Dortmund mezi ia del me Hertha Berlinin – fiton tre pikët e nevojshme

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Dortmudit arriti t’i fitojë tre pikët, por më një rezultat minimal – 1 me 0.

Golin e vetëm për skuadrën e shënoi gjermani, Emre Can, në minutën e 58- të.

Megjithatë, përkundër rezultatit minimal, ‘verdhezinjët’ arritën t’i fitojnë tri pikët e nevojshme, në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Dortmund numëron plot 63 pikë dhe gjendet në pozitën e dytë. /Periskopi.com

 

Lojtarët e Hertha Berlinit nuk respektuan distancimin social – festuan golat, vjen vendimi nga DFL

Periskopi.com Sporti

Bundesliga dhe Bundesliga 2 sot kanë zhvilluar ndeshjet e para pas mbylljes së Covid-19, duke dhuruar emocione për futbolldashësit, edhe pse të tillë nuk kishte të pranishëm në stadium.

Protokolli u respektua maksimalisht, madje në fitoren e Dortmund 4:0 as lojtarët nuk festuan së bashku.

Por, kështu nuk ndodhi në të gjitha ndeshjet. Hertha Berlin është një nga rastët ku lojtarët festuan së bashku.

Raportime nga Ronan Murphy i ‘Goal’ bëjnë të ditur se DFL ka marrë vendim që skuadrat të mos dënohen.

Dënim nuk do të ketë për asnjë skuadër që nuk respekton distancën sociale gjatë festimit të golave.

Mbetet të shihet nëse ndërkohë do të bëhet edhe ndonjë lëshim tjetër, sa i përket protokollit që duhet ndjekur.

Zbulohet identiteti i futbollistit nga Bundesliga që doli pozitiv në testin për koronavirus sot

Periskopi.com Sporti

Gazeta gjermane BILD, raporton se ka mësuar identitetin e futbollistit më të fundit të prekur nga koronavirusi.Sot, klubi i Bundesligës gjermane, Hertha e Berlinit, konfirmoi se një pjesëtar i ekipit doli pozitiv në testin e koronavirusit, transmeton InsportiKlubi gjerman zbuloi se një lojtar është i prekur, pa i zbuluar identitetin, dhe se tanimë i gjithë ekipi do të futet në karantinë 14-ditëshe.

Tabloidi gjerman, BILD, mëson se personi në fjalë është mbrojtësi Maximilan Mittelstadt, 22-vjeçar.Futbollisti raportohet se të premten është ankuar se ka pasur simptoma të etheve, para nisjes me autobus për në Hoffenheim.

Ndeshja e të shtunës ndërmjet Hoffenheimit e Herthas është shtyrë nga Bundesliga gjermane, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndeshjet në Bundesligë janë shtyrë për të paktën deri më 2 prill.“Lojtari u ankua se pati simptomat e zakonshme dhe menjëherë e kemi ndarë nga grupi.

Më pas në testin e bërë ai rezultoi pozitiv për virusin. Të gjithë lojtarët e ekipit tonë tani duhe të qëndrojnë në shtëpi për dy javët e ardhshme”, ka zbuluar doktori i klubit, Uli Schleicher.

Klubi i Bundesligës e konfirmon se lojtari ka dalë pozitiv në testin për koronaivurs: Izolohet totalisht

Periskopi.com Sporti

Koronavirusi duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, dhe nuk po tregon mëshirën e njejtë me evropianët si me kinezët.

Pandemia e cila tash e ka ndryshuar epiqendrën, nga Kina në Evropë, po vazhdon të shkaktojë dëme të mëdha në futboll, transmeton Periskopi.

Klubi i fundit i cili është prekur nga kjo pandemi është Hertha e Berlinit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hertha e ka konfirmuar se një prej futbollistëve ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, dhe kështu ka izoluar të gjithë trajnerët dhe futbollistët, poashtu edhe stafin për një periudhë 14-ditore. /Periskopi.com/

VAR e bën të mirën të keqe e të bardhën të zezë: E përjashton trajnerin e njohur pasi ndihmoi kundërshtarin

Periskopi.com Sporti

Në përballjen mes Schalkes dhe Herthës së Berlinit, në kuadër të Kupës së Gjermanisë, tekniku i të parës ishte protagonist i një moment tejet hutues.

Në takimin që përfundoi me fitoren e Schalkes, trajneri David Wagner u mundua ta ndihmonte mbrojtësin e Herthës, Jordan Torunarigha, pas një rrëshqitje përtej vijës teknike, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, në vend se të duartrokitej për sportivitet, Wagner u ndëshkua me karton të kuq duke u përjashtuar.

Vendimi? Epo, erdhi nga VAR, i cili javë pas jave po vendos standarde të reja të gafeve.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Bayerni e nis me barazim sezonin 2019/20, Hertha nxjerrë pikë midis ‘Allianz Arenas’

Periskopi.com Sporti

Bayern Munichu është ndalur me një barazim 2-2 në ndeshjen hapëse të sezonit 2019/20 në Bundesligë.

