Trumpi e shkarkon kryeinspektorin e inteligjencës që i nxiti hetimet kundër tij

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shkarkuar inspektorin e përgjithshëm të inteligjencës, Michael Atkinson, i cili kishte ndikuar në nisjen e hetimeve kundër presidentit. Ky vendim është kritikuar ashpër nga Partia Demokratike.

Në kohën kur vendi po kalon nëpër krizën e koronavirusit, presidenti amerikan e zgjodhi mbrëmjen e së premtes për t’i njoftuar anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe ata të komisioneve për inteligjencë në Senat në lidhje me shkarkimin e kryeinspektorit.

Në letrën që presidenti ua dërgoi këtyre institucioneve thuhet se është jetike që ai të ketë besim në personin që shërben si inspektor i përgjithshëm dhe se kjo nuk qëndron më në rastin e personit të shkarkuar.

Aty gjithashtu thuhet se presidenti në ditët e ardhshme do të nominojë një individ në të cilin ka besim për këtë post, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Ndaj këtij vendimi reaguan ashpër anëtarët e Partisë Demokratike. Chuck Schumer, udhëheqës i demokratëve në Senat, tha: “Presidenti Trump i shkarkon njerëzit që e thonë të vërtetën”.

“Michael Atkinson-i është njeri me integritet, i cili i ka shërbyer kombit tonë për gati dy dekada. Fakti se është shkarkuar shkaku i guximit që e ka pasur për t’ia thënë të vërtetën pushtetit e bën atë patriot”, shtoi ai.

Ndryshe, Atkinson- ishte zyrtari i parë që e kishte njoftuar Kongresin vitin e kaluar në lidhje me ankesën e një sinjalizuesi për telefonatën e presidentit Trump me homologun ukrainas, ku i kërkonte fillim të hetimeve kundër rivalit politik, Joe Biden.

Nis hetimet edhe Prokuroria e Tiranës: Shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm

Periskopi.com Lajme

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar kryesisht hetimet ne lidhje me situatën e krijuar nga fatkeqësia natyrore.

Hetimi ka si objekt kryerjen e  veprimeve të shpejta në drejtim të sqarimit të rrethanave konkrete, që kanë çuar në pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndërtimeve.

Veprat penale që po hetohen janë ato të shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet për organet që kanë miratuar lejet e ndërtimit dhe nëse ato janë dhënë në mbështetje të ligjit, si dhe nëse ndërtuesit kanë respektuar lejen e marrë.

Hetimet janë për ndërtim të paligjshëm, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm, neni 199/b i Kodit Penal.

Në lidhje me këtë hetim Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka ngritur një grup hetimor. Ne vijim të veprimeve të kryera, i kërkohet informacion Bashkisë së Tiranës për banesat e evidentuara tashmë si të prekura nga tërmeti dhe të klasifikuara jo në kushtet e duhura për banim. I njëjti informacion i është kërkuar dhe strukturave të tjera shtetërore. /Ora News/

Dy murgesha mbeten shtatzënë gjatë misionit në Afrikë , Kisha nis hetimet

Periskopi.com Lajme

Kisha Katolike ka nisur një hetim pasi dy murgesha kanë mbetur shtatzënë teksa punonin në Afrikë.

Dy gratë që më parë kanë punuar në Sicili, po presin fëmijë pavarësisht betimit për të qenë të paprekura.

Njëra prej tyre, e cila është nënë superiore, ishte në javën e shtatë. Ndërsa tjetra e mori vesh lajmin kur nisi të ketë dhimbje stomaku.

Skandali ka shkaktuar shqetësim mes zyrtarëve të kishës, ndërkohë që fati i murgeshave në profesionin e tyre mbetet i paqartë.

Familja e Naser Makollit kërkon hetim të ri për vdekjen e tij pas raportit zviceran për Deharin

Periskopi.com Lajme

Naser Makolli e Astrit Dehari ishin shokë dhome në qelinë e paraburgimit në Prizren për disa muaj.

Ata ishin lidhur e Makolli ishte personi i parë që pasditen e 5 nëntorit e gjeti të vdekur Deharin në qeli.

Por, sipas familjes së tij, vetëm disa muaj pas kësaj ngjarjeje, atij filluan t’i shfaqen probleme shëndetësore, e rreth 5 muaj më pas, ai vdiq, siç u tha nga organet, për shkak të problemeve në lukth.

Megjithëkëtë, tani, familja e Naser Makollit ka dyshime për rrethanat e vdekjes së tij.

