INTERVISTË: Drejtori Krasniqi tregon për masat e fundvitit, oksigjenin, dhe vaksinat anti-Covid në Kosovë

Besarta Hoti Lajme

Diskutimet në opinionin publik se në Spitalet Rajonale ka mungesë të oksigjenit, i hedhë poshtë Valbon Krasniqi U.D. i  Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK-së)

Ai në një intervistë për Periskopin ka thënë se pavarësisht që shpenzimet janë rritur në mënyrë enorme rreth furnizimit me oksigjen gjendja është stabile.

Krasniqi ka treguar se aktualisht ShSKUK’ja ka kontratë me dy kompani të cilat furnizojnë në baza ditore.

U.d i Drejtorit të Përgjithshëm të  ShSKUK-së po ashtu ka folur edhe për ardhjen e vaksinës anti-Covid, duke thënë se Qeveria e Kosovës është duke bërë përpjekje që të sigurojë në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Infektologu Valbon Krasniqi tha se pavarësisht rënies së numrit me të prekurit me Covid-19 javëve të fundit, sipas Krasniqit ‘numër prej rreth 300-500 rasteve në ditë ende është i lartë për vendin tonë’

Për më shumë informacione rreth situatës  së krijuar me pandemi lexoni intervistën e plotë me Valbon Krasniqi U.D. i  Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK-së) -Intervistoi-Besarta Hoti

Periskopi:

Si qëndron SHSKUK-ja  rreth furnizimit me oksigjen pasi që ka pasur raportime se disa spitale rajonale (Pejë, Gjilan etj), kanë pasur mungesë të oksigjenit?

Valbon Krasniqi:

Furnizimi me oksigjen i  SHSKUK aktualisht është stabil. ShSKUK asnjëherë , asnjë ditë nuk ka qenë pa kontratë. Shpenzimet e oksigjenit janë rritur në mënyrë enorme gjatë pandemisë dhe jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin e më gjerë.

Periskopi:

Sa kompani aktualisht kanë kontratë me Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për furnizim me oksigjen dhe sa është i mjaftueshëm?

Valbon Krasniqi:

SHSKUK ka kontrata valide me dy (2) operatorë ekonomik, të cilët janë duke furnizuar në baza ditore me oksigjen.

Periskopi:

Si po qëndron Kosova rreth numrit të të prekurve me Covid-19, a po shkon numri drejt rënjës a po e kundërta?, si dhe rreth numrit të testimeve?

Valbon Krasniqi:

Edhe në pse javën e fundit ka një trend të lehte të uljes se numrit të të infektuarve, megjithatë ky numër prej rreth 300-500 rasteve në ditë ende është i lartë për vendin tonë. Duket se jemi drejt një ulje të numrit të të infektuarve, megjithatë është e vështirë të parashikohet ecuria e mëtutjeshme epidemiologjike. Kjo varet nga respektimi i masave parandaluese nga të gjithë ne.

Periskopi:

Sipas jush edhe sa pritet të jetë në mesin tonë  Covid-19?

Valbon Krasniqi:

Tani më çdo parashikim rreth kësaj pandemie pothuajse është i paqëndrueshëm. Askush nuk mund të parashikojë edhe sa do te zgjasë pandemia, por zbulimi i vaksinës dhe vaksinimi i popullatës sa më shpejt që është e mundur, mund të ndikojë  në përfundimin e pandemisë. Duhet të shpresojmë në këtë.

Periskopi:

OBSH së fundi ka bërë të ditur për një variant të ri të covid-19, ku  mbi një mijë raste të reja janë paraqitur në Britani, a ekziston mundësia që po i njëjti të vie shumë shpejt edhe në Kosovë?

Valbon Krasniqi:

Çdo virus që transmetohet përmes rrugëve ajrore mund të përhapet në çdo vend, prandaj edhe variantet e reja eventuale (apo mutacionet siç i quajmë në mjekësi),mund të përhapen pothuajse në çdo vend. Kjo edhe u pa gjatë këtij viti me virusin COVID-19.

Periskopi:

Si qëndron puna rreth vaksinës për Covid-19, në çfarë mënyrë do të vie në Kosovë, sa do t’i kushtoj Kosovës kjo vaksinë?

Valbon Krasniqi:

Qeveria e Kosovës është duke bërë përpjekje maksimale që të sigurojë sa më shpejtë të jetë e mundur vaksinën dhe pritjet tona janë qe ta kemi në muajt e parë të vitit të ardhshëm.’ Megjithatë për informata me të hollësishme mund t’i drejtoheni MSH dhe IIKSHPK

Periskopi:

Sa përqind të banorëve do të mund të vaksinohen, dhe kush do të ketë përparësi për vaksinim?

Valbon Krasniqi:

Nuk mund të flas për një përqindje të popullatës që do të vaksinohen, pasi kjo varet nga sasia e vakisnës që do të mund të sigurohet. Sigurisht se duhet të ketë prioritet në vaksinimin e popullatës, dhe në radhë të parë duhet vaksinuar personeli shëndetësor, personeli i Policisë së Kosovës, pastaj të moshuarit, të sëmurët me sëmundje kronike e kështu me radhë.

Periskopi:

Cilat janë masat që duhet të ndërmerren për festat e fundvitit?

Valbon Krasniqi:

Duhet të jemi të kujdesshëm lidhur me masat për fundvit, por një gjë është e sigurtë, se duhet të ketë zbatim të rrepte të masave si nga ana e qytetarëve po ashtu edhe monitorim rigoroz nga institucionet përkatëse.

