Doli pozitiv me koronavirus, disa persona i urojnë vdekjen kryeministrit Hoti: “Deksh”

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Ai ka theksuar se nuk ka shumë simptoma, përveç kollit shumë të lehtë. Kryeministri Hoti ka bërë të ditur se tani do t’i kryejë obligimet nga shtëpia.

Pas këtij lajmi, disa komentues dashakeqës i janë gëzuar lajmit, dhe për më keq ata i dëshirojnë edhe vdekjen, shkruan Reporteri.net.

Më poshtë mund të shikoni mesazhet e disa komentuesve dashakeq.

Prekëse: Humbi nënën nga koronavirusi, trajneri italian nuk i përmban lotët

Periskopi.com Sporti

Në këtë fundjavë u rikthye dhe futbolli në Itali. Seria A dhe B ristartuan gjithçka aty ku e lanë, por me rregullat e reja.

Gjithashtu, Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që përpara ndeshjeve të mbahet një minutë heshtje për viktimat nga Covid-19.

Në ndeshjen e Serisë B mes Livornos dhe Cittadella ka ndodhur një episod që tashmë po bën xhiron e internetit.

Në këtë fundjavë u rikthye dhe futbolli në Itali. Seria A dhe B ristartuan gjithçka aty ku e lanë, por me rregullat e reja.

Gjithashtu, Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që përpara ndeshjeve të mbahet një minutë heshtje për viktimat nga Covid-19.

Embedded video

Trajneri i vendasve, Antonio Filipi, në momentin e heshtjes nuk i ka përmbajtur dot lotët.

Italiani ka shpërthyer në lot, pasi dhe ai humbi nënën nga virusi vdekjeprurës. Një moment shumë prekës për teknikun e Livornos, i cili ka marë përkrahjen e gjithë botës së futbollit dhe jo vetëm.

Kina pranon se shkatërroi kampionet e para të koronavirusit, duke konfirmuar akuzën e SHBA-së

Periskopi.com Lajme

Kina ka pranuar se shkatërroi disa kampione të coronavirusit në fazat e hershme të shpërthimit, por kundërshtoi pretendimet e SHBA-së se kjo ishte kryer si pjesë e një mbulimi.

Liu Dengfeng, një mbikëqyrës në departamentin e shkencës dhe arsimit të Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, tha në një konferencë shtypi të premten në Pekin se qeveria kineze lëshoi ​​një urdhër në 3 janar për të shkatërruar mostrat e coronavirusëve, shkruan Newsweek.

Liu megjithatë mohoi që shkatërrimi i tyre të jetë bërë në përpjekje për të mbuluar situatën, duke këmbëngulur se ky hap u hodh në mënyrë që të “ parandalohet rreziku i sigurisë biologjike laboratorike dhe të parandalohen fatkeqësi dytësore të shkaktuara nga patogjenë të paidentifikuar”, transmeton Telegrafi.

Ai tha se laboratorët ishin “të paautorizuar” për të trajtuar kampione të tilla, dhe se ato duhej të shkatërroheshin në përputhje me ligjet kineze të shëndetit publik. Zyrtari nuk sqaroi se sa laboratorë e kishin kryer këtë veprim. Pohimi i tij vjen në mesin e përshkallëzimit të marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Kinës për shkak të shpërthimit epidemik, që i pati fillesat në Wuhan ne 2019.

Partia Komuniste kineze ende nuk ka ndarë me botën kampionet e virusit nga brenda Kinës”, u shpreh ai, e kjo kreut të diplomacisë amerikane, e bën të pamundur gjurmimin e evolucionit të sëmundjes.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka argumentuar që prej muajit të kaluar se urdhri i 3 janarit ishte një përpjekje për të mbuluar shtrirjen e shpërthimit. Ai ka akuzuar Kinën për censurimin e kërkimeve në lidhje me coronavirusin.

“Partia Komuniste Kineze u përpoq të shtypë informacionin rreth këtij virusi, për vendin ku filloi, për mënyrën si filloi, për mënyrën se si po transmetohej nga njeriu te njeriu”, tha Pompeo të hënën.