Për ta, shtytje për të kërkuar drejtësi është ekspertiza zvicerane që konstatoi se në vdekjen e Deharit kishte dorë edhe një person i tretë.

Ndërkaq, bashkëshortja e Naser Makollit, Suzana Makolli, beson se ai u vra pikërisht për shkak të afërsisë me Astrit Deharin.

Sipas saj, Makolli, pas vdekjes së Astritit, kishte filluar të kishte probleme.

Bashkëshortja e Naser Makollit thotë se ndryshimet më të mëdha i ka vërejtur në fizikun e tij, për shkaqe që nuk dihen.

Familjarët e Naser Makollit thonë që posedojnë materiale që lidhen me Astrit Deharin e që tregojnë për relacionin që ky i fundit kishte me Makollin.

Ndërkaq, njoftojnë se ligjërisht do të kërkojnë edhe sqarime për vdekjen e tij.

Nisin hetimet për kroatin që rrëmbeu Bleona Matën

Periskopi.com Lajme

Pas publikimit në ’’Pa gjurmë’’ Krimet e Rënda nisin hetimet për shtetasin kroat Sadat Toslic i dyshuar si rrëmbyes i katër fëmijëve, mes tyre edhe Bleona Mata dhe 7-vjeçari Mitat Ibrahimi  nga fshati Goran i Mesëm i Maqedonisë së Veriut. Në studion e Report Tv nëna e Bleona Matës deklaroi edhe njëherë se ka parë në fshat kroatin e dyshuar, në ditën e rrëmbimit të saj. E përlotur në studio tha se i vjen keq që nuk është pranë vajzës së saj në moshën më të rëndësishme.

“Kroacia ka lidhje shumë të fortë me fshatin tonë. Ky person është parë dy tre herë atje. Ai ka pasur rrugëdalje në fshat. E kam parë me sytë e mi. E kam parë në një dasmë por edhe ditën që ka humbur vajza. Dikush na ka thënë se ka qenë një person me kapucc në kokë. Një pjesë e mirë e bashkëfshatarëve të mi   jetojnë në Kroaci dhe kjo të bën të dyshosh. Vajza ime është vetëm, po vuan dënim pa bërë krim. Ajo po vuan atë dënim, por nuk bën dot as një telefonatë”, u shpreh nëna e Bleona Matës.

Ndërsa gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno u shpreh se dinamika se si ka ndodhur ngjarja rrit edhe njëherë dyshimet mund të jetë pikërisht kroati Sadat Toslic.

“Një nga kushërinjtë e vajzë shkoi pranë grupit hetimor për të dhënë informacion për zhdukjen e vajzës. Nga vajza nuk u gjet asnjë shenjë në fshat pas zhdukjes pasi ne kemi kontrolluar në çdo shkurre, çka të bën të mendosh se autori i rrëmbimit ka ardhur dhe ka ikur BLIC. Unë dyshoj se mund të jetë Sadat që e ka rrëmbyer vajzën. Kam përshtypjen që vajzat fshehin diçka. Bleona ka qenë në shoqërinë e 5 vajzave dhe nuk kanë qenë në ndonjë distancë shumë të lagët. Pylli është lart dhe ka qenë në një zonë ku nuk kishte as pisha. Pyetja në këtë rast shtrohet se në çfarë rrethanash është zhdukur vajza. Ato fshehin diçka për të mbrojtur njëra tjetrën. Ndoshta ndonjë nga vajzat ka pasur lidhje intime me vajzën. Dosja mund të nisë sërish hetimet”. u shpreh Qyno.

Nga ana tjetër në një lidhje telefonike në Report Tv, gjyshi i Bleona Matës u shpreh se prej vitesh nuk flet me të birin, babain e Bleonës i cili e ka fajësuar që nuk i ka treguar menjëherë lajmin për humbjen e vajzë. Ai tha se kushdo mund të jetë rrëmbyesi i vajzës së saj, pasi pas kaq shumë vitesh nuk ka më besim as te këmisha e tij.

“Ai është në Kroaci prej një viti. Merret me ndërtim. Jeton vetëm atje, familjen e ka në Tiranë. Skenari i humbjes qëndron te fakti se ka qenë me 5 vajza të tjera. Vajza ime ka shkuar të kthejë lopët. Asnjë nuk i del zot kësaj pune. Me djalin i kemi prishur hesapet që prej 5 vitesh. Jemi zënë se ne nuk e njoftuam se ka humbur vajza sepse menduam se do e gjenim. Kur erdhi nga Maqedonia u mërzit pse nuk e kishim njoftuar. Unë jam 100% i bindur që nuk ka gisht. Unë e ka gjithmonë se nuk kam më besim as te këmisha ime”, u shpreh Zenel Mata.

