Xhaka me shokë mbeten te Zvicra

Periskopi.com Sporti

Zvicra ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Russia 2018’.

Brenda kësaj liste gjendjen edhe tre futbollistë kosovar.

Bëhet fjalë për Granit Xhakën, Valon Behramin dhe Shani Tarashajn.

Në anën tjetër, Xherdan Shaqiri po vuan nga një dëmtim dhe nuk është përfshirë në skuadër për shkak të atij dëmtimi.

Është spekuluar shumë kohëve të fundit se lojtarët kosovar që luajnë për këtë Kombëtare do të mund të vinin për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

zvicra lista /Periskopi.com

Belgjika s’e fton Januzajn

Periskopi.com Sporti

Belgjika nuk e ka ftuar sërish Adnan Januzajn për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Russia 2018’.

Mbetet të shihet nëse kosovari i huazuar te Sunderland do të zgjedhë të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

BELGJIKA - PA JANUZAJN/Periskopi.com

Brahimi nuk lejohet te luajë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Federata Botërore e Futbollit e njohur shkurt si FIFA, thuhet të ketë marrë vendim negativ sa i përket paraqitjes së futbollistit Mërgim Brahimi me Përfaqësuesen e Kosovës.

Këtë e konfirmon për ‘Telegrafin’ një burim i afërt me lojtarin, ndërsa arsyeja kryesore e moslejimit për të luajtur për Kosovën thuhet të jenë paraqitjet e lojtarit për Zvicrën dhe Kombëtaren Shqiptare në të kaluarën.

“Për arsyeje që Mërgim Brahimi ka luajtur me Zvicrën, Shqipërinë dhe përsëri Zvicrën iu është pamundësuar të luaj në ndeshje zyrtare me Kosovën. Jemi në dijeni që FFK po mundohet në të gjitha mënyrat për ta bërë të mundur aktivizimin e Mërgimit por kjo gjë ka pak shanse të ndodhë”, thotë ky burim i Telegrafit.

24-vjeçari ka qenë shpeshëherë lojtari kyç te Përfaqësuesja e Kosovës. /Periskopi.com

Valon Berisha i bashkohet Kosovës, Vetoni jo

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i deritanishëm i Kombëtares së Norvegjisë, Valon Berisha ka pranuar kërkesën për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës.

Burime të Indeksonline mësojnë se futbollisti në fjalë ka dorëzuar para pak minutash kërkesën për largim nga Federata e Futbollit të Norvegjisë, të cilëve u ka kumtuar se do të bashkohet me Kosovën.

Ylli i Salzburgut pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e 5 shtatorit ndaj Finlandës.

Mirëpo, për dallim nga Valoni, vëllau i tij Vetoni nuk do të vijë për të luajtur për Kosovën. /Periskopi.com

Edhe Arbër Zeneli i bashkohet Kosovës

Periskopi.com Sporti

Futbollisti kosovar, Arbër Zeneli do të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Mesfushori i skuadrës holandeze Heerenveen, i cili ka luajtur për grupmoshat nën-21 vjeç të Suedisë, do të jetë një përforcim i madh për Kosovën, deklaron Bajram Shala, menaxher i Përfaqësueses së Kosovës.

“Kosova vazhdon projektin e saj, krijimin e ekipit për të tashmen dhe për të ardhmen. Fustbollisti i radhës që i bashkohet Kosovës është talenti Arbër Zeneli. Arbëri është 21-vjeç dhe do të jetë pjesë e një gjenerate të jashtëzakonshme që po vjen te Kosova”, ka thënë Shala. /Periskopi.com

Xhaka vendosë në ditët e ardhshme rreth Kosovës

Periskopi.com Sporti

Granit Xhaka pritet të vendosë brenda pak ditësh rreth mundësisë për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan London Evening Standard.

Kosovari, i cili prej disa vitesh luan për Zvicrën, do të ishte një përforcim tejet i madh për Kosovën, në rast se do të pranonte që tani e tutje të përfaqësonte vendin e origjinës së tij.

Vlen të përsëritet se Kosova do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Finlandës më 5 Shtator. /Periskopi.com

Edhe Amir Rrahmani luan për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Amir Rrahmani ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë 22-vjeçari në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ku ai pranon se ky është një vendim tejet i vështirë për të.

 

“Per disa vite e ne shume ndeshje, barta me krenari fanellen e Kombetares, qofte ekipit Shpresa, qofte te ekipit te pare. Ne cdo sekond te stervitjeve dhe punes u mundova te jap maksimumin tim, per ato ngjyra qe gjithmon do te mbesin ne zemren time, ashtu sic jane ne zemren e cdo shqiptari.

Sot mora nje prej vendimeve me te veshtira ne jeten time, sot vendos qe karrieren sportive ta vazhdoj me vendin ne te cilin kam lindur, me Kosoven qe me identitetin e ri, synon te pushtoj shtigje te reja dhe te marr suksese te reja.

Vendimi per te vazhduar me Kosoven nuk eshte vendim kunder Shqiperise, perkundrazi tregon se ne vazhdojme te jemi shume te lidhur dhe nga njeri ekip mund te kalojme te tjetri, duke e kuptuar vendimin ne menyre me te drejt te mundshme!!!

Kosova ka nevoje per perfaqesim sa me te mire si nje shtet i ri dhe shpresojme ti bejme krenar te gjithe Shqipetaret ashtu sic Shqiperia i beri krenar.
Dua te falenderoj Kombëtaren Shqiptare, drejtuesit e FSHF-së , trajneret dhe tifozet e kuqezi per mbeshtetjen e dhene gjate kesaj kohe sa ishe pjese e Shqipërisë”.

