E zbulojnë bastoret: Ky është futbollisti më i rrezikshëm i Greqisë kundër Kosovës

Periskopi.com Sporti

Kosova e Greqia sot përballen ndërmjet vete në kuadër të Ligës së Kombeve, sfidë kjo që zhvillohet ën stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Të dyja skuadrat kampanjën në Ligën e Kombeve e nisen me barazim. Kosova luajti ndaj Moldavisë me rezultat 1:1 ndërsa Greqia me Slloveninë 0:0.

Pas tij është Christon Tzolis që ka kuotën 3.10 ndërsa të Kosova gjasat më të mëdha për të shënuar i ka Atdhe Nuhiu me kuotën 4.00.

Image

Andin Lokaj: Celina është dashur të startojë

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës sonte nuk arriti të nxjerrë më shumë se një barazim 1-1 kundër Moldavisë sonte në Itali, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 të Ligës C të Kombeve.

Në mungesë të Vedat Muriqit, i cili nuk ishte i disponueshëm për shkak të lëndimit, në qendër të sulmit Bernard Challandes vendosi të luajë me mbrojtësin, Benjamin Kololli.

Të shpeshta kanë qenë aventurat e Kolollit në sulm me Zurichun, por pati shumë skepticizëm në lidhje me inkuadrimin e tij në qendër të sulmit nga minuta e parë sonte.

Opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj beson se inkuadrimi i Kolollit nuk ishte zgjidhja më e mirë e mundshme, teksa vë në dyshim edhe vendimin për mos aktivizimin nga minuta e parë të Bersant Celinës, i cili me t’u inkuadruar në pjesën e dytë, i dha energji të jashtëzakonshme repartit ofanziv.

“Ekipi nuk ishte në formën më të mirë, këmbët nuk ishin të freskëta, Kololli shënoi por roli i qendërsulmuesit ishte gabim për mendimin tim sepse kundershtari ishte i dobët,” ka thënë Lokaj për Redaksinë tonë.

“Bersant Celina është dashur të jetë startues ngase e pamë kur hyri sa krijonte hapësirë me intelegjencën e tij të pasimeve të shpejta dhe të sakta shkaku që është i palexueshëm si lojtar.

“Zeneli nuk u pa në lojë që është brengosëse, por jam i sigurt se do të kishte qenë më i rrezikshëm po të ishte në lojë Celina, mos paraqitja e së cilit nga fillimi ndikoi edhe në lojën e Rashicës, pra sulmi me Celinën do të kishte qenë më i shpejtë dhe më i rrezikshëm, fakt që ndodhi, por inkuadrimi i tij ishte i vonshëm.” /Periskopi.com/

E vështirë të mos pajtohemi me atë që sapo ka thënë Munishi për Benjamin Kolollin

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 kundër Moldavisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 në Ligën C të Kombeve.

Në mungesë të Vedat Muriqit, Benjamin Kololli startoi sonte në qendër të sulmit, teksa deri diku e shpagoi veten me golin e barazimit në minutën e 71-të, por ai ishte larg të qenurit në nivelin më të lartë, shkruan Periskopi.

Se Kololli nuk ishte në element sonte beson edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili në një intervistë për ‘RTK’, ka thënë:

”Besoj që Kololli duhet me lujtë në sulm kur ka hapësira pas vetes. Për këtë ndeshje, kur mbrohtet kundërshtari, duhet me lujtë një sulmues që është më korpulent, sepse të gjitha duelet në ajër i humbi Kololli.” u shpreh Munishi. /Periskopi.com/

Kosova nuk lejon turpërimin kundër Moldavisë: Barazon por Challandes nuk do të jetë aspak i kënaqur

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte nuk arriti më shumë se një barazim 1-1, kundër Moldavisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve.

Pjesa e parë u dominua nga ”Dardanët” por ishin moldavët ata që shënuan, duke kaluar në epërsi në minutën e 20-të përmes Nicolaescus, i cili shfrytëzoi në mënyrën më të mundshme reagimin e dobët të mbrojtjes kosovare, shkruan Periskopi.