Rregulla strikte në Gjermani, futbollistët nuk i zgjasin dorën njëri – tjetrit: ‘Siguria në rend të parë’

Periskopi.com Sporti

Edhe zyrtarisht ka rinisur futbolli në Gjermani pas pezullimit prej dy muaje si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Ndërsa stadiumet do të jenë bosh, pasi shikuesit nuk do të jenë prezent tashmë për një kohë të gjatë.

Kurse në ndeshjen Karlsruher – Darmstadt është parë një skenë mjaft komike.

Gjatë një momenti përplasje në fushën e lojës, lojtari koreano Paik i ka ofruar doren kundërshtarit të tij Waintzek për ti kërkuar falje për ndërhyrjen e bërë.

Por siguria vjen e para dhe për këtë arsye mesfushori i Darmstadt e ka refuzuar këtë mënyrë për të kërkuar falje.

Në Suedi lojtarët dhe trajnerët nuk do të testohen për koronavirus

Periskopi.com Sporti

Futbollistëve dhe trajnerëve në Suedi nuk do t’iu kërkohet që të bëjnë testet për koronavirus para seancave stërvitore apo ndeshjeve si pjesë e protokollit të vendit që është propozuar për rikthimin e këtij sporti gjatë pandemisë COVID-19.

Përkundrazi, ata do të duhet të plotësojnë çdo mëngjes një formë të vetëvlerësimit dhe ta dërgojnë me email tek mjeku i tyre i klubit, jo më vonë se dy orë para stërvitjeve, ose para se të shkojnë në një stadium për një ndeshje.

Mjeku më pas do të vlerësojë nëse lojtarët dhe trajnerët janë mjaft të shëndetshëm për të marrë pjesë në stërvitje apo ndeshje. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse kanë simptoma të koronavirusit.

Këto këshilla për lojtarët dhe trajnerët janë të miratuara në shoqërinë suedeze që vetëm njerëzit që “ndihen aq të sëmurë sa duhet ta vizitojnë spitalin, do t’i nënshtrohen testit për koronavirus”, thuhet në njoftimin e ligës suedeze, raportojnë mediumet e huaja të mërkurën.

“Pra, në përputhje me këtë, ne nuk kemi mundësinë për të testuar lojtarët dhe trajnerët e futbollit kur të rifillojnë garat”, vazhdon njoftimi i ligës suedeze.

Protokollet e rikthimit në stërvitje dhe ndeshje, të cilat u publikuan nga liga suedeze, janë paraqitur edhe pranë Autoritetit Shëndetësor Publik të vendit. Në fakt, Autoriteti pritet të vendosë këtë javë nëse dy kategoritë e para të futbollit suedez mund të fillojnë muajin tjetër. Po shpresohet që ndeshjet të fillojnë më datën 14 qershor, më shumë se dy muaj pas datës që ishte planifikuar të niste sezoni 2020, por që u shty për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Shoqëria, suedeze nuk është mbyllur plotësisht gjatë shpërthimit të virusit sepse qeveria dhe autoritetet shëndetësore kanë zgjedhur të mos vendosin aq shumë kufizime për njerëzit sikurse në vendet e tjera.

Kjo reflektohet edhe në protokollet të propozuara për kthimin e futbollit, të cilat ndryshojnë nga ligat e tjera në Evropë.

Mbi 30 të dyshuar për koronavirus në Vushtrri, në mesin e tyre edhe punëtorë shëndetësorë

Periskopi.com Lajme

30 mostra, përfshirë punëtorë shëndetësorë, kontakte të pesë të infektuarve të fundit me koronavirus në komunën e Vushtrrisë janë marrë dhe rezultatet e tyre pritet të dalin sonte.

16 punëtorë shëndetësor në këtë komunë të cilët e kishin trajtuar pacientin e djeshëm janë në vetizolim, derisa rezultatet e tyre pritet të publikohen sonte nga Instituti i Shëndetit Publik.

Kështu ka thënë për lajmi.net, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli.

“Gjendja në komunën e Vushtrrisë është e mirë. Janë identifikuar kontaktet e personave të infektuar, sot janë testuar mbi 30 kontakte përfshire edhe punëtoret shëndetësores rezultatet dalin sot”, ka thënë Meholli.

