Në vend të ushtrimeve zgjedhë t’i rregullojë flokët, Isco shkon viral në rrjet

Periskopi.com Sporti

Shumë njerëz mbetën të befasuar me inkuadrimin në lojë në ndeshjene e Real Madridit ndaj Getafes, kjo për shkak se trajneri Zidane nuk po ia jep hapëisrëne duhur, shkruan Periskopi.

Spanjolli me sa duket ishte në nxitim për të dalë në fushë, mirëpo flokët e tij ia vështirësuan edhe më shumë inkuadrimin, rregullimi i të cilave ia mori një minutë e 20 sekonda të plotë.

Isco kohët e fundit ka ndryshuar ‘look’ duke mbajtur flokë të gjatë, por mbajtja e tyre nuk është aq e lehtë sa mendohet, së paku jo për spanjollin.

Shihni videon. /Periskopi

Isco në hall: Tre muaj pa startuar, asnjë ekip nuk interesohet për të

Periskopi.com Sporti

Siç duket mesfushori spanjoll, Isco nuk është më shumë i dëshiruar për trajnerin Zizu, i cili nuk i ka dhënë hapësirën e duhur, shkruan Periskopi.

Megjithatë, sipas raportimeve Isco nuk është në mesin e tyre. Pasi kanë kaluar tre muaj pa filluar një ndeshje në LaLiga dhe ka luajtur vetëm 13 minuta në Ligën e Kampionëve me Real Madrid, është e drejtë të thuhet se Zidane nuk i beson ish-mesfushorit të Malagas.

Disa vjet më parë, klubet evropiane ishin hedhur në sulm për shërbimet e tij, megjithatë në janar të vitit 2021 nuk ishte kështu.

Spanjolli ishte në dispozicion këtë dimër, qoftë në huazim ose si një shitje e përhershme, dhe telefoni nuk ra asnjëherë për të.

Konfirmohet nga agjenti: Isco nuk dëshiron më të luajë për Real Madridin

Periskopi.com Sporti

Agjenti i yllit të Real Madridit, Isco, ka konfirmuar se lojtari dëshiron largimin në afatin e janarit.

Ka spekulime që spanjolli mund të largohet, meqenëse nuk është i lumtur me minutazhën momentale që i ka dhënë Zinedine Zidane.

Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti, që tha se lojtari dëshiron të provojë një sfidë të re, por edhe qëndrimi të Reali s’është problem.

“Isco do donte të provonte një ligë tjetër. Por, nuk kemi ndonjë ofertë zyrtare. Qëndrimi të Real Madridi nuk do ishte problem”, tha ai.

Isco është në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e radhës ndaj Interit, kurse mbetet të shihet nëse do jetë titullarë apo në stol.

Pirlo tejet i interesuar për Iscon, vjen përgjigja e spanjollit

Periskopi.com Sporti

Pavarësisht që Juventus-i është duke treguar interesim tejet të madh për mesfushorin ofansiv të Real Madrid-it, Isco, ai nuk është duke menduar largimin.

28-vjeçari këtë sezon nuk qenë gjithmonë titullar duke bërë 30 paraqitje dhe duke kontribuar me tri gola e dy asistim.

Sipas AS, spanjolli nuk është duke menduar largimin dhe këtë ia ka bërë me dije agjentëve.

Duke marrë parasysh anën financiare, Real-i do të preferonte shitja e Isco-s, por ende nuk dihet nëse do ndodh largimi gjatë verës.

Sidoqoftë, trajneri i ri i “Zonjës së Vjetër”, Andrea Pirlo është admirues i madh i lojtarit dhe synon ta ribashkojë me Cristiano Ronaldo-n.

Reagon ashpër e dashura e futbollistit të Real Madridit: ‘Nuk jam lidhur me të për famë e para, te gjitha i kam arritur vet’

Periskopi.com Sporti

Sara Salamo ka mbrojtur lidhjen e saj me Iskon duke hedhur poshtë zërat që ajo ka qenë një pengesë në karrierën e futbollisit. “Unë do ju them diçka që nuk e kam thënë ndonjëherë. I vetmi hat-trick që ka shënuar i dashuri im ka qenë lidhja me mua.