 

 

​23 të vdekur dhe 659 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1715 teste prej të cilave 659 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Shkup 248, Ohër 47, Manastir 46, Tetovë 40, Strugë 39, Prilep 33, Veles 33, Negotinë-21, Sveti Nikolla 17 etj.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 774 persona të shëruar, derisa betejën me COVID-19 e kanë humbur 23 pacientë./AlsatM

​Situatë e rënduar në Shqipëri me COVID: 840 raste të reja dhe 16 viktima

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se nga 2374 testime në 24 orët e fundit me koronavirus kanë rezultuar pozitiv 840 persona dhe 16 të tjerë kanë humbur jetën.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë -345, pasuar nga Shkodra me 75, Fier 52, Berat 47, Vlora 42, Kavaja 33 raste etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 331 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre në 21.617 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Pogradeci, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati dhe nga një qytetar nga Saranda, Gramshi, Lushnja, të moshave 51-86 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 42.988 raste, prej tyre 21.617 janë shëruar, 20.466 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 905 persona.

“Me ligjin për rimëkëmbje s’kemi bërë asgjë për punëtorët e sektorin privat”

Periskopi.com Lajme

Sektori privat vazhdon të jetë njëri nga sektorët më të prekur nga pandemia Covid-19. Ndërkohë, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka deklaruar se kalimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike nuk do të ketë efektin që punëtorët e sektorit privat e kanë pritur, pasi që nuk kanë çfarë të tërheqin nga trusti.

Derisa thotë se nga pandemia janë prekur një përqindje e madhe e punëtorëve të këtij sektori, Azemi thekson se mënyra më e mirë për ta stimuluar këtë sektor do të ishte që punëtorëve të cilëve iu takojnë nga trusti nën 90 euro, Qeveri e Kosovës t’iu ndaj 150 euro për ta në mënyrë direkte.

Azemi në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se punëtorët e këtij sektori edhe pse të infektuar, shpeshherë janë obliguar të dalin në punë, por që ka pas raste edhe kur atyre iu është ndal paga shkaku i karantinimit dy javor.

Ndërsa thotë se përveç trustit, ende nuk dihet se sa para do të marrin punëtorët e sektorit privat nga pakoja për rimëkëmbje ekonomike.

“Nëse e marrim jashtë institucioneve shëndetësore, numri i tyre sillet rreth 15- deri 20 për qind, por nëse e marrim në institucionet shëndetësore që punojnë nëpër spitale, qendra të mjekësisë familjare, që janë në sektorin privat, ato kalojnë shifrën 30 deri në 40 për qind. Por e keqja është se ne kemi pasur shumë punëtorë të cilët kanë qenë të obliguar që gjatë kohës së pandemisë, kur edhe me dokument i është ofruar pronarëve të kompanisë, punëtorët disa i kanë lënë të pushojnë, e disa nuk i ka lënë, por ata të cilët i ka lënë të pushoj, u ka heq komplet pagën gjatë atyre ditëve që nuk ka qenë prezent në punë, domethënë komplet paga e tyre është dal zero.. pra nëse nuk je në vendin e punës për shkak se ke qenë i infektuar me Covid, atëherë nuk ke pagesë”, ka thënë Azemi.

Azemi ka shtuar se shuma prej 200 milionëve eurove që ka paraparë të ndajë Qeveria për sektorët privat, mirëpo siç thotë ai, punëtorët e këtij sektori nuk do të përfitojnë asgjë nga kjo pako.

“Krejt çka është e sigurt është se do të ketë tërheqje të mjeteve nga trusti i tyre… kurse sa i për ketë shumës që 200 milionë që Qeveria e Kosovës mendon t’i ndaj që nga një janari ose më mirë të them në tre mujorin e parë.. as vet ata nuk e dinë sepse thonë se do të mblidhet një komision ta bëjë ndarjen proporcionale se si do ta bëjnë ata.. dhe nëse e themi në mënyrë individuale, punëtorët e sektorit privat pothuajse gati nuk do të përfitojnë asgjë nga kjo”, ka thënë Azemi.

Sipas tij, mënyra më e mirë për ta stimuluar këtë sektor do të ishte që punëtorëve të cilëve iu takojnë nga trusti nën 90 euro, Qeveri e Kosovës t’iu ndaj 150 euro për ta në mënyrë direkte.

“Nuk do ta ketë efektin të cilin njerëzit e kanë pritur dhe pikërisht punëtorët e sektorit privat do të thehen ende më shumë sepse nuk e kanë pritjen që kanë pas dhe do të jetë një shumë simbolike. Vet fakti që mbi 100 mijë punëtorë do të kenë tërheqje 90 euro, të bën me dije që faktikisht ne nuk kemi bërë asgjë me të….mënyra më e mirë për t’i simuluar punëtorët e sektorit privat, kishte me qenë, sidomos tek kjo kategoria që janë 104 mijë punëtorë… kishte me qenë shumë mirë që në mënyrë obligative t’iu ndahen 150 euro në mënyrë direkt sepse me këtë shumë që do të marrin nuk kemi bërë asgjë”, ka thënë Azemi.

Azemi ka thënë se kalimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike nuk do ta ketë efektin që punëtorët e sektorit privat e kanë pritur dhe se ata do të zhgënjehen edhe më shumë, pasi që nuk kanë çfarë të tërheqin nga trusti.

