Hekuran Kryeziu: 2020 ka qenë vit i vështirë, grupi është shumë i vështirë

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka folur për medie pas takimit mes Kosovës dhe Lituanisë.

Kosova fitoi me rezultat 4-0 në një paraqitje shumë të mirë derisa edhe Kryeziu luajti disa minuta pasi vitin e kaluar pati shumë lëndime.

“U ndjeva shkëlqyer. Isha i mërzitur për këtë kombëtare. U ktheva tani por shpresoj të vazhdoj kështu”, ka thënë ai.

Ai flet edhe për formën e keqe të ekipit gjatë vitit të kaluar.

“Ka pasur shumë ndeshje. Jemi të kënaqur për këtë rezultat pozitiv. 2020 ka qenë vit i vështirë për neve. E dimë se jemi në një grup të fortë. Për atë arsye, ka qenë shumë lojë e rëndësishme“, tha Kryeziu

Kryeziu komentoi edhe shanset e Kosovës në grupin për kualifikime në Botëror.

“Grupi është shumë i vështirë. Kemi disa kundërshtarë sikur në vitet e kaluara. Psh Greqia. Kemi më shumë aftësi. Prapë po themi se jemi në grup shumë të vështirë. Prapë po them se nëse startojmë sikur sot, do të shkaktojmë probleme”, tha ai.

Ai foli per te ardhmen e tij tek klubi ku luan.

“Nuk dua të flas. Jam me kombëtaren. Na ka ardhur një djal shqiptar me emër të madh, Blerim Xhemaili. Është shumë i mirë”, shtoi Kryeziu.

Mesfushori kosovar pritet të largohet nga Zurichu, ja ku do ta shohim

Periskopi.com Sporti

Mesfushori kosovar, Hekuran Musliut do t’i skadojë kontrata me Zurichun në qërshor të këtij viti, përcjell Periskopi.

Gazeta zvicerane, ‘Luzerner-Zeitung shkruan se klubi i Luzernit ka nisur bisedimet për të rikthyer mesfushorin kosovar në skuadër.

Sipas të njëjtave burime, Zurichu nuk dëshiron t’ia zgjasë kontratën Kryeziut, ngase trajneri Massimo Rizzo është i kënaqur me fondin e mesfushorëve që ka.

Mesfushori gjilanas kishte nisur karrierën e tij pikërish në Luzern prej kun ë vitin 2018 kaloi të Zurichu.

Në elitën e futbollit zviceran, 27 vjeçari ka luajtur 50 ndeshje me këtë skuadër duke shënuar 2 gola.

Hekuran Kryeziu: Nuk jemi të kënaqur si luajtëm kundër Shqipërisë, do provojmë të reagojmë nesër

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziu ka premtuar se do japin maksimumin në ndeshjen e nesërme ndaj Sllovenisë.

Kryeziu ishte i pranishëm në konferencë për media së bashku me trajnerin e përkohshëm Muharrem Sahiti dhe sekretarin e FFK-së, Eroll Salihu.

Kryeziu tha se nuk janë të kënaqur me paraqitjen ndaj Shqipërisë dhe do provojnë të fitojnë ndaj Sllovenisë.

“Nesër do kemi ndeshje të vështirë ndaj Sllovenisë, do provojmë të japim maksimumin ndaj një kundërshtari mjaftë të fortë”.

“Nuk jemi të kënaqur me paraqitjen ndaj Shqipërisë dhe do provojmë të reagojmë nesër”.

“Është e vërtetë që nuk kemi gjasa për pozitën e parë, por duam të mbesim në këtë ligë dhe të mos jemi në fund”, deklaroi ai në konferencë për media.

Takimi mes Sllovenisë dhe Kosovës zhvillohet nesër në ora 20:45./

Zyrtare: Zurich lejon Kolollin dhe Kryeziun t’i bashkohen Kosovës por vetëm për një ndeshje

Periskopi.com Sporti

Ashtu siç pritej skuadra zvicerane, Zurich, ka liruar Benjamin Kolollin dhe Hekuran Kryeziun, vetëm për një ndeshje të Kosovës.

Bëhet fjalë për takimin e 3 shtatorit me Moldavinë që zhvillohet në Parma.

Lojtarët nuk do të udhëtojnë fare për ndeshjen me Greqinë që luhet në stadiumin Fadil Vokrri, më 6 shtator.

