikanë, të cilët kanë duke qëndruar në Kosovë.

Në një njoftim në Facebook, ambasada shkruan se ata do të jenë në dispozicion të të gjithë shtetasve amerikanë që kanë mbetur në Kosovë, ndërkohë që edhe një fluturim tjetër do të jetë i mundur për datën 5 prill.

“Urojmë që të kenë udhëtim të sigurt dhe shëndet amerikanët të cilëve u kemi ndihmuar që sot të kthehen në shtëpi. Dërgimi i tyre në shtëpi është përparësia jonë, ashtu siç do ta kemi përparësi t’u qëndrojmë në dispozicion atyre që mbesin në Kosovë. Fluturimi tjetër është më 5 prill dhe janë edhe disa vende të lira. Falënderojmë Ambasadën e Zvicrës në Kosovë dhe stafin e linjave ajrore brenda e jashtë vendit, që u siguruan që gjithçka të shkoj mirë”, th uhet në njoftim.

Zyrtare: Shtyhet përsëri ndeshja Maqedoni-Kosovë, publikohen vendimet e marra nga UEFA

Periskopi.com Sporti

UEFA ka mbajtur sot një video-konferencë me 55 federatat e saj anëtare, ku janë diskutuar shumë çështje të rëndësishme sa i përket ecurisë së mëtejshme të kalendarit të garave në kampionatet kombëtare dhe ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Mbledhjen e drejtoi sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis, derisa në fund u morën edhe disa vendime në bazë të diskutimeve me sekretarët e përgjithshëm të 55 federatave anëtare dhe mbi bazën e rekomandimeve të grupeve punuese të krijuara më 17 mars nga UEFA.

Rezymetë e video-konferencës: 

  • Asnjë vendim i prerë nuk mund të merret përderisa të ekzistojë rreziku direkt nga virusi Covid-19 por duhet të shtrohen opsionet e mundshme dhe afatet të cilat duhet të respektohen;
  • Ndeshjet e Kombëtares së Kosovës dhe të tri ekipeve tjera në grup do të shtyhen për një afat tjetër e sipas orarit të ngjeshur mund të ndodh në muajt e vjeshtës – Vendimi nuk është marrë, ekzistojnë së paku tri opsione;
  • Përfundimi i kampionateve nacionale mund të shtyhet, varësisht nga përhapja e virusit por ekziston qëndrimi që ndeshjet të luhen, kampionati të përfundon, varësisht nga formati i kampionatit dhe mundësisht te ketë uniformitet në gjetjen e zgjidhjeve dhe afateve përfundimtare;
  • Afatet kalimtare në FIFA TMS, çështja e kontratave, zgjatja e tyre, anulimi etj. janë duke u diskutuar në organet ligjore të UEFA-s për të pasur qëndrime të përafërta në mes të anëtarëve të UEFA-s;
  • Shtyhet afati i licencimeve dhe suspendohen disa rregulla që nuk përkojnë me situatën për garat e UEFA CHL dhe UEL, varësisht nga rëndësia e pesë kritereve të kërkuara;
  • Situata financiare e UEFA-s varet shumë edhe nga fakti se a do të luhen të gjitha ndeshjet e UCHL dhe UEL;
  • Ndeshjet e UEFA Nations League do të luhen në afatet e parapara (shtator, tetor dhe nëntor) por këtu mund t’i shtohen edhe ndeshjet e mbetura të “play-off”-it;
  • Garat e femrave, Futsal, të U-21 dhe mposhtë, sikurse edhe ndeshjet zhvillimore do të pësojnë ndryshime e disa formate finale mund të mos zhvillohen fare;

Të gjitha opsionet do të diskutohen brenda Federatave Nacionale, vërejtjet dhe sugjerimet do t’i dërgohen UEFA-s, ndërsa takimi i radhës me Sekretarët e Përgjithshëm do të mbahet në pjesën e dytë të prillit.

FFK dhe Federatat tjera do të jenë vazhdimisht në kontakt për të qenë aktive në vendimmarrje por edhe për të diskutuar mbi problemet që mund të vijnë si pasojë e shtyrjeve të afateve, kontratave etj.

Njoftim për kosovarët që kanë nevojë vazhdimin e qëndrimit në Zvicër

Periskopi.com Lajme

Është bërë e ditur se në mbledhjen e e 20 marsit. 2020, Këshilli Federal Zviceran vendosi të marrë masa shtesë edhe për vazhdimin e lejës së qëndrimit të të huajve.