Ekskluzive: Për një ditë, qytetarja del pozitive në një laborator dhe negative në një tjetër (DOK)

Besarta Hoti Lajme

Laboratoret për testime të koronavirusit janë bërë temë e rëndësishme në javët e fundit – për shkak të çmimit të shtrenjtë të këtyre testimeve, por edhe për shkak të rezultateve të dyshimta. Së fundi, një qytetare për një ditë ka marrë dy rezultate të kundërta në dy laboratore të Kosovës. 

Ministria e Shëndetësisë  tash e tri javë ka licencuar 29 institucione shëndetësore private për të kryer teste serologjike dhe teste me metodën PCR për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri.

525 njerëz kanë vdekur në vend nga 13 marsi e deri më sot, 31 gusht. Ndërkohë që deri tash janë diagnostikuar më shumë se 13 mijë njerëz me këtë sëmundje, shkruan Periskopi

Por, tashmë temë e rëndësishme publike është bërë ajo e laboratoreve.

Një qytetare e Kosovës, nga Prishtina, emër i njohur pë redaksinë, për Periskopin ka treguar se sot  gjatë ditës ka kryer testime për Covid-19 në dy laboratore për t’u siguruar për gjendjen e saj shëndetësore, raporton Periskopi.

Mirëpo, dy rezultatet e marra nga këto dy laboratore  në Prishtinë e kanë lënë krejtësisht konfuze.

Në njërin test të kryer në Tirana Lab ajo ka marrë rezultat negativ.

Por në Poliklinikën EndoMedica ajo ka marrë rezultat pozitiv. /Periskopi/Besarta Hoti/

​Dy raste të reja me koronavirus në Malishevë

Periskopi.com Lajme

Sot janë regjistruar edhe dy raste të reja aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës.

Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Rastet e reja të regjistruara janë nga fshatrat Carrallukë dhe Kërvasari.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha ka deklaruar se rritja e numrit të të vdekurve është shqetësuese dhe kjo situatë është krijuar pasi ka filluar trajtimi i të prekurve në spitalet rajonale.

“Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që të shqyrtojnë këtë situatë të krijuar dhe të marrin masat e nevojshme në trajtimin e pacientëve në spitalet rajonale dhe t’i shtojnë kapacitetet për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në këto spitale, pasi numri i të vdekurve është rritur shumë dhe kjo është shqetësuese. Po ashtu, shqetësuese është vonesa në konfirmimin e rasteve për të prekurit, e sidomos për rastet e vdekjeve, andaj kërkojmë nga të gjitha organet përgjegjëse që të rritet niveli i përgjegjësisë, menaxhimit të situatës dhe trajtimit të rasteve me COVID-19”, ka thënë ai.

Që nga data 14 mars e deri më sot, në Komunën e Malishevës me COVID-19 janë konfirmuar 186 raste, prej tyre 143 janë shëruar, aktiv janë 27 raste, ndërsa 16 persona kanë vdekur.

Qytetarja nga Peja në hall: Ka dy teste negative për koronavirus, por e detyrojnë të izolohet

Periskopi.com Lajme

Një qytetare nga Komuna e Pejës ka publikuar rezultatet e testeve të IKSHPK’së dhe të një spitali privat, në të cilën ka rezultuar negative për koronavirus, por në të njejtën kohë në listën e qytetit të Pejës, emri i saj ka figuruar si pozitive me Covid-19.

Kjo kundërthënie mes IKSHP’së, dhe Komunës së Pejës asaj po i shkakton probleme.

Në shkrimi e saj në Facebook, ajo ka treguar në mënyrë të detajuar për rastin, duke thënë se ka dy teste negative për koronavirus, ndërsa në anën tjetër Policia dhe Inspektoriati po e detyrojnë që të izolohet, por sipas saj as vendimi për izolim nuk po ia dërgojnë, shkruan Periskopi.

Tutje ajo ka akuzuar edhe Policinë e Kosovës për sjellje jo korrekte ndaj saj.

“Perkunder faktit se Policia ka qene ne dieni se posedojm testin e dyte nga Shteti Maqedon nuk na kane mundesuar te jepim deklarate duke na qortuar pse keni dale nga shtepia duke na kerkuar te kthehemi ne shtepi ngase do te vijne me inspektoret per te na dorezuar vendimin per veteizolim.”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Reagimi i saj i plotë:

Te dashur mikesha e miq

Permes rastit tim dhe te familjes time deshiroj te ju njoftoj se si munde te keni fatin e ngjajshem perkatesisht pervojen e hidhur dhe deshprimin e thelle ne institucionet tona.Une Behije Ibraj se bashku me bashkeshortin dhe djalin me daten 28.07.2020 jemi testuar per Covid-19 ngase ka qene kusht per te kaluar kufirin ne Shtetin Maqedon per operacion te djalit te caktuar per daten 31.07.2020.
Me daten 30.07.2020 nga IKSHPK ne Prishtine kemi pranuar testet ku e gjithe familja kemi rezultuar NEGATIV per Covid-19. Te njejten dite ka qarkulluar nje liste me emrat e qytetareve te komunes se Pejes te testuar per Covide-19 ku emri ime figuronte si POZITIV. Po ashtu te njejten dite nga imstituti ne Peje dhe nga IKSHPK kam pranuar telefonate ku me eshte kumtuar se nga tre antaret e familjes une kam rezultuar POZITIV.Kam kerkuar te me informojn se si eshte e mundur qe i njejti institucion ma leshon vertetimin per rezultat NEGATIV per Covid-19 ndersa ne anen tjeter me rradhitin ne liste si e rezultuar POZITIV.
Nuk kam pranuar pergjigje adekuate dhe nuk me jane pergjigjur ne telefonatat e vazhdueshme nga ana ime.Te nesermen me daten 31.07.2020 kemi udhetuar ne Shkup per operacion te djalit,ndersa me qense kam qene e shqetesuar me informimin e IKSHPK-s me teste kunderthense me daten 01.08.2020 ne spitalin e Sistina ne Shkup kam bere testin per Covid-19 i cili rezulton poashtu NEGATIV.
Pra une i posedoj 2 teste me rezultat NEGATIV per Covid-19.
Te njejten dite duke u kthyer ne Peje kemi pranuar telefonata nga inspektor te IKSHPK-s dhe Policia e Kosoves te cilet thone se kane ardh me na dorzuar vendimin per veteizolim.
Me te arritu ne Peje afersisht rreth ores 17:00 jemi paraqitur ne Stacionin Policor ne Peje zyrtarit policor i kam prezantuar raportin ku rezultoj NEGATIV per Covid-19 i cili ka thene se qenka rast interesant ndersa na ka informuar se per pak minuta do te vijne se bashku me
inspektoret per te na dorezuar vendimin per veteizolim por nuk kane ardhur fare.
Sot me daten 02.08.2020 se bashku me bashkeshortin me sygjerim te zyrtarit policor me te cilin kemi kontaktuar nje dite me pare kemi shkuar ne stacionin Policore per te dhene deklarate lidhur me rastin por na priti befasia e radhes.
Perkunder faktit se Policia ka qene ne dieni se posedojm testin e dyte nga Shteti Maqedon nuk na kane mundesuar te jepim
deklarate duke na qortuar pse keni dale nga shtepia duke na kerkuar te kthehemi ne shtepi ngase do te vijne me inspektoret per te na dorezuar vendimin per veteizolim.
Perkunder kesaje, gjere tani Policia me Inspektoret nuk na kane sjelle vendimin per vetizolim.
Ketu jane rezultatet e dy testeve qe rezultojn Negativ dhe lista ku une rezultoj Pozitiv.

166 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Verore dhe 4 viktima

Periskopi.com Lajme

Katër viktima dhe 166 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit nw Maqedoninë Veriore.

Viktimat janë nga mosha 58 deri në 77 vjeçare. Sa iu përket rasteve të reja, sërish më shumë të infektuar ka në kryeqytet, 41, në Shtip 23, Kumanovë 17, Gostivar 15, Tetovë 12, Makedonski Brod 10 dhe Strugë 7.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 185 pacientë, shumica nga Shkupi, Shtipi e Kumanova.

Ndërkaq në mbarë Maqedoninë Veriore numri i rasteve aktive është 3675. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe iu bëri thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat për mbrojtje nga Covid-19 pasi ditëve të fundit plazhet në Strugë e Ohër janë përplot me qytetarë të cilët nuk ruajnë as distancën dhe nuk respektojnë asnjë masë për mbrojtje.

Prishtina prinë me raste të reja me COVID-19

Periskopi.com Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar për 245 raste të reja pozitiv me Coronavirus.

Kryeqyteti vazhdon të mbetet vatra e COVID-19 me 71 raste të reja të regjistruara të dielën.

Komunat tjera kanë dukshëm më pak raste, por të dielën edhe Podujeva ka rritje të ndjeshëm të rasteve 24 sosh.

Prishtina çdo ditë po raporton shifra të larta me Coronavirus për ta bërë kryeqytetin zonën më të rrezikshme në Kosovë sa i përket përhapjes së COVID-19.

Bilanci i viktimave nga koronavirusi në botë tejkalon 600.000

Periskopi.com Lajme

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në botë sot tejkaloi shifrën 600.000, dhe në Shtetet e Bashkuara 140.000, pasuar nga Brazili, Britania e Madhe dhe Meksika.

Janë gjithsej 603.111 vdekje në të gjithë botën, sipas Universitetit John Hopkins, shumica prej tyre në Shtetet e Bashkuara (140.218), Brazil (78.772) dhe Britani e Madhe (45.385).

Meksika ka 38.888 viktima, pasuar nga Italia me 35.000 dhe Franca me rreth 30.000.

Numri i të infektuarve në botë është rreth 14 milionë e 340 mijë, shumica e tyre në SHBA, pasuar nga Brazili, India dhe Rusia.

Në Serbi 11 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 396 të infektuar

Periskopi.com Lajme

Në Serbi 11 persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 396 të infektuar të rinj, njoftojnë mediumet nga Beogradi.

Rastet pozitive janë nga 7955 testime të bëra. Është njoftuar se 187 pacientë janë në respiratorë. Më Serbi kanë vdekur 472 persona nga COVID-19.

Policia zë qytetarët dhe i dënon në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës duket se ka nisur një aksion në Prishtinë për të zbatuar masat e vendosura nga Qeveria Hoti gjatë mbrëmjes së kaluar.

Rtv Dukagjini ofroi pamje direkte nga ky aksion që kërkon të ndalojë qytetarët të dalin në qytet pas orës 21:00 të mbrëmjes, përcjell Periskopi.

Përveç Prishtinës, kjo masë e ndalim-qarkullimit vlen edhe për tri qytete të tjera që u konsideruan si vatra infeksioni: Prizreni, Ferizaj dhe Vushtrria.