“Në konsultim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe autoritetet shëndetësore të Zvicrës, kemi liruar Kolollim dhe Kryeziun për ndeshjen me Moldavinë dhe nuk kemi dashur të rrezikojm për ndeshjen me Greqinë që luhet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Zurichut.

Mirlind Kryeziu pozitiv me koronavirus, izolohen Kololli e Hekuran Kryeziu

Periskopi.com Sporti

Mirlind Kryeziu është testuar pozitiv për koronavirus, ndërsa në karantinë do të futen të gjithë bashkëlojtarët e tij te klubi zviceran Zuerich. Këtë e ka bërë të ditur Zuerichu të premten pasdite.

Do të izolohen për dhjetë ditë edhe dy reprezentuesit tjerë të Kosovës që luajnë te Zuerichu, Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu.

Të premten në mesditë ishte bërë e ditur se Mirlind Kryeziu është me COVID-19. Është rasti i dytë në Superligën e Zvicrës, i pari pas rifillimit të edicionit.

“Pas konsultimit me departamentin shëndetësor kantonal, të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit të ekipit të parë, që ishin në delegacion për ndeshjen në udhëtim ndaj Xamaxit, duhet të karantinohen për dhjetë ditë, deri më 17 korrik”, ka njoftuar Zuerichu.

Zuerichu nuk do të mund t’i luaj ndeshjet me Sionin, më 11 korrik, dhe me Baselin, më 14 korrik. Ka mbetur të diskutohet nëse do të luhet ndeshja ndaj Young Boysit, më 18 korrik.

Kololli ka treguar formë të lartë pas rifillimit të edicionit. Ka shënuar katër gola në katër ndeshje rresht, ndërsa ndaj Xamaxit kontribuoi me asistim.

Ndeshja Xamax – Zuerich është luajtur më 7 korrik. Për Zuerichun ka luajtur edhe Toni Domgjoni. Shpëtim Sulejmani ishte në stol. Mirlind Kryeziu ishte aktivizuar vetëm në minutën e 95-të, në vend të Kolollit.

Te Xamaxi, që po ashtu ka testuar lojtarët për COVID-19, kanë luajtur Samir Ramizi e Taulant Seferi. Arbenit Xhemajli e Liridon Mulaj ishin në stol.

Berisha me Rashicën, Hadergjonajn, Kryeziun dhe Shaqirin: Shqiponja na bashkon

Periskopi.com Sporti

Futbollistët shqiptarë të Kombëtareve të Kosovës, Zvicrës dhe Shqipërisë janë bashkuar në qytetin zviceran Zurich, me mesfushorin Valon Berisha që ka thënë se shqiponja i ka bashkuar ata.

Disa prej yjeve të futbollit shqiptar e kanë shfrytëzuar pushimin veror për të marrë pjesë në një festival shqiptar që po mbahet momentalisht në Zurich, për t’u argëtuar.

Në festival janë parë shumë përfaqësues të kombëtares së Kosovës, si Valon Berisha, Milot Rashica, Florent Hadergjonaj dhe Hekuran Kryeziu.

Atyre iu është bashkuar edhe superylli shqiptar i Zvicrës dhe Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, si dhe ylli i Shqipërisë Amir Abrashi.

Mesfushori i Lazios Berisha e ka postuar një fotografi bashkë me bashkëlojtarët e tij te Kombëtarja dardane dhe bashkatdhetarët Shaqirin dhe Abrashin, në llogarinë e vet zyrtare në Instagram.

“Djelmoshat e Backstreet (në stilin shqiptar). Shqiponja na bashkon”, ka shkruar Berisha.

Mungesa e ‘intelegjencës’ i kushtoi sonte Kosovës

Periskopi.com Sporti

Kosova sonte nuk arriti të nxjerrë më shumë se një barazim 1-1 me Malin e Zi, në një ndeshje që do të konsiderohet zhgënjyese për faktin që nuk arritëm të marrim pikë të plota.

Kjo pasi dominuam në pjesën e parë dhe patëm raste të shënonim më shumë se një herë, por krejt çka arritëm të bënim ishte të realizonim me anë të Milot Rashicës në minutën e 25-të dhe kaq, shkruan Periskopi.

U vërejt qartë se “Dardanëve” u mungoi truri i skuadrës, apo ndryshe siç e quajmë ne “Intelegjenca e Kombëtares”, Hekuran Kryeziu.