Në këtë vendim thuhet se të huajt, të cilët përkohësisht nuk kanë mundësi të kthehen në vendin e origjinës për shkak të situatës aktuale, shfaqjes së coronavirusit, u kërkohet të paraqiten dhe regjistrohen në Zyren e Migracionit në vendbanimin e tyre, në mënyrë që të aplikojnë për leje të përkohshëm të qëndrimit të tyre në Zvicër

 

 

Përhapja e koronavirusit, Pacollit i pamundësohet ardhja në Kosovë , mbetet në Zvicër

Periskopi.com Lajme

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka mbetur në Zvicër si pasojë e përhapjes masive të koronavirusit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo nuk i ka ndodhur kurrë, teksa ka thënë se shëtitorja në Lugano ku ai ka shtëpinë, nuk ka qenë asnjëherë në ëktë gjendje.

Në këtë postim, Pacolli ka komentuar vet duke thënë se nuk mund të kthehet në Kosovë për shkak se i duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë

Ka thënë se do të punojë nga shtëpia për aq sa është e mundur.

Valon Berisha shprehet me entuziazëm: “Së bashku gjithmonë, Forza Kosova”

Periskopi.com Sporti

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Valon Berisha, e ka rikujtuar golin e tij të shënuar në ndeshjen e parë mes Kosovës dhe Anglisë në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian, duke thënë se Kosova ka ende gjasa të kualifikohet për në Evropian.

Valon Berishës i ishin dashur vetëm pak më shumë se 30 sekonda lojë për ta kaluar Kosovën në epërsi në ndeshjen kundër Anglisë, që u zhvillua më 10 shtator të vitit 2019 dhe ishte e vlefshme për Grupin A të kualifikimeve për Evropian.

 

 

Kosovës përfundoi duke e humbur atë ndeshje me rezultat 5:3 dhe në fund nuk e arriti kualifikimin në Evropian përmes Grupit A, por e ka edhe një mundësi të dytë përmes play-offs kualifikues kundër Maqedonis së Veriut në gjysmëfinale dhe Bjellorusisë ose Gjeorgjisë në finale.

“Sa të kemi ëndrra, kemi edhe shpresa. Së bashku gjithmonë, Forza Kosova”, shkroi Berisha, duke e ripostuar videon e golit të tij të parë të shënuar në ndeshjen kundër Anglisë, përderisa kishte shënuar sërish në pjesën e dytë të ndeshjes.

​Qeveria në mes të pandemisë dhe fatit të saj politik

Periskopi.com Lajme

Pas nënshkrimeve të mbledhura, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë pjesë e së cilës ishte. Kushtetuta e saktëson që mocioni vihet në rend dite në Kuvend jo më vonë se pesë ditë apo më herët se dy ditë nga data e parashtrimit. Ndërkohë, Kosova po përballet me luftimin e përhapjes së koronavirusit dhe ndërtesa e Kuvendit nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e seancës në një situatë të tillë siç është kjo me pandeminë.

As gjendja emergjente në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, shkaku i përhapjes së Covid19, nuk i ka mbajtur bashkë partnerët e koalicionit qeverisës, Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Përçarja në mes tyre nisi kur LDK kërkonte heqje të menjëhershme të tarifës 100%, dhe u theksua kur kryeministri Albin Kurti shkarkoi nga posti i ministrit të Brendshëm, Agim Veliun e LDK-së.

Isa Mustafa, kur bëri të ditur se do të ngrisin mocion mobesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti, deklaroi se nuk mund të qeverisë me dikë që rrezikon prishjen e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që i shkarkon ministrat LDK-së.

E shefi i ekzekutivit tha se në qeverinë që drejton ai nuk mund të ketë ministra që mbështesin të tjerët jashtë qeverisë, ndërkohë i dalin kundër qeverisë në të cilën janë pjesë, meqë Agim Veliu ishte deklaruar se përkrah shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

Ndërkohë që ideja për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme kishte ardhur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe kundërshtuar nga kryeministrit Kurti.