Ndalimi i qarkullimit bëhet deri në orën 5 të mëngjesit. /Periskopi/

‘Shoqërimi i pacientëve me COVID-19 brenda QKUK-së, në kundërshtim me udhëzimet e OBSH-së’

Periskopi.com Lajme

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, kanë deklaruar se qasja dhe prania e personave që nuk i takojnë stafit shëndetësor, e personat e infektuar në klinikat ku ata po trajtohen për koronavirus, janë të palejuara.

Isme Humolli, zyrtare për emergjenca e OBSH-së në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, ka shkallë të lartë të infektueshmërisë, ka pasqyrë të rëndë klinike, si dhe shkallë të lartë të vdekshmërisë. Sipas saj, prania brenda klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) e familjarëve të personave të infektuar me koronavirus, të cilët i shoqërojnë ata, është krejtësisht veprim i gabuar.

“Nuk lejohet asnjë qasje e personave joshëndetësor që të jenë të pranishëm te personat e infektuar. Në qoftë se ju ka rastisur të shihni — edhe personeli shëndetësor që futet dhe ka kontakt me pacientët me COVID -19, janë të veshur në atë mënyrë që e mbrojnë veten që nga koka deri te këmbët. Prania e familjarëve dhe e vizitorëve të ndryshëm, qoftë edhe me një maskë të thjeshtë, është jashtëzakonisht e gabueshme dhe pasojat janë të mëdha”, tha Humolli.

Në të paktën dy raste në 24 orët e fundit, familjarë të pacientëve që vuajnë nga sëmundja COVID-19, kanë deklaruar se kanë qëndruar pranë të afërmve të tyre, gjatë mjekimit në QKUK.

Në të dyja rastet, prania fizike e tyre në dhomë me pacientët ishte bërë e ditur përmes deklarimeve që përshkruanin gjendjen në dhomat e pacientëve.

Demush Shasha më 4 korrik, kishte njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se po shoqëronte vëllanë e tij në QKUK, i cili ishte i infektuar me koronavirus, teksa ka përshkruar edhe ambientet e brendshme të Klinikës Infektive dhe kujdesin e mjekëve. Vëllai i tij ndërroi jetë ditën e 4 korrikut.

Edhe Arbnora Fazliu nga Mitrovica, babi i së cilës vdiq të dielën nga koronavirusi, tha për mediat në Kosovë se ajo dhe i vëllai kishin qëndruar në dhomë me babanë e tyre gjatë mjekimit, ndonëse jo që të dy në kohën e njëjtë.

Më 1 korrik, Qeveria e Kosovës, ka miratuar masa shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID -19. Një njërën nga këto pasa parashihet “ndalimi i vizitave të familjarëve të pacientëve në institucionet shëndetësore. Lejohet vetëm një person sipas nevojës”.

Por, zyrtarja për emergjenca e OBSH-së në Kosovë, Humolli, thotë që qeveria nuk është dashur fare të lejojë vizitën e asnjë familjari të pacientëve. Sipas saj, kjo praktikë duhet të ndërpritet menjëherë, sepse bie ndesh edhe me udhëzimet e përcaktuara nga OBSH-ja.

“Me siguri që bie ndesh. Por, duhet të shihet nëse ka pasur interpretim të gabuar, për shkak se vizitorët në Klinikën Infektive lejohen të shohin nga dritarja. Do të thotë, familjari mund ta shohë pacientin nga dritarja. Duhet të shohim nëse ka interpretim të gabuar. Por, një qasje e tillë, në qoftë se ekziston, që lejon familjarët brenda, atëherë kjo është edhe një rritje e rrezikshmërisë për t’u infektuar nga COVID-19. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për COVID-19, por mund të barten edhe infeksionet tjera nga jashtë-brenda, që do të thotë se mund të dyfishohen edhe infeksionet tjera te këta pacientë”, tha Humolli.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus e deri më 4 korrik janë regjistruar 3,356 raste. Prej tyre, 66 pacientë kanë vdekur, 1,874 janë shëruar, ndërsa raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 1,416 pacientë.

S’përjashtohet karantinimi i Prishtinës nëse rritet numri i të infektuarve me Coronavirus

Periskopi.com Lajme

Nga një qershori deri të hënën më 15 qershor në Prishtinë 132 persona kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus. Përderisa nga 20 marsi e deri më 31 maj ishin gjithësie 85 raste.

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se deri më tani asnjëherë nuk ka pasur më shumë se 30 qytetarë aktiv pozitiv me Coronavirus.

“Realisht këtë e kemi pritur që nga lirimi i masave dhe nga kjo që po shohim ka rënë vullneti i zbatimit të masave në të gjitha pjesët, kthimi i qytetarëve në vendet e punë, rifillimi i funksionimit të institucioneve të mëdha të cilat kanë numër të madh të punëtorëve. Javën e fundit kemi numër rekord të rasteve që testohen por që marrin mostra”.

Gashi foli edhe për menaxhimin e situatës me Coronavirus, duke thënë se janë të përgatitur për çdo valë të re. Ai nuk përjashton edhe karantimin e Prishtinës, nëse do të ketë rritje të rasteve me Coronavirus.

“Situata është e menaxhueshme, ne jemi të përgatitur edhe për numër më të madh të rasteve, mirëpo varësisht prej situatës epidemiologjike dhe si do të vazhdojë në të ardhmen, atëherë do t’i rifomatizojmë prapë dhe do të bëjmë ndryshime duke e tërhequr stafin në të cilët nuk kanë shumë raste sepse gjatë pandemisë kemi pasur fluks më të vogël të njerëzve”.