Në një mesfushë të përbërë nga Besat Halimi e Idriz Voca në sistemin 4-2-3-1, qartazi kreaviteti ishte mangësia kryesore e Kombëtares.

E me Kryeziun në formacion, një gjë e tillë vështirë se do të vërehej. /Periskopi.com/

Hapet tregu i transfereve: Lojtarët e Kosovës të kërkuar nga e gjithë Evropa (Lista)

Periskopi.com Sporti

Vera po afron dhe shumë prej lojtarëve të Kosovës tashmë janë në listën e dëshirave të shumë prej skuadrave të mëdha evropiane. Me ardhjen e Florent Hadërgjonajt, Kosova u rrit në tregun e transferimeve për 7 milionë Euro, dhe me largimin e ekipit të tij, Huddersfield Townit nga Premier Liga, edhe ai mund të ndërrojë ekipin.

Më i përfoluri aktualisht është Vedat Muriqi i cili pritet të kalojë nga Rizespori te gjiganti turk, Fenerbahçe. Aktualisht Muriqi ka shënuar 17 gola në Superligën e Turqisë duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë. Vlera e 25 vjeçarit në treg është 1,5 milionë Euro, shkruan Periskopi.

Kësisoj, po e nisim me lojtarët tanë filluar nga lojtarët më të lirë në treg.

Visar Bekaj | Vlera është 200 mijë Euro | Luan për Prishtinën | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Ndonjë nga ekipet e Superligës së Shqipërisë | I kontaktuar nga Periskopi ai ka thënë se deri më 30 qershor të mbetet te nënkampioni i Kosovës | Sezon mesatar 6/10 | 

Ylldren Ibrahimaj I Vlera është 300 mijë Euro | Luan për Viking [Norvegji, kategoria I] |23 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Stromgodset [Norvegji, kategoria I] | Sezon mbimesatar 7.5/10 |

Anel Rashkaj | Vlera është 300 mijë Euro | Luan për Eskilstunan [Suedi, Kategoria II – E promovuar në Kategoria I] | 29 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojëSezon nënmesatar 5.5/10 |

Florent Hasani | Vlera është 400 mijë Euro | Luan për Diosgyorin [Hungari, Kategoria I] | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; |Sezon mbimesatar 7/10 |

Valon Berisha | Vlera e tij është 7,5 milionë Euro | Luan për Lazion në Itali | 26 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Red Bull Salzburg, Cagliari, Bologna; | Sezon i dobët 4.5/10 |

Hekuran Kryeziu | Vlera është 1,75 milionë Euro | Luan për Zurichun në Zvicër | 26 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; |Sezon mbimesatar 7/10 |

Fidan Aliti | Vlera është 400 mijë Euro | Luan për Kalmarin në Suedi | 25 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; | Sezon mesatar 6.5/10 |

Herolind Shala | Vlera është 400 mijë Euro | Luan për Valerengan në Norvegji | 27 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; | Sezon mesatar 6/10 | 

Samir Ujkani | Vlera është 400 mijë Euro | Luan për Rizesporin në Turqi | 30 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Livorno, Salernitana; Sezon tepër i dobët 1,5/10 | 

Atdhe Nuhiu | Vlera është 500 mijë Euro | Luan për Sheffield Wednesday në Angli [Kategoria II] | 29 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Zurich; Sezon i dobët 4/10 | 

Elba Rashani | Vlera është 600 mijë Euro | Luan për Odd | 26 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë;Sezon nënmesatar 4.5/10 | 

Ibrahim Dresevic | Vlera është 700 mijë Euro | Luan për Heerenveen | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë;Sezon mbimesatar 6.5/10 | 

Besar Halimi | Vlera është 700 mijë Euro | Luan për Brondbyn në Danimarkë | 24 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; | Sezon mestar 4/10 | 

Mirlind Kryeziu | Vlera është 750 mijë Euro | Luan për Zurichun në Zvicër | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Young Boys;  Sezon mahnitës 8/10 |

Mërgim Vojvoda | Vlera është 850 mijë Euro | Luan për Mouscronin në Belgjikë | 24 vjeçar | I transferuar te Standard de Liege; Sezon mahnitës 8/10

Leart Paqarada | Vlera është 900 mijë Euro | Luan për Sandhausenin në Gjermani [Kategoria II] 24 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Union Berlin; Sezon mesatar 6/10;

