Sulmi i Real Madridit në duar të Viniciusit e Assensios, po largohet edhe Benzema?

Periskopi.com Sporti

Siç duket, Real Madridi do të mbetet edhe pa shërbimet e sulmuesit francez, Karim Benzema, i cili nuk është i kënaqur me nivelin e “Los Blancos”, përcjell Periskopi.

Sipas prestigjiozes spanjoll, Marca, Benzema nuk do mendojë rinovimin e kontratës në rast se klubi nuk bën paraqitje të duhura në muajt në vijim.

Kontrata momentale i skadon në vitin 2022, por Reali dëshiron ta mbajë në “Santiago Bernabeu” së paku deri në vitin 2023.

Pas disa yjeve si Isco, Sergio Ramos, Marcelo, është edhe Karim Benzema ai që është duke konsideruar largimin nga Real Madridi.

Presidenti i Federatës Franceze komplimentoi Benzeman, reagim i çuditshëm nga sulmuesi

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit ka dhënë disa lëvdata për Karim Benzema.

Benzema tash e disa vite është jashtë kombëtares së Francës, pas disa incidenteve që zinin vend vite më parë.

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, shpeshherë ka kritikuar yllin e Real Madrid, por së fundmi ka dhënë komente pozitive për të.

La Graet ka thënë se Benz ka pasur sezonin më të mirë, kurse me këto komente është qeshur Benzema.

“Preferoj të qeshem”, ka shkruar Benzema mbi lajmin që flet për komentete e Le Graet.

Benzema ishte lideri i skuadrës së Real Madrid këtë sezon kur ‘Los Blancos’ arritën të fitojnë titullin e kampionit në La Liga. 

Leo Messi votohet vetëm si lojtari i dytë më i mirë në La Liga këtë sezon

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi përfundoi sezonin në La Liga me trofeun “Pichichi”, pasi realizoi 25 gola dhe kontriboi me 21 asistime.

Me ato 21 asistime në La Liga, ai theu rekordin në kampionatin spanjoll, që më herët mbahej nga Xavi, transmeton Periskopi.

Ai gjithashtu u bë lojtari i parë në histori të La Ligas që shënoi 20 gola dhe 20 asistime brenda një sezoni – një sukses që vetëm Thierry Henry e kishte arritur në top pesë ligat evropiane.

p1edmgf39j1gom1hd413b114sbt31h.jpg

Kur marrim parasysh se ai mungoi në pesë ndeshje për shkak të lëndimit, ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm për 33-vjecarin.

Sidoqoftë, zhgënjyese për argjentinasin është fakti se Barcelona u mposht në garën për titull nga Real Madridi.

Por ky nuk është lajmi i vetëm i keq për të.

Kjo pasi, sipas një sondazhi të krijuar nga “Marca”, ai është mposhtur edhe në garën për “Lojtarin e Vitit” nga Karim Benzema.

Sulmuesi francez shënoi 21 gola në ligë, teksa Reali fitoi titullin e parë në tri vite, teksa arriti 37% të votave, krahasuar me 31% të Messit.

Kapiteni i Benzemas, Sergio Ramos, doli i treti me 14% të votave. /Periskopi.com/

p1edmggqak1b9s1f68gc11m2tkf4j.jpg

Shantazhoi Valbuenën të paguante ose i publikonte videon me gruan, prokuroria proces kundër Benzemas

Periskopi.com Sporti

Në fushë gjërat shkojnë mirë e me golat e tij po udhëheq Real Madrid drejt titullit në Liga. Gabimet e të shkuarës janë ato që vazhdojnë ta torturojnë e tani Karim Benzema rrezikon procesin për cështjen e shantazhimit në dm të Mathieu Valbuena në 2015.

Sipas akuzës, në fakt, sulmuesi francez ka qenë ndërmjetës për shantazhuesit që kërcënonin se do të publikonin në Internet një video me drita të kuqe me protagonist ish-lojtari e Lion e një grua.

Hetimet kishin nisur si pasojë e denoncimit të prezantuar në qershor 2015 nga vetë Valbuena që kishte marrë disa telefonata anonime në kohën kur ishte i grumbulluar me Kombëtaren.

Mesfushorit i kërkoheshin 150mijë euro, duke e kërcënuar se do ti qarkullonin në rrjet një video hard që kishte xhiruar bashkë me shoqen. Drejtësia franceze dyshon se Benzema, i kontaktuar në atë kohë nga një mik i fëmijërisë i përfshirë nga banda, e ka nxitur ish-shokun e skuadrës të paguante.

