Grushta e kacafytje në zhveshtore te Kolumbia: James kapet me bashkëlojtarë pas turpit kundër Ekuadorit

Periskopi.com Sporti

Kolumbia po jeton një moment futbollistik të komplikuar. 2020 u mbyll për Cafeteros me dy humbje, të dyja shumë të rënda, në ndeshjen e kualifikimit për Katar 2022.

Por nëse të humbasësh 3-0 kundër Uruguay mund të qendrojë, është shumë më e papranueshme për një skuadër si ajo kolumbiane të pësojë 6 nga Ekuadori.

E në qendër të kritikave përfundoi tekniku Queiroz, që akuzohet se nuk ka ditur të marrë në kontroll një organikë që ka individualitete të rëndësishme si James Rodriguez. Por pikërisht fantazisti i Everton është në qendër të ciklonit për përplasjen fizike në dhomat e zhveshjes.

AS shpjegon se Javier Hernández Bonnet, drejtori i programit Blog Deportivo të Blu Radio, ka rrëfyer për një përballje të ashpër mes lojtarëve pas humbjes së turpshme me Ekuador.

Një përplasje pa goditje të ndaluara që përfshiu lojtarë të rëndësishëm. “Brenda kombëtares ka grupe lojtarësh janë kundër njëri-tjetrit. E ka patur episode ku janë vënë në përdorim duart. Dihet që ka ndodhur, por nuk tregohen emrat. Ishte një lojtar që ka kapur për fyti një tjetër. Flasim për dy lojtarë të nivelit ndërkombëtar”.

Akuza të rënda, që federata kolumbiane ka shpejtuar ti mohojë. Por kjo nuk ka penguar që ngjarja të bëhet cështje shtetërore. Dikush ka arritur të mësojë emrat e dy lojtarëve të përfshirë në përplasje, që sipas Caracol Radio janë pikërisht James Rodriguez e Jefferson Lerma, mesfushor i Bournemouth.

E për të mos munguar asgjë, edhe Queiroz i hedh benzinë zjarrit në një kaos total. AS shpjegon se tekniku i ka kërkuar lojtarëve nëse kanë ndonjë problem me të, duke treguar vullnetin për tu bërë mënjanë.

Pornostarja e njohur, Kendra Lust i dërgon mesazh Jamesit pas lëndimit të tij në testikuj

Periskopi.com Sporti

James Rodriguezit i është uruar shërim i shpejtë nga lëndimi në testikuj, nga ylli i filmave pornografik, Kendra Lust.

Mesfushori i Evertonit u dëmtua keq pasi mori një goditje në testikuj, pas një përplasjeje me Virgil van Dijkun më herët këtë muaj, transmeton Periskopi.

Rodriguez luajti me dhimbje në ndeshjen tjetër të Evertonit, por sipas gazetës spanjolle ”Marca”, ai ka pasur probleme nga goditja që prej atëherë.

Mirëpo, derisa ne të tjerët vështirë se do të merrnim simpati nga miqtë më të ngushtë apo familja në rrethana të tilla, James ka marrë mesazhe urimi për shërim nga Lust.

Duke i komentuar një postimi të Jamesit në Instagram, Kendra komentoi: ”Ouch! Shpresoj se je mirë.” /Periskopi.com/

Arsene Wenger dhe James në mënyrë perfekte e shpjegojnë si dhe pse futbolli ia ka kthyer shpinën Mesut Ozilit

Periskopi.com Sporti

Mesut Ozil është sigurisht një prej futbollistëve më të natyrshëm të gjeneratës së tij.

Mirëpo, gjashtë viteve pas lavdisë me Gjermaninë në Brazil, ai është shndrruar në një figurë frustruese që zakonisht hidhet në diskutim kur ka të bëjë me dicka negative për t’u folur, transmeton Periskopi.

Ndoshta, ai përflitet më së shumti për faktin se fiton një pagë prej 400 mijë euro në javë, të cilën është larg ta arsyetojë me paraqitjet e tij në fushë.