Me respekt Amir Rrahmani

Vëllezërit Berisha nuk luajnë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Dy vëllezërit shqiptar nga Kosova të cilët luajnë për Norvegjinë, Valon e Veton Berisha nuk do të paraqiten për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Lajmi është konfirmuar nga përzgjedhësi i Norvegjisë, Mathias Hogmo, i cili sqaron se dyshja në fjalë do të vazhdojë të luajë për këtë kombëtare.

““Ata kanë vendosur. Ata janë të motivuar për të luajtur për Norvegjinë”, ka deklaruar Hogmo.

Ditë më parë, Milot Rashica, Alban Meha dhe Herolind Shala kanë konfirmuar se do të mbrojnë ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës. /Periskopi.com

Rio 2016, ja në cilën pozitë renditet Kosova

Periskopi.com Sporti

Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’ tashmë kanë përfunduar.

Kosova mori pjesë për herë të parë në këto lojëra, madje arriti ta fitojë një Medalje të Artë në xhudo nëpërmjet Majlinda Kelmendit.

Shteti ynë zuri vendin e 54 në këto gara.

1. SHBA    46        37        38

2. Britania e M.          27        23        17

3. Kina            26        18        26

4. Rusia          19        18        19

5. Gjermania  17        10        15

6. Japonia       12        8          21

7. Franca        10        18        14

8. Koreja e J. 9          3          9

9. Italia           8          12        8

10. Australia  8          11        10

…….

54. Kosova     1          0          0

 

                                                                                                                                                     Periskopi.com

 

Kemi shumë talentë si Rashica

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ledian Memushaj nuk shprehet i brengosur për largimin e Milot Rashicës nga Kuqezinjtë, pasi ditë më parë ky i fundit vendosi të luante për Përfaqësuesen e Kosovës.

Anëtari i Pescara’s thotë se në Kombëtaren Shqiptare ka shumë talentë si Rashica.

“Kemi shumë si Rashica”, deklaroi Memushaj për ‘Panorama Sport’.

“Rey Manaj do të shkëlqejë”, shtoi tutje ai. /Periskopi.com

Shteti shpërblen Majlindën dhe Dritonin

Periskopi.com Sporti

Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj, Driton Kuka do të shpërblehen nesër nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, ku xhudistja kosovare arriti të fitonte medaljen e parë të artë për Kosovën.

“Nesër (19.08.2016), ora 10:00, në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon ceremoninë për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Driton Kuka”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

 “Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare, Kelmendi, merr shpërblimin financiar në vlerë prej 100 mijë euro, ndërsa trajneri Kuka, 50 mijë euro”, vijon njoftimi. /Periskopi.com 

Rama s’ka vendosur për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Ish-anësori i Kombëtares Shqiptare, Valdet Rama ka mohuar spekulimet e fundit që sugjeronin se mitrovicasi ka vendosur për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Ish-anëtari i Valadollid thotë se nuk ka vendosur ende për të ardhmen me Kombëtaren, ndërsa shton se primare për të është gjetja e një skuadre të re.

“Unë nuk kam dhënë deklaratë në media. Mbetet të shihet se çfarë do të bëhet. Primare për mua është që të gjejë një skuadër të re”, ka thënë Rama për Gazetaolle.com

Deri më tani, Milot Rashica dhe Alban Meha kanë konfirmuar se do të luajnë për Kosovën. /Periskopi.com

Kosova fiton edhe një ndeshje në basketboll

Periskopi.com Sporti

Kosova ka mposhtur ekipin Athletes in Action me rezultat 88-81.

Basketbollistët e Përfaqësueses së Kosovës kanë shënuar edhe një fitore në përgatitje për kualifikimet e “EuroBasket 2017”.

Justin Doellman, Dardan Berisha, Jaren Sina dhe Scott Bamworth u pushuan nga trajneri Arben Krasniqi, përcjell “Lajmi.net”.

Por, Kosova prapë shënoi fitore falë paraqitjeve të mira nga Leonard Mekaj që realizoi 20 pikë, Granit Rugova me 18, Drilon Hajrizi me 12 dhe Yll Kaçaniku me 11.

Edhe Alban Meha luan për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Pas Milot Rashicës, edhe Alban Meha duket se ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Është një postim me fotografi i mesfushorit në faqen e tij në Facebook, ku shkruan Kosova <3.

Vlen të ceket se njëjtë sikurse Rashica, as Alban Meha nuk ishte ftuar nga Kombëtarja Shqiptare në Europianin 2016.

alban meha/Periskopi.com

Rashica do të luajë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Super-talenti nga Vushtrria i cili luan për Vitessen në Holandë, Milot Rashica do të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës në Eliminatoret për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’.

Lajmi është dhënë nga mediat vendore, në të cilat është publikuar edhe mesazhi që Rashica i ka dërguar Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, letër në të cilën 20-vjeçari zbulon se do të luajë për Kosovën..

“Iu falënderoj për mbështetjen disavjeçare që më keni dhënë. Jam i Lumtur që kam bashkëpunuar me ju, por unë do të luaj për Kosovën”, shkruan në letrën e Rashicës drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit.

Talenti i madh ishte lënë jashtë listës grumbulluese të Kombëtares Shqiptare për Euro 2016. /Periskopi.com