Krejt këto zhvillime në skenën politike po ndodhin në kohën kur Kosova, sikur e gjithë bota, po përballet me luftën ndaj Covid19, derisa janë mbyllur shkollat, lokalet, parqet dhe pezulluar të gjitha aktivitetet kulturore e sportive.

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus thotë për KosovaPress, se të dy partitë është dashur të jenë të përgjegjshme ndaj qytetarëve, duke mos krijuar krizë politike në kohën e pandemisë.

“Partitë është dashur të jenë më të përgjegjshëm karshi qytetarëve në radhë të parë, t’i lënë anash dallimet politike të cilat i kanë, edhe provokimet të cilat u bën me shkarkimin e zotit Veliu, por edhe imponimi qe taksa të hiqet në këtë kohë kur të gjitha vendet janë të fokusuara me problemet e tyre të brendshme, procesi i dialogut nuk është se po ndodh aktualisht, kjo çështje ka mundur të presë deri në tejkalimin e krizës dhe pastaj partitë të mirren vesh dhe të vendosin nëse dëshirojnë të vazhdojnë tutje. Por në ketë mënyrë ja në duke treguar pa siguri për qytetarët dhe vendosje të panikes sepse një qeveri e cila do të duhej të ishte 24 orë ne shërbim të qytetarëve në luftim të kësaj pandemie, tani energjitë e saj të fokusuara në fatin e saj politik”, thotë Krasniqi.

Sipas tij, një qeveri e cila nuk ka besim dhe respekt të ndërsjelle është vështirë të funksionojë dhe ta përmbush planin e saj të cilin e ka paraparë.

Mocionin e mosbesimit në kohën kur në Kosovë po shënohen raste të infektuara me koronavirus, Krasniqi e sheh të gabuar meqë thotë se vendi ndodhet në një periudhë të vështirë.

Marrë parasysh situatën me dorëzimin tashmë të mocionit në Kuvend, Krasniqi thotë se ky institucion duhet të gjejë një ambient të përshtatshëm për të mbajtur seancën duke mos rrezikuar jetë të njerëzve aty.

“Besoj që do të duhej qe Kuvendi të shoh një ambient të përshtatshëm për të mos rrezikuar shëndetin e deputetëve. Një hapësirë të cilën e ka qeveria me rregulloren e saj të punës që të mbajë mbledhjen me korrespodencë edhe pa pasur nevojë që fizikisht të jenë ministrat aty, Kuvendi i Kosovës nuk e ka me rregullore një gjë te tillë të paraparë”, thotë ai.

Megjithatë, ai thotë se seanca mund të mbahet jashtë selisë së Kuvendit, në një hapësirë të përshtatshme.

Ai përmend vende të tjera në botë ku po dështojnë mbledhjet e parlamenteve, meqë deputetët nuk po rrezikojnë jetën e tyre.

Mocioni i mosbesimit i iniciuar nga LDK, që ka marrë mbështetjen edhe të partive opozitare, është dorëzuar dje në Kuvendin e Kosovës.

Në bazë të Kushtetutës, ai duhet të hidhet në votim gjatë javës që vjen.

Ndërkohë, aktualisht n ë Kosovë janë shënuar 24 raste të infektuara me covid19.

Si masë mbrojtëse, qeveria ka mbyllur kufijtë tokësorë, shkollat, lokalet e parqet, ndërkohë qytetarët janë udhëzuar të mbajnë distancë deri në dy metra me njëri tjetrin..

Investimet e huaja direkte në rënie për shkak të jostabiliteti politik, Qeveria të përgatisë plan konkret

Periskopi.com Lajme

Investimet e huaja direkte nga viti në vit po pësojnë rënie, e kjo shkak e jostabiliteti politik në vend që ka bërë që investitorët të mos ndjehen të sigurt që kapitalin e tyre ta investojnë në Kosovë.

Investitorët e huaj orientohen në vendet ku sundon rendi dhe ligji, në shtetet ku nuk ka korrupsion dhe krim ekonomik, derisa në Kosovë ligji që parasheh lehtësime doganore që nga viti 2015 ende nuk është funksionalizuar.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, tha për Ekonomia Online se Kosova ka ngecur në reforma, e kjo si shkak i faktorit politik, i cili ka ndikuar në tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

Zeka kërkoi nga Qeveria Kurti që të veprojë si shtetet fqinje e të bëjë vendin atraktiv për investimet.