Djelmoshat e Bernard Challandesit luftuan shumë në vazhdim dhe e arritën golin e barazimit në minutën e 71-të, kur Benjamin Kololli shënoi për mrekulli me një goditje nga brendësia e zonës.

Pas këtij barazimi, Kosova dhe Moldavia kanë nga një pikë në Grupin 3 të Ligës C, aty ku bëjnë pjesë edhe Greqia dhe Sllovenia.

Sigurisht, Challandes do të jetë mjaft i zhgënjyer me rezultatin, pasi kishte deklaruar edhe para ndeshjes se pret vetëm fitoren në këtë takim. /Periskopi.com/

Dridhet Moldavia: Kololli hesht kritikët, shënon gol absolutisht brilant

Periskopi.com Sporti

Benjamin Kololli ka barazuar rezultatin kundër Moldavisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve.

Valon Berisha për mrekulli gjeti Kolollin në zonë, i cili pastaj lansoi një goditje brilante në qoshen e majtë të portierit, duke mos i lënë asnjë gjasë për ta pitur – minuta e 71-të. /Periskopi.com/

 

Moldavi-Kosovë: Statistikat tregojnë dominimin e Kosovës, por pak ka rëndësi kjo

Periskopi.com Sporti

Është mbyllur pjesa e parë. në ndeshjen mes Moldavisë dhe Kosovës në “Ennio Tardini”, në Parma të Italisë.

Kosova po e zhvillon sonte ndeshjen e parë në kuadër të ciklit të ri të Ligës së Kombeve.

Rezultati pas pjesës së parë është 1:0 për Moldavinë, teksa për moldavët shënoi Nicolaescu në minutën e 20-të.

“Dardanët” ishin më kërkues dhe dominues në këtë pjesë lojë, por pa fat deri më tani.

Image

Në pjesën e parë, në aspektin e statistikave, Kosova e kishte posedimin me 71 përqind, derisa kishte edhe katër tentime për gol, por asnjë drejt portës.

Ndërkaq, moldavët kishin tre tentime për gol, dhe dy goditje i kishin në portë.

Djelmoshat e Bernard Challandesit kërkojnë vetëm tre pikë në ndeshjen e sontme ndaj moldavëve.

Moldavi-Kosovë: Mbyllet pjesa e parë, reagimi i dobët në mbrojtje u kushton ‘Dardanëve’

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Moldavisë dhe Kosovës, në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve, që po luhet në Parma të Italisë.

Ishte një ndeshje e dominuar në posedim nga ‘Dardanët’, por pati mungesë të iniciativës në sulm, si dhe pasiguri në mbrojtje.

Në fakt, pikërisht kjo pasiguri në mbrojtje u kushtoi djelmoshave të Bernard Challandesit në minutën e 19-të, kur Nicolaseu shënoi për 1-0, që ishte edhe goli i vetëm i realizuar në pjesën e parë.

Ky gol erdhi pas një krosimi nga krahu i djathtë, teksa mbrojtësit tanë dështuan të spastrojnë rrezikun duke lejuar njërin prej sulmuesve moldav të gjuajë me kokë, me Aro Muricin që fillimisht e priti tentativën e parë, por Nicolaseu qëlloi nga topi i kthyer.

Shikoni edhe njëherë golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Zhgënjim te Kosova: Moldavia kalon në epërsi, gabim nga Aro Muric

Periskopi.com Sporti

Moldavia ka kaluar në epërsi kundër Kosovës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pas një reagimi të dobët nga Aro Muric, i cili nuk e kontrolloi si duhet kur pati një goditje me kokë në drejtim të tij, Nicoleascu realizoi nga afërsia.

Minuta e 20-të. Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Pamje direkte nga stërvitja e Kosovës në Parma para ndeshjes me Moldavinë

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte me fillim nga ora 20:45 zhvillon ndeshjen në kuadër të Ligës në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë, në Parma të Italisë.

Takimi luhet në ‘Ennio Tardini’ për shkak se Moldavia, që duhej të ishte nikoqire, nuk e njeh Republikën e Kosovës si shtet, shkruan Periskopi.

Por aq i bën kjo djelmoshave të Bernard Challandesit, të cilët sonte janë favoritë absolut.