“Nëse do të kemi situata të ngjashme atëherë prapë do ta përdorim këtë formulë sepse ka rezultuar të jetë e suksesshme dhe  nuk e kemi asnjë rast nga stafi me Coronavirus. Në çdo moment jemi duke dhënë këshilla dhe rekomandime edhe te qytetarët edhe te institucionet se si duhet të zbatohet masat  duke u bazuar në deklaratat e ekspertëve të cilët thonë se duhet të ruhet distanca, bartja e maskës dhe pastrimin i duarve. Nëse këto i zbatojmë do të kemi numër më vogël të rasteve”, shtoi Gashi.

Mes tjerash, Gashi tha se Komuna e Prishtinës është duke zbatuar të gjitha rekomandimet që janë në nga IKShPK-ja dhe ministria e Shëndetësisë, raporton EO.

“Komuna e Prishtinës zbaton të gjitha rekomandimet që janë në funksion nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë, duke iu përmbajtur në përgjithësi sa i përket institucioneve publike në zbatimin e këtyre masave, kryesisht në institucionet shëndetësore personeli është i pajisur me masat mbrojtëse”.

“Ndërsa ata të cilët vijnë për të kërkuar shërbime shëndetësore janë të obliguar që të kenë pajisje mbrojtëse, kështu që të njëjtën gjë e zbaton edhe Komuna e Prishtinës në institucionet publike dhe shpresojmë që të gjithë qytetarët të zbatojnë këtë rregull sepse është e vetmja mundësi që na ka mbetur që të largojmë Coronavirusin”.

“Në përgjithësi edhe inspektorati edhe policia rajonale janë në mbikëqyrje të objekteve të tjera dhe institucioneve të tjera në zbatimin e këtyre masave”, shtoi ai.

IKSHPK rekomandon Ministrinë e Shëndetësisë për mbylljen e disa sektorëve

Periskopi.com Lajme

Ka shkuar në 1 mijë e 486 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 49 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 1 mijë e 486 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Duke e parë rritjen e rasteve të reja me COVID-19 gjatë ditëve të fundit, IKSHPK-ja, i ka rekomanduar Minsitrisë së Shëndetësisë që të bëj mbylljen e disa sektorëve.

IKSHPK-ja iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vendosin maska dhe se kjo gjë sipas Institutit është obligative.

“Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet krahasohen me mesin e muajit prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, si Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeria e Arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private, rekomandojmë Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, për shkak të lehtësimit të masave, edhe fluksi i qytetarëve është shtuar kudo nëpër Kosovë dhe ky fluks është një sjelle e rrezikshme.

“Këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajtjen e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike”, theksohet në njoftimin e IKSHPK-së.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

NJËZET E PESË TË SHËRUAR DHE KATËRDHJETË E NËNTË RASTE ME COVID-19!

Sot më 14 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 265 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 49 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 22 raste (sipas vendbanimit: 17 raste Vushtrri, 2 raste Dumnicë e Poshtme,1 rast Reznik, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Begaj), komuna e Pejës 7 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Pejë dhe 1 rast Nabërgjan), komuna e Prishtinës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prishtinë), komuna e Gjilanit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Gjilan), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Lubizhdë), komuna e Istogut 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Staradaran dhe 1 rast Vrellë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit 2 raste Mitrovicë) dhe nga 1 rast nga vendbanimet: Fushë Kosovë, Mamushë, Lubovec-Skenderaj, Zhiti-Viti dhe Suharekë.

Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punonjësve në institucione publike dhe private, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private.

Sot më 14 qershor 2020, janë shëruar 25 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 953 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 14 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.512 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.486 raste, nga të cilët janë 33 raste të vdekjes që kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 14 qershor 2020 sipas Ëorldometers janë raportuar gjithsej 7.919.591 raste të COVID-19 dhe 433.219 raste të vdekjes.

Të nderuar qytetarë!

Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës dhe në institucione e degë të ekonomisë, për shkak të mosmbajtjes së distancës dhe mosmbajtjes së maskave.

Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet krahasohen me mesin e muajit prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, si Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeria e Arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private, rekomandojmë Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajten e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike.

Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre lëvizjeve dhe aktiviteteve, shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve.

Si pasojë e mos bartjes së maskave nga ju, qytetarë të nderuar, po rrezikohet shëndeti i juaj dhe i qytetarëve të tjerë dhe po rëndohet situata e përgjithshme epidemiologjike që po mbahet nën kontroll me mund të madh të ekipeve të profesionistëve të Institutit Kombëtar.

Bazuar në këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme sipas planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve.

IKSHPK e kupton shqetësimin e secilit qytetar për statusin e gjendjes së tij shëndetësore kur ata rezultojnë pozitiv në SARS CoV-2, por qytetarët duhet ta marrin seriozisht apelin tonë për t’i zbatuar me përpikëri rekomandimet dhe bartjen e maskave në vende ku ka grumbuj njerëzish dhe nuk mund të mbahet distanca nën 2 m.

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Duke marrë parasysh nevojat e qytetarëve për shërbime shëndetësore, bëjmë apel te punëtorët shëndetësor t’iu përmbahen rekomandimeve të IKSHPK në aplikimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacientëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit.

Përpjekja e madhe e përbashkët e derisotme mund të na shkojë huq për shkak të pakujdesisë së mos përmbajtes së tri rregullave themelore, të cilat duhet të jenë përditshmëri e jona edhe pa pandemi, e që nënkupton: mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve me kujdes disa herë në ditë, për 20-30 sekonda.