Mitat Ibraimi u rrëmbye më 19 mars të vitit 2010 nga fshati Goran i Mesëm në Maqedoni e Veriut, ndërsa dy muaj më pas të po këtij viti u zhduk edhe Bleona Mata, nga fshati Zapod i Kukësit. Policia e shtetit kroat ka vënë gishtin mbi një shtetas kroat që dyshohet edhe për rrëmbimin e dy fëmijeve të tjerë. Vetëm para pak ditëve, emisioni investigativ ”Pa Gjurmë” në Report Tv raportoi këtë lajm drithërues, që ka lidhje me fatin e Bleona Matës, por jo vetëm. Shtetasi kroat, i cili dyshohet se ka rrëmbyer 4 fëmijë nga Maqedonia e Veriut është kapur në flagrancë në Zagrep dhe është burgosur nga autoritetet kroate. 40-vjecari Sadat Toskic ka përfunduar në burg raportojnë mediat e huaja, pasi ne 12 mars të vitit 2012 së bashku me shtetasen kroate Sanja Krishto 42-vjece kanë rrëmbyer 4 fëmijë shqiptarë dhe i kanë regjistruar me dokumente false në Zagrep, ku nuk ka asnjë të dhënë mbi këta katër të mitur shqiptarë, që dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, dhe njëri prej tyre mund të jetë edhe Mitat Ibraimi, 8-vjeçari që u rrëmbye para oborrit të shtëpisë në fshatin e tij afër Shkupit. Pasi ’’Pa gjurmë’’ zbuloi identitetin e kroatit, i cili dyshohet si personi që ka rrëmbyer edhe Bleona Matën, në një lidhje telefonike, e ëma e Bleona Matës hodhi dyshime tek familja e ish-burrit duke thënë se mund të jetë një prej tyre, për faktin se të gjithë janë të pajisur me letra kroate. Ajo tha se personin e dyshuar si rrëmbyesi i Bleonës e ka parë në fshat.

Kjo ngjarje pati jehonë edhe përtej kufijve shqiptarë, nga ku nisën menjëherë kontaktet me bashkëpunëtorët tanë atje, gazetari nga Maqedonia e Veriut, Nevrij Ademi, në një lidhje live konfirmoi lajmin dhe raportoi të tjera detaje. Ai sqaroi se Sadat Toskic dyshohet se ka hyrë disa herë në territorin tonë dhe kuptohet qëllimi, ai i rrëmbimit të fëmijëve.

Nisin hetimet për vëllanë e kryetarit të Vushtrrisë që vjen nga LDK-ja, Tahiri s’pranon të flasë

Periskopi.com Lajme

Ndërmjet qebapëve e jogurtit, Salih Tahiri, vëllai i kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit, po dyshohet të jetë përfshirë në afera korruptive.

Portali Indeksonline ka publikuar një video-material 12-minutësh, ku supozohet se diskutohet e merret ryshfet në këmbim të lejeve për ndërtim, derisa identiteti i bashkëbiseduesit të Salih Tahirit, nuk bëhet i ditur.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka qenë në zyrën e tij por nuk ka dashur të flasë për videon e publikuar gjatë së enjtes. Zyrtarë nga kabineti i tij, kanë rekomanduar që t’i referohemi një postimi që kryetari Xhaferi e ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, ku ai akuzon Partinë Demokratike të Kosovës për shantazh, raporton KTV.

“Kjo është edhe një fushatë e ulët e kësaj partie për të më kushtëzuar të kaloj në anën e tyre. Kam refuzuar dhe do të refuzoj t’i nënshtrohem krimit dhe shantazhit. Asgjë e prezantuar në këtë video nuk është me dijen time e as me pjesëmarrjen time,” ka shkruar mes tjerash Tahiri.

Tutje, Tahiri ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojë me organet e drejtësisë, të cilave u ka bërë thirrje t’i nisin hetimet.

E, pikërisht këtë gjë e ka bërë Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Në një njoftim të dërguar për media, bëhet e ditur se kryeprokurori Shyqyri Syla ka urdhëruar hetimin për videot, ku shihet Salih Tahiri, vëllai i kryetarit Tahiri.

Në fillim të mandatit të tij si kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e kishte angazhuar vëllanë e tij, Salih Tahiri, si shofer personal.