Unë nuk kam pasur influencë të keqe dhe nuk jam unë arsyeja pse ai ka rënë në nivelin sportiv”, u shpreh bukuroshja për gazetën “El Mundo”. Salamo gjithashtu hodhi poshtë pretendimet që ajo është lidhur me mesfushorin e Real Madrit për famë dhe para, duke pretenduar se ajo ishte e famshme dhe kishte të ardhurat e veta nga profesioni i aktores para se të njihej me lojtarin spanjoll.

“Ai më takoi për shkak të profesionit tim. Unë marr pjesë në rreth 20,000 projekte cdo ditë dhe i bëj vetë paratë e mija”, shtoi më tej e dashura e Iskos.

Një moment magjie dhe e pësoni nga Real Madridi: Isco ‘shpon’ rrjetën me volej nga afërsia

Periskopi.com Sporti

Isco ka barazuar rezultatin kundër Osasunës në 1-1 për Real Madridin.

Pas një topi të devijuar në zonë, Isco përfitoi më së miri duke qëlluar me volej nga afërsia.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Arrestohen tre shqiptarë në Spanjë pasi vodhën shtëpinë e Zidanes, Iscos e Casemiros

Periskopi.com Sporti

Një bandë me 3 shtetas shqiptarë dhe një spanjoll kanë rënë në pranga pas një operacioni të suksesshëm të Gardës Spanjolle, pasi akuzohet se kanë kryer disa vjedhje në Madrid dhe rrethinat e kryeqytetit.

Vjedhjet janë kryer në përgjithësi kur shtëpitë ishin të banuara.

Njëri nga të arrestuarit, shefi i këtij rrjeti, shtetasi shqiptar me inicialet M. Z., ishte arrestuar më herët për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm të vitit 2007 në shtëpinë e biznesmenit Jose Luis Moreno.

Autorët akuzohen për të paktën 20 krime të tilla që kanë ndodhur në Asturias, Castilla y León dhe zona të tjera teksa ndër shtëpitë e vjedhura nga kjo bandë, janë ato të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, lojtarët Isco dhe Casemiro dhe futbollisti i Atlético Madrid Thomas Partey.

Tre emrat e njohur që pritet të largohen nga Real Madridi këtë verë

Periskopi.com Sporti

Zinedine Zidane duke se nuk do t’i kursejë as ata lojtarë që e mundësuan suksesin e tij në herën e parë kur ishte trajner i Real Madridit.

Trajneri francez po mendon që në këtë afat kalimtar t’i largojë disa lojtarë, që kishin luajtur standard në herën e parë kur ishte si trajner në Santiago Bernabeu, transmeton Periskopi.

Sipas AS, Lucas Vazquez, Isco dhe Keylor Navas, priten të largohen në këtë verë nga Real Madridi, në mënyrë që ta kthejnë bilancin pozitiv në skuadër.

Los Blancos kanë bërë pesë transferime deri më tani për sezonin e ri, e që u kanë kushtuar mbi 300 milionë euro.

Madrilenët aktualisht kanë larguar nga skuadra disa lojtarë, mirëpo që në listën e strategut francez janë edhe dy spanjollet e portieri kosta rikan.

Thibaut Courtois do të jetë numri një i Real Madridit në portë, ndërsa në mesfushë, mbretërit shpresojnë ta transferojnë Paul Pogba nga Manchester Unitedi, derisa në krahë do jenë Eden Hazard dhe Sadio Mane, natyrisht nëse mund ta transferojë nga Liverpooli. /Periskopi.com/

Shënohet goli i parë në epokën e re të Zidane (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Real Madrid ka shënuar golin e epërsisë ndaj Celta Vigos në minutën e 62-të. 

Karim Benzema pasoi bukur brenda zonës dhe aty më së miri u gjet i rikthyeri Isco që shënoi për avantazhin e vendasve.