Arijanet Muriq | Vlera është 1 milion Euro | Luan për Manchester Cityn | 20 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Preston North End; Wigan Athletic; Sezon mbimesatar 7/10;

Shkëlqim Demhasaj | Vlera është 1 milion Euro | Luan për Luzernin | 23 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Thun, St.Gallen; Sezon mbimesatar 7/10; 

Vedat Muriqi | Vlera është 1,25 milion Euro | Luan për Rizesporin | 25 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Fenerbahçe, Real Betis; Sezon mahnitës 9/10;

Edon Zhegrova | Vlera është 1,50 milion Euro | Luan për Baselin [i huazuar nga Genku] | 20 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Standard de Liege; Sezon i dobët 3/10;

Amir Rrahmani | Vlera është 1,50 milion Euro | Luan për Dinamo Zagrebin |25 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; Sezon mbimesatar 7.5/10;

Benjamin Kololli | Vlera është 2.75 milion Euro | Luan për Zurichun | 27 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Leeds United, Sheffield Wednesday, Bristol City; Sezon mahnitës 8/10;

Idriz Voca | Vlera është 3 milion Euro | Luan për Luzernin |22 vjeçar |  Transferimi i mundshëm: Basel, Hannover 96; Sezon mbimestar 7.5/10

Bersant Celina | Vlera është 3,5 milion Euro | Luan për Swansea Cityn | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Blackburn Rovers, Newcastle United; Sezon mesatar 6.5/10; 

Arbër Zeneli | Vlera është 6 milion Euro | Luan për Reims në Ligue 1 të Francës | 24 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; Sezon mesatar 6/10

Milot Rashica | Vlera është 7 milion Euro | Luan për Werder Bremenin | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Crystal Palace, Ajax, Borussia Monchengladbach, Lille; Sezon mahnitës 10/10

Florent Hadërgjonaj | Vlera është 7 milion Euro | Luan për Huddersfield Town | 24 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Fulham, Basel.  Sezon i dobët 3/10/Periskopi

Ylli kosovar i thotë Milot Rashicës: O bir, natën e mirë (FOTO)

Periskopi.com Sporti

Milot Rashica po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Werder Bremenit në Bundesligë derisa sot realizoi gol dhe asist në fitoren 3-1 ndaj Mainzit

Miloti Rashica ka postuar në Instagram një foto nga ndeshja me Mainzin, derisa ka pranuar edhe një koment të përçudshëm nga shoku i tij te Kombëtarja e Kosovës, Hekuran Kryeziu, shkruan Periskopi.

“O bir, natën e mirë,” kështu i ka komentuar Kryeziu ‘Raketës’ në Instagram.

Kujtojmë që Hekuran Kryeziu ishte kapiten i Kosovës në ndeshjen kundër Bullgarisë që përfundoi 1-1 në Fadil Vokrri.

Ndryshe, Miloti është duke kaluar momentet më të mira në karrierë dhe deri tani ka shënuar 8 gola në Bundesligë, ku 7 prej tyre kanë ardhur vetëm në vitin 2019. /PERISKOPI/

 

Kosova me kapiten të ri për ndeshjen me Bullgarinë

Periskopi.com Sporti

Kosova do të ketë kapiten të ri në ndeshjen e sontme ndaj Bullgarisë. 

Mesfushori Hekuran Kryeziu sonte do ta ketë në krahë shiritin e kapitenit, shkruan Periskopi.

Në mungesë të Valon Berishës[i lënduar] si dhe Samir Ujkanit rezervist, Bernarc Challandes ka vendosur që shiriti i kapitenit i takon yllit të Zurich.

Kujtojmë se në ndeshjen e kaluar ndaj Danimarkës, Herolind Shala ishte kapiten i skuadrës, pasi Kryeziu nuk luajti për shkak lëndimi. /Periskopi/


Lajm i mrekullueshëm për Kosovën para ndeshjes me Bullgarinë

Periskopi.com Sporti

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës po e presin me padurim paraqitjen para tifozëve të tyre të flaktë në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës.

Atmosfera në ekip është shumë e mirë, derisa pjesës tjetër të futbollistëve iu ka bashkuar edhe Hekuran Kryeziu, i cili në fundjavë pësoi një lëndim te skuadra e tij Zurich dhe tani mbetet të shihet gjendja e tij gjatë seancës së sotme stërvitore nga përzgjedhësi Bernard Challandes dhe stafi i kombëtares, njofton FFK-ja.