Por a ka ndryshuar vërtetë Ozili nga koha kur dominonte fushën, apo ka ndryshuar bota rreth tij?

Epo, Arsene Wenger duket se e di përgjigjen.

”Mënyra si po ecën futbolli për momentin, është kundërpresing i shpejtë, tranzicion i shpejtë dhe të gjithë luajnë njejtë. Kjo i ka përjashtuar lojtarët si Ozil.”

Nuk është vetëm Wenger ai që beson dicka të tillë. James Rodriguez së fundmi ka dhënë mendimin e tij rreth cështjes së mesfushorëve si gjermani.

”Tani të gjithë luajnë 4-4-2 ose 4-3-3. Vështirë se ndonjë fëmijë dëshiron të jetë 10sh, sepse tani nuk ka të tillë dhe 10shat lihen jashtë nga trajnerët sepse ata duan vetëm lojtarë të shpejtë, të cilët kanë aftësi 1 kundër 1.

”Të tillë që mund të vrapojnë dhe luajnë në mesfushë. E rëndë është që fëmijët nuk duan të jenë 10sha më, sepse 10shi nuk shfrytëzohet më. 15, 20 vite më parë të gjithë dëshironin të ishin 10sha, por tani është më e komplikuar,” ka thënë mesfushori i Evertonit. /Periskopi.com/

Rodriguez ia sheh hajërin largimit nga Real Madridi, fiton menjëherë zemrat e tifozëve – ja çfarë i bëjnë në rrugë

Periskopi.com Sporti

Largimi nga Reali i Madridit, për të kaluar te Evertoni, duket se ka qenë vendimi më i mirë për futbollistin kolumbian James Rodriguezit.

Ky i fundit prej kohësh qëndronte në stolin te skuadra madrilene dhe për këtë arsye vendosi t’i bashkohej ish-trajnerit Carlo Ancelottit te Evertoni.

Aventura te skuadra angleze ka nisur në mënyrë shumë të mirë, teksa pas paraqitjes së shkëlqyer në ndeshjen e parë debutuese, kolumbiani ia doli të gjejë rrugën e rrjetës ditën e djeshme në fitoren 5-2 të Evertonit ndaj ËBA.

Me afrimin e Jamesit, duket se janë shumë të gëzuar edhe tifozët e Evertonit. Këta të fundit e kanë ndalur në rrugë lojtarin, ndërkohë që ishte duke udhëtuar me makinën e tij dhe i kanë dhuruar një shishe uiski. Diçka e veçantë kjo për lojtarin, pas vështirësive që kaloi, ndërkohë që e pranoi menjëherë dhuratën e tifozëve.

Zyrtare: James Rodriguez kompleton transferimin tek Evertoni

Periskopi.com Sporti

Evertoni e ka transferuar mesfushorin kolumbian, James Rodriguez nga Real Madridi për 22 milionë euro.

29-vjecari iu bashkohet ‘Toffees’ duke nënshkruar kontratë dy-vjecare, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit, transmeton Periskopi.

Ai i ishte bashkuar Real Madridit nga Monaco në vitin 2014, pasi fitoi ‘Këpucën e Artë’ në Kupën e Botës në Brazil atë verë.

Rodriguez, i cili po futej në vitin e fundit të kontratës me kampionin spanjoll, luajti 14 herë për skuadrën e Zinedine Zidane sezonin e kaluar. /Periskopi.com/

James largohet nga Reali edhe atë me një shifër qesharake

Periskopi.com Sporti

James Rodriguez nuk do ta zgjasë më te Real Madrid. Tashmë nuk është vetëm Zinedine Zidane ai i cili nuk e preferon, por edhe presidenti Florentino Perez.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, vjet ishte i gatshëm të investonte fuqishëm për mesfushorin kolumbian, por ky i fundit shpresonte për një rikthim pozitiv në Madrid. Gjërat nuk shkuan mirë dhe tashmë ai duhet të largohet.