 

 

Serbia kyç BIA-n në rastin e vrasjes së Ivanoviqit, zgjeron hetimet në veri

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili i ka dalë në mbrojtje të dyshuarit kryesor për vrasjen e Ivanoviqit Millan Radojiçiqit, nënkryetar i Listës Serbe, ka thënë se për ta zbardhur vrasjen e liderit të SDP-së është angazhuar një ekip i specializuar i BIA-s, i cili është duke vepruar në Kosovë.

Ndërsa kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Sylë Hoxha ka njoftuar se hetimet janë zgjeruar në veri edhe për katër policë të tjerë, shkruan gazeta “Zëri”.

Mitrovicë. Edhe pas 20 muajsh nga vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviq hetimet që është duke i zhvilluar Prokuroria Speciale e Kosovës nuk kanë shënuar asnjë përparim.

Deri më tani nuk ka asnjë zhvillim që do të mundë të dërgonte të vrasësi ose te vrasësit e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, i cili u vra më 16 janar 2018, para zyrave të partisë së tij.

 

Nëntë hapa për shkarkimin e Ilir Metës, hetimet deri më 8 tetor

Periskopi.com Lajme

Me shtatë vota pro dhe një kundër të deputetit Adriatik Alimadhi, Komisioni i posaçëm Kuvendit të Shqipërisë ka miratuar planin për hetimin e presidentit Ilir Meta.

Hetimi për kreun e shtetit nëse ka shkelur Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, do të zgjasë deri më 8 tetor të vitit 2019. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Meta është thirrur për të dëshmuar më datën 6 shtator, e ndërsa mbetet për të parë se cila është përgjigjja e kreut të shtetit.

Plani hetimor është i ndarë në 9 pika, ku faza e parë është pikërisht seanca dëgjimore me presidentin Ilir Meta deri në krijimin e një raporti përfundimtar, i cili do t’i prezantohet në fund Kuvendit. Gjatë fjalës së tij, kreu i këtij komisioni, Ulsi Manja pohoi se këto hapa edhe mund të ndryshojnë gjatë rrugës, në varësi të punës që do të bëjë ky komisionit. Nënkryetari i Komisionit, Alban Zeneli kërkoi shtyrjen e përparimit të punimeve të këtij Komisioni deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, por deputetja Vasilika Hysi theksoi se një gjë e tillë nuk është e nevojshme, pasi ngritja e një Komisioni është ekskluzivitet i Kuvendit.

 

Hetimi për Metën rinis më 2 shtator, hartohet lista e personave që do thirren të dëshmojnë

Periskopi.com Lajme

Megjithëse parlamenti vijon të jetë me pushimet e verës, Komisioni Parlamentar që po heton shkeljet e pretenduara të kushtetutës nga presidenti Ilir Meta, ka mbledhur një mori me informacione për këtë hetim i cili rinis pas datës 2 Shtator.

TCH ka mësuar se tashmë ky komision posedon përgjigjet e ardhura Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe Qendra e Publikime Zyrtare.

Presidenca ka bashkëpunuar me këtë komision duke dërguar si përgjigje një material 20 faqësh.

Nuk dihet ende nëse ky komision do të ftojë për të dëshmuar kreun e shtetit siç edhe parashikohet në rregulloren e të tilla komisioneve.

Presidenca nuk i ka dhënë ende përgjigje pyetjes së Top Channel nëse presidenti do të shkojë përpara këtij komisioni në rast se i mbërrin një ftesë e tillë.

Interesant është fakti se ky komision ka kërkuar dhe ka marrë, informacion të detajuar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme për krimet zgjedhore.

Top Channel e ka parë kërkesën për këto dy institucione ku u kërkohet të japin të dhënat për procedimet që lidhen me krimet zgjedhore për periudhën 1 Janar 10 Qershor 2019 si dhe për periudhën pas çdekretimit të datës 30 Qershor.

Mbetet e paqartë përse ky informacion do t’i shërbejë komisionit hetimor.

Komisioni Parlamentar Hetimor mësohet se ka hartuar një listë me ata të cilët do të dëshmojnë, listë e cila mbahet top-sekret.

Po për këtë çështje në Tiranë më 6 shtator do të mbërrijë një delegacion i Komisionit të Venecias në një mision faktmbledhës.

Ky komision do ta ketë të lehtë të japë një opinion të shpejtë, pasi nuk mungon precedenti. Komisioni Venecias për një çështje të ngjashme disa kohë më parë kur Qeveria Moldave pati një përplasje me presidentit e vendit u shpreh me opinion i cili vlejti për të shkarkuar presidentin e Moldavisë për shkelje kushtetuese.