Më poshtë, pamje nga stërvitja e lehtë e ”Dardanëve” në fushë, pak minuta para fillimit të ndeshjes.

Videoja është publikuar nga faqja ‘Dardanët’ në Facebook. /Periskopi.com/

Futbollistët e Kosovës fillojnë stërvitjen e lehtë në ‘Ennio Tardini’ para ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte me fillim nga ora 20:45 zhvillon ndeshjen kundër Moldavisë, në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Djelmoshat e Bernard Challandesit tashmë janë futur në fushën e Parmas, ‘Ennio Tardini’ për një stërvitje të lehtë para fillimit të takimit, shkruan Periskopi.

Kujtojmë se kjo përballje luhet në Itali, për shkak se Moldavia nuk e njeh Republikën e Kosovës si shtet. /Periskopi.com/

Image may contain: stadium and outdoor

Moldavi-Kosovë: Publikohen formacioni zyrtar i ‘Dardanëve’, në qendër të sulmit luan një mbrojtës

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës nis sot sezonin e dytë të Ligës së Kombëve, shkruan Insporti.

Kosova do të luajë ndaj Moldavisë në takimin që zhvillohet në Parma të Italisë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin C në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Befasi e trajnerit Bernard Challandes është inkuadrimi i mbrojtësit Benjamin Kololli në qendër të sulmit, në mungesë të Vedat Muriqit.

Kujtojmë që takimi nis me fillim nga ora 20:45.

Ky do të jetë formacioni startues i Kosovës:

Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Kryeziu, Shala, Rashica, Zeneli, Berisha, Kolo

Analisti i njohur: Moldavia më e dobët se Kosova

Periskopi.com Sporti

Kosova, Kosova, Kosova – Kjo do të ishte thirrja e tifozëve “Dardanë” për takimin e sotëm ndaj Moldavisë që zhvillohet në Parma të Italisë, dule ky i vlefshëm për grupin C në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndonëse pandemia ka ndryshuar shumë plane, tifozët tanë mund ta përkrahin Kombëtaren e tyre nga shtëpia dhe të këndojnë këngët që i motivojnë ata.

Me një formacion ndoshta të përgjysmuar, me qëllim që në ndeshjen ndaj Greqisë të jenë futbollistët më të relaksuar, sonte me fillim nga ora 20:45, Challandes do ta ketë një test mjaft të vështirë përballë Moldavisë.

E për të njohur më në detaje ecurin e duelit të sotëm, IndeksOnline ka biseduar me njohësin e sportit në veçanti futbollit , trajnerin Muhamet Dragusha.

Dragusha fillmisht tha se kjo ndeshje do të ngjallë ndjenja te secili tifozë “Dardanë”, pasi ka kohë që Kombëtarja jonë nuk është grumbulluar.

“Ndeshja e sotme Moldavi – Kosovë sigurisht se ngjallë ndjenja tek secili “Dardan” pasi ka kohë që Kombëtarja jonë nuk është grumbulluar dhe nuk luajmë si shkak i pandemisë, Covid19”, tha fillmisht tekniku.

Ai vazhdojë tutje ku tregojë se futbollistët që do t’i zgjedh Challandes për ndeshjen e sotme duhet të jenë në formë opitmale.

“Mendoj që ata lojtarë që do t’i përzgjedh trajneri duhen të jenë në formë optimale e që unë besoj se do të ketë për dy ose tre futbollistë edhe pushim, pasi ndeshja e radhës është shumë më e fortë dhe duhet të kemi lojtarë të pushueshëm dhe të fortë mentalisht e fizikisht.

“Si ide është e mirë pasi Moldavia është një kundërshtar më i dobët se ne, por kjo nuk do të thotë që ne fitojmë shumë lehtë, pasi Kombëtare të dobët nuk ka. Neve na duhet angazhim dhe lojë të thjeshtë me shumë pasime duke poseduar topin dhe qarkulluar në çdo repart e në sulm te kemi finalizim duke qenë të qetë dhe kërkues para golit të kundërshtarit”, tregojë Dragusha.

Ndërkaq, i pyetur se vendin ku do të zhvillohet ndeshja a është në favorin tonë? Dragusha tha shkurt.