Ishin pikërisht bavarezët të parët që kaluan në epërsi duke realizuar në minutën e 24-t me anë të Robert Lewandowskit.

Mirëpo, Hertha barazoi në minutën e 36-të me anë të Dodi Lukebakios.

Vetëm tre minuta më vonë, mysafirët siguruan një epërsi të befasishme duke realizuar me anë të Marko Grujicit për epërsinë e parë të Herthas.

Në pjesën e dytë, Bayerni arriti të shënojë edhe një herë sa për të nxjerrë një pikë në terren të vetë – Leëa shënoi përsëri, kësaj radhe nga penalltia në minutën e 60-të. /Periskopi.com/

Bayern-Hertha: Barazohet gjithçka, Lewandowski shënon përsëri

Periskopi.com Sporti

Bayerni ka barazuar rezultatin në ndeshjen hapëse të sezonit në Bundesligë, kundër Hertha Berlinit në 2-2 në “Allianz Arena”.

Robert Lewandowski kishte kaluar bavarezët në epërsi në pjesën e parë, por dy gola brenda tre minutave të mysafirëve i dhanë Herthës një epërsi befasuese.

Sidoqoftë, sulmuesi polak ka shënuar përsëri për të barazuar rezultatin, kësaj radhe nga penalltia në minutën e 59-të. /Periskopi.com/

Bayern Munich [2]-2 Hertha Berlin – Lewandowski 60′ (PK) from r/soccer

Hertha bën rikthim sensacional, shënon dy gola dhe kalon në epërsi kundër Bayernit

Periskopi.com Sporti

Hertha e Berlinit ka shënuar dy gola të shpejtë për të kaluar në epërsi kundër Bayern Munichut në ndeshjen hapëse të sezonit 2019/20 në Bundesligë.

Pasi fillimisht Robert Lewandowski kaloi bavarezët në epërsi, Hertha u përgjigj në minutën e 35-të duke realizuar me anë të Lukebakios.

Goditja e tij nga distanca pësoi një devijim gjatë rrugëtimit drejt portës, derisa përfundoi në rrjetë, duke befasuar portierin dhe fansat prezentë në stadium.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Bayern Munich 1-[1] Hertha Berlin – Lukebakio 35′ from r/soccer

Vetëm tre minuta më vonë, Grujic kaloi Herthën në epërsi me anë të një goli që u realizua pas një kundërsulmi të shpejt.. /Periskopi.com/

 

Bayerni vazhdon t’i tregojë muskujt në Gjermani edhe këtë sezon, shikoni me çfarë lehtësie i shënon Herthës

Periskopi.com Sporti

Bayern Munichu ka kaluar në epërsi në ndeshjen hapëse të sezonit në Bundesligë kundër Herthës së Berlinit.

Robert Lewandowski është ai që ka realizuar në minutën e 24-t.

Nuk është asgjë e re, pasi jemi mësuar me dominimin absolut të bavarezëve në Gjermani në vitet e fundit.

Goli i Lewas vetëm sa e nënvizon se Bundesliga për Bayernin është “ecje në park”. /Periskopi.com/

Bayern Munich 1-0 Hertha Berlin – Lewandowski 24′ from r/soccer

Bayern Munich hapë edicionin 2019/20 në Bundesligë kundër Herthas, këto janë formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Bundesliga do të nisë sot zyrtarisht, me ndeshjen Bayern-Hertha, në “Allianz Stadium”. Kampionët e Gjermanisë do të zbresin në fushë me formacionin më të mirë, teksa trajneri Niko Kovac do të kërkojë 3 pikët e para për ta nisur sezonin sa më mirë.

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Sule, Pavard, Alaba; Thiago, Tolisso; Gnabry, Muller, Coman; Leëandoëski.

Në stol: Ulreich, Boateng, Davies, Herandez, Singh, Mai, Sanches, Will, Wriedt.

Hertha Berlin (3-5-2): Jarstein; Klünter, Stark, Rekik; Leckie, Duda, Darida, Grujic, Mittelstädt; Lukebakio, Ibisevic.

Bayern mposht bindshëm Hertha Berlinin

Periskopi.com Sporti

Lideri i Bundesligës, Bayern Munich ka shënuar fitore prej 3:0 ndaj Hertha Berlin, në ndeshjen e javës së katërt në elitën e futbollit gjerman.

Serinë e golave e hapi anësori francez, Franck Ribery, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 16.

Për golin e dytë u desht të pritej deri në pjesën e dytë, ku mesfushori Thiago Alcantara dyfishoi avantazhin në minutën e 68.

Goli i tretë, i cili edhe vulosi fitoren e bavarezëve u shënua nga Arjen Robben në minutën e 72.

Pas kësaj fitore Bayerni përforcon edhe më shumë kreun duke grumbulluar 12 pikë. /Periskopi.com