Plaçkitet një bankë në Shkup

Periskopi.com Lajme

Një grup i armatosur plaçkiti sot degën e NLB Bank në Shkup dhe u arratis me një ‘gjah’ prej 115,000 eurosh.

Vjedhja ndodhi në qendrën tregtare të Sarajit dhe banka njoftoi se asnjë nga punonjësit apo klientët nuk u lëndua.

Agjencia MIA njoftoi se dega e bankës NLB pritet të rihapet nesër, ndërkohë që kanë nisur hetimet në lidhje me rastin.

Punësimet partiake në Telekom – prokuroria nuk i nis hetimet?

Periskopi.com Lajme

Muajt e fundit në Telekomin e Kosovës u raportua se janë punësuar më shumë se 100 persona duke përfshirë familjarë të deputetëve dhe zyrtarëve qeveritarë.

Këto veprime nxitën reagime nga opinioni kosovar. Ndërsa, liderë të partive opozitare dhe organizata joqeveritare, kërkuan nga Prokuroria që të nisin hetimet menjëherë për shkeljet ligjore.

Grupi për Studime Politike dhe Juridike bëri thirrje që prokurorët të hetojnë të gjitha rastet e punësimeve të familjarëve të bartësve të institucioneve. Sipas tyre, secili rast i punësimit shpalos elemente të veprave të ndryshme penale të sanksionuara me Kodin Penal të RKS-së.

Rreze Hoxha nga GSPJ, ka thënë për lajmi.net se nuk kanë marrë ndonjë informatë nga Prokuroria nëse i ka nis hetimet rreth kësaj çështje.

“Nuk kemi marrë përgjigje prej prokurorisë për këtë rast. Tash e kemi filluar projektin për ta monitoruar prokurorinë, ditëve në vijim do të ju njoftojmë”, ka thënë Hoxha.

Po ashtu, lajmi.net ka adresuar pyetje në Prokurorinë Speciale për këtë rast por për javë të tëra nuk ka marrë përgjigje.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka duke folur për punësimet partiake në Telekom, pati deklaruar se kjo është përgjegjësi e bordit pasi kanë lejuar të ndodhin intervenime të ndryshme.

Ndërkohë punësimet partiake detyruan disa anëtarë të Bordit të Telekomit të japin dorëheqje.

E kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi kishte thënë se nuk ka mbipunësim në këtë kompani, ndonëse ky numër tejkaloi në 2500 të punësuar.

Partia e kryeministrit, Ramush Haradinaj – AAK u akuzua se bëri më së shumti shkelje ligjore duke punësuar zyrtarë, anëtarë dhe familjarë në këtë institucion.

Kryeministri nuk e mohoi një gjë të tillë, madje pyete se ‘kush nga politika nuk ka dhënë këso shembujsh në të kaluarën?’.

“Po habitëm me disa që e kanë krijuar këtë gjendje, që po mundohen edhe ata të na shesin moral, nuk është mirë. Plot jemi, krejt spektri politik. Kush është i politikës që nuk ka dhënë këso shembujsh në të kaluarën?”, kishte deklaruar Haradinaj.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kishte thënë se këto raste duhet të ndalen, duke filluar nga partia e tij.

“Partia ime ka disa vite që është në pushtet, por duhet ndalur kjo praktikë që kush e ka më së afërti pushtetin t’i punësojë njerëzit e vet”, pati deklaruar Veseli.

Punësimet partiake dhe familjare janë kritikuar edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë.

Shpërthim i fuqishëm në një biznes në Vlorë

Periskopi.com Lajme

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një biznesi gjatë natës, në Vlorë.

Burime për Top Channel raportojnë se autorët kanë vendosur rreth 150 gram tritol në një biznes që ndodhet në rrugën Transballkanike.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 00:15 të kësaj të marte. Sipas policisë së Vlorës nga ky shpërthim janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të objektit.

Ndërkohë, pronari i biznesit është marrë në pyetje në lidhje me këtë shpërthim. Policia ende nuk ka një pistë zyrtare e për pasojë po heton në drejtime të ndryshme, si konkurrenca apo konfliktet mund të ketë pronari i biznesit.

 

Mbyllen hetimet për kompanitë e dyshuara për mashtrim me çmim të citostatikëve

Periskopi.com Lajme

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në muajin maj të vitit të kaluar në bazë të dyshimeve për kurdisje të ofertave në tenderët publik pati ngritur procedurë hetimore ndaj tri ndërrmarrjeve private për shkelje në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim me citostatikë nga lista esenciale  e barnave.