“Trendi i investimeve të huaja direkte është në rënie nga viti në vit. Ne kemi dedikuar këtë rënie mungesës së stabilitetit politik, reformave në lehtësimin e të bërit biznes në vend. Në dy vitet e fundit është raportuar në raportin e Bankës Botërore, Kosova ka ngecur në reforma, kemi shënuar një regres sa i përket çështjeve të mira për investitorët dhe bizneset”.

“Kosova duhet patjetër të filloj që të rrezikojnë stabilitet të jashtëm dhe të brendshëm në raport me fqinjët e saj që të bëhet vend me atraktiv për investime të huaja direkte. Faktorët politik janë faktor të rëndësishëm në tërheqjen e investimeve të huaja direkte”.

“Në vitin 2015 ka paraparë lehtësime doganore për investitorët e huaj, e ato nuk janë funksionalizuar për shkak se legjislacioni dytësor dhe udhëzimet administrativ asnjëherë nuk janë nxjerrë. Në një situatë të tillë dalim jo serioz para investitorëve të huaj dhe të brendshëm”, u shpreh Zeka.

Për këtë rënie edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi fajëson stabilitetin politik dhe mos sigurinë juridike.

Mes tjerash, ai kërkoj nga Qeveria të bëjë plan konkret dhe mekanizma stimulues për të nxitë investimet e huaja.

“Nuk kemi shifra 2019 po presim bilancin të Bankës Qendrore dhe institucioneve tjera. Por në raportet e fundit kemi një rënie të vazhdueshme që neve po prek sidomos në këto 6 vjet të bllokadave dhe mungesës së reformave”.

“Mungesa e stabilitetit politik, mungesa e sigurisë juridike janë dy faktorët kryesor që  kanë ndikuar në rënien  e investimeve të huaja”.

“Ka pasur ndikim të gjitha elementeve që lidhen me para shikueshmërinë e të bërit biznes në Kosovë. Këto janë të gjithë proceset politike që kanë përcjell vendin këto vit. Qeveria duhet me pa një plan të reformave dhe mekanizma të veçantë stimulues për me nxitë investimet e huaja”, tha Rukiqi.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, 213 milionë euro ka qenë vlera e investimeve të huaja gjatë vitit 2018 , kurse në vitin 2017, vlera e tyre ishte në 287 milionë euro.

Kurse për vitin 2019 ende nuk ka shifra në lidhje me vlerën e investimeve në Kosovë.

Koronavirusi vështirëson kthimin e bashkatdhetarëve në Kosovë e Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Pas vendimit të BE për moslejimin e udhëtimit të qytetarëve nga vendet jo-anëtare të BE për shkak të krizës së pandemisë me virusin Corona vihen në gjendje alarmi përfaqësitë shqiptare jashtë. Mjaft qytetarë nga Shqipëria apo Kosova presin për kthimin në atdhe.

Veç kësaj ka edhe raste të refuzimit të hyrjes në Gjermani, Policia e Aeroportit të Frankfurtit i konfirmoi Deutsche Welles se në lidhje me krizën e coronavirusit  dy qytetarëve nga Shqipëria i është refuzuar hyrja në Gjermani. Personat janë kthyer me një fluturim tjetër në vend.

Fluks telefonatash në ambasadat shqiptare

Po përpiqemi të ndihmojmë këdo që është drejtuar tek përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në botë, i konfirmoi të premten (20.02) Ministria e Jashtme e Shqipërisë Deutsche Welles.

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Fiona Demneri thotë, se “po punohet intensivisht për kthimin e gjithkujt që ka kërkuar asistencë dhe ka shprehur interes. Situata nuk është e lehtë, pasi BE ka mbyllur kufijtë dhe fluturimet dita-ditës po dështojnë. Po përpiqemi të bëjmë më të mirën, rast pas rasti”.

Që nevoja është akute duket edhe në rritjen e fluksit të telefonatave dhe E-maileve këto ditë si në Ambasadën e Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Berlin.

Sipas burimeve nga Ambasada e Shqipërisë, vetëm të enjten ka pasur gjatë ditës mbi 150 telefonata dhe 200-300 E-maile me pyetje e thirrje për ndihmë nga qytetarë shqiptarë. Shqetësimet janë nga më të ndryshmet. Nga ata që kanë frikë, se shkelin lejen e qëndrimit, tek personat që nuk mund të fluturojnë, apo edhe ata që janë në gjendje kritike financiare. Ambasada thotë, se është i mobilizuar i gjithë personeli për të ofruar ndihmë në një situatë të tillë emergjence për shkak të virusit Corona.