“Ndeshja zhvillohet në Itali që besoj për ne është një gjë pozitive, pasi atje ne ndihemi mirë dhe afër vendit tonë, pra është një motiv shtesë që luftojmë duke kërkuar por njëkohësisht duke mos u rrezikuar mbrapa. Sot të gjithë me Kombëtaren “DARDANE”, për një fitore të radhës”, përfundoi ai.

Videoja me titullin ‘Kosova, rruga drejt historisë 2020’ thjesht nuk duhet humbur

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen kundër Moldavisë, në kuadër të fushatës së re në Ligën e Kombeve.

Takimi luhet në ”Ennio Tardini” të Italisë dhe jo në Moldavi, për shkak se ky shtet nuk e njeh si të pavarur Republikën e Kosovës, shkruan Periskopi.

Rruga e ”Dardanëve” drejt Kampionatit Evropian ka qenë gati magjike, teksa jemi vetëm dy ndeshje larg plasmanit në këtë kompeticion.

Videoja e mëposhtme me titullin ‘Kosova duke shkatërruar kundërshtarët – rruga drejt historisë 2020’ e publikuar në YouTube nga llogaria ‘Ardit Gola Films 2’ është thjesht fantastike.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

‘Raketa e Rashicës’ – Uebsajti ‘Goal’ publikon videon e supergolit kundër Maltës

Periskopi.com Sporti

Para ndeshjes së parë të Kosovës në ciklin e dytë të Ligës së Kombeve, në rrjetet sociale po shpërndahet me të madhe goli i bukur i Milot Rashicës ndaj Maltës vitin e kaluar.

Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë në kuadër të ciklit të ri të këtij kompeticioni.

Djelmoshat e Bernard Challandesit do të përballen me Moldavinë në “Ennio Tardini” në Itali me fillim nga ora 20:45.

Tani edhe mediumi prestigjioz “Goal” e ka publikuar golin e Rashicës në rrjetin social “Twitter”, derisa ks shkruar:

“Raketa e Rashicës”.

Ndryshe, ndeshja Moldavi – Kosovë luhet sonte nga ora 20:45.

Moldavi-Kosovë: UEFA zbulon topin me të cilin do të luhet ndeshja sonte

Periskopi.com Sporti

Edicioni i ri në Ligën e Kombeve do të startojë sonte me dhjetë ndeshje tejet interesante.

Edhe Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë në kuadër të ciklit të ri të këtij kompeticioni.

Djelmoshat e Bernard Challandesit do të përballen me Moldavinë në “Ennio Tardini” në Itali me fillim nga ora 20:45.

Faqja zyrtare e “UEFA EURO 2020” me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” tashmë ka zbuluar edhe topin me të cilin do të luhen ndeshjet e Ligës së Kombeve këtë edicion.

“Të gatshëm për ndeshjet ndërkombëtare”, ka shkruar “UEFA EURO 2020”.

Image

Ndryshe, të gjitha ndeshjet e sontme nisin nga ora 20:45, përveç ndeshjes Lituani – Andorra, i cili luhet nga ora 18:00.

Kosova favorite absolute: Statistikat horror të Moldavisë në shtatë ndeshjet e fundit

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen e fushatës së re në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë, me fillim nga ora 20:45.

Përballja luhet në ”Ennio Tardini” të Parmës, Itali, pasi Moldavia nuk e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, kjo pak u intereson djelmoshave të Bernard Challandesit, të cilët sonte konsiderohen favoritë absolut.

Moldova National Team Line-Up

Gjiganti i basteve, ”bet365” e ka kuotuar me 1.4 fitoren e Kosovës, ndërsa 9.0 atë të Moldavisë që flet qartë.

Sigurisht, vështirë ta fajësojmë ”bet365” që i ka vënë kuotë kaq të lartë fitores së Moldavisë, kur marrim parasysh se kjo Kombëtare nuk di për fitore në shtatë ndeshjet e fundit.

Në fakt, Moldavia i ka shtatë humbje në shtatë takimet e fundit, duke pësuar 18 gola në proces, teksa i ka shënuar vetëm dy.