Bëhet fjalë për ndërmarrjet “Redoni HM”, “Exclusive Corporation” dhe “Exclusive” , ku AKK kishte dyshime se këto kanë arritur marrëveshje të ndaluar ndërmjet operatorëve ekonomikë ose janë koordinuar për t’i bashkërenduar aktivitetet e tyre të cilët në mënyrë të fshehtë bien dakord për rritjen e çmimeve për blerësit në këtë rast “autoritetet kontraktuese”, të cilët kanë pasur nevojë të sigurojnë produktet nëpërmjet procedurave të prokurimit publik për Listën Esenciale të barnave.

Mirëpo, në një dokument të siguruar nga Indeksonline, bëhet e ditur se është mbyllur procedura hetimore ndaj këtyre ndërmarrjeve e cila ishte hapur me katër maj të vitit të kaluar.

Kjo pasi, Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës ka konstatuar se nuk ka dëshmi për kurdisje të ofertave.

“Mbyllet procedura hetimore ndaj Ntsh “Redoni H M”, “Exlusive Corporation” Shpk dhe “Exclusive” Shpk, e hapur me konkluzionin nr 31/18 i dt 04.05.2018”. Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës konstaton se nuk ka dëshmi se ndërmarrjet nën hetim kanë bërë kurdisje të ofertave në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim me barna nga Lista Esenciale – bari Imatinib Mesylate 400 mg”, thuhet në këtë vendim.

Në këtë vendim thuhet se autoriteti pas shqetësimeve të ngritura nga Ministri dhe mediat ka filluar trajtimin e rastit sipas detyrës zyrtare, transmeton Indeksonline/

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar Autoritetin e Konkurrencës për dyshimet e tij mbi tenderin e MSH-së “Furnizim me Cito statik nga Lista Esenciale” Llot 17, me dyshim për kufizim të konkurrencës me marrëveshje të ndaluara nga ndërmarrjet në procesin e prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Autoriteti, pas shqyrtimit paraprak të hetimit ka ardhur në përfundim se ka dyshime për marrëveshje të fshehtë në mes të ofertuesve dhe se duhet filluar procedurat hetimore për tenderët e Ministrisë së  Shëndetësisë respektivisht kontratat, aneks kontrata publike kornizë të MSH-së për furnizim me citostatik respektivisht Llotet e përcaktuara ndër vite në tenderët për barin Imatinib Mesylate 400 mg.

“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, neni 66: “Zbatimi i këtij ligji duhet të jetë në pajtim me direktivat e Bashkimit Evropian” andaj kemi konsultuar Udhëzuesin e OECD-së “Mbi luftimin e marrëveshjeve të ndaluara në oferta në prokurimet publike” për të vërtetuar nëse ndërmarrjet nën hetim kanë përdorur parimin e Rotacionit për të fituar tenderët për furnizim me barna nga Lista Esenciale për barin Imatinib Mesylate 400 mg në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas këtij udhëzuesi të OECD-së, në skemat e parimit të rotacionit të ofertave, ndërmarrjet e përfshira në kurdisje/manipulim të ofertave merren vesh që të konkurrojnë por njëra të tërhiqet nga të qenurit fitues i tenderit (zakonisht ofertuesi me çmimin më të ulët, i cili këtë herë ta lëshoj radhën ndërmarrjes tjetër)”, thuhet në këtë vendim, transmeton Indeksonline.

Bazuar në këtë metodologji është vlerësuar sjellja e operatorëve ekonomik (ofertuesve) të cilët kishin ofertuar në Ministrinë e Shëndetësisë nga operatorët ekonomik “Ntsh “Redoni H M”, “Exclusive Corporation” Shpk dhe “Exclusive” Shpk.

Ndërmarrja Exclusive Shpk produktin Imatinib Mesylate 400 mg e ka shitur me çmim të cilin e ka kontraktuar me Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa pas skadimit të kontratës me këtë institucion produktin e lartë cekur ka shitur me çmim më të lirë, sipas deklarimit të përfaqësuesve të 5 ndërmarrjes Exclusive Shpk arsyeja e uljes së çmimit ka qenë për shkakun se: produktet farmaceutike e kanë afatin e skadimi 1-3 vjet, ndërsa bari Imatinib Mesylate 400 mg ka afat 3-5 vjet, e kjo ka rëndësi në çmim, sepse kompanitë farmaceutike vlerësojnë se ma ekonomike është që të shesim produktin me çmim më të ulët se sa me shkatërruar, ngase kostoja e shkatërrimit është më e madhe.