Këta numra të këtyre ditëve flasin shumëçka. Këta numra tregojnë përkeqësim të situatës epidemiologjike me rrezik të shkuarjes drejt humbjes së kontrollit, si dhe drejt mbingarkimit pastaj të institucioneve shëndetësore, gjegjësisht të Klinikës Infektive ku fatkeqësisht personat me sëmundje shoqëruese dhe të moshuarit mund të përfundojnë fatalisht.

Kjo ndodhë për shkak të grumbullimit të madh të njerëzve, për shkak të përfshirjes pastaj të njerëzve të moshave të ndjeshme të moshuara, për shkak të përfshirjes së njerëzve me sëmundje kronike të cilët nuk janë të mbrojtur, sepse fatkeqësisht për këtë sëmundje ende nuk ka terapi dhe parandalim me vaksinë dhe e vetmja mundësi e parandalimit është përmbajtja e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa

përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Çdo hap që bëjmë përpara, bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në mesin tonë. Të kujdesimi dhe ta ruajmë këtë situatë të qëndrueshme duke pasur parasysh situatën më të rënduar epidemiologjike në shumë shtete të botës.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

IKSHPK do të vazhdojë të jetë i përkushtuar në zbatimin e Planit të Veprimit të Planit të Gatishmërisë dhe Reagimit kundër koronavirusit Covid-19, dhe të ruaj shëndetin publik të popullatës.

Të dashur qytetarë!

Ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike.

Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!.

Turqia prodhon ilaçin kundër koronavirusit: Ne e dimë që është efektiv

Periskopi.com Lajme

“Favipiravir”, kështu quhet medikamenti i ri i sintetizuar që do të përdoret kundër koronavirusit. Ky është një zbulim i kryer nga shkencëtarët turq që kanë arritur të prodhojnë këtë ilaç për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19. Ministri turk i Teknologjisë dhe Industrisë, Mustafa Varank e ka quajtur një ngjarje të lumtur, plot krenari këtë zbulim, i cili tashmë ndodhet në fazën e licensimit.

“Favipiravir” është zhvilluar në bashkëpunim mes Ministrisë së Teknologjisë dhe Industrisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Këshillit të Hulumtimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK), Universitetit Medipol në Stamboll dhe kompanisë farmaceutike “Atabay Ilaç”.

Ekipi prej 32 shkencëtarësh e ka zhvilluar ilaçin duke e sintetizuar atë me një lëndë të parë vendase në vetëm 40 ditë.

Ilaçi i sintetizuar “Favipiravir” është një nga projektet e lansuara në kuadër të Platformës së Turqisë Covid-19, ku janë kryer punime hulumtuese dhe zhvillimore në lidhje me zhvillimin e ilaçeve dhe vaksinave. Mustafa Güzel, një nga koordinatorët e projektit, deklaroi se projekti vendas për zhvillimin e ilaçeve është realizuar në bashkëpunim të industrisë dhe akademisë. Ekipi filloi punën rreth 5-6 javë më parë, tha Güzel.

“Më besoni, nuk mendoja se mund të bëhej kaq shpejt. Por, me mobilizimin kombëtar, të gjithë u afruan. Ne e arritëm këtë me frymë ekipore”, shtoi ai.

Ai theksoi se trajtimi me Favipiravirin e sintetizuar është efektiv edhe tek pacientët që sapo kanë filluar të kenë temperaturë.

“Ka 3-4 ilaçe në botë që janë të mirënjohura në trajtim. Ky është një ilaç që ne e dimë se është efektiv”, përfundoi Güzel.

Ndërkohë Rusia njoftoi të premten se ka nisur përdorimin e Favipiravir duke vënë në dispozicion 60 mijë doza dhe paralajmëroi porositjen e 2 milionë dozave të tjera.

Romët nga Kosova mohojnë të kenë shpërndarë koronavirusin në qytetin në Gjermani

Periskopi.com Lajme

Romët në Goettingen që kanë festuar Bajramin dhe më pas u akuzuan për përhapje masive të koronavirusit, mbrohen nga akuzat. Ata thonë se gabimisht janë akuzuar dhe se fajtor është një afrikan, ka shkruar DW.

Mbi 120 persona janë infektuar me COVID-19 në dy javët e fundit në Goettingen, në mesin e tyre edhe 39 fëmijë. Qyteti ka mbyllur 13 shkolla dhe kopshte kurse afro 100 fëmijë janë në karantinë.

Tagesspiegel ka shkruar se fajtorë kryesorë për këtë janë familjet rome të vendosur në një kompleks e që kanë festuar Bajramin. Nga drejtues të qytetit ishte thënë se shumica e atyre që kanë festuar janë me prejardhje nga ish-Jugosllavia, përkatësisht nga Kosova, shkruar DW. Shumë prej këtyre familjeve ende presin dokumentacioni për qëndrim në Gjermani dhe qëndrimi i tyre nuk është i garantuar.

Por familjet rome kanë mohuar akuzat dhe kanë thënë se nuk ka pasur festim.

Të premten një anëtar i njërës prej familjeve rome ka shkruar në “Facebook” se nuk ka pasur festime private të Bajramit. Sipas tij vetëm “disa persona” janë mbledhur në xhaminë e afërt. Por në xhami janë respektuar masat. Sipas tij pacienti i parë nuk është nga familjet rome, por është i një nacionaliteti tjetër.

Edhe një organizatë që lufton diskrimininim ndaj romëve ka mohuar që familjet rome të kenë ndikuar në përhapjen e koronavirusit. Organizata ka thënë se personi që ka përhapur koronavirusin duke mos respektuar masat, është nga Afrika.