Duke marrë parasysh krizën e koronavirusit, Real Madrid kërkon vetëm 25 mln euro për ish-yllin e Monacos. Problemi që klubet e interesuara kanë është rroga e tij, mbi 10 mln euro në sezon.

Shpërthen legjenda kolumbiane: Po të isha James, do t’i dërgoja Zidanes një mu* për ta ngrënë

Periskopi.com Sporti

Faustino Asprilla, ish-sulmuesi i kombëtares së Kolumbisë, doli edhe një herë në mbrojtje të James Rodríguez dhe kritikoi Zinedine Zidane, që nuk po ia jep mundësinë mesfushorit për të luajtur sa duhet te Real Madridi: “James nuk është i papërgjegjshëm. Ai stërvitet çdo ditë njësoj si të gjithë. Trajnerët thonë të njëjtën gjë, “jemi të gjithë njëlloj në një skuadër”, për të motivuar zëvendësuesit. Kuptohet, çdo trajner ka 3 ose 4 lojtarë të tij të preferuar, kjo ndodh gjithmonë.

Ka lojtarë që vijnë nga poshtë te Real Madridi dhe nuk preferohet krygolashënuesi i një Kupe Bote. James Rodriguez është poshtë Mariano, nuk e di si ta ustifikoj këtë… Zidane duhet t’i respektojë lojtarët sipas meritave që kanë. James po tregon shumë durim në këtë situatë, po të isha unë do t’i dërgoja Zidane një mu* për ta ngrënë. Këtu nuk flitet më për fisnikërinë e James, por atë që meriton trajneri i tij”.

Fakt është se James Rodríguez nuk figuron ende në planet e Zinedine Zidane, megjithë fjalët pozitive të trajnerit francez se kolumbiani është stërvitur mirë: “Unë do të mbështetem tek ai, sepse po stërvitet mirë. Le të shohim kur duhet të luajë. Ka shumë rivalitet në rolin e tij. Është e vërtetë që nuk ka luajtur shumë…” Përkundër momentit të keq që James Rodríguez po kalon te Real Madridi, Faustino Asprilla vazhdon ta lavdërojë “10” e Kolumbisë.

Rivali i përbetuar i Real Madridit i bindur se do ta transferojë James Rodriguezin

Periskopi.com Sporti

James Rodriguez pritet shumë shpejt të largohet nga Real Madridi.

Drejtori sportiv i Atletico Madridit miguel Angel Gil Marin ka thënë se ata janë duke pritur Reali për të marrë një vendim rreth të ardhmes së kolumbianit.

“Unë e di se shumë tifozë të Atletico Madridi do ta donin atë”, tha fillimisht ai.

“Përveç kësaj, duke folur me disa lojtarë, ata besojnë se ai do të sjellë atë cilësi të veçantë dhe kjo është e mirë për ne.

“Gjithashtu unë e di që trajneri ynë i pëlqen atij, James nuk dëshiron të vazhdoj me Realin e as Reali me James kështu që jemi në pritje”, përfundoi ai.

Luajti për Real Madridin dhe Bayern Munichun – James ka ulur standardet me klubin e ri

Periskopi.com Sporti

Ylli i Kombëtares së Kolumbisë, James Rodriugez, do të largohet nga Real Madrid, për t’iu bashkuar Napolit në Serie A.

Siç raporton “Il Mattino”, skuadra nga Serie A po punon për të përfunduar detajet e fundit, para se James të zyrtarizohet, transmeton Periskopi.

27 vjeçari te Napoli, do të gjejë edhe Carlo Ancelottin, me të cilin ka punuar te Real Madrid dhe Bayern Munich.

Gjatë karrierës së tij, James ka veshur edhe fanellën e Banfield, Portos dhe Monacos. /Periskopi.com/

James gjithmonë e më afër Napolit

Periskopi.com Sporti

James Rodriguez është gjithmonë e më afër transferimit të tij në Napoli.