Ndërsa ndërmarrja Ntsh “Redoni H M”, produktin Imatinib mesylate 400 mg nuk e ka shitur me pakicë por vetëm me shumicë në ato institucione me të cilat ka pas kontratë.

Duke u bazuar në këtë,  Autoriteti i Konkurrencës në tenderin për furnizim nga lista esenciale e barnave për barin Imatinib Mesylate 400 mg ka konstatuar se ndërmarrjet nuk kanë fituar tender të përafërt për nga sasia dhe çmimi, sipas çmimit dhe sasisë nuk është e përafërt për të konstatuar se kompanitë janë koordinuar, ndonëse në dukje të parë kemi radhitje të fitimit të tenderëve në Ministrinë e Shëndetësisë, por arsyetimi ekonomik nuk përputhet me qëllimin sepse po të ishte duke u zbatuar parimi i rotacionit do të ishte përputhur çmimi i kontratave dhe sasia e furnizimit.

 

Nisin hetimet ndaj ish- ministrit serb që e mohoi Masakrën e Reçakut

Periskopi.com Lajme

Pak ditë pasi që u shkarkua për deklaratat fyese ndaj shqiptarëve që i quajti terroristë teksa mohoi masakrën e Recakut, ndaj ish-ministrit Ivan Teodosijevic kanë filluar hetimet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Lajmin për nisjen e hetimeve e ka bërë të ditur zëdhënësi i prokurorisë speciale, Ekrem Lutfiu.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka iniciuar rast ndaj ish ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, I.T. lidhur me deklaratat e bëra. Prokuroria Speciale tani është në fazën e grumbullimit të informative lidhur me këtë çështje”, ka bërë të ditur Lutfiu.

Tash ish-ministri i MAPL-së,  në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s i etiketoi shqiptarët si terroristë duke thënë se Masakra e Reçakut është një “histori e shpikur nga shqiptarët”.

“Arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë ashtuquajtura katastrofa humanitare në Kosovë. Masakra e Reçakut ishte një trillim, kurse janë terroristët shqiptarë që trilluan gjithçka, duke kryer krimet më të mëdha në Kosovë, për të cilat deri më sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë serbë të mirë dhe policë në vendet e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar gjatë agresionit të NATO-s, dhe pas ardhjes së misionit të ashtuquajtur paqeruajtës në Kosovë”, kishte deklaruar ministri Teodosijeviç.

Për këtë deklaratë, kryeministri i Kosovës mori vendim për shkarkimin e tij ndërkaq, sot gjatë ditës në vend të tij ka emëruar Adriana Hoxhiq.

Dje në mbledhjen e Qeverisë të Kosovës, u mor vendimi që të hartohet projektligji për sanksionimin e mohimit të krimeve dhe gjenocidit të Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

 

Nisin hetimet penale ndaj Facebook’ut për vjedhjen e të dhënave

Periskopi.com Tech & Auto

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet mbi marrëveshjen mes Facebook dhe gjigantëve të tjerë të teknologjisë për marrjen e të dhënave të klientëve nga ky rrjet social.

Sipas së përditshmes amerikane ”New York Times”, gjykata i ka kërkuar FB informacione për të paktën dy prej prodhuesve më të mëdhenj të smartfonëve, që do të firmosnin marrëveshje me Facebook, duke pasur kështu akses në të dhënat personale të miliona njerëzve në gjithë botën, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.

Midis 150 kompanive, bëjnë pjesë dhe rrjeti më i madh shitjeve online, Amazon, Apple dhe Sony, ndërkohë që Facebook është duke pësuar rënie në bursën e Wall Street.

 

 

Prokuroria i futet Telekomit, po hetohen punësimet

Periskopi.com Lajme

Të mërkurën dhe të enjten hetues policorë kanë shkuar në ndërtesën e Telekomit të Kosovës për të mbledhur dokumentacion duke nisur kështu hetimet për punësimet masive.

Siç merret vesh nga Prokuroria, ky organ tashmë ka nisur edhe zyrtarisht hetimet për punësimet në periudhën shkurt 2018-shkurt 2019.

Mediat kanë raportuar tash e disa javë se si deputetë, kryesisht të AAK-së, e kanë shfrytëzuar ardhjen në pushtet për të rehatuar familjarët e tyre në ndërmarrjen publike, që është në prag të falimentimit.