Në anën tjetër, Kosova në shtatë takimet e fundit i ka regjistruar katër fitore dhe tri barazime, duke pësuar 14 gola dhe duke shënuar 12. /Periskopi.com/

Vedat Muriqi nuk luan sonte por ka një mesazh para ndeshjes me Moldavinë

Periskopi.com Sporti

Vedat Muriqi tashmë dihet se do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kombeve që sonte Kombëtarja e Kosovës e luan kundër Moldavisë, në ”Ennio Tardini” të Parmës, Itali.

Arsyeja pse kjo përballje luhet në Itali dhe jo në Moldavi, është për faktin se kjo e fundit nuk e njeh si shtet të Pavarur e Sovran Republikën e Kosovës, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, Muriqi mungon sonte për shkak të një lëndimi që e pësoi i angazhuar me Fenerbahcen, por nuk ka hezituar të përkrah shokët e tij nga distanca.

Shikoni më poshtë postimin e tij në Twitter.

Kujtojmë se ndeshja luhet me fillim nga ora 20:45. /Periskopi.com/

Kosova luan sonte kundër Moldavisë me fanellat me të cilat nuk di për humbje

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte zhvillon ndeshjen e parë të fushatës së re në Ligën e Kombeve, në ”Ennio Tardini” të Italisë kundër Moldavisë, me fillim nga ora 20:45.

Do të jetë një përballje e cila do të luhet në rrethana pandemike, derisa luhet në Itali për shkak se Moldavia nuk e njeh si shtet Republikën e Kosovës, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, sonte ”Dardanët” do të paraqiten me fanella e verdha, me të cilat nuk njeh humbje, teksa ka regjistruar dy fitore dhe tri barazime.

Kosova to play an important match against Bulgaria today

Kujtojmë se takimi fillon nga ora 20:45. /Periskopi.com/

Gjiganti i basteve i bindur se ky lojtar i Kosovës nuk shënon sonte: I vë kuotë të çmendur

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet sot me Moldavinë në kuadër të ndeshjes së parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Takimi është paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Ennio Tardini të Parmas në Itali dhe dy ekipet janë gati.

Interesimi për këtë sfidë është i madh derisa bastoret kanë nisur të japin parashikime interesante.

Në vlerësimin se cili lojtarë ka më së shumti gjasa për të shënuar gol kompania “bet365” ka vlerësuar se Atdhe Nuhiu e Elbasan Rashani kanë gjasat më të mëdha duke u kotur me 2.75.

Pas këtyre me kuotë të njëjtë 2.87 kanë Florent Hasani e Milot Rashica, derisa Arbër Zeneli ka kuotën 3.5.

Më me se paku shanse është Mërgim Vojvoda që kap kuotën 15.00

Federata Moldave: Italia refuzoi të luajmë në Udine për shkak të Serbisë

Periskopi.com Sporti

Moldavia e Kosova nesër nga orën 20:45 do të ndeshën ndërmjet vete në një sfidë, që do të zhvillohet në terren neutral.

Ishte Federata Moldave si organizatore e ndeshjes që kërkoi nga UEFA të luajnë në Itali pasi vendi i saj nuk e njeh Kosovën.

Në një prononcim për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Moldavisë nënkryetari i kësaj federate Dragos Hincu ka folur rreth organizimit të ndeshjes ndaj Kosovës.

“Është hera e parë që jemi nikoqirë, por luajmë jashtë. Kjo ndodhi për shkak të raporteve të shtetit të Moldavisë dhe Kosovës. Ne deshëm të luajmë në Rumani, mirëpo as ata nuk e njohin Kosovën”, deklaroi Hincu, duke dhënë më pas detajet për ndeshjen që luhet në Itali.

“Më pas vendosëm ta organizojmë ndeshjen në Itali, ku kemi një diasporë të madhe. Morëm këtë vendim duke shpresuar që situata me pandemi do të ndryshojë dhe do të mund të luanim me tifozë, mirëpo fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Sinqerisht, fillimisht menduam të luanim në Udine, pasi që aty jetojnë shumë bashkatdhetarë tanë, mirëpo autoritetet italiane nuk na lejuan sepse Udine është më afër Serbisë dhe rrjedhimisht mund të ishte problematike” shtoi Hincu.