Klubi italian, Napoli është gati për ta mirëpritur kolumbianin.

Gazetat italiane kanë shkruar për James se ai është një mostër, mirëpo i nevojitet Ancelotti, transmeton KosovaPress.

Napoli këtë sezon pos James ka mirëpritur tre kolumbian të tjerë: Armero, Ospina dhe Juan Camilo Zuniga.

James ka luajtur si huazim gjatë dy sezoneve në Bayer Munich dhe tash pritet të luaj te klubi italian, Napoli.

Ende nuk dihet e ardhmja e James Rodriguez

Periskopi.com Sporti

Futbollisti kolumbian, James Rodriguez është njëri nga lojtarët që Juventus dëshiron të transferojë gjatë merkatos së verës.

Në fillim të këtij sezoni, ai kishte probleme me trajnerin  e Bayernit, Kovac dhe drejtorin sportiv, Salihamidzic dhe u flit që bavarezët nuk do ta blejnë kartonin e tij.

Por, tani sipas Tuttosport, Bayerni ka rregulluar marrëdhëniet me lojtarin dhe dëshiron ta blejë atë.

Kjo ia vështirëson punët Juventusit. Po ashtu ka mundësi që Reali ta rikthej atë në fund të sezonit por shanset janë shumë të vogla.

Historia interesante e James Rodriguez, futbolli i erdhi ‘dhuratë’ nga karteli i Medellinit – i udhëhequr nga Pablo Escobar

Periskopi.com Sporti

James Rodriguez i detyrohet një prej mafiozëve më të njohur të vendlindjes lidhur me gjenezën e tij si një lojtar profesionist.

Njeriu i cili e ftoi Jamesin në kohën kur ai ishte 14 vjeç në skuadrën e Envigados ka qenë një prej krerëve më të famshëm të karteleve të Pablo Escobarit, Gustavo Upegui.

Këtij të fundit talenti i jashtëzakonshëm i James Rodrigez i ka bërë mjaft përshtypje për një fëmijë të moshës 11- vjeçare, shkruan Periskopi.

Në atë kohë, Upegui e fton kolumbianin në stërvitjen e skuadrës së Envigados. Në moshën 14-vjeçare ai ia doli mbanë më së miri të përfundonte startin e tij si lojtar profesionist. Menjëherë pas kësaj, kolumbiano u vlerësua si një prej talenteve më të mirë botërorë, duke tërhequr interesin e shumë klubeve të nivelit të lartë.

Pikërisht në momentin kur kolumbiani ishte në hollin e yjeve, për kreun e njohur të mafies, Gustavo Upegui, kishte ardhur fundi, pasi në vitin 2006 ai u qëllua nga policia kolumbiane, duke humbur talentin e vetëm të cilin ai e rriti në rrugën e duhur për ta bërë atë një nga lojtarët më të mirë të futbollit, si dhe një yll i cili është i etur për tituj.

Pas disa kohësh, babai i James, Huan Carlos, ka zbuluar se nga çdo person tjetër, Upegui ishte i vetmi që besoi në familjen Rodriguez dhe në talentin e djalit të tyre, i cili u bë një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit evropian, transmeton Panorama.

James u bashkua me Bayernin për 47 milionë euro, pasi u largua nga Real Madridi dy vite më parë. /Periskopi/

James Rodriguez drejt Real Madridit

Periskopi.com Sporti

Juan Carlos Restrepo, i cili është kujdestari apo babai jo-biologjik i James Rodriguez, beson se reprezentuesi kolumbian mund të kthehet në Real Madrid.

Mesfushori kolumbian aktualisht është duke hyrë në gjashtë muajt e fundit të një marrëveshjeje huazimi prej dy sezonesh në Bayern Munich.

Bavarezët kanë mundësinë e blerjes përfundimtare prej 35 milionë euro për ta nënshkruar atë përgjithmonë, por si duket nuk do ta shfrytëzojnë atë dhe lojtari mund të kthehet të Mbretërit.