Ndeshja Kosovë – Danimarkë zhvillohet, nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00, ndërsa Kryeziu pritet të pushojë këtë ndeshje dhe të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e së hënës ndaj Bullgarisë. /Periskopi/

Mjeku i Kombëtares së Kosovës tregon gjendjen e Hekuran Kryeziut

Periskopi.com Sporti

Hekuran Kryeziu është i vetmi futbollistë i lënduar te Kosova. Mesfushori i Zurichut, ka pësuar lëndim në shpinë me skuadrën e tij, megjithatë të martën ai është bashkuar me Kosovën.

Mjeku i ekipit përfaqësues, Murat Berisha ka deklaruar për Indeksonline që stafi është duke bërë çmos që ta aftësoj Kryeziun për ndeshjen me Bullgarinë.

“Hekurani ndjen dhimbje në shpinë por nuk është diçka serioze. Për ndeshjen e parë me Danimarkën nuk mendojmë të rrezikojmë por besojmë se do të jetë gati për Bullgarinë. Ndërsa mbrojtësi Mërgim Vojvoda e ka pësuar një lëndim para disa ditësh, por gjendja e tij tani është shumë e mirë. Përndryshe, të gjithë lojtarët tjerë janë në dispozicion”, u shpreh Berisha.

Deri te ndeshja e parë miqësore me Danimarkën, Kosova do të zhvilloj edhe dy seanca stërvitëse.

Zurich konfirmon lëndimin e Hekuran Kryeziut

Periskopi.com Sporti

Hekuran Kryeziu mund t’i mungojë Kosovës në ndeshjet kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.

Ai e nisi nga fillimi ndeshjen që Zurichu e fitoi 2-1 ndaj Xamax ku shkëlqeu Benjamin Kololli, me gol dhe asist.

“Lojtari u detyrua të lëshojë fushën e lojës para kohe, në minutën e 20’, për shkak të një lëndimi”, shkroi klubi në llogarinë zyrtare në “Twitter”, teksa bën të ditur se detaje të reja do të japin ndërkohë.

Nuk dihet ende se për çfarë lëndimi bëhet fjalë, por sipas mediave zvicerane, duket se 26-vjeçari ka probleme muskulore.

Vendin e Hekuranit kundër Xamax e zuri shqiptari tjetër, Mirlind Kryeziu, i cili gjithashtu ka marrë ftesë nga Bernard Challandes për ndeshjet e marsit me Danimarkën (21 mars) dhe Bullgarinë (25 mars). 

Kosova merr lajm katastrofal, lëndohet ‘truri’ i mesfushës

Periskopi.com Sporti

Pak para ndeshjeve për eliminatoret e Euro 2020, Kosova është dëshpëruar me lajmin që vjen nga Zvicra. 

Mesfushori fantazist Hekuran Kryeziu ka pësuar lëndim, në ndeshjen që ekipi i tij Zurich është duke e barazuar ndaj Thun pas pjesës së parë.

Kryeziu u detyrua ta lë fushën e lojës pas 20 minutave, teksa shkalla e lëndimit ende nuk dihet, shkruan Periskopi.

Ai u zëvëndësua nga një tjetër kosovar, Mirlind Kryeziu, i cili pritet shumë shpejt ta vesh fanellën e ‘Dardanëve’. /Periskopi/

‘Truri’ i Kombëtares për UEFA’n: Kosova vend i çmendur pas futbollit

Periskopi.com Sporti

Protagonist i radhës në ciklin e intervistave për UEFA ishte mesfushori kreativ i Kombëtares së Kosovës dhe anëtari i Cyrihut, Hekuran Kryeziu.

Gjatë kësaj interviste Hekurani tregon se Kosova është një vend që jeton me futbollin dhe njerëzit janë të pasionuar pas sportit më të popullarizuar në botë.

“Njerëzit në Kosovë gjithmonë përcjellin futbollin dhe ligat ndërkombëtare, dhe nëse vendi i tyre luan kundër kombëtareve të mëdha, si për shembull kundër Anglisë në kualifikimet për Euro 2020, atëherë pa dyshim është ndjenjë e madhe për ta të shohin ekipin e tyre në stadium. Deri tani i kemi pasur tri ndeshje në shtëpi dhe për secilën ndeshje biletat shiteshin brenda një ore”, ka theksuar Kryeziu.