Edhe deputetë e zyrtarë të PDK-së e NISMA-s kanë punësuar njerëzit e tyre në këtë periudhë.

Ndryshe, javë më parë u dorëheq një drejtor i Telekomit pasi u zbulua se kishte punësuar 4 fëmijët e tij.

Hetimet rreth aksidentit në Shkup vazhdojnë gjatë ditës së nesërme

Periskopi.com Lajme

Hetimet në vendngjarje rreth aksidentit të rëndë që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, me çrast 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar do të vazhdojnë nesër me fillim nga ora 08:00. Rruga e vjetër do të jetë e mbyllur ndërsa autostrada do të jetë në funksion.

Sipas informacioneve të para nga hetimi, aksidenti ka ndodhur pasdite kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” me targa të Gostivarit ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Shoferi i autobusit është hospitalizuar, ndërsa nga ana e prokurorit publik është lëshuar urdhër për analizë të gjakut dhe urinës.

Hetime ndaj kryeministrit çek

Periskopi.com Lajme

Kryeministri çek, Andrej Babis mund të përballet me drejtësinë evropiane, për konflikt interesi.
Numri dy në listën e çekëve më të pasur, Babis dyshohet të jetë ende pronari i konglomeratit “Agrofert”, i pranishëm në industrinë kimike, ushqimore dhe media, i cili i ka transferuar zyrtarisht fonde të mirëbesimit për të qenë në përputhje me ligjin.

Një procedurë, e ndërmarrë vitin e kaluar nga organizata antikorrupsion “Transparency International” dhe partia opozitare, Partia Pirate, ka rihapur akuzat për konflikt interesi ndaj tij.

Agrofert’’ merr fonde evropiane, fonde çeke dhe merr pjesë në tendera publike, pohoi për median David Ondracka, kreu i degës çeke të “Transparency International”. “Babis është në konflikt interesi në të gjitha këto veprime, të cilat duhet të pezullohen të gjitha’’, shtoi ai

69 gjyqtarë dhe prokurorë po hetohen në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Gardianët e drejtësisë kosovare duket se nuk i kanë punët mirë me ligjin. Plot 69 prej gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës janë duke u hetuar për shkelje disiplinore, që nënkupton shkelje gjatë kryerjes së detyrave të tyre, nga Zyra e Prokurorit Disiplinor.

Por siç raporton Koha Ditore sot, rastet e tyre nuk janë proceduar tutje pasi që ka vetëm pak ditë që kur ka hyrë në fuqi Ligji për përgjegjësinë Disiplinore dhe po priten sqarime për rrethanat e reja ligjore.

Për të parë format se si do të bëhet procedimi i këtyre lëndëve të enjten janë takuar edhe krerëve të këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe atij Prokurorial. Këta dy këshilla pritet të nxjerrin udhëzime administrative për të parë se si do të procedojnë tutje këto raste, raporton Koha Ditore.

Ndryshe gjyqësori dhe sistemi i drejtësisë kosovare në përgjithësi është sfera me më së shumti ankesa nga qytetarët. Vetëm brenda një viti Avokati i Popullit pranon afro 500 ankesa për shkelje të ndryshme që ju bëhen personave në procedura gjyqësore apo hetimore. /Periskopi

Edhe Leonardo Di Caprio po hetohet

Periskopi.com Showbiz

Aktori hollivudian Leonardo DiCaprio u mor në pyetje para gjykatës amerikane në kuadër të hetimeve lidhur me korrupsionin në Fondin Shtetëror Zhvillimor të Malajzisë (1MDB), në të cilin është përfshirë edhe ish-kryeministri i Malajzisë, Najip Razak.

Hetuesit konsiderojnë se DiCaprio si një dëshmitar mund të japë informacione të dobishme lidhur me hetimet për larje të disa qindra miliona dollarëve nga fondi investimit.Megjithatë vetë DiCaprio nuk është objekt hetimi.

Autoritetet amerikane e ngarkojnë ndërmarrësin malajzian Jho Taek Low për larje të disa qindra miliona dollarëve të cilat i kishte marrë nga Fondi për Zhvillim të Malajzisë dhe këto para ua ka shpërndarë të afërmve të tij.Pretendohet se në mesin e tyre ishte dhe aktori DiCaprio.

Në mes tjerash janë përhapur edhe spekulimet se filmi “The Wolf of Wall Street” i vitit 2013, në të cilin DiCaprio luan rolin kryesor është financuar nga këto para./Periskopi