Kujtojmë se një muaj pasi nuk kishte as një rast në këtë komunë, të dielën e 10 majit u konfirmua një rast i ri me Covid-19, ndërsa mbrëmë u konfirmuan edhe pesë raste të infektuara nga 10 teste e kryera. Të gjitha janë brenda të njëjtës familje, pra janë raste kontakti.

Aktualisht në vendin tonë janë të infektuar me koronavirus 895 persona, prej tyre 657 të shëruar dhe 29 të vdekur.

Zbulohen emrat e lojtarëve të Real Betisit që dolën pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Joel Robles, Juanmi Jimenez dhe Alfonso Pedraza, janë tre lojtarët e Real Betisit, që janë testuar pozitiv me koronavirus.

Të tre janë pa simptome dhe do të stërviten në shtëpi në ditët në vijim. Lojtarët nuk janë paraqitur në kompleksin stërvitor të klubit të dielën.

“Dua të konfirmoj se kam dal pozitiv në test për koronavirus. Nuk kam ndonjë shqetësim, do të vazhdojë stërvitjet në shtëpi, por më udhëzime të mjekut. Unë kam qenë përgjegjës, e kam mbrojtur veten, por jam i infektuar. Duhet të mendojmë për të gjithë dhe të kujdesemi për veten”, ka thënë Joel nëpërmjet rrjeteve sociale

Mbushin rrugët dhe injorojnë distancimin, gjermanët protestojnë kundër kufizimeve të koronavirusit

Periskopi.com Lajme

“Hiqeni turizën“, “Rezistencë” – me parulla të tilla e të tjera, mijëra demonstrues në Gjermani kanë protestuar kundër rregullave e kufizimeve të Coronës, megjithëse lehtësimet e para kanë filluar.

Protesta në Mynih të shtunën

Në Gjermani protestuan të shtunën në disa qytete të mëdha mijëra vetë kundër masave të rrepta, sipas tyre, për mbrojtjennnga Corona. Në sheshin Marienplatz në Mynih u mblodhën rreth 3000 vetë, pjesërisht duke injoruar rregullat e ruajtjes së distancës. Demonstrata ishte regjistruar për 80 vetë, njoftoi zëdhënësi i presidiumit të policisë së Mynihut.

Për të drejtat themelore e shtetin ligjor! – Protesta kundër rregullave të Coronës në Gjermani

Nuk respektohej distanca

Një nga epiqendrat e demonstratave ishte Shtutgarit. Aty u grumbulluan disa mijëra vetë për të protestuar. Po e njëjta pamje u pa edhe në Frankfurt, ky afër 500 vetë demonstruan kundër kufizimeve. Ata kaluan nëpër qytet duke mbajtur parulla „Hiqeni turizën”, „Bashkohuni” dhe „Rezistencë”. Edhe në Frankfurt nuk u respektua distanca 1,5 metra, sipas policisë. Ndërsa në Berlin, para Bundestagut, për shkak të mosrespektimit të rregullave të Coronës, policia ndali afër 30 veta, ku u verifikuan kryesisht dokumentet.

Lajm aspak i mirë, lojtari i Torinos del pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Një futbollist i Torinos ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas testeve të para të kryera në funksion të rinisjes së garave. Komunikimin është bërë nga vetë klubi “granata” nëpërmjet faqes zyrtare, por pa e specifikuar se për cilin bëhet fjalë:

“Në testimet e para mjekësore të kryera nga futbollistët e Torinos, është zbuluar një rast pozitiv me COVID-19. Futbollisti, aktualisht është asimptomatik dhe është futur menjëherë në karantinë e do të monitorohet hap pas hapi.”

Ky është rasti i parë i shfaqur në Serinë A që kur u ndez drita jeshile për rinisjen e stërvitjeve individuale dhe klubet po bëjnë tamponët për pjesëtarët e tyre. Një lajm aspak i mirë, pasi nëse do të pasohet nga të tjerë mund të detyrojnë autoritet të marrin vendimin ekstrem për pezullimin përfundimtar të sezonit.