Corona boshatis Aeroportin e Frankfurtit

Të paktën për ata që kanë frikë, se shkelin afatin 90 ditor të qëndrimit në hapësirën Shengen, Ministria e Jashtme e Shqipërisë e dha dje një lajm të mirë. Ata që e tejkalojnë afatin e qëndrimit të lejuar në hapësirën Shengen dhe dëshmojnë, se për shkak të situatës Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen nuk do të penalizohen”.

Kurse për shumë qytetarë nga Kosova që vijnë vetëm me vizë në Gjermani, shqetësimi i shkeljes së afatit të vizës për shkak të moskryerjes së fluturimit është edhe më i madh. Shumë vetë kërkojnë këto ditë të marrin një vërtetim identiteti që u ka skaduar afati i vizës që të mos penalizohen më vonë, thonë burime nga Ambasada e Kosovës në Berlin.

Kryhet kthimi i parë i organizuar i qytetarëve nga Gjermania në Kosovë

Ambasada e Kosovës në Berlin konfirmoi se në bashkëpunim me autoritetet në Kosovë, Ministrinë e Jashtme, atë të Transportit dhe Shëndetësisë organizoi një fluturim të posaçëm për kthimin e banorëve residentë të Kosovës në vendlindje. Avioni i parë i posaçëm me rreth 100 persona u nis të premten në drekë nga aeroporti i Düsseldorfit drejt Prishtinës. Ambasada u lutet qytetarëve të tjerë që të kenë durim, se autoritetet janë duke përpunuar listat e qytetarëve që duan të kthehen.

Ajo që duhet të dinë, personat që kthehen në Prishtinë, është se do të kalojnë fillimisht në një karantinë 14 ditore, një hap, me sa duket jo aq i lehtë për t’u pranuar nga shumë udhëtarë që kthehen, por shumë i nevojshëm për të frenuar përhapjen e virusit Corona.

Burime nga Ambasada e Kosovës në Berlin thonë, se duam të apelojmë tek qytetarët e Kosovës, nëse e kanë të mundur, të qëndrojnë në Gjermani këto kohë, sepse kapacitetet e Kosovës për futjen në karantinë 14 ditore janë të limituara.

Mundësi kontakti

Në rast se keni nevojë për të kontaktuar përfaqësitë shqiptare krahas mediave sociale, Ambasada e Shqipërisë në Berlin ofron këto numra të emergjencës: 0049 1798215905; 01523 7268 548

Telefoni i emergjencës i Konsullatës së Shqipërisë në Mynih: 0049 152 379 13997

Kontaktet me Email të ambasadës: [email protected]

[email protected]

Ambasada e Kosovës në Berlin, veç mundësive të kontaktit me Facebook dhe E-mail ofron këto numra emergjence si mundësi kontakti me ambasadën dhe konsullatat në Gjermani. /dw/

+49 152 29084675 Berlin

+49 157 39884891 Hamburg

+49 1522 908 4675 Frankfurt

+49 1523 733 7814 Stuttgart

+49 152 18 22 28 40 München

+49211 54 222 222 Düsseldorf

Maqedoni-Kosovë: Më në fund e kemi datën e saktë, ndeshja luhet me shikues

Periskopi.com Sporti

26 mars ishte dita kur ishte paraparë të zhvilohej ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve, Maqedoni e Veriut – Kosova.

Por, kjo ndeshje është pezulluar për në muajin qershor, pas përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

E kjo ndeshje, sipas gazetarit sportiv nga Maqedonia, Reshat Ibrahimi do të zhvillohet me 4 qershor, dhe do të luhet me prani të shikuesëve.

“Maqedonia e Veriut-Kosova me 4 qershor, me prani të tifozëve. Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë dhe Kosovës do të luhet me 4 qershor me prani të publikut, kurse finalja është me 9 qershor.

Ndeshja duhej të zhvillohej me 26 mars, por u shty për shkak të koronavirusit. Takimi do tē luhet në stadiumin Arena “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa finalja do të luhet në Gjeorgji ose Bjellorusi”, shkruan Ibrahimi.