“Nuk e di për të ardhmen e tij, mund të ofrohen shumë oferta, por e di që ai pëlqen të jetë në Munich”, ka thënë fillimisht Restrepo për Marca.

“Ai është i lumtur, është shumë i motivuar dhe po punon me të vërtetë, ai është në një mjedis ku ekziston një nivel i lartë i lojës dhe fizikisht ai është mirë”.

“Është për të ardhur keq që ai nuk është aktualisht në Madrid sepse ai është klubi që ai do, edhe pse ai ka gëzuar shumë momente të bukura në atë klub”.

“Ai është një tifoz i klubit dhe ata qëndrojnë në zemrën e tij, kështu që në atë bazë ai do të jetë i hapur për një rikthim nëse gjërat shkojnë në atë drejtim”.

“Madridi ka të drejtat e tij dhe duhet të vazhdojë të luajë mirë, kush e di? Do të ishte e mundur të rikthehet”, përfundoi babai i Rodriguezit./Periskopi/

Refuzon Arsenalin për këtë skuadër

Periskopi.com Sporti

Ylli kolumbian nuk dëshiron të ndërrojë skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

James Rodriguez pëlqehet nga disa skuadra të mëdha në Evropë, por duket se ai nuk ka ndërmend të largohet nga Bayern Munich të paktën deri në fund të stinorit, transmeton Periskopi.

Kolumbiani është në huazim nga Real Madridi dhe palët ende nuk janë dakorduar për të ardhmen e futbollistit.

Duke e parë këtë situatë, Arsenali ka tentuar ta transferonte gjatë janarit, pasi trajneri Unai Emery e sheh Jamesin si një zëvendësues ideal të Mesut Ozil.

Por ESPN raporton që 27-vjeçari dëshiron ta mbyll sezonin me Bayernin e më pas të shikojë se ku do të luajë në edicionin e ardhshëm.

James ka qenë startues për Bayernin në vetëm shtatë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon./Periskopi/

James Rodriguez mërzitet te Bayerni

Periskopi.com Sporti

James Rodrigez përbën një çështje të nxehtë në Gjermani. Bayerni është gati të paguajë 42 milionë euro për ta blerë përfundimisht nga Reali.

Por trajneri Niko Kovac nuk po e aktivizon rregullisht kolumbianin dhe kjo situatë duket se nuk e kënaq mesfushorin.

Ai është ankuar shpesh, edhe sepse tekniku komunikon në gjuhën sllave.

Jorge Mendez po mendon ta largojë Rodigezin në një destinacion të ri.

Sipas raportimeve të “Bild”, klubet që duan shërbimet e tij duhet të paguajnë 60 milionë euro.

Raportet mes menaxherit Mendez dhe Juventusit janë të mira, mjaftojnë të kujtojmë transferimin e Cristiano Ronaldos.

Kolumbiani gjithashtu ka qenë një objektiv i vjetër i italianëve dhe një kalim në Itali është mëse i mundur

Juventus do ta priste “krahëhapur” për ti dhënë një marsh tjetër ekipit.

Tjetër yll i Real Madridit akuzohet për evazion fiskal në Spanjë

Periskopi.com Sporti

Sa shkon e rritet numri i futbollistëve që kanë thyer ligjin teksa luajnë apo kanë luajtur në klubet spanjolle.

Organet e drejtësisë në Spanjë vazhdojnë të kenë telashe me futbollistët.

Këtë radhë, në shënjestrën e tyre është vënë futbollisti kolumbian James Rodriguez, aktualisht i huazuar te Bayern Munchen nga Real Madridi.

Sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo”, futbollisti i detyrohet institucioneve tatimore 11.6 miliionë euro.

Sipas organeve fiskale spanjolle, James Rodriguez mashtroi në vitin 2014 kur kaloi te Real Madridi, pasi u deklarua jo rezident në Spanjë, ndërkohë që shifra e fshehur nga e drejta e imazhit arrin në vlerën e 6.35 milionë eurove.