Para pak minutave shënoi gol të bukur edhe Luka Modric, por për shkak të pozicionit jashtë lojës goli u anulua pas rishikimit të VAR-it.

Ky është edhe goli i parë i shënuar në epokën e re të Zinedine Zidane. /Periskopi/

 

”Isco, futbollisti më i mirë në botë”

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Real Madridit, Isco është konsideruar si “lojtari më i mirë në botë” nga Rafael van der Vaart, i cili thotë se nuk e shikon ndeshjen e Realit nëse nuk starton spanjolli. 

Isco ka qenë me formë të luhatshme këtë sezon, duke mos startuar një ndeshje në La Liga që nga fundi i tetorit. 26-vjeçari është lidhur vazhdimisht me një lëvizje larg kryeqytetit spanjoll mes raporteve që nuk është i kënaqur me rolin e tij, transmeton Periskopi.

Ish-yllit të Malagës mund t’i jepet mundësia të kërkojë vendin e tij në formacionin e Santiago Solarit, kur përballet me Ajaxin në Ligën e Kampionëve, ndërsa Van der Vaart shpreson ta shohë atë në fushë me holandezët.

Image result for Van der Vaart isco

”Isco është i çmendur për mua, lojtari më i mirë në botë”, tha Van der Vaart për Marca. “Por ai gjithnjë ka probleme me trajnerët, Zinedine Zidane kurrë nuk i besoi atij 100 për qind, kur Ajax do të luajë me Realin, do të shoh nëse ai starton, nëse nuk është, do të shkoj në shtëpi”.

Ndër të tjera, ish ylli i ‘Galaktikëve’ potencoi se do të jetë ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat në Ligën e Kampionëve, por Reali është ndryshe në Ligën e Kampionëve.

Van der Vaart gjithashtu tha se largimi i Cristiano Ronaldos e ka dobësuar ekipin e Real Madridit. /Periskopi

Probleme me trajnerin, Isco largohet nga Reali

Periskopi.com Sporti

Mesfushorit të Real Madrid, Isco nuk po i hec me trajnerin e ri Santiago Solari. 

Për ta konfirmuar këtë gjë ishte edhe mosaktivizimi i tij në finalen e Kupës së Botës ndaj Al Ain, të cilën ‘Los Blancos e fituan’ bindshëm 4 me 1, transmeton Periskopi.

Spanjolli ka hasur në vështirësi të mëdha këtë sezon për shkak të problemeve me trajnerin.

Related image

Merkatoja e janarit është afruar dhe ai është gati për një lëvizje në Premier Ligë.

Manchester City dhe Chelsea janë në garë të fortë për të, megjithatë ‘Blutë’ mund të përjashtohen nga lista sepse numri i mesfushorëve në skuadrën e Sarrit është tejet i madh.

Ekipi i Guardiolas mbetet favorit për ta sjellë në ‘Etihad’ Iscon, çka do ta përforconte edhe më shumë repartin ofanziv. /Periskopi

Isco i hakmerret Realit në mënyrën më të keqe, mund të transferohet te rivali i përjetshëm

Periskopi.com Sporti

Real Madridi vazhdon të vuajë këtë sezon, sa me rezultate, sa me problemet e trajnerëve me lojtarët. 

‘Galaktikët’ janë aktualisht të katërt në tabelë dhe kanë një numër lojtarësh të pakënaqur me situatën në klub, transmeton Periskopi.

Një lojtar në veçanti që ka qenë seriozisht i dobët është Isco. 26-vjeçari ka shënuar vetëm një gol në 11 paraqitje në La Liga – me vetëm pesë ndeshje si startues – dhe për pjesën më të madhe duket se nuk është i interesuar fare këtë sezon.

FBL-ESP-LIGA-REAL MADRID-VALENCIA

Kjo gjendje e mesfushorit spanjoll i ka rënë në sy legjendës së Barcelonës, Rivaldos, i cili ka thënë se Isco e ka motivin e duhur për të kaluar tek skuadra katalanase.

”Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe mendoj që klubi dhe ai mund të përshtaten”.