Cështja bëri zhurmë të madhe në Francë, aq sa që nga ajo kohë, sulmuesi i Real nuk thërritet më me Kombëtaren.

Në dhjetor 2019, Gjykata e Kasacionit kishte vlerësuar hetimin e kontestuar nga Benzema e dy të akuzuar të tjerë, të cilët kishin apeluar për të kundërshtuar mënyrën si një agjent i policisë kishte kryer hetimet.

Benzema akuzohet për shantazh, kërkohet të paraqitet në gjykatë

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema është në telashe, kjo pasi ai po akuzohet për shantazh.

Prokurori i Versailles, ka kërkuar që Benzema të paraqitet në gjykatë lidhur me akuzat për shantazh ndaj ish bashkëlojtarit të tij, Mathieu Valbuena.

Benezema dyshohet që ka ndikuar tek Valbuena të paguajë kërkesat e personave që kishin një video me përmbajtje seksuale të tij.

Prokurori gjithashtu ka kërkuar që në gjykatë të paraqitet edhe Karim Zenati, shok i vjetër i Benzemas.

 

 

Benzema shpjegon asistin e artë, refuzon të flasë për Barcelonën

Periskopi.com Sporti

Karim Benzema ishte protagonisti i ndeshjes së mbrëmshme, teksa shpiku një asist të artë për Casemiro, që shënoi golin e vetëm ndaj Espanyol, duke mundësuar kryesimin e vetëm të La Liga-s, me dy pikë më shumë se Barcelona. Francezi foli pas ndeshjes për “Movistar”.

Asisti me thembër – “Ishte një veprim i mirë, por gjëja më e rëndësishme është goli prej tij. Asisti ishte i mirë, por Casemiro ka meritat kryesore, sepse shënoi. Janë tri pikë të arta për ne, në një fushë të vështirë, larg shtëpisë. Në fund fituam dhe jemi shumë të lumtur”.

Si ndodhi – “Ky është futbolli, gjërat më dalin vetvetiu. Nuk e kisha parë Casemiro, por e dija se ai po vinte pas meje dhe bëra atë veprim me thembër. Për fat rezultoi efikas dhe produktiv”.

Dy pikë avantazh nga Barça – “Janë dy pikë shumë të rëndësishme, që na qetësojnë disi. Nuk po them që nuk e shohim më Barcelonën, se nuk e kemi më rivalitetin e saj. Sigurisht që i shohim rivalët, por të gjithë jemi të përqendruar në punën tonë. Kanë mbetur edhe disa ndeshje për t’u luajtur, secila prej tyre është një finale për ne”.

A janë më mirë se Barcelona – “Unë nuk do të flas për Barcelonën. Ne jemi mirë dhe do të vazhdojmë kështu deri në fund”.

Në rrugën e duhur – “Finishi do edhe ca kohë. Çdo ndeshje e mbetur duhet fituar, nëse duam të fitojmë titullin. Kjo është rruga e duhur për ne”.

Nuk do ta besoni arsyetimin e David Luizit pas paraqitjes katastrofale kundër Man Cityt

Periskopi.com Sporti

David Luiz pranon përgjegjësitë e mbrëmjes së tij katastrofike.

“Nuk ishte faji i skuadrës, por imi. Trajneri është fantastik, të gjithë lojtarët luajtën shkëlqyeshëm, ishte thjesht faji im”, tha mbrojtësi i Arsenalit, shkaktar i golit të parë, penalltisë dhe kartonit të kuq kundër Cityt.

Por, braziliani gjen edhe alibinë, rinovimin e kontratës:

“Duhet të kisha marrë një tjetër vendim në dy muajt e fundit. Unë nuk e mora.

“Ka lidhje me kontratën time. Duhet të merrja një vendim për ta zgjidhur të ardhmen time sa më shpejt që të ishte e mundur, por nuk e bëra. Nuk dua ta përdor këtë si justifikim, sepse ishte faji im dhe ashtu është. Por unë e dashuroj të qenurit këtu. Unë dua të qëndroj”. /Periskopi.com/

Një jetë si ajo e Benzemas: I bën dhuratë 2.5 milionëshe vetes, 420 km/h shpejtësi

Periskopi.com Sporti

Karim Benzema nuk sheh shpenzime për të festuar rikthimin e Liga dhe pikërisht për këtë arsye i ka bërë vetes një dhuratë të bukur: një Bugatti Chrion Noire Sports.