Duke përllogaritur edhe gjobën e interesin, shuma totale e evazionit të kryer është në masën e 11.6 milionë eurove, që përbën një nga shifrat më të rëndësishme që është fshehur nga një futbollist i Ligës Spanjolle.

Ky është lojtari i cili përfiton më së shumti nga largimet e Zidane dhe Ronaldos nga Real Madridi (Foto)

Periskopi.com Sporti

James Rodriguez mund të rikthehet te Real Madridi

Gazeta spanjolle ‘Marca’ ka bërë të ditur që James kërkon rikthimin në ‘Santiago Bernabeu’ dhe këtë gjë e ka aprovuar edhe trajneri i ri i Los Blancos, Julen Lopetegui, transmeton Periskopi.

Kolumbiani u largua edicionin e kaluar për te Bayern Munich pas problemeve që kishte me Zidane.

Ai është i huazuar për dy sezone te gjermanët, por ka shprehur dëshirën që të rikthehet këtë verë te Reali.

James shpreson se me largimin e Ronaldos dhe Zidane ai mund të ketë tani një vend në formacionin startues të Julen Lopeteguit. /Periskopi/
Image result for james rodriguez real madrid

Anglia kundër Kolumbisë, sa janë gjasat e ekipit latin të eliminojë Tre Luanët

Periskopi.com Botërori 2018

Katër vite më parë, Kolumbia çerekfinalen e ka parë përmes televizionit pasi në 1/8 final ishte eliminuar nga Brazili pas një humbje minimale 2-1.

Gjashtë gola botërorin e kaluar ai u shpall si golashënuesi më i mirë. Gjithashtu goli i shënuar kundrejt Uruguayt u zgjodh si më i miri në kampionat – bëhet fjalë për yllin e Bayern Munich, James Rodriguez.

Cila është fuqia e Kolumbisë?

Vetëm shtatë paraqitje në kupat botërore, Rodriguez ka shënuar gjithsej gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asistime. Ai është 26-vjeçar, dhe është i gatshëm të jap gjithçka për vendin e tij.

Po ashtu edhe Juan Cuadrado i cili shpërtheu përball Polonisë shquhet për teknikën e tij të jashtëzakonshm. Duke përdorur shkathtësitë dribuluese, mesfushori i krahut të Chelseas gjithmonë është i rrezikshëm në zonën e penalltive, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.

Dobësia e Kolumbisë

Portieri i Arsenalit, David Ospina në shumë ndeshje është treguar vendimtar për përfaqësuesen kolumbiane. Por, ka disa vrima në portën e tij, ku Anglia mund t’i shfrytëzojë.

Nga kornerët dhe topat e gjatë duke i pafuqishëm për të kapur topat, dhe një Angli me lojtarë të fortë fizikisht mund të shfrytëzojnë këto dobësi./Periskopi/

 

Flet James Rodriguez, sqaron të ardhmën e tij

Mesfushori kolumbian i Real Madrid, James Rodriguez ka folur për të ardhmën e tij.

Periskopi.com Sporti

Rodriguez ka kohë që është duke u lidhur me një largim të mundshëm nga Santiago Bernabeu.

Ai pas ndeshjes me Sevillan, e ka konfirmuar se do të qëndrojë në Real Madrid.

James shënoi dy gola në ndeshjen e sotme ndaj Sevillas në kuadër të Copa Del Rey. /Periskopi/

 

Real Madrid në epërsi ndaj Sevillas (Video)

Real Madrid ka arritur të shënojë golin e epërsisë kundër Sevillas.

Periskopi.com Sporti

Ishte kolumbiani James Rodriguez i cili shënoi një perlë të bukur në minutën e 11’. /Periskopi/

https://twitter.com/MadridSports_/status/816743308718391297?ref_src=twsrc%5Etfw