Gundogan më i miri i muajit janar në Premier League

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, është shpallur lojtari i muajit janar në Premierligë.

Ilkay Gundogan është shpallur lojtari më i mirë i muajit janar në Premierligë.

Gundogan është duke kaluar në një formë jetësore, ai ka mrekulluar me paraqitjet e tij në mesfushën e “Citizens”. Gundogan mposhti lojtarët John Stones, Jack Grealish dhe anëtarin e Leicester Cityt, James Maddison, për tu shpallur lojtari më i mirë i muajit.

Ai u shpreh tejet i kënaqur me çmimin e fituar.

“Ndihem i nderuar që kam fituar këtë çmim. Faleminderit për të gjithë ata që votuan për mua, falënderoj shokët e skuadrës, sepse pa ta nuk do të mund ta bëja”, tha Ilkay Gundogan.

Aktualisht, City qëndron në vendin e parë me 50 pikë, pesë me shumë se Manchester United, dhe ka një ndeshje për të zhvilluar. City do të përballet me Tottenham Hotspur, në kuadër të xhiros së 24-të të Premireligës.

Kujtojmë që ndeshjen e parë në Tottenham Hotspur Stadium, City e humbi me rezultatin 2-0.

 

Gundogan përmirëson gabimin, tund rrjetën e Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Sot në kuadër të xhiros së 23’të po luhet derbi i kësaj jave i Premierligës angleze, midis liderit të Premierligës, Manchester Cityt dhe kampionit në fuqi, Liverpoolit, shkruan Periskopi.

Tani kur po luhet minuta e 43’të e takimi, ‘Qytetarët’ kanë arritur të kalojnë në epërsi me golin e mesfushorit gjerman, Ilkay Gundogan, i cili në pjesën e parë gaboi nga penalltia.

Shihni golin. /Periskopi

 

Gundogan me gabim të tmerrshëm, në vend të portës e dërgon topin në ‘hënë’

Periskopi.com Sporti

Mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan kishte mundësinë t’ia dhuronte ‘qytetarëve’ golin e epërsisë, por gaboi në gjuajtjen e penalltisë, shkruan Periskopi.

Dy skuadrat janë kandidatet më pretendente për titull, andaj synojnë vetëm fitore.

Shihni penalltinë e humbur nga Gundogan. /Periskopi

 

Alarm te Man City: Ylli i skuadrës rezulton pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Ilkay Gundogan është lojtari i radhës që është infektuar me Covid-19.

Mesfushori i kombëtares së Gjermanisë dhe Manchester Cityt, Gundogan, është infektuar me virusin Covid-19.

Lojtari do të obligohet tashmë që të vet-izolohet, pas rezultateve të pranuara.

Gundogan do të jetë në izolim për 10 ditë, pastaj do t’i nënshtrohet përsëri testeve.

Ai nuk do të mund të luajë sonte kundër Wolverhampton Wanderers. 

Nuk mposhtet City i Guardiolës aq lehtë: Përmbysë gjithçka dhe kalon në epërsi kundër Leicesterit

Periskopi.com Sporti

Pasi fillimisht e gjeti veten në disavantazh 1-0 nga Leicester City në “Etihad”, “Qytetarët” tani janë në epërsi 2-1.

Ilkay Gundogan ka realizuar në minutën e 43-të nga penalltia.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

Gundogan shënon gol ‘karate’ për Man Cityn kundër Aston Villës

Periskopi.com Sporti

Manchester City është duke avancuar 3-0 pas minutës së 70-të kundër Aston Villës.

Ilkay Gundogan ka realizuar golin e tretë në minutën e 70-të, duke qëlluar cakun pasi ngriti të dy këmbët në ajër.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

City nuk ndalet shënon golin e tretë (Video)

Manchester City ka shënuar edhe golin e tretë përmes Ilkay Gundogan i cili për të është goli i dytë.

Periskopi.com Sporti

Krejt kjo ndodhi pas një kundër aksioni të nisur nga Aguero i cili përfundoi me golin e turkut. /Periskopi.com

Shënohet goli i dytë në Etihad Stadium (Video)

Manchester City e ka barazuar në 1:1 rezultatin kundër Barcelonës.

Periskopi.com Sporti

Realizator ishte Ilkay Gundogan në minutën e 39-të, kur shënoi një gol të bukur pas një asistimi nga Sterling. /Periskopi.com

https://www.youtube.com/watch?v=XgibnazKV60&feature=youtu.be

 

Gundogan: Mund të rikthehem te Dortmund

Periskopi.com Sporti

Transferi i ri i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit  në të ardhmen te Borussia Dortmund.

Reprezentuesi i Gjermanisë u largua nga verdhezinjtë për të kaluar te ‘qytetarët’ në Premier Ligë në afatin kalimtar të verës.

“Nëse do të ishte rasti pas një ose dy vjetëve unë ndoshta nuk do të isha i lumtur po të rikthehesha te Dortmund, për shkak se ndoshta unë nuk do të arrijë të zhvillohesha si lojtar”, deklaroi Gundogan.

“Nëse unë jam 29 ose 30 vjeç dhe nëse Dortmund më kërkon, atëherë unë nuk e përjashtoj mundësinë e rikthimit”. /Periskopi.com

Klopp e bindi të kalojë në Premier Ligë, por ai zgjodhi Cityn

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan ka zbuluar se ka qenë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ai i cili e ka bindur atë për të kaluar në Premier Ligë.

Reprezentuesi gjerman u bashkua me ‘qytetarët’ në këtë verë, pas një aventure pesë-vjeçare te Borussia Dortmund.

“Të jem i sinqertë, i kërkova këshillën e Klopp nëse Premier Liga do të ishte destinacioni i duhur për mua”, tha Gundogan.

“Ai më dha një përgjigje pozitive dhe më tha se unë do të ndihesha mirë këtu dhe se Premier Liga do të ishte e përkryer për mua”. /Periskopi.com