Prodhuar në vetëm 500 ekzemplarë, makina është e njëjta që vetëm pak kohë më parë kishte blerë edhe Cristiano Ronaldo.

Kosta e dhuratës? ‘Vetëm’ 2.5 milionë euro e mund të kalojë 400 kilometra në orë.

Një bishë e vërtetë për asfaltin që i shtohet koleksionit të cmuar në garazhdin e sulmuesit të Real Madrid, që krenohej me një Ferrari, Audi e Lamborghini për një vlerë totale që kalon 6 milionë euro.

Benzema, përmes profilit të tij në Instagram, ka vendosur ti tregojë të gjithëve bukuroshen e re, me 1500 kuaj fuqi:

“E gjithë bota dëshiron të rinisë nga e para”, ka shkruar Benzema, për të dhënë të kuptojë se blerja është bërë për tiu dhënë një start të ri pas emergjencës Koronavirus. Duhet theksuar se makina është në gjendje të garantojë performanca impresionuese: nga 0-100 km/h në më pak se 2,5 sekonda e nga 0 në 300 km/h në më pak se 13,5 sekonda. /Periskopi.com/

 

View this post on Instagram

 

Tout le monde veut se refaire ☄️

A post shared by Karim Benzema (@karimbenzema) on

Benzema feston rifillimin e La Liga-s me një dhuratë 2.5 milionë euro

Periskopi.com Sporti

Karim Benzema nuk kursehet dhe për të festuar rifillimin e La Liga-s i ka bërë vetes një super dhuratë: një Bugatti Chrion Noire Sports.

Sa ka kushtuar? “Vetëm” 2.5 milionë euro dhe mund t’i kalojë 400 kilometrat në orë. Një bishë e vërtetë për asfaltin që i shtohet koleksionit të pasur të sulmuesit të Real Madrid, i cili zotëron edhe një Ferrari, Audi dhe Lamborghini, për një park makinash që i kalon 6 milionë eurot.

“Gjithë bota ka dëshirë të rifillojë”, ka shkruar Benzema në Instagra, një shenjë që tregon se blerja është bërë për një fillim të ri pas coronavirusit.

Makina mund të arrijë nga 0 në 100 km/h në 2,5 sekonda dhe nga 0 në 300 km/h në më pak se 13,5 sekonda.

View this post on Instagram

Tout le monde veut se refaire ☄️

A post shared by Karim Benzema (@karimbenzema) on

Nuk do ta besoni sa prekje i pati Benzema gjatë tërë ndeshjes së mbrëmshme kundër Man Cityt

Periskopi.com Sporti

Pep Guardiola u rikthye në punën e tij të zakonshme në “Bernabeu” përsëri.

Ish-trajneri i Barcelonës orkestroi një paraqitje brilante për Manchester Cityn, me kampionin e Premier Leagues që regjistroi një fitore 2-1 kundër Real Madridit, transmeton Periskopi.

Isco i kishte kaluar nikoqirët në epërsi pa meritë, por golat nga Gabriel Jesus dhe Kevin de Bruyne ia siguruan fitoren “Qytetarëve”.

Benzema in action

Sa i përket Karim Benzemës, epo, sa më pak të themi aq më mirë.

Francezit iu prit një goditje me kokë në pjesën e parë dhe ky ishte kontributi i tërë i tij për “Los Blancos”.

Benzema pati, në fakt, vetëm 18 prekje përgjatë tërë takimit në fushë, ku qëndroi për 90 minuta.

Kjo është një mesatare prej një prekjeje çdo pesë minuta. Benzema njihet si lojtari kyç më kreativ i Realit, gjë që demonstron sa i mirë ishte City në mbrojtje. /Periskopi.com/

Karim Benzema vazhdon bashkëpunimin me Real Madridin deri më 2022

Periskopi.com Sporti

Agjenti i Karim Benzemas, Karim Djaziri ka konfirmuar sot (e mërkure) në Radio Montecarlo se sulmuesi ka vazhduar kontratën me Real Madridi deri në vitin 2022.

Mediumi kishte zbuluar një gjë të tillë më 21 shkurt, derisa kjo gjë u konfirmuar tani edhe nga agjenti i tij që ka pohuar se marrëveshja e re është arritur.

“Ne kemi arritur marrëveshje me Real Madridi për vazhdimin e bashkëpunimit deri në viti 2022”, ka thënë Djaziri.