Aktualisht janë duke u testuar të gjitha 605 personat që jetojnë në kompleksin e banesave. Testimi ende është vullnetar, ndërsa banorët kanë bashkëpunuar. Megjithatë testimin po e siguron një grup prej 30 policëve.

Spanja e gatshme t’i pres tifozët në Ligën e Kampionëve: ‘Stadiumet e mbushura në fazën 3’

Periskopi.com Sporti

Fernando Simon, drejtori i Qendrës së koordinimit për sinjalizimet e emergjencat sanitare të Spanjës, lë të hapur mundësinë e stadiumeve me publik. “Kemi diskutuar disa aspekte të rëndësishme si prezenca ose jo e tifozëve në tribuna – ka shpjeguar epidemiologu -.

Asnjë përgjigje përfundimtare nuk është dhënë, natyrisht sepse nuk mund të jepet në këtë moment. Por është e vërtetë që ministria ka premtuar të bëjë një vlerësim të rreziqeve.

E në rastin në të cilin në fazën 3, sipas situatës epidemiologjike, mund të bëhet, do të bëhet”. Një lajm i mirë për tifozët spanjoll, në vecanti për ata të Barcelonës që, nëse gjithcka shkon mirë, mund të kthehen në Camp Nou për të mbështetur Messi e të tjerët në sfidën e kthimit të 1/8 të Champions League.

Faza 3 për të cilën flet Simon është e fundit e parashikuar nga Qeveria për të kthyer normalitetin në Spanjë, praktikisht ajo me lirinë më të madhe gjithnjë duke respektuar distancimin social e normat higjienike: do të rifillojnë edhe spektaklet e koncertet, vetëm aty ku është e mundur të mbahet një distancë prej 2 metrash mes spektatorëve e pa kaluar asnjëherë 50 % të kapacitetit të vendeve.

Barcellona me qytetin e saj metropolitan është një nga qytetet më të goditura nga pandemia e vetëm në 25 maj është futur në fazën 1 e jo para 8 qershorit do të futet në atë 2. Duke marrë në konsideratë se cdo fazë zgjat të paktën dy javë e se Champions nuk do të fillojë para gushtit, është gjithë koha e duhur që Camp Nou të jetë i mbushur përgjysëm. Një problem më shumë për Napolin, që duhet të bëjnë mrekullinë, pas 1-1 në San Paolo.

Ky është kampionati i parë që do të rinisë me tifozë

Periskopi.com Sporti

Premier Liga ruse do të kthehet në fushën e lojës më 21 qershor, pas ndërprerjes prej koronavirus. Por, ndryshe nga vendet e tjera të mëdha, në stadiume do të lejohen menjëherë tifozët.

Federata e futbollit njoftoi se mori autorizimin e qeverisë, për të bërë të mundur që stadiumi të jetë i mbushur me 10 për qind të kapacitetit me mbështetës të skuadrave.

Autoritetet pranuan kërkesën e klubeve, për të lejuar tifozët në tribuna, sepse në të kundërt humbjet financiare do të ishin tejet të mëdha.

 

 

 

 

 

 

Më shumë se 100 vaksina për COVID-19 po zhvillohen në të gjithë botën

Periskopi.com Lajme

Një ekip i shkencëtarëve të Oksfordit që zhvillojnë një vaksinë kundër coronavirusit është përballur me problemin e parë.

Ata besojnë se për shkak të rënies së infektivitetit të sëmundjes, do të jetë më e vështirë të vërtetohet nëse vaksina është e suksesshme, shkruan The Telegraph.

“Kjo është një garë kundër kohës dhe një virus që po zhduket”, i tha gazetës Adrian Hill, drejtori i Institutit Jenner.

“Në fillim të vitit, ne thamë se kishte një shans prej 80% që do të zhvillonim një vaksinë efektive deri në shtator. Në këtë pikë, ekziston një shans 50% që ne nuk do ta marrim atë fare”, transmeton Telegrafi.

Hill pret që më pak se 50 njerëz nga 10,000 që vullnetarisht janë për testim në Oksford do të infektohen me coronavirusin e ri. Ai beson se rezultatet do të jenë të padobishme nëse më pak se 20 njerëz infektohen. Vaksina nga Oksford është aktualisht një nga të preferuarat për të kaluar në prodhim në masë, nëse vërtetohet efektiviteti i saj. Por duke pasur parasysh deklaratat e Hill, pyetja është nëse shkencëtarët e Oksfordit do ta prodhojnë vaksinën apo jo.

Më shumë se 100 vaksina aktualisht janë duke u zhvilluar në të gjithë botën. Qeveria britanike ka investuar më shumë se 100 milionë në një ekip hulumtues nga Oksford dhe beson se deri në 30 milionë doza do të jenë gati deri në shtator. Deri atëherë, do të jetë një sfidë për të gjetur një vaksinë që është efektive.

Shkencëtarët në Universitetin Rockefeller në New York zbuluan se shumica e atyre që u shëruan nga COVID-19 të cilët nuk shkuan në spital nuk kishin antitrupa.

“Kjo është shumë sfiduese. Nëse një infeksion i zakonshëm nuk jep një imunitet të lartë, përveç kur ne po flasim për një infeksion serioz, çfarë mund të bëjë një vaksinë? Mund të bëjë më mirë se kaq, ne ende nuk e dimë”, tha Stanley Perlman, një shkencëtar që punon në hulumtimin e coronavirusit në Universitetin e Iowa.