Shërohet edhe gruaja shtatzënë me koronavirus në QKUK

Periskopi.com Lajme

Në mesin e 87 të të shëruave nga Covid-19 është edhe gruaja shtatzëne në Klinikën Infektive.

Lajmin e ka bërë të ditur intektiologu Valbon Krasniqi.

 

 

Njoftimi:

Sot vjen lajmi më i mirë: 87 me 1;

Vetëm 1 rast i ri i konfirmuar me COVID-19;

87 të shëruar, në mesin e tyre edhe shtatëzëna e shtrirë në klinikë. Urime.

Para 3 ditëve paralajmërova prerjen (takimin) e 2 vijave.

Dhe sot më 5 Maj, në ditën e 54-të të pandemisë ndodhi kjo.

Sot, në Kosovë  kemi për herë të parë që prej fillimit të pandemisë, kemi më shumë të shëruar (463) se sa raste aktive (350).

Sigurt, por të kujdesshëm drejt fundit të pandemis.

Shërohet 90-vjeçarja nga Gjakova e infektuar me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, ka teguar se në këtë komunë gjithsej 16 qytetarë janë prekur me koronavirus.

Ai thotë se 11 pacient janë shëruar dhe një pacient ka vdekur.

“Në Komunën e Gjakovës deri tani kemi 16 qytetar që kanë rezultuar pozitive me Covid 19, fatmirësisht të shëruar në këto momente i kemi 11 nga këta pacient, fatkeqësisht një paciente ka humbur jetën dhe 4 pacient pozitivë me Covid 19 janë duke u shëruar dhe gjendja tyre paraqitet stabile.

Ne si Komunë e Gjakovës kemi marrë të gjitha masat në lidhje me pandemin dhe gjendja në përgjithësi është e qetë dhe që disa dite nuk kemi raste të reja si Covid 19 pozitive. Pacientja e fundit që është shëruar është një e moshuar 90 vjeçare”, ka shkruar Kolaj.

Në nivel vendi janë 823 persona të infektuar, 336 të shëruar dhe 22 të vdekur.

​Rastet e reja me koronavirus: Gjashtë nga Prizreni, një nga Suhareka

Periskopi.com Lajme

Sot më 01 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 221 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej shtatë (7) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës.

Sot më 01 maj 2020, janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e nëntëdhjetë e tetë (298) raste.

Kryeministri rus rezulton pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Sipas mediave të huaja, zëvendëskryeministri i parë, Andrei Belousov, do të kryejë përkohësisht detyrat e tij.

Mishustin njoftoi se ishte i infektuar me coronavirus gjatë një telefonate me Presidentin rus, Vladimir Putin. Megjithëse ende nuk është e qartë se si është gjendja e tij, një agjenci lajmesh raportoi se kishte temperaturë të ngritur prej 39 gradë.

I dashur Vladimir Vladimirovich, sapo kam zbuluar se testet që dhashë për coronavirus janë pozitive. Në përputhje me rrethanat … Do të shkoj në izolim, duke përmbushur urdhërat e mjekëve të mi. Kjo është e nevojshme të bëhet për të mbrojtur kolegët e mi”, raportoi Mishustin para Putin gjatë një telefonate.

Ndryshe kryeminstri i tanishëm i Rusisë u emërua në detyrë në janar të këtij viti.

Ylli i Barcelonës trondit futbollin: “Jam gati të infektohem, vetëm që të luaj”

Periskopi.com Sporti

Ndërsa Qeveritë, Ligat e Federatat e vendeve të ndryshme diskutojnë nëse, si e kur mund të fillojnë, ka futbollistë që bëjnë presion për tu kthyer të luajnë në fushë.

I vendosur në këtë drejtim Ivan Rakitic, mesfushori kroat i Barcelonës që i intervistuar nga e përditshmja spanjolle Marca nuk ka përdorur lojëra fjalësh për të treguar ndjesitë e tij dhe idenë në kufijtë e normalitetit: “Jam gati të rrezikoj duke u infektuar, por dua të kthehem të luaj”.