Mikrobiologu kosovar: Qëndrimi në shtëpi e ndërprenë zinxhirin e përhapjes së koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Lul Raka, mikrobiolog, njëherësh koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se një i prekur me COVID-19 i infekton mesatarisht një deri në tre persona.

Ai shtoi se numri më i madh i të prekurve me koronavirusin e ri është pas identifikimit të rasteve të para dhe përcjelljes së kontakteve të tyre. Kjo periudhë mund të marrë kohë dy deri katër javë, por siç tha ai, parashikim të saktë është vështirë të jepet.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë sfidat kryesore me të cilat po përballen aktualisht institucionet shëndetësore në Kosovë me rastet e koronavirusit?

Lul Raka: Pandemitë e tilla përcillen me sfida në të gjitha shtyllat e përballjes dhe reagimit, siç janë: koordinimi, mbikëqyrja, hulumtimi epidemiologjik, kontrolli në pikat e hyrjes, kapacitetet laboratorike, parandalimi dhe kontrolli i infeksionit, menaxhimi i rastit dhe logjistika. Por, këtu kryefjala është disiplina dhe zbatimi i masave nga populli. Fatkeqësisht, këtyre sfidave iu shtua edhe një barrë e rëndë në kohën e gabuar – konsensusi mes akterëve politikë.

Radio Evropa e Lirë: Bazuar në rastet e para, nëse merret si bazë praktika e vendeve tjera, kur pritet të jetë, kushtimisht thënë, periudha kohore e një numri më të madh të të prekurve me këtë virus?

Lul Raka: Numri më i madh është pas identifikimit të rasteve të para dhe përcjelljes së kontakteve të tyre. Kjo periudhë mund të marrë kohë 2 deri 4 javë, por një parashikim i saktë i lakores është vështirë të jepet.

Radio Evropa e Lirë: Deri në sa persona mund t’i infektojë një i prekur me COVID-19?

Lul Raka: Një i prekur me COVID-19 i infekton mesatarisht një deri në tre persona. Ka raste, si për shembull në Stubëll, kur një person infekton të gjitha kontaktet në shtëpi dhe rasti tjetër i një çifti të infektuar amerikan, të cilët kanë pasur kontakt të ngushtë me 347 persona, por asnjë nuk doli pozitiv në test.

Radio Evropa e Lirë: A e zbaton Kosova protokollin e njëjtë me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për këto raste?

Lul Raka: Kosova zbaton protokollet e OBSH-së dhe ECDC-së (Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve) në të gjitha nivelet e reagimit.

Radio Evropa e Lirë: Pse është e rëndësishme të qëndrojnë njerëzit të izoluar nëpër shtëpi?

Lul Raka: Qëndrimi në shtëpi e ndërprenë zinxhirin e përhapjes nga njeriu në njeri, e parandalon përhapjen e mëtejme, redukton intensitetin e epidemisë dhe e ulë numrin e rasteve të reja. Kjo njëkohësisht, i mundëson sistemit shëndetësor të përgatitet për fluksin eventual të rasteve të reja.

Radio Evropa e Lirë: Kur mund të parashihet të fillojë rënia e rasteve me të infektuar, a ka ndonjë parashikim nga infektologët?

Lul Raka: Nuk mund të thuhet saktë, por zakonisht viruset e rrugëve respiratore që fillojnë në vjeshtë e përmbyllin ciklin në pranverë ose verën e hershme. Parashikimi është dy deri në katër javët pasuese.

Radio Evropa e Lirë: Sa mund të zgjasë faza e shërimit të një pacienti?

Lul Raka: Kjo varet nga pasqyra klinike e sëmundjes. Te rastet e lehta, prej momentit të shfaqjes së simptomave, deri te shërimi shkon deri në dy javë, kurse te rastet e rënda shërimi mund të zgjasë prej tri deri në gjashtë javë.

Moti pranveror në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, ekzakt me elementet meteorologjike, që i përshtaten edhe fillimit të stinës së re, stinës së pranverës.

Temperaturat maksimale do të shënojnë rritje të lehta, derisa ato minimalet do t’i ruajnë vlerat e ditëve të fundit. Në fushat barike parashihet të ketë ulje graduale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Java e ardhshme paraqitet me kushte tjera meteorologjike, duke filluar nga pasditja e ditës së diele.