“Ai është në dashuri me Real Madridi edhe pse në vazhdimësi në zemrën e tij është edhe Lyoni. Që kur ka filluar të luajë, Lyoni ishte klubi i tij”, ka shtuar më tej ai.

Benzema e nënshkroi kontratën e tij të re para paraqitjes së 100-të për Los Blancos në Ligën e Kampionëve.

Ai ka shënuar 52 gola për madrilenët në këtë garë, ndërsa para se të arrinte në Bernabeu kishte shënuar 12 sosh në 19 paraqitje për skuadrën franceze.

E konfirmuar: Karim Benzema në Madrid deri më 2022

Periskopi.com Sporti

Gjithçka e konfirmuar.

Karim Benzema dhe Real Madrid do të qëndrojnë të lidhur edhe për një vit tjetër.

Sulmuesi francez mësohet të kerë rinovuar me “Los Blancos” deri në vitin 2022.

Lajmi i bujshëm është raportuar nga media spanjolle “AS”, që sqaron gjithashtu se si bomberi, duke ndjekur politikën e klubit ka zgjatur me një tjetër vit marrëveshjen e tij që skadonte në vitin 2021.

Kështu të dy palët kanë nisur tashmë angazhimin e tyre të rishikuar në kohë, ndonëse mësohet se lajmi do të njoftohet zyrtarisht vetëm në përfundim të sezonit.

Benzema dëshmoi edhe këtë vit se është një armë vendimtare për ekonominë e skuadrës, duke udhëhequr “Los Blancos” me golat dhe asistet e tij.

Karim Benzema rinovon me Realin deri më 2022

Periskopi.com Sporti

Kohë rinovimesh në shtëpinë e Real Madridit.

Drejtuesit e Los Blancos kanë nisur nga puna për të vazhduar bashkëpunimin me Karim Benzema.

Sipas lajmeve që raporton AS, sulmuesi francez dhe presidenti i Realit, Florentino Perez janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për të zgjatur edhe me 2 vite bashkëpunimin aktual.

Karim Benzema i cili sapo ka mbushur 32-vjeç, është nën kontratë me Los Blancos deri në vitin 2021 por marrëveshja e re do të skadojë në 2023-in kur Benzema të ketë mbushur 35-vjeç dhe gjasat janë që ai ta mbyllë karrierën te Reali i Madridit.

Pavarsisht moshës në dy sezonet e fundit Benzema ka treguar që është një pikë referimi në sulmin e Realit teksa ka arritur të shënojë edhe 46 gola.

Benzema: Nuk jam legjendë

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema insiston që nuk është legjendë e klubit, pavarësisht që shënoi 50 gola në Ligën e Kampionëve.

31-vjeçari dje arriti të shënoi dy gola dhe të bëj një asistim në fitoren e thellë ndaj Galatasaray me rezultat 6-0.

Francezi arriti t’ia thyej rekordin legjendës së klubit Alfredo di Stafeno, por ka thënë se nuk është legjendë e klubit, transmeton KosovaPress.

“Kemi shënuar gola, luajtëm mirë dhe nuk pranuam gola. Ishte festë e madhe me tifozët. Nuk jam legjendë. Kur nënshkrova me klubin, nuk mendoja se të arrija në këtë pikë, andaj jam i lumtur. Provojë të ndihmoj klubin dhe të jem në formën më të mirë, dua të vazhdojë t’iu ndihmoj”, deklaroi ai.

Benzema gjithashtu foli edhe për dy bashkëlojtarët në sulm Rodrygo dhe Eden Hazard.

“Rodrygo është shumë i mirë, nuk frikësohet. Luan dhe më pëlqen kur shoh një djalë të ri që luan në atë mënyrë. Ndërsa për Hazard, është lojtar i mirë dhe lidhja jonë është shumë e mirë. Pas pak kohe do të shihni çfarë mund të bëj”, përfundoi ai.

“Los Blancos”, janë në vendin e dytë në grupin A me 7 pikë, pesë me pak se lideri PSG që ende nuk ka pësuar ndonjë gol në Ligën e Kampionëve.

Ky është Benzema që e njohim të gjithë – shënon dy gola tipik dhe i jep Real Madridit epërsi 2-0 kundër Levantes

Periskopi.com Sporti

Karim Benzema i ka dhënë epërsinë e parë Real Madridit në ndeshjen kundër Levantes në minutën e 25-të.

Dani Carvajal krosoi në zonë nga krahu i djathtë, duke gjetur për mrekulli sulmuesin francez në zonë, i cili shënoi me kokë.