“E them me ndërgjegjësim të plotë që rreziku do të jetë shumë i vogël, por edhe për solidarietet me ata që kanë luajtur për ne nga minuta e parë e që do të vazhdojnë kështu për shumë ditë”, shton Rakitic.

“Duhet të luajmë me masat e duhura të sigurisë, duke e ditur që nuk do të jetë asnjëherë 100% e sigurtë, për ne si për cdo punëtor tjetër. Mendoj që e kemi këtë borxh, duhet ti kthejmë shoqërisë atë që kemi marrë gjatë këtyre viteve, e nuk flas vetëm në terma ekonomikë: duhet të kthehemi të zbavisim njerëzit, sepse nuk flitet vecse për virusin.

Lexoj në këto ditë për dëmet ekonomike, për kalendarë, për rënie nga kategoria, por nuk lexoj asgjë për pasionin e njerëzve. Natyrisht, kur shoh sa milionë njerëz lëvizin rreth futbollit, taksat, vendet e punës.

Por nuk është vetëm kjo. Duhet të mundohemi ti zbavisim përsëri njerëzit me futbollin, duke i ofruar me kurajon e forcën tonë një suport të gjithëve”.

 

Real Madridi është i vetmi klub që nuk do të preket nga pandemia koronavirus

Periskopi.com Sporti

Capello e sheh Reali superfuqi në të gjitha aspektet, sa që s’mund t’i bëjë asgjë as një pandemi

Ish-trajneri italian Fabio Capello, fitues i dy ligave me Real Madridin, më 1997 dhe 2007, konsideron se “i vetmi klub spanjoll që nuk do të shkatërrohet” nga pandemia e koronavirusit është skuadra e Madridit, ndërsa sipas tij, Barcelona apo Atlético Madrid “do të vuajnë shumë”.

“Më duket se në Spanjë (ekonomikisht) skuadra e vetme që nuk do të shkatërrohet nga kjo pandemi është Real Madrid. Barcelona dhe Atlético do të vuajnë shumë”, tha Capello në një intervistë për gazetën italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Capello, 74 vjeç, trajnoi Real Madridin në dy faza të ndryshme, në vitet 1996/1997 dhe 2006/2007, të dy përfunduan me fitoren në Ligën Spanjolle.

Chelsea nuk ul pagat, por këshillon futbollistët: ‘Bëni bamirësi’

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka vendosur të mos u imponohet futbollistëve për uljen e pagës, siç rekomandohet nga Premier League, por u ka kërkuar anëtarëve të tij të bëjnë bamirësi gjatë kësaj periudhe të vështirë të emergjencës së Koronavirusit. Klubi londinez e njoftoi këtë vendim me një shënim në faqen e tij në internet.

“Për momentin – shkruhet në njoftim – nuk do të ketë ulje të pagave dhe këshilli drejtues u kërkoi lojtarëve që të përqëndrohen në mbështetje të kauzave bamirëse”.

Klube të shumta në Angli, përfshirë Arsenalin, Southamptonin, West Hamin dhe Watfordin, kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me lojtarët e tyre javët e fundit për një ulje ose shtyrje të pagave.

Sipas shtypit britanik, Chelsea fillimisht priste një ulje pagash prej rreth 10%, një masë ndjeshëm më e ulët se 30% e rekomanduar nga Premier League.

“Qëllimi ynë ishte gjetja e një marrëveshjeje – vazhdon klubi – në mënyrë që të ruajmë punën e stafit, të kompensojmë tifozët për biletat e shitura dhe të marrin pjesë në aktivitete bamirësie. Ne i jemi mirënjohës ekipit për ndihmën ndaj klubit në aktivitete bamirësie, veçanërisht përmes “PlayersTogether”, i cili mbështet Shërbimin Kombëtar të Shëndetit Britanik “.

Kjo nismë e lojtarëve të Premier League-s, që mori jetë në fillim të këtij muaji, synon të grumbullojë dhe shpërndajë fonde në organizatat bamirëse në mbështetje të shërbimit shëndetësor

Arsenali nga e hëna rikthehet në stërvitje

Periskopi.com Sporti

Futbollistët e Arsenalit do të mundin që nga e hëna të stërviten në terenin e tyre në Londër mirëpo me orare të ndryshme dhe në mënyrë individuale.