Sa i përket kualifikimeve për Euro 2020 Kryeziu është shprehur: “Do të jetë një përvojë e re për secilin prej nesh dhe definitivisht do të jetë më e vështirë se Liga e Kombeve. Por pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i ri, nuk duam të fshihemi. Ne i respektojmë kundërshtarët tanë, por nuk iu frikësohemi. Ne do të përpiqemi të rrëmbejmë pikë nga kombëtare të mëdha si Anglia”.

 

Zurich barazon falë super-golave të Hekuran Kryeziut e Benjamin Kolollit (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu ishte i papërmbajtshëm sot në përballjen mes Xamax kundër Zurich.

Kryeziu shënoi dy super-gola, që rrallë shihen në futboll, përcjell Periskopi.

Ndërsa golin e barazimit për 3 me 3 e shënoi nga pika e bardhë anëtari tjetër i ‘Dardanëve’, Benjamin Kololli.

Zurich pozicionohet në vendin e katërt me 21 pikë. /Periskopi/

Kryeziu tregon si e ka bindur Mirlindin për ta zgjedhur Kosovën: I kam treguar se shteti ynë ka edhe gjëra të mira

Periskopi.com Sporti

Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Malten, ndeshje kjo e cila zhvillohet të shtunën.

Mesfushori Hekuran Kryeziu është ndalur për të dhënë një intervistë në fund të stërvitjeve, duke potencuar se atmosfera është mjaft e mirë dhe se shkojnë në Maltë për tri pikë.

“Lehtë nuk ka me qenë loja, por na shkojmë për tri pikë. Duhet me kqyr qa bon edhe Azerbajxhani mirëpo synimi jonë janë vetëm tri pikët. Tash mundem të themi që jemi favorit në këtë grup”.

Image result for mirlind kryeziu kosovo

Përndryshe, Kryeziu ka zbuluar se prurjen e re në Kombëtare, Mirlind Kryeziun e ka familjar se dhe i ka folur mirë për Kosovën, duke pasur një ndikim indirekt tek ai.

“Mua më vjen mirë per çdo lojtar që vendos me luajt për Kosoven, ne edhe stafi i mirëpresim gjithë lojtarët e rinjë”.

”Secili lojtar është i mirëseardhur te Kosova. Mirlind Kryeziun e kam edhe familjar dhe i kam folur mirë për Kosovën. Gjithashtu edhe Shkëlqim Demhasajt. Normalisht që rritet konkurrenca ama konkurrenca na bon më të fortë”, theksoi Hekuran Kryeziu./Periskopi/

Kryeziu uron bashkëlojtarët për ndeshjen ndaj Turqisë

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu nuk do të luajë në ndeshjen e sotme ndaj Turqisë.

Periskopi.com Sporti

Ai i ka uruar fat Përfaqësueses së tij.

“Vëllezër ju uroj fat dhe suksese ndaj Turqisë. Forca Kosova! Hap pas hapi”, ka shkruar Kryeziu në Facebook. /Periskopi.com

Kryeziu optimist para ndeshjes me Kroacinë

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu është shprehur optimist sa i përket një rezultati pozitiv në ndeshjen kundër Kroacisë.

Periskopi.com Sporti

Kosova pret Kroacinë nesër mbrëma në Loro Boriçi të Shkodrës për të zhvilluar ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

Ai beson se ‘Dardanët’ kanë një skuadër të mirë dhe mund të marrin ndonjë pikë kundër një skuadre të fortë si Kroacia.

“Kemi një ekip të mirë dhe jemi optimistë se do të nxjerrim pikë ndaj një skuadre shumë të fortë si Kroacia”, tha Kryeziu. /Periskopi.com

Futbollisti i njohur i Kosovës pezullohet nga klubi

Periskopi.com Sporti

Klubi zviceran, Luezern ka pezulluar përkohësisht mesfushorin e saj, Hekuran Kryeziu.

Reprezentuësi i Kosovës nuk u përfshi fare në skuadër për ndeshjen ndaj Sionit e cila përfundoi baraz 2:2.

Por, futbollisti 23-vjeçar u pa në tribunë i qetë duke ndjekur lojën, por klubi nuk kishte njoftuar për ndonjë dëmtim të tij.

Arsyeja u mësua më vonë. Kryeziu u pezullua nga trajneri Markus Babel për shkak se nuk ishte paraqitur në mbledhjen e paraditës së djeshme, në orën 10. /Periskopi.com