Shikoni golin më poshtë.

 

Benzema realizoi edhe golin e dytë gjashtë minuta më vonë, pas asistimit nga Rodriguez.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Më në fund Reali merr frymë lirshëm, goli fantastik me kthim i Benzemas i shliron fansat në ‘Bernabeu’

Periskopi.com Sporti

Real Madridi më në fund ka kaluar në epërsi si nikoqir i Valladolidit në kuadër të La Ligas.

Karim Benzema është ai që ka shënuar një gol fantastik me kthim në minutën e 82-të.

Pasi u shërbye në zonë, francezi ndali për mrekulli topin, para se të shënonte me të parën duke e zënë portierin kundërshtar në befasi.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Real Madridi në epërsi kundër Celtas – asiston i harruari Bale, shënon Benzema

Periskopi.com Sporti

Real Madridi ka kaluar në epërsi si mysafir i Celta Vigos në javën hapëse të sezonit në La Liga.

Karim Benzema ka shënuar nga afërsia, pas asistimit nga njeriu i cili pritej të largohej nga “Bernabeu” këtë verë, Gareth Bale.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

”Benzema është sulmuesi më i mirë në botë”

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi francez Andre-Pierre Gignac ka thënë se Karim Benzema është ‘më i miri në botë’.

31-vjeçari pati jo pak momente të vështira në karrierën e tij, por këtë sezon duket se është ringjallur.

Sezoni 2017/18 ishte një nga më të dobëtit në karrierën e Benzema, pasi ai shënoi vetëm pesë gola në La Liga, transmeton Periskopi.

Image result for Gignac Benzema

Ky edicion ka qenë diçka më mirë për të, pasi ka shënuar 27 gola në 49 paraqitje.

“Në Toulouse, isha 23 vjeç dhe një rival [ndaj sulmuesve më të mirë të ligës]”, tha Gignac për L’Equipe, teksa kujtonte kohën kur luante në Ligue 1 bashkë me Benzeman.

”E mbarova sezonin me shtatë gola përpara Karim Benzemas, i cili do të nënshkruante për Real Madridin në atë kohë. Është mirë për mua, sepse Karim mbetet sulmuesi më i mirë në botë”, shtoi ai. /Periskopi/

 

Penallti për Realin, ja çka bën Benzema (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Real Madrid ka kaluar në epërsi pak para fundit të pjesës së parë ndaj Levantes. 

Benzema shëndrroi në gol penalltinë e fituar pas prekjes me dorë nga ana e lojtarit vendas.

Ndiqeni golin. /Periskopi/

Arsyeja e pabesueshme pse Barcelona refuzoi nënshkrimin me Benzeman në vitin 2008

Periskopi.com Sporti

Le të kthehemi në vitin 2008 dhe të kujtojmë kur Barcelona ishte pranë nënshkrimit me sulmuesin aktual të Real Madrid, Karim Benzema.

Përpara sezonit 2008/09, Pep Guardiola ishte zyrtarizuar si trajner i ri dhe një nga kërkesat e tij të para në bord ishte një sulmues i ri.

Karim Benzema, i cili luajti për Lyon në atë kohë, ishte një nga ato objektivat e transferimit. Në fakt, Benzema ishte objektivi kryesor i transferimit. Ai kishte një rekord mbresëlënës të golave ​​në klubin francez, kështu që Barça ishte shumë e interesuar ta sillte në ekip, raporton Periskopi.

image: PA

Gjigandët katalanas kishin Samuel Eto’o në atë kohë, por Guardiola vendosi që kamerunasi nuk ishte i prerë për rolin.

Sekretari teknik i Barcelonës në atë kohë, Txiki Begisristain, ishte përgjegjës për negociatat dhe shkoi për të vizituar shtëpinë e lojtarit në Lyon për të provuar dhe bindur atë për një transferim.

Sidoqoftë, ai takim nuk shkoi siç ishte planifikuar fillimisht.

Është raportuar nga e përditshmja spanjolle Marca se Begisristain nuk ishte i bindur nga mënyra e të folurit me të, duke përmendur se Benzema nuk bënte kontakt me syrin kur fliste.

U vendos që klubi të mos nënshkruante me sulmuesin, pasi kishte rrezik që ai të bëhej problematik dhe përshtatja e tij nuk do të ishte e lehtë.

Kësisoji, Barça transferoi David Villan dhe rivali i përbetuar Reali i mori Benzeman. /Periskopi/