“Gjithsesi, është një propozim i komplikuar, është e vështirë të imagjinohet dy rivalë të mëdhenj që negociojnë transferimin e një lojtari”, u shpreh braziliani. /Periskopi

Tifozët e Real Madrid të revoltuar, fishkëllejnë Iscon – shikoni se si ia kthen ky i fundit

Periskopi.com Sporti

Real Madrid vazhdoi formën katastrofale të këtij sezoni, duke u mposhtur 3 me 0 në shtëpi nga CSKA Moska. 

Këto rezultate assesi nuk po kënaqin tifozët e pranishëm në ‘Santiago Bernabeu’, teksa në ndeshjen e sontme ata kanë filluar edhe fërshëllimat, shkruan Periskopi.

Ata kanë fishkëllyer ekipin, por në veçanti edhe mesfushorin Isco, i cili ka probleme me trajnerin Solari.

Spanjolli ia ka kthyer në mënyrë të çuditshme tifozëve, siç shihet në videon e mëposhtme. /Periskopi

Zbulohen problemet e Iscos me trajnerin, ylli spanjoll ‘thyen zemrat’ e tifozëve të Real Madrid

Periskopi.com Sporti

Ylli i Real Madrid, Isco dhe trajneri Santiago Solari nuk e kanë nisur edhe aq mirë aventurën te Los Blancos.

Mediat spanjolle raportojnë se dyshja nuk gëzon aspak marrëdhënie të mirë, çka bëri që mesfushori spanjoll të mos inkuadrohej fare në ndeshjen ndaj Romës të martën, përcjell Periskopi.

Isco, startues i padiskutueshëm te Reali e Spanja, refuzoi t’i zgjaste dorën Solarit pas humbjes 3 me 0 nga Eibar në fundjavë.

Real Madrid star Isco and new manager Santiago Solari are enduring a fractious relationship

Marca raporton gjithashtu se Santiago Solari ka vë në dyshim se a do jetë pjesë e skuadrës Isco për ndeshjen e kampionatit, ndaj Valencias.

Edhe Mundo Deportivo ka shkruar për marrëdhënien e ftohte të dyshes, duke shtuar se dhoma e zhveshjeve te Reali nuk është aspak në momente të mira.

Mediumet spanjolle gjithashtu nuk përjashtojnë një largim të mundshëm të Iscos në merkaton e janarit. /Periskopi/

Ronaldo i përgjigjet në mënyrë epike Iscos

Periskopi.com Sporti

Isco ka folur për largimin e Cristiano Ronaldos dje duke shpjeguar se klubi nuk po ”qanë” pas largimit të tij.

Dhe pas kësaj, sulmuesi portugez iu përgjigjë mjaft mirë mesfushorit të Real Madridit.

Ronaldo u pajtua me Iscon kur tha se nuk klubi nuk ka nevojë të ”qajë” për diçka që tani është e kaluar.

Të dy lojtarët kanë folur në konferencat për shtyp para ndeshjeve para përballjeve të sontme.

Image result for isco

”Real Madridi nuk mund të qajë për dikë që nuk dëshiron të jetë këtu”, tha Isco duke e diskutuar largimin e sulmuesit drejt Juventusit.

Duke folur për gazetarët në ”Old Trafford”, Ronaldo kishte një përgjigjje të thjeshtë.

”Shumë mirë, shumë mirë”, tha ai.

”Ju nuk mund të qani”. /Periskopi/

Ja çfarë i ndodhi pas operacionit Iscos

Periskopi.com Sporti

Isco ka konfirmuar se është afër që të rikthehet në stërvitjet e Real Madridit.

Mesfushori spanjoll mungoi në tre ndeshjet e fundit të ‘Los Blancos’, pas operacionit që pati në, siç njihet tek ne, ‘zorrën qorrë’, transmeton Periskopi.

Mjekët kanë konfirmuar se menjëherë pas operacionit, Isco kishte vetëdije të plotë.