Po ashtu futbollistët kanë marrë shumë paralajmërime për këtë rikthim të tyre në stërvitje.

Një zëdhënës i klubit konfirmoi: “Lojtarët do të lejohen të hyjnë në fushat tona të stërvitjes në Londër Colney javën e ardhshme. Qasja do të jetë e kufizuar, do të menaxhohet me kujdes dhe distanca sociale do të mbahet në çdo kohë. Të gjitha ndërtesat e Colney mbeten të mbyllura. Lojtarët do të udhëtojnë vetëm, do të bëjnë stërvitjen e tyre individuale dhe do të kthehen në shtëpi.”

Kurse para disa ditësh Granit Xhaka, David Luiz, Nicolas Pepe dhe Alexandre Lacazette u paralajmëruan nga klubi për shkak që kishin thyer rregullat e izolimit.

Deputeti i LDK’së testohet për koronavirus

Periskopi.com Lajme

Kushërinj të deputetit të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në një prononcim për “Indeksonline”, deputeti Manaj ka konfirmuar se të prekur me Covid-19 janë disa familjarë të tij.

 

 

“Po, disa kushërinj të mi në Pejë. Ndërsa, unë para disa dite e kam bërë testin dhe kam rezultuar negativ”, ka thënë ai.

Ndryshe, Peja të enjten ishte qyteti me 26 raste të infektimit.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se vetëm dje janë shëruar 21 persona, mirëpo janë prekur 39.

“Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e nëntë (39) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e gjashtë (26) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: pesëmbëdhjetë (15) raste Katund i ri dhe njëmbëdhjetë (11) raste Pejë”, thuhet në njoftim.

Kosova tejkalon edhe Shqipërinë me numrin e të infektuarve, 703 deri më tani

Periskopi.com Lajme

Në Kosovë janë konfirmuar të premten edhe 34 raste të reja me koronavirus. Me këtë shifër, numri i të infektuarve në gjithë vendin shkon në 703. Kjo tregon se e ka tejkaluar edhe Shqipërinë me numrin e të infektuarve, e cila deri më tani ka 678.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) mbrëmë ka njoftuar se janë testuar 263 mostra të marra nga Klinika Infektive, nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Nga testimi i këtyre mostrave, 34 kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti nga Gjilani, Prizreni, Ferizaj, Rahoveci, Dragashi, Prishtina, Skenderaj, Malisheva dhe Zveçani.

“Sot më 24 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e katër (34) raste”, thuhet në njoftim.

Aty po ashtu bëhet e ditur se janë shëruar edhe tre pacientë, të cilët e çojnë në 162 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me shifrat e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 703. Deri tani, nëntëmbëdhjetë pacientë kanë humbur jetën.

Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, javën e kaluar në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.

Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, porse do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill

Futbollisti 23-vjeçar në gjendje të rëndë shkaku i koronavirusit, futet në terapi intensive

Periskopi.com Sporti

Të shumtë kanë qenë futbollistët e infektuar me Koroanvirus këtë periudhë, teksa pjesa më e madhe kanë arritur ta mposhtin këtë virus të tmerrshëm që po bën kërdinë në të gjithë botën.

Ndërkohë së fundmi, mediat raportojnë se futbollisti 23-vjeçar i Montpeljerit, Solomon Junior Samba është infektuar me COVID-19 është shtruar me urgjencë në spital, teksa bëhet me dije se ai është nën kujdesin intensiv të mjekëve pasi gjendja e tij është e rëndë. 23-vjeçari ka pasur fillimisht temperaturë, ndërsa më vonë vështirësi në frymëmarrje që e ka detyruar të kërkojë ndihmë të specializuar mjekësore.

junior-sambia-1586855036-36401

Sambia është pjesë e Montpellier që në verën e vitit 2017 dhe aktivizohet më shumë si zëvendësues. Këtë sezon ai ka zbritur në fushë në 17 ndeshje, 5 herë si titullar, me ekipin e parë.