Në mungesën e Isco Reali humbi 3-0 nga Sevilla, barazuan 0-0 me rivalët e Atletico Madrid dhe humbën 1-0 nga CSKA Moskë në Ligën e Kampionëve.

Kjo është hera e parë në më shumë se 11 vite që Reali ka dështuar të shënojë në tri ndeshje të njëpasnjëshme, por kthimi i Iscos së shpejti mund të ndryshonte gjithçka.

”Sot i hoqa qepjet, mezi pres që të kthehem të luajë!”, shkroi Isco në llogarin e tij në Instagram./Periskopi/

 

View this post on Instagram

 

Hoy me han quitado los puntos, con muchas ganas de volver a jugar!2️⃣2️⃣

A post shared by Isco Alarcon Suarez (@iscoalarcon) on

 

Real Madrid merr lajmin e keq para ndeshjes me Sevillan

Periskopi.com Sporti

Real Madrid nuk mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit spanjoll, Isco në ndeshjen ndaj Sevillas.

Isco ka probleme fizike dhe nuk është i gatshëm për ndeshjen e nesërme,e cila luhet në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan, në kuadër të La Liga.

Los Blancos kanë konfirmuar lajmin para pak minutave dhe duket se do jetë një test i vështirë për trajnerin Lopetegui./Periskopi/

Pas Ronaldos, mund të largohet edhe Isco

Periskopi.com Sporti

Isco ende nuk e ka të sigurtë qëndrimin te Real Madridi.

Sipas “Diario Gol”, mesfushori ka kërkuar garanci nga Julen Lopetegui për hapësirat në formacion.

Shumë e interesuar për futbollistin mbetet ndërkohë Chelsea.

Blutë kanë gati ofertën për shkëmbimin e Iscos me Eden Hazard, gjithnjë nëse Reali shton edhe disa miliona euro.

Spanja e dobët në mbrojtje: Luan kundër Rusisë

Periskopi.com Botërori 2018

Spanja ka marrë vetëm barazim përballë kombëtares më të dobët të grupit B, Marokut. Por, falë barazimit në ndeshjen tjetër mes Portugalisë dhe Iranit, Spanja shkon tej si e para në grup, shkruan Periskopi.

Dobësitë e Spanjës në fazën e grupeve ranë në sy edhe në këtë ndeshje, sidomos në fazën defanzive, ku pësuan dy gola. Spanja pësoi pesë gola në tre ndeshje, dhe mund të pritet që do të ketë vështirësi të mëdha edhe në ndeshjen kundër rusëve të supermotivuar.

Maroku shënoi golin e parë në ndeshje me anë të Khalid Boutaib në minutën e 14. Pesë minuta më vonë barazoi lojtari i dytë më i mirë i Spanjës Isco, pas asistimit të lojtarit më të mirë Iniestas.

Maroku e shokoi Spanjën dhe e rrezikoi kualifikimin e kësaj kombëtareje në fazën tjetër me anë të Youssef En-Nesyrit. Por Spanja arriti që të barazonte në fund me anë të Iago Aspas.

Spanja kishte dominimin total në këtë ndeshje, duke i pasur hiç më pak se 11 goditje drejt portës, dhe 68 për qind të posedimit të topit. /Periskopi

Ylli spanjoll bëri një veprim fantastik në ndeshjen ndaj Iranit që u duartrokit nga i gjithë stadiumi (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Mesfushori i Spanjës, Isco bëri një gjest fantastik ndeshjen e sotme ndaj Iranit.

Spanja fitoi me rezultat minimal 1:0 kundër Iranit me golin e vetëm të shënuar në këtë takim nga Diego Costa, shkruan Periskopi.

Por, ajo që ra në sy gjatë këtij takimi ishte gjesti fantastik i Iscos, i cili u duartrokit nga të gjithë në ‘Kazan Arena’.

Në një moment të lojës, mesfushori kapi një zog dhe e ngriti nga fusha që të mos lëndohej,

Ky gjest nuk ka shpëtuar pa u parë edhe nga tifozët në stadium, të cilët e kanë duartrokitur spanjollin.

Isko on Vidnews.